Tag: diellore

  • Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë

    Lushnje, panele diellore në kopshte e shkolla/ Synohet ulja e kostove për energjinë

    Instalimi i rreth 150 paneleve fotovoltaike në gjithsej 6 kopshte dhe shkolla në qytetin e Lushnjës do të mundësojë uljen e shpenzimeve që aktualisht shkojnë për energji, reduktimin e CO2 dhe do të krijojë kushte më të mira dhe një ambient më të pastër për rreth 1 mijë e 500 fëmijë dhe nxënës.
    Instalimi i paneleve diellore do të gjenerojë më shumë se 100 MWh energji të pastër në vit, ndërsa do të reduktohet emetimi i gazrave që shkaktojnë efektin serrë me më shumë se 900 ton CO2.
    Projekti u realizua në kuadër të programit BE për Tranzicionin e Energjisë zbatuar nga GIZ, me fonde nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane.
    Kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, shprehet se qëllimi i projektit është të zerojmë faturat për objektet arsimore.
    “Në tre kopështe dhe një çerdhe që ne e kemi vendosur këtë sistem, sot jemi me zero kosto pagesë fature energjie elektrike, pasi Lushnja ka një fat të mirë që më shumë se 300 ditë të vitit ajo i ka me diell,” tha kryebashkiakja Eriselda Sefa.
    Përfaqësuesja e ambasadës gjermane në Tiranë, Renate Quelle, e lidhi projektin me objektivat e Partneritetit Rajonal për Klimën midis Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor.
    “Përmes Partneritetit Rajonal për Klimën, ne po mbështesim rajonin në realizimin e një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme, përfshirë mbështetjen për zhvillimin dhe miratimin e dokumenteve strategjike. Por një strategji vlen aq sa zbatimi i saj. Ajo që inaugurojmë sot është dëshmi se strategjitë për klimën mund dhe duhet të sjellin rezultate konkrete. Duke pajisur katër kopshte, një çerdhe dhe dy shkolla në Lushnje me sisteme diellore, ne sigurojmë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për fëmijët – ndërkohë që ulim kostot e energjisë dhe përmirësojmë aksesin në kujdes cilësor për nënat dhe familjet. Në këtë mënyrë, ne po fuqizojmë gjeneratën e ardhshme të rritet në një hapësirë të qëndrueshme dhe frymëzuese që vë në plan të parë mirëqenien e tyre,” tha përfaqësuesja e ambasadës gjermane në Tiranë.
    Çdo qytetar mund të instalojë panele të tilla për qëllimet e veta duke ulur shpenzimet për energjinë elektrike. Rodon Miraj, këshilltar i Giz për Shqipërinë shprehet se Shqipëria është e para në Ballkan që ka instaluar më shumë panele diellore.
    “Me krenari themi se shqipëra është e para për nga zhvillimi i vetkonsumimit të energjisë në godina në përgjithësi dhe ne jemi shteti që ka instaluar me shumë panele, shteti që ka më shumë biznese që instalojnë dhe shtetik që ka më shumë diell në rajon,” tha Rodon Miraj, këshilltar për GIZ në Shqipëri.
    Ky është një nga dhjetë projektet në shkallë të vogël që po zbatohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor dy prej tyre në Shqipëri, në Lushnjë dhe Roskovec.
    Ato demonstrojnë se si strategjitë lokale për klimën mund të përkthehen në përfitime konkrete në nivel komuniteti. Klan News

