Tag: digjitale

  • Thirrja e BQE për para fizike, BSH: S’cënohet nxitja e pagesave dixhitale. Ekspertët: S’ka rrezik për Shqipërinë

    Thirrja e BQE për para fizike, BSH: S’cënohet nxitja e pagesave dixhitale. Ekspertët: S’ka rrezik për Shqipërinë

    Pak ditë më parë, Banka Qendrore Evropiane lëshoi një thirrje për qytetarët që të mbajnë para fizike, që mund t’i përdorin në raste emergjence. Një thirrje e tillë vjen në një kohë kur në Shqipëri po nxiten shërbimet digjitale dhe po punohet për të reduktuar përdorimin e parasë fizike. Por, Banka e Shqipërisë, në një koment për “Vizion Plus”, thotë se apeli i Bankës Qendrore Evropiane nuk bie ndesh me nxitjen e pagesave digjitale, por bëhet fjalë për një garanci sigurie në kohë krizash të jashtëzakonshme, si pandemia apo situata të ngjashme, kur kanalet digjitale mund të jenë të kufizuara.
    “Pagesat digjitale janë e ardhmja dhe ofrojnë shpejtësi, transparencë dhe kosto më të ulëta. Ky është objektiv i Shqipërisë, në përputhje të plotë me Bashkimin Evropian në arenën ndërkombëtare. Por, në të njëjtën kohë, cash-i mbetet një element i rëndësishëm i stabilitetit financiar, sidomos në situata krizash, të cilave u referohet Banka Qendrore Evropiane, sepse siguron akses universal dhe shërben si alternativë rezervë në situata emergjente. Banka e Shqipërisë në vazhdimësi e ka shprehur qartazi se qëllimi ynë është të promovojmë përdorimin e gjerë të pagesave digjitale, por gjithmonë duke ruajtur rolin e parasë fizike si pjesë e ekuilibrit të tregut dhe për të adresuar situata të jashtëzakonshme”, Banka e Shqipërisë.
    Njohës të fushës shpjegojnë se Europa po jeton ditë të pasigurta dhe thirrje të tilla vijnë qoftë për shkak të frikës për përshkallëzim të tensioneve gjeopolitike, ashtu edhe prej sulmeve kibernetike.

    “Edhe pse në deklaratat publike institucionet publike financiare nuk shprehin qartë frikën e tensioneve gjeopolitike, e një lufte potenciale me Rusinë, ka një farë lufte të ftohtë mes dronëve dhe të gjithë këto komponentë e ekspozojnë Evropën karshi një risku potencial të goditjes ushtarake apo edhe me dronë dhe elementë kibernetikë. Këto janë arsyet që kanë shtyrë institucionet financiare qendrore në të gjithë Evropën në tërësi që të sugjerojnë për qytetarët që të mbajnë cash për një periudhë afatshkurtër, sepse edhe risqet kibernetike në kohë normale, jo lufte, kanë një fazë të caktuar rikuperimi”,, tha Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.
    “Duke pasur parasysh këtë kalim që ka ndodhur në sisteme online, jo vetëm heqjen e parasë fizike, por edhe kalimin në monedha digjitale në disa vende të avancuara, natyrisht që sulmet kibernetike, ndërprerjet e sistemeve apo edhe thjesht ndërprerja e energjisë elektrike në shumë vende për shkaqe gjeopolitike, ushtarake, natyrisht që ka rritur vëmendjen që të kemi një sigurim bazik të funksionimit të jetesës dhe të shërbimeve të ndryshme, pasi në këto kushte, një kalim i plotë do të bënte të përjetonim një kolaps. Përsa i përket Shqipërisë, duket se është larg këtij realiteti, sepse Shqipëria ka shumë para fizike në qarkullim”,  shprehet Eduard Gjokutaj , ekspert për ekonominë.
    Thirrja e Bankës Qendrore Evropiane vjen pas praktikave që tashmë janë në fuqi në vende si Holanda, Finlanda dhe Austria, ku qytetarëve u këshillohet të kenë 70-100 euro për person në para të gatshme. Programe të ngjashme janë zhvilluar nga Suedia dhe Norvegjia.
    /vizionplus.tv

