Tag: digjitale

  • “Nënë Tereza, aeroporti i parë në Europë me portën digjitale”/ Rama: S’do ketë kontrolle, verifikohet pamja me identitetin

    “Nënë Tereza, aeroporti i parë në Europë me portën digjitale”/ Rama: S’do ketë kontrolle, verifikohet pamja me identitetin

    Kryeministri Edi Rama thotë se aeroporti “Nënë Tereza”, do të jetë i pari në Europë, me portën digjitale të hyrjes.
    Në episodin 4 të podcastit të tij, Rama u shpreh se hyrja në Shqipëri përmes aeroportit do të bëhet pa asnjë ndalesë dhe kontroll.
    “Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim, është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nën Tereza” pa asnjë ndalesë dhe asnjë kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, që i mjafton vetëm pamja jote për të verifikuar identitetin tënd. Duke e lidhur pamjet, elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua, si një pasagjer. Aeroporti i Tiranës, i mirënjohur me aeroportin me rritjen më të madhe vitet e fundit, do jetë aeroporti i parë në Europë, me portën digjitale të hyrjes. Ne jemi vendi që futi 95 përqind të shërbimeve online, përmes e-Albania.”, theksoi ai.

  • Rama prezanton dy projektet digjitale: Shqipëria drejt kapërcimit epokal…

    Rama prezanton dy projektet digjitale: Shqipëria drejt kapërcimit epokal…

    Në episodin më të fundit të podkastit “Flasim”, gjatë rubrikës “Shënimet e Javës”, kryeministri Edi Rama foli për hapat e radhës në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike në vend.
    Ai nënvizoi se Shqipëria po përgatitet për një kapërcim të rëndësishëm teknologjik, ku karta e identitetit do të mund të përdoret në formë digjitale, përmes celularit apo kompjuterit, duke u shndërruar në një portofol elektronik shumëfunksional.
    Gjithashtu, Rama prezantoi edhe projektin për portën biometrike në aeroportin “Nënë Tereza”, e cila do të lejojë udhëtarët të hyjnë në vend pa ndalesa dhe pa kontroll tradicional të pasaportës, vetëm përmes verifikimit të pamjes dhe të dhënave të tyre të lidhura elektronikisht.
    Rama bëri të ditur se kompania shtetërore Identitek, e krijuar pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm për prodhimin e kartave të identitetit, ka përmbushur me sukses sfidën e parë, prodhimin e dokumenteve të identitetit më cilësore dhe më të lira.
    Sipas tija, kompania tashmë, është angazhuar në një fazë të re – kalimin e kartës së identitetit në pajisje digjitale.
    “Kompania Identitek tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional,” – tha Rama.
    Ai shtoi se ky projekt është në përputhje me objektivat e Bashkimit Europian, i cili ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të qytetarëve europianë. Ndërkohë, Shqipëria synon ta ketë gati këtë sistem në fillim të vitit 2026.
    Një tjetër risi që u prezantua në podkast është futja e kontrollit digjital në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Rama njoftoi se po përgatitet një sistem inovativ që do të lejojë hyrjen në vend pa ndalesa dhe pa kontroll tradicional të pasaportës.
    “Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua,” – u shpreh Kryeministri.
    Sipas tij, aeroporti i Tiranës, tashmë i njohur për kontrollin digjital të pasaportave, do të bëhet i pari në Europë që implementon portën digjitale të hyrjes.
    Rama e cilësoi këtë zhvillim si një hap të madh për vendin, duke theksuar se teknologjia digjitale po i jep mundësi vendeve në zhvillim të realizojnë kapërcime epokale.
    “Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura,” – përfundoi ai.

  • Buxheti 2025, Rama ia çon paratë Diellës, rritet financimi me 60%

    Buxheti 2025, Rama ia çon paratë Diellës, rritet financimi me 60%

    Shërbimet digjitale të qeverisë, nëpërmjet zërit buxhetor “e-qeverisja”, janë duke u rritur me shpejtësi në krahasim me funksionet e tjera.

    Në ndryshimet e fundit buxhetore, buxheti për e-qeverisjen arriti në mbi 20.1 miliardë lekë, më shumë se 200 milionë euro. Shpenzimet për këtë zë pësuan rritje me 15% në krahasim me ndryshimet e qershorit, ndërsa në krahasim me buxhetin fillestar, fondet për e-qeverisjen u rritën me 60%.

