Deputetja e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka, ka reaguar dje në rrjetet sociale pas seancës maratonë të një dite më parë, e cila zgjati mbi 16 orë dhe kishte si qëllim diskutimin dhe miratimin në parim të buxhetit të vitit 2026. Zaka e cilëson projektbuxhetin e ri si “më të mirin që ka pasur Shqipëria ndonjëherë”, duke theksuar se ai vendos qytetarin në qendër me politika që synojnë më shumë mirëqenie dhe dinjitet. “Një seancë maratonë ajo e djeshmja, për të diskutuar e miratuar në parim buxhetin e vitit 2026; më i miri që ka pas Shqipëria; një buxhet që si kurrë më parë vë në qendër qytetarin,” shkruan deputetja. Ajo shton se ky rezultat është pasqyrë e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe e angazhimit të Partisë Socialiste: “Sepse ky është Edi Rama, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë; këta jemi ne… themi atë që bëjmë dhe bëjmë gjithmonë atë që themi.” Reagimi i Zakës vjen në një moment kur diskutimet për buxhetin e ri kanë ndezur debatet politike, ndërsa mazhoranca e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së mirëqenies sociale.
Tag: dinjitet
-

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet, jo për karrige
Pas humbjes së garës elektorale në Bashkinë e Matit, kandidati i opozitës Eduart Brahilika u është drejtuar qytetarëve matjanë me një mesazh në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij ai shprehet se beteja e tij politike nuk kishte të bënte me poste, por me dinjitetin dhe vlerat njerëzore.
“Jam këtu sot për t’ju parë në sy me krenarinë e një njeriu që nuk u shit, që nuk u përkul, që nuk u tremb, por guxoi përballë një sfide të pabarabartë. Do të jem me ju, në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo derë ku njerëzit kërkojnë drejtësi. Do të jem aty ku varfëria ka ul kokën, ku padrejtësia në këtë vend është ulur këmbëkryq, ku shpresa ka nevojë për zë”, u shpreh Brahilika.
Ai falënderoi qytetarët e Matit që e mbështetën dhe theksoi se pavarësisht rezultatit, qëllimi i tij ishte të kujtonte se politika duhet të jetë pronë e të ndershmëve, jo e të fortëve.
“Unë qeshë vetëm njëri nga ata që guxoi. Unë qeshë mundësia që të ndaheshit nga arroganca, nga përdorimi, nga mungesa e lirisë. Unë qeshë përpjekja për t’ju kujtuar se politika nuk është pronë e të fortëve, por e të ndershmëve. Qeshë dëshmia se në këtë vend ka ende njerëz që nuk shiten, që nuk përkulen, që nuk dorëzohen. Sot nuk ndihem i humbur se nuk luftova për karrige, por për dinjitet dhe dinjiteti ju e dini kurrë nuk humbet”, u shprehet ai.
Brahilika thekoi se gjatë fushatës u përball me një shtet të pozicionuar kundër tij, por nënvizoi se kishte në krah njerëzit e ndershëm, që për të përbën fitoren më të madhe.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen e të mos humbasin shpresën.
“Unë besoj se dita do të vijë. Dita kur nuk do të ketë më frikë, kur fëmijët tanë do të rriten me dinjitet, kur politika do të jetë shërbim, përulje dhe jo nënshtrim e biznes. Shqipëria nuk do të bëhet kurrë e bukur, nëse njerëzit e ndershëm dorëzohen”. -

