Tag: digjital

  • “Mbyllëm një takim të frytshëm”, Rama: Samiti në Tiranë sjell hapa konkretë për afrimin e Ballkanit me BE-në

    “Mbyllëm një takim të frytshëm”, Rama: Samiti në Tiranë sjell hapa konkretë për afrimin e Ballkanit me BE-në

    Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.”
    Krerët e shteteve, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u pritën në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, i cili i uroi mirëseardhjen po ashtu edhe komisioneres së BE, Marta Kos, si edhe ambasadorit të delegacionit të BE, Silvio Gonzato.
    Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha shkurtimisht se për çfarë u diskutua gjatë takimit me dyer të mbyllura.

    Rama: Sot mund të them që kemi mbyllur një takim të frytshëm me hapa konkretë të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me BE, duke konfirmuar se plani i rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian. Shkurtimisht po sjell në vëmendje disa nga angazhimet, roaming që me marrëveshjen e re do të përfshihet edhe për qytetarët tanë në regjimin e BE-së, një hap i rëndësishëm pas atij me pagesat të cilat tanimë bëhen pa asnjë pagesë ekstra duke kursyer dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve të vendeve të Ballkanit. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe vazhdon të financohet nga instrumentat e BE.
    Tregtia përmes një plani të detajuar, transformimi digjital dhe identiteti digjital të cilin ne e kemi gati dhe do ta fusim në jetën reale në fillim të vitit të ardhshëm duke i paraprirë atij që do të jetë sistemi i identifikimit digjital të BE. S’do të ketë më nevojë për ID, pasaporta, sepse identifikimi do të bëhet përmes celularit. Folëm dhe për turizmin si një komponent që duhet zhvilluar në prizmin e bashkëpunimit mes vendeve. Kemi hapur një shteg tjetër për të bashkëpunuar me Komisionin në funksion të arsimit të lartë./vizionplus.tv 

  • “Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”/ Rama: Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm

    “Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”/ Rama: Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij hapës në samitin “Growth Plan, Our Pathway to EU”, ku theksoi se plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht një itinerar drejt Brukselit, por një udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut evropian, të cilit, siç tha ai, qytetarët e rajonit i përkasin historikisht. 
    Rama u ndal te dështimet e së kaluarës për bashkëpunim rajonal, duke theksuar se rajoni ka humbur shumë mundësi teksa ka mbetur peng i konflikteve të vjetra:“Më mirë vonë se kurrë, mund të thotë dikush, pas gjithë atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit u nisën dhe ne mbetëm në platformë. Duhet të shkojmë drejt të ardhmes, jo të mbetemi te mosmarrëveshjet e së kaluarës.” 
    Ai theksoi se Evropa është ndërtuar përmes veprimit dhe jo pritjes, dhe se ky samit shënon pikërisht momentin për të ecur përpara:  “Nuk jemi këtu për të shtyrë punët, por për të ndërtuar së bashku atë që kërkohet të bëjmë sot.” 
    Rama theksoi gjithashtu se qytetarët shpesh nuk e ndiejnë drejtpërdrejt procesin e integrimit, por përfitojnë përmes uljes së kostove, lirisë së lëvizjes dhe shërbimeve më të shpejta. Një shembull konkret, sipas tij, është heqja e tarifave të roaming-ut me Bashkimin Evropian: 
    “Vitin e ardhshëm tarifat e roaming-ut me BE do të hiqen. Ky është një tjetër kufi artificial që bie mes nesh dhe Evropës.” 
    Në fokus ishte edhe transformimi digjital i rajonit. Kryeministri njoftoi se Ballkani është në prag të një epoke të re me identitetin digjital të unifikuar, ndërsa për Shqipërinë ky hap do të bëhet realitet shumë shpejt: “Revolucioni digjital dhe identiteti digjital në Ballkan do të pasqyrojnë standardet evropiane. Jam krenar t’ju them se nga viti i ri identiteti digjital në Shqipëri bëhet realitet.” 
     

  • Samiti në Berlin, analiza e DW: Europa synon më shumë sovranitet digjital

    Samiti në Berlin, analiza e DW: Europa synon më shumë sovranitet digjital

    Si mund të jetë Europa më e pavarur në teknologjinë digjitale nga koncernet e SHBA-së? Për këtë u konsultuan në samitin në Berlin kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron dhe ministra nga vende të tjera të BE.

