Tag: digitalb

  • Krimi ekonomik goditi piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, Prokuroria çon në gjyq 5 persona dhe kompanitë që vidhnin të drejtat televizive

    Krimi ekonomik goditi piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, Prokuroria çon në gjyq 5 persona dhe kompanitë që vidhnin të drejtat televizive

    Pesë persona do të përballen me gjykatën penale për akuzat e mashtrimit kompjuterik  dhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, në mbyllje të hetimeve të prokurorisë së Tiranës, pas hetimit profesional të sektorit kundër krimit ekonomik në Policinë e kryeqytetit.

    Pas kallëzimit nga Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, hetimet provuan se të pandehurit  nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetas të ndryshëm, sikur dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave.
    Prokuroria e Tiranes nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se subjektet kanë shkelur  ligjin. Nga rastet e provuara rezulton se  paketat ofroheshin kundrejt vlerës prej 79 euro duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp një shumë që jepej dorazi.
    Shitja bëhej edhe duke përdorur postën private kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky, të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
    Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim nga nje person qe ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale  me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.

    Top Channel

  • Prokuroria godet piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, 5 persona dhe disa kompani vidhnin të drejtat televizive

    Prokuroria godet piraterinë/ Digitalb paditi hajdutët, 5 persona dhe disa kompani vidhnin të drejtat televizive

    Pesë persona do të përballen me gjykatën penale për  akuzat e mashtrimit kompjuterik  dhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale , në mbyllje të hetimeve të prokurorisë së Tiranës.

    Pas kallëzimit nga Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, hetimet provuan se të pandehurit  nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetas të ndryshëm, sikur dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave.
    Prokuroria e Tiranes nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve dekoder dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se subjektet kanë shkelur  ligjin. Nga rastet e provuara rezulton se  paketat ofroheshin kundrejt vlerës prej 79 euro duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp një shumë që jepej dorazi.
    Shitja bëhej edhe duke përdorur postën private kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky, të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.
    Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim nga nje person qe ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale  me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.

    Top Channel

  • Digitalb nis sezonin e ri televiziv me ulje deri në 40%

    Digitalb nis sezonin e ri televiziv me ulje deri në 40%

    Digitalb

    Çdo sezon sjell histori të reja, emocione dhe momente që nuk harrohen. Sezoni televiziv 2025/26nuk bën përjashtim dhe DigitAlb është destinacioni ku çdo histori bëhet e gjallë.
    DigitAlb hap siparin e sezonit të ri televiziv me një ofertë të jashtëzakonshme me ulje deri në40% për të gjitha abonimet 12-mujore. Deri më 31 gusht, të gjithë abonentët kanë mundësinëtë përfitojnë nga kjo ofertë ekskluzive, që përfshin paketat më të kërkuara të platformës.
    Bëhuni gati për një sezon të paharrueshëm në DigitAlb. Një programacion i larmishëm,kampionate elitare dhe yjet e sportit do të zbresin në platformën më të dashur të shqiptarëve.Duke filluar nga e premtja, startojnë Premier League, La Liga dhe Ligue 1, spektakli më i madh ifutbollit europian.
    Sezoni unik nuk ndalet këtu. Holanda sjell si gjithmonë futbollin total të Eredivisies. TrendyolSuperliga sjell grintën dhe energjinë e futbollit turk. Saudi Pro League vjen me superyjetCristiano Ronaldo e Karim Benzema, që vijojnë të shkruajnë historinë. Championshipi anglezrikthen ritmin dhe rivalitetin e pamëshirshëm. Superliga greke ndez atmosferën e zjarrtë tëtifozerive dhe duelet e forta ballkanike, ndërsa Superliga zvicerane prezanton klubet e traditësdhe shumë futbollistë shqiptarë.

