Tag: dikur

  • Fshatrat e Nënshkodrës po shuhen, shkollat pa nxënës dhe shtëpitë pa zëra  banorësh

    Fshatrat e Nënshkodrës po shuhen, shkollat pa nxënës dhe shtëpitë pa zëra banorësh

    Në zemrën e Nënshkodrës, aty ku dikur dëgjoheshin zërat e fëmijëve dhe trokëllimat e kafshëve në oborre, sot mbretëron heshtja. Fshati Samrish i Ri, dikur plot jetë, tani duket si një kujtim i largët, rrugë të boshatisura, shtëpi të mbyllura dhe dritare që nuk ndizen më në mbrëmje.
    Emigracioni po e zhbën çdo ditë nga pak jetën në këto zona. “Të gjithë janë larguar. Nga 500 vetë, kanë mbetur 67. Të gjithë pleq. Emigrantët na ndihmojnë nga pak, por jeta këtu ka marrë fund. Kur s’ka njerëz, s’ka jetë”, thotë një banor me zë të dridhur, ndërsa tregon shtëpitë bosh përreth.
    Shkak për ikjen, sipas banorëve, janë mungesa e punës, përmbytjet e vazhdueshme dhe mungesa e shërbimeve më bazike. “Këtu nuk panë zhvillim, nuk panë shpresë. U larguan për të jetuar, jo për të bërë turizëm”, tregon Viktor Lakaj, kryeplak i fshatit Samrish.
    Më e dhimbshme se boshatisja e shtëpive është mbyllja e shkollave. Në Samrish të Vjetër dhe Samrish të Ri, dy shkolla që dikur kishin mbi 150 nxënës, sot dyert janë mbyllur përfundimisht. “Kjo shkollë kishte 160 fëmijë, sot nuk ka asnjë. Si mund të flasim për zhvillim kur s’kemi as ujë, as drita?”, thotë me trishtim kryeplaku.
    Ai vetë pranon se së shpejti do të largohet. “Do iki te fëmijët. S’ka kush qëndron më këtu. S’ka ujë, s’ka jetë. Vetëm pleqtë e mbetur që presin një përmirësim që nuk vjen.”
    Në këto fshatra, jeta po fiket ngadalë, jo nga mungesa e dashurisë për vendin, por nga mungesa e mundësive për të jetuar me dinjitet. Banorët kërkojnë që shteti të kthejë sytë nga Nënshkodra, përndryshe shumë shpejt, edhe zëri i fundit që dëgjohet aty, do të shuhet bashkë me kujtimet.
     

  • Zhizhoviç ndërron jetë, dikur futbollist i Tiranës

    Zhizhoviç ndërron jetë, dikur futbollist i Tiranës

    Mladen Zhizhoviç, trajneri i FK Radniçki 1923 në Serbi, ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeç pasi pësoi një atak në zemër gjatë një ndeshjeje të Superligës serbe midis Mladost dhe Radniçki 1923 në Luçani.Në foton që shoqëron materialin, duket momenti kur arbitri ndërpret ndeshjen dhe shpall lajmin e zi.

    Ndërkaq ngjarja e rëndë e lidh trajnerin e ndjerë me të kaluar futbollistike në Shqipëri. Ai figuron të jetë një ish-futbollisti i Tiranës (2010-11) ndërsa si trajner i ishte bashkuar Radniçkit vetëm disa ditë më parë.

    Boshnjaku u bë i njohur në sezonin 2024-2025 në drejtimin e Borac Banja Luka-s në kompeticionet europiane. Zhizhoviç e kishte nisur aventurën në pankinë duke eliminuar Egnatian përmes gjuajtjeve të penalltive në turin e parë në Champions League./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ekspozitë kostumografike në Korçë, “Na ishte dikur” sjell veshjet tradicionale të juglindjes

    Ekspozitë kostumografike në Korçë, “Na ishte dikur” sjell veshjet tradicionale të juglindjes

