Tag: diktaturës

  • Këto janë tri burgjet ku vuajtën dënimin 7 mijë gra gjatë diktaturës!

    Këto janë tri burgjet ku vuajtën dënimin 7 mijë gra gjatë diktaturës!

    Foto ilustrim

    Janë rreth 7 mijë gra që u shpallën “armike të popullit” gjatë diktaturës dhe vuajtën burgjet.  Mijëra të tjera u dënuan me internim dhe shumë me ekzekutim.

    Gjatë diktaturës komuniste, ka një numër të madh të grave që u shpallën “armike të popullit dhe u dënuan me burg”, shumica e tyre e kanë kryer dënimin në tri burgje të diktaturës të njohura si burgje të grave. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar statistika për tri burgjet në tri kohë të diktaturës ku gjendet edhe numri i grave të dënuara për politikë, gjatë diktaturës komunsite.

    Burgu i parë për gra në Shqipëri në vitet 1950-1966

    Në rrugën që më vonë do të njihej si “5 maji”, Ibrahim Biçakçiu ndërtoi një fabrikë cigaresh së cilës i vuri emrin “Flora”. Projekti i tij ambicioz i cili synonte zhvillimin e industrisë së cigareve duke shfrytëzuar duhanin vendas, u ndal me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe me burgosjen e pronarit të saj. Godina e fabrikës, pasi u zhvesh nga pajisjet për t’i çuar diku tjetër, u përdor deri në vitin 1950 për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kryesisht si vend për kurse të shpejta. Në janar 1950, këtu u çel Punëtoria Qendrore e Artizanatit, brenda së cilës u ngrit reparti i posaçëm për gratë. Deri në këtë kohë, gratë i kishin vuajtur dënimet në burgjet e vendit, në seksionin e posaçëm të tyre. Fillimisht punëtoria u ngrit në pesë profile pune: rrobaqepës, këpucarë, marangozë, mekanikë dhe përkthyes. Gratë u morën kryesisht me rrobaqepësi. Reparti shërbente burg edhe kamp. Por me sezone gratë kanë punuar edhe në bujqësi si rastet e dërgimit në fermën e Valiasit. Edhe Musine Kokalari u lirua nga burgimi pikërisht nga ky repart.

    Në fillim të nëntorit 1958 raportohej se në repart gjendeshin 24 gra të dënuara për arsye politike dhe 139 për arsye ordinere. Në vitin 1966, kur ky repart u shkri këtu gjendeshin të burgosura 154 gra. Kur reparti u mbyll, me gratë e këtushme u formua Reparti nr.318 Qyteti Stalin.

    Vendi i dytë ku vuajtën dënimet gratë në komunizëm

    Me urdhrin e datës 21.1.1966 u krijua Reparti nr.318 Qyteti Stalin (sot Kuçovë), si vend për përqendrimin dhe vuajtjen e dënimit të grave. Një javë më vonë, mbërritën nga Punëtoria Qendrore e Artizanatit në Tiranë fillimisht 80 gra, duke shkuar në pak javë në 120 të dënuara. Qëllimi i formimit të repartit ishte shfrytëzimi i punës së grave në bujqësi në një sipërfaqe prej 150 hektarësh si dhe në industrinë e naftës. Nga fillimi e deri në vitin 1972, reparti pati një dinamikë prej 180 – 200 të dënuarash. Në tetor 1974, numri i tyre u rrit duke shkuar në 356 veta, aq sa 50 gra flinin në korridor dhe 55 të tjera në tokë. Në fund të jetës së vet, në vitin 1976 kishte 483 të dënuara (prej të cilave 46 për krime kundër shtetit). Nga të dënuarat ordinere, 136 ishin për vjedhje të pasurisë socialiste (kryesisht shitëset), 58 për vjedhje të pasurisë së qytetarëve, 58 për kurvëri, 35 për vrasje, 19 për aborte, 22 për largim pa leje nga internimi, 9 për falsifikim dokumentesh, 9 për mashtrim, etj.. Me urdhrin e datës 24.12.1976. reparti u zhvendos në Kosovë të Elbasanit.

