Tag: digjitale

  • Pornografi me të mitur! Pranga 24-vjeçarit në Lushnjë

    Pornografi me të mitur! Pranga 24-vjeçarit në Lushnjë

    FOTO ILUSTRUESE

    LUSHNJË-Një 24-vjeçar është arrestuar në Lushnjë për veprën penale “Pornografia me të mitur”. I riu u kap në kuad♪7r të operacionit “Gjurmët Digjitale”, ku në banesë iu gjetën pajisje elektronike në të cilat mbanet materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.
    Njoftimi i policisë:
    Vijon intensivisht puna për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit online ndaj fëmijëve.
    Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët Digjitale”.
    Identifikohet, kapet dhe ndalohet një shtetas, për pornografi me të mitur.
    Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, si pjesë e punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë të miturit në hapësirën digjitale.
    Në kuadër të hetimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i një shtetasi të përfshirë në qarkullimin e materialeve të ndaluara, dhe si rezultat u ndalua shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.
    Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./ZËRI

  • Broshura digjitale e Policisë:Hyrja, qëndrimi dhe punësimi i të huajve në Kosovë

    Broshura digjitale e Policisë:Hyrja, qëndrimi dhe punësimi i të huajve në Kosovë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për qytetarët e vendit, si dhe për shtetasit e huaj që ndodhen ose planifikojnë të vizitojnë Kosovën, publikimin e broshurave digjitale informuese mbi rregullat e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në Republikën e Kosovës. Këto materiale janë përgatitur në përputhje të plotë me Ligjin për të huajt dhe kanë si qëllim të ofrojnë informacion të qartë, të saktë dhe të përdorshëm nga çdo individ që ka interesa ligjore për të qëndruar në vend.Broshurat digjitale përmbajnë udhëzime të hollësishme mbi procedurat që lidhen me hyrjen në Kosovë, regjistrimin e qëndrimit, kushtet e punësimit, si dhe të drejtat dhe detyrimet e shtetasve të huaj gjatë qëndrimit të tyre. Materialet synojnë të parandalojnë çdo konfuzion ose keqkuptim dhe të sigurojnë respektimin e plotë të ligjit.Të gjitha broshurat janë të qasshme në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, si dhe përmes rrjeteve sociale të institucionit. Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët dhe vizitorët e huaj që të konsultojnë këto udhëzues për të marrë informacion të saktë dhe për të vepruar në përputhje me rregullat ligjore, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të rregullt në Kosovë.Ky hap i Policisë së Kosovës është pjesë e angazhimit të saj për të ofruar shërbime transparente dhe për të lehtësuar integrimin e të huajve në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit, duke siguruar një udhëzues të besueshëm për të gjithë që vizitojnë ose jetojnë në Kosovë.Broshurat mund të lexohen këtu: https://www.kosovopolice.com/…/09/DCAM_Brochure_ALB.pdfMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Policia e Kosovës ka bërë të ditur për qytetarët e vendit, si dhe për shtetasit e huaj që ndodhen ose planifikojnë të vizitojnë Kosovën, publikimin e broshurave digjitale informuese mbi rregullat e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punësimit të të huajve në Republikën e Kosovës. Këto materiale janë përgatitur në përputhje të plotë me Ligjin për të huajt dhe kanë si qëllim të ofrojnë informacion të qartë, të saktë dhe të përdorshëm nga çdo individ që ka interesa ligjore për të qëndruar në vend.Broshurat digjitale përmbajnë udhëzime të hollësishme mbi procedurat që lidhen me hyrjen në Kosovë, regjistrimin e qëndrimit, kushtet e punësimit, si dhe të drejtat dhe detyrimet e shtetasve të huaj gjatë qëndrimit të tyre. Materialet synojnë të parandalojnë çdo konfuzion ose keqkuptim dhe të sigurojnë respektimin e plotë të ligjit.Të gjitha broshurat janë të qasshme në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, si dhe përmes rrjeteve sociale të institucionit. Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët dhe vizitorët e huaj që të konsultojnë këto udhëzues për të marrë informacion të saktë dhe për të vepruar në përputhje me rregullat ligjore, duke kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të rregullt në Kosovë.Ky hap i Policisë së Kosovës është pjesë e angazhimit të saj për të ofruar shërbime transparente dhe për të lehtësuar integrimin e të huajve në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit, duke siguruar një udhëzues të besueshëm për të gjithë që vizitojnë ose jetojnë në Kosovë.Broshurat mund të lexohen këtu: https://www.kosovopolice.com/…/09/DCAM_Brochure_ALB.pdf

