Tag: dikur

  • “Familja ime dikur ishte me PD-në”/ Performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, Noizy: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin

    “Familja ime dikur ishte me PD-në”/ Performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, Noizy: Nuk shoh programet e partive, vetëm Rama ma mbush syrin

    Reperi Noizy, i cili performoi këngën e zyrtare të fushatës së PS, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se vota e tij do të shkojë për këtë forcë politike.
    Postimi i Noizyt:
    “Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.
    Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë.
    Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.
    Këta dy të rinjtë që dolën në protestë përballë bashkisë, ja nisën duke u kopur me grushta mes vete nuk u habita, të them të drejtën. E sa i përket këtyre të tjerëve, as që bëhet fjalë. Sepse unë dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim.
    Nuk e kemi luksin të rrimë në vend, e lëre më të shkojmë mbrapa. Kështu që, deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS.”

     

  • “Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë

    “Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës për të diskutuar për sezonin veror, që nis së shpejti.

    Teksa pohoi se turizmi në shërbimi është përmirësuar ndjeshëm, Rama tha se ka ende shumë për të bërë.
    “Dikur, hoteleve u vendosnin emrat e çunit, gocës dhe vjehrrës. Kjo që kemi bërë është shumë e rëndësishme me ku ishim, por nuk mjafton me ku do të shkojmë. Jemi akoma në një moment të brishtë se nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nuk investojmë më shumë”.
    Rama kërkoi më shumë cilësi në shërbim, ndërsa tha se nuk mund të mbetet më prioritet sasia.
    “Duhet të kemi të qartë çfarë duhet të bëjë privati dhe shtetit. Privati duhet të ketë vetëm një fjalë me të cilën të zgjohet në mëngjes e të flejë në darkë: cilësi. Nuk është më koha e parave kuturu. Është koha për cilësi, jo sasi“, tha Rama.

    Top Channel

  • “Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë! Tani duhet cilësi, jo sasi

    “Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë! Tani duhet cilësi, jo sasi

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës për të diskutuar për sezonin veror, që nis së shpejti.

    Teksa pohoi se turizmi në shërbimi është përmirësuar ndjeshëm, Rama tha se ka ende shumë për të bërë.
    “Dikur, hoteleve u vendosnin emrat e çunit, gocës dhe vjehrrës. Kjo që kemi bërë është shumë e rëndësishme me ku ishim, por nuk mjafton me ku do të shkojmë. Jemi akoma në një moment të brishtë se nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nuk investojmë më shumë”.
    Rama kërkoi më shumë cilësi në shërbim, ndërsa tha se nuk mund të mbetet më prioritet sasia.
    “Duhet të kemi të qartë çfarë duhet të bëjë privati dhe shtetit. Privati duhet të ketë vetëm një fjalë me të cilën të zgjohet në mëngjes e të flejë në darkë: cilësi. Nuk është më koha e parave kuturu. Është koha për cilësi, jo sasi“, tha Rama.

    Top Channel

  • ‘Shpërthen’ sërish Balliu: Berisha i ka Çapjat në listën e sigurt të Elbasanit! Dikur i përdorte për të mbledhur firma

    ‘Shpërthen’ sërish Balliu: Berisha i ka Çapjat në listën e sigurt të Elbasanit! Dikur i përdorte për të mbledhur firma

    Ish-kandidatja e primarve ne PD ka reaguar ashper ndaj Sali Berishes dhe listave te tij ne Elbasan.
    Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Alesia Balliu shkruan:
    “Ironikisht, ajo që po ndodh në Elbasan është tragji-komedi.
    Lideri i opozitës kërcënoi nga foltorja e prezantimit të kandidatëve për deputetë në Elbasan ato që ai i quan banda, grupin e Suel Çelës!
    Ky fatkeq i përdorur nga mafia e vërtetë që është sot partia në pushtet e që ish kreu i opozitës aktuale i ka bërë qokat, nuk ka asnjë përfaqësues të fisit të vet kandidat.
    Ndërkohë, fisi Çapja, kundërshtarët e tyre, kanë një kandidate në listat e sigurta te PD .Nuk luftohet krimi duke bërë pazare me një palë dhe duke sulmuar palën tjetër, që dikur i përdore vetë, për të mbledhur firmat e foltores në 2021.
    Demokratët e vërtetë i dinë të gjitha e nuk të falin më 12 vjeçarin e kalvarit të mundimshëm, që i shërbeu pazareve e interesave okultë të individëve të veçantë në PD:”

