Tag: diferencë

  • Hipotezat e çmendura/ Kosova njësoj si Italia dhe Turqia, ja sa gola duhen për të arritur… misionin e pamundur

    Hipotezat e çmendura/ Kosova njësoj si Italia dhe Turqia, ja sa gola duhen për të arritur… misionin e pamundur

    Kosova arriti një fitore historike ndaj Sllovenisë me rezultatin 0-2, duke siguruar “play-off”-in e Botërorit 2026, ndërkohë në aspektin matematikor, ekziston një hipotezë e çmendur, që “Dardanët” të synojnë vendin e parë, edhe pse në praktikë kemi të bëjmë me një… mision i pamundur.
    Përfaqësuesja e Franko Fodës, ndodhet në pozita thuajse të njëjta me Italinë dhe Turqinë. Të kaltërve të Gatuzos i duhet të mposhtin me 9 gola diferencë Norvegjinë, për t’i rrëmbyer vendin e parë, Turqia duhet të mposhtë me 7 gola diferencë Spanjën, për ta mbyllur grupin në vendin e parë, ndërkohë që Kosova duhet të triumfojë me 6 gola diferencë ndaj Zvicrës, për t’i parakaluar në renditje helvetët. Hipoteza këto në kufijtë ekstreme të çmendurive!

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Shqipëria mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