    Përfaqësues të nivelit të lartë nga Gjermania, Franca dhe BE theksuan në këtë samit, se Europa duhet të bëhet më e pavarur në teknologjitë digjitale. Kancelari Friedrich Merz u shpreh për një rol më të fuqishëm të Europës në botën digjitale. Zhvendosjet tektonike që po ndodhin kërkojnë një veprim më të shpejtë në hapësirën digjitale, tha Merz duke folur para përfaqësuesve nga politika, ekonomia dhe shoqëria.
    Merz për një rol kryesues në fushën e inovacionit
    Europa me një përpjekje të përbashkët duhet të ndjekë rrugën e saj digjitale, tha Merz. “E kjo rrugë duhet të çojë në sovranitet digjital – kudo ku kjo është e nevojshme dhe e realizueshme.” Europa i kushton rëndësi të qenit e hapur dhe nuk do të vendosë mure virtuale. Por është e qartë edhe, se Europa nuk do të mund ta “rregullojë apo subvencionojë politikisht sovranitetin digjital”, nënvizoi Merz. Ai theksoi, se lipset që kjo të konceptohet bashkë me ekonominë, shkencën dhe shoqërinë civile. Për të arritur sovranitetin digjital, Europa duhet të zhvillojë aftësitë digjitale. “Për të përballuar konkurrencën për teknologjitë digjitale, na duhet aftësi inovative. Unë shkoj edhe një hap më tej madje, dhe mendoj, se ne duhet të kryesojmë në inovacion”, tha kancelari.
    Top në duart e SHBA-së dhe të Kinës?
    Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqën vëmendjen, që në rast të kundërt Europa mund të kthehet në një top në duart e dy superfuqive. Macron paralajmëroi p.sh. nga rreziku, që europianët fëmijët e tyre i lenë çdo ditë katër deri në pesë orë në përgjegjësinë e ofruesve amerikan apo kinez të platformave, që jo patjetër kanë parasysh të mirën e europianëve.
    Merz dhe Macron theksuan faktin, se BE-ja me një treg të brendshëm me 450 milionë konsumatorë, me shumë ekspertë dhe organizata shkencore është e mirëpërgatitur për ta përballuar konkurrencën me SHBA-në dhe Kinën. Njëkohësisht Macron kritikoi, që BE e ka ekzagjeruar me rregulla strikte në sektorin e inteligjencës artificiale. “Fillimisht ne duhet t’i shpikim gjërat, përpara se të vendosim rregulla për to”, tërhoqi ai vëmendjen.
    Bashkëpunim dhe investime të sipërmarrjeve?
    Në kuadrin e këtij samiti u deklaruan një sërë marrëveshjes bashkëpunimi dhe investime të sipërmarrjeve gjermane dhe franceze. Takimi me 1.000 pjesëmarrës kishte për qëllim të jepte impulsin, që Europa me zgjidhjet e saj të krijojë sa më shpejt pavarësinë e saj në fushën e teknologjive digjitale./DW

    Top Channel

  • Kisha zvicerane teston “Jezusin digjital”: Inteligjenca artificiale në dhomën e rrëfimit shpirtëror

    Kisha zvicerane teston “Jezusin digjital”: Inteligjenca artificiale në dhomën e rrëfimit shpirtëror

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 15:00
    Një kishë në Zvicër ka prezantuar një projekt inovativ dhe të pazakontë: një Jezus digjital i krijuar me inteligjencë artificiale, i cili komunikon me besimtarët në një kabinë rrëfimi. Lajmin e ka bërë të ditur platforma “ThisOurPlanet”.
    Hologrami interaktiv është i aftë të bisedojë në mbi 100 gjuhë, ndërsa kisha raporton se rreth dy të tretat e personave që kanë folur me të kanë deklaruar se kanë përjetuar një ndjesi shpirtërore gjatë komunikimit.

    Projekti mban emrin “Deus in Machina” – “Zoti nga makina” – një referencë simbolike ndaj ndërthurjes së teknologjisë me besimin.

    Instalacioni përdor një model të avancuar LLM të ngjashëm me sistemet e njohura si ChatGPT, Llama ose Gemini, të kontrolluar nga zëri. Pasi përdoruesi bën pyetjet e tij, IA formulon një përgjigje duke animuar fytyrën e avatarit, në mënyrë që të duket sikur po flet në kohë reale.

