Tag: digjitale

  • DW: Sa realiste është një ekonomi digjitale në Shqipëri?

    DW: Sa realiste është një ekonomi digjitale në Shqipëri?

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që nuk përdor paranë “cash”, deri në fundin e kësaj dekade.
    Kryeministri Edi Rama e fitoi mandatin e katërt qeverisës në majin e këtij viti, duke u premtuar qytetarëve se do ta anëtarësonte vendin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

    Në mesin e muajit korrik ai njoftoi një tjetër plan madhor, sipas tij të realizueshëm brenda së njëjtës periudhë kohore. “Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará “cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale” – deklaroi Rama para përfaqësuesve të start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjatë një takimi të quajtur “Shqipëria 2030 – vizioni drejt integrimit europian”.
    “Ajo që na nevojitet është më shumë kualifikim” – vijoi Rama, duke theksuar se mjetet e nevojshme për një Shqipëri digjitale, aktualisht ekzistojnë. “Besoj se nëse ne menaxhojmë siç duhet rrugën drejt kësaj ambicieje, qëllimi është tërësisht i arritshëm dhe do ta lehtësojë vendin nga një barrë e rëndë praktikash të vjetëruara dhe mungese efikasiteti që rëndon në jetën e përditshme” – tha ai.
    E gjitha kjo tingëllon shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Por, sa realiste është?
    “Preferoj të paguaj me pará në dorë”: Në jetën e përditshme, Mimoza A., një 62-vjeçare nga Tirana, thotë se të vetmet raste kur ajo përdor kartën e bankës, është kur tërheq rrogën nga bankomati pranë shtëpisë.
    “Nuk është e zakonshme për njerëzit e moshës sime që të paguajnë me kartë kur blejnë ushqime ose tek parukierja. Unë preferoj të paguaj me pará në dorë dhe kështu do të veproj gjithmonë”, i tha ajo Deutsche Welle-s.
    Mimoza nuk është e vetmja që mendon kështu. Si ajo, mendojnë shumica e qytetarëve shqiptarë.
    Ambicie ëndërrimtare?
    Kur Shqipëria “hoqi prangat” e regjimit diktatorial 35 vite më parë, vendit i mungonte një sistem bankar dhe financiar modern. Progresi gjatë tranzicionit ishte i ngadalshëm dhe për herë të parë bankomatet u përdorën në vitin 2004.
    Arben Malaj, i cili shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë nga viti 1997 deri në vitin 2005, tashmë ekspert i lartë i financave dhe pedagog, mendon se ambicia e Ramës për një ekonomi digjitale, është populizëm.
    Malaj thotë, se ekzistojnë një sërë faktorësh që e bëjnë të vështirë një reformë pa “cash” në pesë vitet e ardhshme.
    “Shkalla e lartë e informalitetit, veçanërisht në sektorin bujqësor që përbën një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të rajonit. Një pjesë e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale. Gjithashtu, pjesa më e madhe e parave që vijnë nga emigrantët – miliarda dollarë në vit – dërgohen jashtë kanaleve zyrtare të pagesave. Dhe partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë – Turqia, Greqia dhe Italia – kanë gjithashtu përqindje të larta të informalitetit” – thotë Malaj për DW.
    Ai paralajmëron, se çdo përparim në kufizimin e parasë në dorë kërkon investime të mëdha në sigurinë kibernetike.
    “Ambicie e rrezikshme”
    Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, e konsideron planin e kryeministrit Rama jo vetëm jorealist, por edhe “të rrezikshëm”.
    Semanaj risjell në vëmendje sulmet kibernetike masive ndaj institucioneve qeveritare gjatë viteve të fundit. Në shenjestër të tyre ishte e-Albania, faqet zyrtare të Kuvendit dhe Institutit të Statistikave.
    Sipas ekspertit Semanaj, këto sulme, ndër më të mëdhatë në rajon, tregojnë qartazi se “Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj këtyre kërcënimeve dhe nuk ka ende një arkitekturë të fortë rezistence për të mbrojtur infrastrukturën kritike”.
    “Edhe vendet më të zhvilluara në Europë, si Suedia apo Norvegjia, po rivlerësojnë nevojën për të mbajtur një minimum cash-i në qarkullim, pikërisht për arsye sigurie dhe gatishmërie në raste emergjencash ose sulmesh kibernetike” – i tha ai DW-së.
    “Pra, ndërkohë që kombet më të digjitalizuara po ruajnë “parashikime offline”, Shqipëria deklaron se do të bëhet 100% digjitale në më pak se dhjetë vjet, pa ndërtuar më parë kapacitetet bazë të mbrojtjes kibernetike. Një ekonomi e varur totalisht nga sistemet digjitale, pa alternativë, është një ekonomi e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj paralizimit total nga një virus apo blackout” – argumenton Semanaj.
    “Bizneset e vogla dhe të mesme do të vuajnë”
    Hazis I. ka punuar në sektorin e turizmit për rreth 40 vite. Sot ai menaxhon një nga hotelet më të njohura të Tiranës, i cili frekuentohet nga turistë nga e gjithë bota.
    Kryesisht, turistët e huaj preferojnë të përdorin kartat bankare për llogaritë e tyre. Ky është kontrast i fortë me klientët shqiptarë, të cilët paguajnë thuajse gjithmonë me pará në dorë. Kjo nënkupton kosto më të larta për hotelin, pasi bizneseve u duhet të paguajnë komision bankar për çdo transaksion me kartë.
    Hazis I. nuk është shumë entuziast rreth planeve të kryeministrit për një shoqëri pa “cash”.
    “Jam kundër këtij objektivi, sepse mund ta pranojmë që turistët duan të paguajnë me kartë edhe për një kafe që kushton 1.50 euro. Por si duhet të veproj me furnizuesit e perimeve apo djathit?” – thotë ai.
    “Gjatë sezonit të verës, për shembull, unë blej rregullisht shalqinj nga një tregtar i vogël që shet këtu në qoshe. Ai nuk i ka përdorur kurrë pagesat digjitale dhe jam i bindur që s’do t’i përdorë kurrë as në të ardhmen. Ky plan do t’i nxjerrë jashtë loje tregtarët e vegjël. Madje dhe ne do të vuajmë shumë” – tha ai për DW.
    Mungesë e objektivave konkrete
    Për ekspertin e financave Arben Malaj, objektivi për një ekonomi digjitale është i pasaktësuar e për pasojë, as i matshëm. Ai thotë se qeveria mund të vendosë objektiva konkrete dhe afate të detyrueshme, vetëm pas një studimi të thelluar nga institucionet përgjegjëse, grupet e interesit dhe qarqet akademike.
    “Aktualisht nuk ka asnjë ekonomi në botë me zero “cash”. Dhe në vendet me kulturë të dobët shtetformuese, me edukim minimal financiar, me nivele të ulëta të njohurive digjitale, në vendet ku qeverisja është e dobët, ku cilësia e shërbimeve thelbësore publike – arsimi, shëndetësia, kohezioni dhe solidariteti social- janë të ulëta dhe ku perceptimi për korrupsionin është i lartë, është e pamundur të arrihen suksese të mëdha dhe të qëndrueshme në kohë të shkurtër”, thotë Malaj.
    Banka e Shqipërisë ka vërejtur rritje të pagesave elektronike gjatë dhjetë viteve të fundit.
    “Publiku ka përfituar nga ulja e kostove, përshtatja e produkteve sipas nevojave dhe rritja e aksesit në shërbimet e pagesave, çka është reflektuar në një rritje me ritme dyshifrore të përdorimit të pagesave elektronike, duke arritur në 21 pagesa elektronike për frymë, nga vetëm dy pagesa në vitin 2015” – deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një dalje publike vitin e kaluar.
    Rrugë e gjatë përpara?
    Për Semanaj, rritja e këtyre numrave mbetet gjithsesi shumë larg standardeve të BE-së, ku vendet anëtare arrijnë mbi 300 transaksione për frymë në vit.
    “E-commerce në Shqipëri është shumë e kufizuar. Platforma ndërkombëtare si ‘Stripe’ nuk operojnë fare në Shqipëri dhe tregtarët e vegjël apo bizneset e mesme varen nga disa banka vendase që ofrojnë gateway-t e tyre të mbyllura dhe shpesh të shtrenjta për integrim. PayPal ekziston si mundësi për individët, por nuk është një zgjidhje e integruar për bizneset shqiptare. Kjo do të thotë se tregtia online është praktikisht e kufizuar dhe pengon hyrjen e Shqipërisë në tregtinë globale digjitale” – thotë ai.
    Pra, pavarësisht se kryeministri Rama dëshiron që të kapë sa më shpejt ritmin europian dhe që vendi të anëtarësohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, duket se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara për t’u bërë një shoqëri që nuk përdor “cash” dhe do t’i duhet më shumë se një dekadë për t’u përshtatur më këtë kulturë të re financiare. DW
     