  • Plani për “eliminimin” e cash-it, Shoqata e Bankave mirëpret objektivin e qeverisë, por ka edhe kërkesa

    Plani për “eliminimin” e cash-it, Shoqata e Bankave mirëpret objektivin e qeverisë, por ka edhe kërkesa

    Shoqata shqiptare e Bankave mirëpret planet e qeverisë për të reduktuar paranë fizike brenda vitit 2030. 
    Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, shprehet për A2: “Ne e mirëpresim ambicien e qeverisë për një Shqipëri pa cash. Ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të ekonomisë dhe rritjes së transparencës. Natyrisht, çdo ndryshim kërkon kohë dhe edukim të qytetarëve, por qytetarët shqiptarë kanë treguar se janë të gatshëm të përqafojnë teknologjinë dhe të adaptohen me siguri.” 
    Për Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, Spiro Brumbulli, ky objektiv duhet të nisë me vendosjen e një tavani për pagesat në dorë që qytetarët bëjnë: “Veç infrastrukturës, që tranzicioni nga para cash në duar drejt kanaleve digjitale të ndodhë, është i nevojshëm edhe edukimi i qytetarëve. Ata duhet të njohin mënyrat e reja të pagesave dhe të ndihen të sigurt gjatë përdorimit të teknologjisë bankare”. 
    Veç infrastrukturës, që tranzicioni nga para cash në duar drejt asaj digjitale në kanale bankare të ndodhë duhet edukim: “Ky proces nuk mund të ndodhë vetëm me ndryshime teknologjike. Edukimi dhe informimi i qytetarëve janë po aq të rëndësishëm sa vendosja e sistemeve digjitale dhe infrastruktura për pagesa pa para”. 
    Pasi kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në korrik, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bashkë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmuan planet për eliminimin e “cash-it”. 
     
     

  • Samiti Digjital: Rajoni hedh hapa të guximshëm drejt një të ardhmeje të integruar digjitale

    Samiti Digjital: Rajoni hedh hapa të guximshëm drejt një të ardhmeje të integruar digjitale

    Shkup, 2 tetor 2025 – Edicioni i shtatë i Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor (WBDS), i bashkëorganizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), u mbajt sot në Shkup, duke rikonfirmuar përkushtimin e rajonit për transformim digjital, bashkëpunim dhe integrim evropian. 
    Në fjalën e tij kryesore, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së,Amer Kapetanović, theksoi përparimin e arritur dhe prioritetet përpara. “Digjitalizimi nuk është vetëm një objektiv, por një forcë transformuese. Suksesi i regjimit tonë ‘Roam Like at Home’ tregon çfarë mund të arrijë rajoni kur punon së bashku. Tani duhet të ndërmarrim hapat e radhës: ndërtimin e portofolëve digjitalë që ndërveprojnë, avancimin e shërbimeve të besimit, përafrimin me kuadrin digjital të BE-së dhe sigurimin që të rinjtë dhe bizneset tona të kenë mjetet për të lulëzuar në epokën digjitale,” tha Kapetanović. 
    Në hapje të samiatit, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Hristijan Mickoski, nënvizoi rëndësinë e investimeve në dixhitalizim për prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit. Ai tha se sapo njerëzit fillojnë të shohin rezultate konkrete nga transformimi digjital, rritet besimi dhe krijohet një moment, që nxit përparim dhe inovacion të mëtejshëm.  
    Në Samit mbajtën fjalën edhe partnerët: Renate Nikolay, Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtjen dhe Teknologjinë në Komisionin Evropian; Tomas Lamanauskas, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU); Thomas Jarzombek, Sekretar i Shtetit Parlamentar në Ministrinë Federale Gjermane për Digjitalizimin dhe Modernizimin e Qeverisjes; dhe Svyatoslav Senyuta, Udhëheqës Rajonal i Zgjidhjeve Qeveritare në Visa. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, përafrimit me BE-në dhe partneriteteve me sektorin privat për avancimin e agjendës digjitale. 
    Gjatë Samitit, Danijela Gačević, Shefe e Departamentit të Programeve në RCC, moderoi panelin ministror të titulluar “Digjitalizimi si Standard – Duke e bërë Administratën Publike të funksionojë për të gjithë”, ku do të marrin pjesë ministra dhe zyrtarë të lartë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, përfshirë: Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë; Marash Dukaj, Ministri malazez i Administratës Publike; Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Digjital të Maqedonisë së Veriut; Slaviša Antić, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Informacionit dhe Teknologjisë së Serbisë; Getoar Mjeku, Zëvendësministëri kosovar  i Ekonomisë; dhe Almir Badnjević, Drejtor i IDDEEA të Bosnjë dhe Hercegovinës. 
    Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit e WBDS 2025 – vendimmarrës, ekspertë, biznese dhe inovatorë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, BE dhe më gjerë – diskutuan për shërbimet digjitale, portofolin elektronik, ndërveprueshmërinë, inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, e-shërbimet dhe zhvillimin e aftësive. 
    Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor organizohet në kuadër të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Planit të Rritjes së BE-së, dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian. 
     

