Tag: digjitale

  • Licencohet banka e parë tërësisht digjitale në Shqipëri, BSH jep miratimin paraprak

    Licencohet banka e parë tërësisht digjitale në Shqipëri, BSH jep miratimin paraprak

    Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës “JET Bank” (Faza I), për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

    JET Bank synon të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale, duke kombinuar një teknologji të avancuar me një model të thjeshtë, të sigurt dhe të përqendruar te klienti. Misioni i saj është të prezantojë një model të ri shërbimi financiar, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare.
    Gjatë mbledhjes, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

    Top Channel

  • Çfarë është “jeta paralele” dhe si po ndikon ky fenomen në përditshmëri

    Çfarë është “jeta paralele” dhe si po ndikon ky fenomen në përditshmëri

    Fenomeni “jeta paralele” po bëhet gjithnjë e më e pranishme në epokën digjitale. Shumë njerëz sot nuk jetojnë vetëm një realitet, por ndërtojnë një version të dytë të vetes online, më të kuruar, më të bukur dhe më të kontrolluar sesa jeta reale. Në rrjete sociale nuk shfaqim si ndihemi, por si duam të dukemi.
    Kjo ndarje mes vetes reale dhe asaj digjitale po krijon lodhje emocionale. Njerëzit ndihen sikur po performojnë jetën e tyre dhe jo ta jetojnë atë. Momente të zakonshme kthehen në përmbajtje, ndjenjat në imazh, jeta në një skenë virtuale ku vlera matet me pëlqime dhe reagime.
    Problemi nuk është teknologjia në vetvete, por distanca në rritje mes identitetit tonë të brendshëm dhe asaj që shfaqim jashtë. Sa më i madh është ky hendek, aq më e fortë bëhet ndjenja e boshllëkut.
    Pyetja që lind është e thjeshtë, por e fuqishme: nëse askush nuk do ta shihte jetën tënde online, si do ta jetoje?

  • Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Ministrja Sala prezanton masat për parandalim

    Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, Ministrja Sala prezanton masat për parandalim

    Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri, organizatat partnere të shoqërisë civile, të rinj e të reja aktiviste në mbarë vendin, çelën fushatën 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, me temë “Asnjë justifikim për dhunën online”.
    Në qendër të vëmendjes këtë vit është kërcënimi në rritje i dhunës përmes internetit, për të cilin Shqipëria shënon përpjekje dhe angazhime në shkallë të gjerë, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimin e komuniteteve për veprim.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në ceremoninë çelëse të fushatës nënvizoi se parandalimi dhe reagimi kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë në hapësirat digjitale kërkon politika të qarta, institucione të fuqishme dhe vullnet kolektiv.

    “Shqipëria është ndër vendet e para që adreson dhunën e shkaktuar nga teknologjia. Projektligj i ri për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe propozimet për përmirësimin respektiv të Kodit Penal, janë një bazë e mirë e kuadrit legjislativ.

    Po forcojmë kapacitetet e institucioneve dhe strukturave të zbatimit të ligjit, përmes përcaktimit të qartë të roleve të institucioneve shtetërore për parandalimin dhe trajtimin e dhunës kibernetike. Siguria digjitale duhet të bëhet pjesë e edukimit të hershëm, duke e integruar këtë temë në kurrikula shkollore, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të kenë aftësitë e duhura për të naviguar në botën online në mënyrë të sigurt. Gjithashtu, do të garantojmë mbështetje të specializuar për viktimat e dhunës digjitale, ndërsa po ndërtojmë ura bashkëpunimi me platformat digjitale, kompanitë e teknologjisë dhe sektorin privat“, nënvizoi ministrja.
     