  • Sa realiste është një ekonomi digjitale Shqipëri?

    Sa realiste është një ekonomi digjitale Shqipëri?

    Kryeministri Edi Rama e fitoi mandatin e katërt qeverisës në majin e këtij viti, duke u premtuar qytetarëve se do ta anëtarësonte vendin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
    Në mesin e muajit korrik ai njoftoi një tjetër plan madhor, sipas tij të realizueshëm brenda së njëjtës periudhë kohore. “Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará “cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale”, deklaroi Rama para përfaqësuesve të start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjatë një takimi të quajtur “Shqipëria 2030 – vizioni drejt integrimit europian”.
    “Ajo që na nevojitet është më shumë kualifikim”, vijoi Rama, duke theksuar se mjetet e nevojshme për një Shqipëri digjitale, aktualisht ekzistojnë. “Besoj se nëse ne menaxhojmë siç duhet rrugën drejt kësaj ambicieje, qëllimi është tërësisht i arritshëm dhe do ta lehtësojë vendin nga një barrë e rëndë praktikash të vjetëruara dhe mungese efikasiteti që rëndon në jetën e përditshme”, tha ai.
    E gjitha kjo tingëllon shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Por, sa realiste është?
    “Preferoj të paguaj me pará në dorë”. Në jetën e përditshme, Mimoza A., një 62-vjeçare nga Tirana, thotë se të vetmet raste kur ajo përdor kartën e bankës, është kur tërheq rrogën nga bankomati pranë shtëpisë.
    “Nuk është e zakonshme për njerëzit e moshës sime që të paguajnë me kartë kur blejnë ushqime ose tek parukierja. Unë preferoj të paguaj me pará në dorë dhe kështu do të veproj gjithmonë”, i tha ajo Deutsche Welle-s.
    Mimoza nuk është e vetmja që mendon kështu. Si ajo, mendojnë shumica e qytetarëve shqiptarë.
    Ambicie ëndërrimtare?
    Kur Shqipëria “hoqi prangat” e regjimit diktatorial 35 vite më parë, vendit i mungonte një sistem bankar dhe financiar modern. Progresi gjatë tranzicionit ishte i ngadalshëm dhe për herë të parë bankomatet u përdorën në vitin 2004.
    Arben Malaj, i cili shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë nga viti 1997 deri në vitin 2005, tashmë ekspert i lartë i financave dhe pedagog, mendon se ambicia e Ramës për një ekonomi digjitale, është populizëm.
    Malaj thotë, se ekzistojnë një sërë faktorësh që e bëjnë të vështirë një reformë pa “cash” në pesë vitet e ardhshme.
    “Shkalla e lartë e informalitetit, veçanërisht në sektorin bujqësor që përbën një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të rajonit. Një pjesë e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale. Gjithashtu, pjesa më e madhe e parave që vijnë nga emigrantët, miliarda dollarë në vit, dërgohen jashtë kanaleve zyrtare të pagesave. Dhe partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë,Turqia, Greqia dhe Italia, kanë gjithashtu përqindje të larta të informalitetit”, thotë Malaj për DW.
    Ai paralajmëron, se çdo përparim në kufizimin e parasë në dorë kërkon investime të mëdha në sigurinë kibernetike.
    “Ambicie e rrezikshme”
    Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, e konsideron planin e kryeministrit Rama jo vetëm jorealist, por edhe “të rrezikshëm”.
    Semanaj risjell në vëmendje sulmet kibernetike masive ndaj institucioneve qeveritare gjatë viteve të fundit. Në shenjestër të tyre ishte e-Albania, faqet zyrtare të Kuvendit dhe Institutit të Statistikave.
    Sipas ekspertit Semanaj, këto sulme, ndër më të mëdhatë në rajon, tregojnë qartazi se “Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj këtyre kërcënimeve dhe nuk ka ende një arkitekturë të fortë rezistence për të mbrojtur infrastrukturën kritike”.
    “Edhe vendet më të zhvilluara në Europë, si Suedia apo Norvegjia, po rivlerësojnë nevojën për të mbajtur një minimum cash-i në qarkullim, pikërisht për arsye sigurie dhe gatishmërie në raste emergjencash ose sulmesh kibernetike”, i tha ai DW-së.
