Tag: dinjitet

  • Programi i PD-ASHM/ PL, Memelli: I realizueshëm, dinjitet ekonomik për çdo individ

    Programi i PD-ASHM/ PL, Memelli: I realizueshëm, dinjitet ekonomik për çdo individ

    Partia e Lirisë thotë se koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, paraqet një alternativë të qartë dhe të realizueshme për dinjitetin ekonomik të çdo individi, përkundër varfërisë që po thellohet për shkak të braktisjes dhe keqqeverisjes nga PS.

    Në një deklaratë për mediat, Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit të Partisë së Lirisë, tha se programi i PD-ASHM, synon të krijojë një rrjet të sigurisë sociale që garanton mbijetesën, por edhe një jetë me dinjitet për këdo.

    Memelli theksoi se programi është i detajuar dhe i realizueshëm,ndërsa si financim do të shërbejë, përdorimi më i mirë i buxhetit të shtetit, lufta kundër korrupsionit dhe ulja e luksit qeveritar.

    ‘Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , për ti dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie që rrënoi  dhe shpopulloi Shqipërinë’, u shpreh Memelli.

    Deklarata e Zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli

    Përshëndetje!

    Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për garantimin e një minimumi jetik për çdo qytetar shqiptar. Në një kohë kur varfëria po thellohet dhe qeveria aktuale ka braktisur shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”  paraqet një alternativë të qartë dhe të realizueshme për dinjitetin ekonomik të çdo individi.

    Minimumi jetik nuk është vetëm një shifër financiare, por një standard themelor për jetesën me dinjitet, një të drejtë që çdo shqiptar duhet ta gëzojë.

    Sot, mijëra qytetarë shqiptarë jetojnë nën kufirin e mbijetesës. Inflacioni i lartë, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve bazë, mungesa e mbështetjes sociale dhe politikat abuzive të qeverisë aktuale i kanë shtyrë shumë familje drejt varfërisë ekstreme.

    Ndihma ekonomike është e pamjaftueshme, shpesh jepet në mënyrë selektive dhe nuk i përgjigjet nevojave reale të njerëzve në nevojë.

    Programi  ynë synon të krijojë një rrjet të sigurisë sociale që garanton mbijetesën, por edhe një jetë me dinjitet për çdo individ. Ky program në 100 ditët e para garanton:

    Vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për cdo shqiptar.

    Cdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, cdo i papunë ose person me ndihmë ekonomike, cdo student me bursë dhe cdo jetim, do të marrë 200 euro në muaj.

    Rritjen e pensioneve me 20%.

    Rritjen e rrogës minimale në 500 euro

    Rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro.

    Cdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale, do të pajisen me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojnë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjen e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaceve, duke përfituar  rreth 450 euro në vit.

    Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij.

    Cmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë për kë.

    Cmimi i naftës do të ulet me 35-40%.

    Si dhe do të falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët, puonjësit me rroga të ulëta, nënat kryefamiljare, familjet në ndihmë ekonomike, të papunët dhe biznesin e vogël.

    Ky program është i detajuar dhe i realizueshëm. Ai do të financohet përmes një përdorimi më të mirë të buxhetit të shtetit, luftës kundër korrupsionit dhe uljes së luksit qeveritar.

    Ne besojmë  se askush nuk duhet të vuajë për bukën e gojës në një shtet që ka potencial për zhvillim dhe mirëqenie. Minimumi jetik është jo vetëm një përgjigje ndaj krizës sociale, por një hap i domosdoshëm drejt një shoqërie më humane, ku çdo qytetar respektohet dhe mbështetet.

    Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , për ti dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie që rrënoi  dhe shpopulloi Shqipërinë.

    Në 11 Maj të gjithë së bashku, votojmë Nr.1, “ Aleancën për Shqipërinë Madhështore”

    Votojmë Ilir Metaj në qarkun e Tiranës.

    Faleminderit

  • Ina Zhupa takime në Sarandë: Minimum jetik 200 euro, paga mesatare 1200 euro

    Ina Zhupa takime në Sarandë: Minimum jetik 200 euro, paga mesatare 1200 euro

    Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, ka dalë në terren pranë qytetarëve për të prezantuar programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke theksuar se ai është hartuar për të garantuar dinjitet dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare.
    Zhupa nënvizon se PD propozon vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh, rritjen e pensioneve me 20%, si dhe rritje të konsiderueshme të pagës minimale dhe asaj mesatare, përkatësisht në 500 dhe 1200 euro.
    “Programi ynë ekonomik është i duhuri për çdo qytetar. Shqipëria ka nevojë për zhvillim të barabartë, dinjitet për të moshuarit dhe mundësi për të rinjtë”, – deklaroi Zhupa në postimin e saj në rrjetet sociale.