    Për zemrat kuqezi, ndiqni çdo hap të Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës në rrugëtimin drejtëndrrës së madhe, Botërori 2026.
    Sporti në DigitAlb nuk mbaron me futbollin. Shijoni emocionet e pakrahasueshme të turnevemadhorë të tenisit, shpejtësinë marramendëse të Formula 1, adrenalinën e UFC-së dhe sfidat enivelit më të lartë të volejbollit.
    Nga sporti që ndez pasionin, te serialet dhe filmat që ju mbajnë të ngjitur pas ekranit, çdo ditësjell një kapitull të ri për t’u shijuar. DigitAlb ofron një eksperiencë të plotë argëtimi: filmat mëtë fundit dhe ekskluzivë, serialet më të ndjekura dhe dokumentarë të përzgjedhur me kujdes. Çdokanal është një mundësi për të ndarë emocione dhe për të kaluar kohë cilësore me familjen dhemiqtë. DigitAlb nuk është vetëm televizion, por është një vit i tërë argëtimi, i pasur dhe ipapërsëritshëm.
    Prandaj mos humbisni mundësinë për të përjetuar një sezon televiziv të pasur dhe emocionuesme çmime fantastike. Oferta me ulje deri në 40% për abonimet 12-mujore është e vlefshmevetëm deri më 31 gusht. Vizitoni dyqanet dhe pikat zyrtare të shitjes DigitAlb ose abonohunionline në digitalb.al.

  • Çfarë po ndodh me DigitAlb?

    Çfarë po ndodh me DigitAlb?

    Foto ilustruese

    Një nga platformat më të mëdha mediatike në rajon, DigitAlb kohët e fundit ka pësuar ndryshime në pronësinë e saj. Në vitin 2004 kjo kompani u themelua nga Dritan Hoxha, i cili asokohe zotëronte 70% të aksioneve. Pas ndarjes nga jeta të z. Hoxha, DigitAlb kaloi një seri peripecish me përplasje dhe debate mes aksionerëve dhe me procese gjyqësore të stërzgjatura.
    Por, sot situata ka ndryshuar. Burime për Vox News bëjnë me dije se aksionet e DigitAlb janë blerë nga familja Hoxha, në pjesën dërrmuese të saj, duke rikthyer identitetin e pronësisë, pikërisht aty ku e nisi themeluesi Dritan Hoxha.
    Përkundër thashethemeve të përhapura nga konkurrentët, e vërteta është se nuk ka pasur asnjë shitje tek grupe të jashtme apo ndryshim të administratës.
    DigitAlb sot është në pronësi shumicë të familjes Hoxha, e cila përmes kompanisë “About Time” ka blerë mbi 80% të aksioneve të platformës.
    Ky zhvillim nuk përfaqëson një ndryshim kontrolli apo drejtimi, por një riorganizim të brendshëm strategjik që synon stabilitet afatgjatë dhe një vizion të unifikuar për të ardhmen e platformës.
    Drejtuesit aktualë, përfshirë dhe Administratorin Eglinor Ramaj, mbeten në detyrë dhe do të vijojnë punën për forcimin e pozicionit të DigitAlb në treg.
    Në vitet e fundit, DigitAlb është përballur me sfida të shumta si çdo kompani tjetër në sektorin mediatik—nga transformimi i sjelljes së shikuesve, te vështirësi financiare dhe mosmarrëveshje mes aksionarëve.
    Riorganizimi i fundit synon pikërisht tejkalimin e këtyre fazave dhe ndërtimin e një drejtimi më të qartë, më efikas dhe më të orientuar drejt investimeve digjitale.
    Në këtë kontekst, është e rëndësishme të sqarohet se nuk ka patur asnjë marrëveshje me grupin Devolli apo ndonjë entitet tjetër të jashtëm.
    DigitAlb mbetet një nga markat më të konsoliduara në tregun shqiptar dhe një pjesë e pandashme e zhvillimit të mediave në vend.
    Bilanci i Shoqërisë rezulton me fitim për 6 mujorin e parë të 2025, rezultat i cili pritet të rritet edhe me tej si pasojë e rritjes së cilësisë së shërbimeve nga kompania ku aplikacioni Digitalb mbetet zhvillimi teknologjik më superior në industrinë mediatike shqiptare.
    Me një pronësi të konsoliduar, administratë të qëndrueshme dhe fokus të qartë strategjik, platforma hyn në një fazë të re ku qëllimi kryesor mbetet përmirësimi i shërbimit ndaj abonentëve dhe avancimi teknologjik në përputhje me zhvillimet globale.
    Një epokë e re investimesh pritet të nisi në DigitAlb, ku synon jo vetëm të ketë ekskluzivitetin e të gjitha eventeve sportive, por gjithashtu të jetë e aksesueshme nga çdo familje shqiptare në të gjithë botën./Marrë nga VOX