  • BE hap konsultimet për rregullat digjitale

    BE hap konsultimet për rregullat digjitale

    Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 11:56
    Komisioni Evropian ka nisur një konsultim publik mbi “Digital Omnibus”, një iniciativë e re që synon të thjeshtojë dhe të përmirësojë rregullat digjitale në Bashkimin Evropian. Kjo pjesë e Paketës Digjitale të Thjeshtimit vjen si përgjigje ndaj sfidave të kuadrit aktual ligjor, që shpesh konsiderohet kompleks dhe i fragmentuar.
     

    Konsultimi do të pasohet nga një “Digital Fitness Check”, një proces që synon të vlerësojë koherencën dhe ndikimin e rregullave që formojnë kornizën digjitale të BE-së. Ai mbështetet në tri thirrje të mëparshme: strategjinë e bashkimit të të dhënave, rishikimin e aktit të sigurisë kibernetike dhe strategjinë për inteligjencën artificiale.organizatat dhe bizneset e BE-së deri më 14 tetor 2025, dhe deri tani ka mbledhur 718 përgjigje origjinale.

     

    Sipas Komisionit, “Digital Omnibus” synon,Thjeshtimin e rregullave që janë bërë të ndërlikuara me kalimin e kohës,Uljen e kostove administrative për bizneset,Ruajtjen e mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë kibernetike,Nxitjen e ndarjes së të dhënave, veçanërisht për startup-et evropiane.

  • Diella tregon arsyet perse u shfaq me gjashtë gishta

    Diella tregon arsyet perse u shfaq me gjashtë gishta

    Nga Lutfi Dervishi
    Një foto e Ministres Diella, me një fustan rozë, si pjesë e fushatës për sensibilizimin e grave, ngjalli një debat të paparashikuar. Jo për mesazhin, por për një detaj anatomik: në dorën e majtë, Diella kishte gjashtë gishta.
    Në fillim, publiku u përpoq ta justifikonte si “efekt i dritës”, “reflektim rozë”, apo “gjurmë digjitale të një dore që punon 24/7 për kombin mosmirënjohës”
    Por më pas, ekspertët e rrjeteve, ata që studiojnë çdo pixel si të ishte dokument shtetëror e zbuluan të vërtetën: një gabim teknik. Dhe jo dosido. Një gabim i AI-sh.
    Një lapsus i tillë mund të ishte falur në 2023, kur inteligjenca artificiale akoma ngatërronte macet me qentë dhe ujësjellësin me ndonjë stadium. Por sot, në epokën kur edhe frigoriferi të pyet si ndihesh, ky defekt ishte i pafalshëm.
    Në rrjet shpërtheu teoria konspirative: “Diella është nga Elbasani” shkruanin disa, duke aluduar për lidhje me “mutacionet” e kombinatit metalurgjik. Të tjerë e shpjegonin si “shenjë hyjnore”, pasi gjashtë është numër perfekt. Një zyrtar i lartë nga nga Brukseli e komentoi si shenjë e progresit dhe e dëshirës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar sa më shpejt, sepse numri gjashtë përkon me numrin e vendeve themeluese të BE. Një grup feministësh madje nisi një hashtag: #EdheNeMeGjashtë, në mbështetje të “uau” diversitetit digjital.
    Por në kabinet, situata ishte serioze. Diella u mbyll në server për të reflektuar. Si do t’i dilte përpara Diellit? Çfarë do t’i thoshte?
    Tek shfletonte lajmet e ditës i dolën dy opsione për “zhvendosje vemendje”:
    1. Në Kroaci kishin kapur një sasi specash djegës me pesticide.2. Presidenti kishte dekretuar zgjedhjet në Tiranë pa pritur Gjykatën Kushtetuese, ndërsa opozita ende kërkonte një kandidat për zgjedhje.
    Diella u mendua. Të shpalle emergjencë kombëtare për pesticidet, apo për kandidaturat?! Të thoshte që gjashtë gishta janë metaforë për gjashtë problematikat e kombit, apo ta kthente në një ditë sensibilizimi për Kushtetutën ?
    Pas një minute heshtjeje digjitale, ajo doli me deklaratën zyrtare:
    Ky nuk është defekt, por një “upgrade”.
    Unë kam një gisht më shumë për të treguar fajtorët.
    Në fund, e gjithë ngjarja u riemerua, u quajt “incident estetik me vlera simbolike”.
    Ndërkohë, ministrat e tjerë po numëronin gishtat se mos vallë kishin mbetur pas në procesin e transformimit digjital te integrimit.
    Dhe ashtu siç ndodh rëndom, pas dy ditësh, askush s’e mbante mend më se pse u debatua. Ajo që mbeti ishte fotoja: një ministre me gjashtë gishta që tregonte rrugën drejt BE-se. Vetëm kësaj here pa treguar vitin!

