Tag: dinjitoz

  • Berisha u zgjodh zv.president i CDI/ Meta e përgëzon: Përfaqësim dinjitoz…

    Berisha u zgjodh zv.president i CDI/ Meta e përgëzon: Përfaqësim dinjitoz…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

    Ish-presidenti Ilir Meta, nga burgu ka uruar Berishën, ku e quan zgjedhjen e tij në detyrën e zv.presidentiti të merituar.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PL-së, shprehet se kjo zgjedhje shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura
    “Urimet më të përzemërta liderit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha për zgjedhjen e merituar në detyrën e Zëvendës Presidentit të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.
    Kjo zgjedhje shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura nga kapja prej regjimit të korruptuar e të inkriminuar parti-shtet të Edi Ramës.
    Gjithashtu dua të përshëndes, vlerësoj dhe përkrah fuqimisht mesazhin e qartë lidhur me Shqipërinë të shprehur nga PPE gjatë punimeve të Asamblesë së CDI, nga eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, që përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standardet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor”, shprehet Meta.

  • “Të kesh TURP o Edi Rama”/ Paloka ‘i plas’, komentin e socialistit dinjitoz: Na shet por*hë duke shëtitur botën

    “Të kesh TURP o Edi Rama”/ Paloka ‘i plas’, komentin e socialistit dinjitoz: Na shet por*hë duke shëtitur botën

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka postuar në faqen e tij në facebook një shënim të shkurtër dhe një mesazh të një socialisti që kishte shkruar tek njoftimi i Ramës për vizitën e tij në Katar.
    “Ndërkohë që një tufë skllevërish e servilësh e duartrokasin edhe kur ai tallet me ta, ka dhe socialistë dinjitoz!”, shkruan Paloka.
    Ja komenti i socialistit tek postimi i Ramës për vizitën në Katar:
    Shqipëria e përmbytur, rrugët e bllokuara…ti na shet pordhë duke shëtitur botën. Edhe pse jam socialist po ta them me plot gojë ‘të kesh TURP o Edi Rama’.
    Postimi i plotë i Palokës:

  • “400 euro pension është i pamjaftueshëm”, gazetari: Ka kosto të lartë jetese

    “400 euro pension është i pamjaftueshëm”, gazetari: Ka kosto të lartë jetese

    Për gazetarin Bardhi Sejdarasi pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshme edhe nëse do të arrijnë në nivelin e 400 eurove. Në një emision televiziv Sejdarasi tregoi se një pension dinjitoz nuk mund ta zgjidhë skema shtetërore.
    “Nuk mund të themi që marrim një pension dinjitoz i cili është 400 euro. Nuk mund të përballosh jetesën. Nuk e përballon dhe me 800 euro. Një familje me dy persona duhet të ketë 980 mijë lekë që të përballojë muajin. Nëse qeveria do të vijojë të financojë ISSH. Kemi suficit në ISSH. Nuk mund ta zgjidhë skema shtetërore një pension dinjitoz. Gjysma e pensionistëve mbahen nga paratë e familjarëve, nga remitancat”, tha Sejdarasi.

  • Armand Duka mirëpret ambasadorin e Britanisë së Madhe: Diskutuam për ndeshjen me Anglinë, i premtova organizim dinjitoz

    Armand Duka mirëpret ambasadorin e Britanisë së Madhe: Diskutuam për ndeshjen me Anglinë, i premtova organizim dinjitoz

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka vizituar sot amboentet e “Shtëpisë së Futbollit”. Armand Duka ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Instagram” se tema e diskutimit ka qenë organizimi i ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet më 16 nëntor. Kreu i FSHF-së tregon se i ka premtuar zotit Nicholas Abbott se organizimi i ndeshjes do të jetë dinjitoz.
    “Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Z. Nicholas Abbott, me të cilin diskutova për organizimin e shumëpritur të ndeshjes Shqipëri Angli më 16 nëntor në “Air Albania”. I premtova Z. Abbott se FSHF do të garantojë një organizim dinjitoz, për një ndeshje sa më të bukur e të sigurt për të gjithë tifozët”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • VIDEO – “Prokurorja e Shkodrës bëri akt dinjitoz”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin në Theth…

    VIDEO – “Prokurorja e Shkodrës bëri akt dinjitoz”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin në Theth…

    Kryetari i PD- së Sali Berisha, në hapje të konferencës së radhës për çeshtjen e zgjedhjeve të 11 maj 2025, u ndal tek dy zhvillime: Lirimin e ish- deputetit Ervin Salianji dhe aksionin për lirimin e hapësirave publike në Theth.
    