    “Pra, ndërkohë që kombet më të digjitalizuara po ruajnë “parashikime offline”, Shqipëria deklaron se do të bëhet 100% digjitale në më pak se dhjetë vjet, pa ndërtuar më parë kapacitetet bazë të mbrojtjes kibernetike. Një ekonomi e varur totalisht nga sistemet digjitale, pa alternativë, është një ekonomi e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj paralizimit total nga një virus apo blackout”, argumenton Semanaj.
    “Bizneset e vogla dhe të mesme do të vuajnë”
    Hazis I. ka punuar në sektorin e turizmit për rreth 40 vite. Sot ai menaxhon një nga hotelet më të njohura të Tiranës, i cili frekuentohet nga turistë nga e gjithë bota.
    Kryesisht, turistët e huaj preferojnë të përdorin kartat bankare për llogaritë e tyre. Ky është kontrast i fortë me klientët shqiptarë, të cilët paguajnë thuajse gjithmonë me pará në dorë. Kjo nënkupton kosto më të larta për hotelin, pasi bizneseve u duhet të paguajnë komision bankar për çdo transaksion me kartë.
    Hazis I. nuk është shumë entuziast rreth planeve të kryeministrit për një shoqëri pa “cash”.
    “Jam kundër këtij objektivi, sepse mund ta pranojmë që turistët duan të paguajnë me kartë edhe për një kafe që kushton 1.50 euro. Por si duhet të veproj me furnizuesit e perimeve apo djathit?”, thotë ai.
    “Gjatë sezonit të verës, për shembull, unë blej rregullisht shalqinj nga një tregtar i vogël që shet këtu në qoshe. Ai nuk i ka përdorur kurrë pagesat digjitale dhe jam i bindur që s’do t’i përdorë kurrë as në të ardhmen. Ky plan do t’i nxjerrë jashtë loje tregtarët e vegjël. Madje dhe ne do të vuajmë shumë”, tha ai për DW.
    Mungesë e objektivave konkrete
    Për ekspertin e financave Arben Malaj, objektivi për një ekonomi digjitale është i pasaktësuar e për pasojë, as i matshëm. Ai thotë se qeveria mund të vendosë objektiva konkrete dhe afate të detyrueshme, vetëm pas një studimi të thelluar nga institucionet përgjegjëse, grupet e interesit dhe qarqet akademike.
    “Aktualisht nuk ka asnjë ekonomi në botë me zero “cash”. Dhe në vendet me kulturë të dobët shtetformuese, me edukim minimal financiar, me nivele të ulëta të njohurive digjitale, në vendet ku qeverisja është e dobët, ku cilësia e shërbimeve thelbësore publike – arsimi, shëndetësia, kohezioni dhe solidariteti social- janë të ulëta dhe ku perceptimi për korrupsionin është i lartë, është e pamundur të arrihen suksese të mëdha dhe të qëndrueshme në kohë të shkurtër”, thotë Malaj.
    Banka e Shqipërisë ka vërejtur rritje të pagesave elektronike gjatë dhjetë viteve të fundit.
    “Publiku ka përfituar nga ulja e kostove, përshtatja e produkteve sipas nevojave dhe rritja e aksesit në shërbimet e pagesave, çka është reflektuar në një rritje me ritme dyshifrore të përdorimit të pagesave elektronike, duke arritur në 21 pagesa elektronike për frymë, nga vetëm dy pagesa në vitin 2015”, deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një dalje publike vitin e kaluar.
    Rrugë e gjatë përpara?
    Për Semanaj, rritja e këtyre numrave mbetet gjithsesi shumë larg standardeve të BE-së, ku vendet anëtare arrijnë mbi 300 transaksione për frymë në vit.
    “E-commerce në Shqipëri është shumë e kufizuar. Platforma ndërkombëtare si ‘Stripe’ nuk operojnë fare në Shqipëri dhe tregtarët e vegjël apo bizneset e mesme varen nga disa banka vendase që ofrojnë gateway-t e tyre të mbyllura dhe shpesh të shtrenjta për integrim. PayPal ekziston si mundësi për individët, por nuk është një zgjidhje e integruar për bizneset shqiptare. Kjo do të thotë se tregtia online është praktikisht e kufizuar dhe pengon hyrjen e Shqipërisë në tregtinë globale digjitale”, thotë ai.
    Pra, pavarësisht se kryeministri Rama dëshiron që të kapë sa më shpejt ritmin europian dhe që vendi të anëtarësohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, duket se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara për t’u bërë një shoqëri që nuk përdor “cash” dhe do t’i duhet më shumë se një dekadë për t’u përshtatur më këtë kulturë të re financiare./Deutsche Welle

  • “Ambicia e Ramës, populizëm”/ DW: Sa realiste është një ekonomi digjitale në Shqipëri?

    “Ambicia e Ramës, populizëm”/ DW: Sa realiste është një ekonomi digjitale në Shqipëri?