    Shqipëria mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

    Shqipëria mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje
    Studimi i Institutit të Vjenës tregon se Shqipëria po i afrohet Bashkimit Evropian kryesisht në digjitalizim, me vetëm 9 vite diferencë nga mesatarja e BE-së. Por vendi mbetet shumë prapa në arsim, mjedis, infrastrukturë dhe qeverisje, ku diferencat shkojnë deri në mbi 100 vite. Ndërsa në kuadrin rajonal vendet e Ballkanit Perëndimor shfaqin ritme të pabarabarta progresi.
    Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike nëpërmjet iniciativës “Converge2eu”, ka mbledhur të dhëna mbi progresin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si pjesë e Procesit të Berlinit.
    Pas pezullimit të zgjerimit të BE-së në vitin 2014, u krijua Procesi i Berlinit, si urë lidhëse midis unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
    Për këto vende, studimi ka vlerësuar progresin drejt BE-së në raport me 8 fusha, si: Ekonomia, zhvillimi social, shëndetësia, arsimi, mjedisi, qeverisja, digjitalizimi e infrastruktura. Të dhënat e këtij studimi u paraqitën në forumin ‘Ignita’, të mbajtur në Prizren të Kosovës tetorin e këtij viti.
    Studimi gjithashtu u kujdes të jepte rekomandime në raport me fokusin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor si kusht për anëtarësim në BE. Instituti i Vjenës thekson se mjedisi, arsimi e infrastruktura duhet të jenë fokusi kryesor i politikëbërësve në të gjashta vendet. Nga ana tjetër, studimi thekson se i vetmi aspekt ku të gjitha vendet kanë përparim të dukshëm e afërsi me standardet e BE-së, është digjitalizimi. Në këtë kategori, studimi e vlerëson Shqipërinë me vetëm 9 vite diferencë nga vendet e Bashkimit Evropian
    Sipas ekonomistit të Institutit të Vjenës, Branimir Jovanoviç, “‘Converge2eu’ synon të riformulojë konceptin e përputhshmërisë me standardet e BE-së, duke u fokusuar te mënyra se si njerëzit në rajon jetojnë realisht, si krahasohet kjo me Bashkimin Evropian dhe nëse këto kushte po përmirësohen apo jo” – duke nënvizuar edhe njëherë thellësinë e rëndësinë e këtij studimi.
    Renditja e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor
    Në aspektin ekonomik, Shqipëria renditet e dyta për nga afërsia me standardet e BE-së. Serbia renditet e para me 35 vite larg BE-së, Shqipëria e dyta me 53 vite, të ndjekura nga Maqedonia e Veriut 59 vite, e Mali i Zi me 72 vite. Studimi vlerëson më tej se Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë të dyja mbi 100 vite larg standardit ekonomik të BE-së.
    Por e kundërta vlerësohet në aspektin social, ku Kosova renditet e para. Sipas studimit sistemi i mbështetjes sociale të Kosovës është 19 vite larg atij të Bashkimit Evropian, ndërsa e dyta renditet Serbia me 51 vite largësi nga BE-ja. Renditja më pas vijon me Malin e Zi me një diferencë prej 59 vitesh dhe nga Shqipëria, që sipas studimit ka 71 vite diferencë me BE-në kur vjen puna te mbrojtja sociale. Në fund ndodhet Maqedonia e Veriut me mbi 100 vite diferencë nga standardet e BE-së, ndërsa sistemi social boshnjak gjykohet nga Instituti si në largim nga standardet e BE-së.