    Avatari ndodhet në një kabinë rrëfimi tradicionale, pas një rrjete që ruan anonimitetin.
    Programi është trajnuar mbi tekste teologjike, duke i mundësuar IA-së të japë përgjigje me qasje fetare dhe filozofike.
    Projekti zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave dhe Arteve të Aplikuara të Lucernës, për të studiuar ndërveprimin njerëzor me IA në kontekst shpirtëror.
    Kisha e sheh eksperimentin si një mënyrë moderne për të ofruar mbështetje emocionale dhe reflektim personal, ndërkohë që debati global mbi rolin e teknologjisë në besim dhe etikë mbetet i hapur

  • Digital Bootcamp, për fuqizimin e gjeneratës, që do të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë

    Digital Bootcamp, për fuqizimin e gjeneratës, që do të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë

    Digital Bootcamp, programi katërditor i Vodafone Albania, që synon fuqizimin e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit digjital, mblodhi 30 të rinj të përzgjedhur nga mbi 800 aplikime, të cilët punuan në grup, për të zhvilluar ide dhe prototipe digjitale për qeverinë, bizneset dhe konsumatorët.

    Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balázs Révész theksoi se Digital Bootcamp është pjesë e angazhimit të Vodafone Albania për të mbështetur dhe zhvilluar aftësi digjitale që i mungojnë ende tregut lokal. “Përmes sfidave reale, mentorimit dhe ekspozimit ndërkombëtar, ne synojmë të fuqizojmë gjeneratën e re të profesionistëve që do të udhëheqin transformimin digjital të Shqipërisë. Ambicia jonë është të identifikojmë dhe të tërheqim talentet më të mira, duke i orientuar drejt karrierave të ardhshme në Vodafone Albania, duke krijuar ura bashkëpunimi midis tregjeve të ndryshme, nga Shqipëria deri në qendrat teknologjike evropiane.”- tha ai.

    Klejdi Beti, Partnere e biznesit për zhvillim u shpreh se të rinjtë kanë pasur mundësinë të ndjekin trajnime mbi temat e Project Management, Agile dhe Design Thinking, nga trajnues të certifikuar nga e gjithë bota. Gjithashtu, kanë punuar në tre business case të dedikuara dhe në fund kanë prezantuar një ide inovatore.

    Qëllimi i programit është të inkurajojë të rinjtë të krijojnë produkte të reja digjitale, zgjidhje kreative dhe ide inovative që mund të kenë ndikim real në treg. Përmes kësaj nisme, Vodafone Albania synon të mbështesë zhvillimin e aftësive të avancuara teknologjike, të cilat sot janë ende sfiduese për t’u gjetur në tregun lokal.

    Projektet finale u prezantuan para jurisë ekzekutive, ku grupi fitues Next Frame, u shpërblye me një udhëtim në Lisbonë për të marrë pjesë në Web Summit 2025, ndërsa talentet më premtuese do të vlerësohen me mundësi punësimi pranë Vodafone Albania.

    Ky edicion i Digital Bootcamp vërtetoi se potenciali i të rinjve shqiptarë në fushën e IT-së është i madh, ndërsa nisma të tilla vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit digjital në vend.

  • Cilat janë bizneset që i mungojnë Shqipërisë?

    Cilat janë bizneset që i mungojnë Shqipërisë?

