Tag: diellit

  • Dhimbja e kokës nga vapa, masat dhe kujdesi që duhet të tregoni

    Dhimbja e kokës nga vapa, masat dhe kujdesi që duhet të tregoni

    Dhimbja e kokës kur ekspozohesh nga dielli i fortë i muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz. Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell.
    Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që  shkaktojnë këtë problem.
    Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org mbi kujdesin që duhet të tregoni për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga vapa.

    Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli
    Një nga arsyet kryesore është koha që qëndrojmë të ekspozuar në diell.
    Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një dhimbje koke.
    Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajër i thatë e i nxehtë, dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë me diellin shkaktojnë dhimbje të forta koke.
    Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena, bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjelli një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tyre.
    Një arsye që nuk është shumë e njohur është pikërisht ulja e nivelit të sheqerit.
    Kur ne ecim në diell trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme.
    Këtij procesi i shtohet lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit.
    Të gjithë këto faktorë ndikojnë në formimin e dhimbjes së kokës.
    Simptomat
    Disa nga shenjat që paralajmërojnë dhimbjen e kokës nga dielli AgroWeb.org i liston më poshtë:
    Dhimbje therëse e kokës
    Të përzierat
    Ndjeshmëri ndaj dritës
    Dhimbje e qafës
    Dehidratimi
    Si të parandalojmë dhe trajtojmë dhimbjet e kokës
    Dhe pse qetësuesit janë të shumtë, dhe të aftë për të luftuar dhimbjet e kokës, shpesh nuk janë të përshtatshëm për këtë lloj dhimbje koke.
    AgroWeb.org ju sjell disa metoda për të shmangur dhimbjet e kokës nga dielli i stinës së verës.
    Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuara
    Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer.
    Për personat që punojnë në mëngjes e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë.
    Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju parë dielli i fortë.
    Nëse do t’ju duhet të lëvizni dhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije.
    Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.
    Merrni me vete një kapele
    Kur shkojmë në plazh, shumë nga ne bëjnë gabimin dhe nuk vendosin kapele.
    Ajo bënë të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejt me rrezet e diellit.
    Njësoj si lëkura kë nevojë për kremin mbrojtës, dhe sytë duan përkujdesje.
    Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur.
    Disa kura të thjeshta në kushte shtëpie.
    Kur të ktheheni në shtëpi është e mira që të bëni një dush të vakët, në mënyrë që temperatura e trupit të ulet.
    Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë syve dhe ballit, ndërkohë që çlodheni.
    Merrni paketa çaji kamomili dhe vendosini në ujë të ftohtë, më pas aplikoni direkt në sytë tuaj.
    Çaji do të qetësojë menjëherë dhimbjen e syve dhe do të uli ënjtjen nga vapa.
     

  • Si ta kuptoni që faktori mbrojtës ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

    Si ta kuptoni që faktori mbrojtës ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

    E përdor kremin e vjetshëm kundër diellit? Ky është momenti kur produkti nuk të mbron më, përkundrazi, të dëmton!

    Në ditët me vapë, kremrat me faktor mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet (SPF) bëhen pjesë e përditshmërisë, sidomos për ata që kalojnë kohë të gjatë në natyrë. Por një pyetje e zakonshme që lind është: A është e sigurt të përdoret një krem kundër diellit i skaduar?

    Po, kremi kundër diellit skadon dhe pasojat mund të jenë serioze.

    Sipas rregulloreve të Agjencive për Kontrollin e Ushqimit dhe Barnave (FDA, EMA), çdo produkt që përmban SPF duhet të ketë një afat të qartë përdorimi. Zakonisht, kremrat për diell kanë jetëgjatësi deri në 3 vjet, por vetëm nëse ruhen siç duhet: në vend të freskët, larg dritës dhe nxehtësisë direkte.

    Nëse data e skadencës është fshirë ose produkti është përdorur shumë kohë pas hapjes, është e domosdoshme të vlerësohet pamja, aroma dhe struktura e tij për të kuptuar nëse është ende i përdorshëm.

    Cilat janë rreziqet e përdorimit të SPF-së së skaduar?