    Ky trend reflekton zgjerimin e shërbimeve publike online dhe adoptimin në rritje të teknologjive digjitale nga qytetarët dhe bizneset, si pjesë e procesit të digjitalizimit të administratës publike. Rritja lidhet edhe me shtimin e shërbimeve të reja në portalin qeveritar apo me përmirësimin e aksesit dhe efikasitetit të platformës.

    Qeveria shqiptare hyri në histori pasi për herë të parë emëroi ministre një chatbot të inteligjencës artificiale të quajtur “Diella”.

    Megjithëse Diella është në strukturën e qeverisë, ajo nuk ka fusha përgjegjësie, por zëri i shpenzimeve për e-qeverisjen, që në thelb lidhet me Diellën, po rritet me shpejtësi.

    Qeveria ka kaluar edhe Europën për digjitalizimin e shërbimeve publike, por një pjesë e madhe e popullsisë pa njohuri digjitale paguan të tretë që i ndihmojnë në këto shërbime.

    Lexo dhe: Rama heq paratë nga arsimi e shëndetësia dhe ia kalon Belindës

    Kancelaritë, zyrat noteriale dhe të tjera këshillimore po përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të e-Albania-s për moshat e treta.

    Teksa Shqipëria ka përparuar me investimet në shërbime digjitale, nga ana tjetër njohuritë digjitale të popullsisë janë ndër më të ulëtat në Europë.

    Në vitin 2018, financimet për e-qeverisjen ishin 2.3 miliardë lekë. Në 7 vitet e fundit, financimi i shërbimeve publike digjitale është rritur më shumë se 8 herë.

    Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike – rrugët, uji dhe energjia. Tashmë, kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga telefonat e zgjuar, qeveria nga ana tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime.

    Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar më shumë se 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e e-Albania-s, teksa vetëm këtë vit do të financohen edhe 200 milionë euro të tjera. Financimet vjetore në infrastrukturën e e-Albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.

    Mirëpo, kur një mori shërbimesh jepen online, qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mosmarrjes së shërbimit. Mungesa e ndërveprimit ndërmjet institucioneve e bën të pamundur marrjen e dokumenteve në kohë, madje shërbimet mbeten të pezulluara për muaj të tërë.

    Nga ana tjetër, publiku i gjerë ka ende njohuri të kufizuara për përdorimin e këtyre shërbimeve, ndërsa transparenca mbetet problematike për shkak se produktet e infrastrukturës digjitale janë më pak të prekshme./ Monitor

  • Buxheti 2025, qeveria rrit me 60% financimet buxhetore për “Diellën”

    Buxheti 2025, qeveria rrit me 60% financimet buxhetore për “Diellën”

