Nga Begzad Baliu
U dogj edhe shtëpia jonë në fshatBiro, mos u mërzit, – më tha në mbrëmje me telefon, – mos u mërzitLuftë ështëJanë djegur shumë shtëpi, fshatra e qytete në KosovëDo të digjen edhe të tjeraLuftë ështëU dogj edhe e jonaMos u mërzit
*Pamë tek po afroheshin autoblindat serbe, policë të maskuar, vullnetarë të rruar kokash, zjarrvënës…Biseduam me plakun dhe vendosëm:I pari doli ai tek dyert e oborritShtëpia në themel ka therrorin e saj dhe nuk bën të digjet pa një akt therrorie, – tha plaku duke shtypur plisin e bardhë thellë në kokëDhe doli…
*Tek dyert e oborrit e korrën me mashinkë dhe u shtri në tokë, ngadalë, si një trung i moçëmPastaj flaka e përshkoi shtëpinë në të gjitha anëtHambarin e drithit, ahurin, kotecin e pulave, plepin në fund të oborrit, gardhinPata kohë sa t’i liroj kafshët dhe ta zgjidh qeninU shmangëm të gjithë drejt Dushkajës, ndërsa shtëpia digjejVetëm qeni dhe kali i qëndruan te koka plakutPas tankeve ushtarake erdhën autoblindat policorePolicët morën gjënë e gjallë: lopët, viçat, pulatQeni dhe kali nuk ju shkuan prapa, prandaj i vranë te kryet e plakutPastaj nipi i Tushës së Pllavicës me një grup romësh të Gjilanit morën miellin, drithin nga hambari, shporetin me zjarr të ndezur,Frigoriferin pothuajse të prishur, televizorin me gjithë antenëTepsitë, ferteret e nxira, xhygymat dhe gotat e çajit të blera në Pazarin e Shkupit,Vajin, pjatat, lugët, xhezven e kafes të blerë në Panairin e Llatinëve të Janjevës,Filxhanat e kafes me gjithë tabakun e blerë në Shkodër gjatë Luftës së Dytë Botërore,Sheqerin, kripën, kutinë e cigareve të plakut, të blerë në Selanik nga babai i tij Rama në fillim të shekullit XX, shkrepësenJorganët, çarçafët, jastëkët…Morën e nuk lanë gjë, …ndërsa shtëpia digjej.
*Po binte muzgu e trupi i plakut të vrarë në derë të shtëpisëLuteshim të mos e marrin trupin e tij, kur sakaq breshëri plumbash erdhën nga maliUÇK! UÇK! UÇK! – u dëgjuan thirrjet e policëve serbë, romëve dhe t’birit të Tushës së PllavicësIa mbathen sa në të majtë sa në të djathtë, dhe ikën sikur të mos kishin qenë kurrë aty
*U kthyem në fshat kush mundi e kush mbetiMblodhëm e varrosëm të vrarët…Përparimi i Jonuzit, Florimi i Beqirit shkrepën një breshëri armësh dhe nderuan ushtarakisht të vrarët nga radhët e tyre, ushtarë të UÇK-sëNuk ju tregova për historinë e asaj cope granate, të cilën plaku e mbajti në shpinë që nga viti 1944, si pjesëtar i NDSH-së,Koha e tij, – thash më vete – ka kaluar, kohë tjetër ka ardhur, që i thonë Koha e UÇK-së
*U dogjën të gjitha, biroLuftë është, mos u mërzitNë shtëpi vetëm oxhaku po qëndron në këmbë – thonë shej e mirë është!Plaku shkoi me fytyrëDhe nusja jote sigurisht paska nis një djalë