    1. Humbja e mbrojtjes ndaj rrezeve UV

    Përbërësit aktivë si oksibenzoni, avobenzoni dhe oktisalati janë kimikate të ndjeshme që degradohen me kalimin e kohës dhe ekspozimin ndaj dritës ose oksigjenit. Si pasojë, produkti humb efektin mbrojtës ndaj djegieve dhe dëmtimeve të ADN-së në qelizat e lëkurës.

    2. Rreziku i reaksioneve alergjike dhe kontaminimit

    Sipas American Academy of Dermatology, produktet e skaduara shpesh ndryshojnë në aromë, strukturë dhe ngjyrë, tregues të degradimit ose kontaminimit bakterial. Përdorimi i tyre mund të shkaktojë:

    ▪ Skuqje
    ▪ Acarim të lëkurës
    ▪ Reaksione alergjike
    ▪ Bllokim të poreve dhe shfaqje aknesh

    3. Ndjenjë e rreme sigurie

    Duke menduar se jeni të mbrojtur, mund të qëndroni më gjatë në diell dhe të ekspozoheni ndaj hiperpigmentimit, plakjes së parakohshme dhe rreziqeve afatgjata.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), SPF-ja e skaduar nuk është vetë kancerogjene, por duke eliminuar mbrojtjen ndaj rrezatimit ultravjollcë, faktor kyç i melanomës – rritet ndjeshëm rreziku për kancer të lëkurës, transmeton Telegrafi.

    Si ta kuptoni që SPF-ja është skaduar?

    ▪ Aroma e rëndë ose e ndryshuar
    ▪ Konsistencë ujore, me grimca ose shtresa të ndara
    ▪ Ngjyrë e verdhë apo kafe (shenja e oksidimit)
    ▪ Formim shtrese të bardhë në fund të shishes

    Po kremrat mineralë, a skadojnë?

    Edhe pse përbërësit si zinku dhe dioksidi i titaniumit janë më të qëndrueshëm ndaj dritës, këto produkte përmbajnë gjithashtu emulgatorë dhe konservues që degradohen me kohën. Pra, edhe kremrat mineralë duhet të përdoren brenda afatit të treguar.

    Çka duhet të keni parasysh

    ▪ Kontrolloni gjithmonë datën e skadencës në paketim
    ▪ Shënoni datën e hapjes dhe mos e përdorni më shumë se 12 muaj pas saj
    ▪ Ruajeni produktin në vend të freskët dhe të thatë, larg rrezeve të diellit
    ▪ Aplikoni sasinë e duhur
    ▪ Riaplikoni çdo 2 orë, ose më shpesh nëse notoni apo djersini

    Mbani mend!

    Përdorimi i një kremi me SPF të skaduar është praktikisht i njëjtë me mosaplikimin fare të mbrojtjes. Për të mbrojtur lëkurën nga djegiet, dëmtimet dhe kanceri i mundshëm i lëkurës, zgjidhni gjithmonë produkte të freskëta, të vlefshme dhe të ruajtura siç duhet.

    Kujdesi fillon nga etiketa!

  • Sa shpesh duhet të riaplikoni kremin e diellit

    Sa shpesh duhet të riaplikoni kremin e diellit

    Përdorimi i kremit kundër diellit është thelbësor për të mbrojtur lëkurën nga rrezatimi ultraviolet (UV), i cili mund të shkaktojë djegie nga dielli, plakje të parakohshme dhe rritje të rrezikut për kancer të lëkurës. Por, nuk mjafton ta vendosni vetëm një herë gjatë ditës është e rëndësishme edhe sa shpesh e riaplikoni.

    Rregulla e përgjithshme:

    Riaplikoni çdo 2 orë kur jeni të ekspozuar ndaj diellit, edhe nëse nuk ndjeni që po digjeni.

    Në këto raste, duhet ta riaplikoni menjëherë:

    Pas notit – Edhe nëse përdorni krem “rezistent ndaj ujit”, mbrojtja dobësohet pas kontaktit me ujin.