    Kryeministri Edi Rama e fitoi mandatin e katërt qeverisës në majin e këtij viti, duke u premtuar qytetarëve se do ta anëtarësonte vendin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
    Në mesin e muajit korrik ai njoftoi një tjetër plan madhor, sipas tij të realizueshëm brenda së njëjtës periudhë kohore. “Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará “cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale” – deklaroi Rama para përfaqësuesve të start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjatë një takimi të quajtur “Shqipëria 2030 – vizioni drejt integrimit europian”.
    “Ajo që na nevojitet është më shumë kualifikim” – vijoi Rama, duke theksuar se mjetet e nevojshme për një Shqipëri digjitale, aktualisht ekzistojnë. “Besoj se nëse ne menaxhojmë siç duhet rrugën drejt kësaj ambicieje, qëllimi është tërësisht i arritshëm dhe do ta lehtësojë vendin nga një barrë e rëndë praktikash të vjetëruara dhe mungese efikasiteti që rëndon në jetën e përditshme” – tha ai.
    E gjitha kjo tingëllon shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Por, sa realiste është?
    “Preferoj të paguaj me pará në dorë”: Në jetën e përditshme, Mimoza A., një 62-vjeçare nga Tirana, thotë se të vetmet raste kur ajo përdor kartën e bankës, është kur tërheq rrogën nga bankomati pranë shtëpisë.
    “Nuk është e zakonshme për njerëzit e moshës sime që të paguajnë me kartë kur blejnë ushqime ose tek parukierja. Unë preferoj të paguaj me pará në dorë dhe kështu do të veproj gjithmonë” – i tha ajo Deutsche Welle-s.
    Mimoza nuk është e vetmja që mendon kështu. Si ajo, mendojnë shumica e qytetarëve shqiptarë.
    Ambicie ëndërrimtare?
    Kur Shqipëria “hoqi prangat” e regjimit diktatorial 35 vite më parë, vendit i mungonte një sistem bankar dhe financiar modern. Progresi gjatë tranzicionit ishte i ngadalshëm dhe për herë të parë bankomatet u përdorën në vitin 2004.
    Arben Malaj, i cili shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë nga viti 1997 deri në vitin 2005, tashmë ekspert i lartë i financave dhe pedagog, mendon se ambicia e Ramës për një ekonomi digjitale, është populizëm.
    Malaj thotë, se ekzistojnë një sërë faktorësh që e bëjnë të vështirë një reformë pa “cash” në pesë vitet e ardhshme.
    “Shkalla e lartë e informalitetit, veçanërisht në sektorin bujqësor që përbën një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të rajonit. Një pjesë e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale. Gjithashtu, pjesa më e madhe e parave që vijnë nga emigrantët – miliarda dollarë në vit – dërgohen jashtë kanaleve zyrtare të pagesave. Dhe partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë – Turqia, Greqia dhe Italia – kanë gjithashtu përqindje të larta të informalitetit” – thotë Malaj për DW.
    Ai paralajmëron, se çdo përparim në kufizimin e parasë në dorë kërkon investime të mëdha në sigurinë kibernetike.
    “Ambicie e rrezikshme”
    Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, e konsideron planin e kryeministrit Rama jo vetëm jorealist, por edhe “të rrezikshëm”.
    Semanaj risjell në vëmendje sulmet kibernetike masive ndaj institucioneve qeveritare gjatë viteve të fundit. Në shenjestër të tyre ishte e-Albania, faqet zyrtare të Kuvendit dhe Institutit të Statistikave.
    Sipas ekspertit Semanaj, këto sulme, ndër më të mëdhatë në rajon, tregojnë qartazi se “Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj këtyre kërcënimeve dhe nuk ka ende një arkitekturë të fortë rezistence për të mbrojtur infrastrukturën kritike”.
    “Edhe vendet më të zhvilluara në Europë, si Suedia apo Norvegjia, po rivlerësojnë nevojën për të mbajtur një minimum cash-i në qarkullim, pikërisht për arsye sigurie dhe gatishmërie në raste emergjencash ose sulmesh kibernetike” – i tha ai DW-së.
    “Pra, ndërkohë që kombet më të digjitalizuara po ruajnë “parashikime offline”, Shqipëria deklaron se do të bëhet 100% digjitale në më pak se dhjetë vjet, pa ndërtuar më parë kapacitetet bazë të mbrojtjes kibernetike. Një ekonomi e varur totalisht nga sistemet digjitale, pa alternativë, është një ekonomi e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj paralizimit total nga një virus apo blackout” – argumenton Semanaj.
    “Bizneset e vogla dhe të mesme do të vuajnë”
    Hazis I. ka punuar në sektorin e turizmit për rreth 40 vite. Sot ai menaxhon një nga hotelet më të njohura të Tiranës, i cili frekuentohet nga turistë nga e gjithë bota.
    Kryesisht, turistët e huaj preferojnë të përdorin kartat bankare për llogaritë e tyre. Ky është kontrast i fortë me klientët shqiptarë, të cilët paguajnë thuajse gjithmonë me pará në dorë. Kjo nënkupton kosto më të larta për hotelin, pasi bizneseve u duhet të paguajnë komision bankar për çdo transaksion me kartë.
    Hazis I. nuk është shumë entuziast rreth planeve të kryeministrit për një shoqëri pa “cash”.
    “Jam kundër këtij objektivi, sepse mund ta pranojmë që turistët duan të paguajnë me kartë edhe për një kafe që kushton 1.50 euro. Por si duhet të veproj me furnizuesit e perimeve apo djathit?” – thotë ai.
    “Gjatë sezonit të verës, për shembull, unë blej rregullisht shalqinj nga një tregtar i vogël që shet këtu në qoshe. Ai nuk i ka përdorur kurrë pagesat digjitale dhe jam i bindur që s’do t’i përdorë kurrë as në të ardhmen. Ky plan do t’i nxjerrë jashtë loje tregtarët e vegjël. Madje dhe ne do të vuajmë shumë” – tha ai për DW.
    Mungesë e objektivave konkrete
    Për ekspertin e financave Arben Malaj, objektivi për një ekonomi digjitale është i pasaktësuar e për pasojë, as i matshëm. Ai thotë se qeveria mund të vendosë objektiva konkrete dhe afate të detyrueshme, vetëm pas një studimi të thelluar nga institucionet përgjegjëse, grupet e interesit dhe qarqet akademike.
    “Aktualisht nuk ka asnjë ekonomi në botë me zero “cash”. Dhe në vendet me kulturë të dobët shtetformuese, me edukim minimal financiar, me nivele të ulëta të njohurive digjitale, në vendet ku qeverisja është e dobët, ku cilësia e shërbimeve thelbësore publike – arsimi, shëndetësia, kohezioni dhe solidariteti social- janë të ulëta dhe ku perceptimi për korrupsionin është i lartë, është e pamundur të arrihen suksese të mëdha dhe të qëndrueshme në kohë të shkurtër” – thotë Malaj.
    Banka e Shqipërisë ka vërejtur rritje të pagesave elektronike gjatë dhjetë viteve të fundit.
    “Publiku ka përfituar nga ulja e kostove, përshtatja e produkteve sipas nevojave dhe rritja e aksesit në shërbimet e pagesave, çka është reflektuar në një rritje me ritme dyshifrore të përdorimit të pagesave elektronike, duke arritur në 21 pagesa elektronike për frymë, nga vetëm dy pagesa në vitin 2015” – deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një dalje publike vitin e kaluar.
    Rrugë e gjatë përpara?
    Për Semanaj, rritja e këtyre numrave mbetet gjithsesi shumë larg standardeve të BE-së, ku vendet anëtare arrijnë mbi 300 transaksione për frymë në vit.
    “E-commerce në Shqipëri është shumë e kufizuar. Platforma ndërkombëtare si ‘Stripe’ nuk operojnë fare në Shqipëri dhe tregtarët e vegjël apo bizneset e mesme varen nga disa banka vendase që ofrojnë gateway-t e tyre të mbyllura dhe shpesh të shtrenjta për integrim. PayPal ekziston si mundësi për individët, por nuk është një zgjidhje e integruar për bizneset shqiptare. Kjo do të thotë se tregtia online është praktikisht e kufizuar dhe pengon hyrjen e Shqipërisë në tregtinë globale digjitale” – thotë ai.
    Pra, pavarësisht se kryeministri Rama dëshiron që të kapë sa më shpejt ritmin europian dhe që vendi të anëtarësohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, duket se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara për t’u bërë një shoqëri që nuk përdor “cash” dhe do t’i duhet më shumë se një dekadë për t’u përshtatur më këtë kulturë të re financiare.
    /DW/