*U dogjën të gjitha, biro, – më thoshte nënaLuftë është, mos u mërzitU dogjën librat e babait dhe të gjitha librat që ti i pate sjellë në fshat pas Demonstratave të vitit 1981 nga frika se në Prishtinë mund t’i marrë Sigurimi serbBotimi i parë i librit Istori e Skënderbeut e Naim Frashërit, me shënime në margjinë të At Shtjefën GjeçovitLahuta e Malcisë e Gjergj Fishtës, të cilën Baci Bejtë, atëherë student i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Prishtinës, me Indeksin nr. 1, e pati blerë gjatë ekskursionit në Romë, në vitin 1959. Brenda saj ruheshin edhe shumë “fshehtësi” të tjera. Plaku ruante Himnin e Flamurit të Asdrenit dhe një vjershë të Nolit për Bajram Currin, ndërsa Shabani, atëherë student i albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, kopjet e gazetave ilegale Liria e Zëri i Kosovës, si dhe disa këngë për Enver Hoxhën e Partinë e Punës së Shqipërisë, të cilat i pati fshehur menjëherë pas demonstratave të vitit 1981.Kurani, një botim i Sarajevës në gjuhën boshnjake, të cilin Plaku e pati sjellë nga Mitrovica, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur pati shkuar atje ta blinte një guri të MullinitDhjata (nuk e di e reja apo e vjetra), të cilën në vitet ‘80, kur ti ishe në Gjimnazin e Gjilanit, ta patën dërguar me postë nga Radio Monte KarloNjë libër i vjetër me poezi të shkrimtarit Esad Mekuli, të cilën e ruanim më shumë për shkak të kopërtinës me një pamje malësori nga Rugova, se sa për shkak të poezive.Një vepër pa kopërtina, e grisur nga revista Jeta e re, për të cilën Shabani thoshte se është romani i Adem Demaçit Gjarpijt e gjakut dhe e patë fshehur në librin e Eduard Kardelit, Zhvillimi i çështjes kombëtare sllovene. Plaku mendonte që mbi parimet teorike të kësaj vepreje të Kardelit, mund të shtrohej edhe çështja shqiptare në Jugosllavi.Romani i Rexhep Qosjes Vdekja më vjen prej syve të tillë, të cilin Lida e Dadës Naxhë e patë blerë për lexim gjatë verës së vitit 1974, duke menduar se fjala është për një roman dashurie. Gjithë verën e atij viti, Bejta i Rizahit, Enveri i Rrahmanit, Shabani jonë, Nexhati Hasanit janë grind, se kush është autori e kush personazhi kryesor. Bejta thoshte, autori i vërtetë i romanit është Luan Dukagjini, e Shabani thoshte jo, autor i romanit është Rexhep Qosja, të cilin ai e njihte se e kishte Profesor të Estetikës në Prishtinë, ndërsa personazh i vërtetë mund të ishte Luan Dukagjini. Një ditë Enveri i Rrahmanit tha që, autori i romanit mund të ishte Luan Dukagjini apo Rexhep Qosja, po diku kishte dëgjuar se personazhi kryesor nuk ishte Xhezairi i Gjikës, po Adem Demaçi. Plaku e dëgjoi dhe i tha, ule zërin, të mos dëgjoj Ai, Kia i Selakut se na merr në qafë. Dhe aty e lanë. Lida nuk e mori më romanin me veti në Gjilan. Le të ruhet këtu në fshat, tha ajo.Romani Kështjella e Ismail Kadaresë, të cilën e kanë lexuar gjysma e nxënësve të Mahallës dhe ngjante më shumë në një harmonikë se në një libër. Disa herë kam dashur ta gjuaj, po ja pata ruajt Myrvetit, se ajo ka qenë gjatë në burg dhe ndoshta nuk ka pas mundësi ta lexojë.Libri Këngë historike të Rilindjes Kombëtare, të cilat plaku, netëve të dimrit, më shumë i këndonte nën zë se sa i lexonte. “O Abdyl, shite pasurinë, /shko në Berlin, shpëto Shqipërinë…”