    Pas djersitjes së tepërt – Djersa mund të largojë kremin nga lëkura.

    Pas fshirjes me peshqir – Peshqiri largon kremin mekanikisht nga lëkura.

    Këshilla të dobishme:

    Përdorni krem me SPF 30 ose më të lartë, dhe sigurohuni që është me spektër të gjerë (mbrojtje ndaj rrezeve UVA dhe UVB).

    Vendosni një sasi të bollshme për një trup të rritur nevojiten rreth 30 ml.

    Mos harroni zona si: veshët, qafën, buzët (me balsam me SPF), dhe pjesën e sipërme të këmbëve dhe duarve.

    Edhe në ditë me re, rrezet UV depërtojnë, prandaj përdorni krem çdo ditë, jo vetëm në plazh.

  • Dielli djeg lëkurën pa mëshirë, ja pse nuk duhet te dalësh kurrë pa krem mbrojtës!

    Dielli djeg lëkurën pa mëshirë, ja pse nuk duhet te dalësh kurrë pa krem mbrojtës!

    Me mbërritjen e verës dhe rritjen e temperaturave, kremi i diellit bëhet një aleat i domosdoshëm për shëndetin e lëkurës. Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve ultraviolet (UV) është një nga shkaktarët kryesorë të plakjes së parakohshme, djegieve të lëkurës dhe rritjes së rrezikut për kancer të lëkurës. Dermatologët këshillojnë përdorimin e përditshëm të kremit mbrojtës me faktor të lartë mbrojtjeje (SPF 30 ose më shumë), veçanërisht gjatë orëve të pikut, nga ora 10:00 deri në 16:00.
    Kremi i diellit nuk është i rëndësishëm vetëm për ditët me diell të fortë në plazh, por edhe kur qielli është me re, pasi rrezet UV depërtojnë edhe përmes reve. Fëmijët, të moshuarit dhe personat me lëkurë të ndjeshme janë veçanërisht të rrezikuar dhe kanë nevojë për mbrojtje të shtuar. Përdorimi i duhur i kremit ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe lagështisë natyrale të lëkurës, duke shmangur thatësinë dhe irritimet.

    Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremit 20-30 minuta para daljes në diell dhe ripërtritjen çdo 2 orë, sidomos pas notit ose djersitjes. Zgjedhja e një kremi me spektër të gjerë, që mbron nga rrezet UVA dhe UVB, është thelbësore për një mbrojtje të plotë.

    Në një kohë kur dëmtimet nga dielli po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, kremi i diellit nuk është më një luks, por një nevojë ditore për këdo që dëshiron të kujdeset për shëndetin dhe pamjen e lëkurës së tij.

  • Si të mbrohesh nga vapa ekstremale: Këshilla për shëndetin tënd këtë verë

    Si të mbrohesh nga vapa ekstremale: Këshilla për shëndetin tënd këtë verë

    Vera ka sjellë me vete ditë të nxehta, dhe temperaturat ekstreme mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë. Goditja nga vapa është një kërcënim i vërtetë, veçanërisht gjatë periudhave të nxehtësisë së madhe. Ja disa këshilla të thjeshta për të mbrojtur trupin dhe shpirtin gjatë ditëve të nxehta:

    1. Pini shumë ujë
    Një nga rreziqet më të mëdha të vapës është dehidratimi. Kur temperaturat janë të larta, trupi humb shumë lëngje përmes djersës. Prandaj, është shumë e rëndësishme të pini ujë çdo orë, edhe nëse nuk ndiheni të etur. Pini ujë të ftohtë, por jo të ftohtë ekstrem, sepse mund të shkaktoni stres në trupin tuaj.

    2. Shmangni ekspozimin direkt ndaj diellit
    Në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00, është më mirë të qëndroni në hije. Nëse duhet të dilni, mbani një kapelë të gjerë dhe veshje të lehta dhe të errëta që do të mbrojnë lëkurën tuaj nga rrezet e diellit.

    3. Përdorni krem dielli
    Edhe në ditët me vranësira, rrezet e diellit janë të pranishme dhe mund të shkaktojnë djegie. Përdorni një krem dielli me faktor mbrojtës 30 ose më të lartë, dhe aplikojeni çdo dy orë.

