Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar që të merret në pyetje për çështjen e “21 janarit” si person në dijeni.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Partia e Lirisë, me anë të një njoftimi.
Në njoftimin e bërë thuhet se Meta i ka kërkuar avokatit të tij Cakrani që të bëjë kërkesë në prokurori që të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat dhe faktet.
“Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin””, njofton Partia e Lirisë.
Tag: dijeni
-

Dosja ‘21 janari’/ Meta i ‘bllokut të kuq’ bën lëvizjen surprizë nga qelia, zbulohet kërkesa e tij ndaj SPAK-ut
-

Dosja “21 Janari”/ Meta kërkesë prokurorit: Dua të pyetem si person në dijeni
Ilir Meta ka kërkuar këtë të martë që të merret në pyetje në lidhje me dosjen e 21 Janarit.
Burime për mediat bëjnë me dije se Meta, ka thirrur sot mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit A.Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”.
Për të njëjtën dosje, SPAK thirri më herët edhe Sali Berisha për ta marrë në pyetje.
Hetimi për ngjarjen e 21 janarit është rihapur nga SPAK një vit më parë, pas vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë që urdhëronte Prokurorinë e Posaçme të hetonte një kallëzim të bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, njëri prej 4 viktimave të 21 Janarit. -

Berisha u paraqit për dosjen “Partizani”, SPAK i lë në dorë fletëthirrjen për “21 Janarin”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë në dorë fletëthirrjen e tretë nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit. Tre ditë pasi refuzoi të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme me pretendimet se nuk kishte asnjë dijeni për fletëthirrjen, tashmë SPAK ia ka dorëzuar Berishës njoftimin në dorë, kur ai u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.
Para gazetarëve, Berisha u pyet se cilia është data kur është thirrur, por ai refuzoi ta tregonte ndërsa vijoi të insistojë se nuk ka pasur dijeni për fletëthirrjen e SPAK, ndonëse njoftimi i dytë i ishte dorëzuar në 3 adresa. Ai pretendon se deri më sot, SPAK nuk ia kishte dorëzuar fletëthirrjen personalisht, ndërsa vijoi piruetat duke thënë se nuk e përdor emailin ku SPAK i tha se i dorëzoi thirrjen për 21 janarin.
“Njoftim quhet kur një person njoftohet direkt. Nga data 3 deri sot, asnjë person s’më ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë. Unë kam dy posta elektronike njëra është e imja dhe njëra është e kuvendit, që unë nuk e përdor. Unë kam një numër telefoni që e njeh gjithë bota, marr SMS çdo ditë dhe aty nuk ka ardhur asgjë”, tha Berisha.
Sulmet nuk i kurseu ndaj Altin Dumanit, duke e akuzuar se gjithçka ishte një sajesë e tij me qëllim që të hiqej vëmendja nga vjedhja tek Tuneli i Llogarasë.
“Mbetet në historinë e turpit të Altin Troplinit, i cili për të zhurmuar aferë e tmerrshme të Edi Ramës dhe lubi ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpshëm të ftesës sime në SKAP për tu pyetur si njeri që ka dijeni për 21 janarin. Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që isha në zyrat e SKAP-t, donte jo njoftimin tim, por donte që mercenarë, lakej të qeverisë në media të hapnin studiot televizive jo me lubinë dhe Ramën dhe vjedhjet e tyre në Tunelin e Llogarasë, por se e ftuam, se ftuam, nuk erdhi”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u zu ngushtë nga pyetja e Report Tv për fshirjen e serverëve të kryeministrisë, nga ku u qëlluan për vdekje 4 protestues.
SPAK konfirmon thirrjen e Berishës për ‘21 Janarin’: Ia komunikuam sot teksa… -

“Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga paraburgimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë.
Shkambi kishte apeluar masën e sigurisë, duke pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur brenda sallës së gjyqit, ku nipi i tij, Elvis Shkambi, qëlloi me armë sapo gjyqtari shpalli vendimin për një çështje pronësie ku xhaxhai i tij ishte palë.
Në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, Gjon Shkambi deklaroi se nuk kishte pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, duke u përpjekur të bindte autoritetet për pafajësinë e tij. Megjithatë, Apeli ka rrëzuar ankimimin, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim.
Ndërkohë, nipi i tij Elvis Shkambi, i cili mbetet gjithashtu në paraburgim, nuk ka apeluar vendimin për të ndryshuar masën e sigurisë. Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