II.Pas luftës nëna nuk u kthye në fshat“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët”, – arsyetohej ajo.Kemi biseduar shumë herët me nënën për ato ditë trishtimi, të cilat e rëndonin shumëDyshonte nëse plaku ishte varrosur me plis apo ja kishte marrë Imeri i MuslisëRuana zot, lëkundej nga vendi ajo, Imeri nuk ka mbajtur plis dhe mund ta ketë bërë furrik të pulave plisin e plakutAnkohej për njërën pandufkë, nëse i kishte mbetur në trenin e Fushë Kosovës, në Bllacë apo Kampin e Stankovecit. Para se të kthehej ajo e hodhi pandufkën por kur u kthye në Prishtinë e gjeti tjetër në shtëpi. U mërzit shumë, por besonte se me të i kishte lënë atje edhe vuajtjet e atij mallkimi. Nipat e mbesat, disa herë i patën blerë pandufke të reja, por asnjë palë nuk i ndejtën në këmbë, si ato që ja pati sjellë Myrveti, kur u martuamKujtohej shpesh për tubën e buburrecave sa një kodër, e cila u dogj pas shtëpie, bashkë me krenat e shtëpisë që ranë mbi taKur u kthyem në të rënë të muzgut, – kujtonte ajo, – së pari e hodha një kovë me ujë mbi tufën e tyre, thash ndoshta ka shpëtuar ndonjëKujtohej shpesh për çerdhen e dallëndyshes së djegur nën strehën e hambarit, por nuk e dinte nëse aty kishte vetëm vezë apo zogj me krah ende të kapur për trupi. Mallkonte bollën e shtëpisë, sorrëshkinën dhe “një thi mace”, që shpesh ngjiteshin t’i kafshojnë zogjtë e sapo dalë nga veza, ndërsa plaku i gjuante me çfarë i qëllonte në dorë.
*Nëna ime pas luftës kurrë nuk deshi të shkonte në fshatI vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët – e përsëriste ajoPlaku shkoi te vëllai i tij Tafa – shehit i vitit 1944. Tafën e pati pushkatuar te Fusha e Madhe, Tusha i Pllavicës bashkë me partizanët e Brigadës Maqedono-KosovareUnë po rri këtu në Prishtinë me fëmijët e nipat e plakut dhe të Tafës: Mustafën, Muharremin, Nezirin – thoshte nëna – e bindur se këtë të drejtë ja kishte miratuar edhe zoti. I vizitonte me mëngjes: Pinte kafe te Mustafa, çaj te Ramizja, hante një patate të pjekur te Mina dhe i kujtonin ditët e rinisë në Makresh, por fshatin nuk e donteAs donte ta pinte ujët e Kroit, të cilën me kova druri e kishte bartur “thik përpjetë” në të ritë e sajAs ta shihte Gropën e Qereçit ku ra dhe vdiq i biri Asllanit, pa i mbushur tri vjetAs të kalonte rreth Sklladit të arave ku varroseshin kopilat e fshatit dhe fëmijët e pafe, që vdisnin pa i mbushur “shtatë ditët e të lumit zot”As ta shihte Lamën e Dautit, që ndalte kuajt në mes të ditës dhe “ja grahte çajit” vetë i pesëmbëdhjetiAs ta kujtonte Prronin e Shejtanit ku qe çmendur Hoxhë Kadria, me shtatë hajmali në xhep, Natën e KatragjeqaveAs të pushonte te Krekci i Lamës Smajlit, ku uleshin shpesh milictë pas vitit 1981 dhe i pyesnin udhëtarët e rastit, nëse kishin parë në fshat ndonjë parullë me emrin “Kosova Republikë”, të shkruar me inicialet “KR”