  • “Shqipëria shpik ‘ministren’ Diellë – Washington Post: Kur nuk lufton dot korrupsionin, shpik AI-në”

    “Shqipëria shpik ‘ministren’ Diellë – Washington Post: Kur nuk lufton dot korrupsionin, shpik AI-në”

    Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” ka publikuar një artikull ironik dhe reflektues mbi eksperimentin e fundit të qeverisë shqiptare: emërimin e një asistenti virtual të inteligjencës artificiale si “ministre digjitale”, e quajtur Diellë.
    Sipas “The Washington Post”, ky emërim është një marifet më shumë sesa një revolucion teknologjik. Kushtetuta shqiptare kërkon që ministrat të jenë njerëz, ndërsa vendimi i kryeministrit Edi Rama për të futur AI-në në qeverisje është cilësuar si një përpjekje simbolike për të treguar progres teknologjik në një sistem ende të mbërthyer nga korrupsioni dhe sfidat burokratike.
    Artikulli kujton gjithashtu dobësitë e mëparshme të shtetit shqiptar përballë teknologjisë, si sulmet kibernetike të vitit 2022 nga Irani, që paralizuan shërbimet publike për javë të tëra. Në këtë kontekst, “The Washington Post” ngre një pyetje thumbuese: “Nëse një sulm kibernetik e ‘vret’ ministren digjitale, a do të thërrasë Shqipëria nenin e mbrojtjes kolektive të NATO-s?”

    Shkrimi përmbyllet me një reflektim: “Në një botë burokratike dhe të kujdesshme si ajo e administratave publike, Shqipëria meriton vlerësim për guximin që po tregon me këtë hap të ri.”
    Ky artikull ka ngjallur debat edhe në vetë opinionin publik shqiptar, mes atyre që e shohin Diellën si fasadë teknologjike dhe të tjerëve që shpresojnë se qeverisja digjitale do të ulë korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin.

  • Qeveria e Britanisë së Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Qeveria e Britanisë së Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Gazeta britanike ‘Financial Times’ konfirmon atë qw është spekuluar prej kohësh se qeveria e re laburiste pritet të njoftojë planet që këtë muaj skemën e futjes se kartave digjitale të identifikimit, në përpjekje për të luftuar dhe pakësuar emigracionin ilegal.
    Një nga modelet që po konsiderohen është ajo e pasjes së kartave digjitale për çdo shtetas britanik dhe person që ka të drejtën e qëndrimit në Britani përmes legalizimit të statusit të tyre ligjor. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. Ish-kryeministri me jetëgjatë laburist Toni Bler në fillim të viteve 2000 tentoi aplikimin e sistemit të letrave të njoftimit, por nuk pati sukses.

    Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani, kur të bëhen verifikime, nëse kanë të drejtë të punojnë, apo nëse një person ka të drejtë të marr shtëpie ose banesë me qira, apo edhe për të verifikuar në spitale nga stafet mjekësore të statusit të emigracionit të pacienteve.

    Problem mbetet kur të huajt që jetojnë ilegalisht do mund të përdorin karta identiteti fallco të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, siç ndodh rëndom në Britani, edhe nga shqiptarë, por edhe emigrantë të ardhur nga vende të tjera.

    Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër.
    Në fillim të këtij viti Britania njoftoj për krijimin e një aplikacioni qeveritar që do u lejonte Britanikëve aksesimin e mijëra shërbimeve publike në smartphonet e tyre, pak a shume si sistemi e-Albania ne Shqipëri.

  • Emigracioni ilegal/ Britania e Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Emigracioni ilegal/ Britania e Madhe pritet të aplikojë letërnjoftimet digjitale, preken edhe shqiptarët

    Është gazeta britanike ‘Financial Times’ që njofton atë është spekuluar prej kohësh se qeveria e re laburiste pritet të njoftojë planet që këtë muaj skemën e futjes se kartave digjitale të identifikimit, në përpjekje për të luftuar dhe pakësuar emigracionin ilegal. 
    Një nga modelet që po konsiderohen është ajo e pasjes së kartave digjitale për çdo shtetas britanik dhe person që ka të drejtën e qëndrimit në Britani përmes legalizimit të statusit të tyre ligjor. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. Ish-kryeministri me jetëgjatë laburist Toni Bler në fillim të viteve 2000 tentoi aplikimin e sistemit të letrave të njoftimit, por nuk pati sukses. 
    Letrat ose kartat e identitet me shumë gjasa do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani, kur të bëhen verifikime, nëse kanë të drejtë të punojnë, apo nëse një person ka të drejtë të marr shtëpie ose banesë me qira, apo edhe për të verifikuar në spitale nga stafet mjekësore të statusit të emigracionit të pacienteve.
    Problem mbetet kur të huajt që jetojnë ilegalisht do mund të përdorin karta identiteti falco të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, siç ndodh rëndom në Britani, edhe nga shqiptarë, por edhe emigrantë të ardhur nga vende të tjera. 
    Sipas Kryeministrit Starmer këto karta dixhitale do të luajnë një rol të rëndësishme në pakësimin e atraksionit të Britanisë si një destinacion ku emigrantët mund të vijnë të jetojnë dhe punojnë ilegalisht. Sipas një sondazhi që i referohet Financial Times e Londrës, 53 përqind e publikut britanik është në favor të identifikimit digjital, ndërkohë që një e pesta janë kundër. 
    Në fillim të këtij viti Britania njoftoj për krijimin e një aplikacioni qeveritar që do u lejonte  Britanikëve   aksesimin e mijëra shërbimeve publike në smartphonet e tyre, pak a shume si sistemi e-Albania ne Shqipëri. 
     
  • Doganat shqiptare do të implementojnë sistemet digjitale të BE-së

    Doganat shqiptare do të implementojnë sistemet digjitale të BE-së

    Përafrimi legjislacionit dhe implementimi sistemeve doganore të Bashkimit Evropian ishin në qendër të takimit që zhvilloi në Bruksel Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, me Departamentit të Taksave dhe Doganave në Komisionin Evropian (DG TAXUD), z. Matthias Petschke dhe ekspertët BE për doganatDiskutimet kryesore, sipas burimeve zyrtare, u përqendruan te zbatimi i udhërrëfyesit të Kapitullit 29, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Përfaqësuesit e DG TAXUD vlerësuan maksimalisht përpjekjet dhe progresin e arritur nga Doganat Shqiptare në procesin e negociatave për antarësim.Drejtori Gazheli ritheksoi angazhimin e Administratës Doganore Shqiptare për përafrimin e legjislacionit doganor me atë të BE-së, forcimin e kapaciteteve administrative dhe infrastrukturore, si dhe implementimin e sistemeve digjitale modern kryesisht sistemet NCTS (tranzit), AES (eksport), AIS (import), EORI, TARIC etj.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rritja e patentave në industrinë thelbësore, ndikim të dukshëm në zhvillimin e ekonomisë digjitale

    Rritja e patentave në industrinë thelbësore, ndikim të dukshëm në zhvillimin e ekonomisë digjitale