    Shërbimet digjitale të qeverisë, nëpërmjet zërit buxhetor “e-qeverisja”, janë duke u rritur me shpejtësi në krahasim me funksionet e tjera.Në ndryshimet e fundit buxhetore, buxheti për e-qeverisjen arriti në mbi 20.1 miliardë lekë, më shumë se 200 milionë euro. Shpenzimet për këtë zë pësuan rritje me 15% në krahasim me ndryshimet e qershorit, ndërsa në krahasim me buxhetin fillestar, fondet për e-qeverisjen u rritën me 60%.Ky trend reflekton zgjerimin e shërbimeve publike online dhe adoptimin në rritje të teknologjive digjitale nga qytetarët dhe bizneset, si pjesë e procesit të digjitalizimit të administratës publike. Rritja lidhet edhe me shtimin e shërbimeve të reja në portalin qeveritar apo me përmirësimin e aksesit dhe efikasitetit të platformës.Qeveria shqiptare hyri në histori pasi për herë të parë emëroi ministre një chatbot të inteligjencës artificiale të quajtur “Diella”.Megjithëse Diella është në strukturën e qeverisë, ajo nuk ka fusha përgjegjësie, por zëri i shpenzimeve për e-qeverisjen, që në thelb lidhet me Diellën, po rritet me shpejtësi.Qeveria ka kaluar edhe Europën për digjitalizimin e shërbimeve publike, por një pjesë e madhe e popullsisë pa njohuri digjitale paguan të tretë që i ndihmojnë në këto shërbime.Kancelaritë, zyrat noteriale dhe të tjera këshillimore po përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të e-Albania-s për moshat e treta.https://monitor.al/avokati-i-popullit-dixhitalizimi-i-sherbimeve-publike-po-perjashton-qytetaret-me-te-pambrojtur/Teksa Shqipëria ka përparuar me investimet në shërbime digjitale, nga ana tjetër njohuritë digjitale të popullsisë janë ndër më të ulëtat në Europë.Në vitin 2018, financimet për e-qeverisjen ishin 2.3 miliardë lekë. Në 7 vitet e fundit, financimi i shërbimeve publike digjitale është rritur më shumë se 8 herë.Infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike – rrugët, uji dhe energjia. Tashmë, kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga telefonat e zgjuar, qeveria nga ana tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime.Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga viti 2016 në vitin 2024 janë financuar më shumë se 42 miliardë lekë, rreth 400 milionë euro për sistemet e e-Albania-s, teksa vetëm këtë vit do të financohen edhe 200 milionë euro të tjera. Financimet vjetore në infrastrukturën e e-Albania renditen të katërtat në radhë pas investimeve publike në transportin rrugor, detar dhe në ujësjellës.Mirëpo, kur një mori shërbimesh jepen online, qytetarët mbeten të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mosmarrjes së shërbimit. Mungesa e ndërveprimit ndërmjet institucioneve e bën të pamundur marrjen e dokumenteve në kohë, madje shërbimet mbeten të pezulluara për muaj të tërë.Nga ana tjetër, publiku i gjerë ka ende njohuri të kufizuara për përdorimin e këtyre shërbimeve, ndërsa transparenca mbetet problematike për shkak se produktet e infrastrukturës digjitale janë më pak të prekshme./ B.HoxhaBurimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Ndëshkon qytetarët”, Braçe shpërthen për tregun e sigurimeve: Marrëveshje të paligjshme,AMF ia hedh topin Konkurrencës

    “Ndëshkon qytetarët”, Braçe shpërthen për tregun e sigurimeve: Marrëveshje të paligjshme,AMF ia hedh topin Konkurrencës

    Brenda këtij viti do të hidhet për Konsultim Publik, projektligji që do të lejojë përdorimin e kriptovalutave edhe në Shqipëri. Pavarësisht se eksplorimi i parasë digjitale duke blerë e shitur kriptomonedha nuk është më tabu për shqiptarët, pasi ekspertët pohojnë se janë gati 100 mijë portofole digjitale që disponohen nga shtetas shqiptar, në Shqipëri ende nuk është i lejuar ky aktivitet.
    Për të ligjëruar këtë proces, drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi, tha se grupi i punës e ka gati draftin e parë edhe për këtë aktivitet, gjatë raportimin në Komisionin e Ekonomisë për raportin e vitit 2024.
    “Ju duhet të keni prioritet kriptovalutat, janë burim për pastrimin e parave. Cfarë po bëni ju?”, deputeti i PD-së Eno Bozdo.
    “Kemi punuar për draftimin e ligjit, jemi në një grup pune të përfshira AMF, BSH, Ministria e Ekonomisë. Kemi përgatitur një draft i parë, po diskutohet në grupin e punës dhe deri në fund të vitit mendohet që ne të publikojmë draftin”.
    Mungesa e një ligji që rregullon këtë treg u ngrit si shqetësim edhe nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionin parlamentar pak ditë më parë ku tha se janë sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024, por Shqipëria nuk ka një portofol digjital për ti ruajtur.

  • ‘100 mijë portofolë aktivë në Shqipëri’, ja kur do të lejohet zyrtarisht tregtia me kriptovaluta

    ‘100 mijë portofolë aktivë në Shqipëri’, ja kur do të lejohet zyrtarisht tregtia me kriptovaluta

    Brenda këtij viti do të hidhet për Konsultim Publik, projektligji që do të lejojë përdorimin e kriptovalutave edhe në Shqipëri. Pavarësisht se eksplorimi i parasë digjitale duke blerë e shitur kriptomonedha nuk është më tabu për shqiptarët, pasi ekspertët pohojnë se janë gati 100 mijë portofole digjitale që disponohen nga shtetas shqiptar, në Shqipëri ende nuk është i lejuar ky aktivitet.