  • DigitAlb: Spektakël sportiv si kurrë më parë dhe ulje cmimi deri në 35%

    DigitAlb: Spektakël sportiv si kurrë më parë dhe ulje cmimi deri në 35%

    Një sezon i ri sportiv po afron dhe bashkë me të vjen një valë emocionesh që do të pushtojë çdo ekran, çdo zemër, çdo pasionant të vërtetë. Sezoni 2025/26 është më i pasuri dhe DigitAlb është i vetmi destinacion ku do të përjetoni gjithçka, live në cilësi maksimale, me komente profesionale dhe mbi të gjitha, me ekskluzivitetin që e bën çdo ndeshje të veçantë.

    Nxitoni të përfitoni nga oferta e DigitAlb me ulje çmimesh deri në 35% për paketat 12 mujore, e cila është e vlefshme deri më 31 Korrik. Ky është momenti ideal për të garantuar gjithë emocionin e sezonit të ri sportiv me çmimin më fantastik të vitit.

    Futbolli nis me kampionatet më të forta në planet, dhe Premier League është majë listës. Liga më e ndjekur në botë, tempulli i dueleve legjendare, me stadiumet e mbushura dhe yjet e superfuqive si Manchester City, Arsenal, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea. Çdo ndeshje është histori më vete, çdo pikë vendos titullin dhe çdo javë sjell gola, polemika, emocione.

    Sky Bet Championship është arena ku lindin kampionët e së ardhmes. Klube historike angleze, rivalitete të vjetra dhe një rrugëtim i ashpër drejt elitës. 

    Në Spanjë, LaLiga është një festival teknik, një balet i futbollit. Barcelona me gjeneratën e re të yjeve, Real Madrid me galaktikët e rinj, Atletico me pasionin dhe grindjen e stilit “Cholo”. Nga Sevilla te Villarreal, nga Betis te Sociedad, çdo skuadër, çdo sfidë ka diçka për të thënë.

    Në Francë, Ligue 1 është kthyer në një laborator talentesh dhe një fushë beteje për yjet e afirmuar. PSG kërkon të vijoje hegjemonine dominuese, ndërsa Marseille, Lyon, Monaco dhe të tjerat nuk dorëzohen. 

    Eredivisie në Hollandë mbetet djepi i futbollit total. Ajax, PSV, Feyenoord dhe klube të reja ofrojnë lojë sulmuese, risi taktike dhe një brez të artë që po shpërthen në arenën ndërkombëtare. Kjo është liga ku lojtarët më të mëdhenj bëjnë hapat e parë drejt legjendës.

    Në Turqi, Super Liga pritet e zjarrte. Një atmosferë unike, një pasion i papërshkrueshëm. Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor ofrojnë derbi të cilët nuk i barazon asgjë në intensitet. 

    Kombëtarja shqiptare, krenaria jonë, ne një tjetër betejë historike drejt Botërorit 2026. Kuqezinjtë me një brez të ri, më të fortë dhe më të përgatitur, do të luftojnë për të prekur një ëndërr të re. Bashkë me Kosovën, që po rritet me hapa të sigurt, çdo ndeshje e kualifikueseve do të jetë një histori për të rrëfyer, një përplasje që do ta jetojmë të gjithë bashkë.

    UEFA Nations League sjell përballje të nivelit të lartë mes përfaqësueseve më të forta të kontinentit. UEFA Europa League dhe UEFA Conference League janë skena ku ekipet më të mira të nivelit të dytë e të tretë luftojnë për lavdi. Dhe European Qualifiers janë arena e vërtetë e përfaqësueseve që kërkojnë të kualifikohen në fazen finale te Botërorit. 
    DigitAlb sjell gjithashtu dhe trofetë e kupave kombëtare, që gjithmonë ofrojnë surpriza dhe emocion të pastër. FA Cup, trofeu më i vjetër në botë, aty ku ndodhin mrekullitë angleze. Carabao Cup, kompeticioni që jep trofeun e parë sezonal. 

    Coupe de France në Francë, me përballje të forta mes gjigandëve dhe klubeve modeste që guxojnë. KNVB Beker në Holandë, aty ku gjithçka është e mundur.

