Tag: diferencën

  • Ka luajtur me të dyja ekipet, Ganz për derbin: Lautaro dhe Leao bëjnë diferencën

    Ka luajtur me të dyja ekipet, Ganz për derbin: Lautaro dhe Leao bëjnë diferencën

    Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit, Maurizio Ganz, ka folur për derbin e Milanos, që zhvillohet të dielën mbrëma, në një intervistë për “SportWeek”. Ganz shpjegon zgjedhjen që bëri si futbollist, kur kaloi nga Interi te Milani: “Ka qenë klubi, ai që më largoi. Tek Interi ishin Ronaldo, Zamorano, Recoba, plus Moriero dhe Djorkaeff. Unë do të kisha qëndruar, por nuk ishte e mundur. Më donin Milani dhe Lecce. Shkova te Milani dhe shpërtheu një rrëmujë. Tifozët më konsideronin tradhtar”.
    Për festimin pas një goli në derbi: “Ishte një shpërthim, një festim ndoshta i tepruar, por isha plot me zemërim, thjesht nuk arrita ta mbaja veten. Nuk e kisha me tifozët zikaltër, më kanë dashur dhe kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë”. Për protagonistët aktualë të derbit, Ganz thotë: “Admiroj Lautaron dhe Leaon, bëjnë diferencën dhe të kënaqin”.
    Ndërsa për sulmuesit në krizë te Milani: “Gimenez dhe Nkunku? Do të zhbllokohen. E njoh mirë atë zanat. Mjafton një gol me devijim, një goditje e një mesfushori që të përplaset te ty, e fut brenda rrjetës dhe pastaj rifillon gjithçka”.

  • Një nga më të mirët në fushë, Arbër Hoxha: Besoj se bëra diferencën, ja çfarë na mungoi ndaj Anglisë

    Një nga më të mirët në fushë, Arbër Hoxha: Besoj se bëra diferencën, ja çfarë na mungoi ndaj Anglisë

    16 Nëntor 2025

    20:45

    Telesport

    Arbër Hoxha ishte padyshim një nga futbollistët më të mirë në fushë në sfidën Shqipëri-Angli. Në një intervistë për TV Klan pas ndeshjes, Hoxha shprehet se bëri diferencën në fushë dhe sonte kuqezinive iu mungoi fati ndaj Anglisë.
    “Besoj se bëmë një ndeshje të mirë. Unë u mundova të bëj detyrën time. Besoj se ia dola të bëj diferencën. Krijuam shumë raste, por nuk shënuam. Kjo është ëpr të ardhur keq, por na mungoi edhe fati ndaj Anglisë. Harry Kane është lojtar klasi, nuk u duk për 75 minuta, në rastin e parë na ndëshkoi.
    Bajrami më dha një top të shkëlqyer dhe më dhemb që nuk arrita dot të shënoja në atë rast. Të gjithë ata që luajnë në sulm, bëjnë punën mirë te kombëtarja. Për mua nuk ka problem se cili luan”, tha Hoxha.

  • Suksesi i kombëtaree, Bajrami: Ndeshje pozitive, edhe pse vuajtëm

    Suksesi i kombëtaree, Bajrami: Ndeshje pozitive, edhe pse vuajtëm

    Mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami u ndal të fliste pas fitores 0-1 ndaj Andorrës.
    “Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët që u futën në pjesën e dytë bënë diferencën. Edhe nëse je nga stoli, futbolli kështu është, mund të bësh diferencën edhe nga stoli.

    Çdo lojtar dëshiron të luajë, sepse e duam futbollin. Futbolli është moment. 10-20 minuta mund të bësh diferencën. Vazhdojmë rrugën drejt Botërorit.
    Ne e nisëm 4-3-3, por pastaj kaluam në 4-2-3-1 dhe në fund doli mirë.
    Unë jam te Rangers dhe jam i fokusuar aty. Shpresoj që pas kombëtares të vazhdoj të luaj. Jam në formë dhe kam vetëbesimin”, u shpreh Bajrami.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Ike para kohe”, Petro Koçi mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    “Ike para kohe”, Petro Koçi mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

    Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të së majtës shqiptare, Fatos Nano.
    Në një postim në Facebook, Koçi e kujton Nanon si një figurë që u dallua për qytetarinë politike dhe tolerancën ndaj kundërshtarëve, ndërsa thekson se shumë e sulmuan në heshtje dhe pak e kritikuan hapur e me ndershmëri.
    “I dashur Fatos, Shumë të luftuan tinëzisht pa të të kritikuar kurrë burrërisht, si armiq a ziliqarë të fshehur. Shumë të mburrnin e të u ngjitën nga mbrapa për të përfituar karrige. Hipokritët kanë qenë dhe mbeten pjesë e jetës sonë. Qytetaria jote politike bëri diferencën përballë një kulture të egër, barbare dhe primitive që burgosi ty dhe liritë tona. Toleranca jote ndaj kundërshtarëve ishte legjendare duke bërë diferencën. Ike nga politika para kohe duke bërë diferencën. Ike nga jeta parakohe. Me këtë bëre diferencën e gabuar, Fatos!”, shkruan ai.
    Sa i përket përplasjeve të tyre brenda PS, Koçi shprehet se Nanon e ka kritikuar në sy dhe jo fshehtas si shumë të tjerë. “Nëse të kritikova më shumë se të tjerët, e bëra këtë pastertisht, haptaz dhe pa të të luftuar kurrë. Nuk braktisa asnjë nga shumë betejat parimore që nisëm së bashku”, shkruan më tej Koçi.

  • Deputeti i ri demokrat që bëri diferencën në seancën më të fundit

    Deputeti i ri demokrat që bëri diferencën në seancën më të fundit

    Një prokuror me dritëhije, Arjan Ndoja, shënjestër e një atentati mafioz vite më parë, tashmë deputet i PD-së, ka befasuar me një lloj etike ndërsa foli në foltoren e parlamentit, duke u prezantuar si person që bën diferencën në këtë aspekt.
    Mes rreshtash, ai u shfaq kritik dhe ndaj kolegëve të tij demokratë për mungesë etike, njëherësh duke adresuar një kritikë ndaj kundërshtarëve politikë.
    “Mua nuk më keni parë t’i bie tavolinave, nuk keni për të më parë ndonjëherë t’i bie tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim. Ju bëj thirrje, edhe ju zoti Balla, mos e etiketoni të gjithë grupin parlamentar se nuk është e sjellshme. Një pjesë e grupit të PD-së, që është pjesa më e madhe, duan që të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan të flasin. Nuk kam asgjë personale, nuk ia zë askujt emrin me gojë se nuk kam qejf që të ma zërë askush emrin me gojë. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD-së, aq më tepër që një pjesë prej nesh, gjashtë prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji”.
    Këto fraza të Ndojës, dikur dhe shënjestër akuzash nga kryeministri Rama si “prokuror i krimit”, imponuan dhe vlerësimin  nga ana e kryeparlamentarit Peleshi.
    “E vlerësoj shumë fjalën tuaj. Besoj te fjala opozitare e fortë. Jo vetëm unë po kushdo qoftë këtu, nuk e ka për kënaqësi të ndërpresë fjalën e deputetit”, tha socialisti në krye të jetës parlamentare. /tesheshi.com/

  • Laçi: Do të japim gjithçka, ndeshje e vështirë dhe vendimtare ndaj Serbisë

    Laçi: Do të japim gjithçka, ndeshje e vështirë dhe vendimtare ndaj Serbisë

    Kjo ndeshje e radhës e kombëtares shqiptare pritet të jetë një sfidë e vështirë dhe vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Botërorin 2026. Futbollistët kuqezinj e perceptojnë transfertën e Leskovacit kundër Serbisë si një test të madh profesionalizmi, ku qetësia, koncentrimi dhe detajet do të bëjnë diferencën. Objektivi i tyre është i qartë: të marrin 3 pikët dhe të afrohen më shumë me “play off”-in, si shansi i vetëm për kualifikim në Kupën e Botës. Qazim Laçi bëri prognozën e tij në konferencë për shtyp:
    Sa e vështirë është të ruash balancën emocionale me atë profesionale para Serbisë?Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, mund t’a them edhe vendimtare. Ne jemi profesionistë, jemi mësuar me preisonin. Objektivi janë 3 pikët. Ëndrra jonë për të shkuar në Botëror kërkon patjetër fitoren në këtë ndeshje.
    A e keni arritur formën optimnale?Kur je me kombëtaren duhet të japësh më shumë se 100%, pasi e ke detyrim. Kam dhënë maksimumin me Shqipërinë, kështu do të vazhdoj. Shpresojë për një fitore në Serbi.
    Si përjetohet një ndeshje e tillë?Do të këtë shumë emocione kjo ndeshje. Si profesionistë duhte të jemi të qetë, të shikojmë çdo detaj të lojës, jo atë që ndodh jashtë fushe. Pikërisht kjo gjë do të bëjë diferencën.
    Cili do të jetë çelësi i ndeshjes?Ne përgatitemi në bazë të kundështarit përballë. Në ndeshjen e parë me Serbinë treguam maturi, e evituam presionin. Kishim mundësi të fitonim. Nga ana jonë, duhet të jemi të përqendruar. Detajet do ta bëjnë diferencën. Të dyja ekipet do të jenë të mbyllura.
    Stadiumi do të jetë me kapacitet të reduktuar, Serbia nuk ndodhet në kushtet më të mira. Si i shikoni shanset për fitore?Presim një ndeshje të fortë. Do të përgatitemi për 3 pikët, sepse janë vendimtare për ëndrrën e Botërorit.

