Gazetari Genc Burimi ka qenë tepër kritik ndaj opozitës dhe vendimit të tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat ai thotë se janë antikushtetuese.
Në një emision televiziv, Burimi shtoi se PD duhet të kërkojë garanci që zgjedhjet të mos vidhen më në Shqipëri, teksa nuk la pa përmendur dhe kandidatin e Florian Binaj, për të cilin tha se nuk ka program.
“PD shkoi si delet dhe iu përgjigjën puçit kushtetues duke pranuar datën e zgjedhjeve. Iu bëja thirrje prej kohësh që janë antikushtetuese. Jep apo jo Kushtetuesja Veliajt, pak rëndësi ka. Kjo PD duhet të merret me një platformë sesi duhen rregulluar zgjedhjet që mos vidhen më. Urgjencën e ka me sistemin zgjedhor që e vjedh. Jo të ikë nga gara. Tirana ka 9 muaj pa kryetar, nuk bëhet nami dhe për 3 muaj. Po ua dikton Rama kalendarin e tij antikushtetues. PD doli nga 11 maji në gjendje kome. Si mund të hysh në zgjedhje pa u bërë një adresim të problematikave. Nuk më intereson Binaj, ai nuk ka asnjë program. Cfarë ka kjo klasë politike që zgjedhjet mos kontestohen. Nuk është prioritare kandidatura e Binaj, është interesi kombëtar që zgjedhjet mos kontestohen. Fat i madh që Kushtetuesja po i jep dhe pak kohë PD”, tha Burimi.
Tag: dikton
-

“Po ju dikton Rama kalendarin antikushtetues”, Burimi shpërthen kundër opozitës: PD në koma, e mpirë komplet
-

“Po ju dikton Rama kalendarin antikushtetues”/ Gazetari ngre tonet: PD në koma, Binaj pa program
Gazetari Genc Burimi ka qenë tepër kritik ndaj opozitës dhe vendimit të tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat ai thotë se janë antikushtetuese.
Në Off the Record me Andrea Dangllin, Burimi shtoi se PD duhet të kërkojë garanci që zgjedhjet të mos vidhen më në Shqipëri, teksa nuk la pa përmendur dhe kandidatin e Florian Binaj, për të cilin tha se nuk ka program.
“PD shkoi si delet dhe iu përgjigjën puçit kushtetues duke pranuar datën e zgjedhjeve. Iu bëja thirrje prej kohësh që janë antikushtetuese. Jep apo jo Kushtetuesja Veliajt, pak rëndësi ka. Kjo PD duhet të merret me një platformë sesi duhen rregulluar zgjedhjet që mos vidhen më. Urgjencën e ka me sistemin zgjedhor që e vjedh. Jo të ikë nga gara. Tirana ka 9 muaj pa kryetar, nuk bëhet nami dhe për 3 muaj. Po ua dikton Rama kalendarin e tij antikushtetues. PD doli nga 11 maji në gjendje kome. Si mund të hysh në zgjedhje pa u bërë një adresim të problematikave. Nuk më intereson Binaj, ai nuk ka asnjë program. Cfarë ka kjo klasë politike që zgjedhjet mos kontestohen. Nuk është prioritare kandidatura e Binaj, është interesi kombëtar që zgjedhjet mos kontestohen. Fat i madh që Kushtetuesja po i jep dhe pak kohë PD”, tha Burimi.
-

Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit, Narkosi Petrit Çullhaj është emëruar në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme
Gjatë konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të tjetra ndaj qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij është një ‘narko-diktaturë’ e lidhur ngushtë me botën e krimit, brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë komunikimit me gazetarët, kryedemokrati Berisha u ndal veçanërisht në atë që e cilësoi si kapje e strukturave shtetërore nga individë të inkriminuar. Ai akuzoi qeverinë se e ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme në duart e personave me precedent penal, duke përmendur edhe emra konkretë.
‘Perlat Çulhaj, një trafikant i shkarkuar nga Policia e Shtetit në vitin 2010 për bashkëpunim me grupet kriminale, manipulim provash dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme, është sot pjesë e strukturave drejtuese të ministrisë, duke u emëruar si drejtor i sektorit të analizës shkencore të ministrisë së Brendshme. Ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Saimir Tahirit dhe një nga arkitektët kryesorë të kanabizimit të Shqipërisë,’ -theksoi kreu i PD-së Sali Berisha.
Sipas liderit të demokratëve, këto emërime janë prova e qartë se ‘droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit’, duke sjellë si pasojë rënien e rendit dhe ligjit dhe përhapjen e kriminalitetit në të gjitha nivelet e administratës publike.