    Reparti nr.318 Kosovë në vitet 1976 – 1990, kampi i tretë për gratë në Shqipëri

    Me urdhrin e datës 24.12.1976 Reparti nr.318 u vendos në Kosovë të Elbasanit. Synimi i zhvendosjes nga Qyteti Stalin ishte aktivizimi i rreth 400 grave të dënuara në punë bujqësore, por edhe punë të tjera brenda repartit. Në nëntor 1978, këtu gjendeshin 426 gra, prej të cilave 60 të dënuara për arsye politike. Në vitin 1980, në repart ishin duke vuajtur dënimin edhe 57 gra shtatzënë. Gjatë vitit 1984, në kamp gjendeshin mesatarisht 200 – 238 të dënuara. Në qershor 1987, këtu vuanin dënimin 120 gra, prej të cilave vetëm 5 për arsye politike. Mbi gjysma e tyre ishin me arsim 8-vjeçar. Rreth 30% e tyre i përkisnin moshës 18 – 25 vjeç. Rreth 60% e tyre ishin për vjedhje, 15% për vrasje e dështime, etj.. Gjatë vitit 1988 në repart ishin mesatarisht 145 – 172 gra, nga të cilat vetëm 5 – 14 për arsye politike.

    Gjatë vitit 1989; ishin mesatarisht 170 – 173 të dënuara, prej të cilave deri në 14 për krime politike. Në prill 1990; gjendeshin 41 të dënuara ordinere dhe vetëm 1 politike. Në maj 1990; të burgosurat gra u zhvendosën në Repartin nr.325 Tiranë pasi në Repartin nr.318 erdhën të dënuarit e Repartit nr.321 Burrel.

    Reparti nr.318 mbaroi punë me të burgosurit e fundit më 17 mars 1991. Më pas u quajt Instituti i Riedukimit Lushnje për të dënuarit ordinerë, funksion që e ruan edhe sot./kujto.al

    Lexo edhe:

    DËSHMIA RRËQETHËSE E FATIMES: 43 VITE, SHKOVA FËMIJË DHE DOLA PLAKË NGA INTERNIMI

  • Autoriteti i dosjeve që mbron xhelatin ‘Velo’ duhet të japë dorëheqjen

    Autoriteti i dosjeve që mbron xhelatin ‘Velo’ duhet të japë dorëheqjen

    Nga Besim Ndregjoni

    Rilindja komuniste, që ka pushtuar pushtetin vendor me votat e manipuluara me pushtet, tani ka filluar të nderojë xhelatët e djeshëm, inkuizitorët që për një fjalë goje internonin gjithë jetën, jo vetëm atë që foli, por edhe familjen e tij.
    Xhelatët, mbasi i internonin familjet e varfra shqiptare, siguronin privilegje për karrierën e tyre në sundimin diktatorial!

    Institucionet që u krijuan formalisht nga PS, se po merren me të kaluarën, u blinduan me drejtues të PS dhe me halabakë që vinin nga shtresa antikomuniste dhe i shërbejnë rrogës së tyre dhe aspak të vërtetës!

    Para pak ditësh doli nga Këshilli Bashkiak i Lushnjes një nderim ndaj një ish-Kryetari të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjes në vitet ’80, i cili si Kryetar i Komisionit të Internimeve-Dëbimeve, që ja jepte posti i lartë në drejtimin e diktaturës, ka kryer internime në këtë qytet që ishte në vëmendje të diktatorit, për arsye se mbulonte prodhimin bujqësor për gjithë vendin.
    Por që ishte edhe vendi ku shumë fshatra të këtij rrethi ishin përcaktuar si vende internimi, sidomos për veriorët armiq të diktaturës enveriste!
    Meqë Lushnja në shumicë ishte kënetë, këto familje fisnike veriore do ta kthenin kënetën në tokë bujqësore.

    Media e bëri problem nderimin e këtij Kryetari të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjes, Gjergj Velo.
    U intervistua Koreshi, deputet, u intervistua i internuari në Lushnje Ilir Cullhaj.
    Dega e PD Lushnjes heshti, ajo që mbron të djathtën, dhe sot na del me një deklaratë Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dhe pa u skuqur nga morali, deklaron se Kryetari i Komisionit të Internimit të Lushnjes nuk përfshihet në statusin e këtij institucioni.

    Ky institucion, që s’ka lënë dosje të viktimave të komunizmit pa hapur e publikuar, që i ka “telenis” të burgosurit politikë që, nën diktatin e xhelatëve të komunizmit, kur dilnin para pushkatimeve, ishin të detyruar të firmosnin për të shpëtuar jetën!
    Ky institucion qesharak hap dosjet e viktimave, të internuarve, të burgosurve dhe të pushkatuarve, që iu ndaluan të drejtat njerëzore mbi 800.000 shqiptarëve, por xhelatëve që kryen krime nuk ua hapi dosjet e krimit!

