Tag: diesel

  • “12 vite pa ty…!”- Aktori Vin Diesel ndan foto dhe kujtime me Paul Walker nga “Fast and Furious”!

    “12 vite pa ty…!”- Aktori Vin Diesel ndan foto dhe kujtime me Paul Walker nga “Fast and Furious”!

    Showbiz E Shtunë, 29 Nëntor 2025 13:48
    Nesër, e diel 30 nëntor, shënohet 12-vjetori i vdekjes tragjike të aktorit të njohur Paul Walker, në një aksident me makinë.
    Dhe miku i tij, aktori Vin Diesel, nuk mungoi të postonte një foto-mesash për të në rrjetet sociale.

    Të dy aktorët ishin të lidhur nga një miqësi e fortë, si dhe nga bashkëpunimi i tyre në filmin serial “Fast & Furious”.

    Në foton që Diesel ngarkoi në llogarinë e tij personale në Instagram, Paul Walker duket i menduar ndërsa është ulur në disa shkallë.

    Në mbishkrimin e postimit të tij, Vin Diesel shkroi:
    “Dymbëdhjetë vjet… Nesër!”.

  • Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein, të dyshuara si të falsifikuara, bllokohen mallrat në Portin e Durrësit

    Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein, të dyshuara si të falsifikuara, bllokohen mallrat në Portin e Durrësit

    Janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara në Portin e Durrësit.

    Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
    Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.
    Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.

    Top Channel