*Pas luftës nëna nuk u kthye në fshat“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët”, – përsëriste ajo duke u kotur.Telefon nuk mbante, madje as kontakte me njerëzit e fshatit, vetëm ndonjë thashetheme, të cilat ia tregonin vajzat e sajE megjithatë i dinte të gjitha ato që kishin ndodhur para luftës, gjatë dhe pas saj.M’i përsëriste shpesh pasdite dhe mbrëmjeve të vona pa gjumë.Ajo e dinte se fshatin tonë e sulmoi me armë ushtria dhe policia serbePo shtëpitë i dogjën nipat e Tushës së Pllavicës dhe bijtë e Stojanit, – zadrugarit të Fshatit të EpërmAjo e dinte se plakun e vranë, jo pse i rrezikonte ai, po se nuk e duronin dot plisin e bardhë në kokën e tijAjo e dinte se po mos të b’zajshin me krisma pushke ata të UÇK-së, Përparimi, Florimi i Beqirit t’Kllokoçve e shokët e tyre, plakut as xhenazen nuk ja kishim gjeturAjo e dinte se dyert e oborrit, pas luftës i ka marrë Raifi i Sylejmanit, “e hallall i qofshin, se e ka ba katunin xhenet”Ajo e dinte se krenat e padjegur të shtëpisë i ka marrë Habibi i Kllokoçve, -zoti e ruajt, qe e pastroi themelin e shtëpisë, që të mos mbushej me gjarpinjAjo e dinte se Koshin e Kollomoçit e ka marrë shoku im i bankës Ruhani i Beqirit, jo pse nuk kishte, po pse duke jetuar në Gjermani, kishte mësuar se të ruash trashëgiminë është kulturë dhe vlerë kombëtare
III.Para se të vdiste e pata pyetur nëse ishte kujtuar t’i skajonte disa fotografi të fëmijërisë sonëPo më pati thënë, jam kujtuar, po nuk i kam larguarNuk kam dashur t’i ruaj as fotografitë “e kohës së shkaut”Më lëndojnë kujtimet e kësaj kohePo unë çka mund të ruaj në truallin e vjetër, e pata pyeturMerre Enin dhe shko e lutuTe shenjat e fshatit, me të cilat jetuam nga mëngjesi në mbrëmje: Oda e Mixhës Ramë, Fusha e Madhe, Shkolla me emrin e Skënderbeut, Mejtepi, që në vitin 1945 u bë Xhami, Varrezat e martirëve të vitit 1944, Kroni i Mahallës, Lisi i Orlit, Vorri i Bugarit, Bota e Kuqe, Guri i Hallës Hysë, Guri i Kanës, Bregi i Koshave, Dardha e Nanës t’Madhe, Vorret e Moçme, Mullini i Rimit, Dhevi i ZiTe Varret e munguara të vullnetarëve të Luftës së Çanakalasë: Imer Shaban Islamit, Halil Hasan Miftarit, Qazim Idriz OsmanitTe Varrezat e martirëve të kohës së bugarit: Hasan Radecit, Vocës së Ibishti, Sahit Isuf Isufit, Imer Zekës, Isuf Zekës dhe tri gra të familjes së Voc RadecitTe Varrezat e të pushkatuarve nga partizanët në vitin 1944: Hajrullah Behlulit, Bejtullah Behlulit, Mustafë Ramadan Mustafës, Ali Kranidellit, Imer Ukshinit, Tahsin Hamdi Shehut, Shaban Govorit, Familjes së Poroshticve.Te Familja e të burgosurve të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në krye me Ramiz Osmanin. Dhe mos harro se ti mban emrin e njërit prej djemve të kësaj familjeje, emrin e Begzad Osmanit
*Dhe mos harro të jetosh“I vdekuri me të vdekurit, i gjalli me të gjallët!, – këmbëngulte prapë AjoDuke zbritur drejt heshtjesDuke u ngritur drejt qiellitDuke u shu në përjetësi.Prishtinë, mars 2023.
ObserverKult
Lexo edhe:
BEGZAD BALIU: NË FILLIM ISHE TI PASTAJ ERDHI OBAMA