  • Skandali i Phica.eu – një kronikë e dhunës digjitale ndaj grave

    Skandali i Phica.eu – një kronikë e dhunës digjitale ndaj grave

    Nga Alba Kepi 

    Prej gati dy dekadash funksiononte në heshtje një nga faqet më të errëta të internetit italian: Phica.eu. Një portal i hapur në vitin 2005, që u shndërrua me kalimin e kohës në një forum me mbi 200 mijë përdorues aktivë, ku shpërndaheshin pa pëlqim imazhe të grave të marra nga rrjetet sociale, nga momentet private apo të manipuluara në formë deepfake. Për viktimat – shumica gra të zakonshme, por edhe politikane të njohura – ky ishte një dënim publik digjital, i shoqëruar me mijëra komente seksiste e të dhunshme.

    Alarmi i parë

    Alarmi i parë u dha nga Valeria Campagna, 27 vjeç, këshilltare e Partisë Demokratike dhe nënsekretare e PD Lazio. Ajo zbuloi se një seksion i tërë i faqes ishte ndërtuar rreth imazheve të saj, të postuara e të komentuar çdo herë që shfaqej një foto e re.

    “Nuk është thjesht problemi im, është problemi i të gjitha grave. Kjo është kulturë përdhunimi: e neveritshme, e papranueshme, që trajton trupin e gruas si mall për t’u konsumuar”, – denoncoi Campagna.

    Rrëfimi i saj zbuloi një botë të tërë të dhunës seksuale virtuale: gra të ekspozuara pa dijeninë e tyre, foto të marra nga pushimet, nga momentet e jetës publike e private, të shndërruara në material për komente të turpshme e kërcënuese.

    Politikanet në shënjestër

    Një seksion i posaçëm i forumit i dedikohej grave në politikë. Në listë gjendeshin emrat e kryeministres Giorgia Meloni, sekretares së PD Elly Schlein, si dhe deputeteve, ministreve e ish-ministreve si Alessandra Moretti, Alessia Morani, Maria Elena Boschi, Mara Carfagna, Mariastella Gelmini, Licia Ronzulli, Anna Maria Bernini, Daniela Santanché, Susanna Ceccardi, Chiara Appendino, Alessandra Mussolini e të tjera.

    Imazhet ishin të marra nga rrjetet sociale, të zmadhura në mënyrë abuzive apo të manipuluara me deepfake pornografikë. Një “gogje digjitale” që synonte të zhveshte publikisht figurat femërore të jetës politike italiane.

    Hetimet dhe mbyllja e faqes

    Pas denoncimeve publike dhe reagimit të dhjetëra politikaneve, Policia Postale hapi një hetim penal kundër administratorëve të faqes. Faqja u bllokua dhe më pas u mbyll. Por ndërkohë doli në dritë një praktikë edhe më alarmuese: viktimave u kërkohej të dërgonin dokumente identiteti ose të paguanin shuma parash për të fshirë imazhet, një formë shantazhi e pastër.

    Një plagë shoqërore

    Skandali i Phica.eu vjen pak ditë pas mbylljes së grupit famëkeq në Facebook “Mia moglie”, me mbi 32 mijë anëtarë. Dy raste që dëshmojnë se dhuna seksiste digjitale nuk është episod i izoluar, por pjesë e një kulture të rrënjosur patriarkale, e cila e sheh trupin e gruas si pronë të tjetrit dhe jo si subjekt të lirë.

    Ky rast ka hapur një debat politik e shoqëror mbi mungesën e mbrojtjes ligjore efektive dhe mbi nevojën për një strategji të qartë kombëtare e evropiane kundër dhunës digjitale me bazë gjinore.

  • Infrastruktura digjitale bëhet e kushtueshme, 43 mln euro vetëm për sigurinë kibernetike më 2026

    Infrastruktura digjitale bëhet e kushtueshme, 43 mln euro vetëm për sigurinë kibernetike më 2026

    Instruktuara digjitale, mbrojtja dhe mirëmbajtja e saj po rrisin kostot buxhetore vit pas viti.Vetëm politikat për mbrojtjen nga sulmet kibernetike ndaj sistemeve publike digjitale kërkojnë financime me vlerë 4,2 miliardë lekë ose 42 milionë euro nga buxheti 2026, sipas kërkesës që ka bërë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).Fondet për sigurinë kibernetike po zënë gati 1 të tretën e financimit të E-albania vitin e kaluar.Sipas kërkesave të detajuara nga AKSK në pjesën e shpenzimeve korente kërkesa shtesë 510 milion lekë financime për 2026 shkon kryesisht si pasojë e zbatimit të ligjit të ri “Për Sigurinë Kibernetike”.Ky fond do të përdoret për të siguruar funksionimin dhe mbrojtjen e sistemeve të informacionit dhe infrastrukturës kritike të vendit.Një tjetër fond shtesë, në masën 2.4 miliard lekë, është propozuar për mbulimin e efektit financiar të mbetur të kontratës së nënshkruar mes AKSK, AKSHI-t dhe shoqërisë ‘First’ shpk.“Ky fond vjen për të garantuar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale dhe vijimin e projekteve të përbashkëta”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Financave për kërkesat e financimeve nga institucionet për 2026.Financimet për infrastrukturën digjitale janë në rritje të vazhdueshme vit pas viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar me shumë 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e-albania.Financimet vjetore në infrastrukturën e-albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.Teksa infrastruktura digjitale evoluon, popullata e vendit ka mungesë njohurish për përdorimin e shërbimeve online. Shpesh kjo mungesë njohurish përkthehet në kosto të fshehur, pasi qytetaret për të aksesuar shërbimet online paguajnë persona të tretë ose zyra noteriale për të marrë.Gjithashtu për shkak të mungesës së njohurive për infrastrukturën digjitale, publiku ka vështirësi të kuptoje koston e këtyre shërbimeve. Shqipëria dominohet nga një shoqëri me arsim të ulët dhe plakje të shpejtë që e ka shumë të vështirë të përdorë infrastrukturën e shërbimeve digjitale.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “99% online” – Të dhënat e Eurostat: Të rinjtë nuk kanë aftësi digjitale

    “99% online” – Të dhënat e Eurostat: Të rinjtë nuk kanë aftësi digjitale

    Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të rinjtë e Europës që arrijnë në shifrën e 97 %. Në të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë të rinjtë kishin shumë më tepër gjasa të merrnin pjesë në aktivitete në rrjetet sociale sesa popullsia totale.
    Krijimi i një profili përdoruesi dhe postimi i mesazheve ose aktiviteteve të lidhura ishte një praktikë e përhapur për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç krahasuar me popullsinë totale. Vetëm 49% e të rinjve 16-29 vjeç kanë aftësi digjitale, nga 71 % që është mesatarja europiane. Aftësitë e TIK-ut konsiderohen thelbësore për të përfituar dhe kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet.
    Sipas Eurostat, në kohën kur të rinjtë në BE mbarojnë arsimin e detyrueshëm, shumica e tyre kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një sërë aktivitetesh.

  • Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike

    Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike

    Të gjithë punonjësit e administratës në 2 vitet e ardhshme do të kenë paga më të mira shpërblime dhe orare fleksibël. Me qëllim reformimin e administratës publike dhe rritjen e  mirëqenies qeveria ka përgatitur një strategji të posaçme.

    Botuar në Fletore Zyrtare, e titulluar Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratës Publike për periudhën 2025–2027, ky dokument parashikon një kosto 9.27 miliardë lekë  ose thënë ndryshe 95.3 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.
    Strategjia synon të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e politikave publike, digjitalizimin e shërbimeve dhe krijimin e një administrate të qëndrueshme e miqësore me mjedisin.
    Por ndalur tek nëpunësit sfidë për administratën publike mbetet që rekrutimet të bëhen në bazë merite, konkurrencë dhe transparence. Ndërsa parashikohet që paga më të larta dhe më shumë shpërblime do të vihen në dispozicion. Sipas Strategjisë, do të vijohet me konsolidimin e punës fleksibël që synon balancën më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale për nëpunësit publikë. Në po të njëjtin drejtim, do të vlerësohet edhe mundësia për të minimizuar orarin e punës për disa institucione/pozicione specifike
    Strategjia e reformës në administratën publike
    “Sistemi i pagave për nëpunësit civil është i rregulluar qartë. Paga llogaritet sipas pozicionit të punës së nëpunësit, sistem i njëjtë edhe për institucionet e qeverisjes vendore.”
    Për të krijuar një shërbim publik inovativ dhe tërheqës në treg, do të synohet digjitalizimi i mëtejshëm i administratës publike me në fokus punonjësin. Përtej nismave të ndërmarra deri më tani.
    “Në mënyrë që të garantohet një përdorim më efektiv të shërbimeve digjitale, duhet të ndërmerren hapa për fuqizimin e aftësive digjitale të qytetarëve dhe punonjësve të administratës publike, duke siguruar rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e përdorimit të teknologjisë. Në masat për sigurinë digjitale duhet të përfshihen edhe parashikime të qarta, duke vendosur standarde të përbashkëta për të siguruar një shërbim të besueshëm dhe të sigurt, duke garantuar privatësinë e qytetarëve në të gjitha ndërveprimet e tyre digjitale.”
    Kostoja totale e strategjisë do të shpërndahet në 5 drejtime kryesore ku pjesën më të madhe të tortës e merr zëri I shërbimeve dhe digjitalizimi me 7.3 miliardë lekë pasuar nga llogaridhënia dhe mbikëqyrja 1 miliardë lekë dhe pjesa e mbetur  për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin  e politikave dhe administratën e gjelbër.
     

    Top Channel

  • Arsimi Digjital 2025–2030, internet të shpejtë në shkolla dhe 5500 laptopë

    Arsimi Digjital 2025–2030, internet të shpejtë në shkolla dhe 5500 laptopë

    Deri në vitin 2029 shkollat shqiptarë publike do të kenë internet të shpejtë, laboratorë smart dhe laptopë në dispozicion të mësimdhënies. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar për konsultim publik projektvendimin për miratimin e Planit të Veprimit të Arsimit Digjital për periudhën 2025–2030, i cili synon të vendosë themelet për një sistem arsimor bazuar në digjitalizim.Ndërhyrjet më konkrete përfshijnë zgjerimin e rrjetit të SMART-lab-eve në të gjitha shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm, një projekt tashmë i mbështetur nga Banka Botërore. Kjo nismë, parashikohet të ketë një kosto totale prej rreth 3.47 miliardë lekësh. Financimi për këtë projekt është planifikuar të shpërndahet në mënyrë të barabartë në tri faza gjatë viteve 2026, 2027 dhe 2028, me nga rreth 1.16 miliardë lekë për secilin vit.Synohet blerja e 5,500 kompjuterëve portativë (laptopë) për nxënësit dhe mësuesit, si pjesë e Programit Operacional Shumëvjeçar “Ekonomia dhe Shoqëria Digjitale 2024–2027”, të financuar nga fondet e IPA iII. Kjo ndërhyrje ka një kosto prej 550 milionë lekësh, është planifikuar të realizohet në dy faza, në vitin 2026 dhe 2027, me nga 275 milionë lekë secili vit. Për këtë projekt financimi mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit.Gjithashtu synohet zgjerimi i aksesit në rrjetin broadband dhe Wi-Fi me shpejtësi të lartë, për të siguruar lidhje të qëndrueshme dhe të barabartë në të gjitha institucionet para-universitare dhe të arsimit të lartë në vend. Kostoja totale e kësaj nisme është 325 milionë lekë, e planifikuar të ndahet në mënyrë të barabartë përgjatë viteve 2026, 2027 dhe 2028. Edhe kjo ndërhyrje do të financohet vetëm nga buxheti i shtetit.Përveç investimeve në infrastrukturën digjitale, plani thekson edhe nevojën për zhvillimin e standardeve për kompetencën digjitale, përmirësimin e kapaciteteve profesionale të mësuesve dhe krijimin e mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit të progresit në digjitalizim.Ministria e Arsimit në relacionin që shoqëron konsultimin publik të strategjisë sqaron se ky plan synon të adresojë hendekun digjital mes zonave urbane dhe rurale, por edhe të mbështesë objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm në arsim, në përputhje me prioritetet strategjike të Bashkimit Europian.Niveli i ulët i infrastrukturës digjitale në shkolla është bërë shkak për rezultate të ulëta të nxënësve shqiptare në testet globale të PISA. Nxënësit dhe mësuesit shqiptarë u përballen me vështirësi gjatë pandemisë për të zhvilluar mësimin online. Humbjet në nxënien e dijeve të reja ishin më të mëdha se në vendet e tjera në të njëjtat kushte zhvillimi.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Politico” artikull për Ramën: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030