  • Këshilli i Investimeve paralajmëron: Siguria e pronës dhe Kadastër Digjitale e papërfunduar po frenojnë investimet…

    Këshilli i Investimeve paralajmëron: Siguria e pronës dhe Kadastër Digjitale e papërfunduar po frenojnë investimet…

    Progres-rekomandimet e fundit të Këshillit të Investimeve kanë nxjerrë në pah se çështjet e sigurisë së pronës dhe Kadastres Digjitale mbeten ndër më problematiket për zhvillimin e investimeve në vend. Sipas vlerësimit, këto fusha janë ndër më pak të avancuarat në zbatim, duke krijuar pasiguri ligjore dhe mungesë transparence për investitorët vendas dhe të huaj.
    Këshilli thekson nevojën e menjëhershme për regjistrimin dhe publikimin e pronave publike dhe atyre të bashkive në ASHK, si dhe vendosjen e një Kadastre Digjitale plotësisht të aksesueshme, që do të garantonte informacion të saktë dhe të hapur për përdorim ekonomik. Po ashtu, mungesa e publikimit të fondit të pronave për investime strategjike vazhdon të kufizojë orientimin e investimeve dhe planifikimin afatgjatë. Përveç çështjeve të pronës, rekomandimet evidentojnë një sërë sfidash të tjera që vazhdojnë të mbeten pa zbatim.
    Ndër më të rëndësishmet janë duke filluar nga hartimi i një strategjie kundër informalitetit, koordinimi më i mirë i investimeve publike midis nivelit qendror dhe vendor, si dhe fuqizimi i shoqatave të biznesit për të rritur rolin e tyre në advokim dhe konsultime publike. Gjithashtu, Këshilli vë theksin te nevoja për një kulturë të re në menaxhimin e burimeve njerëzore, ku kapitali njerëzor të trajtohet si aset zhvillimi, si dhe te investimet në teknologji, automatizimi dhe rikualifikimi profesional. Rekomandohen gjithashtu stimuj fiskalë për kërkim dhe zhvillim, si dhe përmirësim i shkëmbimit të të dhënave me bashkitë, për të garantuar informacion të përditësuar për bizneset. Sipas Këshillit të Investimeve, përparimi në zgjidhjen e çështjeve të pronës dhe digjitalizimit të të dhënave mbetet kusht themelor për ngritjen e një mjedisi më të sigurt, më transparent dhe më tërheqës për investime në Shqipëri.

  • Samiti në Berlin, analiza e DW: Europa synon më shumë sovranitet digjital

    Samiti në Berlin, analiza e DW: Europa synon më shumë sovranitet digjital

    Si mund të jetë Europa më e pavarur në teknologjinë digjitale nga koncernet e SHBA-së? Për këtë u konsultuan në samitin në Berlin kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron dhe ministra nga vende të tjera të BE.

    Përfaqësues të nivelit të lartë nga Gjermania, Franca dhe BE theksuan në këtë samit, se Europa duhet të bëhet më e pavarur në teknologjitë digjitale. Kancelari Friedrich Merz u shpreh për një rol më të fuqishëm të Europës në botën digjitale. Zhvendosjet tektonike që po ndodhin kërkojnë një veprim më të shpejtë në hapësirën digjitale, tha Merz duke folur para përfaqësuesve nga politika, ekonomia dhe shoqëria.
    Merz për një rol kryesues në fushën e inovacionit
    Europa me një përpjekje të përbashkët duhet të ndjekë rrugën e saj digjitale, tha Merz. “E kjo rrugë duhet të çojë në sovranitet digjital – kudo ku kjo është e nevojshme dhe e realizueshme.” Europa i kushton rëndësi të qenit e hapur dhe nuk do të vendosë mure virtuale. Por është e qartë edhe, se Europa nuk do të mund ta “rregullojë apo subvencionojë politikisht sovranitetin digjital”, nënvizoi Merz. Ai theksoi, se lipset që kjo të konceptohet bashkë me ekonominë, shkencën dhe shoqërinë civile. Për të arritur sovranitetin digjital, Europa duhet të zhvillojë aftësitë digjitale. “Për të përballuar konkurrencën për teknologjitë digjitale, na duhet aftësi inovative. Unë shkoj edhe një hap më tej madje, dhe mendoj, se ne duhet të kryesojmë në inovacion”, tha kancelari.
    Top në duart e SHBA-së dhe të Kinës?
    Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqën vëmendjen, që në rast të kundërt Europa mund të kthehet në një top në duart e dy superfuqive. Macron paralajmëroi p.sh. nga rreziku, që europianët fëmijët e tyre i lenë çdo ditë katër deri në pesë orë në përgjegjësinë e ofruesve amerikan apo kinez të platformave, që jo patjetër kanë parasysh të mirën e europianëve.
    Merz dhe Macron theksuan faktin, se BE-ja me një treg të brendshëm me 450 milionë konsumatorë, me shumë ekspertë dhe organizata shkencore është e mirëpërgatitur për ta përballuar konkurrencën me SHBA-në dhe Kinën. Njëkohësisht Macron kritikoi, që BE e ka ekzagjeruar me rregulla strikte në sektorin e inteligjencës artificiale. “Fillimisht ne duhet t’i shpikim gjërat, përpara se të vendosim rregulla për to”, tërhoqi ai vëmendjen.
    Bashkëpunim dhe investime të sipërmarrjeve?
    Në kuadrin e këtij samiti u deklaruan një sërë marrëveshjes bashkëpunimi dhe investime të sipërmarrjeve gjermane dhe franceze. Takimi me 1.000 pjesëmarrës kishte për qëllim të jepte impulsin, që Europa me zgjidhjet e saj të krijojë sa më shpejt pavarësinë e saj në fushën e teknologjive digjitale./DW