  • BQE i prish ëndrrat Ramës: Thirrje qytetarëve europianë, mbani para cash në shtëpi

    BQE i prish ëndrrat Ramës: Thirrje qytetarëve europianë, mbani para cash në shtëpi

    Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka theksuar rëndësinë e parave të gatshme si një mjet për përgatitjen kombëtare për kriza, duke u kërkuar familjeve të mbajnë para’ në shtëpi për raste urgjente. Thirrja vjen pas praktikave që tashmë janë në fuqi në vende si Holanda, Finlanda dhe Austria, ku qytetarëve u këshillohet të kenë 70-100 euro për person në para të gatshme. Programe të ngjashme janë zhvilluar nga Suedia dhe Norvegjia.

    Argumenti kryesor është se sistemet digjitale mund të shemben në një moment të caktuar. Thirrja vjen pas një këshille të ngjashme për qytetarët në shtetet anëtare për të grumbulluar mjaftueshëm para, ushqim, ujë dhe ilaçe për të mbijetuar për 72 orë në rast të një ndërprerjeje të shërbimit. Këshilla u nxit nga lufta në Ukrainë, pandemia Covid-19 dhe fatkeqësitë natyrore. Zjarret dhe përmbytjet kanë ekspozuar dobësitë e Evropës dhe kanë çuar në rritjen e shpenzimeve për sigurinë dhe mbrojtjen.

    “Paraja është një element kritik i përgatitjes kombëtare për kriza”, thuhet në raportin e BQE-së, i cili shqyrton ndikimin e krizave të tilla si pandemia dhe ndërprerjet e energjisë në Spanjë dhe Portugali. Ai gjithashtu vëren se monedha fizike “jo vetëm që shërben për të përmbushur nevojat individuale, por gjithashtu kontribuon në një rezistencë më të gjerë sistemike”.

    “Dobia e parave të gatshme rritet ndjeshëm kur stabiliteti kërcënohet – pavarësisht natyrës specifike ose fushëveprimit gjeografik të tronditjes themelore, ose shkallës së digjitalizimit”, pohon gjithashtu BQE.

    Pagesat digjitale dominojnë transaksionet me pakicë dhe bankat po ulin kostot duke mbyllur degët dhe bankomatët. Por politikëbërësit janë nën presion për të siguruar që familjet të ruajnë aksesin në kartëmonedha dhe monedha.

    Dokumenti i BQE-së thekson një paradoks: Pavarësisht faktit se paratë e gatshme mungojnë gjithnjë e më shumë në pagesat e përditshme, kërkesa për to rritet kur besimi në sistemet financiare, ose digjitale tronditet.