  • Dita e Punëtorëve shënohet me protesta në kryeqytet: Kërkohet kontratë, dinjitet dhe rritje page

    Dita e Punëtorëve shënohet me protesta në kryeqytet: Kërkohet kontratë, dinjitet dhe rritje page

    Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorë të sektorëve të ndryshëm kanë dalë në protestë, duke kërkuar nga të gjithë kushte më të mira pune, paga më të larta dhe kontrata të rregullta.
    “Kjo protestë është për të drejtat e punonjësve. Duhet të dalin të gjithë në një protestë sensibilizuese, për një minimum jetik, për pagën mesatare, një e drejtë që i takon çdo individi. Nuk duhet të thuhet se kushtet janë më të mira dhe të mjaftohemi me kaq. Nuk bëhet fjalë që një njeri të jetojë vetëm për bukën e gojës. Kemi një pagë që është nën atë që i duhet një familjeje për të jetuar në mënyrë të ndershme, me dinjitet”, thotë një qytetar.
    Edhe pse jo shumë në numër, ata treguan problemet e tyre për çdo sektor: nga fasoneria, minierat, pastrimi, shërbimi taksi.
    “Duhej të ishte festa e punëtorëve, por pjesa më e madhe janë duke festuar nëpër lokale, dhe është absurde të festosh më 1 Maj, kur gjithmonë bota proteston. Po na shtypin, nuk po na lënë gjë pa bërë”, shprehet një tjetër.

    Protestuesit e mbyllën protestën e tyre, me shpresën se kërkesat e tyre do të marrin zgjidhje, për të pasur një të ardhme me dinjitet dhe barazi në punë.

  • Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, sindikalistët ngrihen në protestë: Duam dinjitet!

    Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, sindikalistët ngrihen në protestë: Duam dinjitet!

    Unioni i sindikatave të Shqipërisë dhe Koalicioni për të drejtat në punë kanë ngritur zërin për të drejtat e punëtorëve në ditë ndërkombëtarë të tyre me sloganin jetojmë me paga shqiptare por paguajmë çmime shqiptare.

    Më të shfrytëzuara dhe të papaguar ndihen gratë që punojnë nëpër fasoneri

    “Aleanca Gjinore për Zhvillim, 40 orë pune, festat të bëhen pushim. Kemi gra këtu që janë me kapele që mos të njihen se duhej të ishin në punë. Një pjesë e fasonerive sot nuk e kanë pushim”, shprehet Esmeralda Hoxha.

    “Kriza më e madhe sot është mungesa e punëtorëve sepse ikin. Por nëse duam ti mbajmë në Shqipëri duhet ti paguajmë mirë e t’i trajtojmë me dinjitet”, shprehet Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë..

    “Ne duam dinjitet në punë”, shprehet Gent Stroni, Sindikata e punonjësve të shëndetësisë.

    “Mos kini frikë organizohuni në sindikata”, thotë Ilia Kondi, Unioni i sindikatave të Shqipërisë.

    Por nëse nga njëra anë protestohej , të tjerë 1 majin e konsiderojnë thjesht një ditë pushimi për të shijuar rrezet e diellit duke u treguar indiferentë ndaj asaj që në fakt simbolizon kjo ditë

    1 Maji në fakt është një manifestim i punëtorëve për të ushtruar presion ndaj punëdhënësve dhe vendimmarrësve për respektimin të drejtave të punëtorit

    Stylish GIF
  • FOTO – “11 Maji është një betejë për dinjitet”, Boçi në Pukë: PD po vjen në pushtet si forcë morale…

    FOTO – “11 Maji është një betejë për dinjitet”, Boçi në Pukë: PD po vjen në pushtet si forcë morale…

    Puka ishte etapa e radhës e drejtuesit politik të PD për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi në vijim të turit të takimeve për zgjedhjet e 11 maj 2025.
    “Në Pukë, për të bindur edhe më të zhgënjyerin nga politika e së djeshmes. Partia Demokratike nuk po vjen në pushtet thjeshtë si një forcë politike, por si një forcë morale.
    11 Maji për Shkodren dhe Pukën është një betejë për dinjitet, sepse ne jemi shumë ndryshe nga banditizmi përballë nesh.”, shkruan në rrjetet e tij sociale nënkryetari i PDSH- së Boçi.
    Në një fushatë intensive në çdo cep të qarkut Shkodër, Boçi po njeh nga afër problematikat dhe po merr mbështetjen e qytetarëve për alternativën që përfaqëson, PD- ASHM.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “11 Maji është një betejë për dinjitet”, Boçi në Pukë: PD po vjen në pushtet si forcë morale

