Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka bërë një reagim publik lidhur me një sulm kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë, duke e cilësuar atë si një nga më të sofistikuarit e regjistruar deri më tani.
Përmes një njoftimi për mediat, Ristani sqaron se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në vetëm gjashtë muaj nga hakerat iranianë, duke reflektuar një realitet të ri dhe të vështirë për sigurinë digjitale që institucionet përballin çdo ditë.
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, thekson se po kalohet drejt forcimit të mëtejshëm të infrastrukturës digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë.Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Tiranës,
Dua t’ju informoj se Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që kemi regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.
Sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti.
Dua të theksoj se, edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve.
Të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.
Prej 80 serverëve total, 10 prej tyre janë nën vëzhgim.
Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve) po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malëare-i para se të aktivizohen.
Në këtë fazë, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë.
Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të punojmë me transparencë dhe përkushtim për të mbrojtur të dhënat dhe interesin e çdo qytetari.
Tag: digjitale
-

Hakerat iranianë sulmuan Bashkinë e Tiranës, Ristani: I 15-ti në 6 muaj, nuk ka humbje të të dhënave
-

Sulmi kibernetik, Ristani: Të gjitha të dhënat janë të paprekura, po forcojmë infrastrukturën digjitale
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka bërë një reagim publik lidhur me një sulm kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë, duke e cilësuar atë si një nga më të sofistikuarit e regjistruar deri më tani. Përmes një njoftimi për mediat, Ristani sqaron se ky është sulmi i 15-të i ngjashëm në vetëm gjashtë muaj, duke reflektuar një realitet të ri dhe të vështirë për sigurinë digjitale që institucionet përballin çdo ditë. Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, thekson se po kalohet drejt forcimit të mëtejshëm të infrastrukturës digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë.
Njoftimi i plotë:Të nderuar qytetarë të Tiranës, dua t’ju informoj se Bashkia e Tiranës ka qenë së fundmi objekt i një sulmi kibernetik shumë të sofistikuar. Ky është një ndër 15 sulmet e ngjashme që kemi regjistruar vetëm në gjashtë muajt e fundit, duke reflektuar realitetin e ri të kërcënimeve digjitale që përballim çdo ditë.
Sulmi i fundit u realizua përmes komprometimit të një licence origjinale të Microsoft, çka tregon nivelin e lartë të koordinimit dhe sofistikimit të këtij akti. Dua të theksoj se, edhe pse platforma jonë nuk klasifikohet si infrastrukturë kritike sipas legjislacionit aktual dhe nuk është nën mbikëqyrjen direkte të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për rikuperimin e plotë të sistemeve.
-Të gjitha të dhënat janë të paprekura dhe nuk ka humbje informacioni.-Prej 80 serverëve total, 10 prej tyre janë nën vëzhgim.-Aplikacioni i çerdheve dhe kopshteve dhe rikthimi i lidhjes me AKSH-in për shërbimin e lejeve) po kontrollohen në mënyrë rigoroze për të garantuar që nuk ka mbetje malëare-i para se të aktivizohen.
Në këtë fazë, po kalojmë drejt një procesi rehabilitimi dhe forcimi të mëtejshëm të infrastrukturës sonë digjitale, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të sigurisë. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të punojmë me transparencë dhe përkushtim për të mbrojtur të dhënat dhe interesin e çdo qytetari. -

Ambasadorja zvicerane:Portali i ri, një hap drejt Shqipërisë digjitale dhe evropiane
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, vlerësoi krijimin e portalit të ri të legjislacionit elektronik, duke e konsideruar si një arritje të madhe për Kuvendin dhe për vendin në tërësi. Në një deklaratë gjatë ceremonisë zyrtare, ambasadorja theksoi rëndësinë e kësaj nisme në rrugën drejt qeverisjes së mirë dhe afrimit me Bashkimin Europian.