  • “Bashkë po bëjmë diferencën”, Albana Vokshi sjell mesazhin e fuqizimit: Demokracia forcohet nga lidershipi i grave

    “Bashkë po bëjmë diferencën”, Albana Vokshi sjell mesazhin e fuqizimit: Demokracia forcohet nga lidershipi i grave

    Ligjvënësja demokrate, Albana Vokshi shprehet se demokracitë forcohen, kur kur gratë marrin përgjegjësi dhe hapin rrugë për një brez të ri.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, bashkangjitur foto në ditën e fundit të konferencës “Making the difference: from influencers to decision makers”, Vokthi tha u dha një leksion i vlefshëm mbi lidershipin dhe besimin, nga Margareta Cederfelt, deputete e Suedisë dhe ish-presidente e OSCE PA, e cila ndau përvojën e saj shumëvjeçare si grua në politikë.
    ‘Për t’u bërë e zgjedhur, duhet të jesh e besueshme; për të fituar besim, duhet të jesh e qëndrueshme”, shkruan Vokshi në facebook.
    Statusi
    Fundi i një konference që frymëzoi ndryshim!
    Në ditën e fundit të konferencës “Making the difference: from influencers to decision makers”, morëm një leksion të vlefshëm mbi lidershipin dhe besimin nga znj. Margareta Cederfelt, deputete e Suedisë dhe ish-presidente e OSCE PA, e cila ndau përvojën e saj shumëvjeçare si grua në politikë:
    Për t’u bërë e zgjedhur, duhet të jesh e besueshme; për të fituar besim, duhet të jesh e qëndrueshme.
    Në përmbyllje të këtyre tre ditëve të mbushura me ide dhe përvojë, së bashku me Alva-Li Borgs nga Jarl Hjalmarson Foundation ndamë konkluzionin e përbashkët:
    Demokracia forcohet kur gratë marrin përgjegjësi dhe hapin rrugë për një brez të ri
    Falënderim të veçantë për të gjitha gratë e angazhuara në këtë udhëtim politik e njerëzor.
    Bashkë, po bëjmë diferencën!

     

  • Donadoni: Pavarësisht se është në prag të të 40-tave, Modriç do të bëjë diferencën në Serie A

    Donadoni: Pavarësisht se është në prag të të 40-tave, Modriç do të bëjë diferencën në Serie A

    19 Gusht 2025

    9:51

    Alfred Lleshi

    Roberto Donadoni ka dhënë mendimin e tij për atë që Luka Modric mund të sjellë te Milani. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ai tha: “Kroati ka njohje të jashtëzakonshme të lojës, përvojë dhe personalitet të mjaftueshëm për të bërë diferencën në Serie A edhe në prag të të 40-ave. Mosha, sigurisht mund të ndikojë në sasinë e minutave që do të luajë, por jo në cilësinë e lojës. E pamë edhe në Kupën e Italisë kundër Barit. Gjithashtu, nuk duhet harruar që Milani nuk luan në kupat europiane këtë sezon, kështu që Modric do të ketë një javë për të marrë frymë midis një ndeshjeje dhe tjetrës”.
    Çfarë mendon për blerjet e tjera të Milanit?Që nga Jashari e deri te Estupinan dhe De Winter, klubi kuqezi ka zgjedhur profile interesante kësaj vere, por duhet të konfirmohen në nivel shumë të lartë. Sipas meje, të gjithë i kanë cilësitë për ta bërë hapin e madh, por po pres të shoh edhe se cili do të vijë në sulm për të dhënë një gjykim përfundimtar.
    Objektivi kryesor duket të jetë Hojlund. A ju bind ai?Është një sulmues i ri, që tashmë e ka provuar Serie A. Kjo është një gjë pozitive. Pastaj çdo sulmues ka karakteristika të rëndësishme, por shumë nuk marrin parasysh sa e rëndësishme është puna kolektive e skuadrës për performancën e një sulmuesi. Hojlund më duket pikërisht tipi i lojtarit që finalizon manovrat e shokëve të skuadrës, me tipare të qarta. Nuk është lloji i sulmuesit që i krijon rastet vetë, duke nisur ‘solo’ dhe dribluar kundërshtarët. Nuk do të harroja gjithashtu Gimenez, që e ka nisur me mentalitetin e duhur.