    “11 Maji është një betejë për dinjitet”, Boçi në Pukë: PD po vjen në pushtet si forcë morale

    Puka ishte etapa e radhës e drejtuesit politik të PD për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi në vijim të turit të takimeve për zgjedhjet e 11 maj 2025.
    “Në Pukë, për të bindur edhe më të zhgënjyerin nga politika e së djeshmes. Partia Demokratike nuk po vjen në pushtet thjeshtë si një forcë politike, por si një forcë morale.
    11 Maji për Shkodren dhe Pukën është një betejë për dinjitet, sepse ne jemi shumë ndryshe nga banditizmi përballë nesh.”, shkruan në rrjetet e tij sociale nënkryetari i PDSH- së Boçi.
    Në një fushatë intensive në çdo cep të qarkut Shkodër, Boçi po njeh nga afër problematikat dhe po merr mbështetjen e qytetarëve për alternativën që përfaqëson, PD- ASHM.

    Në Pukë, për të bindur edhe më të zhgënjyerin nga politika e së djeshmes. Partia Demokratike nuk po vjen në pushtet…
    Posted by Luçiano Boçi on Wednesday, April 30, 2025

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • ‘Babai i kandidatit të PS dha shembullin më të keq’/ Spahiu: Fitorja jonë në Bulqizë është e sigurt, PD do të triumfojë me dinjitet

    ‘Babai i kandidatit të PS dha shembullin më të keq’/ Spahiu: Fitorja jonë në Bulqizë është e sigurt, PD do të triumfojë me dinjitet

    Kandidati për deputet i “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj një ngjarjeje të ndodhur në Bulqizë, ku babai i kandidatit të PS ka ushtruar dhunë ndaj kryetarit të degës lokale të PD, Shaqir Manjani. Ai e cilëson këtë akt si shembullin më të keq dhe më të papranueshëm që mund t’i jepet një djali nga prindi i tij.

    Spahiu thekson se dhuna nuk ka asnjë lidhje me mënyrën se si duhet zhvilluar një fushatë elektorale dhe se ai vetë nuk ka përdorur kurrë dhunën si mjet politik gjatë 12 viteve të angazhimit të tij. Ai vlerëson reagimin e Manjanit, i cili, siç shprehet, ka zgjedhur rrugën e duhur përmes denoncimit në organet ligjzbatuese.

    Në vijim, kandidati i PD-së i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të veprojë shpejt dhe me drejtësi.

    Në përmbyllje të reagimit të tij, Spahiu shprehet i bindur për fitoren e Partisë Demokratike në Bulqizë, duke theksuar se ajo do të vijë me votën dhe mbështetjen e qytetarëve që kërkojnë ndryshim dhe dinjitet.

    Postimi i plotë:

    Babi i kandidatit të PS në Bulqizë ka dhënë shembullin më të keq dhe më të papranueshëm për djalin e tij me aktin e dhunimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Shaqir Manjani.
    Shfaqjet e dhunës në Ostren nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si duhet bërë fushatë, jo vetëm aty, por kudo.
    Në asnjë rast apo rrethanë nuk do t’i lejoja vetes kredo politike nëpërmjet dhunës. Nuk e kam bërë asnjëherë në 12 vite angazhim politik.
    Shaqir Manjani, përveçse është kryetar i partisë që drejton fushatën time, me profesion është avokat dhe ka zgjedhur mënyrën më të mirë, dhe të vetmen që duhet ndjekur: denoncimin në organet ligjzbatuese.
    I bëj thirrje SPAK të veprojnë shpejt dhe drejt, si një mesazh i qartë se hetimi dhe gjykimi i ngjarjeve të tilla bëhet vetëm prej tyre, dhe jo nga unë, rrjetet sociale apo mediat.
    Partia Demokratike dhe unë do të dalim fitues në Bulqizë, me votën dhe mbështetjen e qytetarëve që duan ndryshim dhe dinjitet. Fitorja jonë është e sigurt sepse është ndërtuar mbi punë, respekt dhe besim.

