NASA dhe kompania Blue Origin kanë njoftuar anulimin e misionit hapësinor të planifikuar për sot, për shkak të një stuhie diellore që pritet të jetë ndër më të fuqishmet e 20 viteve të fundit dhe që po i afrohet Tokës.
Misioni, që duhej të lëshonte raketën New Glenn dhe të dërgonte dy anije hapësinore ESCAPADE me destinacion Marsin, është shtyrë për të shmangur probleme në sistemet e komunikimit dhe navigimit satelitor, të cilat mund të ndikohen nga aktiviteti i lartë diellor.
Sipas Sky News dhe Shërbimit Gjeologjik Britanik (BGS), stuhi diellore tashmë po ndikon në komunikimet dhe sistemet GPS, duke rrezikuar sigurinë e misionit. Blue Origin deklaroi se lëshimi do të bëhet vetëm kur kushtet hapësinore të jenë të sigurta.
NASA shpjegon se një stuhi diellore përbëhet nga shpërthimi i grimcave dhe energjisë nga Dielli, i cili mund të shqetësojë fushën magnetike të Tokës dhe të ndikojë në teknologjitë e komunikimit dhe navigimit.
Tag: diellore
-

NASA shtyn lëshimin e raketës New Glenn për shkak të stuhisë diellore
-

E FRIKSHME, përgatituni!/ Një stuhi e fuqishme do të godasë Tokën, mund të..
Një stuhi e fuqishme diellore mund të sjellë një shfaqje verbuese të Dritave Veriore më vonë, si dhe potencialisht të prishë GPS-in, sistemet e komunikimit dhe rrjetet elektrike.
Sipas mediave të huaja, Shërbimi Gjeologjik Britanik (BGS) e përmirësoi parashikimin e tij në maksimum dhe tha se stuhia që po vazhdon kishte ndërhyrë tashmë në komunikimet dhe navigimin satelitor.
Thuhet se një “stuhi kanibaliste” e dytë gjeomagnetike, që ushqehet nga e para, mund të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar deri në fillim të pasdites dhe të jetë një nga më të mëdhatë në 20 vjet.
E huazuan me bujë në verë, Bayerni merr vendimin për fatin e Nico JacksonNjë stuhi diellore është një shpërthim grimcash, energjie, fushash magnetike dhe materialesh të hedhura në hapësirë nga dielli dhe mund të ‘shqetësojë’ fushën magnetike të Tokës, sipas NASA-s.
Ngjarja e fundit ka krijuar tashmë fushën më të madhe gjeoelektrike në nivelin e tokës që nga fillimi i regjistrimeve të BGS.
Stuhia çoi në pamje mbresëlënëse të aurorës boreale në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar gjatë natës dhe e njëjta gjë mund të ndodhë më vonë, duke supozuar qiell të kthjellët dhe të errët.
Njerëzit në Skoci, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut kanë shansin më të mirë për të parë dritat, sipas BGS. -

Toka përjeton shpërthimin më të fortë diellor të vitit 2025/ Alarm për stuhi gjeomagnetike, ja çfarë pritet të ndodhë
Një valë masive energjie diellore u përplas drejt planetit tonë sot dhe duket se është më e madhja që Toka ka parë deri më tani, për vitin 2025.
Ekspertët po përpiqen të vlerësojnë nëse shpërthimi i sotëm do të çojë në stuhi gjeomagnetike dhe ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike në orët në vijim.
Ky shpërthim i fuqishëm diellor që do të arrijë Tokën, mund të shkaktojë probleme edhe me satelitët, komunikimet radio me frekuencë të lartë dhe fluturimet në lartësi të mëdha.
Shpërthimi shkaktoi një ndërprerje të transmetimit të radios në të gjithë Evropën dhe Afrikën rreth orës 5 të mëngjesit, duke prekur aviacionin, transportin detar, shërbimet e emergjencës, GPS-in, radarët dhe komunikimet satelitore. Përveç kësaj, grimcat me energji të lartë nga dielli po shkaktojnë paralajmërime për rrezatim.
Së fundmi, shkencëtarët e shpërthimeve diellore po monitorojnë një nxjerrje masive të mundshme (CME), një formim të madh të materialit diellor dhe fushave magnetike që udhëtojnë me rreth 3000 milje në sekondë, që mund të shkaktojë një stuhi të fuqishme gjeomagnetike, duke prishur fushën magnetike të Tokës gjatë natës deri të mërkurën. -