    Por emocionet nuk ndalen vetëm te futbolli. Formula 1 vjen në ekranet tuaja me shpejtësinë marramendëse, duelin e madh Verstappen, Norris, Leclerc dhe betejën e skuderive. 

    Boksi dhe UFC sjellin duele titanësh, ku çdo raund është jetë a vdekje, ku çdo goditje është potencial për të hyrë në histori. Kampionë të botës, sfidues të uritur dhe netë të paharrueshme nën dritat e arenave më të mëdha.

    Tenisi është pjesë e pandashme e programit te DigitAlb. Turnetë e mëdha Grand Slam, me emrat e mëdhenj të raketës si Carlos Alcaraz, Jannik Sinner, Iga Sëiatek, Aryna Sabalenka dhe yjet e rinj që kërkojnë lavdi.

    Basketbolli gjithashtu sjell kualifikueset për Kupën e Botës, me përfaqësueset më të mira që përballen në ndeshje të mbushura me intensitet dhe spektakël.

    Në fund, volejbolli është më pranë se kurrë. Nations League e volejbollit për femra dhe meshkuj ofron spektakël, blloqe të frikshme, shërbime të pandalshme dhe duele që shkojnë deri në pikën e fundit.

    Me 60 sfida LIVE çdo javë, të shpërndara në 7 kanale të dedikuara ekskluzivisht sportit, DigitAlb e kthen çdo ditë të javës në një festë për sportdashësit.

    Ky është sezoni që s’duhet humbur. Ky është momenti për të qenë aty ku emocionet lindin. Ky është viti i DigitAlb. DigitAlb, shtëpia e sportit. Shtëpia e kampionëve.

  • 21-vjetori i Digitalb, platforma televizive që bashkoi shqiptarët feston ditëlindjen me dhurata për të gjithë

    21-vjetori i Digitalb, platforma televizive që bashkoi shqiptarët feston ditëlindjen me dhurata për të gjithë

    Digitalb, platforma televizive më e madhe në vend, feston 21-vjetorin.

    I themeluar në vitin 2004, në një kohë kur tregu mediatik shqiptar kishte nevojë për vizion, cilësi dhe identitet, DigitAlb erdhi si një revolucion, me guxim për të sfiduar kohën dhe me dëshirën për të ndërtuar një të ardhme ndryshe. Nga një ëndërr, u transformua në një realitet që frymëzon.
    “Jemi 21 vjeç dhe shumë gjëra kanë ndodhur që kur Digitalb nisi punën në 2004, një platformë televizive që është shumë më shumë se aq, është pjesë jona në çdo moment të ditës. Tashmë na ndjek nga mbrapa sepse dikur ecte me hapin e kohës, më pas u bë pjesë e familjes, tani të lë ty të fitosh mbi kohën. Përmes aplikacionit, zgjedh ti të shohësh Digitalb kur dhe ku do”, tha Ledion Liço, imazh i Digitalb.
    Teksa mbyll vitin e parë të dekadës së tretë, DigitAlb na vërteton se nuk është thjesht platforma televizive me e madhe, por është një pjesë e shtëpisë, një zë i dashur në çdo familje shqiptare, dhe mbi të gjitha, një rrëfim i bukur shqiptar që vazhdon të shkruhet me dashuri, pasion dhe përkushtim.
    “Shqipëria siç ka male të bukura, dete që të lënë pa frymë, ka edhe gjëra të jashtëzakonshme me të cilat krenohet kudo, siç është Digitalb”, u shpreh Liço.
    Dhe sot, teksa feston një tjetër vit të suksesshëm, Digitalb sjell një tjetër arsye për t’u bashkuar me ofertën e veçantë me ulje çmimesh në paketat 12 mujore.
    “Po, është ditëlindja e Digitalb, mirëpo, nuk presim të marrim dhurata, dhuratat jua bëjmë ne. Edhe sot, në 21-vjetorin e Digitalb, oferta fantastike mes super ulje çmimesh për abonimet 12 mujore vazhdon të jetë e vlefshme, kështu që nxitoni të përfitoni, qoftë duke shkuar në një nga pikat fizike të Digitalb ose në Digitalb.al”, u shpreh Liço.
    Në një treg gjithnjë e më konkurrues, DigitAlb ka ditur të qëndrojë i pari, jo vetëm për nga shërbimi teknik apo përmbajtja ekskluzive, por për mënyrën se si ka ruajtur thelbin: t’u shërbejë miliona teleshikuesve të çdo moshe që kanë zgjedhur të ndajnë kohën dhe emocionet e tyre me DigitAlb.
    “Dhe mos harroni që në javët që vijnë, muajt që vijnë, gjëra fantastike do të sjellë Digitalb për të gjithë ju kudo që ndodheni, ndaj sytë dhe veshët katër. Nuk keni parë asgjë akoma”, përfundoi Liço.