    4. Mbrojtja e trupit nga temperaturat ekstreme
    Nëse jeni duke kaluar kohë jashtë, bëni pushime të shkurtra brenda dhe përdorni një ventilator ose ajër të kondicionuar për të ftohur trupin. Sigurohuni që të mbani trupin të freskët dhe të mos e teproni me aktivitetet fizike gjatë orëve të nxehta.

    5. Dëgjoni trupin tuaj
    Nëse ndiheni të lodhur, të përgjumur ose të dobët, është koha për të kërkuar strehim dhe ftohje. Shenjat e goditjes nga vapa përfshijnë të përzierat, marrjen e frymës së shkurtër dhe dhimbjen e kokës.

    Mushkonjat në Plazh: Si të Mbrohesh dhe Çfarë Duhet të Dini

    Mushkonjat janë një problem i zakonshëm gjatë verës, veçanërisht në plazhe dhe zona pranë ujit. Ato mund të prishin pushimet tuaja dhe të shkaktojnë acarime të padurueshme. Ja disa mënyra për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj nga mushkonjat:

    1. Përdorni repelentë të sigurt
    Një nga mënyrat më të thjeshta për të mbrojtur veten nga mushkonjat është përdorimi i repelentëve të pashëm. Zgjidhni ato që përmbajnë DEET (N,N-dietil-meta-toluamid) ose Icaridin, të cilat janë efektive për mbrojtjen nga mushkonjat për deri në 6 orë.

    2. Veshje të përshtatshme
    Kur shkoni në zona me shumë mushkonja, është mirë të vishni rroba të lehta dhe të mbyllura, të cilat do të mbrojnë lëkurën tuaj nga kafshimet. Mund të vishni edhe rroba të errëta, pasi mushkonjat janë më tërhequr nga ngjyrat e ndritshme.

    3. Shmangni ujin e stagnuar
    Mushkonjat zakonisht shumëfishohen në ujë të qëndrueshëm, si laguna, pellgje dhe lumë. Kur planifikoni të kaloni kohë pranë ujit, sigurohuni që të mos ka akumullime uji të qëndrueshëm rreth zonës ku qëndroni.

    4. Përdorni llamba dhe aroma të natyrshme
    Mushkonjat janë tërhequr edhe nga disa aroma. Ato ndihen tërhequr nga lënda e aromave si citronella dhe lavanda. Përdorni qirinj dhe llamba që përmbajnë këto aroma në ambientet e hapura për të mbajtur mushkonjat larg.

    5. Shmangni aktivitetet në orët e mbrëmjes
    Mushkonjat janë më aktive gjatë mbrëmjes dhe natës. Prandaj, nëse mundeni, kaloni sa më shumë kohë gjatë ditës në plazh dhe shmangni aktivitetet pas perëndimit të diellit.

    Rreziku i Goditjes nga Vapa: Si të Njihet dhe Çfarë të Bëni për të Shpëtuar Jetën

    Goditja nga vapa është një nga problemet më të mëdha shëndetësore gjatë muajve të verës. Trupi ynë mund të mbetet pa mundësi për të rregulluar temperaturën e tij në kushte të nxehtësisë ekstreme, dhe kjo mund të çojë në pasojë të rënda. Ja si mund të veproni:

    1. Shenjat e goditjes nga vapa
    Një nga shenjat më të zakonshme të goditjes nga vapa është marrja e frymës së shpejtë dhe të shpeshtë, humbja e ndërgjegjes, djersitja e tepërt dhe ngërçet muskulore. Shumë njerëz ndjehen të përgjumur dhe të pafuqishëm kur janë duke u përballur me goditjen nga vapa.

    2. Çfarë të bëni
    Nëse mendoni se dikush është prekur nga goditja nga vapa, është e rëndësishme që të veproni shpejt. Dërgoni personin në një vend të freskët dhe ajrosur, ofroni ujë dhe mund të përdorni një shalle ose peshqir të ftohtë për të ulur temperaturën e trupit.