    Për të ligjëruar këtë proces, drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi, tha se grupi i punës e ka gati draftin e parë edhe për këtë aktivitet, gjatë raportimin në Komisionin e Ekonomisë për raportin e vitit 2024.
    “Ju duhet të keni prioritet kriptovalutat, janë burim për pastrimin e parave. Cfarë po bëni ju?”, deputeti i PD-së Eno Bozdo.
    “Kemi punuar për draftimin e ligjit, jemi në një grup pune të përfshira AMF, BSH, Ministria e Ekonomisë. Kemi përgatitur një draft i parë, po diskutohet në grupin e punës dhe deri në fund të vitit mendohet që ne të publikojmë draftin”.
    Mungesa e një ligji që rregullon këtë treg u ngrit si shqetësim edhe nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionin parlamentar pak ditë më parë ku tha se janë sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024, por Shqipëria nuk ka një portofol digjital për ti ruajtur.

  • Mastercard promovon të ardhmen digjitale të Shqipërisë në Plug and Play Tirana Expo 2025

    Mastercard promovon të ardhmen digjitale të Shqipërisë në Plug and Play Tirana Expo 2025

    Lideri global në pagesa thekson angazhimin ndaj inovacionit, sigurisë dhe përfshirjes në ekosistemin digjital në zhvillim të ShqipërisëJavën e kaluar, Mastercard mori pjesë në Plug and Play Tirana Expo 2025, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm ndaj zhvillimit të ekonomisë digjitale të Shqipërisë. Ivan Hadjov, drejtori për fintech dhe partneritete jo-tradicionale/digjitale në kompani, u bashkua me startup-e lokale dhe drejtues të industrisë për të diskutuar rolin vendimtar të teknologjisë në zhvillimin ekonomik, me fokus në inovacionin digjital dhe sigurinë kibernetike.Gjatë dy ditëve të Plug and Play Tirana Expo, u mblodhën mbi 60 folës dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë nga më shumë se 20 vende, që përfaqësuan sektorët e teknologjisë, kapitalit sipërmarrës, qeverisë dhe korporatave. Expo-ja e zhvilluar në Piramidën e Tiranës, shërbeu si një forum dinamik për shkëmbimin e ideve mbi mënyrën se si Mastercard po mbështet startup-et, kompanitë fintech dhe SME-të në ndërtimin e ekonomive digjitale më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse. Me Shqipërinë që po përjeton një transformim të shpejtë digjital, diskutimet erdhën në një moment të përshtatshëm dhe me rëndësi për zhvillimet aktuale.“Digjitalizimi i Shqipërisë po ecën me hapa të shpejtë,” u shpreh Hadjov. “Mastercard mbetet i përkushtuar të mbështesë këtë progres përmes ekspertizës dhe përvojës sonë. Duke bashkëpunuar ngushtë me aktorët shqiptarë, përfshirë qeverinë, startup-et, kompanitë fintech dhe sektorin privat, mund të hapim mundësi të reja që fuqizojnë individët dhe bizneset. Të nxisim inovacionin dhe ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse. Qëllimi ynë shkon përtej prezantimit të teknologjive të avancuara të pagesave; ne synojmë të kultivojmë një kulturë besimi, bashkëpunimi dhe sigurie në mbarë ekonominë digjitale të Shqipërisë.”Këtë vit, Mastercard nisi Programin Kombëtar të Pagesave Digjitale, “POSI,” në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, Shoqatën e Bankave të Shqipërisë dhe bankat tregtare. Kjo nismë do të mundësojë shpërndarjen e 4,750 pajisjeve POS falas në sektorë jetikë si dyqanet ushqimore, hotelet, restorantet, kafenetë dhe taksitë. Teksa industria e turizmit në Shqipëri lulëzon, siç e dëshmojnë të dhënat e Mastercard Economic Institute, mundësimi i pagesave digjitale në vendet kryesore të shitjes është kthyer në një element kyç për të mirëpritur dhe garantuar sigurinë e vizitorëve ndërkombëtarë.“Në Mastercard, e shohim programin POSI si një hap fillestar në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për digjitalizim dhe inkurajohemi nga ndryshimi në sjelljen e konsumatorëve, nga tërheqjet në ATM drejt transaksioneve me POS, siç theksoi edhe Banka e Shqipërisë,” shtoi Hadjov.Së fundmi, Banka e Shqipërisë raportoi një total prej rreth 12.57 milionë pagesash me karta në terminalet elektronike të pikave të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë u rrit me 42% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024. Nga çdo 100 transaksione të kryera me karta pagese (përjashtuar ato me para elektronike), rreth 52 ishin pagesa në POS, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga tërheqje ose depozitime në para. Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për periudhën gjashtëmujore arriti në 48.3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në terma monetarë, pagesat me kartë përbënin 17.4% të të gjitha transaksioneve me karta, nga 16.3% që ishin vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, numri i terminaleve POS arriti në 27,969 në mes të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 28.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024*.Teksa infrastruktura digjitale e Shqipërisë zhvillohet me ritme të shpejta, siguria kibernetike është shndërruar në një prioritet kryesor. Mastercard është i gatshëm të kontribuojë me ekspertizën globale, duke ndihmuar në mbrojtjen e arkitekturës digjitale të vendit dhe në forcimin e besimit në transaksionet e përditshme, ndërsa gjithnjë e më shumë biznese dhe qytetarë përqafojnë platformat online.Me sytë nga e ardhmja, Mastercard konfirmon angazhimin ndaj ambicieve digjitale të Shqipërisë. Ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen si për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) ashtu edhe për individët, si dhe të thellojmë bashkëpunimin në fusha si siguria kibernetike dhe ekonomia e bazuar në të dhëna. Duke ofruar teknologji të avancuar dhe ekspertizë profesionale, Mastercard synon të ndihmojë në ndërtimin e një ekonomie digjitale gjithëpërfshirëse dhe konkurruese, duke siguruar që transformimi i Shqipërisë të mbetet i qëndrueshëm dhe i fortë.*Të dhënat janë ato të publikuara zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Një hap para BE-së”, prezantohet “identiteti digjital”, Rama: Në dispozicion të qytetarëve në fillim të 2026-ës