    Në qytetin e Korçës është çelur ekspozita kostumografike “Na ishte dikur”, nisma e dytë artistike e Lirika Pojanit, realizuar në bashkëpunim me Vasil Mihon. Përmes butaforisë dhe punës së kujdesshme artizanale, autorët kanë sjellë në jetë figurat historike të Themistokli Gërmenjit dhe komandantit francez që shpalli Korçën krahinë autonome, duke e ndërthurur historinë me elementet e pasura të veshjeve tradicionale të juglindjes shqiptare.
    Nëpërmjet kësaj ekspozite, vizitorët udhëtojnë ndër shekuj për të zbuluar larminë e kostumeve të komuniteteve maqedonase, rome, si edhe të figurave të njohura të teatrit e muzikës korçare, që kanë lënë gjurmë në kujtesën kulturore të qytetit.
    Më shumë se 25 kostume autentike përfaqësojnë trashëgiminë dhe identitetin e trevave juglindore, ndërsa qëllimi i Pojanit mbetet i qartë: ruajtja dhe përcjellja e traditës së veshjeve popullore shqiptare tek brezat e rinj.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun edhe gjatë javës së ardhshme, duke ftuar çdo vizitor të prekë nga afër hijeshinë e historisë së dikurshme./vizionplus.tv

  • Shiu në Shkodër, Rama ndan pamjet nga Xhamia e Plumbit: Dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit nuk …

    Shiu në Shkodër, Rama ndan pamjet nga Xhamia e Plumbit: Dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit nuk …

    Reshjet e shiut që kanë përfshirë sot vendin tonë, kanë shkaktuar problematika dhe përmbytje në rrugë, por edhe në disa banesa, kryesisht në qarkun e Shkodrës.
    Ndërsa ministria e Mbrojtjes bëri me dije se tashmë situata është drejt normalizimit, ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
    Ai ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Plumbit, e cila nuk është prekur nga reshjet, pas restaurimit të saj.
    “Xhamia e Plumbit, një ndër monumentet më të vjetra dhe më të bukura të Shqipërisë, ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, e cila dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit të thellë e rikualifikimit urban të territorit të saj, nuk cënohet më prej reshjeve intensive
    Një ndërhyrje e mbarë që ka rikthyer jo vetëm vlerat historike dhe arkitekturore, por edhe jetën shpirtërore e vizitorët në këtë vend të shenjtë të Shkodrës”, shkruan Rama.

  • Shiu në Shkodër, Rama ndan pamjet nga Xhamia e Plumbit: Dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit nuk cenohet prej reshjeve

    Shiu në Shkodër, Rama ndan pamjet nga Xhamia e Plumbit: Dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit nuk cenohet prej reshjeve

    Reshjet e shiut që kanë përfshirë sot vendin tonë, kanë shkaktuar problematika dhe përmbytje në rrugë, por edhe në disa banesa, kryesisht në qarkun e Shkodrës.

    Ndërsa ministria e Mbrojtjes bëri me dije se tashmë situata është drejt normalizimit, ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
    Ai ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Plumbit, e cila nuk është prekur nga reshjet, pas restaurimit të saj.
    “Xhamia e Plumbit, një ndër monumentet më të vjetra dhe më të bukura të Shqipërisë, ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, e cila dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit të thellë e rikualifikimit urban të territorit të saj, nuk cënohet më prej reshjeve intensive
    Një ndërhyrje e mbarë që ka rikthyer jo vetëm vlerat historike dhe arkitekturore, por edhe jetën shpirtërore e vizitorët në këtë vend të shenjtë të Shkodrës”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Behgjet Pacolli me një mesazh: Dikur krenoheshim, me punë sot sundon gënjeshtra, do të qëndroj me të vërtetën

    Behgjet Pacolli me një mesazh: Dikur krenoheshim, me punë sot sundon gënjeshtra, do të qëndroj me të vërtetën