    3. Shmangni ekspozimin ndaj diellit
    Nëse dikush ka simptoma të goditjes nga vapa, ekspozimi më tej ndaj diellit mund të jetë fatal. Sigurohuni që personi të marrë ndihmën e duhur mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur.

  • Apeli i GJKKO-së nuk heq sekuestron mbi apartamentin e çiftit Veliaj – Xoxa te Kodra e Diellit

    Apeli i GJKKO-së nuk heq sekuestron mbi apartamentin e çiftit Veliaj – Xoxa te Kodra e Diellit

    Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në zonën e Kodrës së Diellit, që dyshohet se i përket kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.
    Apeli i GJKKO rrëzoi ankimimin e bërë nga kompania “AgiKons” sh.p.k., e cila kishte kundërshtuar vendimin e marrë në muaj majin ku ishte vendosur masa e sekuestros pasurore mbi pasurinë e paluajtshme në fjalë. Gjykata vendosi të miratojë në tërësi vendimin e mëparshëm, duke e konsideruar të ligjshëm sekuestrimin e apartamentit.

    Gjithashtu sot në GJKKO, Prokuroria e Posaçme do të prezantojë raportin 2-mujor të hetimeve ndaj kryebashkiakut Veliaj. Prezantimi i raportit do të mbahej ditën e premte më datë 13 qershor, por u shty për shkak se në seancë mungonte biznesmeni Elman Abule, i cili është nën masën “arrest në shtëpi”.

    Në seancën e sotme, Veliaj nuk është paraqitur në GJKKO, por është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij mbrojtjes. Ndërkohë që në seancën e sotme, biznesmeni Abule ka marrë pjesë.

  • Si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës, 4 këshillat kryesore që duhet të ndiqni

    Si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës, 4 këshillat kryesore që duhet të ndiqni

    Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit intensive mund të shkaktojnë probleme të shumta me lëkurën, prandaj është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni dhe të mbroni atë. Ja disa këshilla kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës:
    -Përdorni gjithmonë krem kundër diellit
    Zgjidhni një krem me SPF 30 ose më të lartë dhe që mbron si ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Aplikojeni 30 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikojeni çdo 2 orë, ose pas larjes dhe djersitjes.
    -Qëndroni në hije gjatë orëve të pikut
    Rrezet e diellit janë më të forta midis orës 10:00 – 16:00. Kufizoni ekspozimin direkt në diell në këtë interval dhe zgjidhni ambiente të freskëta ose me hije.
    -Vishni rroba të lehta
    Zgjidhni rroba të lehta, me mëngë të gjata dhe nga materiale që frymojnë. Përdorni një kapelë me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën, veshët dhe qafën. Mos harroni edhe syzet e diellit me filtra UV për të mbrojtur sytë.
    -Hidratohuni vazhdimisht
    Dielli dhe nxehtësia mund të shkaktojnë dehidrim, i cili ndikon edhe në lëkurë. Pini shumë ujë gjatë ditës, sidomos nëse jeni në plazh apo nën diell. Nëse ndjeni që po skuqeni, largohuni menjëherë nga dielli dhe freskohuni.

  • Ja disa këshilla kryesore që duhet të ndiqni, se si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës

    Ja disa këshilla kryesore që duhet të ndiqni, se si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës

    Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit intensive mund të shkaktojnë probleme të shumta me lëkurën, prandaj është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni dhe të mbroni atë. Ja disa këshilla kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës:
    -Qëndroni në hije gjatë orëve të pikut
    Rrezet e diellit janë më të forta midis orës 10:00 – 16:00. Kufizoni ekspozimin direkt në diell në këtë interval dhe zgjidhni ambiente të freskëta ose me hije.
    -Përdorni gjithmonë krem kundër diellit
    Zgjidhni një krem me SPF 30 ose më të lartë dhe që mbron si ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Aplikojeni 30 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikojeni çdo 2 orë, ose pas larjes dhe djersitjes.
    -Vishni rroba të lehta
    Zgjidhni rroba të lehta, me mëngë të gjata dhe nga materiale që frymojnë. Përdorni një kapelë me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën, veshët dhe qafën. Mos harroni edhe syzet e diellit me filtra UV për të mbrojtur sytë.
    -Hidratohuni vazhdimisht
    Dielli dhe nxehtësia mund të shkaktojnë dehidrim, i cili ndikon edhe në lëkurë. Pini shumë ujë gjatë ditës, sidomos nëse jeni në plazh apo nën diell. Nëse ndjeni që po skuqeni, largohuni menjëherë nga dielli dhe freskohuni.

