Tag: dimal

  • Fiks Fare/ Tre vite dhunë, tre shkolla të ndryshuara dhe asnjë zgjidhje. 11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet, institucionet bëjnë sehir

    Fiks Fare/ Tre vite dhunë, tre shkolla të ndryshuara dhe asnjë zgjidhje. 11 vjeçari bullizohet dhe dhunohet, institucionet bëjnë sehir

    Një nënë nga Dimal ka denoncuar në emisionin Fiks Fare se djali i saj, nxënës i klasës së gjashtë në shkollën 9-vjeçare “Sali Zhuka”, është viktimë e bullizimit prej tre vitesh, pavarësisht se ka ndërruar disa shkolla në përpjekje për të gjetur një ambient më të sigurt.

    Sipas saj, bullizimi ka nisur që në klasën e tretë, kur fillimisht një mësuese e ka quajtur “budalla”, ndërsa më pas bashkëmoshatarët kanë filluar ta ofendojnë me epitete të rënda si “pederast”, “budalla”, apo “ke mamin që del rrugëve”. Nëna e djalit tregon se për situatën ka shkuar vazhdimisht në Zyrën Vendore Arsimore Dimal, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.
    Ajo rrëfen se edhe mësuesit dhe psikologia e shkollës e kanë pranuar se djali bullizohet, por situata ka vijuar pa asnjë ndërhyrje efektive. Pasi djali ka ndërruar disa shkolla, sipas nënës problemi është bërë edhe më i rëndë: “Fëmijët takohen përsëri me njëri-tjetrin dhe tanimë e njohin kudo me të njëjtat etiketime”. Në mbështetje të denoncimit, zonja ka vënë në dispozicion video ku shihet djali duke u ofenduar dhe goditur nga bashkëmoshatarët, materiale që ajo thotë se “nuk mund t’i tolerojë më, sidomos kur i përmendin nënën”.
    Zyra Vendore Arsimore Dimal fillimisht e pranon bullizimin, pastaj e mohon me shkrim.
    Gazetarët kanë pyetur edhe drejtorin e Zyrës Vendore Arsimore Dimal, i cili fillimisht ka pranuar problemin dhe ka pohuar se fëmija bullizohet. Madje, ai ka akuzuar nënën se ka “kontribuar në destabilitet” duke vendosur ta transferojë djalin në disa shkolla të ndryshme.Por, pas kërkesës zyrtare të paraqitur me email, drejtori nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Në përgjigjen me shkrim, ai nuk e njeh më bullizimin si problem, duke pohuar se situata ka ardhur për shkak të “raporteve të tensionuara të nënës me mësuesit”, çka sipas tij ka sjellë edhe ndryshimet e shpeshta të shkollës. Megjithatë, struktura e ZVA premton se rasti do të ndiqet më tej nga njësia për mbrojtjen e fëmijës, edhe pse deri tani familja thotë se nuk ka marrë asnjë masë konkrete.

    Top Channel

  • Prodhimet shkuan në lumë, banorët: Miliona lekë humbje

    Prodhimet shkuan në lumë, banorët: Miliona lekë humbje

    Në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, por edhe në lagjen “Dafinat” të bashkisë Dimal, dhjetëra familje vijojnë ende pastrimin e banesave dhe serave nga përmbytjet, ndërsa jashtë shtëpive janë hedhur mobilje, pajisje shtëpiake dhe dhoma gjumi të nxjerra nga balta.
    Banorët tregojnë se serat u përmbytën tërësisht, duke shkatërruar të gjithë prodhimin e specit dhe trangullit. Dëmet janë kolosale për ekonominë bujqësore. ”Uji arriti mbi një metër. Serat u mbuluan të gjitha dhe prodhimi u shkatërrua i gjithi. Na është bërë dëm rreth 5 milion lekë për çdo serë. Do na duhen 2-3 muaj vetëm të thahen serat që të mund të mbjellim sërish. Uji na mori pulat, gjelat e detit, foragjeret çdo gjë është nën ujë”,-shprehen banorët.
    Sipas tyre, mbyllja e kanalit të madh që përshkon zonën nga ana e bashkisë Dimal ka bërë që uji të mos ketë dalje dhe të depërtojë drejt banesave, tokave dhe serave. ”Kemi disa ditë të përmbytur. Nga bashkia nuk ka ardhur askush, as të na shohë, as të përllogarisë dëmet. Jemi të rrënuar ekonomikisht”,-thonë banorët, të cilët i bëjnë apel shtetit për ndihmë të menjëhershme.