    Behgjet Pacolli

    TIRANË-Biznesmeni Behgjet Pacolli është kthyer në kryefjalën e mediave pas raportimeve të ditëve të fundit lidhur me aksionet e shoqërisë koncesionare dhe me një hetim lidhur me Aeroportin e Vlorës. Sërish Pacolli ka reaguar me një postim në rrjete sociale, ku këtë herë shprehet i zhgënjyer nga civilizimi i shqipëtarë. 
    Në postimin e tij biznesmeni, duke ju referuar akuzave të fundit kundrejt tij, i quan ato gënjeshtra të formuluara bukur. Një mesazh e lë të kuptohet edhe për ish-bashkëpunëtorët e tij, ku shkruan se besimi tek njerëzit sot kthehet me mashtrim dhe tradhti. Në fund Pacolii, e mbyll me qëndrimin e tij, se nuk do të gënjejë por e vërteta do të sundojë në të ardhmen.
    POSTIMI:
    E Vërteta Vlen Më Shumë se ZhurmaShumë kam shpresuar dhe jam mburrur kudo për civilizimin e shqiptarëve — një popull që për shekuj i ka përballuar sfidat me nder dhe punë.Por sot shohim diçka të dhimbshme:— Dikur krenoheshim me punë.Sot, me gënjeshtra bukur të formuluara.— Dikur thoshin: “Mos gënje, thuaj të vërtetën.”Sot: “Nëse nuk gënjen… përgatitu të vuash.”— Dikur njerëzit kërkonin të vërtetën, sepse ajo i udhëhiqte.Sot shumëkush nuk do as ta dëgjojë — sepse e vërteta nuk i shërben interesit të ditës.— Besimi tek njerëzit, dikur një vlerë e shenjtë,sot shpesh kthehet pas: jo me mirënjohje, por me mashtrim, tradhti dhe forma të shëmtuara të përfitimit personal.Kjo është fytyra e shoqërive në tranzicion:-e vjetra është rrëzuar, por e reja ende s’është ngritur.-Shumë duan të ngjiten lart, pak duan të ndërtojnë themele.Por ka një të vërtetë që historia nuk e ka shkelur kurrë:-Gënjeshtra sundon ditën e sotme,Por e vërteta sundon të ardhmen.Unë dua të krenohem me punë time të sinqertDua të vazhdoj të besoj tek njerëzit.Jam ngritur duke ndërtuar themele.Me të vërtetën unë synoj të ardhmen time dhe të fëmijëve të mi.Unë zgjedh të qëndroj me të vërtetën.Se pa të, as zhvillim nuk ka, as dinjitet, as Shqipetari

  • Adrian Devolli: Nuk ka më Institut të Monumenteve si dikur, sot në IKTK numri i specialistëve është reduktuar dhe…

    Adrian Devolli: Nuk ka më Institut të Monumenteve si dikur, sot në IKTK numri i specialistëve është reduktuar dhe…