    Kina ka realizuar një hop të rëndësishëm lidhur me numrin e patentave të shpikjeve të marra në industritë thelbësore të ekonomisë digjitale më 2024.
    Sipas Administratës Kombëtare të Pronësisë Intelektuale (CNIPA), numri i patentave të autorizuara të shpikjeve në këto industri arriti 500 000 vitin e kaluar, duke regjistruar një rritje vjetore prej 23.1 për qind.
    CNIPA tha se vendi ka avancuar dukshëm në lidhje me pronësinë e patentave të lidhura me AI-në globalisht, duke zënë 60 për qind të numrit të përgjithshëm botëror.
    Ajo theksoi gjithashtu rritjen e patentave ndërkombëtare, duke thënë se numri i patentave të shpikjeve të marra jashtë vendit nga industritë thelbësore të ekonomisë digjitale kineze u rrit nga 21 000 në vitin 2016 në 52 000 vitin e kaluar.
    Ndërkohë, numri i ndërmarrjeve të huaja që aplikojnë për patenta shpikjeje në këto industri në Kinë po rritet gjithashtu në mënyrë të qëndrueshme. Deri në fundin e vitit të kaluar, subjekte nga 95 vende e rajone kishin fituar patenta të vlefshme shpikjeje në industritë thelbësore të ekonomisë digjitale .

  • Vendimi për të ulur komisionet e pagesave elektronike/ Sa do paguajnë shqiptarët në banka?

    Vendimi për të ulur komisionet e pagesave elektronike/ Sa do paguajnë shqiptarët në banka?

    Të gjithë qytetarët të cilët bëjnë në mënyrë digjitale pagesa faturash, transferta parash apo edhe aplikime e shlyerje të kësteve të kredive, do të përfitojnë nga komisione më të ulëta pas vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë.
    Nëse më parë qytetarët për pagesa deri në 20 mijë lekë, nuk kishin komisiopne tashmë ky tavan është rritur në 40 mijë lekë duke u dhënë më shumë mundësi qytetarëve. Për transfertat më të mëdha deri në 1 milionë do të kenë një komision prej 100 lekësh nga 250 lekë që ka qenë më parë, ndërsa deri në 5 milionë, 500 lekë nga 750 lekë që paguhet në e-banking.
    Ekspertët e ekonomisë e shohin si një vendim të rëndësishëm në dobi të qytetarëve duke i nxitur në rrugët digjitale dhe largimin  nga cashi, ndërsa shihet si një element i mirë drejt sigurisë financiare.
    Ndalur tek vendimi i ndërmarrë po nga Banka Qendrore për pikat e këmbimit valuator, ekspertët e tregut e shohin si një masë të paplotësuar, teksa kriteret sipas tyre duhet të fillojnë që nga njësitë aktuale.
    Modernizimi i sistemit të pagesave shihet si një hap thelbësor drejt përmbushjes së kritereve për integrimin në Bashkimin Evropian.

  • Sa do paguajnë shqiptarët në banka? Vendimi për të ulur komisionet e pagesave elektronike, kursime deri në 10 herë më shumë

    Sa do paguajnë shqiptarët në banka? Vendimi për të ulur komisionet e pagesave elektronike, kursime deri në 10 herë më shumë

    Të gjithë qytetarët të cilët bëjnë në mënyrë digjitale pagesa faturash, transferta parash apo edhe aplikime e shlyerje të kësteve të kredive, do të përfitojnë nga komisione më të ulëta pas vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë.