  • Moti i keq në vend, policia shpëton pesë persona nga përmbytjet në Dimal, mes tyre gruaja 100-vjeçare

    Moti i keq në vend, policia shpëton pesë persona nga përmbytjet në Dimal, mes tyre gruaja 100-vjeçare

    Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, policia ka shpëtuar nga përmbytjet pesë persona në Dimal.

    Policia e Beratit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëherë në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, duke evakuuar 5 persona, mes tyre e moshuara 100-vjeçare.
    Shërbimet e Policisë në Devoll iu shkuan në ndihmë banorëve të fshatit Progër, Bashkia Devoll, pasi si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur përmbytje.
    Prej mëngjesit, shërbimet policore të Devollit vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçareje nga fshati Progër, që është larguar nga banesa dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit.
    Ndërkohë, në të gjitha akset rrugore, Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

    Top Channel

  • Berat: Arrestohen dhe procedohen penalisht disa shtetas

    Berat: Arrestohen dhe procedohen penalisht disa shtetas

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Allambres, Dimal. Ai dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

    Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Kuçovë. Ai po hetohet në gjendje të lirë pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, duke drejtuar motomjetin pa leje, ka aksidentuar lehtë një shtetase 56-vjeçare.

    Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Berat është paraqitur shtetasja E. B., 35 vjeçe, e cila ka kallëzuar se vajza e saj 18-vjeçare është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet. Policia po punon për gjetjen e saj.

    Materialet procedurale për të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

    Berat/Arrestime dhe Procedime Penale:

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Allambres, Dimal. Ai dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

    Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. P., 45 vjeç, banues në Kuçovë. Ai po hetohet në gjendje të lirë pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, duke drejtuar motomjetin pa leje, ka aksidentuar lehtë një shtetase 56-vjeçare.

    Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Berat është paraqitur shtetasja E. B., 35 vjeçe, e cila ka kallëzuar se vajza e saj 18-vjeçare është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet. Policia po punon për gjetjen e saj.

    Materialet procedurale për të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