“Jam e kënaqur që po festojmë së bashku këto arritje të mëdha. Ky portal i legjislacionit elektronik shënon kurorëzimin e mbështetjes sonë afatgjatë për Kuvendin nëpërmjet partnerëve në OSBE. Puna jonë e përbashkët ka arritur më shumë se një sukses teknik dhe ka hapur tashmë një kapitull të ri për ligjbërjen në Shqipëri,” u shpreh Huber.
Diplomatja zvicerane theksoi se digjitalizimi nuk është vetëm një aspekt teknik, por një mjet real për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe për t’i afruar institucionet me qytetarët.
“Qëllimi ynë i përbashkët është që Shqipëria të arrijë qeverisjen e mirë dhe institucione demokratike mirëfunksionale. Në fund të fundit, kjo i mundëson qytetarëve të kenë më shumë besim dhe të jenë më të angazhuar.”
Ambasadorja vlerësoi gjithashtu kohën kur ky projekt po realizohet, në një moment thelbësor për integrimin europian të Shqipërisë. Ajo nënvizoi se kapitulli i dhjetë i negociatave për anëtarësim në BE përfshin median dhe shoqërinë e informacionit, duke e bërë këtë investim në infrastrukturë digjitale një hap të natyrshëm dhe të domosdoshëm drejt standardeve të BE-së.
“Portali i ri i legjislacionit elektronik në Shqipëri është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe llogaridhënies. Vjen në një moment thelbësor për Shqipërinë, kur mundësia për t’u bashkuar me Bashkimin Europian duket e arritshme dhe pranë. Kapitulli i dhjetë i paketës së negociatave përfshin median dhe shoqërinë e informacionit. Duke investuar në këtë infrastrukturë digjitale, Kuvendi i Shqipërisë po i afrohet standardeve evropiane mbi të dhënat e hapura dhe transparencën.”/tvklan.al -

Digjitalizimi i fondit filmik, që nga janari 2024 janë skanuar 330 tituj filmash dhe mbi 4,620 bobina figurë dhe zë
Nga Julia Vrapi
Arkivi i Filmit ka një koleksion të pasur me vepra filmike shqiptare, ku dhe digjitalizimi është një proces i rëndësishëm. Për herë të parë në vendin tonë ka një studio moderne për këtë proces, ku që prej janarit 2024 janë skanuar 330 tituj filmash, mbi 4,620 bobina figurë dhe zë, duke krijuar asete digjitale me cilësi të lartë. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja shprehet se studioja që është ngritur pranë Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit po transformon se si ruhen dhe restaurohen këto vepra të trashëgimisë filmike. “Për herë të parë, Shqipëria ka një studio moderne për digjitalizimin e filmit! Me fondet e Bashkimit Europian, zbatuar nga UNOPS, në kuadër të programit EU4Culture, u ngrit në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit studioja që po transformon mënyrën si ruhen, restaurohen dhe përcillen veprat e trashëgimisë sonë filmike. Që prej janarit 2024 janë skanuar 330 tituj filmash, mbi 4,620 bobina figurë dhe zë, duke krijuar asete digjitale me cilësi shumë të lartë”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale. Në vijim të këtij procesi për digjitalizimin, ministri Gonxhja shprehet ndër të tjera se objektivi është digjitalizimi i të gjithë fondit prej 4,330 veprash filmike shqiptare. Sipas ministrit Gonxhja, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar për të rritur kapacitetet teknike dhe njerëzore në Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit (AQSHF), për të garantuar ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të çmuar kombëtare.