    Kur flitet për shëndetësinë, Instituti gjykon se progresin më të ndjeshëm e ka bërë Maqedonia e Veriut, ku sistemi shëndetësor ka 7 vite diferencë nga ai i BE-së. Mali i Zi renditet i dyti me 17 vite, ndërkaq që Shqipëria renditet e treta me 39 vite diferencë nga standardi shëndetësor i BE-së. Kosova renditet e katërta me 41 vite nga BE. Raporti vë në fund të klasifikimit Bosnje-Hercegovinën me 89 vite diferencë nga BE-ja dhe Serbinë si të fundit, me mbi 100 vite diferencë nga standardet e BE-së për sistemin shëndetësor.
    Arsimi, i cili u përmend në raport si pikë e veçantë tek e cila të gjitha vendet duhet të investojnë, renditet si fusha më e dobët e pothuajse të gjitha vendeve. Me përjashtim të Bosnje-Hercegovinës, sistemi arsimor i së cilës ka 18 vite diferencë me standardet e BE-së, vendet e tjera, duke përfshirë dhe Shqipërinë, vlerësohen si në largim nga standardet e BE-së.
    E njëjta situatë paraqitet në aspektin e politikave mjedisore, ku të gjitha vendet paraqiten me problematika të thella. Shqipëria sipas studimit është të paktën 100 vite larg BE-së në këtë aspekt, e po ashtu dhe Kosova. Të gjitha vendet e tjera nga ana tjetër vlerësohen si në largim nga standardet e Bashkimit Evropian.
    Cilësia e qeverisjes për të gjashta vendet ishte gjithashtu objekt studimi. Kosova vlerësohet si me qeverisje më afër Unionit në raport me vendet e tjera, 26 vite larg standardit të BE-së. Renditja vijon me Maqedoninë e Veriut me cilësi qeverisjeje 40 vite larg BE-së, të ndjekura nga Mali i Zi me një diferencë prej 57 vitesh, e Shqipëria që ndodhet 64 vite larg BE-së në qeverisje. Serbia renditet e parafundit me mbi 100 vite diferencë në qeverisje nga standardi i BE-së, ndërkaq që Bosnje-Hercegovina është i vetmi vend i renditur si në largim nga standardet e BE-së në fushën e qeverisjes.
    Raporti i Institutit vëren arritje nga Ballkani Perëndimor në digjitalizim, ku në Serbi është 4 vite larg atij të BE-së, ndërkaq që në Shqipëri diferenca me BE-në është 9 vite. Serbia e Shqipëria ndiqen nga Maqedonia e Veriut me 16 vite larg nga niveli i digjitalizimit të Unionit, e nga Mali i Zi me 63 vite. Bosnje-Hercegovina vlerësohet si në largim nga standardet e BE-së.
    Infrastruktura e vendeve të Ballkanit Perëndimor lë për të dëshiruar në raport me standardet e BE-së. Kjo konfirmohet edhe nga studimi që vlerëson se infrastruktura e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës është mbi 100 vite larg BE-së, me Kosovën që renditet edhe më ulët, me cilësi infrastrukture në largim nga standardet e BE-së.
    Renditja e secilit vend
    Ekipi i Amforës përpunoi renditjen e përgjithshëm të vendeve në një tabelë të pikëzuar, e cila ka për qëllim të tregojë afërsinë dhe largësinë e vendeve të Ballkanit Perëindor në raport me standardet e BE-së.
    Si metodologji është përdorur një rankim sasior e cilësor i të gjitha kategorive. Rankimi cilësor i ponderuar 60% për nga rëndësia, ndërkaq që rankimi sasior 40%. Për rankimin sasior, kategori të ndryshme largësish nga standardi i BE-së pikëzohen si më poshtë: 0–10 vjet → 5 pikë, 11–30 vjet → 4 pikë, 31–60 vjet → 3 pikë, 61–100 vjet → 2 pikë, mbi 100 vjet → 1 pikë, “Diverging” (duke u larguar) → 0 pikë.
    Në total, maksimalja që Amfora i jep një shteti të Ballkanit Perëndimor është 40 pikë e minimalja zero. Ndërkaq metoda cilësore vë si më të rëndësishme digjitalizimin, ekonominë, qeverisjen e mjedisin, duke bërë një rankim në bazë të këtyre kritereve. Të dyja metodat e përmbledhura japin grafikën e mëposhtme.
    Metodologjia e studimit të Institutit të Vjenës

  • Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

    Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në arsim, infrastrukturë dhe qeverisje

    Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike nëpërmjet iniciativës “Converge2eu”, ka mbledhur të dhëna mbi progresin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si pjesë e Procesit të Berlinit.
    Pas pezullimit të zgjerimit të BE-së në vitin 2014, u krijua Procesi i Berlinit, si urë lidhëse midis unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
    Për këto vende, studimi ka vlerësuar progresin drejt BE-së në raport me 8 fusha, si: Ekonomia, zhvillimi social, shëndetësia, arsimi, mjedisi, qeverisja, digjitalizimi e infrastruktura. Të dhënat e këtij studimi u paraqitën në forumin ‘Ignita’, të mbajtur në Prizren të Kosovës tetorin e këtij viti.
    Studimi gjithashtu u kujdes të jepte rekomandime në raport me fokusin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor si kusht për anëtarësim në BE. Instituti i Vjenës thekson se mjedisi, arsimi e infrastruktura duhet të jenë fokusi kryesor i politikëbërësve në të gjashta vendet. Nga ana tjetër, studimi thekson se i vetmi aspekt ku të gjitha vendet kanë përparim të dukshëm e afërsi me standardet e BE-së, është digjitalizimi. Në këtë kategori, studimi e vlerëson Shqipërinë me vetëm 9 vite diferencë nga vendet e Bashkimit Evropian.
    Sipas ekonomistit të Institutit të Vjenës, Branimir Jovanoviç, “‘Converge2eu’ synon të riformulojë konceptin e përputhshmërisë me standardet e BE-së, duke u fokusuar te mënyra se si njerëzit në rajon jetojnë realisht, si krahasohet kjo me Bashkimin Evropian dhe nëse këto kushte po përmirësohen apo jo” – duke nënvizuar edhe njëherë thellësinë e rëndësinë e këtij studimi.
    Renditja e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor
    Në aspektin ekonomik, Shqipëria renditet e dyta për nga afërsia me standardet e BE-së. Serbia renditet e para me 35 vite larg BE-së, Shqipëria e dyta me 53 vite, të ndjekura nga Maqedonia e Veriut 59 vite, e Mali i Zi me 72 vite. Studimi vlerëson më tej se Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë të dyja mbi 100 vite larg standardit ekonomik të BE-së.
    Por e kundërta vlerësohet në aspektin social, ku Kosova renditet e para. Sipas studimit sistemi i mbështetjes sociale të Kosovës është 19 vite larg atij të Bashkimit Evropian, ndërsa e dyta renditet Serbia me 51 vite largësi nga BE-ja. Renditja më pas vijon me Malin e Zi me një diferencë prej 59 vitesh dhe nga Shqipëria, që sipas studimit ka 71 vite diferencë me BE-në kur vjen puna te mbrojtja sociale. Në fund ndodhet Maqedonia e Veriut me mbi 100 vite diferencë nga standardet e BE-së, ndërsa sistemi social boshnjak gjykohet nga Instituti si në largim nga standardet e BE-së.
    Kur flitet për shëndetësinë, Instituti gjykon se progresin më të ndjeshëm e ka bërë Maqedonia e Veriut, ku sistemi shëndetësor ka 7 vite diferencë nga ai i BE-së. Mali i Zi renditet i dyti me 17 vite, ndërkaq që Shqipëria renditet e treta me 39 vite diferencë nga standardi shëndetësor i BE-së. Kosova renditet e katërta me 41 vite nga BE. Raporti vë në fund të klasifikimit Bosnje-Hercegovinën me 89 vite diferencë nga BE-ja dhe Serbinë si të fundit, me mbi 100 vite diferencë nga standardet e BE-së për sistemin shëndetësor.
    Arsimi, i cili u përmend në raport si pikë e veçantë tek e cila të gjitha vendet duhet të investojnë, renditet si fusha më e dobët e pothuajse të gjitha vendeve. Me përjashtim të Bosnje-Hercegovinës, sistemi arsimor i së cilës ka 18 vite diferencë me standardet e BE-së, vendet e tjera, duke përfshirë dhe Shqipërinë, vlerësohen si në largim nga standardet e BE-së.
    E njëjta situatë paraqitet në aspektin e politikave mjedisore, ku të gjitha vendet paraqiten me problematika të thella. Shqipëria sipas studimit është të paktën 100 vite larg BE-së në këtë aspekt, e po ashtu dhe Kosova. Të gjitha vendet e tjera nga ana tjetër vlerësohen si në largim nga standardet e Bashkimit Evropian.
    Cilësia e qeverisjes për të gjashta vendet ishte gjithashtu objekt studimi. Kosova vlerësohet si me qeverisje më afër Unionit në raport me vendet e tjera, 26 vite larg standardit të BE-së. Renditja vijon me Maqedoninë e Veriut me cilësi qeverisjeje 40 vite larg BE-së, të ndjekura nga Mali i Zi me një diferencë prej 57 vitesh, e Shqipëria që ndodhet 64 vite larg BE-së në qeverisje. Serbia renditet e parafundit me mbi 100 vite diferencë në qeverisje nga standardi i BE-së, ndërkaq që Bosnje-Hercegovina është i vetmi vend i renditur si në largim nga standardet e BE-së në fushën e qeverisjes.
    Raporti i Institutit vëren arritje nga Ballkani Perëndimor në digjitalizim, ku në Serbi është 4 vite larg atij të BE-së, ndërkaq që në Shqipëri diferenca me BE-në është 9 vite. Serbia e Shqipëria ndiqen nga Maqedonia e Veriut me 16 vite larg nga niveli i digjitalizimit të Unionit, e nga Mali i Zi me 63 vite. Bosnje-Hercegovina vlerësohet si në largim nga standardet e BE-së.
    Infrastruktura e vendeve të Ballkanit Perëndimor lë për të dëshiruar në raport me standardet e BE-së. Kjo konfirmohet edhe nga studimi që vlerëson se infrastruktura e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës është mbi 100 vite larg BE-së, me Kosovën që renditet edhe më ulët, me cilësi infrastrukture në largim nga standardet e BE-së.
    Renditja e secilit vend
    Ekipi i Amforës përpunoi renditjen e përgjithshëm të vendeve në një tabelë të pikëzuar, e cila ka për qëllim të tregojë afërsinë dhe largësinë e vendeve të Ballkanit Perëindor në raport me standardet e BE-së.
    Si metodologji është përdorur një rankim sasior e cilësor i të gjitha kategorive. Rankimi cilësor i ponderuar 60% për nga rëndësia, ndërkaq që rankimi sasior 40%. Për rankimin sasior, kategori të ndryshme largësish nga standardi i BE-së pikëzohen si më poshtë: 0–10 vjet → 5 pikë, 11–30 vjet → 4 pikë, 31–60 vjet → 3 pikë, 61–100 vjet → 2 pikë, mbi 100 vjet → 1 pikë, “Diverging” (duke u larguar) → 0 pikë.
    Në total, maksimalja që Amfora i jep një shteti të Ballkanit Perëndimor është 40 pikë e minimalja zero. Ndërkaq metoda cilësore vë si më të rëndësishme digjitalizimin, ekonominë, qeverisjen e mjedisin, duke bërë një rankim në bazë të këtyre kritereve. Të dyja metodat e përmbledhura japin grafikën e mëposhtme.