  • Reagimi ndaj krizës klimatike dhe energjetike

    Reagimi ndaj krizës klimatike dhe energjetike

    Për herë të parë në BE: Dielli dominon qymyrin në prodhimin e energjisë elektrike. Në vitin 2024, sektori energjetik evropian shënoi një moment historik: për herë të parë, energjia diellore tejkaloi qymyrin në prodhimin e energjisë elektrike në Bashkimin Evropian.Sipas të dhënave nga Ember dhe SolarPower Europe, energjia diellore arriti 22% prodhim më të lartë se në vitin 2023, ose 11% prodhim i përgjithshëm, ndërsa qymyri ra për herë të parë nën kufirin e 10%. Ky zhvillim reflekton përparimin e qëndrueshëm të teknologjive të pastra dhe vendosmërinë e BE-së për të reduktuar varësinë nga burimet fosile, duke e bërë energjinë më të pastër dhe më të qëndrueshme për të ardhmen.Sipas” Ember’s European Electricity Review 2025”, energjia diellore po rritet në çdo shtet të BE-së, sistemet diellore fotovoltaike funksionojnë si një kombinim i fuqishëm i teknologjive të gjelbra, duke kundërshtuar supozimin se sistemet diellore fotovoltaike prodhojnë energji elektrike vetëm gjatë sezonit të verës dhe nuk mund të kontribuojnë në sezonin e dimrit. Shifrat e reja tregojnë se, në të gjitha kushtet atmosferike, sistemet fotovoltaike diellore rezidenciale japin një kontribut të rëndësishëm në uljen e konsumit të energjisë elektrike.Programi WB GEFF inkurajon përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për familjet në Ballkanin Perëndimor. Asnjë burim tjetër energjie në botë nuk po rritet aq shpejt dhe me besueshmëri sa energjia diellore. Prandaj, momenti më i mirë për të instaluar sisteme fotovoltaike diellore dhe pompa nxehtësie ishte dje. Momenti tjetër më i mirë është tani.Përmirësimi i efiçiencës së energjisë të shtëpive është një nga çështjet më kritike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për shkak të potencialit të lartë të burimeve të rinovueshme të energjisë në rajon, energjia e rinovueshme konsiderohet e domosdoshme për ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme të energjisë.Për t’u mundësuar familjeve në Ballkanin Perëndimor të përmirësojnë efiçiencën e energjisë dhe të përdorin burime të rinovueshme të energjisë dhe në këtë mënyrë të arrijnë kursime të konsiderueshme, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) krijoi Programin Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF).Programi kreditor GEFF siguron fonde për investime në fushën e ekonomisë së gjelbër në sektorin rezidencial (të banesave) me një grant deri në 20%, si dhe për kompanitë që përmes produkteve dhe shërbimeve të tyre mundësojnë efiçencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë për familjet. Financimi bëhet përmes Institucioneve Financiare Partnere: Intesa Sanpaolo Bank Albania, ProCredit Bank dhe Union Bank.Në 7 vitet e fundit, për sa kohë që programi GEFF ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor, mbi 21,000 familje në rajon kanë përmirësuar efiçiencën energjetike të shtëpive të tyre, nga të cilat gati 11,000 familje kanë investuar në burime të rinovueshme të energjisë.“Përfitimet nga përkrahja e GEFF për mua personalisht janë shumë domethënëse, kam përfituar në shumë dimenzione. Së pari, kam përfituar materialisht duke marrë mbrapsht 20% të shumës totale të kredisë së gjelbër. Së dyti, po përfitoj ulje të kostos së ngrohjes dhe të ftohjes së banesës. Nëpërmjet programit GEFF kam investuar në 3 teknologji efiçiente, pompë nxehtësie, dritare efiçiente dhe izolim të mureve të jashtme të shtëpisë. Investimi në dritare të reja dhe izolim të mureve të shtëpisë më mundësoi të kem një shtëpi të freskët gjatë verës dhe të ngrohtë gjatë dimrit, kurse investimi në pompë nxehtësie më mundësoi të kem kursime të mëdha të energjisë si dhe komoditetin e duhur. Që nga muaji gusht 2021, kur u instaluan këto teknologji, deri tani kam kursyer mesatarisht rreth 17,000 lekë në muaj”, u shpreh një nga klientët e GEFF në Shqipëri.Për të ndihmuar qytetarët të mësojnë se sa energji dhe para mund të kursejnë duke përdorur pajisje të efiçiencës së energjisë dhe burime të rinovueshme të energjisë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka zhvilluar një kalkulator online të efiçiencës së energjisë si pjesë e programit GEFF. Pronarët e apartamenteve dhe shtëpive mund të llogarisin në mënyrë individuale kursimet e mundshme dhe të zbulojnë se me ndihmën e cilës teknologji mund ta rrisin efiçiencën energjetike të shtëpisë dhe kështu ta zvogëlojnë ndotjen e ajrit.Programi GEFF i BERZH në Ballkanin Perëndimor është bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, Austrisë, Japonisë, Danimarkës dhe Austrisë e Zvicrës përmes Partneritetit me Ndikim të Lartë në Veprimin Klimatik (HIPCA)*. *HIPCA e BERZH mbështetet nga Austria, Kanada, Finlanda, Gjermania, Holanda, Koreja e Jugut, Spanja, Zvicra, TajvaniICDF, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zhvillimi i energjisë diellore, miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 82 MW në Fier