    “Një hap para BE-së”, prezantohet “identiteti digjital”, Rama: Në dispozicion të qytetarëve në fillim të 2026-ës

    Në ambientet e Piramidës në Tiranë u prezantua sot projekti “Identiteti Digjital”, një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në drejtim të modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike.
    Kryeministri Edi Rama theksoi se ky sistem do të jetë në dispozicion të qytetarëve në fillim të vitit të ardhshëm, duke e cilësuar si një mjet që do të lehtësojë shërbimet, do të rrisë sigurinë dhe transparencën në transaksione. Shqipëria, sipas tij, pritet të jetë një hap përpara vendeve të Bashkimit Europian në këtë drejtim, duke e vendosur veten si një lider rajonal në fushën e inovacionit dhe teknologjisë digjitale.
    Rama: Do të jetë në dispozicion të publikut në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që BE po ashtu po përgatitet për identitetin digjital dhe objektivi i shpallur i BE është që në vitin 2027 qytetarët e BE-së të mund të pajisen me identitetin e tyre digjital. Ne do të jemi një vit më parë dhe e theksoj këtë jo për të afirmuar ndonjë përparësi tonën, por për të rikujtuar edhe një here se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon është një përparësi e jashtëzakonshme që unë e quaj një bekim të kësaj kohe.

    Përmes teknologjisë digjitale dhe falë inteigjencës artificiale, vendet mund të imagjinojnë të kapërcejnë epoka që mund t’i kishin të pamundura për t’i kapërcyer. Ne jemi bërë një vend lider në rajon për sa i përket shërbimeve përmes inovacionit. Identiteti digjital është një instument i domosdoshëm për të realizuar planin tonë të kalimit nga paraja cash në transaksione digjitale. Kjo do të thotë më tepër siguri për konsumatorët, më tepër transaprencë dhe shumë më tepër të ardhura nga ajo pjesë që i takon konsumatorit.