    “Politico” artikull për Ramën: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030

    Plani për të ndaluar paratë e gatshme deri në fund të dekadës do të jetë i vështirë për t’u realizuar, në një vend ku nuk u besohet bankave, sipas “Politico.eu”. Në një vend ku paratë e gatshme janë mbret, ambicia e kryeministrit Edi Rama për ta lënë Shqipërinë pa para deri në vitin 2030 do ta kthente shoqërinë përmbys. Për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre nën dyshek pranë AK-47-shit të tyre, sipas një shakaje kombëtare në vend që t’i fusnin në banka.
    Por nëse Rama e plotëson dëshirën e tij, Shqipëria do të bëhet ekonomia e parë pa para të gatshme në botë. Shumë nga arsyet për këtë është se për momentin kaq shumë transaksione ndodhin nën banak. “Eliminimi i parave të gatshme është një përparësi absolute për vendet me informalitet të lartë dhe sasi destabilizuese të parave të paligjshme në sistemin financiar”, tha Selami Xhepa, profesor i Shkencave Ekonomike në Universitetin e Tiranës.

    Problemi është se sistemi bankar dhe shoqëria mund të mos jenë gati për të ndërmarrë këtë hap. Shumica e shqiptarëve preferojnë të menaxhojnë kursimet e tyre jashtë sistemit bankar, duke i fshehur kartëmonedhat larg syve të të tjerëve dhe duke këmbëngulur në pagesa fizike, me para në dorë, sa herë që është e mundur. Edhe në udhëzuesit turistikë për Shqipërinë, shprehja “paraja është mbret” shpesh shfaqet si këshillë për vizitorët. Shumica e dyqaneve zinxhir ose restoranteve më të mëdha pranojnë karta, kafenetë, sallonet e bukurisë, butikët, kompanitë e telekomunikacionit dhe dyqanet ushqimore nuk pranojnë. Në një dyqan rrobash në qendër të Tiranës, nuk ishte e mundur të paguaje me një kartë digjitale. E njëjta gjë ndodh edhe kur hipën në një taksi apo autobus.

    Qeveria e qendrës së majtë kërkon ta çlirojë Shqipërinë nga ajo që raporti i vendit i Komisionit Evropian për vitin 2024 e përshkroi si një “ekonomi e madhe informale” që pengon biznesin dhe konkurrencën (pa përmendur uljen e të ardhurave tatimore). Vlerësimet e vendosin ekonominë gri, pjesën e ekonomisë që nuk llogaritet në statistikat zyrtare në midis 29% dhe 50% të produktit të brendshëm bruto (PBB).
    Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Shqiptare tha se qeveria dhe institucionet do të hartonin një plan për të hapur rrugën për pagesat me karta digjitale, me hapat e mëtejshëm që përfshijnë një kufi për blerjet e bëra me monedhë fizike, integrimin me sistemin e pagesave SEPA të BE-së deri në tetor dhe lançimin e pagesave të menjëhershme SEPA menjëherë pas kësaj.
    Kapërcimi i traumës bankare në Shqipëri
    Një nga problemet është se shqiptarët thjesht nuk i pëlqejnë bankat. Një sondazh i kohëve të fundit e kryeer nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë zbuloi se vetëm 34% e popullsisë u besonte atyre. Banka Botërore raportoi se më pak se 50% e shqiptarëve kanë një llogari bankare. Banka e Shqipërisë thotë se 78% “kanë qasje” në një llogari bankare, më pak se mesatarja evropiane prej 96%. Jo të gjithë janë të bindur se plani ka kuptim. Genc Pollo, bashkëthemelues i Partisë Demokratike të opozitës dhe ish-zëvendëskryeministër, tha përpjekja për të mbyllur zonat gri të ekonomisë duke ndaluar paratë e gatshme ishte “si të vrisje pula duke përdorur artileri”. Ai e quajti idenë një “sulm ndaj lirisë personale të mbajtësve legjitimë të kartëmonedhave”.
    Ndërsa u pajtua se bankat shqiptare mund të jenë “të ngathëta dhe të shtrenjta”, rregullimi më i zgjuar dhe më shumë konkurrencë nga platformat e parave online dhe kriptovalutat do të ishin një rrugë më e mirë sesa ndalimi i përdorimit të parave të gatshme. Pollo kishte pak shpresë se një shoqëri pa para të gatshme do të reduktonte pastrimin e parave. Erald Kapri, një anëtar i sapozgjedhur i parlamentit për Partinë e Mundësive të qendrës së djathtë, tha se dyshonte se politika ishte në lojë. “Është vetëm një nga ato ide të Ramës për të tërhequr vëmendjen dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të vendit, siç janë korrupsioni ose kostoja e lartë e jetesës”, tha ai.
    Trauma post-komuniste
    Ideja e kalimit gjithnjë e më shumë pa para të gatshme po ndiqet nga shumë vende të zhvilluara, si Suedia, Estonia dhe Irlanda. Megjithatë, Shqipëria është një çështje tjetër dhe skepticizmi publik është i kuptueshëm. Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, bankat dhe institucionet financiare, së bashku me “kompanitë e investimeve”, filluan të shfaqeshin duke premtuar norma interesi tepër të larta deri në 19% për depozitat.
    Disa kompani u rritën shpejt në më shumë se 25, dhe në kulmin e kësaj çmendurie, një në gjashtë shqiptarë kishin investuar para – në shumë raste, të gjitha kursimet e tyre të jetës në skemat piramidale. Investitorët e hershëm morën pagesa bujare, por këto u bënë më të vogla dhe më pak të shpeshta ndërsa sistemi u përkul nën peshën e vet. Deri në janar të vitit 1997, kompanitë e para filluan të falimentonin, duke i nxitur shqiptarët të përpiqeshin të tërhiqnin fondet e tyre në masë, duke krijuar një rreth vicioz të një kolapsi të mëtejshëm.
    Deri në mars, vendi ishte në kaos dhe kishte filluar rebelimi. Ushtarët dhe policia braktisën postet e tyre, dhe turma shqiptarësh të zemëruar dhe të thyer akuzuan qeverinë se nuk i kishte ndaluar mashtrimet dhe madje kishte përfituar prej tyre. Rreth 2 000 njerëz u vranë në përleshjet midis qytetarëve dhe autoriteteve, dhe nga bandat e armatosura me më shumë se një milion armë të grabitura nga depot shtetërore të armëve. Në përgjithësi, u humbën rreth 1,2 miliardë dollarë ekuivalente me gjysmën e PBB-së në atë kohë. Kjo periudhë shkaktoi një valë emigrimi, duke e kthyer vendin vite prapa në aspektin e zhvillimit të tij dhe duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet bankare dhe shtet.
    Banka të shtrenjta
    Gjatë pothuajse tre dekadave që nga ajo kohë, bankat kanë dështuar në rindërtimin e besimit. “Një pjesë e problemit, është se bankat ofrojnë pak përfitime dhe janë të shtrenjta për t’u përdorur. Kjo i dekurajon njerëzit nga hapja e llogarive dhe përdorimi i kartave bankare dhe transfertave digjitale”, tha profesor Xhepa. “Shumica prej tyre kanë mbajtur norma interesi diskriminuese. Të larta për kreditim dhe shumë të ulëta për kursime. Pagesat ndërkombëtare kanë pasur gjithashtu tarifa të larta, duke dekurajuar transfertat nga emigrantët”, tha ai. Pagesat digjitale vendase midis bankave shqiptare kanë tarifa të larta transaksionesh kostoja e dërgimit të 500 eurove ishte deri në 50 euro – ndërsa normat për format e tjera të transaksioneve mund të jenë po aq të larta sa i përket kostos. Kurset e këmbimit bankar midis lekut dhe euros janë gjithashtu të njohura për mungesën e konkurrencës.
    Edhe në dyqane, bizneset kundërshtojnë faktin që duhet të paguajnë deri në 3,5% për transaksion për përpunimin e kartave. “Disa biznese madje u faturojnë klientëve një vlerë shtesë për pagesën me kartë”, tha Brumbulli, i Shoqatës Bankare. Kjo i ndihmon bizneset të shmangin taksat, pasi pagesat me para në dorë shpesh nuk kryhen nëpërmjet arkës. Ndërsa ambicia për të hequr dorë nga pagesat cash deri në vitin 2030 është e guximshme, suksesi ende varet nga futja e infrastrukturës së pagesave digjitale me kosto të ulët dhe të lehtë për t’u aksesuar – duke përfshirë potencialisht një monedhë digjitale të bankës qendrore ose një platformë kombëtare pagesash të menjëhershme. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka studiuar monedha të tilla dhe “stablecoin”, një lloj kriptomonedhe si mjete të mundshme, nuk ekziston një plan zyrtar. Pa një plan të hartuar për mekanizma të tillë, plani i Ramës rrezikon të mbetet aspirues.