    Nëse më parë qytetarët për pagesa deri në 20 mijë lekë, nuk kishin komisiopne tashmë ky tavan është rritur në 40 mijë lekë duke u dhënë më shumë mundësi qytetarëve. Për transfertat më të mëdha deri në 1 milionë do të kenë një komision prej 100 lekësh nga 250 lekë që ka qenë më parë, ndërsa deri në 5 milionë, 500 lekë nga 750 lekë që paguhet në e-banking.
    Ekspertët e ekonomisë e shohin si një vendim të rëndësishëm në dobi të qytetarëve duke i nxitur në rrugët digjitale dhe largimin  nga cashi, ndërsa shihet si një element i mirë drejt sigurisë financiare.
    Ndalur tek vendimi i ndërmarrë po nga Banka Qendrore për pikat e këmbimit valuator, ekspertët e tregut e shohin si një masë të paplotësuar, teksa kriteret sipas tyre duhet të fillojnë që nga njësitë aktuale.
    Modernizimi i sistemit të pagesave shihet si një hap thelbësor drejt përmbushjes së kritereve për integrimin në Bashkimin Evropian.

    Top Channel

  • Projekti, BQE: Euroja digjitale do të jetë ‘fitimprurëse’ për ofruesit e shërbimeve të pagesave

    Projekti, BQE: Euroja digjitale do të jetë ‘fitimprurëse’ për ofruesit e shërbimeve të pagesave

    Komisioni i BE-së vlerëson se projekti, do të kushtojë midis 2.8 dhe 5.4 miliardë euro për të zbatuar euron digjtale në të gjithë zonën e euros.

    Nëse lançohet, euro digjitale do të jetë “fitimprurëse” për ofruesit e shërbimeve të pagesave, siguroi të enjten eurodeputetët Piero Cipollone, një anëtar i bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

     “Nuk kemi përshtypjen se ky projekt do të sjellë humbje. Mendoj se ky është një supozim që duhet të vërtetohet”, u tha Cipollone anëtarëve të komitetit të çështjeve ekonomike të Parlamentit Europian në Bruksel.

    “Për aq sa dimë, përvetësimi i euros digjitale nuk do të jetë aq i madh sa të vërë në rrezik stabilitetin financiar, por do të jetë i mjaftueshëm për t’i dhënë një sinjal bankës qendrore që të paguajë për infrastrukturën dhe të kompensojë aktorin kryesor për investimin”, shtoi ai.

    Sipas vlerësimeve të Komisionit, integrimi i euros digjitale në sistemin e eurozonës do të kushtonte midis 2.8 dhe 5.4 miliardë euro. “Kemi parë shifra që janë gjashtë, dhjetë herë më të larta se kaq. Besueshmëria e këtij numri mund të vihet në dyshim, për të mos thënë më shumë”, paralajmëroi Cipollone.

    Si para publike, euro digjitale do të ishte e lirë për t’u përdorur dhe e pranuar kudo, por për ta bërë të vlefshme shpërndarjen e saj për bankat dhe ofruesit e tjerë, Eurosistemi po propozon gjithashtu një model kompensimi, i hartuar për të mbuluar kostot e tyre dhe për të mbajtur stimujt të drejtë.

    BQE-ja po finalizon aktualisht fazën përgatitore për lançimin e mundshëm të një Monedhe Digjitale tw Bankws Qendrore (CBDC) me pakicë, e cila synon të plotësojë paratë e gatshme. Por, përpara se të vendosin nëse do të lëshojnë euron digjitale, shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian duhet të bien dakord për kuadrin e saj legjislativ.

    Për momentin, Parlamenti është në një bllokim. Vizita e Cipollone ishte e pesta nga 14 shkëmbimet e planifikuara me komitetin ekonomik, që kur Komisioni paraqiti propozimin e tij në qershor 2023.

    Më 9 shkurt 2024, raportuesi i atëhershëm Stefan Berger (Gjermania/Partia Popullore Evropiane) prezantoi draft-raportin e tij. Që atëherë, nuk është zhvilluar asnjë votim dhe në dhjetor 2024, Berger dha dorëheqjen si eurodeputet kryesor për dosjen.

    Ai u pasua nga eurodeputeti spanjoll i Partisë Popullore Europiane, Fernando Navarrete, i cili kohët e fundit publikoi një dokument prej 27 faqesh me titull “A kemi vërtet nevojë për euron dixhitale: një zgjidhje për cilin problem saktësisht?”.

