Sulmuesi i Portugalisë dhe Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre humbën jetën këtë të enjte në një aksident në Spanjë.
“CNN Portugal” ka treguar disa detaje së fundmi. Sipas asaj që shkruhet, Diogo Jota u këshillua të mos fluturonte pas një ndërhyerje në mushkëri, me lojtarin që për këtë arsye, zgjodhi të nisej me makinë.
“Ishte rrugës për në veri të Spanjës ku e priste një traget në portin e Santanderit pasi do të udhëtonte në rrugë detare drejt Anglisë.
Ishte nisur së bashku më të vëllanë me destinacion Liverpool-in”, zbuloi “CNN Portugal”.
Tag: diogo
-

Diogo Jota u këshillua nga doktorët të mos fluturonte, prandaj mori makinën
-

Ishte e shkruar! Doktori i tha të ikte me makinën që i mori jetën, kështu ndodhi tragjedia e Diogo Jotës
Fatit tënd nuk i shpëton dot, në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë. Mund të jetë një fund i trishtë ose një proces normal natyror, por në të gjitha rastet, fati duket të jetë i shkruar dhe e pamundur që ta ndryshosh atë. Në mëngjesin e sotëm, të gjithë u ngritën dhe mësuan lajmin e trishtë nga bota e futbollit, Diogo Jota, kishte ndërruar jetë. Lojtari që ne ishim mësuar ta shihnim në Premier League, duke i shënuar shumë ekipeve të njohura në botën e futbollit me fanellën e Liverpulit, tani jo vetëm që nuk do ta shohim më në fushën e blertë, por nuk do të shihet më as nga familjarët e tij në jetën e përditshme, Diogo Jota ndërroi jetë.
Dhimbja shtohet akoma më shumë për familjen e tij të re, pasi vetëm dy javë më parë Diogo Jota ishte martuar dhe kishte tre fëmijë. Të gjithë e përshkruanin si një njeri besnik dhe me virtyte të larta. Në fakt, kjo ndodh gjithmonë kur dikush ndërron jetë por fakti që Diogo Jota u martua me femrën që e kishte të dashur që nga fëmijëria e tij vërteton edhe njëherë tjetër besnikërinë e tij, se nuk ishin thjesht nga ato rastet kur fjalët e mira dalin gjithmonë pasi ke ndërruar jetë.?Fundi ishte tragjik, shumë tragjik. Në një udhëtim së bashku me vëllain e tij 26-vjeçar, Lamburghini i tyre u përfshi nga flakët. Në një moment, vëllezërit tentuan një parakalim, goma e makinës plasi dhe të dy ndërruan jetë në vend. Madje ishte e pamundur që trupat e tyre të njiheshin, u desh targa e makinës për të identifikuar personat që ndodheshin në të, duke shtuar akoma më shumë dhimbjen e familjarëve për një fund të tillë të pamerituar.
Por fatit nuk i shpëton dot askush. Mënyra sesi ndodhi tragjedia e Diogo Jotës është për një film horror, dramatik. Lojtari kishte shkuar në vendlindje për t’u martuar dhe kishte bërë një operim në mushkri. Gjendja e tij ishte e mirë, operimi nuk ishte serioz, por mjekët i kishin dhënë një këshillë, që rezultoi fatale për të.
Ata i thanë Diogo Jotës që të mos merrte avionin për të fluturuar si normalisht, sic e kishte planifikuar vetë futbollisti. Ata i këshilluan futbollistit që të ikte me traget për në Angli dhe jo me avion. Kështu veproi edhe Jota që së bashku me vëllain u nisën për në Santader për të kapur një traget drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe pastaj do të vazhdonin sërish me makinën e tyre. Por ishte pikërisht kjo këshillë e mjekëve që bëri që Diogo Jota të gjendej në vendin e tragjedisë së tij. Në një rast tjetër, një tjetër person ndoshta mund të kishte dalë edhe kundër fjalës së mjekëve për të zgjedhur fluturimin, por me disiplinën dhe duke parë faktin që është një futbollist dhe kjo do t’i sillte probleme edhe me klubin e tij, Diogo Jota zgjodhi që të ishte strikt në këshillën e mjekëve duke shkuar në rrugën e fundit të jetës. /Sport Ekspres/ -

VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit të Diogo Jota
3 Korrik 2025
16:35
Telesport
Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti po digjej. Drejtuesi i kamionit e ka publikuar videon, ku pamja është vërtet e frikshme.
Sulmuesi i Liverpool humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në Spanjë, pranë qytetit Cernadilla. Makina e tij dyshohet se ka pësuar një defekt në gomë gjatë një parakalimi me shpejtësi, derisa ka dalë nga rruga.
Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm. Bashkë me yllin e Liverpool humbi jetën edhe i vëllai. -

Sikur e parandieu! Postimi i fundit i Diogo Jotas preku zemrat e njerëzve, ja çfarë shkruante: Dita që nuk do ta harrojmë kurrë
Diogo Jota humbi jetën në një aksident tragjik dhe ky lajm tronditi dhe preku të gjithë planetin. Policia spanjolle njoftoi gjithçka dhe zbuloi detajet e aksidentit rrugor. “Aksidenti rrugor ndodhi në orën 00:30 të mëngjesit të sotëm në kilometrin e 65-të të autostradës A52 në rrethin e Sernadillës, Zamora.
Një automjet doli nga rruga dhe gjithçka tregon se një gomë shpërtheu gjatë parakalimit. Si pasojë e aksidentit rrugor, makina u përfshi nga flakët dhe të dy pasagjerët mbetën të vdekur. Priten raportet mjeko-ligjore dhe një nga të vdekurit është identifikuar si Diogo Jota, një futbollist i Liverpoolit, si dhe vëllai i tij Andre Felipe”, tha policia spanjolle në një deklaratë.
Është veçanërisht e dhimbshme që Jota dhe e dashura e tij e gjatë Ruta Cardozo u martuan dhjetë ditë më parë dhe Diogo la pas gruan dhe tre fëmijë. Postimi i fundit i Diogo Jotës në Instagram është për atë martesë dhe ka thyer zemrën e të gjithëve me “parandjenjën” e tij. “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, shkroi Jota me një video nga dasma. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Cristiano Ronaldo në zi pas vdekjes së Diogo Jotës: S’ka kuptim… sapo ishim bashkë në Kombëtare
Cristiano Ronaldo ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes tragjike të futbollistit Diogo Jota dhe vëllait të tij, André. Sulmuesi i njohur portugez shprehu tronditjen dhe dhimbjen për humbjen e bashkëlojtarit, me të cilin ka ndarë fushën e lojës në dhjetëra ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi:
“Nuk ka kuptim. Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo ishe martuar.Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve të tu, i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta dhe u uroj të kenë gjithë forcën e botës.E di që gjithmonë do të jesh me ta.Pushoni në paqe, Diogo dhe André. Të gjithëve do të na mungoni.”
Vdekja e Diogo Jotës ndodhi pas një aksidenti tragjik rrugor në Spanjë, vetëm disa ditë pasi ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso. Lajmi ka tronditur jo vetëm komunitetin sportiv portugez, por edhe tifozët dhe personalitetet e futbollit në mbarë botën.
Reagimi i Ronaldos është një prej dhjetëra mesazheve prekëse që janë ndarë online në nder të Jotës dhe vëllait të tij, duke dëshmuar për ndikimin dhe dashurinë që ai la pas. -

“Sapo u martove, ne ishim bashkë…” Cristiano na përlot me mesazhin për Diogo Jota
3 Korrik 2025
16:13
Telesport
Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh prekës pas lajmit për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij në një aksident automobilistik në Spanjë.
“Sapo ishim bashkë në Kombëtare, sapo u martove. Familjes, gruas dhe fëmijëve, u shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë forcën e botës. Pushofshi në paqe, Diogo dhe Andre! Do të na mungoni të gjithëve”, shkroi Ronaldo.
Ngjarja e sotme ka shkaktuar një valë reagimesh dhe mesazhesh ngushëllimi nga klube, futbollistë, trajnerë dhe tifozë në mbarë botën.
Diogo Jota, së bashku me vëllain e tij Andre Silva, humbën jetën në provincën spanjolle të Zamorës, pak pas mesnatës së të enjtes. -