    Dhe këta xhelatë e bij ekzekutorësh u përfshinë në politikëbërje.
    U bënë deputetë nën mbrojtjen e këtij institucioni politik, që nuk ua hapte dosjet e krimit që kishin kryer këta kriminelë, mbajtësit e fortë të trashëgimisë së enverizmit, dosjet e ekzekutorëve të mbi 10.000 shqiptarëve të pushkatuar, mbi 6.000 të cilëve nuk u janë gjetur eshtrat dhe që përbuzën sot nga rilindja komuniste.
    Ky institucion nuk i hapi dosjet e tyre kriminale, që shoqëria shqiptare të njihte krimet monstruoze që kishin kryer mbi popullsinë e pafajshme.

    Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë i drejtohet publikisht këtij institucioni:
    Jepni dorëheqje, se po mbroni xhelatët dhe kriminelët e diktaturës.
    Jeni kthyer në një institucion qesharak e tragjik, duke mbrojtur xhelatët e duke përbuzur viktimat.

    Pse nuk hapni dosjet e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë që i kanë shërbyer diktaturës?
    E për çfarë na duhet ky institucion, kur përçmon viktimat dhe mbron xhelatët që kanë kryer krime dhe kanë shkatërruar tre breza të familjeve antikomuniste?

    Si nuk turpërohet ky institucion, kur ka harxhuar qindra mijëra dollarë për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve dhe mashtron qindra familje, se në fund të dhjetorit do marrin leje të shikojnë pesë vende ekzekutimesh dhe këto vende nuk i ka zbuluar ky institucion, por familjet që kanë mbi tre dekada që kërkojnë eshtrat.
    Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme tallet si në diktaturë, me përgjigjen e këtij institucioni:
    “Nuk lejojmë t’i gjeni eshtrat, se i ka vrarë shteti.”

    Ky institucion i drejtësisë njeh shtetin komunist dhe etiketon viktimat si terroristë, ndërsa familjet antikomuniste sorollaten me gënjeshtrat e këtij institucioni, që mashtron me fjalë të bukura, kur në këto familje po shuhet brezi i tretë pa gjetur varret!

    Pse nuk i hapni dosjet e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të diktaturës që sot na drejtojnë politikëbërjen dhe gjykatat e prokuroritë e këtij shteti aspak demokratik, por diktatorial?
    Pse nuk hapni dosjet e hetuesve të Sigurimit të Shtetit që janë deputetë në parlament dhe na bëjnë edhe reformën në drejtësi?
    Pse nuk hapni dosjen e prokurorit të diktaturës që drejton Shkollën e Magjistraturës dhe del në media si hartues i Kodit Penal, duke e kthyer Shkollën e Magjistraturës në një shkollë partie, ku u mohon dijen djemve dhe vajzave që nuk i shërbejnë partisë-shtet?

    Hapni këto dosje që të njohin shqiptarët se kush i drejton këto institucione në “demokraci”!
    Ata që dje vrisnin, burgosnin e torturonin antikomunistët, sot janë bërë pashallarë në demokraci.

    Kujt i shërbeni, zotërinj të Autoritetit të Dosjeve, xhelatëve të diktaturës së djeshme, që shfarosën 40% të antikomunistëve shqiptarë dhe i lanë pa varre, apo të vërtetës që u ka ndodhur këtyre shqiptarëve?

    Ky Autoritet i Dosjeve që mbron xhelatët e tipit Velo duhet të japë dorëheqje.
    Vetëm Autoriteti i Dosjeve nuk e ditka se Kryetari i Komitetit Ekzekutiv ishte edhe Kryetar i Komisionit të Internim-Dëbimeve!
    Krimet që u kryen kundër shqiptarëve nuk fshihen me ligje që miratojnë pasardhësit e ekzekutorëve dhe xhelatëve të djeshëm.

    Zotërinj të Autoritetit të Dosjeve, e pakta që mund të bëni është të largoheni nga manipulimi i dosjeve, nëse doni të shërbeni të vërtetës me largimin tuaj.
    Justifikoni se jeni njerëz dhe jo shërbëtorë të pushtetit të krimit.