  • Dimal Basha, nga student në New York, në kryetar të Kuvendit të Kosovës

    Dimal Basha, nga student në New York, në kryetar të Kuvendit të Kosovës

    Një polemikë e papritur për Dimal Bashën……!!!Vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, një punim akademik i vjetër, ku ai figuron si bashkautor, ndezi reagime të forta në skenën politike të Kosovës.Në qendër të debatit është një libër i shkruar dy dekada më parë, ku pretendohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u financua jo vetëm nga diaspora shqiptare, por edhe nga burime të paligjshme, si trafikantë droge. Kjo deklaratë nxiti kritika të ashpra, duke e vendosur Bashën në një situatë të vështirë, ndoshta të papritur për të, në arenën e ashpër të politikës shqiptare.Basha ka mohuar me forcë çdo akuzë se ka shkruar kundër UÇK-së, duke sqaruar se kontributi i tij në libër u kufizua në një kapitull mbi islamin radikal dhe nuk përfshinte pretendimet e diskutueshme. Megjithatë, polemika ka lënë një hije mbi figurën e tij, pavarësisht nëse ai është autor i drejtpërdrejtë i atyre tezave apo jo. Por a duhet gjykuar Basha vetëm për një libër të vjetër, apo duhet t’i japim mundësinë të tregojë veten si kryetar i Kuvendit?Një fillim premtues në SHBAUnë jam ndoshta një nga gazetarët e paktë që kam pasur mundësinë të promovoj Dimal Bashën që në vitin 2009, kur ai ishte student në Kolegjin “John Jay” në New York. Atë kohë, Dimal Basha, së bashku me Marko Kepin dhe një studente tjetër nga Tirana (emrin e së cilës nuk e mbaj mend), më kontaktuan për të kërkuar ndihmën time si gazetar. Ata më treguan se mbi 25 studentë shqiptarë në “John Jay College” kishin fituar të drejtën për të themeluar një grup parlamentar studentor në Asamblenë e Kolegjit. Kjo i lejonte të zgjidhnin një kandidat për president të studentëve dhe të vendosnin flamurin e Shqipërisë në korridorin e flamujve të kolegjit, krahas flamujve të vendeve të tjera, si një sallë e vogël e OKB-së.ScreenshotI takova të tre studentët dhe dëgjova me vëmendje diskutimet e tyre, të mbushura me tone patriotike dhe politike. U sugjerova të lidheshin me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe të mësonin nga liderët e tij, si Joseph DioGuardi, ish-kongresisti republikan dhe president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes-DioGuardi. U këshillova të ftonin DioGuardin dhe figura të tjera të rëndësishme në festën e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, për të nderuar kontributet e tyre dhe për të forcuar lidhjet me diasporën.Kështu ndodhi. Studentët organizuan një aktivitet të suksesshëm, ku nderuan DioGuardin, figura të tjera të kolegjit dhe, me surprizë, edhe mua, duke më shpallur anëtar nderi i Grupit të Studentëve Shqiptaro-Amerikanë të “John Jay College”.Kontributi i Dimal Bashës në diasporë dhe KosovëDimal Basha, bashkë me Marko Kepin dhe studentët e tjerë të Klubit Studentor Shqiptaro-Amerikan, u angazhuan në dhjetra aktivitete patriotike dhe lobuese për çështjet shqiptare. Ata organizuan festa të flamurit, seminare dhe ftesa për politikanë, kandidatë për senat dhe kongres, aktivistë, artistë dhe avokatë të çështjes kombëtare. Dimali u dallua për lidhjen e tij të ngushtë me komunitetin shqiptaro-amerikan. Më pas, ai shërbeu në zyrën e kongresistit demokrat Eliot Engel dhe si analist në Gjykatën Federale, duke treguar një formim të fortë profesional dhe patriotik.Pas kthimit në Kosovë, Basha u zgjodh deputet dhe tani kryetar i Kuvendit të Kosovës, një pozicion që e vendos atë në krye të një institucioni kyç të shtetit. Përkundër polemikave për punimin e vjetër akademik, niveli i tij arsimor, formimi patriotik dhe kontributet e tij në SHBA dhe Kosovë janë të pamohueshme.Ka gabuar apo jo Dimal Basha si politikan?Nuk mund të gjykoj plotësisht aktivitetin e Dimal Bashës në Kosovë, pasi nuk e kam ndjekur me hollësi pas kthimit të tij atje. Polemika për librin mund të jetë një gabim i paqëllimshëm nga e kaluara, por nuk përcakton aftësitë e tij si politikan. Si kryetar i Kuvendit, ai ka mundësinë të tregojë vlerën e tij përmes punës, jo vetëm përmes debatit për një libër të vjetër. Amerikanët thonë: “You never know!” (Kurrë nuk i dihet!), ndërsa ne shqiptarët themi: “Mos i shiko gunën, por shiko punën!”.Unë besoj se diaspora shqiptare në SHBA është krenare për të rinjtë si Dimal Basha, të cilët u arsimuan në Amerikë dhe tani japin kontributin e tyre për Kosovën, Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Zgjedhja e tij si kryetar i Kuvendit është një arritje që meriton mbështetje dhe një shans për të treguar aftësitë e tij. Le ta lëmë të bëjë punën dhe të vlerësojmë rezultatet e tij në të ardhmen 

  • Kurti përplaset me veteranët e UÇK-së! Shkak, kërkesa për shkarkimin e Dimal Bashës-

    Kurti përplaset me veteranët e UÇK-së! Shkak, kërkesa për shkarkimin e Dimal Bashës-

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij nga Prokuroria.
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, Guca, theksoi se kryeparlamentari Basha nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për atë që ka shkruar vetë nëpërmjet një deklarate.
    Veteranët e UÇK-së po ashtu u kanë dërguar një kërkesë krerëve të grupeve parlamentare të subjekteve politike dhe të gjithë deputetëve, ku kërkohet shkarkimi i kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Bashës.
    Ndaj këtyre qëndrimeve ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili e ka mbrojtur Bashën, duke akuzuar qeveritë e mëparshme.
    “Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë, nuk i kemi nga një deformim e keqinterpretim një artikulli me bashkautorësi, ku ky nuk është autori i atij kapitulli të para më shumë se një dekadë. Problemet kanë lindur kur është nënshkruar “Zajednica” në vitin 2013, kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri, po ashtu në vitin 2013, kur është votuar Gjykata Speciale në 2015, kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin, dhe kur janë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe dhe pazaret për ndarjen e Kosovës, e jo tek ky artikull ku manipulohet kreu i Kuvendit, i cili nuk ka fare autorësi,” shtoi Kurti.
    I sapozgjedhuri si kryetar i Parlamentit, Dimal Basha, së bashku me një studiuese nga Maqedonia e Veriut, është autor në punimin akademik ku UÇK-ja përmendet, duke thënë se u financua jo vetëm nga diaspora, por edhe nga trafikantë droge që dërgonin para dhe njerëz për të luftuar. Vetë Basha mohon se ka shkruar ndonjëherë kundër UÇK-së, duke theksuar se kontributi i tij u kufizua vetëm në një kapitull për islamin radikal.