    Top Channel

  • Nëse do të kursesh dhe të argëtohesh, lexoje këtë para 15 Korrikut

    Nëse do të kursesh dhe të argëtohesh, lexoje këtë para 15 Korrikut

    Çdo stinë ka ritmin e vet, por për shumë familje shqiptare një gjë mbetet e pandryshuar gjatë gjithë vitit. Ajo është koha e përbashkët përpara ekranit, aty ku fillojnë kujtimet, emocionet dhe argëtimi i vërtetë. Kështu ka ndodhur prej vitesh. Nga ndeshjet ikonike të futbollit e deri te serialet më të ndjekura, ekrani nuk është vetëm një dritare për argëtim, por një vend ku mblidhen gjenerata të ndryshme. 

    Për shumëkënd, kjo ndjesi është bërë sinonim i një emri të vetëm: DigitAlb. DigitAlb ka qenë për vite me radhë pjesë e këtij ritmi të përditshëm. Me filma, seriale, dokumentarë, sport, kanale për fëmijë dhe përmbajtje ekskluzive që shoqërojnë çdo stinë, DigitAlb nuk është thjesht një platformë televizive, por një pjesë e shtëpisë, që përshtatet me ty kudo dhe kurdo.

    Këtë korrik, në muajin e ditëlindjes, DigitAlb feston me të gjithë ata që e kanë ndjekur në çdo hap të rrugëtimit të tij. Dhe siç i ka hije një feste të madhe, nuk mund të mungonin surprizat për të gjithë ata që duan të shijojnë më shumë evente sportive, më shumë filma dhe më shumë argëtim. 

    Për adhuruesit e sportit dhe për ata që kërkojnë një eksperiencë të plotë televizive, abonimi 12-mujor në paketën Premium Tokësore kushton vetëm 17,900 lekë, dhe si dhuratë, përfitoni të gjitha eventet sportive verore, pa asnjë kosto shtesë. Nga Botërori i Klubeve, Premier League Summer, Formula 1, Wimbledon, te Kualifikueset Europiane të Klubeve Shqiptare dhe Volleyball Nations League, të gjitha, live dhe ekskluzivisht në DigitAlb. E për ata që duan të mbajnë të bashkuar gjithë familjen përreth ekranit, paketa Familjare Tokësore është zgjidhja perfekte me vetëm 8,900 lekë për një vit të tërë abonimi.

    Oferta është e vlefshme deri më 15 Korrik, prandaj abonohuni tani dhe siguroni argëtim cilësor për të gjithë familjen, me programacion të pasur gjatë gjithë vitit dhe me çmime fantastike. DigitAlb ju mirëpret në të gjitha pikat e shitjes si edhe online në çdo kohë në faqen zyrtare digitalb.al. Sepse ndonjëherë, festa më e bukur është ajo që ndodh në shtëpi.

    DigitAlb, pjesë e familjes!

  • Qershori special në DigitAlb! Duelet me Serbinë, gjigantët europianë dhe Botërori i Klubeve, do jetë një muaj i nxehtë sportiv

    Qershori special në DigitAlb! Duelet me Serbinë, gjigantët europianë dhe Botërori i Klubeve, do jetë një muaj i nxehtë sportiv

    Qershori do të jetë padyshim muaji më i nxehtë sportiv i kësaj vere, teksa pritet të ketë një mori aktivitetesh që do të mbajnë të mbërthyer publikun shqiptar në ekranin e SuperSport në platformën DigitAlb.

    Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet në fushë për dy ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni në datat 7 dhe 10 qershor, ku fillimisht do të luajë përballjen me Serbinë në Arenën Kombëtare dhe më pas takimin me Letoninë në transfertë.
    Si gjithmonë DigitAlb është bashkëudhëtar i Kosovës, që do të luajë miqësoren me Armeninë në datë 6 qershor. Në ekranin e SuperSport nuk mungon as minifutbolli, me Kombëtaren e Shqipërisë që do të angazhohet nga data 4 qershor në arenën ndërkombëtare, e do të kërkojë lavdinë mes më të fortave të kontinentit.
    Gjermani – Portugali dhe Spanjë – Francë janë dy gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve që do të shtojnë magjinë e këtij muaji në DigitAlb në datat 4 dhe 5, ndërsa finalja e madhe do të luhet në datën 8. Sigurisht që Kombëtaret e tjera të Europës do të vijnë në SuperSport në rrugëtimin e tyre drejt Kupës së Botës nga datat 6 deri në 11 qershor.
    Mesi i muajit do të sjellë dhe dhuratën më të madhe të kësaj vere, Botërorin e Klubeve, që i shtohet buqetës fantastike sportive të DigitAlb. Për herë të parë 32 skuadra do të garojnë për trofeun më të rëndësishëm të këtij vitit, që do të vijë live dhe ekskluzivisht në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve përmes DigitAlb. Të gjitha këto emocione mund t’i përjetoni drejtpërdrejt në SuperSport, përmes paketës Premium të DigitAlb, e cila gjatë këtij muaji do të jetë me superofertën vetëm 12,000 lekë për një vit të tërë abonimi.
    Ndërkohë, për dashamirësit e sporteve të tjera, ringu i boksit dhe Liga e Kombeve në Volejboll sjellin adrenalinën pa ndërprerje, në një muaj i cili do të jetë po aq intensiv si gjithë sezoni, vetëm në SuperSport.

    Top Channel

  • Maji i verdikteve në Digitalb/ Kampionatet kanë hyrë në muajin përcaktues, Spanja e përcakton titullin me “El Classico”

    Maji i verdikteve në Digitalb/ Kampionatet kanë hyrë në muajin përcaktues, Spanja e përcakton titullin me “El Classico”

    Maji është muaji I kurorëzimit të kampionëve të ligave më prestigjoze në Europë.

    Kampionatet më elitare të futbollit janë future në fazën më përcaktuese, ku do të vendoset fati i të gjitha skuadrave. Liverpool, Bayern, PSG dhe Opympiakos janë mbretërit e rinj në ligat respektive, ndërsa mbetet gjithçka e hapur në La Liga, Eredivise, Saudi Pro Lige, Superligën e Zvicrës.
    Në Premier League, Liverpool do të Ngrejë lart trofeun pasditen e 25 majit, ndërsa gara për katër skuadrat pasuese pritet të jetë e ethshme deri në minutën e fundit të këtij sezoni. 17 maji do të jetë dita e Bayern dhe PSG.
    Në Gjermani Harry Kane më në fund do të ngrejë një trofe të rëndësishëm, pas një pritje shumë të gjatë, me Bayern që rikthehet të titulli pas një vitit mungesë. PSG vijon të dominojë në Francë, ku konfirmohet si kampione dhe gjatë këtij muaji do të festojë sërish.
    Rekordmenët e Olympiakos nuk dinë të ndalen, teksa koleksionuan këtë vit titullin e 48 në histori, e këtë fundjavë do të ngrejë lart trofeun.
    Magjia e La Liga do të kulmojë këtë fundjavë, me El Clasicon Barcelona-Real Madrid. Klasikja e katërt për këtë sezon do të caktojë fatin e titullit me shumë gjasa, kur diferenca mes blaugranave kryesues dhe galaktikëve të Anchelotit është vetëm 4 pikë.
    Katër javët e mbetura pritet të sjellin beteja titanësh, për të caktuar skuadrën kampione në Spanjë.  E hapur duket dhe gara në Eredivise të Holandës, aty ku Ajax duket një hap para PSV me 4 pikë më shumë, por gjtithçka mund të ndodhë kur kanë mbetur dhe 3 javë deri në fund.
    Në Kampinatin Zviceran, Baseli i udhëhequr nga Xherdan Shaqiri është me një dorë te titulli, ndërsa në Arabinë Saudite, Mario Mitaj është favorit kryesor për të marrë trofeun me Al Ittihadin e tij. Enigma të gjitha për tu zbuluar, shijuar e festuar në Digitalb.
    Magjia e këtij sezoni do të kulmojë me finalet e dy kompeticioneve të UEFA-s, Europa dhe Conference League, të cilat premtojnë shumë emocione. Formula 1 do të vijojë me dy gara të magjishme si ajo e Emilia Romagna dhe Monaco, për të dhuruar adrenalinë siç vetëm kampionati më i magjishëm i garave me makina di të prodhojë.
    Ndërsa buqeta sportive do të plotësohet me UFC, turnetë më të rëndësishmë të tenisit dhe finalet e kampionatit italian të Voleyball.
    Një mozaik fantastik, që çel sezonin veror në mënyrën më spektakolare vetëm në Digitalb, që kujdeset për të sjellë tek shqiptarët anë e mbanë botës emocionet e ligave më të rëndësishme në Europë dhe garave më të ndjekura në botë nga të gjitha disiplinat.