“Nuk kisha dijeni që Elvisi do vriste gjyqtarin”/ Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për dalë nga paraburgimi.
Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.
Gjon Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.
Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Ditën e djeshme, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.Top Channel
-

‘Nuk e di ku ndodhet’, 45-vjeçari denoncon largimin nga banesa të bashkëshortes
Një shtetas 45-vjeçar ka denoncuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij 29-vjeçare.
Siç njofton Policia e Durrësit, kallëzimi është kryer gjatë së shtunës, me pretendimin se shtetasi nuk ka dijeni për vendndodhjen e bashkëshortes, S.B.
“Më datë 08.11.2025, ka kallëzuar shtetasi A. P., 45 vjeç, banues në Durrës, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja S. B., 29 vjeçe, dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj. Po punohet për gjetjen e 29-vjeçares”,-thuhet në njoftim. -

Seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e Ramës kundërshton Veliajn: Ishe në dijeni të shkarkimit
Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, aty ku po shqyrtohet ankimimi për shkarkimin e tij si të ligjshëm apo jo nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.
Në fjalën e saj përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave ka kundërshtuar Veliajn duke thënë se ai ishte në dijeni të shkarkimit.
“Një subjekt i shkarkuar nga Qeveria, duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo Kushtetueses. Në kushtet kur mungon kompetenca për çështjen, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë. Konstatimi i mungesës 3 mujore është kompetencë e Këshillit Bashkiak.
Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin e paraqitur prej tij.
Në rastin konkret, mund të shtojmë edhe faktin se mungesa e kërkuesit përtej afatit tre mujor është një fakt i njohur botërisht. Për pretendimet për cënimin e të drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij.”, tha ajo. -

Seanca në Kushtetuese, përfaqësuesja e Qeverisë kundërshton Veliajn: Ishte në dijeni të shkarkimit, ekzekutivi merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak
Përfaqësuesja ligjore e Qeverisë, ka kundërshtuar sot në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese pretendimet e Erion Veliajt dhe ankimimin e vendimit prej tij për shkarkimin nga detyra.
Sipas saj, Verliaj ka qenë në dijeni të shkarkimit dhe se qeveria vendimet i merr mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak.
Përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave:
Një subjekt i shkarkuar nga Qeveria, duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo Kushtetueses. Në kushtet kur mungon kompetenca për çështjen, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë. Konstatimi i mungesës 3 mujore është kompetencë e Këshillit Bashkiak.
Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin e paraqitur prej tij.
Në rastin konkret, mund të shtojmë edhe faktin se mungesa e kërkuesit përtej afatit tre mujor është një fakt i njohur botërisht. Për pretendimet për cënimin e të drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij.Top Channel
-

21 Janari, Basha në SPAK: Deklarova gjithçka që kisha dijeni
Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha u paraqit këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Aty për më shumë se 1 orë, Basha dha përgjigje për çështjen e 21 Janarit.
Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues. Për gazetarët Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK-u.Lulzim Basha nuk dha asnjë koment mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, por gazetarëve u tha vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe se duhet të ruajë sekretin hetimor. Basha me batuta u tha gazetarëve se konferencën për shtyp do ta mbajë një herë tjetër.
Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.
Gazetarët: Për 21 janarin?
Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.
Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?
Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim
Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë.
Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër. -

Zbardhet dëshmia e Gjon Shkambit në Apel: Nuk kisha dijeni për armën e nipit, do ta kisha parandaluar
I vënë nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, Gjon Shkambi ka folur sot në seancën gjyqësore të zhvilluar në Apel.
Duke i shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit të ndjerë, Gjon Shkambi është shprehur se nuk kishte dijeni për veprimin që do të kryente nipi i tij. Në të kundër është shprehur Gjon, do ta kishte parandaluar krimin e ndodhur në një institucion drejtësie.
“I shpreh ngushëllime familjes së gjyqtarit kalaja dhe kolegëve të tij. Nuk kam patur dijeni që nipi im të ketë patur armë, ta dija do e kisha parandaluar. Unë kam konflikte me vëllezërit e mi ndaj ma kanë vënë pas nëpër gjyqe nipin tim Elvisin pasi dyshonin se t’u bëja dredhira. Nuk kam pasur ndërmend ti zgjidhja me dhunë këto gjëra pasi kam 30 vjet që kam zgjedhur rrugën gjyqësore. Nëse do kisha zgjedhur dhunën, do e kisha bërë më përpara”, ka deklaruar Gjon Shkambi para gjykatës në Apel.