  • Dimal Basha sqaron hulumtimin për UÇK-së: Luftën e kam të shenjtë, distancohem nga ata që shkruajnë kundër saj

    Dimal Basha sqaron hulumtimin për UÇK-së: Luftën e kam të shenjtë, distancohem nga ata që shkruajnë kundër saj

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, reagoi të enjten për raportimet mediatike dhe reagimet në vend në lidhje me një punim të vitit 2012, ku ka qenë bashkautor.
    Ndërsa mediet raportuan se në punimin me titull “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, shkruhet se “fondet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”, kreu i organit ligjvënës shpjegoi se në punim ka kontribuar me një hulumtim për çështjen e depërtimit të islamit fundamentalist në Evropën Juglindore dhe në asnjë vend nuk ka përmendur UÇK-në.
    “Unë në vitin 2012, kohë kur kam qenë student, sikurse plot studentë të tjerë kemi dorëzuar hulumtime për publikim. Unë asokohe kam bërë hulumtim për çështjen e depërtimit të islamit fundamentalist në Europën Juglindore, por që gjithmonë ka pasur në fokus Kosovën. Unë kam dërguar hulumtimin që lidhet vetëm me këtë temë dhe këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë. Sa për dijeni, edhe tema ime e diplomës për Masterin, e publikuar në vitin 2013, gjithashtu mbulon vetëm këtë pjesë. Në asnjë fjali të vetme aty nuk e gjeni fjalën UÇK apo çkado tjetër,” deklaroi z. Basha.
    Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kreu i Kuvendit e cilësoi si të shenjtë dhe u distancua nga të gjithë ata që në punim shkruan kundër kësaj vlere.
    “Kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë. Kjo nuk do koment, se sigurisht distancohem nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere,” shtoi kryeparlamentari.
    Ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, me një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se pavarësisht që partia e tij u detyrua të votonte pro Bashës për të mbajtur zotimin për dhënien fund ngërçit në Kuvend, ngjarja e fundit dëshmon se Dimal Basha nuk duhet të ishte në krye të Kuvendit, ndërsa akuzoi kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se ky i fundit dhe ata që e ndjekin, mënyrë jetese kanë demonizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Arrestohen motër e vëlla në Dimal, binjakët “furnizonin” qytetin me kokainë

    Arrestohen motër e vëlla në Dimal, binjakët “furnizonin” qytetin me kokainë

    Dy 21-vjeçarë, motër e vëlla janë arrestuar nga policia e Beratit pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë në qytetin e Dimalit.
    Binjakëve, të dy me inicialet F.T. ju janë sekuestruar peshore, shuma parash, kokainë e ndarë në doza dhe 1 celular e një automjet.
    “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza kokaine në këtë qytet. Gjatë kontrollit në automjetin që përdornin këta shtetas dhe kontrollit në banesën e tyre, u gjetën doza Kokaine, 1 peshore elektronike, shuma parash dhe 1 celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, njofton policia.

  • Sende të paligjshme/ Pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës, arrestohen në Dimal motër dhe vëlla

    Sende të paligjshme/ Pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës, arrestohen në Dimal motër dhe vëlla

    Vëlla dhe motër kapen në shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Beratit. Policia vendore bëri sot me dije se ka finalizuar operacionin e koduar “Dimal 2”, duke vënë në pranga 2 anëtarët e familjes, ndërsa sekuestroi një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, 1 peshore elektronike, shuma parash, 1 automjet dhe 1 celular.
    Të arrestuarit janë Françesko dhe Françeska Topi, të dy 21-vjeçarë.
    “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Dimal 2”. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit F. T., 21 vjeç dhe F. T., 21 vjeçe, vëlla e motër, të dy banues në qytetin e Dimalit, pasi dyshohet se shitnin doza kokaine në këtë qytet”, bëri me dije policia vendore.
    Sendet e paligjshme u gjetën gjatë kontrollit në automjetin që ata përdornin për shpërndarjen e drogës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.