  • Berisha: Pensionistët marrin më pak seç paguan gjermani për një qen apo mace shtëpie

    Berisha: Pensionistët marrin më pak seç paguan gjermani për një qen apo mace shtëpie

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar kandidatët e forcës së tij politike në qarkun e Fierit.
    Teksa po fliste për programin e “Aleancës Shqipëria Madhështore”, Berisha u shpreh se ky program është i bazuar tek dinjiteti njerëzor, për të plotësuar kështu kushte të rëndësishme siç janë minimumi jetik, paga, e për të hequr siç thotë ai skamjen nga vendi.
    Kryedemokrati bëri një krahasim të pensionistëve në vend, me pagesën që një shtetas gjerman bën për kafshën e tij shtepiake, teksa shprehet se të moshuarit në Shqipëri marrin më pak.
    “Projekti ynë nis jetën e tij me mbrojtjen e vlerave themelore të individit, të familjes, të shoqërisë. Ne besojmë se dinjiteti i njeriut, se dinjiteti njerëzor është vlera e të gjitha vlerave, për të cilën jemi të gatshëm të bëjmë çdo sakrificë, të paguajmë çdo çmim në mënyrë që çdo shqiptar të trajtohet me dinjitet, me dinjitet, me dinjitet. Këto 12 vite, ata që e etiketuan veten si rilindas, ata zhytën në mjerim, në skamje të skajshme, ata detyruan të qajnë me lot të ftohtë mjerimi qindra e mijëra burra dhe gra, të moshuar, që sot paguhen me një pension më të pakët se sa paguan gjermani një qen shtëpie apo një mace shtëpie. Jo, kurrë më kjo nuk pranohet.
    Ndaj dhe ne shpallim solemnisht se në Shqipëri në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme. Mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria.
    Miqtë e mi, nuk ka dhe nuk do ketë pensionist me cilindo lloj pensioni, të pjesshëm, të plotë, etj, që do marrë më pak se 200 euro në muaj. Nuk ka dhe nuk do ketë të papunë, me ndihmë ekonomike, studentë me bursë, jetimë në familje që do marrë më pak se 200 euro. Nuk do ketë më shqiptar që do numërojë kafshatën”, tha Berisha.
    Përveç pensionit, Berisha u ndal dhe tek shëndetësia, duke u shprehur se shqiptarët do mund të marrin barna në vend me cilësi si ato të Italisë, e nuk do ketë nevojë më të presë nga të afërmit që ndodhen në emigrim për tu trajtuar me ilaçin e nevojshëm.
    “Nuk do ketë më shqiptar që nuk do mund të blejë ilaçet e tyre. Lista e republikës italiane për ilaçet e rimbursueshme do jetë lista juaj, lista e Shqipërisë. E thashë dhe e them se ne do e fillojmë nga dinjiteti njerëzor. Por nuk e lëndon asgjë më shumë dinjitetin se sa skamja që të detyron të numërosh kafshatën. Nuk e lëndon asgjë më shumë shpirtin e njeriut dhe dinjitetin se sa sofra që nuk të lejon të ushqesh fëmijët e tu. Ndaj dhe kjo merr fund. Dhe jo vetëm kaq. Rrogat minimale do të jenë brenda 3 muajve 500 euro. Asnjë rrogë më pak. Ushqimet rrogëulëtit, pensionistët, do t’i marrin 20% më lirë se të tjerët. E gjithë TVSH-ja e blerjeve të tyre do u rikthehet dhe në një vit arrin 450 euro, arrin rreth dy-tre pensione, arrin rreth një rrogë minimale. Pra miq, me këtë projekt ne u krijojmë një mundësi atyre që shkrinë jetën e tyre në ndërtimin e kësaj Shqipërie e kemi sot, të jetojnë me dinjitet. Të mos presin ilaçet e tyre nga njerëzit e tyre jashtë, por t’i marrin këtu pa lekë, dhe t’i marrin të njëjtën cilësi”, tha Berisha.

  • Selia e PD ngjyroset blu në ditën e Autizmit, Berisha: Me paketën e dhembshurisë ofrojmë dinjitet

    Selia e PD ngjyroset blu në ditën e Autizmit, Berisha: Me paketën e dhembshurisë ofrojmë dinjitet

    Selia e PD-së është ngjyrosur blu në solidarizim me Ditën Ndërkombëtare të Autizmit. Sali Berisha thekson se PD do të nxjerrë mijëra familje nga harresa dhe indiferenca e keqqeverisjes së Ramës dhe do t’u vijë në ndihmë për ta përballuar me dinjitet, së bashku, luftën ndaj këtij fenomeni.
    Postimi i plotë

    Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, PD solidarizohet me të gjitha familjet që përballen çdo ditë me vështirësitë e kësaj sfide.
    PD zotohet se me ardhjen në pushtet, do të nxjerrë mijëra familje nga harresa dhe indiferenca e keqqeverisjes së Ramës dhe do t’u vijë në ndihmë për ta përballuar me dinjitet, së bashku, luftën ndaj këtij fenomeni.
    Me paketën e dhembshurisë, Partia Demokratike nuk ofron lëmoshë, por dinjitet!
    Në nder të kësaj dite dhe të përpjekjes së mijëra nënave, baballarëve e familjeve shqiptare, selia e PD është ngjyrosur sonte në blu.