Australia do të ofrojë tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
Australia do të ofrojë të paktën tre orë energji diellore falas çdo ditë për familjet, madje edhe ato pa panele diellore, sipas një programi për kursimin e energjisë që pritet të zbatohet në vitin 2026, njoftoi të martën Ministri i Energjisë Chris Bowen.
Programi Solar Sharer do të fillojë në shtetet e Uellsit të Ri Jugor dhe Australisë Jugore, si dhe në juglindje të Queensland, përpara se të zgjerohet diku tjetër. Përdoruesit do të marrin energji diellore falas në mesditë, kur prodhimi kulmon. “Ata që mund ta zhvendosin përdorimin e energjisë elektrike në periudhën e energjisë me kosto zero do të përfitojnë menjëherë, pavarësisht nëse kanë panele diellore apo jo dhe pavarësisht nëse zotërojnë apo marrin me qira, dhe sa më shumë njerëz që përfitojnë nga oferta dhe e zhvendosin përdorimin e tyre, aq më të mëdha do të jenë përfitimet e sistemit që ul kostot për të gjithë përdoruesit e energjisë elektrike”, tha Bowen.
Çmimet e aksioneve në dy nga ofruesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në Australi, AGL dhe Origin Energy, ranë me 3% deri në fund të pasdites (ora lokale).
Rreth katër milionë familje në Australi kanë panele diellore në çatitë e tyre dhe gjatë orëve të pikut në ditët me diell ato furnizojnë aq shumë energji sa çmimet e energjisë elektrike bëhen negative, ndërsa kërkesa maksimale ndodh disa orë më vonë, duke ushtruar presion mbi rrjetin.
Familjet, përfshirë ato që jetojnë në apartamente, do të jenë në gjendje të hyjnë në program edhe nëse nuk kanë vetë panele diellore.
-

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
Zgjerimi i prodhimit të energjisë diellore në Gjermani ka çuar në uljen e çmimeve të energjisë elektrike, duke ndihmuar vendin të kursejë miliarda euro çdo vit, sipas një studimi të publikuar sot.
Pa energjinë diellore, çmimi mesatar i tregut për energjinë elektrike do të kishte qenë rreth 15% më i lartë vitin e kaluar, sipas kërkimit të kryer nga firma këshilluese “Enervis”, me porosi të Shoqatës Gjermane të Industrisë Diellore.
Sistemet diellore, sipas gjetjeve të studimit, ulin faturat e energjisë për konsumatorët, bizneset dhe industrinë me disa miliarda euro çdo vit dhe këto kursime pritet të rriten edhe më tej në të ardhmen.
Në dritën e rezultateve, shoqata rinovoi thirrjen e saj ndaj qeverisë për të ruajtur subvencionet për instalimet diellore, duke argumentuar se ndërprerja e financimit do të pengonte zgjerimin e sektorit.
Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, planifikon të shkurtojë subvencionet shtetërore për instalimet e reja të vogla diellore, me arsyetimin se ato tashmë janë të leverdishme për konsumatorët edhe pa ndihmë shtetërore.
Megjithatë, administrata e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Konsumatoret gjermanë që vendosin panele diellore në çatinë e shtëpisë dhe e furnizojnë energjinë e prodhuar në rrjet, marrin një shumë fikse për çdo kilovat-orë për një periudhë prej 20 vjetësh.
-

