Tag: dikur

  • Sot, Gert Bogdani do të festonte 45-vjetorin! Dikur festë, sot trishtim, emocionon Edlira Çepani

    Sot, Gert Bogdani do të festonte 45-vjetorin! Dikur festë, sot trishtim, emocionon Edlira Çepani

    Politikani Gert Bogdani do të festonte sot ditëlindjen e tij te 45-të dhe në këtë ditë Edlira Çepani nuk mund të qëndronte pa shkruajtur disa rreshta për dashurinë e saj të jetës, babain e dy engjëjve të saj, shokun dhe njeriun ku shtrinte kokën kurdo herë dhe sa herë që ndihej e pambrojtur.
    Në llogarinë e saj në “Instagram”, Edlira ka postuar në foto krah Gertit duke e falenderuar atë që erdhi në jetën e saj dhe përgjatë këtyre viteve e bëri akoma dhe më të bukur.

    Ndërkohë që këtë ditë që dikur ishte festë në familjen e tyre të vogël, ajo e ka “shfrytëzuar” për t’u përcjellë një mesazh të gjithë atyre që i kanë pranë ende njerëzit e tyre të zemrës.
    “Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë. Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave”, shkruan ajo.
    Gerti Bogdani, politikani i denjë, “tironsi” i mirë, babai shembullor i Ajrës dhe Reinartit u nda nga jeta papritur më 18 shtator të vitit të kaluar, në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, teksa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim.
    Fatkeqësisht, ai pësoi një goditje të papritur në zemër. Ndonëse u largua me shpejtësi në spital, mjekët nuk arritën që ta shpëtonin. Gerti Bogdani la pas bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijë të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin.

  • Spahiu: Dikur njoha një ministër që nuk përdorte kompjuterin, internetin dhe s‘kishte e-mail

    Spahiu: Dikur njoha një ministër që nuk përdorte kompjuterin, internetin dhe s‘kishte e-mail

    ‘Unë dikur njoha një ministër që nuk as përdorte kompjuterin, as internetin dhe s‘kishte as email. Pra janë disa element të rëndësishëm që edhe pse personi ka master dhe eksperience punë mund të jetë i sëmurë psiqik. Unë kam pasur eksperiencë që ka pasur gjyqtarë që kanë qenë nga ana studimore më të përgatitur, por kanë shfaqur probleme psiqike. Ashtu si kontrolli fizik duhet edhe ai psiqik. Janë pozicione delikate këto sepse profili i BKH do përballet me presione të mëdha dhe mund të jenë deri në kanosje me jetë dhe është punë me stres që shpesh herë nuk mund të përballohet nga shëndeti mendor. Ata thonë kontroll shëndetësor pse nuk fusin edhe analizën e drogës sepse është përhapur shumë, dhe mendoj se janë disa profesione që duhet të bëjnë testin e drogës’, tha ai.

  • Dikur thoshte se vrasja e migrantëve është në rregull – tash emërohet ministër i migracionit

    Dikur thoshte se vrasja e migrantëve është në rregull – tash emërohet ministër i migracionit

    Thanos Plevris, një ligjvënës i ekstremit të djathtë i njohur për komentet e tij rreth Auschwitz dhe vrasjes së migrantëve, është emëruar ministër i ri i migracionit, pasi Qeveria në Athinë njoftoi riorganizimin e kabinetit pas një vale dorëheqjesh për shkak të një mashtrimi masiv me fondet e bujqësisë së Bashkimit Evropian.

    Ai pason Makis Voridis, zyrtarin më të shquar që dha dorëheqjen të premten pasi një prokuror evropian lidhi ministrat grekë me një mashtrim shumëmilionësh që përfshinte fondet e bujqësisë, raporton Politico.

    Plevris, i cili më parë shërbeu si ministër i Shëndetësisë, dikur argumentoi në gjykatë se thirrja për rihapjen e Auschwitz nuk ishte nxitje për urrejtje, dhe më parë sugjeroi që migrantët duhet të qëllohen në kufirin me Turqinë.

    Plevris, i cili iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga partia Demokracia e Re nga një grup politik ultra-fetar dhe nacionalist, mbështetësit e të cilit shpesh kanë dënuar masat dhe vaksinat kundërCOVID, ishte përgjegjës për punën e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë pandemisë dhe krizës së refugjatëve.

    Katër vjet më parë, Plevris u detyrua të kërkonte falje për deklaratat që bëri në gjykatë si avokat mbrojtës për babanë e tij, një mohues i Holokaustit.

    “Nuk kam dashur kurrë të ofendoj popullin hebre dhe kërkoj falje nëse e kam bërë,” tha Plevris.