    Berisha: A jam unë këtu për të dhënë mendime për gjyqtarët dhe për këtë e atë? Nuk jam unë këtu për atë çështje. Aty janë me dhjetëra gjyqtarë.
    Ja për shembull, unë lavdëroj shumë prokurorin e Shkodrës, që nuk e njoh, as me emër nuk e di kush është, por me komunikatën që kishte bërë dje, ai ose ajo, kishte dëshmuar se ishte njeri i ligjit dhe Kushtetutës.
    Unë gjykoj sipas aktit.
    Akti i atij ose i asaj prokuroreje, ishte një akt dinjitoz i një zyrtari të shtetit, që i thoshte kreut të organizatës kriminale se nuk mund të dënohet kush, nuk mund të ndiqet kush pa fakt penal.
    Kurse ky mafioz fliste me veten… dhe atë e ka për të hequr vëmendjen nga gjëma që i bëri Elbasanit. Kurse, kjo prokurore bëri një akt dinjitoz.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ilir Meta: Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz i Kombëtares tonë!

    Ilir Meta: Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz i Kombëtares tonë!

    Nga Ilir Meta-
    Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz!

    Kuqezinjtë treguan karakter dhe luftuan me shpirt deri në sekondën e fundit përballë një kundërshtari të vështirë.
    Ishim shumë pranë fitores dhe e meritonim atë.
    Por më shumë se rezultati, dëshmuam se jemi të gjithë të bashkuar rreth Flamurit Kombëtar.
    Gjithmonë krenarë për djemtë tanë të mrekullueshëm kuqezi!
     

  • “Veriu i Shqipërisë do ta ndjejë përfaqësimin dinjitoz të Marjanës”, kryebashkiaku Marinaj takon deputeten e re

    “Veriu i Shqipërisë do ta ndjejë përfaqësimin dinjitoz të Marjanës”, kryebashkiaku Marinaj takon deputeten e re

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj: Kënaqësi të mirëprisja në zyrën time deputetën e sapozgjedhur, kryesuesen e listës së PS Shkodër, Marjana Koçekun.
    Një vajzë e fortë, vizionare, e apasionuar, patriote, promovuese si askush tjetër e Shqipërisë dhe zonave të harruara dhe me ide të qarta se si mund të bëjmë shumë më shumë për turizmin, zhvillimin rural dhe të rinjtë.
    Jam i bindur se krejt veriu i Shqipërisë do ta ndjejë përfaqësimin dinjitoz të Marjanës dhe mezi pres të punojmë bashkërisht për projekte të reja që zhvillojnë Malësinë e Madhe dhe krejt qarkun Shkodër.
    T’u priftë e mbara Marjana dhe që tani, unë jam krenar për atë që ti përfaqëson!

     

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Dëshiroj përfaqësim sa më dinjitoz në Europë”, Duka uron Egnatian për titullin: Një sezon fantastik i mbyllur me emocione në “Arenën Kombëtare”

    “Dëshiroj përfaqësim sa më dinjitoz në Europë”, Duka uron Egnatian për titullin: Një sezon fantastik i mbyllur me emocione në “Arenën Kombëtare”

    “Abissnet Superiore” ka ulur siparin mbrëmjen e sotme. Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit kanë mposhtur Vllazninë me shifrat 0-4 në finalen e “final four”-it, duke arritur kështu një tjetër sukses madhor. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar klubin Egnatia për titullin kampion përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Duka gjithashtu ka shprehur dëshiën e tij për një përfaqësim sa më dinjitoz nga ekipet shqiptare më Europë.
    “Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore! Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”. Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
    Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe. Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/