    Gjaku i pafajshëm i antikomunistëve thërret:
    Diktatura po troket. Këmbanat bien për të gjithë ne.

  • Erdhi dhe kjo dite/ Lushnja shpall “Qytetar Nderi” kreun e internimeve të diktaturës

    Erdhi dhe kjo dite/ Lushnja shpall “Qytetar Nderi” kreun e internimeve të diktaturës

    Erdhi dhe kjo dite/ Lushnja shpall “Qytetar Nderi” kreun e internimeve të diktaturës
    Një vendim absurd që ka shkaktuar indinjatë të madhe në publik është marrë së fundmi nga Bashkia e Lushnjës, e cila ka shpallur “Qytetar Nderi” Gjergj Velon, ish-funksionar i lartë gjatë regjimit komunist.
    Velo ka mbajtur postin e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjes gjatë diktaturës, kohë kur mijëra shqiptarë u internuan, u përndoqën dhe u shkatërruan familje të tëra vetëm për shkak se “kishin biografi të keqe”.
    Ky nderim, i dhënë në një ceremoni zyrtare me pjesëmarrjen e drejtuesve vendorë, ka shkaktuar reagime të forta, pasi për shumë qytetarë të Lushnjës dhe jo vetëm, ky emër lidhet me firmat mbi vendime internimi, një nga plagët më të dhimbshme të periudhës komuniste.
    Në atë kohë, internimet ishin një nga format më të egra të ndëshkimit politik. Familje të pafajshme dërgoheshin me forcë në fshatra të thellë, pa të drejtë pune, shkollimi apo lirie. Qindra burra, gra e fëmijë kaluan dekada të tëra në kampe si Grabiani, Savra, Gradishta e Plugu, në kushte çnjerëzore.
    Shumë prej tyre humbën jetën, ndërsa të tjerë mbetën me plagë që nuk u shëruan kurrë.
    Në këtë realitet të dhimbshëm, fakti që një ish-funksionar që firmoste këto vendime sot shpallet “Qytetar Nderi”, shihet nga shumë si një fyerje ndaj kujtimit të viktimave të komunizmit dhe ndaj vetë qytetit të Lushnjes, simbol i vuajtjes dhe rezistencës.
    Ky rast ka hapur një debat të gjerë publik mbi mënyrën se si disa institucione vazhdojnë të glorifikojnë figura të diktaturës, në vend që të përulen me respekt para kujtesës së atyre që u sakrifikuan për lirinë.

  • Rama 4/ “Jetojmë në diktaturë”, Ndregjoni: S’ka opozitë e as media të lirë, demokracinë e ka kapur për fyti Rilindja

    Rama 4/ “Jetojmë në diktaturë”, Ndregjoni: S’ka opozitë e as media të lirë, demokracinë e ka kapur për fyti Rilindja

    Kryetari i të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, i ftuar në një emision televiziv, foli për qeverinë Rama 4.
    Ndregjoni u shpreh se jetojmë në diktaturë, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës. Sipas tij, opozita dështoi me antikomunizmin, “duke lënë monizmin në pushtet”.
    “Qeveria Rama 4 ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura. Kjo është një qeveri sunduese, që shkel të drejtat e njeriut. Shqipëria është vendi, ku prokurorët e diktaturës kanë pension tepër të lartë dhe të përndjekurit kanë pensione qesharake. Edhe ambasadorët janë duke gabuar në Tiranë. Kjo qeveri merr votën e pushtetit dhe jo të popullit. Pa pikë turpi, qeveria shqiptare përdor patronazhistët, që marrin të dhënat personale dhe i përdor. Kjo nuk është normale e as demokratike. Qeveria Rama 4 la në poste drejtuese Belinda Ballukun, që është shquar për vjedhje votash. Jetojmë në diktaturë. Edhe opozita dështoi që të luftojë komunizmin, që e premtoi në vitet 1990”, tha Ndregjoni.
    Duke folur për zgjedhjet në Tiranë, Ndregjoni deklaroi se Erion Veliaj e meritonte shkarkimin, sepse, sipas tij, ka abuzuar me detyrën. Për Ndregjonin, gjithsesi, mbi Veliajn ra gjithë propaganda e Rilindjes, njësoj si në kohën e diktaturës.
    “Erion Veliaj e meritonte shkarkimin, sepse e betonizoi Tiranën, bëri skandalet e inceneratorëve. Jo se nuk meritonte shkarkimin, por fundi i tij erdhi njësoj si në kohën e Partisë së Punës. Propaganda rrotullohet rreth “Të madhit”, po ndjekin të njëjtat metoda si të Enver Hoxhës. Kryeministri tha se deri më 2050, partia ime do drejtojë. Më kujton kohën e diktaturës, kur ecej me plane 5-vjeçare. Jemi në kohën e diktaturës. Nuk ka opozitë të lirë në Shqipëri, nuk ka media të lirë. Demokracinë e ka kapur për fyti Rilindja komuniste. Opozita ka kandidatë edhe për zgjedhjet në Tiranë, por nuk ka vizion’, përfundoi Ndregjoni.