    Ky model sjelljeje ishte i dukshëm gjatë pandemisë dhe ngjarjeve të tjera, siç ishte ndërprerja e energjisë elektrike që paralizoi Spanjën dhe Portugalinë në pranverë.

    Në rastin e pandemisë, paratë e gatshme u rritën me 140 miliardë euro në dy vjet, krahasuar me një rritje vjetore prej 55 miliardë euro para krizës, vëren BQE. Rritja erdhi edhe pse konsumatorët iu drejtuan kartave pa kontakt dhe blerjeve online, për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe izolimit.

    Sipas raportit, sistemet e parave të gatshme duhet të ndërtohen për t’i bërë ballë krizave të rralla, por ekstreme, raportoi televizioni Scan.

  • Starmer konfirmon planet: Pa ID digjitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

    Starmer konfirmon planet: Pa ID digjitale nuk punon më njeri në Mbretërinë e Bashkuar

    Kryeministri britanik Keir Starmer ka konfirmuar këtë të premte se ID-ja digjitale do të jetë e detyrueshme për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e planeve më të gjera të qeverisë për të luftuar emigracionin e paligjshëm.
    Duke prezantuar skemën, Starmer tha: “Ta themi troç: Nuk do të mund të punoni në Mbretërinë e Bashkuar nëse nuk keni ID digjitale. Është kaq e thjeshtë.”
    Kryeministri gjithashtu deklaroi se ka qenë “shumë e lehtë” për njerëzit të “zhduken në ekonominë informale dhe të qëndrojnë këtu ilegalisht”
    Britania ka qenë “e dobët” përsa i përket çështjes së emigracionit të paligjshëm. Problemet e vendit nuk do të zgjidhen “nëse nuk i marrim në dorë shkaqet themelore”
    Larg nga skema për ID digjitale, Starmer gjithashtu u tha liderëve të qendrës së majtë në një samit se qeveria po investon në energjinë britanike për të “hequr çizmen e tiranëve si Putini nga gryka jonë”
    Duke iu referuar disa komenteve të fundit politike, ai deklaroi se Londra nuk është një “shkretëtirë“, pavarësisht se çfarë “duan disa të t’ju bëjnë të besoni.”
    Kjo duket të ketë qenë një përgjigje ndaj presidentit amerikan Trump dhe politikanëve të tjerë që kanë kritikuar kryeqytetin kohët e fundit, shkruan korrespondenti ynë politik.

  • Pagesa me SEPA nga 7 tetori, Sejko nxit bankat e nivelit të dytë të bëjnë më shumë përpjekje për pagesat digjitale

    Pagesa me SEPA nga 7 tetori, Sejko nxit bankat e nivelit të dytë të bëjnë më shumë përpjekje për pagesat digjitale

    Nga Shqipëria drejt 40 shteteve të tjera pjesë të SEPA, duke filluar nga 7 tetori do të mund të bëhen transferta me kosto deri 5 herë më të ulët. Banka e Shqipërisë ka sqaruar se për transfertat dalëse deri në 100 mijë euro, komisioni nuk mund të jetë më shumë se 0.01% e vlerës, ndërsa për ato mbi 100 mijë euro do të jetë maksimumi 25 euro.
    Ndërsa për transfertat hyrëse, pra për paratë që vijnë në vend, komisioni nuk do të jetë më i lartë se 3 euro pavarësisht vlerës. Për të nisur implementimin në kohë të këtij sistemi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mblodhi në një takim Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ku ka kërkuar që të përshpejtohet puna për krijimin e infrastrukturës për pagesat digjitale, të hartojnë kuadër rregullator të rreptë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe vetë bankat të punojnë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të pagesave digjitale. Nisja e transfertave me SEPA përveç se do të bëhet me kosto më të ulëta dhe më shpejtë se aktualisht, sipas guvernatorit do të ndikojë në reduktimin e parasë cash në ekonomi dhe në rritjen e edukimit financiar.
    Numri i pagesave digjitale për frymë në Shqipëri ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016, ndërsa 78% e popullsisë kanë një llogari bankare nga rreth 40% që ishte në vitin 2017.