    Nga Julia Vrapi
    Kanë kaluar 60 vite që nga themelimi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore që nuk është më si dikur. Por përballë problemeve me të cilat përballet trashëgimia kulturore në vend, specialistët herë pas here kanë shprehur kritika në drejtim të IKTK-së. Piktori Adrian Devolli, i cili nga viti 1979 deri më 1987 ka qenë restaurator pranë IMK-së, më pas deri në 1991 ka qenë pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, ku është marrë me shumë vepra shpreh kritika për institutin. Sipas tij ky institut ka humbur shumë nga puna, që bëhej dikur për dokumentimin, mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës. “Sa restauratorë ka Instituti i Monumenteve sot IKTK? Kush është plani i IKTK për një vit? Ku janë ndërhyrjet e tyre? Këto janë me shifra, po ku janë? Nëse me thonë që bëhet një kishë në Voskopojë, që japin para dhe francezët, kështu po mund të bëhet ndonjë gjë e vogël, por unë po pyes në plan kombëtar, që ta mendosh kombëtarisht këtë punë. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit po të kishte dashur do të kishte thirrur ata restauratorë që janë dhe ti kërkonte mendimin për të shpëtuar objekte”, shprehet Devolli.  Piktori dhe restauratori Adrian Devolli thotë se dikur Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” kishte një përgjegjësi të madhe në fushën e trashëgimisë kulturore. Por për IKTK, ai thotë se nuk ka më njerëz për të bërë punën si dikur. “Dikur kishim Institutin e Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” me specialistë, por tani është Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore një institucion që ekziston tani vetëm de juro, de facto nuk bën asgjë. IKTK u reduktua në pak veta. Çfarë mund të bëjë sot? Këtu ka vlera të jashtëzakonshme kulturore, ka kisha objekte monument kulture. Nuk kanë bërë një album për ato vepra. Kanë bërë njerëz privatisht albume, por në nivel institucional përshembull për afresket nuk di? IKTK sot nuk ka atë predispozitë punë që ka pasur dikur, sepse nuk ka më njerëz për këtë punë. Dikur kur merrej një objekt, këtë se merrte një njeri që sapo kishte ardhur, sepse kërkon përgatitje. Dikur IMK ishte me përgjegjësi të madhe”, shprehet piktori dhe restauratori Devolli.
    Puna për projektet
    Trashëgimia Kulturore në vendin tonë ndeshet me probleme të ndryshme, e përballë kësaj situate zëri kritikë i specialistëve në këtë fushë nuk mungon, duke sjellë në vëmendje dhe punën që duhet bërë për hartimin e projekteve në monumentet e kulturës. Piktori Adrian Devolli ka qenë restaurator pranë Instituti të Monumenteve të Kulturës nga viti 1979 deri në vitin 1987 dhe thotë, se projektet e ndërhyrjes në monumentet e kulturës kërkojnë vetëm specialistët që të gjykojnë. “Instituti dikur kishte dhe degët e veta në rrethe, që mbulonin zonat përkatëse. Në institut bëheshin shumë punonjës. Nëse unë do shkoja në objekt mblidhej materiali fotografik, bëhej studimi, rilevimi i gjithë ndërtesës, me këto të dhëna shkohej në qendër në institut dhe bëheshin analizat në aspektin gjeologjik, puna për të parë nga vjen dëmtimi i afreskut, etj, më pas bëhej projekti që do vijonte në disa faza dhe dilje përpara një oponence të njerëzve që ishin të mençur dhe shpjegoje gjithçka rreth situatës së afreskut, çfarë ndërhyrjesh duheshin për të shpëtuar afreskun. Nëse kishte ndonjë mendim të kundërt normal merrej në konsideratë dhe shihej, kur arrihej konkluzioni se kush do të ishte rruga e ndërhyrjes fillonte puna. Por dhe tek puna vinin e shikonin se si po shkon procesi restaurimit. Sot kush janë specialistë, që e gjykojnë nëse bën apo jo një projekt?”, shprehet Devolli. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Por reagimi i restauratorit Devolli për çfarë ndodh me IKTK është në vijim dhe të specialistëve të tjerë më parë, sipas të cilëve duhet bërë më shumë në fushën e trashëgimisë kulturore  vend. Me insistimin e Gani Strazimirit u bë e mundur që mbi bazën e sektorit të Mbrojtjes dhe Restaurimit të Monumenteve të Grupit të Kulturës Materiale të formohet në vitin 1965 Instituti i Monumenteve të Kulturës, drejtor i të cilit nga themelimi deri sa doli në pension ishte themeluesi i institutit Gani Strazimiri. Gani Strazimiri (1915-1993) ishte një arkitekt dhe urbanist shqiptar, i njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin urbanistik dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

  • Shkarkimi i presidentit/ Këtë marrëzi kërkoi dikur edhe PS për Metën

    Shkarkimi i presidentit/ Këtë marrëzi kërkoi dikur edhe PS për Metën

    Nga Lorenc Vangjeli 

    Eshtë një film i parë dhe herë tjetër. Eshtë një déjà vu totale. Eshtë një rikthim qesharak i karmës dhe i njëjti skenar grotesk. Janë pothuaj të njëjtët aktorë me të njëjtat “dilema”, por që tani kanë ndryshuar rolet. Kush betohej se ishte i zi si nata akti i një presidenti sot e mbron një gjë pothuaj identike si të bardhë absolute dhe anasjelltas. Ajo që çfarë po ndodh me historinë e dekretit presidencial për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë po ecën në viset e marrëzisë. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ngrirjen e procesit deri në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.