    Metodologjia e studimit të Institutit të Vjenës

    Për secilën nga 8 fushat e përzgjedhura të studimit – ekonomia, shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale, digjitalizimi, mjedisi, qeverisja e infrastruktura – studiuesit e Institutit të Vjenës kanë përzgjedhur disa kategori që janë përdorur për t’i vlerësuar këto fusha. Për ekonominë, studimi ka përdorur kategori si prodhimi për frymë, të ardhurat mesatare bruto, paga minimale, pensionet mesatare dhe produktiviteti për punëtor.
    Për shembull, paga minimale në Shqipëri është 385 euro, e cila sipas studimit është 40 vite larg pagës minimale të BE-së. Në Serbi, paga minimale është 544 euro, të cilën studimi e vlerëson si 25 vite larg pagës minimale të BE-së. Ky krahasim është bërë për të gjashta vendet, në tetë fushat objekt të këtij studimi, duke përdorur nënkategoritë e mësipërme për të nxjerrë konkluzionet.
    Në aspektin social, studimi ka përdorur metrika si papunësia, punësimi, varfëria, pabarazia dhe pabarazia gjinore në punësim. Për shëndetësinë, janë përdorur si indikatorë shpenzimi publik për shëndetësinë, jetëgjatësia, vdekshmëria e të vegjëlve, numri i krevateve të spitaleve dhe numri i mjekëve. Niveli i arsimit është vlerësuar në gjashtë vendet duke përdorur fusha studimi si shpenzimet publike për arsimin, pikët në PISA, regjistrimi e diplomimi në dhe nga shkolla e lartë, fuqia punëtore me arsim të lartë dhe norma NEET (individët që nuk janë as në punë, as në shkollë e as nuk po trajnohen).
    Cilësia mjedisore në gjashtë vendet bazohet në tregues si vdekja e parakohshme, përqindja e energjisë së rinovueshme në treg, intensiteti energjetik, intensiteti i përdorimit të karbonit dhe ripërdorimi i mbetjeve.
    Qeverisja, një aspekt shumë i rëndësishëm për çdo vend, është matur nga studimi duke përdorur metrika si zëri dhe llogaridhënia, stabiliteti politik, efikasiteti qeverisës, cilësia rregullatore, rendi ligjor dhe korrupsioni. Studimi e mat shkallën e digjitalizimit të vendeve nëpërmjet numrit të banesave me akses në internet, përdorimit të shërbimeve online të shtetit, sipërmarrjeve me website, eksporteve të shërbimeve me ICT (Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit), vlerave të shtuara e punësimit në ICT. Së fundmi, studimi vlerëson infrastrukturën e të gjashta vendeve duke marrë parasysh tregues si gjatësia e rrugëve, numri i shinave hekurudhore, numri i aeroporteve dhe kapaciteti i elektricitetit të instaluar.
    Rankimi i Shqipërisë
    Sipas studimit ka një numër të lartë fushash në të cilat Shqipëria po largohet nga standardi i BE-së. Kjo përfshin pensionin mesatar, shpenzimin publik për shëndetësinë, numrin e mjekëve, hapësirën gjinore në punësim, shpenzimin publik për arsimin, pikët mesatare të PISA-s, intensitetin e karbonit, rikuperimin e mbeturinave, zërin e llogaridhënies, stabilitetin politik, cilësinë rregullatore, eksportet në shërbimet ICT dhe numrin e shinave hekurudhore.
    Ndërkaq, Shqipëria është mbi 30 vite larg BE-së në fusha si norma e arsimimit të lartë (47 vite larg), vdekjet e parakohshme (60 vite larg), intensiteti energjetik (84 vite larg), kontrolli i korrupsionit (31 vite larg), vlera e shtuar në shërbimet ICT (56 vite larg), punësimi në sektorin ICT (44 vite larg) dhe numri i aeroporteve (33 vite larg). Po ashtu, studimi e rendit Shqipërinë si mbi 100 vite larg BE-së në tregues si numri i individëve që nuk janë në shkollë, punë apo trajnim (norma NEET), si edhe në gjatësinë e rrugëve dhe kapacitetin e instalimeve elektrike.
    Studimi gjithashtu nxjerr në pah edhe fusha ku standardi i Shqipërisë është në përputhje me atë të Bashkimit Evropian. Këto kategori përfshijnë fuqinë punëtore me arsimim të përparuar, përqindjen në treg të energjisë së rinovueshme, numrin e familjeve me akses në internet dhe përdorimin e shërbimeve qeveritare digjitale.
    Së fundmi, duket se Shqipëria ka bërë progres në një sërë fushash, por ka mangësi të theksuara në arsim, mjedis, infrastrukturë e qeverisje. Reformat e qenësishme institucionale por edhe shoqërore mbeten kyçe për arritjen e standardeve të BE-së edhe në këto fusha./Amfora.al