    Zhvillimi i energjisë diellore, miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik 82 MW në Fier

    Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 82 MW në fshatin Boçovë, bashkia Fier.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Investimi do të realizohet nga shoqëria “ALBANIA SOLAR POWER” sh.p.k., dhe nuk është objekt koncesioni apo masash mbështetëse.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Afati i ndërtimit dhe vënies në punë është 36 muaj nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, ndërsa afati i operimit është 49 vjet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje të rregullt gjatë realizimit dhe operimit të impiantit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Shoqëria “ALBANIA SOLAR POWER” ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj për ecurinë e ndërtimit, të respektojë kushtet mjedisore dhe ligjore, si dhe të sigurojë një depozitë sigurimi prej së paku 5% të vlerës së investimit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjithashtu, do t’i japë falas ministrisë përgjegjëse për energjinë 2% të prodhimit vjetor të energjisë, në formë royalty, ose vlerën monetare përkatëse.

    Në Shqipëri, prodhimi i energjisë nga dielli po rritet me ritme të shpejta falë potencialit të madh diellor dhe investimeve në energji fotovoltaike. Përdorimi i paneleve diellore për prodhimin e energjisë elektrike është duke u zgjeruar, duke kontribuar në diversifikimin e burimeve energjetike dhe uljen e varësisë nga burimet tradicionale.

  • Dy mijë përfitues për panele diellore, mbyllet thirrja e dytë për subvencionet për familjarët

    Dy mijë përfitues për panele diellore, mbyllet thirrja e dytë për subvencionet për familjarët

    Dy mijë fitues janë përzgjedhur nga thirrja e dytë për subvencionet e paneleve diellore. Mësohet se në total janë dorëzuar rreth 4 mijë aplikime nga abonentët  familjarë  në të gjithë vendin.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se deri më tani janë instaluar 850 panele diellore që shërbejnë vetëm për ngrohjen e ujit ndërsa 70% e investimit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit.

    Vendosja e paneleve diellore është  një masë e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.

    Thirrja e dytë vjen pas thirrjes së parë ku 1981 familje në të gjithë vendin, instaluan në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara  nga buxheti i shtetit.

    Kusht kryesor për të përfituar nga kjo masë ishte fakti që familjet duhet të kenë një konsum mesatar mujor të energjisë elektrike për vitin 2024 më të madh se 400 kwh

    Nga ky kriter përjashtoheshin konsumatorët familjar të cilët kanë në përbërjen e tyre pjesëtar të familjes me ndihmë ekonomike

    Aplikimet janë dorëzuar të gjitha online, ndërsa interesi ka qenë shumë i lartë.

    Subjektet tregtare që kanë ofruar shërbimin e instalimit të sistemeve për ngrohjen e ujit me panele diellore duhet të vërtetojnë se nuk kanë detyrime ndaj organeve tatimore.

    Panelet e instaluara duhet të shoqërohen me një garanci 5-vjeçare nga subjekti instalues, si dhe të disponojnë skedën teknike të instalimit termik.

