Tag: dijeni

  • ‘Nuk mund të flas’, Plarent Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni

    ‘Nuk mund të flas’, Plarent Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni

    Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit sot në ambientet e SPAK, ku pas daljes dha një deklaratë të shkurtër për mediat. Ndreca sqaroi se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes dhe nuk mund të japë detaje të mëtejshme, pasi hetimet janë ende në proces.
    Ndreca është marrë më parë i pandehur në lidhje me procedurat për rikonstruksionin e katër komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë, në kohën kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
    Kallëzimi ndaj tij u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), i cili evidentoi devijime dhe mospërputhje ligjore në procedurat e prokurimit publik, duke cënuar barazinë në garën e tenderave. Sipas KLSH-së, është konstatuar rritje e pajustifikuar e kostove të ndërtimit dhe projektimit gjatë këtyre procedurave.
    Hetimet lidhen me periudhën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa SPAK po shqyrton edhe një tender tjetër të kohës për uniformat e Policisë së Shtetit.

  • Deputeti i PS, Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni, nuk mund të flas dot

    Deputeti i PS, Ndreca del nga SPAK: Jam thirrur si person në dijeni, nuk mund të flas dot

    Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK-ut. Në një deklaratë të shkurtër për mediat pas daljes nga prokuroria, Ndreca u shpreh se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”, por theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi “bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”. Ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, dhe po hetohet nga SPAK për abuzime me tendera publikë gjatë kohës në detyrë.

  • 6 milionë dollarë lobim për non-gratën, Topalli hesht: Partia më ka ngarkuar me detyrë tjetër!

    6 milionë dollarë lobim për non-gratën, Topalli hesht: Partia më ka ngarkuar me detyrë tjetër!

    Një ndër temat për të cilën po diskutohet gjerë e gjatë përgjatë ditëve të fundit ka qenë kontrata miliona dollareshe e Partisë Demokratike me kompaninë amerikane “Continental” në SHBA, me qëllim lobimin për “non-gratën” e kreut të bluve, Sali Berishës.
    Lidhur me këtë çështje është pyetur së fundmi edhe drejtuesja Politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli. Teksa ka qenë mesditën e kësaj të mërkure në një deklaratë për shtyp, gazetari e ka pyetur Topallin nëse ka qenë në dijeni të kësaj kontrate dhe për burimin e financimit.
    Ndërkohë, Topalli vendosi të përgjigjet shkurt duke thënë se PD ka dhënë një sqarim, duke zbatuar kështu dhe urdhrin e lëshuar nga kryetari Sali Berisha, që të mos bënin deklarata publike apo në media në lidhje me kontratën e lobimit.
    “Si përfaqësuese e PD-së për Diasporën, a keni dijeni për kontratën e lobimit me kompaninë amerikane, duke qenë se garant për kontratën ka dalë pikërisht një shqiptar i diasporës, Nuredin Seçi, a keni dijeni se nga vijnë këto para, sili është burimi i financimit dhe çfarë është ky fondacion “Make Albania Great Again”, ishte pyetja nga gazetari në sallë.
    Teksa Topalli u përgjigj:“Detyra ime ka qenë krejt tjetër, ndërkohë që Partia Demokratike e ka sqaruar këtë çështje”.

  • “155 kinezë po luftojnë për Rusinë”, Zelensky akuzon: Pekini po mbyll njërin sy, është në dijeni për këtë

    “155 kinezë po luftojnë për Rusinë”, Zelensky akuzon: Pekini po mbyll njërin sy, është në dijeni për këtë

    Volodymyr Zelensky ka thënë se është në dijeni të së paku 155 shtetasve kinezë që luftojnë për Rusinë dhe ka akuzuar Pekinin se i ka lejuar ata të marrin pjesë në pushtimin e vendit të tij.

    Zyrtarët publikuan dy dosje që emërtonin dhe përshkruanin ushtarë kinezë që thuhej se ishin regjistruar, megjithëse Ukraina nuk sugjeroi se kjo do të thoshte se Pekini po kërkonte të hynte në luftë së bashku me Rusinë, shkruan Guardian.
    Presidenti u tha gazetarëve në një konferencë se ai nuk ishte në dijeni se Kina “u dha një lloj komande” atyre që tani luftojnë për Rusinë. Megjithatë, ai tha se Pekini duhet të ketë qenë në dijeni se disa njerëz po i bashkoheshin ushtrisë së një vendi tjetër në këmbim të pagesës.
    “Ne mendojmë se Kina e di për këtë”, tha Zelenskyy. “Këta shtetas kinezë po luftojnë kundër nesh, duke përdorur armë kundër ukrainasve në territorin e Ukrainës. Motivimi i tyre, para apo jo, politikë, etj, nuk dihet ende, por do ta zbulojmë shpejt”.