    Top Channel

  • Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

    Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

    Faza e parë e vizitës në Ballkanin Perëndimor nga një delegacion i nivelit të lartë i Evolution Equity Partners  – një nga fondet investuese më të njohura në botë, i specializuar në siguri kibernetike, inteligjencë artificiale dhe zgjidhje të avancuara digjitale – filloi në Podgoricë më 4 nëntor 2025 dhe vazhdoi në Tiranë më  5 nëntor 2025. Vizita shënon fillimin e turit rajonal të Fondit, i cili do të vazhdojë në Zagreb dhe Beograd vitin e ardhshëm.
    E organizuar në bashkëpunim me partnerin rajonal Cyber Front nga Zagrebi, vizita mblodhi përfaqësues nga startup-e shqiptare, institucione, investitorë dhe akademia, duke theksuar potencialin në rritje të inovacionit në vend dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerë globalë në fushat e sigurisë kibernetike dhe AI.

    Gjatë panelit të prezantimit të idesë, disa startup-e premtuese shqiptare paraqitën zgjidhjet dhe idetë e tyre përpara përfaqësuesve të Fondit, duke treguar kapacitetin gjithnjë e më të madh të vendit për inovacion teknologjik dhe transformim digjital.
    Paneli i diskutimit, me temën “ Potencialet e investimeve dhe e ardhmja e sigurisë kibernetike dhe AI në Shqipëri dhe në Rajon ”, bashkoi:
    Dennis Smith, Themelues dhe Managing Partner në Evolution Equity Partners
    Majo Mićović, Partner, Investitor dhe Këshilltar Rajonal për Ballkanin Perëndimor në Evolution Equity Partners
    Dr. Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar Për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë
    Biseda theksoi rëndësinë e bashkëpunimit afatgjatë, investimeve strategjike dhe bashkëveprimit rajonal në ndërtimin e një të ardhmeje digjitale të sigurt dhe konkurruese.