  • Centrale diellore në Fier dhe Kolonjë , Qeveria miraton projektet me fuqi 54 MW, 2% të energjisë do ia…

    Centrale diellore në Fier dhe Kolonjë , Qeveria miraton projektet me fuqi 54 MW, 2% të energjisë do ia…

    Qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 centraleve diellore në Povelçë të Fierit dhe në Bashkinë e Kolonjës, me kapacitet total të instaluar prej 54 MW. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave parku fotovoltaik i Fierit do të ketë fuqi të instaluar 30 MW dhe do të zhvillohet nga kompania ““EZ-5 ENERGY”, ndërsa centrali i Kolonjës me aplikues “GET SOLAR SOLUTION” do të ketë një fuqi prej 24 MW. Veprat energjetike nuk do të jenë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masat mbështetëse, çka do të thotë se nuk e kanë të garantuar blerjen e energjisë nga shteti, lehtësime që lidhen me marrjen e lejeve apo lidhjen me rrjetin elektrik.
    Vendimet përcaktojnë se shoqëritë do t’i japin falas, në formë rente, ministrisë përgjegjëse për energjinë 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projekteve.

  • Panelet diellore të çatisë suaj, në rrezik nga sulmet kibernetike. Ja se si mund ta forcojmë teknologjinë

    Panelet diellore të çatisë suaj, në rrezik nga sulmet kibernetike. Ja se si mund ta forcojmë teknologjinë

    Ekspertët e energjisë diellore po paralajmërojnë se nevojiten kontrolle më të rrepta, për të ndaluar një sulm kibernetik që mund të shkatërrojë industrinë. 

     Siguria energjitike është në qendër të vëmendjes në Evropë, ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës energjetike janë në rritje. Energjia diellore, ndonëse më pak e synuar sesa burimet tradicionale të energjisë, nuk është imune ndaj aktorëve keqdashës.

    Për të shmangur një ngjarje të rrezikshme dhe shkatërruese, ndërsa kontinenti po kalon në një sistem inteligjent të bazuar në burime të rinovueshme, SolarPower Europe ka publikuar një raport, që thekson “zgjidhje të qarta” për kërcënimin e mundshëm.

    “Ashtu si çdo revolucion teknologjik, digjitalizimi paraqet mundësi të jashtëzakonshme, për shembull, kursime të kostove të sistemit energjetik prej 160 miliardë eurosh në vit”, thotë Walburga Hemetsberger, CEO e shoqatës që përfaqëson qindra organizata të energjisë diellore në të gjithë Evropën.

     “Gjithashtu vjen me sfida të reja, si siguria kibernetike. Nuk kishim nevojë për mbrojtje antivirus për një makinë shkrimi – por na duhet për laptopët tanë. Si një sektor i përgjegjshëm dhe me vizion, ne kemi hartuar sfidën e sigurisë kibernetike dhe po ngrihemi për t’u përballur me të, me zgjidhje të qarta dhe gjithëpërfshirëse.”

    Raporti, i shkruar nga organizata e menaxhimit të riskut DNV, vjen pas një ndërprerjeje të masive të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali, të cilën disa komentues ngritën shpejt pretendime për një sulm kibernetik. 

    Ndërsa kompania spanjolle e energjisë Red Eléctrica dhe qeveria portugeze e kanë përjashtuar këtë mundësi, ndërprerja e energjisë ende thekson nevojën për një rrjet të sigurt elektrik.

    A janë sistemet diellore të prirura ndaj sulmeve kibernetike?

    Largimi i Evropës nga një sistem energjetik i varur nga disa objektiva me ndikim të lartë drejt një sistemi më të decentralizuar, ofron përfitime të qarta në sigurinë energjetike, thuhet në raport. Ukraina e ka mësuar këtë në një mënyrë veçanërisht brutale, pas sulmeve të përsëritura kibernetike në rrjetin e saj të energjisë nga Rusia.