  • Nëse keni këtë diferencë moshe nga partneri/ja keni 3% gjasa për t’u ndarë…

    Nëse keni këtë diferencë moshe nga partneri/ja keni 3% gjasa për t’u ndarë…

    Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, thuhet se sa më e madhe të jetë hendeku i diferencës në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata deklarojnë se një boshllëk prej një viti është “pika e ëmbël”, domethënë opsioni më ideal.
    Pas analizimit të 3.000 personave, u zbulua se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kishin 18 për qind më shumë gjasa të ndaheshin në krahasim me çiftet e të njëjtës moshë. Kjo për shkak se afërsia në moshë të përball gati me të njëjtat dëshira, qëllime dhe koncepte për të ardhmen.
    Imagjinoni një 25-vjecare e cila është në një marrëdhënie me një burrë 32-vjeçar, i cili ka përfunduar universitetin është në një punë dhe ka mbushur disa nga boshllëqet që 25-vjecarja ka në jetën e saj.
    E pa u shkëputur nga kjo ide imagjinoni qëllimet e të dyve për të ardhmen, në kokën e vajzës mbizotëron ideja e karrierës, profesionit dhe punës ndërsa në mendjen e burrit 32-vjeçar ajo e familjes, fëmijës dhe të qenurit baba.
    Pikërisht këto mendime të largëta, nxisin shkëndijat e para të debateve që përfundojnë në ndarje. Për këto arsye ndryshe nga opinioni popullor, studiuesit besojnë se më idealja është një dallim njëvjeçar në moshë mes bashkëshortëve dhe ata kanë një shans shumë më të ulët për t’u ndarë, që arrin në vetëm tre për qind.

  • Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humb mandatin me 10 vota diferencë

    Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humb mandatin me 10 vota diferencë

    Përfundon rinumërimi i kutive të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Fier.

    E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Çaushi humbi mandatin me 10 vota diferencë.
    Çaushi kishte 64 vota më shumë se sa Maldrita Bardho në numërimin e votave të 11 majit dhe me rinumërimin i janë hequr 48 vota të padrejta.
    Bardho arriti t’ia rrëmbente mandatin Çaushit me 10 vota diferencë pasi iu shtuan 26 vota pas rinumërimit.
    Me humbjen e mandatit, nuk do të arrijmë të shikojmë përballjen në Kuvend mes Çaushit dhe Gazment Bardhit.
    Dy kandidatët kanë sulmuar njëri-tjetrin në distancë që prej nisjes së fushatës.
    Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendonte një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste, gjë e cila nuk u arrit.
     

    Top Channel

  • Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Uau, muzikë për veshët e mi

    Senati miratoi projektligjin e shpenzimeve, reagon Trump: Uau, muzikë për veshët e mi

    Republikanët e Senatit miratuan me një diferencë të ngushtë paketën e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump të martën, pas një përpjekjeje të gjatë disa ditore për të siguruar mbështetjen e kundërshtarëve kryesorë.

    Menjëherë ka ardhur reagimi i Trump i cili shprehet “Uau, muzikë për veshët e mi”.
    Projektligji u miratua me një diferencë të ngushtë pasi nënkryetari JD Vance bëri votën e tij përcaktuese të barazimit.
    “Ai po bën një punë të mirë,” tha Trump në një prononcim për gazetarët.
    Projektligji tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve ku pritet të votohet nesër.