    U theksua nga Fondi se Shqipëria nuk duhet më të shihet thjesht si një destinacion me potencial për investime, por si një vend që tashmë ekziston dhe po lulëzon si një treg dinamik dhe me rritje të shpejtë në peizazhin global të sigurisë kibernetike dhe AI.     Baza e fortë e talenteve në vend, e kombinuar me angazhimin e qeverisë për të ndërtuar një shoqëri digjitale të sigurt dhe të qëndrueshme, e pozicionon Shqipërinë si një qendër gjithnjë e më të rëndësishme për inovacion dhe investime.
    Ngjarja u karakterizua nga një angazhim i lartë i audiencës dhe një numër i madh pyetjesh, duke pasqyruar interesin e fortë të komunitetit për të forcuar lidhjet midis startup-eve lokale dhe investitorëve ndërkombëtarë.
    Ndër rezultatet më të rëndësishme të diskutimeve ishte plani për themelimin e Qendrës Rajonale të Startup-eve dhe Inovacionit në Tiranë, e cila do të fokusohet në Cybersecurity, Quantum Technologies, Artificial Intelligence dhe Hybrid Innovation — një hap konkret drejt ndërtimit të një infrastrukture të qëndrueshme të inovacionit në rajon.
    U theksua gjithashtu se investimet në siguri kibernetike kanë treguar rritje të qëndrueshme për më shumë se dy dekada, pavarësisht cikleve ekonomike globale, duke riafirmuar stabilitetin dhe rëndësinë e tyre strategjike. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një rajon me interes të veçantë për aktivitetet investuese dhe bashkëpunimin rajonal të Evolution Equity Partners. Ekosistemi i zhvilluar i cybersecurity dhe AI në Shqipëri, i mbështetur nga një qeveri e përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie digjitale të sigurt dhe elastike, qëndron si një shembull frymëzues për rajonin dhe më gjerë.
    Vizita e Evolution Equity Partners në Shqipëri dhe në rajon përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të thellë të ekosistemeve lokale të inovacionit me tregjet globale të investimeve. Ajo hap mundësi të reja për startup-e, kompani dhe institucione që punojnë drejt ndërtimit të një të ardhmeje digjitale të sigurt dhe inteligjente, duke riafirmuar pozicionin e rajonit si një partner i vlefshëm në formësimin e kapitullit të ardhshëm të inovacionit në siguri kibernetike dhe AI.

  • Connect Albania Forum

    Connect Albania Forum

    Shqipëria po hyn në një kapitull të ri të transformimit digjital dhe më 19 Nëntor kjo energji do të kulmojë në “Connect Albania 2025”, forumi më ambicioz rajonal që vjen të ridrejtojë mënyrën se si mendojmë për inovacionin financiar, teknologjinë dhe ekonominë e së ardhmes. Ky event nuk ka për qëllim thjesht të prezantojë ide të reja, por të ndezë një lëvizje. Një lëvizje drejt një Shqipërie moderne, të pajisur me njohuri, teknologi dhe vizion për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale “cashless”. Ai vendos në qendër edukimin financiar, fuqinë e brezit të ri dhe rolin që digjitalizimi ka në transformimin e çdo sektori të ekonomisë. 
    I konceptuar të kthehet në traditë, “Connect Albania 2025” do të mbledhë personalitete të politikës, sipërmarrjes, sistemit bankar, teknologjisë dhe akademisë, duke krijuar një hapësirë ku idetë, përvojat dhe praktikat më të mira ndërthuren për të formësuar vizionin ekonomik të vendit. Gjatë një dite intensive diskutimesh, prezantimesh dhe sesionesh tematikë, profesionistë të fushës do të sjellin strategjitë më të fundit mbi mënyrën se si paguajmë, kursejmë dhe investojmë në një botë gjithnjë e më digjitale. Në bashkëpunim me 42 Tirana dhe me pjesëmarrjen e një Senior Security Engineer nga Microsoft, forumi do të ofrojë një sesion të dedikuar sigurisë së pagesave digjitale, një mundësi unike kjo për studentë dhe të rinj profesionistë të teknologjisë për t’u njohur me standardet më të avancuara të sigurisë kibernetike. 
    Atmosfera e forumit do të jetë dinamike dhe ndërvepruese, me aktivitete praktike, prezantime të partnerëve, performanca artistike dhe zona edukative ku të gjithë pjesëmarrësit do të përjetojnë konkretisht realitetin e një bote pa para fizike. “Connect Albania 2025” realizohet falë partneritetit strategjik me Mastercard dhe Credins bank, dy institucione që prej vitesh udhëheqin transformimin e shërbimeve financiare në vend. Ky bashkëpunim forcon vizionin “Cashless 2030”, një objektiv kombëtar për një ekonomi më efikase, transparente dhe të qëndrueshme. Ky forum nuk është një event i zakonshëm. Është një thirrje për një vizion të ri. Një ftesë për të menduar më thellë, për të vepruar më guximshëm dhe për të ndërtuar së bashku Shqipërinë digjitale të së ardhmes. 