  • Thirrja e mjekëve: Kujdes nga goditjet e diellit! Mos dilni në orët e pikut!

    Thirrja e mjekëve: Kujdes nga goditjet e diellit! Mos dilni në orët e pikut!

    Ardhja e menjëhershme e stinës së nxehtë ka rritur shqetësimet shëndetësore dhe urgjencat nga vapa. Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje popullatës, në zonat rurale dhe në qytete, të ruhen nga temperaturat e larta dhe goditjet e diellit.
    Veçanërisht të moshuarit, fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të shmangin daljet në orët e pikut. Një thirrje e veçantë vjen për drejtuesit e mjeteve: pasi të parkoni, mos lini në makinë fëmijët dhe as të moshuarit.
    Qëndrimi në temperatura shumë të larta do t’u rrezikonte shëndetin dhe jetën. Eugena Tomini, drejtuese e Institutit të Shëndetit Publik, këshillon popullatën për konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe ushqimeve të freskëta. Veshje të lehta dhe asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa një shishe ujë me vete.

  • Sonte të gjithë sytë nga qielli, “Hëna e Luleshtrydhes” e 2025 nuk do përsëritet për 18 vitet e ardhshme

    Sonte të gjithë sytë nga qielli, “Hëna e Luleshtrydhes” e 2025 nuk do përsëritet për 18 vitet e ardhshme

    Sot në mbrëmje do të mund të shikohet Hëna e Plotë e Luleshtrydhes, një ngjarje e veçantë astronomike që ndodh vetëm një herë në disa vite. Kjo hënë do të duket më e ulët se zakonisht në horizontin jugor, për shkak të një fenomeni të quajtur “Pozicioni ekstrem lunar” (major lunar standstill).

    Hëna e Luleshtrydhes, e emëruar nga fiset Algonquian për shkak të sezonit të shkurtër të mbledhjes së luleshtrydheve, shfaqet çdo qershor dhe simbolizon periudhën e pjekurisë së këtij fruti të ëmbël. Këtë vit, faza e plotë e hënës do të ndodhë mëngjesin e 11 qershorit, por disku i saj do të jetë plotësisht i ndriçuar që në perëndim të diellit të 10 qershorit.
    Për shkak të “iluzionit të hënës”, disku i hënës do të duket më i madh dhe do të marrë një ngjyrë të verdhë-portokalli, për shkak të shpërndarjes së dritës në atmosferë, kur ngrihet mbi horizont.

    Çfarë është “Pozicioni ekstrem lunar”?Hëna rrotullohet rreth Tokës në një orbitë të pjerrët rreth 5 gradë në raport me rrugën e diellit në qiell (ekliptikën). Për shkak të ndikimit gravitacional të Diellit, kjo orbitë luhatet në një cikël 18.6-vjeçar. Gjatë periudhës së “qëndrimit të madh lunar”, që zgjat dy vite, këndi i orbitës së hënës arrin kulmin, duke bërë që hëna të ngrihet dhe të perëndojë në pika më ekstreme në horizont dhe të lëvizë më lart ose më poshtë në qiell sesa zakonisht.
    Kjo fazë përkon me afërsi me solsticin e verës në hemisferën veriore, kur Dielli ndjek rrugën më të lartë në qiell, ndërsa hëna ndjek një rrugë shumë të ulët. Këtë vit, Hëna e Luleshtrydhes do të jetë më e ulëta që nga viti 2006 dhe një ngjarje e tillë nuk do të përsëritet deri në vitin 2043.
    /vizionplus.tv