    Bizneset familjare si furra buke apo markete, por edhe farmaci e parukeri, këto janë format e bizneseve që kryesisht gjendjen në Tiranë, por edhe në qytetet e Shqipërisë. Por cilat janë llojet e bizneseve që mungon në Shqipëri?
    Gertjana Hasalla – Eksperte punësimi:
    “Nuk do të thosha që i mungonte 100% por ka nevojë të zhvillohet për më tepër. Ka një ndryshim shumë të madh që ka ndodhur në tregun e punës në Shqipëri, sidomos në atë që quhet tregu digjital. Ka gjithmonë e më tepër shërbime që ofrohen online, blerje që bëhen online dhe shitje që bëhen online.
    Çka do të thotë që në Shqipëri ka nevojë të zhvillohet shumë herë më tepër tregu i tillë digjital, dhe shërbimet që bëhen online. Pagesat me karta janë shtuar nga shqiptarët në përgjithësi dhe ka një përqindje të shtuar ndër vite por kjo sdo të thotë që është në vendin e duhur në krahasim me vendet e tjera europiane.
    Dhe e vërteta është që Shqipëria synon të shkojë drejt BE dhe do vij dita që të gjitha pagesat tona do bëhen online nëpërmjet kartave tona, ose llogarive bankare në krahasim me pagesat cash. Kështu edhe vetë tregu i bizneseve do duhet të përafrohet në këtë lloj pagesash online ose blerjesh të cilat bëhen online tashmë. Duhet të ketë një treg më të zhvilluar digjital. Duhet të mendojmë për ekonominë bujqësore, vërtetë ka patur rënie ekonomia bujqësore në Shqipëri dhe zakonisht ekonomi familjare por ekonomia bujqësore do vij në rritje nëse ne atë e përafrojmë gjithashtu në tregun digjital.
    Nëse realisht do të ketë një lidhje të ekonomisë bujqësore me kompaninë ose kooperativat, bashkime njerëzish të cilët përdorin teknologjinë digjitale për t shitur produktet e tyre. Gjithashtu turizmi është një nga sektorët e ekonomisë më në rritje, në Shqipëri, dhe ka nevojë për një hapje më të madhe të tregut digjital. Duhet të jetë më e lehtë për qytetarët të presin paketat turistike, kjo le të bëhet nëpërmjet ëebsiteve, të bëhet gjithnjë edhe më e lehtë aksesi sidomos i kompanive të mëdhas sic janë booking etj. Është e rëndësishme sepse e ardhmja është teknologjia.”
    Por nga ana tjetër, cili duhet të jetë biznesi i së ardhmes në Shqipëri?
    “Patjetër që të jetë një biznes që është i lidhur edhe me njerëzit edhe me teknologjinë, pra nuk mund të mendojmë që çdo gjë të bëhet ofline tashmë kur e dim që teknologjia dhe ekonomia e gjelbër, ndryshimi i vendeve tona të punës duhet të jetë i lidhur edhe me ndryshimin ekologjik që ndodh në botë.
    Tashmë vendet europiane e kanë shumë herë më të zhvilluar se ne ekonominë e gjelbër. Prap unët të cilat janë të lidhura edhe me ruajtjen e mjedisit, me ekologjinë ose riciklimin. Do shikojmë që në të ardhmen do ketë një rritje edhe të kompanive që merren me riciklim në Shqipëri. Kompani të cilat do hapen, do merren me riciklimin duke përfshirë kështu edhe riciklimin që bëhet nëpër shtëpia, edhe në publik edhe në kompanitë e tjera.”
    Sipas Hasallës, në të ardhmen do të kemi gjithmonë e më tepër kompani që do kenë në fokus riciklimin, panelet diellore e gjithçka që është e lidhur me ekonominë e gjelbër.

  • “Portofoli digjital vjen për shqiptarët në 2026-ën”

    “Portofoli digjital vjen për shqiptarët në 2026-ën”

    Kryeministri Edi Rama njoftoi sot, 26 tetor, se shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin digjital duke filluar nga viti 2026.
    Gjatë episodit të katërt të sezonit të pestë të podcastit të tij, në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm për kartat e identitetit, shteti krijoi kompaninë shtetërore “Identitek”.
    Sipas tij, kompania ka realizuar kartat e reja me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë dhe po përgatitet për sfidën e radhës: kalimin e kartës së identitetit në version digjital, të përdorshëm nga telefoni ose kompjuteri si një portofol shumëfunksional dhe i thjeshtë për qytetarët.
    Rama shtoi se Bashkimi Europian po ecën në të njëjtën drejtim, duke vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të qytetarëve europianë.
    Edhe më herët, numri një i kabinetit ka theksuar se po punohet që teknologjia dhe inteligjenca artificiale të përfshihen shumë shpejt edhe në shërbimin shëndetësor, arsim si dhe transport.
    Projekti “Smart City”, që parashikon vendosjen e sistemit të kamerave inteligjente jo vetëm në akset kryesore por edhe brenda shkollave, sipas tij, është në rrugën e duhur.

  • “Karta e identitetit në celular ose kompjuter”, Rama: Portë digjitale në aeroportin “Nënë Tereza”, nuk ka nevojë për kontrollin e pasaportave

    “Karta e identitetit në celular ose kompjuter”, Rama: Portë digjitale në aeroportin “Nënë Tereza”, nuk ka nevojë për kontrollin e pasaportave

    Në podkastin “Flasim”, Rama u ndal te karta e identitetit digjitale. Ai u shpreh se karta e identitetit tashmë mund të mbahet në celulare ose kompjuter dhe do të ketë funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.

    Ai gjithashtu foli dhe për një inovacion në aeroportin “Nënë Tereza”, me një portë digjitale që do të shmangë kontrollin e pasaportave dhe do të mjaftojë vetëm pamja për të verifikuar identitetin.
    “Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.
    Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026.
    Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua.
    Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes.
    Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, tha Rama.

    Top Channel

  • Rama premton: Shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital nga viti 2026

    Rama premton: Shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital nga viti 2026

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.
    Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.
    Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    “Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.
    Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.
    Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.

  • Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026

    Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.
    Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.
    Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    “Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.
    Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.
    Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.
    Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.