     

  • Konferenca botërore e internetit- mundësi për çlirimimin e potencialeve digitale

    Konferenca botërore e internetit- mundësi për çlirimimin e potencialeve digitale

    Konferenca Botërore e Internetit (WIC) e vitit 2025 filloi të premten në mëngjes në qytezën e vjetër ujore Wuzhen në provincën Zhejiang të Kinës Lindore.
    Edicioni i këtij viti, me temë “Farkëtimi i një të ardhmeje të hapur, bashkëpunuese, të sigurt e përfshirëse të inteligjencës digjitale – Krijimi i një bashkësie me të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike,” përfshin 24 nënforume mbi tema të tilla si Nisma e Zhvillimit Global e propozuar nga Kina, ekonomia digjitale, inteligjenca artificiale dhe qeverisja e të dhënave, së bashku me një varg veprimtarish.Duke vënë në dukje që inovacioni, bashkëpunimi e besimi janë kyç për të siguruar një të ardhme digjitale të hapur, përfshirëse dhe të sigurt, kryeekzekutivi i Shoqatës së Sistemit Global për Komunikimin e Lëvizshëm John Hoffman u shpreh në ceremonisë e hapjes: “Nëse veprojmë drejt, ne do të çlirojmë potencialin e plotë të digjitales për të pasuruar jetën e njerëzve anembanë botës, duke mos lënë askënd prapa.”
    Gjatë ceremonisë së hapjes u dha çmimi për kontribut të shquar për individët dhe ndërmarrjet që kanë dhënë kontribute të spikatura në mjedisin global të internetit.Të enjten, në WIC u nderuan 17 projekte ndërkombëtare me Çmimet për Shkencën dhe Teknologjinë Pionere për vitin 2025, lidhur me arritjet e tyre në fusha të tilla si modelet e AI-së, Interneti i Gjërave inteligjent, inteligjenca e mishëruar dhe informatika kuantike. Projektet fituese përfshinin agjentin e kodimit të “Microsoft”-it “GitHub Copilot”, modelin e madh gjuhësor themelor me burim të hapur “Qwen” të “Alibaba”-s, si dhe teknologjitë dhe aplikimet kyçe të sinjaleve të navigimit satelitor “BDS-3” të Kinës.

  • Mbi 10 miliardë lekë për sigurinë kibernetike/ Qeveria nis Planin e Veprimit 2025–2027

    Mbi 10 miliardë lekë për sigurinë kibernetike/ Qeveria nis Planin e Veprimit 2025–2027