  • KE mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

    KE mbështet ‘EAGLE’, projektin e kabllit nënujor të grupit hungarez 4iG, investitorit të One Albania

    EAGLE-porta e re digjitale që lidh Evropën, Azinë,  Lindjen e Mesme dhe Afrikën Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, grupi 4iG nënshkroi një Deklaratë të Përbashkët me Komisionin Evropian dhe GÉANT, organizatën jofitimprurëse pan-evropiane që operon dhe ndërlidh rrjetet e kërkimit dhe arsimit të Evropës.Në deklaratë, partnerët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre për iniciativat rajonale të zhvillimit të infrastrukturës digjitale të Grupit 4iG në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në projektin e kabllit të të dhënave nënujore EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë dhe Egjiptin, si dhe në zhvillimin e një rrjeti digjital tokësor rajonal plotësues.Investimi do të ofrojë një sistem nënujor prej 2,000 kilometrash me pika ndalese në Shqipëri, Egjipt dhe Itali, i cili, kur të lidhet me rrjetin rajonal tokësor të Grupit 4iG, do të krijojë një korridor digjital më të shpejtë , të shkallëzueshëm dhe të sigurt që lidh Ballkanin Perëndimor me qendrat kryesore të të dhënave evropiane dhe ndërkontinentale.Ky bashkëpunim shënon një moment të rëndësishëm në zbatimin e një prej projekteve më të rëndësishme rajonale të infrastrukturës digjitale të Evropës. Me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe GÉANT, projekti ‘EAGLE’ ka fituar njohje strategjike brenda BE-së, duke përforcuar rëndësinë e saj dhe duke dërguar një sinjal të qartë besimi te palët e interesuara të industrisë.Investimet e Grupit 4iG kontribuojnë në zbatimin e Strategjisë së Dekadës Digjitale të BE-së për vitin 2030 dhe Strategjinë Globale Evropiane. Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, mbajtur në Tiranë, Komisioni Evropian dhe Grupi 4iG nënshkruan deklaratën e përbashkët, përmes së cilën konfirmuan angazhimin e tyre për të avancuar infrastrukturën digjitale të sigurt dhe me kapacitet të lartë dhe për të forcuar lidhjen e vendeve të BE-së në  rajonin e Ballkanit Perëndimor.Në deklaratë, partnerët e BE-së shprehën mbështetjen e tyre të vazhdueshme për investimin në kabllon e të dhënave nënujore  EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë dhe Egjiptin, së bashku me zhvillimin e rrjetit digjital tokësor rajonal të lidhur dhe të sapo prezantuar. Së bashku, këto dy investime do të krijojnë një korridor të ri digjiital që lidh Ballkanin Perëndimor me qendrat kryesore të të dhënave të Evropës, duke siguruar lidhje të sigurt, me kapacitet të lartë dhe me vonesë të ulët.“Tre vjet më parë, kur Grupi 4iG mbërriti në Shqipëri, motoja jonë, aktuale edhe sot ishte: po ndërtojmë ura.”– tha Péter Fekete, CEO i Grupit 4iG. “EAGLE është një nga iniciativat më të rëndësishme, që afron kapacitetin ndërkombëtar të të dhënave më pranë tregjeve lokale dhe lidh qendrat e të dhënave, shërbimet cloud dhe ekosistemet më të gjera digjitale në Afrikë, Lindjen e Mesme, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian dhe e GÉANT është një tregues i qartë se këto projekte përbëjnë investime strategjike për Bashkimin Evropian, duke fuqizuar gjithashtu rolin e Ballkanit Perëndimor në formësimin e të ardhmes digjitale të kontinentit.”Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjinë Lindore e Komisionit Evropian (DG ENEST) mirëpriti iniciativën ‘EAGLE’ si një projekt kryesor, i harmonizuar me objektivat e Dekadës Digjitale 2030 të BE-së, Strategjinë Global Gateway dhe Planin e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor të BE-së. Rrjeti tokësor i planifikuar do të përmirësojë cilësinë e lidhjes, do të ulë kostot, do të fuqizojë rrjetet e kërkimit dhe edukimit dhe do të sigurojë bazën për inovacionin, përdorimin e aplikacioneve të inteligjencës artificiale dhe zhvillimin e ekosistemit të start-up-eve në rajon. Zbatimi i projektit do të jetë plotësisht në përputhje me EU 5G Cybersecurity Toolbox, duke garantuar sigurinë dhe reziliencën e rrjeteve digjitale në Ballkanin Perëndimor.