    Por, për të realizuar këto përfitime, ligjet e sigurisë kibernetike, të cilat përqendrohen në infrastrukturën e vjetër dhe të centralizuar, duhet të përditësohen, thonë ekspertët. Legjislacioni i ri duhet të adresojë nevojat specifike të sigurisë së burimeve të shpërndara të energjisë, si instalimet më të vogla diellore në çati.

    Edhe pse në një shkallë shumë më të vogël se grevat në pjesë të tjera të sektorit të energjisë, sektori diellor është përballur gjithashtu me sulme dhe ndërhyrje.

    Në vitin 2023, një grup klientësh rumunë të energjisë diellore ndryshuan cilësimet e detyrueshme të inverterit – të cilat konvertojnë energjinë elektrike DC të gjeneruar nga panelet në energjinë elektrike AC të përdorur nga shtëpitë – për të çaktivizuar funksionin e fuqisë aktive të tensionit. 

    Ky funksion kërkohet nga operatorët e rrjetit për të zvogëluar fuqinë aktive në tension të lartë të rrjetit, në mënyrë që sistemi energjetik të funksionojë në mënyrë efikase dhe të sigurt. 

    Modifikimi i këtij funksioni të mbështetjes së rrjetit u mundësoi klientëve të fitonin më shumë para, duke mos i kufizuar sistemet e tyre diellore gjatë ngjarjeve të tensionit të lartë, duke rrezikuar potencialisht integritetin e rrjetit si rezultat.

    Në një incident më të dëmshëm, grupi pro-rus i hakerave Just Evil vodhi kredencialet për 22 faqe klientësh në Lituani dhe i postoi ato në Dark Ëeb vitin e kaluar. Kjo hapi akses në portalin e menaxhimit të këtyre faqeve diellore, megjithëse qasja nuk u përdor për të kryer sulme të mëtejshme në atë rast. 

    Duke analizuar rrezikun, raporti zbuloi se këto instalime të mëdha diellore në shkallë të gjerë janë më të sigurta, pasi ato shpesh menaxhohen nga kompani me përvojë dhe mbulohen nga Direktiva e BE-së për Sigurinë e Rrjetit dhe Informacionit (NIS2).

    Ndërkohë, sistemet diellore në shkallë të vogël, të cilat shpesh janë instalime në çatitë e shtëpive ose bizneseve të njerëzve, nuk kanë rregulla të rrepta kibernetike. Ato janë të lidhura me cloud-et e prodhuesve, instaluesve ose ofruesve të shërbimeve. 

    Dhe ndërsa ndikimi i kompromentimit të një instalimi të vetëm është i ulët, kur grupohen së bashku për efikasitetin e sistemit të energjisë, ato bëhen termocentrale virtuale me shkallë të konsiderueshme.

    Si mund të mbrohen sistemet diellore nga sulmet kibernetike?

    Ekspertët propozojnë dy zgjidhje gjithëpërfshirëse për të forcuar mbrojtjen e sektorit diellor. 

    Së pari, thonë ata, ligjet ekzistuese mbi sigurinë kibernetike duhet të bëhen mjaftueshëm specifike për t’iu përshtatur nevojave të sektorit diellor. 

    Së dyti, duhet të formulohen rregulla të reja që mbajnë kontrollin e sistemeve diellore nëpërmjet invertorëve brenda BE-së, ose juridiksioneve që mund të ofrojnë një nivel ekuivalent sigurie.

    Kjo është e rëndësishme, pasi analiza tregon se mbi një duzinë prodhuesish perëndimorë dhe jo-perëndimorë kontrollojnë ndjeshëm më shumë se 3 GW kapacitet të instaluar. Dhe një kompromis i synuar i kapacitetit të gjenerimit prej 3 GW, mund të ketë pasoja serioze për rrjetin elektrik të Evropës. 

    Raporti rekomandon një qasje të ngjashme me rregullat e GDPR-së, ku kontrolli i pajisjeve të shpërndara të agreguara, si sistemet diellore në shkallë të vogël në çati, duhet të zhvillohet vetëm në rajone të gjykuara si ekuivalente në siguri me BE-në. 