Flamuri ngrihet në gjysmështizë/ Lule, lot dhe heshtje në Anfield, tifozët e Liverpoolit nderojnë Diogo Jotën (FOTO)
Qindra mbështetës të klubit kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit për të vendosur lule, shalla të kuq, fanella të Jotës dhe mesazhe prekëse, duke krijuar një skenë prekëse solidariteti, si një mënyrë për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për sulmuesin portugez, që humbi jetën së bashku me vëllain e tij pas një aksidenti tragjik në Spanjë.
Atmosferë prekëse në Anfield, ku tifozët e Liverpoolit, të tronditur nga ndarja tragjike nga jeta e Diogo Jotës, kanë krijuar një altar nderimi dhe dhimbjeje pranë hyrjes së stadiumit legjendar.
Në oborrin e Anfield-it është ngritur edhe flamuri i klubit në gjysmështizë, si një shenjë zie dhe respekti për një nga lojtarët më të dashur të ekipit. Heshtja mbizotëron ndërsa vizitorët ndalen për një moment reflektimi, shumë prej tyre me lot në sy.
“You’ll Never Walk Alone”, është një nga mesazhet më të përsëritura nga fansat, të cilët nuk e kanë harruar kurrë pasionin, përkushtimin dhe buzëqeshjen karakteristike të Diogo Jotës në fushë. Në ditët në vijim pritet që klubi të organizojë një homazh zyrtar. -

Video/ Pamje tronditëse! Momenti kur makina e Diogo Jotës përfshihet nga flakët pas aksidentit tragjik në Spanjë
Janë publikuar pamjet e para nga aksidenti tragjik që i mori jetën futbollistit të njohur portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva, në orët e para të së enjtes në Spanjë.
Në video të siguruara nga mediat spanjolle, shfaqet momenti i frikshëm kur automjeti tip Lamborghini, me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit, është i përfshirë nga flakët.
Diogo Jota car accident 😭 pic.twitter.com/XCTj6lTZbm
— Pëëc (@steelboy234) July 3, 2025Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla, në provincën Zamora, shumë pranë kufirit me Portugalinë.
Mjeti luksoz dyshohet se pësoi një defekt në gomë gjatë një parakalimi, duke humbur kontrollin, çka bëri që të përplasej në barrierat anësore, të dilte nga rruga dhe të merrte flakë menjëherë.
Pamjet tregojnë trupin e makinës tërësisht të djegur, të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa forcat e emergjencës dhe hetuesit shihen duke inspektuar vendin e ngjarjes.
Diogo Jota, 28 vjeç, ishte vetëm 10 ditë i martuar me partneren e tij të kahershme, Rute Cardoso, me të cilën kishte tre fëmijë. Vetëm një ditë më parë, ai kishte ndarë me ndjekësit një video emocionuese nga dasma e tyre, të shoqëruar me fjalët: “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë.”
Tragjedia ka shokuar botën e futbollit, me reagime të shumta nga tifozë, lojtarë dhe klube, përfshirë Cristiano Ronaldon, Federatën Portugeze të Futbollit dhe Liverpoolin, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen.
Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa pritet të analizohen më tej pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat teknike nga vendi i ngjarjes.Top Channel
-

Plasi goma dhe makina u shkrumbua nga flakët…; ja si humbën jetën tragjikisht vëllezërit Jota
“Guardia Civil” spanjolle konfirmoi, në një komunikatë verbale që BBC ka transkriptuar, vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silva, futbollistit të Penafiel. Në këtë deklaratë, autoritetet spanjolle zbuluan një shpjegim të parë për aksidentin që mori jetën e ndërkombëtarit portugez të Liverpool-it.
“Informacioni që kemi deri tani është se makina, një Lamborghini, pësoi aksident trafiku dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë një manovre parakalimi. Ngjarja ndodhi në orën 00:30 (ora portugeze), në komunën e Cernadilla, në provincën Zamora. Makina u përfshi nga zjarri dhe të dy pasagjerët brenda saj vdiqën”.
Kur u pyetën për identitetin e pasagjerëve dhe nëse njëri prej tyre ishte Diogo Jota, “Guardia Civil” konfirmoi: “Po, futbollisti i Liverpool-it dhe vëllai i tij, André Silva”.
Bota e sportit u zgjua e tronditur nga lajmi i vdekjes së Diogo Jota dhe vëllait të tij. Reagimet për humbjen e futbollistit të Liverpool-it vijnë nga të gjitha anët, ndërsa klubi i “Anfield” gjithashtu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të lojtarit. Diogo Jota ishte martuar me Rute Cardoso muajin e kaluar, më 22 qershor, partneren me të cilën pati tre fëmijë.