Kina: Si u bë shteti më ndotës në botë, udhëheqës i energjive të rinovueshme
Nga Milena Gabanelli dhe Francesco Tortora, Corriere Della Serra
Kina na ka mësuar me “mrekulli ekonomike”. Në vetëm 25 vjet ajo është transformuar nga një vend i varfër e i mbyllur në një superfuqi globale, nga “fabrika e botës” në kolos teknologjik, nga ekonomia e kontrolluar në eksportuesi më i madh në botë.
Por, paralelisht me këtë ngritje, Kina është bërë edhe ndotësi më i madh planetar dhe në të njëjtën kohë, lider i tranzicionit energjetik botëror.
Si ka ndodhur kjo kontradiktë?
Nga varësia nga qymyri te revolucioni i gjelbër
Historia fillon në vitin 2001, kur Kina hyn në Organizatën Botërore të Tregtisë (OMC). Ekonomia është në rritje, kërkesa për energji rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe pjesa dërrmuese e saj prodhohet nga qymyri.
Në vitin 2006, Kina e kaloi SHBA-në si prodhuesi më i madh i CO₂ në planet. Ajri në qytete bëhet i papërballueshëm dhe sipas Bankës Botërore, 16 nga 20 qytetet më të ndotura në botë ndodheshin në Kinë.
Protestat për ajrin toksik fillojnë të rriten, duke u kthyer në problem politik. Përballë kësaj krize, Pekini kupton se siguria energjetike dhe stabiliteti social kërkojnë një ndryshim rrënjësor, investime në teknologjitë e gjelbra.Ligjet dhe planet që ndryshuan gjithçka
Në vitin 2005 miratohet Ligji për Energjinë e Rinovueshme, që nxit kompanitë elektrike të investojnë në burime të pastra.
Më 2009, qeveria nis programin “Golden Sun”, që subvencionon deri në 70% të kostos së investimeve në fotovoltaikë, dhe paralelisht nxit projektin “Dhjetë qytete, një mijë automjete”, për të promovuar makinat elektrike dhe ndërtimin e rrjetit të karikimit.
Koorporatat kineze, fillimisht me prapambetje teknologjike, blenë makineri dhe njohuri nga partnerët perëndimorë që kërkonin të përfitonin nga punëtorët e lirë dhe tregu gjigant aziatik.
Por përfituesi i vërtetë ishte vetëm një: Kina. Në 2010, shteti kinez bëhet prodhuesi më i madh në botë i paneleve diellore dhe turbinave me erë, dhe tre vjet më vonë kalon Gjermaninë si vendi me kapacitetin më të madh fotovoltaik të instaluar.“Made in China 2025”, strategjia e fuqisë së re
Një tjetër hap i madh vjen me planin “Made in China 2025”, një program dhjetëvjeçar për të arritur pavarësinë industriale në sektorët strategjikë, duke përfshirë energjinë e gjelbër.
Shteti ofron kredi me interesa të ulëta, shtetëzime të pjesshme dhe financime kërkimore, duke ndjekur një model të qëndrueshëm:
Identifikon një sektor prioritar.
E mbështet me fonde publike.
Kompanitë rrisin prodhimin dhe inovacionin.
Kur tregu “piqet”, subvencionet ulen ose hiqen, duke lënë në treg vetëm firmat më efikase.
Kjo strategji ka përzgjedhur kampionët e vërtetë të industrisë kineze.Kontrolli i burimeve dhe zinxhirëve globalë
Kina siguron burime të çmuara në Afrikë:
Afrikë:
41% të prodhimit të kobaltit dhe 28% të bakrit në Kongo,
25% të manganit në Gabon,
40% të uranit dhe 80% të boksitit në kontinentin afrikan.
Ajo gjithashtu rafinon shumicën e lëndëve të para strategjike për industrinë e gjelbër: 95% të grafitit, 92% të tokave të rralla, 70% të litiumit dhe 21% të nikelit.
Sipas John Hopkins University, në tre vitet e fundit kompanitë kineze kanë investuar mbi 220 miliardë dollarë jashtë vendit në teknologjitë e gjelbra.