  • Plani 2025-2030/ Arsimi shqiptar drejt epokës digjitale, 6 miliardë lekë për investime në infrastrukturë, trajnime dhe kurrikula

    Plani 2025-2030/ Arsimi shqiptar drejt epokës digjitale, 6 miliardë lekë për investime në infrastrukturë, trajnime dhe kurrikula

    Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ka hartuar një Plan Veprimi të Arsimit Digjital 2025-2030, me qëllim transformimin e sistemit arsimor parauniversitar dhe universitar.
    “Ky plan strategjik synon të përgatisë nxënësit dhe mësuesit për sfidat dhe mundësitë e një bote gjithnjë e më shumë digjitale. I mbështetur në një buxhet total prej rreth 6 miliardë lekësh, plani parashikon investime masive në infrastrukturë, trajnim dhe kurrikula”, thuhet në relacionin shoqërues.
    .Plani i veprimit, i cili është në përputhje me strategjitë kombëtare dhe ato evropiane, si Agjenda Digjitale e Shqipërisë dhe Plani i Veprimit për Arsimin Digjital (2021-2027) i BE-së, synon të krijojë një shoqëri të fuqizuar në aspektin digjital, shkruan rtsh.al.
    Ministrja Ogerta Manastirliu, në relacionin që shoqëron këtë projekt, thekson se ky plan do të sigurojë që çdo nxënës të jetë i pajisur me kompetencat e duhura digjitale për t’u integruar me sukses në tregun modern të punës.
    Përparësitë dhe objektivat kryesorë
    Plani i veprimit është i ndarë në gjashtë objektiva strategjikë, ku secili ka masa të detajuara dhe buxhete të planifikuara.
    Infrastruktura digjitale
    Ky objektiv parashikon investimin më të madh, rreth 5.5 miliardë lekë, për ngritjen e 654 laboratorëve “Smart Labs” në 615 shkolla, blerjen e 5,500 laptopëve për mësuesit, dhe zgjerimin e internetit me shpejtësi të lartë në të gjitha institucionet arsimore. Kjo iniciativë financohet nga buxheti i shtetit dhe donatorë si Banka Botërore dhe Banka e Këshillit të Evropës (CEB).
    Aftësitë digjitale të mësuesve
    Plani parashikon trajnimin e 16,000 mësuesve në TIK dhe pedagogji digjitale. Kjo do të shoqërohet me një mekanizëm online për zhvillimin profesional të vazhdueshëm, duke siguruar që mësuesit të jenë në hap me zhvillimet teknologjike.
    Inteligjenca Artificiale (IA) në arsim
    Një nga risitë kryesore është integrimi i IA-së në kurrikulat e TIK-ut dhe në trajnimet e mësuesve. Plani synon të përgatisë të rinjtë për teknologjitë e së ardhmes dhe të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si siguria kibernetike dhe IA.
    Kurrikulat e përditësuara
    Plani veprimit do të rishikojë dhe modernizojë kurrikulën e TIK-ut, duke përfshirë zhvillimin e materialeve mësimore digjitale dhe udhëzuesve për përdorimin efektiv të laboratorëve “Smart”.
    Siguria digjitale
    Përballë rreziqeve në rritje si bullizmi kibernetik, do të krijohet një program gjithëpërfshirës i “higjienës digjitale” për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Ky program do të përfshijë trajnime dhe fushata ndërgjegjësimi.
    Bashkëpunimi ndërkombëtar
    Plani synon nxitjen e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe njohjen e krediteve të marra nga Kurset Masive të Hapura Online (MOOC) në fusha me kërkesë të lartë në tregun e punës.
    Rëndësia për integrimin në BE
    Zbatimi i këtij plani është një hap thelbësor për përafrimin e Shqipërisë me Zonën Evropiane të Arsimit. Plani përputhet plotësisht me kriteret e anëtarësimit në BE në fushën e arsimit, duke përfshirë digjitalizimin, përfshirjen sociale, dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
    Ky program afatgjatë përfaqëson një përpjekje të madhe të qeverisë për të ndërtuar një sistem arsimor cilësor dhe të përgatitur për të ardhmen digjitale. Zbatimi i suksesshëm do të varet nga bashkëpunimi i ngushtë mes MAS-it, institucioneve të varësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.