  • Sot 27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, PD mban ceremoni përkujtimore

    Sot 27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, PD mban ceremoni përkujtimore

    Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 09:51
    Sot shënohet 27-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më emblematike të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike.
    Në nderim të kësaj dite, eksponentë të Partisë Demokratike, të kryesuar nga kryedemokrati Sali Berisha, si dhe deputetë të tjerë nga radhët e opozitës, kanë zhvilluar homazhe pranë monumentit të Azem Hajdarit në qendër të Tiranës.

    Pjesëmarrësit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur një moment heshtjeje në kujtim të tij, duke e cilësuar Hajdarin si simbol të rezistencës ndaj diktaturës dhe një figurë kyçe në rrugën drejt demokracisë në Shqipëri.
    “Në këtë përvjetor të rënies së tij, për të mbetur i pavdekshëm. Janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit më ftuese se kurrë që nga viti ‘90 deri në këto momente pasi Shqipëri është zhytyr sot në formën më të shëmtuar të diktaturës, është diktatura e drogës dhe krimit.
    Sot pluralimi për të cilin Azem Hajdari ecën drejt sakrificave sublime për rivendosjen në Shqipëri pluralizmin. Sot bota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në sadrin xhelatëve të pushtetit, siç ishte ajo në kohën e diktaturës. Sot është një ditë betimi, do të thoja për çdo demorkat dhe demokrate shqiptare”, tha Berisha.
    Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, në një atentat pranë selisë së Partisë Demokratike. Ai mbahet mend si një prej figurave më të zëshme të tranzicionit politik dhe mbetet një emër i rëndësishëm në historinë e re të vendit.

  • 79- vjetori i Postribës, Boçi: Fryma e kryengritjes antikomuniste na thërret sot më shumë se kurrë, diktatura po rikthehet e maskuar

    79- vjetori i Postribës, Boçi: Fryma e kryengritjes antikomuniste na thërret sot më shumë se kurrë, diktatura po rikthehet e maskuar

    Në 79-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, pjesë e homazheve ishte edhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, njëkohësisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

    Gjatë fjalës së tij, Boçi u ndal te mesazhi i fuqishëm që vjen nga kjo ngjarje historike, duke e cilësuar Postribën si simbol të parë të rezistencës antikomuniste, por edhe si një kujtesë e gjallë që na paralajmëron për rrezikun e rikthimit të diktaturës në forma të reja dhe të kamufluara.

    Ai theksoi se sot, më shumë se kurrë, është detyrë e forcave politike të angazhuara për lirinë, që të mos lejojnë deformimin e historisë dhe të mos mjaftohen me kurora e fjalime, por të çojnë përpara idealet për të cilat u derdh gjaku i të parëve tanë.

    Në një kohë kur drejtësia është kapur, opozita sulmohet, dhe e vërteta censurohet, Boçi u shpreh se fryma e Postribës duhet të kthehet në udhërrëfyes për të gjithë ata që besojnë ende tek demokracia dhe shteti i së drejtës.

    Pjesë nga deklarata:

    Si dëshmitare të kësaj historie të lavdishme, ku burra dhe gra të egër u ngritën kundër poshtërimit, diktaturës, dhe gjithmonë saktësohesh ti kupton që këta burra e gra nuk kanë nevojë vetëm për elozhe. Jo, ata kanë nevojë për sinqeritet, besim dhe besë që ne, që merremi me politikë, merremi me interesin e publikut, ta çojmë përpara atë që këta burra nisën dhe atë që ende nuk ka përfunduar, por është rikthyer në një formë të kamufluar.