    Ai u përball menjëherë me kritika të mëtejshme për deklaratat në të cilat ai dukej se mbështeste një thirrje që rojet kufitare të qëllonin migrantët që përpiqeshin të kalonin kufirin me Turqinë.

    Nuk ka roje, “nëse nuk ka të vdekur”, tha ai në një paraqitje televizive në vitin 2013, e disponueshme në YouTube.

    Në të njëjtën paraqitje televizive, ai argumentoi gjithashtu se të gjithë migrantëve duhet t’u mohohet qasja në shërbimet themelore shëndetësore dhe arsimore, madje duke sugjeruar që atyre t’u mohohet ushqimi derisa të largohen nga vendi.

    Aktivistët e shoqërisë civile argumentuan se ishte krejtësisht e papërshtatshme të emërohej një ministër fjalë për fjalë përgjegjës për shëndetin dhe sigurinë e migrantëve në një post të tillë.

  • Pse apendiksi është shumë më i rëndësishëm se sa mendonim dikur

    Pse apendiksi është shumë më i rëndësishëm se sa mendonim dikur

    Mund të keni dëgjuar se astronautëve u hiqet apendiksi përpara se të nisen nga Toka. Thuhet se mund të jetosh pa këtë organ sepse nuk ka ndonjë funksion, por sa e vërtetë është kjo?

    Së pari, ta lokalizojmë: apendiksi është një qese e vogël në formë gishti, që ndodhet aty ku zorra e hollë bashkohet me zorrën e trashë. Inflamacioni dhe infeksioni i apendiksit, i njohur si apendicit, mund të çojë në shpërthimin e organit dhe më pas në infeksion të përhapur (peritonit). Nëse nuk trajtohet, mund të bëhet kërcënues për jetën.

    Në disa misione afatgjata në zona të largëta dhe të izoluara, si në Antarktidë apo në hapësirë, pjesëmarrësit dikur kërkoheshin të bënin operacion për heqjen e apendiksit (apendektomi) përpara nisjes. Kjo justifikohej nga mungesa e qasjes në qendra mjekësore dhe vështirësia për t’i evakuuar në rast urgjence shëndetësore.

    Heqja e apendiksit përpara nisjes eliminonte çdo rrezik për apendicit dhe ndërlikimet që vijnë me të gjatë misionit, duke ndihmuar kështu në garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së pjesëmarrësve. Në pamje të parë, kjo nuk kishte pasoja negative, por sot e dimë se nuk është kështu.

    Një organ rudimentar

    Për paraardhësit tanë, apendiksi me gjasë ka evoluar për t’i ndihmuar në tretjen e një diete të pasur me perime të papërpunuara dhe celulozë, siç ndodh ende tek shumë gjitarë barngrënës. Mijëra vjet më parë, ai funksiononte si një zgjatim i cekumit, i përfshirë në tretjen bakteriale të materialeve bimore fibrozë.

    Me kalimin e kohës, dieta e njeriut u diversifikua, duke u pasuruar me proteina shtazore dhe ushqime të ziera apo të fermentuara, që janë më lehtësisht të tretshme. Si rrjedhojë, nuk kishte më nevojë për një cekum të madh dhe një apendiks funksional për të tretur celulozën. Për këtë arsye, apendiksi u zvogëlua dhe humbi funksionin e tij tretës. Prej kohësh ai është konsideruar një organ rudimentar, pjesë e trupit që dikur kishte funksion, por që sot nuk na nevojitet më.

    Megjithatë, ndonëse nuk kryen më funksionin e tij të dikurshëm, sot e dimë se apendiksi ka zhvilluar funksione të reja thelbësore për shëndetin e njeriut.

    Rregullues i mikrobiomës

    Është vërtetuar se apendiksi është një përbërës i rëndësishëm i sistemit imunitar, sidomos në vitet e para të jetës. Ai vepron si një organ limfoid i ngjashëm me pllakat e Peyer-it në zorrë, duke ndihmuar në maturimin e limfociteve B (një lloj qelize e bardhë gjaku) dhe prodhimin e antitrupave (imunoglobulina A), të cilat janë të domosdoshme për kontrollimin e dendësisë dhe cilësisë së mikrobiotës intestinale.

    Për më tepër, vetë apendiksi përmban një mikrobiotë shumë të larmishme, me baktere si Firmicutes, Proteobacteria, Bacteroidetes, Actinobacteria dhe Fusobacteria. Kjo shumëllojshmëri është e ndryshme nga ajo që gjendet në pjesët e tjera të traktit tretës, gjë që sugjeron një rol të specializuar.