    Top Channel

  • A humb mandat “Mundësia” nga rinumërimi? Agron Shehaj: 1200 vota janë diferencë e madhe, nuk mund të përmbysen

    A humb mandat “Mundësia” nga rinumërimi? Agron Shehaj: 1200 vota janë diferencë e madhe, nuk mund të përmbysen

    Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i ftuar në “Opinion” në News24, u shpreh se rezultati nuk do të ndryshojë nga rinumërimi i kutive në Tiranë dhe subjekti që ai drejton nuk mund të humbë mandat.
    Shehaj thotë se 1200 vota diferencë është shumë e madhe dhe nuk ka mundësi të përmbysen nga procesi i rinumërimit.
    Agron Shehaj: “1200 vota diferencë nuk është një rezultat i ngushtë. Rinumërimi nuk ka për të nxjerrë një rezultat ndryshe. Ndërkohë që flitet se do të nisë rinumërimi, ne kemi parë videot, PD nuk i është mohuar asnjë votë, përkundrazi, mund të ketë marrë disa vota që nuk i takonin. Është një numër i papërfillshëm.
    Nuk mund të flasim për manipulim, mund të jenë edhe thjesht gabime njerëzore. Ajo që del nga rinumërimi që kemi bërë ne, nuk ka asnjë mundësi që diferenca e 1200 votave të përmbyset, përkundrazi, mund të rritet.”

  • Ushqimet bazë, ku Shqipëria është më e shtrenjtë

    Ushqimet bazë, ku Shqipëria është më e shtrenjtë

    Nga të dhënat rezulton se sheqeri është 39% më i shtrenjtë në Shqipëri, 0.97 euro për kilogram krahasuar me Gjermaninë, 0.70 euro për kg.Edhe vaji i lulediellit ka një diferencë të ndjeshme, me 1.50 euro për litër në Gjermani kundrejt 1.99 euro në Shqipëri, me një diferencë 24%. Ndërkohë, produktet si patatet, qepët dhe orizi kushtojnë ndjeshëm më lirë në Gjermani – deri në 40% më pak. Pro…

  • Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në Lezhë, Admir Kadeli i PS-së i merr mandatin Marjeta Nelit me vetëm 26 vota diferencë

    Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në Lezhë, Admir Kadeli i PS-së i merr mandatin Marjeta Nelit me vetëm 26 vota diferencë

    Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët në qarkun Lezhë.

    Pasi janë numëruar 12290 zarfat e diasporës, Admir Kadeli i Partisë Socialistë ka arritur t’i marrë vendin në parlament Marjeta Nelit me vetëm 26 vota diferencë.
    Pas numërimit të kutive të qarkut Lezhë, Neli udhëhiqte ne një diferencë prej 1145 votash ndaj Kadelit.
    Pas numërimit të të gjitha zarfeve të diasporës, djali i ish-deputetit të ndjerë të PS-së Gjovalin Kadelit arriti të grumbullonte 7586 vota kundrejt 7559 vota të koleges Neli, duke marrë kështu mandatin e vetëm të listës së hapur që PS fitoi më 11 Maj

    Top Channel

  • Gara për Tiranën! Xhaçka diferencë të ngushtë me Gjylametin, Rakipi lë pas Qefalinë, Tabaku kryeson nga PD

     
    TIRANË-Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në total. 
    Në kampin socialist, Olta Xhaçka kryeson me një diferencë të ngushtë ndaj Blerina Gjylametit me 69 vota, duke siguruar një vend në Parlamentin e ri. Xhaçka ka siguruar 6.039 vota, ndërsa Gjylameti 5.970 vota. 
    Po brenda PS-së, Orlando Rakipi ka një epërsi prej 447 votash ndaj Xhemal Qefalisë. Një tjetër emër që ka siguruar mandat nga lista e hapur është ministrja Anila Denaj, e cila u zgjodh përmes kuotës gjinore.
    Nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku kryeson nga lista e hapur me 20.058 vota. Ajo lë pas Ilir Alimehmetin, me 17.736 vota.