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar ndaj premtimeve të ripërsëritura të Edi Ramës për “vitin e pensionistëve” dhe rritjen e paralajmëruar të pensioneve në buxhetin e ri të shtetit.
Tabaku ka ironizuar premtimet e përsëritura prej 13 vitesh të Ramës dhe i cilëson si një tallje me të moshuarit shqiptarë.
“Sipas Kryeministrit, pensionet do të rriten me 1,800 lekë në qytet dhe 600 lekë në fshat. Kjo do të thotë vetëm 60 lekë në ditë, një kafe në qytet apo 20 lekë në fshat. Çfarë mund të bëjë një pensionist me një kafe më shumë në ditë?”, shprehet Tabaku.
Tabaku thekson se pensionistët janë ndër shtresat më të goditura nga kriza ekonomike dhe inflacioni, me çmime të rritura me 30 deri në 60 për qind për produktet bazë të jetesës, barnat dhe shpenzimet e përditshme.
“Pas gjithë këtyre rritjeve, qeveria ofron një lëmoshë, jo një zgjidhje. Pensionet sot janë lëmoshë, jo politikë sociale. Shqipëria ka nevojë për një skemë të re, të qëndrueshme dhe me dinjitet për të moshuarit e saj,” shton ajo.
Më tej, ajo thekson se reforma e pensioneve duhet të marrë në konsideratë shpopullimin, emigracionin dhe plakjen e popullsisë, duke e trajtuar çdo qytetar me dinjitet dhe jo me fjalë boshe.
“Qeveria mund të shpërndajë kafe falas, por nuk mund të blejë dinjitetin e pensionistëve”, përfundoi Tabaku. -

‘Viti i pensionistëve’? Tabaku: Një kafe në ditë nuk mjafton për dinjitet
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj premtimeve të Kryeministrit për “vitin e pensionistëve” dhe rritjen e paralajmëruar të pensioneve në buxhetin e ri të shtetit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ironizon premtimet e përsëritura prej 13 vitesh dhe i cilëson si një tallje me të moshuarit shqiptarë.
“Sipas Kryeministrit, pensionet do të rriten me 1,800 lekë në qytet dhe 600 lekë në fshat. Kjo do të thotë vetëm 60 lekë në ditë, një kafe në qytet apo 20 lekë në fshat. Çfarë mund të bëjë një pensionist me një kafe më shumë në ditë?”, shprehet Tabaku.
Ajo kujton se pensionistët janë ndër shtresat më të goditura nga kriza ekonomike dhe inflacioni, me çmime të rritura me 30 deri në 60 për qind për produktet bazë të jetesës, barnat dhe shpenzimet e përditshme.
“Pas gjithë këtyre rritjeve, qeveria ofron një lëmoshë, jo një zgjidhje. Pensionet sot janë lëmoshë, jo politikë sociale. Shqipëria ka nevojë për një skemë të re, të qëndrueshme dhe me dinjitet për të moshuarit e saj,” shton ajo.
Tabaku thekson se reforma e pensioneve duhet të marrë në konsideratë shpopullimin, emigracionin dhe plakjen e popullsisë, duke e trajtuar çdo qytetar me dinjitet dhe jo me fjalë boshe.
“Qeveria mund të shpërndajë kafe falas, por nuk mund të blejë dinjitetin e pensionistëve.” përfundoi Tabaku
-

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 39%. Kurti: Zgjedhjet lokale u zhvilluan me dinjitet dhe përgjegjësi
Kryeministri në detyrë i Kosovës njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se procesi zgjedhor u zhvillua me dinjitet dhe përgjegjësi.
Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e partisë së tij.
“Tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për qind të qytetarëve.
Në zgjedhjet paraprake, dalja kishte qenë 43 për qind, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Radoniqi tha se në shumë prej vendvotimeve ka nisur numërimi i votave për kandidatët për kryetarë të komunave.
Pas këtij procesi do të numërohen edhe votat për asamblistët./vizionplus.tv -

“PS duhej ta zgjidhte brenda vetes “, Braçe kritikon procedurat: Edhe kur e largon dikë, duhet ta trajtosh me dinjitet
Presidenti Bajram Begaj dekretoi dje datën e zgjedhjeve në Tiranë, bashkë me zgjedhjet në disa bashki të tjera. Presidenti shpalli dekretin edhe pse Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim për pezullim të vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut.
Në një intervistë për TemA, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komentoi procedurat me të cilat u shkarkua kryebashkiaku deri tek dekreti i presidentit. Braçe tha se, pavarësisht vendimit që mund të jetë marrë për shkak të interesit të qytetarëve të Tiranës, e vetmja rrugë do të duhej të ishte respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Ka kohë ende për respektimin e këtij vendimi”, thotë Braçe, duke shpjeguar edhe problematikën e krijuar në kryeqytet për shkak të mungesës në detyrë të kryetarit të Bashkisë. Braçe beson se, para se të mbërrinte në këshillin bashkiak apo edhe më tej, çështja duhej diskutuar brenda Partisë Socialiste.“Duhet të ishte një çështje që të diskutohej brenda Partisë Socialiste, nuk ishte një çështje që duhej diskutuar me kontributin e gjithë kundërshtarëve apo armiqve – apo quajini si të doni… Në të tilla raste vlen shumë dinjiteti… ta trajtosh njeriun me dinjitet, edhe kur kërkon ta çosh para trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, edhe kur kërkon ta largosh, duhet ta trajtosh me dinjitet…” – thotë ndër të tjera Braçe.
Ndiqni në video pjesë nga intervista e deputetit socialist Erion Braçe. -