    Top Channel

  • “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: S’kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar

    “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: S’kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar

    Vijon procesi “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, ku 34 persona akuzohen se i përkasin një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare.
    Arten Hamzai, i biri i Alfredo Hamzai, drejtuesit të rrjetit të trafikut, ka deklaruar para Gjykatës së Apelit të Brukselit të mërkurën se ai nuk dinte asgjë për aktivitetet e babait të tij dhe tha se ishte i bindur se ai ishte i përfshirë në pasuri të paluajtshme.
    27-vjeçari, i lindur në Tiranë, Shqipëri, prej shumë vitesh jeton në rajonin e Antwerp me prindërit e tij. Në kohën e ngjarjes, ai punonte si profesionist i lirë në një dyqan veshjesh në pronësi të tezes së tij, ndërsa studionte për kontabilitet në një universitet në Antwerp.
    “Babai im ishte në biznesin e pronave të paluajtshme dhe kishte trashëguar shumë para. E dija se ai kishte një precedent penalë, por më thanë se ishte para se të lindja unë. Nuk kisha dijeni se im atë ishte ende subjekt i disa urdhërarresteve evropiane dhe ndërkombëtare në 2020 dhe 2021. Unë dhe nëna ime jetojmë në shtëpinë tonë në Deurne”, tha ai.
    Sa i përket shijes së tij të dukshme për sendet luksoze, si orët Rolex ose Richard Mille, të cilat mund të vlejnë deri në 400,000 euro, i pandehuri deklaroi se ai kishte “interesim për orët mekanike që në fëmijëri”.
    Sa i përket faktit që ai kishte aksione në emër të tij në kompani të ndryshme që i përkisnin babait të tij, si Summer Depo në Vlorë, pronar i një kompleksi të madh të pasurive të paluajtshme dhe mikpritëse, apo Bakkery Factory, Pear 2019 në Vlorë dhe 2A Construction, ai tha se nuk ishte në dijeni të kësaj.

  • “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: Nuk kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar

    “Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: Nuk kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar

    Vijon procesi “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, ku 34 persona akuzohen se i përkasin një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare.

    Arten Hamzai, i biri i Alfredo Hamzai, drejtuesit të rrjetit të trafikut, ka deklaruar para Gjykatës së Apelit të Brukselit të mërkurën se ai nuk dinte asgjë për aktivitetet e babait të tij dhe tha se ishte i bindur se ai ishte i përfshirë në pasuri të paluajtshme.27-vjeçari, i lindur në Tiranë, Shqipëri, prej shumë vitesh jeton në rajonin e Antwerp me prindërit e tij. Në kohën e ngjarjes, ai punonte si profesionist i lirë në një dyqan veshjesh në pronësi të tezes së tij, ndërsa studionte për kontabilitet në një universitet në Antwerp. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Babai im ishte në biznesin e pronave të paluajtshme dhe kishte trashëguar shumë para. E dija se ai kishte një precedent penalë, por më thanë se ishte para se të lindja unë. Nuk kisha dijeni se im atë ishte ende subjekt i disa urdhërarresteve evropiane dhe ndërkombëtare në 2020 dhe 2021. Unë dhe nëna ime jetojmë në shtëpinë tonë në Deurne”, tha ai. Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Sa i përket shijes së tij të dukshme për sendet luksoze, si orët Rolex ose Richard Mille, të cilat mund të vlejnë deri në 400,000 euro, i pandehuri deklaroi se ai kishte “interesim për orët mekanike që në fëmijëri”. 

    Sa i përket faktit që ai kishte aksione në emër të tij në kompani të ndryshme që i përkisnin babait të tij, si Summer Depo në Vlorë, pronar i një kompleksi të madh të pasurive të paluajtshme dhe mikpritëse, apo Bakkery Factory, Pear 2019 në Vlorë dhe 2A Construction, ai tha se nuk ishte në dijeni të kësaj.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”