Qendrat industriale si Hefei dhe Shenzhen janë kthyer në qendra të mëdha të ekonomisë së qëndrueshme, ku bashkëpunojnë fabrika, laboratorë, universitete dhe logjistikë.
Çdo vit diplomohen rreth 3,5 milionë studentë në fusha STEM, duke siguruar fuqi punëtore të kualifikuar për këtë revolucion teknologjik.Monopoli kinez i energjisë së gjelbër
Sot, kompanitë kineze kontrollojnë:
60% të tregut botëror të turbinave me erë,
mbi 80% të prodhimit të paneleve diellore,
dhe depozitojnë 75% të patentave botërore për energji të pastër.
Në vitin 2025, në ndërtim janë 510 gigavat kapacitet i ri solar dhe eolik — krahasuar me 89 GV në BE dhe vetëm 41 GV në SHBA.
Në sektorin e automjeteve elektrike, Kina ka dhënë 231 miliardë dollarë subvencione në 15 vjet. Në 2013 prodhonte vetëm 18 mijë makina elektrike, ndërsa në 2024 arriti 11 milionë.
Në 2025, një në dy makina të shitura në Kinë do të jetë elektrike. Rrjeti i karikimit është më i madhi në botë, 16,7 milionë pika, nga të cilat 3,9 milionë vetëm në 7 muajt e parë të 2025-ës.
Gjigantët Huauei, CATL dhe BYD kanë zhvilluar sisteme që karikojnë automjetin në vetëm 5 minuta.Ulje e emetimeve për herë të parë
Sipas Global Energy Monitor, në 2024, 44% e gjithë energjisë diellore dhe eolike të botës është prodhuar në Kinë, më shumë se BE-ja, SHBA-ja dhe India së bashku.
Edhe pse energjitë e rinovueshme përbëjnë ende më pak se 10% të konsumit total, emisionet e CO₂ janë ulur ndjeshëm për herë të parë (jashtë periudhës së Covid). Kjo falë zgjerimit të fuqishëm të energjisë diellore dhe me erë, që tani gjeneron rreth 25% të elektricitetit të vendit.
Ana e errët e “mrekullisë së gjelbër”
Megjithatë, suksesi i Kinës ka edhe pasoja të rënda:
Çmimet e ulëta të produkteve kineze kanë shkaktuar problem në tregjet perëndimore, duke shkatërruar prodhuesit vendas.
Në 2008, BE prodhonte 60% të paneleve diellore në botë; në 2022, ajo ra në vetëm 1% të prodhimit të vaferëve dhe 0,4% të qelizave.
Vetë industria kineze e paneleve ka pësuar kriza të brendshme: në 2024, humbjet arritën në 60 miliardë dollarë dhe 87 mijë vende pune u zhdukën.
Për më tepër, 61% e energjisë së përdorur në Kinë vjen ende nga qymyri, ndërsa nafta (18,3%) dhe gazi natyror (7,9%) mbeten burime kyçe.
‘Hijet’ e punës së detyruar
Në rajonin Xinjiang, ku ndodhet parku diellor Midong, më i madhi në botë me 5,2 milionë panele, një organizatë ndërkombëtare akuzon Pekinin për përdorimin e punës së detyruar të pakicës ujgure në prodhimin e komponentëve për panelet diellore dhe bateritë e makinave elektrike.
Ndotja
Sot, me 1,4 miliardë banorë, Kina mbetet ndotësi më i madh në botë, përgjegjëse për 31% të emetimeve globale.
Ajo vazhdon të ndërtojë centrale të reja me qymyr — 94,5 gigavat vetëm vitin e kaluar, duke vënë në dyshim premtimet e Marrëveshjes së Parisit për uljen e emetimeve me 65% deri në 2030 dhe neutralitetin klimatik deri në 2060.
Përfundim
Kina meriton vlerësim për shpejtësinë me të cilën ka ndryshuar kursin energjetik dhe për mënyrën e koordinuar të zhvillimit të industrive të gjelbra.
Por ta quash “model ekologjik” është ekzagjerim, ajo mbetet e varur nga qymyri, përdor praktika të diskutueshme në zinxhirin e prodhimit dhe shkatërron konkurrencën ndërkombëtare me çmimet e ulëta.
Në fund, Kina është një ‘fuqi e gjelbër’, një vend që ka kuptuar se energjia e pastër është edhe pushtet politik, jo vetëm mision mjedisor. -