    Top Channel

  • Grupi Union shet aksionet në Digitalb, familja Hoxha merr shumicën kontrolluese

    Grupi Union shet aksionet në Digitalb, familja Hoxha merr shumicën kontrolluese

    Familja Hoxha ka rritur pjesëmarrjen e saj në kompaninë Digitalb, me blerjen e aksioneve që mbaheshin nga grupi i biznesit Union.Union Grup ka shitur 13.6% të aksioneve që mbante në Digitalb te shoqëria About Time, subjekt në pronësi të plotë të Vjollca Hoxhës. Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).Grupi Union ka shitur njëkohësisht edhe 3.2% të aksioneve që kontrollonte nëpërmjet shoqërisë tjetër të grupit, Arch Investor, te Top Channel, kompani që zotërohet nga trashëgimtarët ligjorë të themeluesit të saj, Dritan Hoxha. Shuma e transaksionit të shitblerjes nuk është bërë publike.Nëpërmjet këtyre transaksioneve, familja Hoxha e ka rritur pjesëmarrjen e saj në Digitalb në afërsisht 60% të aksioneve, duke përfituar shumicën vendimmarrëse në shoqëri.Që prej vitit 2019, kompania Digitalb ishte përfshirë nga mosmarrëveshjet mes aksionerëve të saj, si rrjedhojë e ndërprerjes së pagesave ndaj ish-aksionerëve të shoqërisë Supersport, të mbështetura në marrëveshjen e bashkimit me përthithje të dy shoqërive.Në reagim, ish-aksionerët ekzekutuan të drejtat e parashikuara në marrëveshjen siguruesve të lidhur mes palëve duke rritur pjesëmarrjen e tyre në Digitalb dhe duke i hequr familjes Hoxha kontrollin vendimmarrës mbi kompaninë.Problemet e brendshme mes aksionerëve në vazhdimësi u reflektuan edhe në mosmarrëveshje për administrimin e shoqërisë dhe më tej, në një përkeqësim të vazhdueshëm të performancës financiare të saj.Që nga viti 2021, kompania ka raportuar për tre vite radhazi rezultat financiar me humbje.Sipas pasqyrave të fundit financiare, në fund të vitit 2023 Digitalb deklaronte humbje të akumuluara në vlerën e 1.24 miliardë lekëve dhe një kapital negativ në vlerën e 984 milionë lekëve. Për vitin 2023, humbjet neto kishin vlerën e 655 milionë lekëve, në rritje me 22% krahasuar me një vit më parë.Të ardhurat për 2023 ranë, gjithashtu, në rreth 2.9 miliardë lekë, 9% më pak krahasuar me një vit më parë. Xhiroja e kompanisë ka pësuar rënie me 45% në harkun e pesëvjeçarit 2018-2023.Edhe për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe përkeqësimit të situatës financiare, prej vitesh aksionerët kërkuan një blerës për Digitalb, por disa negociata, si për shembull ajo me pronarin e grupit American Hospital, Klodian Allajbeu, dështuan.Digitalb u themelua në vitin 2004, si platforma e parë televizive dixhitale në Shqipëri. Pas një cikli biznesi në përgjithësi pozitiv për afërsisht 15 vjet, kriza e viteve të fundit e ka vendosur Digitalb përballë sfidave./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.