Ruajtja e koleksionit kinematografik
Arkivi i Filmit i Shqipërisë (AQSHF) është kujdestari ligjor i prodhimit kinematografik shqiptar i filluar nga viti 1947 e në vazhdim, kryesisht i përbërë nga produksionet nga një njësi e vetme shtetërore, studio “Shqipëria e Re”, e cila filloi aktivitetin e saj në vitin 1952 dhe u mbyll në vitin 1992. AQSHF shprehet se këto koleksione unike në pelikul 35mm, tashmë digjitalizohen nga negativi. “Duke bërë të mundur krijimin e aseteve digjitale me cilësi shumë të lartë të figurës dhe zërit për të garantuar që veprat e trashëgimisë kombëtare filmike jo vetëm të ruhen e të restaurohen me teknologjitë e reja që mundëson epoka digjitale, por edhe të përcillen te publiku pa cënuar autenticitetin”, thuhet nga AQSHF. Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952 nga rusët. Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus “Skënderbeu”. Ky është i pari realizim “kolosal” i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon uljes së numrit të filmave të importuar. Në vitet ’80 Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Ndryshimi i sistemit politik dhe kriza ekonomike e viteve ’90 sjell transformimin e saj në “Albafilm” dhe në vitin 1996 edhe kjo e fundit mbyll ekzistencën e saj. “Shqipëria e Re” lë në trashëgim rreth 200 filma. -

Ndryshon buxheti, alokohen 11.8 miliardë lekë/ Garanci e re sovrane për bujqësinë, më shumë para për sigurinë digjitale
Nëpërmjet një akti normativ të datës 11 qershor Këshilli i ministrave ka ndryshuar buxhetin për vitin 2025.
Pas një analize për 5 muajt e parë të vitit, 11.8 miliardë leke do të alokohen apo rialokohen në mbështetje të sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike.
Siguria digjitale do të marrë dhe vëmendjen kryesore. Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë në formën e një rialokimi në drejtim të sigurisë digjitale dhe rritjes ekonomike.
Rishikimi i buxhetit përfshin dhe sektorin e Bujqësisë. Po kështu janë shtuar fondet për skemën e bujqësisë, ku fondi i garancisë sovrane nga 2 miliardë lekë (20 mln euro) që ishte është rritur me 1 miliardë lekë (10 milionë euro). Pra fermerët dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme do të kenë në total në dispozicion 30 milionë euro garanci sovrane, e cila do tu japë mundësi atyre të marrin kredi me interesa të favorshme pranë bankave të nivelit të dytë.
Garancia do të shërbejë për rritjen e aksesit në financë kryesisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë.
Ndërsa një rishpërndarje fondeve të brendshme do të kryhet në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike.
Pavarësisht ndryshimeve, deficiti buxhetor mbetet në nivelin prej 68.1 miliardë lekësh, pa asnjë rritje, dhe borxhi publik nuk pëson ndryshime.Top Channel
-

Shqipëria, hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian.
Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Në rajon, më e avancuar në konvergjencën drejt BE-së është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina dhe e fundit është Kosova.
Raporti i fundit i OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” gjeti se gjatë dy dekadave të fundit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përparim të moderuar në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë (i matur me fuqinë blerëse) arriti vetëm në 40% të mesatares së BE-së.
Raporti analizon arsyet pse ky proces ecën ngadalë dhe thekson fushat e politikave ku ndërhyrja mund të përshpejtojë konvergjencën. Duke ofruar një kornizë objektive të bazuar në të dhëna, ky tregues shërben si një mjet praktik për të ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe për të identifikuar se cilat ekonomi po bëjnë përparim të prekshëm drejt ngushtimit të hendekut ekonomik me BE-në.
Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave:
-Infrastruktura dhe lidhshmëria
-Aftësitë
-Mjedisi i biznesit
-Transformimi digjital
-Ekonomia e gjelbërShqipëria penalizohet nga infrastruktura e dobët
Klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.
Klasteri i Aftësive është zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, megjithatë ajo renditet e dyta më e fundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit – më e larta në Ballkanin Perëndimor – dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në fusha kyçe si mësimi gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D).
Klasteri i Mjedisit të Biznesit përballet me sfida, ku Shqipëria renditet më e ulëta në rajon dhe ka ndryshime të mëdha me BE-në. Investimet private dhe aksesimi i financave për bizneset kanë dobësuar me kalimin e kohës, ndërsa niveli i lartë i punësimit informal vazhdon të minojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit.