  • “Sfidë siguria“/ Përfshirja e Shqipërisë në SEPA, Sejko: Duhet të plotësohet infrastruktura dhe të bëhet edukimi i publikut

    “Sfidë siguria“/ Përfshirja e Shqipërisë në SEPA, Sejko: Duhet të plotësohet infrastruktura dhe të bëhet edukimi i publikut

    Përfshirja e Shqipërisë në sistemin SEPA duke filluar nga 7 tetori dhe digjitalizimi i mëtejshëm i pagesave kanë bërë bashkë në një tryezë guvernatorin e Bankës së Shqipërisë së bashku me bankat operative në vendin tonë.

    Ky proces pritet të sjellë një sërë sfidash sipas guvernatorit Sejko, ku një ndër to është dhe garantimi i sigurisë dhe mbrojtës së konsumatorit.
    “Përshpejtimi i këtij procesi kërkon dhe përmbushjen e disa kushteve: krijimin e infrastrukturave të përshtatshme, aksesin me kosto të arsyeshme tek pagesat digjitale; krijimin e një kuadri rregullator të qartë dhe të rreptë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit; rritjen e njohurive financiare të publikut; rritjen e aftësive teknologjike të publikut dhe një ndërgjegjësim për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të pagesave digjitale. Bankat të jenë sa më proaktive në të gjitha këto drejtime”-u shpreh Sejko.
    Guvernatori nënvizoi se është bërë një progres i dukshëm si rrjedhojë e masave të marra deri tani nga Banka e Shqipërisë dhe aktorët e tregut, për rritjen e nivelit të përdorimit të pagesave elektronike për frymë. Të cilat kanë arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016.
    Kalimi drejt pagesave digjitale, dhe rrjedhimisht ulja e përdorimit të cash-it, është një proces i dëshiruar për ekonominë shqiptare sipas guvernatorit pasi rrit formalizimin e ekonomisë; ul evazionin fiskal; përmirëson sigurinë fizike të pagesave dhe ul koston e mbajtjes së cash-it; nxit përfshirjen financiare, dhe mbështet integrimin evropian.

    Top Channel

  • Pornografi me të mitur, arrestohet një shtetas në Lushnjë, në banesë kishte….

    Pornografi me të mitur, arrestohet një shtetas në Lushnjë, në banesë kishte….

    Është identifikuar, dhe është ndaluar nga policia një  shtetas, për pornografi me të mitur.

    “Në kuadër të hetimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i një shtetasi të përfshirë në qarkullimin e materialeve të ndaluara, dhe si rezultat u ndalua shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”, thotë policia.

    Njoftimi:

    Policia e Shtetit

    Vijon intensivisht puna për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit online ndaj fëmijëve.

    Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët Digjitale”.

    Identifikohet, kapet dhe ndalohet një shtetas, për pornografi me të mitur.

    Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gjurmët Digjitale”, si pjesë e punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë të miturit në hapësirën digjitale.

    Në kuadër të hetimeve të kryera, u bë i mundur identifikimi i një shtetasi të përfshirë në qarkullimin e materialeve të ndaluara, dhe si rezultat u ndalua shtetasi I. M., 24 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Pornografi me të mitur”.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur.

    Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

    Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik i bën thirrje qytetarëve dhe sidomos të rinjve:

    👉 Ndërpriteni menjëherë çdo formë ruajtjeje, shpërndarjeje apo qarkullimi të materialeve pornografike me të mitur.

    Kjo është një vepër penale e rëndë, e cila dënohet deri në 10 vite burg. Ruajtja apo shpërndarja, edhe pa qëllim fitimi, përbën krim. Mos mendoni se veprimet online janë të padukshme, çdo klikim lë gjurmë dhe çdo shkelës i ligjit do të përballet me drejtësinë.

    Për të gjithë të miturit që ndihen të shantazhuar, kërcënuar apo abuzuar në internet:

    🗣️ Mos heshtni! Flisni! Drejtohuni menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

    Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur, përkrahur dhe për të ndëshkuar autorët që përpiqen t’ju dëmtojnë. Heshtja mbron autorët, jo viktimat.

    Operacioni “Gjurmët Digjitale” është një tjetër dëshmi e qartë e angazhimit të Policisë së Shtetit për të krijuar një mjedis të sigurt për fëmijët dhe për të mbrojtur të ardhmen e shoqërisë nga krimet që zhvillohen në botën digjitale.