    Heqja e apendiksit është lidhur me një rënie të diversitetit të baktereve në zorrë. Njerëzit që kanë bërë apendektomi tregojnë një ulje të baktereve të dobishme që prodhojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, si Roseburia, Barnesiella, Butyricicoccus, Odoribacter dhe Butyricimonas. Kjo ulje e larmisë mikrobiale mund të çojë në disbiozë intestinale dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve të ndryshme.

    Apendektomia është lidhur gjithashtu me një rritje të diversitetit të kërpudhave në zorrë. Ky ndryshim në ekosistemin mikrobial sugjeron se apendiksi mund të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit mes popullatave bakteriale dhe kërpudhore, duke vepruar si një rezervuar i mikrobiotës së zakonshme të zorrëve që ripopullon kolonin pas ekspozimit ndaj patogjenëve apo trajtimit me antibiotikë.

    Apendiksi mund të ketë gjithashtu rol mbrojtës kundër patogjenëve që pushtojnë sistemin tretës. Kjo do të shpjegonte pse heqja kirurgjikale e apendiksit është lidhur me një prognozë më të keqe për infeksionet e përsëritura nga Clostridioides difficile, si dhe me rrezik më të lartë për sëmundje inflamatore të zorrëve dhe kolit ulçeroz.

    Madje mund të ketë lidhje edhe me rritjen e rasteve të sëmundjeve të tjera si sëmundjet e zemrës dhe Parkinsoni. Roli i apendiksit në ruajtjen e diversitetit mikrobial duket të jetë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm.

    Po me astronautët?

    Edhe pse heqja e apendiksit dikur ishte një procedurë rutine, tani nuk mund të injorojmë rreziqet e mundshme.

    Së pari, ekzistojnë rreziqet e zakonshme të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, infeksionet pas operacionit janë gjithmonë të mundshme dhe apendektomia nuk bën përjashtim. Hemorragjia është një ndërlikim tjetër i mundshëm gjatë ose pas operacionit, dhe në raste të rralla, mund të nevojiten transfuzione gjaku. Për më tepër, apendektomia zakonisht kryhet nën anestezi të përgjithshme, e cila sjell rreziqe shtesë.

    Por siç pamë, apendiksi ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e mikrobiomës së zorrëve, duke ndikuar në larminë e saj. Për këtë arsye, heqja e tij si masë parandaluese nuk rekomandohet më për astronautët. NASA është e vetëdijshme se rreziqet e mundshme që vijnë nga një ndërhyrje e tillë i tejkalojnë përfitimet, dhe preferon të përqendrohet në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të astronautëve, duke ofruar mbështetje të nevojshme mjekësore gjatë misioneve në hapësirë. / The Conversation – Syri.net

     

  • Deklarata e fortë e ministrit italian: NATO nuk ka më arsye për të ekzistuar

    Deklarata e fortë e ministrit italian: NATO nuk ka më arsye për të ekzistuar

    Gjatë fjalimit të tij në një konferencë që po zhvillohej në Padova, ministri italian tha gjithashtu se “dikur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ishin pika qendrore e referencës, ndërsa tani janë të gjithë të tjerët me të cilët duhet të krijohet një marrëdhënie”.
    Crosetto theksoi se NATO duhet të pësojë një ndryshim të thellë, të fillojë një dialog me Jugun Global, në mënyrë që të garantojë paqen dhe mbrojtjen e ndërsjellë. “Përndryshe, nuk do të jemi në gjendje të krijojmë siguri, me rregulla që vlejnë për të gjithë”, shtoi ai.
    “Shpesh flasim sikur ende jetojmë në një epokë që ka kaluar tre dekada më parë. Në realitet, megjithatë, gjithçka ka ndryshuar. Disa njerëz flasin për Evropën sikur ajo ka rëndësi për diçka. 
    Dikur, ndoshta, mund të kishte rëndësi, nëse do të fitonte një rol politik, të cilin nuk e kishte fituar. Nëse do të fitonte një politikë të jashtme dhe mbrojtje. Megjithatë, koha e saj ka kaluar dhe e them këtë me keqardhje“, tha ai.
    Më tej ai shton “Bota ka ndryshuar. Dhe OKB-ja, në pjesën tjetër të botës, ka rëndësi aq sa Evropa. Asgjë, domethënë, më pak se një grup kombëtar, më pak se India dhe Izraeli”.
    Crosetto e mbylli duke thënë se deri më tani Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërkuar të përdorin bazat e tyre të vendosura në Itali për operacione që lidhen me zhvillimet në Lindjen e Mesme.