    Ne jemi dëshmitarë të saj dhe e kuptojmë mirë që historia nuk është thjesht një shabllon, nuk është një muze i mbyllur është zë, ajër, ekzistencë. Këtu mikpritja nuk është thjesht një zakon është besë. Dhe këtu kujtesa historike nuk të rëndon ndërgjegjen, madje të kthjellon mendjen, arsyen dhe shpirtin.

    Të dashur miq, ne duhet ta dimë mirë që Postriba nuk është thjesht faqe historie dhe krenarie është edhe një manual qëndrese, besë dhe burrërie. Një manual i shpirtit të pathyeshëm malësor, burrave dhe grave që duan lirinë dhe Shqipërinë. Është një manual i shkruar me gjak, me sakrifica, me akte heroike. Prandaj ne duhet ta vazhdojmë bashkë qëllimin dhe sakrificën e atyre burrave.

    Në shtator të ’46-ës, kur propaganda u shpall si e vërtetë dhe frika u bë rend nga regjimi, banorët e Postribës u ngritën. Ata nuk kishin kushte, s’kishin privilegje, as garanci, ama kishin ndërgjegjen e tyre dhe kjo u mjaftoi atyre. Ata zgjodhën rrugën e drejtë kundër poshtërimit, kundër diktaturës, dhunës. Luftuan për dinjitet. Ata deshën që fëmijët e tyre të mos ishin të nënshtruar dhe qëllimi i tyre ishte të marshonin në Shkodër. Kryengritja vërtet dështoi, por ama akti i tyre guximtar është i përjetshëm.

    Të dashur miq, demokratë e antikomunistë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm që Postriba nuk është thjesht një përkujtim. Postriba nuk është vetëm një fotografi e të shkuarës – sot jemi edhe para ndërgjegjes sonë. Historia është se çfarë do të bëjmë edhe ne sot, sepse historia ka progresin dhe pjesëmarrësit e saj, ka heronj. Duhet ta dimë mirë që vetë Postriba, e ndërtuar me frymën e revoltës, që u bë vendi i shenjtë i qëndresës, rezistencës, na thërret. Ata burra nën dhe dhe ata mbi dhe na pyesin: çfarë do të bëjmë ne sot?

    Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë si ata burra. Nuk na mjafton të përmendim emra e të vendosim kurora. Ne duhet të rivendosim drejtësinë dhe piedestalin e merituar për këto burra dhe gra.

  • Berisha, homazhe për Anagnostin: Një gjeni që u angazhua për përmbysjen e diktaturës

    Berisha, homazhe për Anagnostin: Një gjeni që u angazhua për përmbysjen e diktaturës

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nderoi sot regjisorin e shquar Dhimitër Anagnosti në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Në një deklaratë për mediat pas homazheve kreu demokrat u shpreh se Dhimitër Anagnosti ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës dhe do të mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.
    “Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit. Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve. Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij. Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike.
    Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.
    Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta”, u shpreh Berisha.

  • “Deputet dhe ministër kulture i PD-së”, Berisha: Anagnosti u angazhua në përmbysjen e diktaturës

    “Deputet dhe ministër kulture i PD-së”, Berisha: Anagnosti u angazhua në përmbysjen e diktaturës

    Berisha duke folur per mediat

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet në nderim të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Berisha u shpreh se Anagnosti u angazhua për përmbysjen e diktaturës dhe do të jetë gjithnjë pjesë e memories së kombit shqiptar.
    Berisha: Dhimitër Anagnosti ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës! Do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit
    Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit.
    Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve.
    Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij.
    Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike.
    Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit.
    Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta.

    Sali dhe Liri Berisha duke ngushelluar familjaret

    Pjesë e homazheve, që do të vijojnë deri në orën 13:00 janë bërë dhe një sërë personalitetesh të artit dhe kinematografisë shqiptarë, ndërsa Anagnosti do të prehet në vendlindje, në fshatin Vuno. Ka qenë amaneti i tij që banesa e fundit të jetë pikërisht fshati i lindjes së regjisorit. /ZËRI 

  • Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

    Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

    Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare inxhinieri dhe ish-i burgosuri politik, Saimir Maloku, një ndër zërat më të fortë të rezistencës ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri.

    Maloku ishte një student i shkëlqyer dhe një profesionist i dalluar në fushën e inxhinierisë, por u dënua padrejtësisht me 9 vite burg nga regjimi, pas një gjyqi të fabrikuar dhe nën akuza absurde si “spiunazh” dhe “bashkëpunim me agjentura të huaja”.