    Ky akt, shoqëruar dhe me një listë tjetër me 6 pika si garniturë, po përdoret nga opozita si arsye për shkarkimin e presidentit. Akuza: ka shkelur kushtetutën. Duke i zënë udhë e zë me këtë aksion të kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi, një rrëmuje krejt të panevojshme dhe një shpenzimi idiot energjish që do të përfundojnë të hedhura në kosh. Maxhoranca e skualifikoi menjëherë këtë akt: “Presidenti ka ushtruar kompetencat në përputhje me ligjin”, tha “Bardhi” i socialistëve, Taulant Balla. Dhe me të gjitha gjasat, e tha me shumë të drejtë. Kështu ka ndodhur në të shkuarën. Por atëherë palët kishin shkëmbyer vendet. Socialistët thoshin e bënin atë që betohen sot se do ta bëjnë demokratët dhe anasjelltas. Çka e bën historinë e të sotmes më shumë se qesharake. 

    Gjashtë vite më parë, në javën e dytë të qershorit 2019 ish-presidenti Ilir Meta kundërshtoi po me dekret, dekretin e tij për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mbas aktit brutal antisistem e vetëvrasës të opozitës së atëhershme për djegien e mandateve, vendi ishte në një situatë shpërthyese dhe Meta pretendonte se një shtyrja e zgjedhjeve i jepte një shans zgjidhjeve politike të krizës së krijuar.

    Dhe politikisht me të gjitha gjasat kishte të drejtë, por juridikisht e kishte gabim. Presidenti nuk kishte asnjë mjet ligjor në dispozicion për t’u përfshirë si palë zgjidhjen e krizës. Kishte vetëm fjalën dhe pushtetin moral, por të parën socialistët që e kishin zgjedhur nuk ja dëgjonin, kurse të dytin ai vetë e kishte tkurur pak nga pak duke u afishuar si palë aty ku duhej të ishte mbi palët. Kronika politike e kohës ka shënuar se socialistët e djeshëm bënë rezolutë në kuvend, mblodhën dhe 55 firma për të shkarkuar ish-presidentin, ndërsa demokratët e mpirë nga fruti i gabuar i krizës që kishin gatuar vetë, ju bënë barrikadë për ta mbrojtur.

    Këtë bast e zgjidhi Komisioni i Venecias. Në mënyrë të thjeshtë, të qartë e ndoshta turpëruese për gjithë institucionet e shtetit shqiptar, që sherri politik i mbyt në më pak se një pikë uji. “Edhe pse presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese, veprimet e tij nuk justifikojnë një procedurë shkarkimi”, shkruhej në opinionin e Venecias në atë kohë. Pra, shkelje kishte, por jo të rënda dhe pa sjellë pasoja të pariparueshme. Ky precedent i qartë mund të ishte i mjaftueshëm për të penguar nisjen e një aksioni të çuditshëm politik nga opozita ndaj një presidenti tjetër, me të cilin ka një mllef të pakuptueshëm e shpesh edhe brutal, edhe banal. 

    Një gjeneral i mirë, nuk e fillon kurrë një betejë, e cila e ka disfatën në xhep. Nuk dihet se pse, Berisha, kreu i opozitës që dikur pëlqente ta quanin “Mareshalli”, nga indiferenca apo ndonjë shtysë tjetër, e lejoi Gazmend Bardhin të zbazte dyfek e të ngutej si ushtar kamikaze drejt një disfate të paralajmëruar. Duke i dhuruar kështu, një fitore krejt të kotë tavoline maxhorancës së Ramës.   

    Ky nuk është rasti që të diskutohet mbi presidencën e Begajt. Demokratët që e quanin dikur normale presidencën partizane të Metës, tani e konsiderojnë zyrën e presidentit zgjatim të pushtetit të kryeministrit, kurse socialistët që duket se po e mbrojnë, e shohin si dikë të huaj që jua diktoi po vullneti i kryeministrit.