    Subjektet me risk të lartë do të detyroheshin më pas të zhvillonin zgjidhje kibernetike, të cilat do të monitoroheshin dhe miratoheshin nga autoritetet kompetente./ Euronews.

  • Dalin pamjet e para ‘spektakolare’ të Diellit nga teleskopi më i madh në glob, zbulohen njollat gjigante dhe…

    Dalin pamjet e para ‘spektakolare’ të Diellit nga teleskopi më i madh në glob, zbulohen njollat gjigante dhe…

    Një imazh mahnitës i Diellit, i kapur nga teleskopi më i madh diellor në botë, po bën jehonë në komunitetin shkencor, duke ofruar një vështrim të pashembullt në aktivitetin dinamik dhe kompleks të yllit tonë më të afërt.

    Ky është imazhi i parë i realizuar nga instrumenti i ri VTF (Visible Tunable Filter) në Teleskopin Diellor Daniel K. Inouye, i Fondacionit Kombëtar të Shkencës së SHBA-së (NSF).

    Imazhi zbulon një grumbull njollash të errëta diellore, secila me madhësinë e një kontinenti, që ndodhen pranë qendrës së atmosferës së brendshme të Diellit. Me një shkallë mahnitëse prej 10 kilometrash për piksel, ky është një prej përshkrimeve më të afërta dhe më të detajuara të jetës së nxehtë dhe të paqëndrueshme në sipërfaqen diellore.

    Sipas shkencëtarëve, njollat diellore janë zona me aktivitet shumë të fortë magnetik. Ato shënojnë vendndodhjen e mundshme të shpërthimeve diellore dhe nxjerrjeve masive koronale (CME), shpërthime të mëdha të plazmës dhe fushave magnetike që përhapen nga atmosfera e jashtme e Diellit drejt hapësirës.

    “Këto shpërthime mund të ndërhyjnë në fushën elektromagnetike të Tokës, duke shkaktuar ndërprerje në rrjetet elektrike, komunikimin satelitor dhe madje edhe në navigimin GPS,”, shpjegoi për CNN Friedrich Woeger, shkencëtar i programit për teleskopin Inouye. Parashikimi i këtyre fenomeneve është thelbësor për të parandaluar dëme në infrastrukturën teknologjike të njerëzimit.

    I ngjashëm me një ‘marrës radioje që akordohet në gjatësi vale të ndryshme’, instrumenti VTF i lejon shkencëtarët të studiojnë shtresat e ndryshme të atmosferës së Diellit, të cilat, ashtu si një qepë, kanë temperatura dhe dendësi të ndryshme. Ky instrument mund të gjurmojë temperaturën, presionin, shpejtësinë dhe strukturën magnetike me saktësi të jashtëzakonshme në 3D.

    I vendosur në Observatorin Kombëtar Diellor në majë të malit vullkanik Haleakalā në ishullin Maui të Havait, teleskopi Inouye ndodhet në një lartësi prej 3,000 metrash dhe përbëhet nga disa kate të specializuara. Ai pritet të bëhet plotësisht funksional në vitin 2026, por edhe testimet e para, si ky imazh i fundit, po sjellin përfitime të mëdha për shkencën.

    Dielli po kalon aktualisht përmes kulmit të aktivitetit të tij magnetik, një fazë e njohur si maksimumi diellor, që ndodh çdo 11 vjet. Kjo është periudha më e frytshme për të vëzhguar fenomenet më dramatike diellore dhe për të testuar instrumente si VTF.

    “Ashtu si një supë që zien, energjia nga bërthama e Diellit ngrihet në sipërfaqe përmes lëvizjes fluide,” tha Mark Miesch, studiues nga Universiteti i Kolorados. “Njollat diellore janë zona ku kjo energji bllokohet nga fusha magnetike, duke rezultuar në temperatura më të ulëta dhe pamje më të errët në imazhe.” shtoi ai.