  • Shteti hap “derën” për rivlerësimin e pronave/ Tatimi, vetëm 5% mbi diferencën

    Shteti hap “derën” për rivlerësimin e pronave/ Tatimi, vetëm 5% mbi diferencën

    Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektvendimin për miratimin e metodologjisë,rregullat dhe procedurat e përcaktimit të vlerës së taksueshme për pasuritë e paluajtshme që pritet të nis vitin e ardhshëm.
    Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut. Kjo nismë e re synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.

    Ndryshe nga herët e mëparshme, ku norma e tatimit mbi rivlerësimin varionte nga 1 deri në 3 për qind, këtë herë tatimi do të jetë 5% mbi diferencën e vlerës. Ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi, ndërsa për subjektet juridike do të kërkohet rivlerësim nga ekspertë të licencuar.
    Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndersa buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.
    Edhe rivlerësimi i fundit kishte normë tatimi 3%. Udhëzimet konkrete për zbatimin e procesit pritet të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përmes një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Kadastrës.

     

  • Si të reagoni pas një pickimi insekti? Ja hapat e thjeshtë që bëjnë diferencën në verë

    Si të reagoni pas një pickimi insekti? Ja hapat e thjeshtë që bëjnë diferencën në verë

    Vera nuk sjell vetëm rreze dielli dhe pushime – ajo është gjithashtu sezoni i insekteve. Nga mushkonjat bezdisëse te bletët dhe grerëzat më të rrezikshme, pickimet janë të shpeshta dhe ndonjëherë problematike. Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas një pickimi, për të shmangur komplikimet:
    1. Qetësohuni dhe analizoni çfarë ju ka pickuarShumica e pickimeve kalojnë vetë, por është e rëndësishme të kuptoni nëse bëhet fjalë për një mushkonjë të zakonshme apo për një insekt me thumb, si bleta apo grerëza. Kjo ndihmon në mënyrën si do reagoni.
    2. Kontrolloni për thumb dhe hiqeni me kujdesNëse është bletë, ka mundësi që thumbi të ketë mbetur në lëkurë. Mos e shtrydhni me gishta – përdorni një kartë plastike për ta shtyrë lehtë jashtë, duke shmangur përhapjen e helmit.
    3. Lani menjëherë zonën e prekurPastrimi me ujë dhe sapun është hapi më i thjeshtë, por shpesh i anashkaluar. Ai ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe qetëson lëkurën.
    4. Vendosni një kompresë të ftohtëNjë leckë e lagur me ujë të ftohtë ose pak akull mbi zonën e pickimit redukton enjtjen, skuqjen dhe kruarjen. Mbajeni për 10-15 minuta.
    5. Aplikoni krem qetësuesKremrat antihistaminikë, locionet me aloe vera ose për raste më të forta, kortizonikët (me rekomandim mjeku) mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.
    6. Ndiqni reagimet e trupitNëse ndjeni fryrje të pazakontë, vështirësi në frymëmarrje, marramendje apo skuqje të përhapur, mos humbni kohë – mund të jetë një reaksion alergjik i rëndë dhe kërkon ndihmë mjekësore urgjente.
    7. Mbroni veten për herën tjetërParandalimi është çelësi: vishni rroba të gjata në natyrë, përdorni sprej kundër insekteve dhe shmangni zonat me ujëra të ndenjura ose bimësi të dendur, ku insektet shumohen.
    Kujdesi i menjëhershëm dhe vëmendja ndaj sinjaleve të trupit bëjnë diferencën. Vera është për t’u shijuar – jo për t’u kruar!