  • VIDEO / Dikur tallte Joe Biden, shkallët e avionit rrëzojnë dhe Trumpin

    VIDEO / Dikur tallte Joe Biden, shkallët e avionit rrëzojnë dhe Trumpin

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shpëtuar pa lëndime në një incident mbrëmjen e kaluar, teksa ngjitej në shkallët e avionit presidencial Air Force One.
    Lideri i Shtëpisë së Bardhë është penguar mes shkallëve dhe për pak u rrëzua mbi to, një pamje që paraardhësi i tij Joe Biden e ofronte herë pas herë duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij shëndetësore.
    Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, me komentuesit që nuk lanë pa përmendur shprehjen e famshme se kjo është karma.

  • Shiste kokainë në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari! Dikur i arrestuar për pengmarrje

    Shiste kokainë në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari! Dikur i arrestuar për pengmarrje

    Ky që shihni në këtë foto është Lalush Gecaj, 25 vjeç.

    Dikur e kishte provuar izolimin kur kishte mbajtur peng një mikun e tij ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte u arrestua pasi u kap duke shpërndarë kokainë në Kamëz.  Forcat e komisariatit nr 5 në tiranë kishin rënë në gjurmë të tij dhe e kapën në flagrancë duke shpërndarë drogë.
    Aktiviteti i tij ishte i fokusuar në zonën e Kamzës dhe të Valiasit ku tregtonte bar kafet më të frekuentuara si edhe ambientet me të rinj ku kishte ndërtuar një rrjet blerësish.
    25 vjeçari jetonte në Durrës por çdo dite vinte në Kamëz ku kishte krijuar tregun e tij të kokainës.  Pas arrestimit policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij ku sekuestroi në cilësinë e provës materiale qese plastike me kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.
    Përdorimi i drogës, sidomos nga të rinjtë, është kthyer në një problem serioz social. Në Tiranë, disa zona konsiderohen me risk të lartë edhe nga vetë policia.
    Droga që konsumohet më së shumti në kryeqytet rezulton të jetë kokainë dhe zonat më problematike edhe për vetë policinë janë Tirana e Re, Ish-Blloku, Lapraka dhe Kamza.

    Top Channel

  • Ramës nuk ka kush t’i shkruaj

    Ramës nuk ka kush t’i shkruaj

    Ramës nuk ka kush t’i shkruajNga Luçiano Boçi/

    Koloneli-personazh i Gabriel Garcia Markezit pret çdo ditë një letër që nuk vjen kurrë – një premtim, një pension, një shenjë që i tregon se ai nuk është harruar.

    Por çdo ditë që kalon, heshtja bëhet më e rëndë se fjalët. Dhe pas pak, koloneli kupton se nuk ka më askënd që t’i shkruajë.

    Sot, kjo frazë tingëllon frikshëm aktuale në politikën shqiptare. Pas zgjedhjeve, ndërsa ambasada e SHBA zgjodhi të përshëndesë vetëm popullin shqiptar, la jashtë urimit pikërisht atë që dikur ishte “koloneli” i raporteve të ngushta me ndërkombëtarët: Edi Ramën

    Në vend të një përgëzimi të zakonshëm për “suksesin e procesit”, kemi një deklaratë të thatë, pa përmendur emra, pa vlerësime për qeverinë, dhe mbi të gjitha, pa vulën e atij “partneriteti strategjik” që dikur përdorej si stoli.

    Një heshtje që në diplomaci është gjithçka, përveçse jo e rastësishme.

    Në vend të një urimi për “fituesin” tradicional, deklarata ishte një mesazh i thatë, teknik, i adresuar qytetarëve – jo përfaqësuesve të tyre.

    Dhe në një vend ku politika është e etur për legjitimim ndërkombëtar, ky është një sinjal i ftohtë dhe i qartë: ka diçka të madhe që nuk shkon.

    Pra Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë më. Sepse edhe diplomacia, sado e butë në fjalë, ka mënyrat e saj për të tërhequr vëmendjen.

    Dhe kur ajo zgjedh heshtjen në vend të urimit, do të thotë që diçka është konsumuar – qoftë besimi, qoftë kredibiliteti, qoftë durimi.

    Ky nuk është më ai Edi Rama i vitit 2013 që pritej si “shpëtimtar i reformave”.

    Sot është një kryeministër që për herë të parë pas zgjedhjeve nuk merr as letër, as përgëzim, as ftesë për bashkëpunim. Dhe kjo heshtje është më tronditëse se çdo kritikë.

    Shqipëria kërkon të ecë përpara, por pyetja që lind është: në cilin drejtim po ecën kur edhe ata që dikur të mbështetën, sot nuk të shkruajnë më?