    Këto të dhëna janë të një rëndësie kritike për të kuptuar më mirë ndikimin e Diellit në jetën tonë të përditshme. Me avancimin e teknologjisë dhe mjeteve si VTF, shkencëtarët janë më afër se kurrë për të parashikuar me saktësi motin hapësinor dhe për të mbrojtur Tokën nga ndikimet e tij potencialisht të rrezikshme. Syri.net-CNN.gr.

  • Kina zbulon mineralin strategjik me vlerë miliarda euro

    Kina zbulon mineralin strategjik me vlerë miliarda euro

    Kina ka zbuluar më shumë se 35 milionë tonë kuarc të pastër në rajonet Qinling dhe Altay (Xinjiang), një mineral thelbësor për prodhimin e çipave, fibrës optike dhe paneleve diellore. Kjo pritet të sjellë një transformim strategjik në varësinë që Kina ka patur deri më tani nga importet amerikane, norvegjeze dhe australiane të këtij materiali.Kuarci i pastër është çelësi për prodhimin e silicit të gradës gjysmëpërçuese, i cili përdoret në çipe kompjuterike, rrjete 5G, fibra optike dhe panele diellore. Edhe pse Kina është lideri global në prodhimin e paneleve diellore dhe gjysmëpërçuesve, mungesa e rezervave vendase e ka bërë atë të ndjeshme ndaj ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit – një rrezik i shtuar në kohë tensionesh tregtare me Perëndimin, shkruan A2 CNN.
    Për të përballuar këtë sfidë, qeveria kineze po krijon një qendër kombëtare të inovacionit për për kuarcin, ndërsa mineralin tashmë e ka përfshirë në listën e mineraleve strategjike kombëtare. Në plan është dhe një studim kombëtar gjeologjik për të vlerësuar rezervat e kuarcit dhe për të forcuar pavarësinë në burime natyrore.Sipas Huang Xuexiong, zyrtar në Ministrinë e Burimeve Natyrore, ky zbulim “do të ndikojë pozitivisht në ndërtimin e forcave të reja prodhuese dhe forcimin e sigurisë së zinxhirëve industrialë e të furnizimit.”
    Kina po përgatitet për një epokë të re të autonomisë teknologjike dhe energjisë së pastër, me kuarcin e pastër në qendër të strategjisë.

  • Përurohet Parku Fotovoltaik i Karavastasë, Balluku: 10% e energjisë në vend, diellore!

    Përurohet Parku Fotovoltaik i Karavastasë, Balluku: 10% e energjisë në vend, diellore!

    Është përuruar parku më i madh i energjisë diellore në vendin tonë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, ai i Karavastasë, investim i cili pritet të pasohet nga një tjetër park në Spitallë.
    E pranishme ishte edhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bëri të ditur se rreth 10% e volumit të prodhimit në vend i atribuohet energjisë së rinovueshme.
    Viti që kemi përpara fatkeqësisht për ne do të jetë një vit i thatë. Nëse përpara 4 apo 5 vitesh ky ishte një ankth shumë i madh nuk e kemi si përpara pasi sot 10% e energjisë të prodhuar në vendin tonë vjen nga parqet fotovoltaike”, tha Balluku.
    Drejtoresha e BERZH në Shqipëri, Ekaterina Solovova e quajti Shqipërinë si një vend me rëndësi strategjike për të investuar në energjinë e rinovueshme.
    “Projekti i Karavastasë është me rëndësi duke vlerësuar standardet e larta teknike dhe mjedisore. Që prej fillimit BERZH e ka mbështetur tranzicionin energjetik në diversifikimin e burimeve energjetike. Shqipëria ka ende rekordin për tarifën më të ulët të energjisë diellore në Ballkanin Perëndimor duke e vendosur vendin si pikë strategjike për investime në sektorin e energjisë së rinovueshme”, tha Ekaterina Solovova, drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
    Parku Fotovoltaik i Karavastasë, një investim nga kompania franceze Voltalia, ka një kapacitet prej 140 megavat, i shtrirë në një sipërfaqe prej 198 hektarë.