    Qeveria shqiptare ka miratuar Planin e Veprimit 2025–2027, pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030, një dokument ambicioz që parashikon investime prej 10.29 miliardë lekësh për forcimin e mbrojtjes digjitale të vendit.
    Sipas planit të parë nga Albanian Post, i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me institucionet kryesore shtetërore, qëllimi është ndërtimi i një infrastrukture të sigurt, të qëndrueshme dhe të aftë për t’u përballur me rreziqet gjithnjë në rritje të hapësirës kibernetike.
    Pjesa më e madhe e buxhetit, plot 9.63 miliardë lekë, do të përdoret për Politikën 1, që ka në fokus mbrojtjen e infrastrukturës kritike digjitale.
    Kjo përfshin zbatimin e Ligjit të ri për Sigurinë Kibernetike, ngritjen e sistemeve të monitorimit në kohë reale, rritjen e kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve dhe ndërtimin e laboratorëve praktikë të sigurisë.
    Në këtë fazë, synohet që deri në fund të vitit 2027 të funksionojë plotësisht rrjeti kombëtar i qendrave të reagimit ndaj incidenteve (CSIRT), i cili do të mbulojë sektorët publikë dhe privatë me rëndësi kombëtare.
    Një tjetër shtyllë e planit, Politika 2, parashikon 242 milionë lekë për mbrojtjen online të qytetarëve dhe ngritjen e kulturës kibernetike.
    Në këtë kuadër, do të zhvillohen fushata ndërgjegjësimi për sigurinë në internet, përfshirë platforma si “Red Button” për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme, si dhe programe edukative në shkolla për të mësuar fëmijët dhe të rinjtë mbi përdorimin e sigurt të rrjeteve.
    Një pjesë e këtyre fondeve do të shkojë për trajnimet e bizneseve të vogla dhe të mesme (SME-ve), të cilat shpesh janë objekt i sulmeve kibernetike për shkak të mungesës së mbrojtjes digjitale.
    Në kuadër të Politikës 3, parashikohen 31 milionë lekë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
    Kjo përfshin ushtrime të përbashkëta rajonale, trajnime me partnerët e BE-së dhe NATO-s, si dhe zhvillimin e diplomacisë kibernetike për përfshirjen e Shqipërisë në rrjete të koordinuara ndërkombëtare kundër sulmeve digjitale.
    Politika 4, me një buxhet prej 90 milionë lekësh, synon nxitjen e inovacionit dhe kërkimit shkencor në këtë fushë.
    Plani parashikon ngritjen e një Qendre Kombëtare të Ekselencës për Sigurinë Kibernetike, mbështetjen e start-up-eve teknologjike, organizimin e hackathon-eve kombëtare dhe krijimin e fondeve për projekte të kërkimit në inteligjencën artificiale dhe teknologjitë emergjente.
    Një element i ri në këtë plan është Politika 5, e fokusuar në luftën kundër kërcënimeve hibride, që do të financohet me 295 milionë lekë.Kjo nismë përfshin hartimin e kuadrit ligjor për dezinformimin dhe ndërhyrjet digjitale, si dhe ngritjen e një strukture të posaçme për koordinimin ndërinstitucional kundër manipulimeve online dhe ndikimeve të huaja.
    Sipas dokumentit, do të përdoren edhe teknologjitë e inteligjencës artificiale (AI) për zbulimin dhe reagimin e hershëm ndaj fushatave dezinformuese.
    Zbatimi i planit mbështetet kryesisht nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK), e cila mban mbi 90% të barrës financiare dhe teknike të masave.Dokumenti vlerëson se ekziston një hendek financiar prej 2.4 miliardë lekësh, i cili pritet të mbulohet përmes donatorëve ndërkombëtarë dhe projekteve të asistencës teknike.
    Sipas Ministrisë së Brendshme dhe AKSK-së, ky plan përbën investimin më të madh të tre viteve të ardhshme në sigurinë kibernetike, duke synuar mbrojtjen e institucioneve publike, bizneseve dhe qytetarëve nga rreziqet digjitale.
    “Siguria kibernetike nuk është më luks, por domosdoshmëri kombëtare. Çdo investim në këtë fushë është investim në mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve në epokën digjitale”, thuhet në relacionin shoqërues të dokumentit.

  • “Karta e identitetit në celular ose kompjuter”, Rama: Portë digjitale në aeroportin “Nënë Tereza”, nuk ka nevojë për kontrollin e pasaportave

    “Karta e identitetit në celular ose kompjuter”, Rama: Portë digjitale në aeroportin “Nënë Tereza”, nuk ka nevojë për kontrollin e pasaportave

    Në podkastin “Flasim”, Rama u ndal te karta e identitetit digjitale. Ai u shpreh se karta e identitetit tashmë mund të mbahet në celulare ose kompjuter dhe do të ketë funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.

    Ai gjithashtu foli dhe për një inovacion në aeroportin “Nënë Tereza”, me një portë digjitale që do të shmangë kontrollin e pasaportave dhe do të mjaftojë vetëm pamja për të verifikuar identitetin.
    “Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.
    Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026.
    Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua.
    Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes.
    Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, tha Rama.

    Top Channel