Transformimi Digjital është një fushë relativisht e dobët për Shqipërinë, me një performancë të përgjithshme që renditet e dyta më e fundit në rajon. Përdorimi i internetit është i përhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset është relativisht i lartë, por aftësitë digjitale të popullatës mbeten të kufizuara dhe angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët. Gjithashtu, sektori i ICT është relativisht më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.
Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në klasterin e “Gjelbër”, falë emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e avancuara të energjisë rinovueshme të ekonomisë – kryesisht energjia hidroelektrike – dhe struktura e orientuar në shërbime e ekonomisë së saj, që është më pak intensive në energji. Ndryshe nga ekonomitë e tjera të rajonit, Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu performancën e saj në këtë klaster që nga periudha 2014-2016, kryesisht falë përparimeve të vazhdueshme në produktivitetin e energjisë.
Rekomandimet
Raporti evidenton një sërë fushash prioritare për veprim politik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë:
Për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.
Për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe ato në zhvillim, dhe për të adresuar mungesën e aftësive digjitale, kërkohet më shumë investim në arsim dhe programe formimi për të rriturit, si dhe nxitje të shtuara për kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vetëm 34% e popullsisë së rritur në Ballkanin Perëndimor zotëron të paktën aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE.
Për të përmbushur objektivat mjedisorë të rajonit, politikat duhet të mbështesin përdorimin më efikas të burimeve dhe investime më të mëdha në teknologjitë e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve të gjeneruara për njësi të PBB-së është në rritje dhe menaxhimi i tyre përbën sfidë – mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE./MONITOR
-

Raporti i OECD: Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së, ja çfarë e penalizoi
Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
TIRANA- Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian. Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Në rajon, më e avancuar në konvergjencën drejt BE-së është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina dhe e fundit është Kosova.Raporti i fundit i OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” gjeti se gjatë dy dekadave të fundit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përparim të moderuar në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë (i matur me fuqinë blerëse) arriti vetëm në 40% të mesatares së BE-së.
Raporti analizon arsyet pse ky proces ecën ngadalë dhe thekson fushat e politikave ku ndërhyrja mund të përshpejtojë konvergjencën. Duke ofruar një kornizë objektive të bazuar në të dhëna, ky tregues shërben si një mjet praktik për të ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe për të identifikuar se cilat ekonomi po bëjnë përparim të prekshëm drejt ngushtimit të hendekut ekonomik me BE-në.
Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave:
-Infrastruktura dhe lidhshmëria
Shqipëria penalizohet nga infrastruktura e dobët
Klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.
Klasteri i Aftësive është zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, megjithatë ajo renditet e dyta më e fundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit – më e larta në Ballkanin Perëndimor – dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në fusha kyçe si mësimi gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D). Klasteri i Mjedisit të Biznesit përballet me sfida, ku Shqipëria renditet më e ulëta në rajon dhe ka ndryshime të mëdha me BE-në. Investimet private dhe aksesimi i financave për bizneset kanë dobësuar me kalimin e kohës, ndërsa niveli i lartë i punësimit informal vazhdon të minojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit.
Transformimi Digjital është një fushë relativisht e dobët për Shqipërinë, me një performancë të përgjithshme që renditet e dyta më e fundit në rajon. Përdorimi i internetit është i përhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset është relativisht i lartë, por aftësitë digjitale të popullatës mbeten të kufizuara dhe angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët. Gjithashtu, sektori i ICT është relativisht më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.
Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në klasterin e “Gjelbër”, falë emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e avancuara të energjisë rinovueshme të ekonomisë – kryesisht energjia hidroelektrike – dhe struktura e orientuar në shërbime e ekonomisë së saj, që është më pak intensive në energji. Ndryshe nga ekonomitë e tjera të rajonit, Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu performancën e saj në këtë klaster që nga periudha 2014-2016, kryesisht falë përparimeve të vazhdueshme në produktivitetin e energjisë.