Mafia kontrollon energjinë diellore, Këlliçi: Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Stabilizim-Asocimit. Ai deklaroi se qeveria ka miratuar licenca fotovoltaike pa kryer një studim të mirëfilltë të rrjetit energjetik dhe pa analizuar kapacitetin e sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes.
Sipas Këlliçit, 90% e licencave për energji diellore, që mbulojnë një kapacitet prej 6500 MWp, zotërohen nga një grup i vogël kompanish të lidhura me persona nën akuzë për përfshirje në organizata mafioze dhe krim të organizuar.
“Licencat prezantohen si sukses nga qeveria, por në fakt janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke shkatërruar tokën bujqësore dhe favorizuar struktura kriminale që janë pronarët realë të këtyre projekteve”, u shpreh Këlliçi.
Deputeti opozitar akuzoi gjithashtu se në sektorin e energjisë janë bërë investime të dyshimta me vlerë mbi 2 miliardë euro, ndërsa rrjeti i transmetimit dhe shpërndarjes mbetet mes më problematikëve në rajon, me humbjet më të larta të energjisë elektrike në Ballkan.
-

Takimi i përvitshëm i Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë, Balluku: Kjo është arritja e rëndësishme e Shqipërisë për këtë vit
Zëvendës kryeminstrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ishte e pranishme në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore.
Në një prononcim për mediat, Balluku deklaroi se në fokus të diksutimeve ishte relatimi për situatën energjitike, teksa ka ndarë edhe një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti.
Për herë të parë tha Balluku, raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se Shqipëria ka arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.“Ministrat e Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore u mblodhën sot në Bukuresht për takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jørgensen, nën mikpritjen e Qeverisë Rumune, veçanërisht ministrit të Energjisë, Ivan.
Të gjithë ministrat kanë relatuar për situatën energjetike të rajoneve përkatëse, përgatitjet për dimrin 2025-2026 dhe mbi të gjitha sigurinë energjetike edhe nën optikën e kërcënimit që vjen nga përdorimi i gazit rus.
Kam përfituar nga rasti të ndajë në këtë event një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin. Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.
Gjatë ditës kam pasur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj me shumë nga kolegët që ishin prezentë dhe gjithashtu me Komisionerin Jørgensen, por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia.
Bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane”, tha Balluku në prononcimin e saj për mediat./vizionplus.tv -

Balluku në takimin e Nivelit të Lartë të Ministrave të Energjisë, ministrja: Shqipëria ka arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të Nivelit të Lartë mbajtur në Bukuresht, drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jorgensen.
Në një videomesazh, Balluku shprehet ndër të tjera se në këtë takim, ka ndarë një arritje të rëndësishme të Shqipërisë gjatë këtij viti, bazuar në strategjinë kombëtare për diversifikimin.
“Për herë të parë raporti 8 mujor për 2025-ën tregon se kemi arritur të krijojmë 10% të kapaciteteve gjeneruese nga burimet diellore, duke çuar kështu raportin total të prodhimit të brendshëm në 90% hidro dhe 10% energji diellore.
Gjatë ditës kam pasur kënaqësinë të takoj dhe diskutoj me shumë nga kolegët që ishin prezentë dhe gjithashtu me Komisionerin Jørgensen, por dua të veçoj takimin bilateral me ministrin rumun të Energjisë ku kemi diskutuar mbi ngjizjen e një plani për krijimin e një boshti energjetik, ku përfshihet Shqipëria, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Italia”, u shpreh ajo.
Balluku shtoi se bashkëpunimi i gjerë rajonal ka treguar se është dhe do të jetë baza e një suksesi të garantuar për sigurinë energjetike europiane.Top Channel