‘EAGLE’ është një sistem pionier lidhjeje nënujore dhe tokësor që do të krijojë një portë digjitale të re, duke lidhur Europën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe kontinentin afrikan. Si një hap strategjik në integrimin digjital rajonal dhe ndërkontinental, projekti po zhvillohet në bashkëpunim nga Grupi 4iG dhe Telecom Egypt. Sistemi do të ofrojë një rrugë të dhënash me kapacitet të lartë dhe vonesë të ulët mbi Mesdhe, duke hyrë në Evropë përmes Shqipërisë dhe Italisë dhe duke vazhduar përmes një rrjeti të ri optik tokësor në Ballkanin Perëndimor për të arritur qendrat kryesore të të dhënave evropiane, duke përfshirë Sofjen, Vjenën dhe Frankfurtin.Ballkani Perëndimor mbetet një nga rajonet më pak të lidhura në Evropë, me infrastrukturë të kufizuar ndërkufitare. Përmes projektit EAGLE, Grupi 4iG synon të hapë mundësi të reja për bizneset, akademinë dhe sektorin publik, duke mbështetur objektivat e BE-së për përfshirje digjitale dhe reziliencë ekonomike.Sistemi nënujor, i gjatë 2,000 km, pritet të hyjë në funksion deri në vitin 2028, duke ofruar rrugë alternative dhe diversitet të rrjetit për të rritur reziliencën dhe për të fuqizuar sovranitetin digjital të Evropës. Rreth projektit ‘EAGLE’          Projekti EAGLE (Egypt–Albania Gateway Link to Europe) synon të krijojë një lidhje të re nën-detare ndërkontinentale midis Egjiptit dhe Shqipërisë, duke ofruar një korridor digjital me kapacitet të lartë që kanalizon trafikun e të dhënave nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Ballkani Perëndimor drejt qendrave kryesore evropiane, përfshirë Frankfurtin dhe Vjenën. Iniciativa përfaqëson një rrugë të re për infrastrukturën digjitale evropiane, duke reduktuar vonesën dhe diversifikuar rrugët ekzistuese të Mesdheut.Në shkurt 2024, 4iG dhe Telecom Egypt nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në Budapest për të vendosur kornizën komerciale dhe teknike të projektit. Gjithashtu në shkurt 2024, 4iG arriti një marrëveshje paraprake me qeverinë shqiptare në Tiranë, e cila konfirmoi mbështetjen e saj për zhvillimin. Projekti ndodhet aktualisht në fazën përgatitore, ku po zhvillohen studime të detajuara teknike, rregullatore dhe mjedisore.Do të formohet një kompani e përbashkët projekti për të zbatuar dhe operuar sistemin në një model me qasje të hapur, duke garantuar akses të drejtë , pa dallime për të gjithë pjesëmarrësit e tregut. Kablli nëndetar i planifikuar do të lidhet kryesisht me Egjiptin, Shqipërinë dhe Italinë, me degë opsionale drejt Libisë dhe Greqisë, duke përmirësuar ndërkonektivitetin rajonal dhe diversitetin e rrugëve. Përmes ndalesës në Shqipëri, sistemi EAGLE do të ofrojë një rrugë më të shkurtër dhe më rezistente drejt qendrave kryesore të të dhënave evropiane në Frankfurt, Vjenë, Budapest dhe Sofje. Investime plotësuese, duke përfshirë qendra rajonale të të dhënave dhe rrjete tokësore fibrash optike, gjithashtu po konsiderohen për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e sistemit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama në konferencën e NATO-s: Një sulm i madh synoi infrastrukturën tonë digjitale

    Rama në konferencën e NATO-s: Një sulm i madh synoi infrastrukturën tonë digjitale

    Kryeministri Edi Rama, në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë, deklaroi se vendi ynë ka pasur 48 sulme kibernetike që kanë lënë gjurmë, por që nuk kanë shkaktuar dëm të madh.
    “Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet ose për gjërat që bëjnë gabim, por qeveritë kurrë nuk marrin meritën për ato që parandalojnë të ndodhin. Ajo nuk është vetëm pjesë e misionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë se çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to” nisi fjalën e tij Rama.
    “E pamë veten mes një sulmi kibernetik që synoi infrastrukturën tonë digjitale. Ne kemi investuar në infrastrukturën tonë digjitale për një qëllim të rëndësishëm, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfetesh. Dhe kjo infrastrukturë na u sulmua. Kemi pasur 48 sulme gjatë vitit që kanë lënë gjurmë, por fatmirësisht nuk kanë bërë dëme”, shtoi kreu i qeverisë sonë.