Raporti evidenton një sërë fushash prioritare për veprim politik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë: Për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.
Për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe ato në zhvillim, dhe për të adresuar mungesën e aftësive digjitale, kërkohet më shumë investim në arsim dhe programe formimi për të rriturit, si dhe nxitje të shtuara për kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vetëm 34% e popullsisë së rritur në Ballkanin Perëndimor zotëron të paktën aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE. Për të përmbushur objektivat mjedisorë të rajonit, politikat duhet të mbështesin përdorimin më efikas të burimeve dhe investime më të mëdha në teknologjitë e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve të gjeneruara për njësi të PBB-së është në rritje dhe menaxhimi i tyre përbën sfidë – mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE./ Monitor -

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian.
Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Në rajon, më e avancuar në konvergjencën drejt BE-së është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina dhe e fundit është Kosova.
Raporti i fundit i OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” gjeti se gjatë dy dekadave të fundit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përparim të moderuar në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë (i matur me fuqinë blerëse) arriti vetëm në 40% të mesatares së BE-së.
Raporti analizon arsyet pse ky proces ecën ngadalë dhe thekson fushat e politikave ku ndërhyrja mund të përshpejtojë konvergjencën. Duke ofruar një kornizë objektive të bazuar në të dhëna, ky tregues shërben si një mjet praktik për të ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe për të identifikuar se cilat ekonomi po bëjnë përparim të prekshëm drejt ngushtimit të hendekut ekonomik me BE-në.
Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave:Infrastruktura dhe lidhshmëria
Aftësitë
Mjedisi i biznesit
Transformimi digjital
Ekonomia e gjelbërShqipëria penalizohet nga infrastruktura e dobët
Klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.
Klasteri i Aftësive është zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, megjithatë ajo renditet e dyta më e fundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit – më e larta në Ballkanin Perëndimor – dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në fusha kyçe si mësimi gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D).
Klasteri i Mjedisit të Biznesit përballet me sfida, ku Shqipëria renditet më e ulëta në rajon dhe ka ndryshime të mëdha me BE-në. Investimet private dhe aksesimi i financave për bizneset kanë dobësuar me kalimin e kohës, ndërsa niveli i lartë i punësimit informal vazhdon të minojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit.
Transformimi Digjital është një fushë relativisht e dobët për Shqipërinë, me një performancë të përgjithshme që renditet e dyta më e fundit në rajon. Përdorimi i internetit është i përhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset është relativisht i lartë, por aftësitë digjitale të popullatës mbeten të kufizuara dhe angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët. Gjithashtu, sektori i ICT është relativisht më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.
Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në klasterin e “Gjelbër”, falë emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e avancuara të energjisë rinovueshme të ekonomisë – kryesisht energjia hidroelektrike – dhe struktura e orientuar në shërbime e ekonomisë së saj, që është më pak intensive në energji. Ndryshe nga ekonomitë e tjera të rajonit, Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu performancën e saj në këtë klaster që nga periudha 2014-2016, kryesisht falë përparimeve të vazhdueshme në produktivitetin e energjisë.
Rekomandimet
Raporti evidenton një sërë fushash prioritare për veprim politik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë:
Për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.
Për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe ato në zhvillim, dhe për të adresuar mungesën e aftësive digjitale, kërkohet më shumë investim në arsim dhe programe formimi për të rriturit, si dhe nxitje të shtuara për kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vetëm 34% e popullsisë së rritur në Ballkanin Perëndimor zotëron të paktën aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE.