    Rama e ka marrë qartë mesazhin me heshtjen që i shpon veshët e gjumin dhe i tronditi pushtetin e kalbur.

    KAS zhvillon nesër seancë publike për shqyrtimin e ankimimeve të PD-së për zgjedhjet në Berat, Gjirokastër dhe VlorëSterilizimi/ Gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Ilir Beqajt…Fotot me Ramën, ish e dashura e McGonigal: Ai po përpiqet të më mbyllë gojën, kam nevojë për mbështetje ligjore

  • Një makth i ri teknologjik: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer

    Një makth i ri teknologjik: Njerëzit mund të akuzohen për krime që nuk i kanë kryer

    Përfytyroni një botë ku nuk jeni të sigurt as për atë që shihni me sytë tuaj. Jo, nuk është një episod i “Black Mirror” – është realiteti ynë gjithnjë e më i afërt. Teknologjia e njohur si deepfake, e cila dikur dukej si një lodër e sofistikuar për argëtim në rrjet, po kthehet në një kërcënim serioz. Fillimisht, ajo u përdor për të imituar fytyrat e njerëzve në video të ndryshme, shpesh për qëllime të dyshimta – si për shembull në përmbajtje pornografike, ku vajza të pafajshme shfaqen pa dijeni e pa faj si protagoniste.
    Por tani rreziku ka marrë një dimension të ri. Imagjinoni një kandidat politik që, pak ditë para zgjedhjeve, “filmohet” duke thënë gjëra të papranueshme. Kur zbulohet se gjithçka ishte e fabrikuar, është tepër vonë – dëmi është bërë. E njëjta teknologji mund të përdoret edhe për të manipuluar provat në hetime penale. Një video e rreme, ku një person shihet në vendin e një krimi, mund të jetë arsye e mjaftueshme për ta çuar në burg. Avokati Jerry Buting paralajmëron: nëse nuk jemi të kujdesshëm, njerëz të pafajshëm do të mbajnë përgjegjësi për krime që kurrë nuk i kanë kryer.
    Kamerat janë kudo – nëpër rrugë, ndërtesa, madje edhe në shtëpitë tona. Por kur pamjet mund të manipulohen me lehtësi, siguria që dikur mendonim se na ofronin ato shndërrohet në frikë. Ekspertët e sigurisë dixhitale bien dakord: deepfake është një nga format më të rrezikshme të krimit kibernetik që po përhapet me shpejtësi marramendëse. Çdo ditë që kalon, bëhet më vështirë të dallosh të vërtetën nga mashtrimi.
    Ish-drejtoresha e Sigurisë së Informacionit në Shtëpinë e Bardhë, Teresa Payton, paralajmëron se kjo teknologji mund të përdoret për të krijuar konfuzion, frikë dhe destabilitet social. Ajo që deri dje dukej si trillim fantastiko-shkencor, sot është një rrezik real. Dhe nëse nuk ndërmerren hapa të mençur për ta kontrolluar, nesër mund të jetë tepër vonë.

  • Planeti Mars ka qenë dikur i banueshëm, vërtetohet prania e gazit karbonik

    Planeti Mars ka qenë dikur i banueshëm, vërtetohet prania e gazit karbonik

    Bota E Premte, 18 Prill 2025 13:20
    Marsi ka qenë dikur i banueshëm dhe tashmë kjo mbështetet në fakte. Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Kalgarit në Kanada, të cilët analizuan të dhënat e dërguara nga sonda Curiosity e agjencisë hapësinore amerikane NASA, nga disa kampionë të marrë në kraterin Gale.
    Lajmi bëhet i ditur nga revista prestigjoze amerikane Science, që njofton këtë zbulim të rëndësishëm, që në kopertinë.

    Besohet që në këtë krater, dikur të ketë patur një liqen. Nga analizat disa-vjeçare të të dhënave, shkencëtarët arritën në përfundimin se në mars ka prani karbonatesh të ndryshëm, por ajo që është më e rëndësishmja është prania e sideritit apo karbonatit të hekurit që ka në brendësi, përmbajtje të lartë të sulfatit të magnesit.
    Sipas shkencëtarëve, prania e shtresave të karbonatit tregon se në atmosferën e Marsit dikur ka patur edhe dioksid karboni ashtu si në tokë. Shtresat e karbonatit janë krijuar si pasojë e proceseve kimike të përthithjes nga uji i liqenit të kraterit Gale të dioksidit të karbonit dhe avullimet e herëpasherëshme.
    Ky cikël i karbonit është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e jetës ashtu si në tokë. Mendohet që Marsi të ketë qenë i banueshëm para 3.9 miliardë vitesh.