“Duhet të dorëzohemi me dinjitet para këtij fakti”, Rama batuta me studentët djem të Politeknikut: Mbështetja për gratë dhe vajzat, investimi më i vyer
Këtë të mërkurë Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kjo marrëveshje mundëson mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.
Kreu i qeverisë u bëri thirrje studenteve që të përfshihen në këtë program, teksa me humor tha se djemtë nuk duhet të dekurajohen, por duhet ta “pranojnë se vajzat dhe gratë janë më të afta”, dhe të jenë në nivelin e duhur për të qenë në krahun e tyre si bashkudhëtarë.
“Uroj që studentet që do të përfshihen në këtë program, që synon rritjen e numrit të vajzave në një fushë ku në fakt ne nuk kemi një problem të pabarazisë gjinore, dhe programi është i tillë që ne nuk kemi mundësi ta refuzojmë, por programi hyn në një kuadër ndërkombëtar, unë përsëris atë që tha ministrja: që djemtë të mos dekurajohen nga thirrja për vajzat.
Koha po e tregon që mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i vyer. Të jetë një investim që t’i motivojë burrat, sepse janë më të rehatuar.
Nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër veçse me dinjitet të dorëzohemi para këtij fakti, të bindur që nuk do t’i kalojmë por të paktën të jemi në lartësinë e të qenit bashkudhëtarë të tyre dhe t’u rrimë në krahë me dinjitet”, tha Rama mes batutash.Top Channel
-
Kryemadhi uron ditëlindjen e LSI me videon e Metës: Aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet
Monika Kryemadhi ka përcjellë një urim për 21-vjetorin e krijimit të partisë që themeloi së bashku me Ilir Metën. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur të publikojë një video-mesazh së bashku me ish-kreun e kësaj force politike, Ilir Meta, duke e shoqëruar me fjalë mirënjohjeje për rrugëtimin politik.
“21 vite nga një iniciativë e guximshme, e lirë dhe e sinqertë. Qindra e mijëra të rinj e të reja besuan dhe kontribuan për një realitet të ri dhe të vërtetë. Sfidat e panumërta, betejat e fituara edhe aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet. Urime ditëlindjen LSI-sta”, shkruan Kryemadhi. -

“Me fat që kam mësuar shumë nga ai”, Marjana Kondi në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Kolos i artit shqiptar!
Aktorja Marjana Kondi ka marrë pjesë në homazhet për regjisorin Dhimitër Anagnosti.
Ajo e quajti Anagnostin kolos të artit shqiptar, ndërsa shtoi se ‘lum ai që ikën me dinjitet’, duke iu referuar regjisorit.
Kondi shprehet se është me fat që ka mësuar nga Dhimitër Anagnosti.
“Lum ai që ikën me dinjitet. Profesor Anagnosti, kolosi i artit shqiptar. Kam qenë me fat që kam qenë mikja e tij. Gjithkush duhet të dijë një gjë që në këtë botë kur të shkosh duhet të shkosh me dinjitet. Mbaj mend korrektesën e tij, humorin e bukur që kishte. Sot duhet të vija 10 minuta përpara ashtu siç donte në set. Jam me fat, kam mësuar shumë nga ai. Ishte i mrekullueshëm. Ai do të prehet në botën e vërtetë me dinjitet.”, u shpreh Kondi.Top Channel