    Nuk ka ndeshje më tyë pamundur se ajo që bëhet me perceptimin. Dhe politika tradicionale shqiptare që perceptimin e ka edhe provë, edhe argument, edhe logjikë të vetme, nuk e humbi edhe njëherë rastin të bjerë në kurthin e vrazhdësisë së saj të paditur. Duke i dhënë publikut të njëjtin film qesharak të parë dhe herë tjetër, me të njëjtët aktorë që kanë ndryshuar vetëm tekstet, por jo “tabiatet” e portretet. 

     

     

     

  • “Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë” deklarata e vajzës së Toto Rinës. Gjykata e Lartë e dërgon në burg

    “Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë” deklarata e vajzës së Toto Rinës. Gjykata e Lartë e dërgon në burg

    Gjykata e Lartë në Itali ka vendosur të konfirmojë dënimin me burg për Maria Concetta Rina, vajza e shefit të Cosa Nostra-s, Totò Rina, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekursin e avokatit të saj, Francesco Olivieri.
    Gruaja, vajza më e madhe e shefit të mafias, akuzohet nga prokuroria e Firences për zhvatje të rëndë, pasi dyshohet se ka kërcënuar dy biznesmenë në Toskana, duke u kërkuar para.
    Hetimi përfshin edhe bashkëshortin e Maria Rinës, i cili është tashmë në burg për mashtrim.
    “Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë”, thuhet se i tha vajza e madhe e Rinës, një industrialist nga Siena, të cilit dyshohet se i vodhi një shportë 45 kilogramësh me ushqime me vlerë 350 dhe 1,000 euro. Megjithatë, kërkesat e saj ndaj një biznesmeni nga zona e Pizës me sa duket nuk patën sukses.

  • Fundi i një epoke: MTV ndalon transmetimet në Europë

    Fundi i një epoke: MTV ndalon transmetimet në Europë

    Pas më shumë se katër dekadash transmetim, stacioni i famshëm televiziv MTV po mbyll një kapitull historik në televizionin europian.Kompania Paramount Global ka njoftuar se do të ndërpresë transmetimin e kanaleve muzikore të MTV-së në shumicën e vendeve të Europës deri më 31 dhjetor 2025, duke përfshirë MTV Music, MTV 80s, MTV 90s, Club MTV dhe MTV Live.Ky vendim shënon fundin e një epoke për brezat që u rritën me videoklipe, renditje muzikore javore dhe prezantues që përcaktonin ritmin e kulturës pop.Sot, MTV po përballet me një realitet të ri ku platforma si YouTube, Spotify dhe TikTok kanë zëvendësuar rolin e televizionit në shpërndarjen e muzikës.Burime nga Paramount konfirmojnë se mbyllja lidhet me ristrukturimin global të kompanisë dhe zhvendosjen e fokusit drejt përmbajtjes dixhitale dhe shërbimit streaming Paramount+, që pritet të bëhet kanali kryesor për programet muzikore dhe argëtimin e të rinjve.Ekspertët e medias e përshkruajnë vendimin si një hap të pashmangshëm.Audiencat tradicionale janë tkurrur ndjeshëm, ndërsa kostoja e mbajtjes së dhjetëra kanaleve televizive është bërë e pajustifikueshme.MTV, dikur simbol i inovacionit në kulturën pop, tani po përpiqet të rindërtojë identitetin e vet në botën dixhitale.Në disa vende europiane, kanali kryesor MTV HD mund të mbetet aktiv për një periudhë të kufizuar, por rrjeti muzikor që dikur bashkonte një brez të tëre, nuk do të ekzistojë më në formën që njihej dikur.Për shumë fansa, kjo mbyllje nuk është thjesht teknike, është fund i një ere që ndryshoi mënyrën se si bota shikonte dhe dëgjonte muzikë. / Yahoo, FT, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.