Për të përmbushur objektivat mjedisorë të rajonit, politikat duhet të mbështesin përdorimin më efikas të burimeve dhe investime më të mëdha në teknologjitë e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve të gjeneruara për njësi të PBB-së është në rritje dhe menaxhimi i tyre përbën sfidë – mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE./Monitor -

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së, penalizohet nga infrastruktura e dobët
Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian.Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.Në rajon, më e avancuar në konvergjencën drejt BE-së është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina dhe e fundit është Kosova.Raporti i fundit i OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” gjeti se gjatë dy dekadave të fundit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përparim të moderuar në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë (i matur me fuqinë blerëse) arriti vetëm në 40% të mesatares së BE-së.Raporti analizon arsyet pse ky proces ecën ngadalë dhe thekson fushat e politikave ku ndërhyrja mund të përshpejtojë konvergjencën. Duke ofruar një kornizë objektive të bazuar në të dhëna, ky tregues shërben si një mjet praktik për të ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe për të identifikuar se cilat ekonomi po bëjnë përparim të prekshëm drejt ngushtimit të hendekut ekonomik me BE-në.Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave:-Infrastruktura dhe lidhshmëria-Aftësitë-Mjedisi i biznesit-Transformimi digjital-Ekonomia e gjelbërShqipëria penalizohet nga infrastruktura e dobëtKlasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.Klasteri i Aftësive është zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, megjithatë ajo renditet e dyta më e fundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit – më e larta në Ballkanin Perëndimor – dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në fusha kyçe si mësimi gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D).Klasteri i Mjedisit të Biznesit përballet me sfida, ku Shqipëria renditet më e ulëta në rajon dhe ka ndryshime të mëdha me BE-në. Investimet private dhe aksesimi i financave për bizneset kanë dobësuar me kalimin e kohës, ndërsa niveli i lartë i punësimit informal vazhdon të minojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit.Transformimi Digjital është një fushë relativisht e dobët për Shqipërinë, me një performancë të përgjithshme që renditet e dyta më e fundit në rajon. Përdorimi i internetit është i përhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset është relativisht i lartë, por aftësitë digjitale të popullatës mbeten të kufizuara dhe angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët. Gjithashtu, sektori i ICT është relativisht më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në klasterin e “Gjelbër”, falë emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e avancuara të energjisë rinovueshme të ekonomisë – kryesisht energjia hidroelektrike – dhe struktura e orientuar në shërbime e ekonomisë së saj, që është më pak intensive në energji. Ndryshe nga ekonomitë e tjera të rajonit, Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu performancën e saj në këtë klaster që nga periudha 2014-2016, kryesisht falë përparimeve të vazhdueshme në produktivitetin e energjisë.RekomandimetRaporti evidenton një sërë fushash prioritare për veprim politik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë:Për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.Për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe ato në zhvillim, dhe për të adresuar mungesën e aftësive digjitale, kërkohet më shumë investim në arsim dhe programe formimi për të rriturit, si dhe nxitje të shtuara për kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vetëm 34% e popullsisë së rritur në Ballkanin Perëndimor zotëron të paktën aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE.Për të përmbushur objektivat mjedisorë të rajonit, politikat duhet të mbështesin përdorimin më efikas të burimeve dhe investime më të mëdha në teknologjitë e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve të gjeneruara për njësi të PBB-së është në rritje dhe menaxhimi i tyre përbën sfidë – mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

QKB dhe IEF, marrëveshje për ofrimin pa pagesë të platformës digjitale SmartFin
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me Institutin e Ekspertëve Fiskalë (IEF).Kjo marrëveshje ka si qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar të subjekteve në Shqipëri.Marrëveshja mundëson dhe Ofrimin pa Pagesë të platformës digjitale SmartFin një zgjidhje për bizneset shqiptare për fiskalizim elektronik, kontabilitet dhe auditim në kohë reale.Gjithashtu do të mundësohën programe trajnimi falas nga IEF për personelin e QKB-së në fushat e raportimit financiar dhe jo vetëm.QKM thekson se ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të modernizimit të shërbimeve publike dhe aksesit të biznesit në teknologjitë inovative financiare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.