  • Arkeologët zbulojnë një varr të lashtë egjiptian që i përkiste një mbreti misterioz

    Arkeologët zbulojnë një varr të lashtë egjiptian që i përkiste një mbreti misterioz

    Një varr i lashtë egjiptian i sapo zbuluar po hedh dritë mbi familjen mbretërore që dikur sundonte rajonin mbi 3,600 vjet më parë.
    Arkeologët zbuluan varrimin prej guri gëlqeror, i cili ka shumë dhoma dhe një hyrje të zbukuruar. Por se kujt i përkiste ky varr luksoz mbetet një mister. Grabitësit e varreve kanë dëmtuar tekstin hieroglifik të pikturuar në hyrje, duke e lënë emrin të palexueshëm.
    Varri mbresëlënës nuk përmbante mbetje skeletore që mund të ndihmonin në identifikimin e pronarit të tij. Megjithatë, studiuesit që bënë zbulimin besojnë se ka të ngjarë të jetë vendi i prehjes së një mbreti që sundoi Egjiptin e sipërm gjatë periudhës së dytë të ndërmjetme midis 1640 dhe 1540 para Krishtit si pjesë e dinastisë Abydos, një nga dinastitë më pak të kuptuara të Egjiptit të lashtë. Mbreti misterioz mund të jetë një nga disa që mungojnë në të dhënat tradicionale të monarkëve që dikur sunduan rajonin. Varri i sapo gjetur është i ngjashëm në arkitekturë dhe dekorim, por është shumë më i madh se ai i Seneb-Kay – ndarja kryesore e kriptës me tre dhoma është rreth 1.9 metra e gjerë dhe 6 metra e gjatë. Për shkak se varri u ndërtua në një pjesë të nekropolit që studiuesit besojnë se u krijua më herët në kohë, ata mendojnë se mbreti i pasur i varrosur atje ka të ngjarë të ketë qenë një paraardhës i Seneb-Kay.
    Shkencëtarët dyshojnë se varri mund t’i përkiste mbretit Senaiib ose mbretit Paentjeni, dy monarkë të përfaqësuar në të dhënat e rralla arkeologjike të dinastisë që ekziston si pjesë e një monumenti të dedikuar në Abydos.
    Varri ka ende dy imazhe të pikturuara të perëndeshave Isis dhe Nephthys, të cilat zakonisht përshkruheshin në ritet e varrimit sikur të ishin duke vajtuar të ndjerin.
    Studiuesit planifikojnë të hetojnë rreth 10,000 metra katrorë më shumë nga terreni i shkretëtirës së zonës në një përpjekje për të zbuluar varre shtesë.
    Mbretërit e dinastisë Abydos si Seneb-Kay janë unikë sepse nuk shfaqen në listat e mbretërve që dikur mbaheshin nga egjiptianët e lashtë.

  • VIDEO – “Dikur kishim flokë, tani s’kemi më”, Rama batuta me patronazhistët gjatë “kontrollit të gatishmërisë”

    VIDEO – “Dikur kishim flokë, tani s’kemi më”, Rama batuta me patronazhistët gjatë “kontrollit të gatishmërisë”

    “Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, kështu shkruan Rama më dixhiturën e videos së postuar në Facebook, gjatë takimit me strukturën e PS në njësinë 11 në kryeqytet.
    Edi Rama ka biseduar me anëtarët duke i pyetur sesi vijojnë përgatitjet dhe puna, e pa lënë pas dhe batutat me ta.
    “Dikur ishim me flokë të zeza, tani shiko si jeni bërë, jeni thinjur. Të paktën ju keni flokë, unë s’kam fare”, tha Rama me humor.
    

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Në listën e sigurt si besnik i Berishës? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i tij, Dash Sulën do e vendosja në…

    Në listën e sigurt si besnik i Berishës? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i tij, Dash Sulën do e vendosja në…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë një interviste në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.
    Korreshi theksoi se vendosja e tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së. “Unë kam qenë kundërshtar dikur i zotit Berisha, por jam besnik i PD-së. Ndihem i vlerësuar për punën që kam bërë dhe më është njohur ky kontribut,” u shpreh ai.
    Gjithashtu, ai komentoi edhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, duke theksuar se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.
    “Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.