    Ai kaloi vite të tëra në burgjet famëkeqe të Burrelit dhe Spaçit, ku ndau vuajtjet me figura të njohura të si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni.

    “Saimir Maloku është dëshmi e gjallë e dhunës së diktaturës dhe një simbol i guximit për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor,” u shpreh Besim Ndregjoni, kryetar i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

    Pavarësisht vuajtjeve të mëdha, Maloku mbeti një qytetar i angazhuar dhe një zë i palëkundur për lirinë e shprehjes dhe të medias gjatë periudhës së tranzicionit demokratik të vendit.

    Ai do të kujtohet si një intelektual me integritet të lartë, një profesionist i përkushtuar dhe një simbol i qëndresës qytetare përballë dhunës totalitare.

  • Havzi Nela, 37 vjet nga varja e poetit prej regjimit komunist

    Havzi Nela, 37 vjet nga varja e poetit prej regjimit komunist

    Shënohet 37 vjetori i ekzekutimit për motive politike i poetit dhe mësuesit Havzi Nela.

    Më 10 gusht të vitit 1988 me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik të kryeministrit Edi Rama, Havzi Nela u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, vetëm dy vjet para shembjes së diktaturës. 

    Partia Demokratike, Dega Kukës do të nderojë me respekt figurën e poetit dhe intelektualit të shquar, në një ceremoni përkujtimore në nder të sakrificës dhe veprës së tij, që mbeti një simbol i qëndresës ndaj persekutimeve dhe shprehjes së mendimit të lirë, 

    Ceremonia do të mbahet tek Busti i Havzi Neles, para Gjimnazit “Havzi Nela”, Kukës ku do të zhvillohen dhe homazhe ditën e sotme në oren 10:30.

    Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të kujtojnë kontributin dhe mesazhet që ai ka lënë pas, për luftën për liri, drejtësi dhe të drejtat e njeriut.

    Kush ishte Havzi Nela?

    Ai u dënua me varje në litar më 10 gusht 1988 nga regjimi komunist, vetëm dy vjet para shembjes së diktatur.

    Në dokumentet për vrasjen e tij nënvizohet se ai “ishte armik i betuar i pushtetit komunist”.

    Havzi Nela u burgos 21 vjet nga regjimi komunist dhe në fund u dënua me vdekje, sepse fliste hapur kundër ndalimit të fesë, kundër kolektivizimit dhe kooperativave në fshat.

    Biografi i Havzi Nelës thotë se pas arrestimit në shtëpinë e tij u sekuestruan 118 libra letrarë, historikë dhe politikë, që tregonin për dijet e tij të thella.

    Kjo, beson ai, është arsyeja, që Havzi Nela u rebelua në kërkim të hapur të lirive dhe të drejtave të njeriut.

    Ndërsa krijimtaria e pasur letrare e tij u zbulua pas vdekjes dhe i bën një vend nderi në radhën e poetëve shqiptarë.

    “Në burgimin e gjatë Havziu shkoi nga burgu i Tiranës në atë të Elbasanit, në atë të Vlorës, nga Vlora në Spaç, nga Spaçi në Rrëshen, në Ballsh, në Qafë Bari si dhe në Arrën. Vuajti një kalvar të gjatë në burgje e kampe, dhe nga trupi i tij nuk kishte mbetur më asgjë, por vetëm idetë dhe mendimet e mbanin gjallë Havzi Nelën”, thotë studiuesi Zyberaj.

    Regjimi komunist e mbylli dosjen e Havzi Nelës me urrejtje, gjak dhe terror.

    Udhëheqësi i fundit i diktaturës komuniste, Ramiz Alia, i refuzoi kërkesat për falje jete. Ekzekutimi u krye më 10 gusht 1988 në Kukës, trupi i poetit qëndroi në qytet për të frikësuar njerëzit.

    Ai u varros pa asnjë shenjë dalluese në një gropë të hapur për shtylla elektrike, madje u gjet pa kokë pas shumë vitesh.

    Ekzekutimi i poetit Havzi Nelës u bë si sot 35 vjet më parë, megjithatë ajo tragjedi vazhdon të tronditë shoqërinë shqiptare.

    Ai u shpall “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës dhe një shkollë në vendlindje mban emrin e tij.