    Në dokument, Navarrete, një ekonomist shtetëror, argumenton se euro dixhitale nuk është përgjigjja për probleme të tilla si varësia e bllokut nga ofruesit e pagesave jo-evropiane si Visa dhe Mastercard.

    “Mungesa e CBDC-ve me pakicë plotësisht funksionale në ekonomitë e tjera kryesore nuk pasqyron mungesë të aftësisë teknike. Përkundrazi, ajo dëshmon një kujdes kolektiv të rrënjosur në vlerësime të matura të implikimeve sistemike”, shkroi ai, duke përmendur rreziqet për stabilitetin financiar, kërkesën e ulët të konsumatorit dhe rezultatet e pasigurta të raportit kosto-përfitim si arsye pse juridiksione të tjera kanë braktisur, shtyrë ose shmangur projekte të tilla.

    Në vend të kësaj, eurodeputeti spanjoll bën thirrje për përqendrim në një CBDC me shumicë, duke argumentuar se rrethanat kanë ndryshuar që kur projekti me pakicë u propozua për herë të parë. Ai gjithashtu argumenton se roli i BQE-së duhet të “evoluojë drejt atij të një mundësuesi neutral”.

    BQE: Paraja ka nevojë për një kopje rezervë digjitale

    BQE-ja po paralajmëron se Evropa duhet të ecë më shpejt drejt euros dixhitale, pasi njerëzit po largohen gjithnjë e më shumë nga paratë e gatshme.

    “Sot, paratë e gatshme janë e vetmja zgjidhje rezervë e vërtetë, por ndërsa shoqëria po largohet gjithnjë e më shumë prej tyre, ne duhet ta plotësojmë atë me një version digjital”, u tha eurodeputetëve të enjten anëtari i bordit të BQE-së, Piero Cipollone.

    Pagesat me para në dorë në zonën e euros kanë rënë ndjeshëm vetëm në pesë vjet — nga 68% në 40% të të gjitha transaksioneve dhe nga 40% në vetëm 24% të vlerës së tyre.

    Cipollone argumentoi se një euro digjitale mund të veprojë si një rrjet sigurie gjatë krizave, duke u dhënë qytetarëve një alternativë të besueshme publike nëse sistemet private dështojnë. Në një botë me tensione gjeopolitike në rritje dhe sulme kibernetike të sofistikuara, tha ai, mbështetja është thelbësore.

     “Kur shërbimet kritike ndërpriten, qytetet presin që autoritetet publike të sigurojnë vazhdimësinë”, tha ai. “Shërbimet e pagesave nuk janë luks — ato janë po aq thelbësore sa energjia elektrike ose uji i pastër për jetën e përditshme të qytetarëve tanë.”

    Bisedimet midis ministrave të financave të BE-së po marrin gjithashtu ritëm, me presidencën daneze që synon një qëndrim të përbashkët deri në fund të vitit 2025. Por rruga përpara është e vështirë.

    Disa qeveri thonë se nevojitet më shumë punë teknike përpara se të jepet drita jeshile. “Duhet të gjejmë një model kompensimi të drejtë dhe kushte të mira shpërndarjeje për bankat dhe, sigurisht, duhet t’u ofrojmë qytetarëve një nivel të lartë mbrojtjeje të privatësisë që nga dita e parë”, tha Lars Klingbeil i Gjermanisë në korrik.

    Privatësia, kompensimi bankar dhe shpërndarja nuk janë të vetmet pika ngërçi. Ministrat janë gjithashtu të ndarë në mendime rreth ndikimit në vendet jo-euro, kufizimeve mbi sasinë e euros digjitale që qytetarët mund të mbajnë dhe madje edhe se kush duhet të ketë fjalën e fundit nëse projekti do të nisë fare./ Euronews.