Parku i liqenit të Tiranës vazhdon të mbetet një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët, duke ofruar një peizazh magjepsës në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga perëndimi i diellit, i cili ka “përflakur” liqenin e Tiranës. Parku i madh i liqenit të Tiranës përfaqëson masivin më të madh të gjelbërimit në Tiranë dhe përmbush nevojat e popullsisë për pushim, argëtim, sport dhe aktivitet fizik në natyrë për të gjitha grup-moshat.
Tag: diellit
-

Rrezet e diellit, temperaturat e larta…/ Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
Rrezet e diellit, temperaturat e larta dhe frekuentimi i plazhit, sjell edhe shtim të rasteve me problemet në lëkurë.
Sipas dermatologëve problemet më të shpeshat janë myku si dhe infeksionet bakteriale tek fëmijët.
“Myku është më i shpeshti që del në pah, më shumë tek pjesa e këmbëve ose në pjesët palosëse të trupit. Infeksionet bakteriale edhe ato janë të mundura në lëkurat që kanë një sistem mbrojtës lehtësisht akoma duke u ndërtuar, kryesisht tek fëmijët i gjejmë më të shpeshtë sëmundjet me ngarkesa bakteriale në lëkurë.
Sëmundjet bakteriale, mykotik edhe disa sëmundje të lëkurës që janë kronike dhe të sëmurët kronikë e që kanë një ndjeshmëri të lartë nga dielli, ne themi që ta evitojnë diellin e fortë kryesisht ato që kanë lupus, dermatozët që kanë ndjeshmëri nga rrezatimi diellor”, u shpreh Blerta Gjoni, dermatologe.
Nuk mungojnë edhe alergjitë nga rrezet e diellit apo djegiet në lëkurë.
“Dermatikët e shpeshta në lëkurë, janë ato kategori njerëzish që pëlqejnë të rrezatohen, kryesisht tek moshat e reja, pasi ato qëndrojnë shumë më tepër në kohën e pikut në ujë. Por, kemi pasur shfaqje të rastëve të herpes simplex edhe tek fëmijët e tek mosha e adoleshencës.
Rastet që janë përkeqësuar më shumë janë ato të akneve, pasi ndonjëherë temperaturat e larta bën të mundur që kur kemi mbiprodhim të tepërt të djersës të çrregullojnë gjëndrat e yndyrnës dhe të përkeqësojë aknet”, shtoi dermatologia.
Mjekët rekomandojnë që të përdoren produkte për mbrojtjen e lëkurës si dhe të evitohet qëndrimi në diell në pikun e të nxehtit, jo vetëm për fëmijët dhe të sëmurët kronikë, por edhe ata që kanë nishane të shumta.
-

Ora astronomike e vitit 1410, e para e njohur në Europë, si dhe kontributi i arbërorit Gjin Gazulli (1400-1465), në astronomi dhe astrologji në shekullin XV!
Jahja Drancolli
Ora astronomike në qytetin multikulturor të Pragës (në Sheshin e Qytetit të Vjetër) u instalua në vitin 1410 nga shpikësit e orës Mikuláš nga Kadaň dhe Jan Šindel. Është ora astronomike më e vjetër funksionale në botë, sipas së cilës mund të përdoren mënyra të ndryshme për të treguar kohën!
Nga mesi i shekullit të 15-të, falë astronomit arbër Gjin Gazulli (profesor i Universitetit në Padova, Krakov, Buda…) dhe studentëve të tij në shekujt në vijim, u bënë shtesa për të zbukuruar më tej funksionet dhe estetikën e tij.
Është për të theksuar se Gjin Gazulli doktoroi në Universitetin e Padovës në vitin 1430. Krahas veprimtarisë mësimore dhe shkencore, ai kreu edhe detyra të rëndësishme diplomatike për Republikën e Raguzës. Ai njihet edhe për marrëdhëniet e tij me mbretin kroato-hungarez Sigismund dhe Matthias Corvinus, të cilët e ftuan atë si astrolog në oborrin e tyre mbretëror. Në këtë kuadër ai dërgoi dorëshkrimin e veprës së tij kryesore, “De directionibus…”, në të cilin paraqitet metoda e tij e ndarjes së qiellit në shtëpi qiellore sipas metodës së astrologut Campano nga Novara. Kjo vepër është studiuar në qendra të njohura shkencore dhe universitare të Evropës.
Fillimisht, ora mbante kohën dhe ndiqte lëvizjet astronomike. Ora aktualisht ka funksione të shumta, duke përfshirë gjurmimin e kohës së vjetër bohemiane (kur dita fillonte në perëndim të diellit), kohën e Babilonisë (lindja e diellit deri në perëndim të diellit), koha e Evropës Qendrore (e shënuar me një dorë në formë dielli) dhe koha Sidereale (bazuar në lëvizjen e yjeve, dhe ca më e shkurtër se koha diellore). Ai përfshin gjithashtu një unazë zodiaku dhe një numërues kalendar, si dhe një astrolab të bazuar në veprën “Mbi astrolabin” të Gjin Gazullit që gjurmon pozicionin e diellit, hënës dhe yjeve! /Trungu & InforCulture.info
-

Një nga astronomët më të shquar evropianë
550 VJET MË PARË LINDI NIKOLLA KOPERNIKU
Nikolaus Kopernikus (Koperniku), polonisht: Mikołaj Kopernik (lindi me 19 shkurt 1473 ne Thorn (sqt.: Torn) Poloni dhe vdiq me 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mjek, qeveritar dhe ushtarak.
Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gje por është e qartë se ai ishte ose polak, ose gjerman. Kjo gjë pasqyrohet në emrin e tij. Në gjermanisht ai quhet përgjithsisht Nikolaus Kopernikus, për shkak të versionit të latinizuar Copernicus nga mbiemri Koppernigk. Polonisht ai quhet Mikołaj Kopernik. Koperniku ishte biri i një gruaje gjermane, kombësia e të atit është e paqartë. Qyteti i tij i lindjes Torn pak kohë pas lindjes së tij kaloi nën sundimin e mbretit polak, kështu që ai formalisht njihet si polak.
JetaKoperniku, biri i një tregtari, lindi më 1473 në Poloni në qytetin Torni. Në Krakov dhe shumë universitete ai studioi matematikën, astronominë, teologjinë, drejtësinë dhe mjekësinë. Që nga viti 1512 derisa vdiq, më 1543, jetoi në Frauenburg, një qytet i vogëlth në Prusinë Lindore, ku u emërua kanonik në katedrale. Koperniku në fakt është specialist i së drejtës kanunore, disiplinë në të cilën arriti gradën doktor. Puna si kanonik në katedrale i plotësonte nevojat ekonomike, kështu që mund t’u kushtohej hulumtimeve shkencore të trupave qiellorë. Astronomia ishte disiplina e preferuar e tij. Pozicioni gjeografik i Frauenburgut, që ndodhej në bregdet, e favorizonte punën ajgëtuese të tij. Kopereniku e vendosi observatorin dhe vendbanimin në një nga kullat mbrojtëse të bregut. Instrumentat e tij ishin shumë të thjeshtë, por më i madhi i vazhduesve të veprës së tij, Tiho Brahe, ishte më i lumturi i njerëzve kur i ofruan një të tillë.
Koperniku ishte më shumë teoricien se vrojtues. Ndihmesa e tij në astronomi, që është një ndihmesë mjaft e madhe, qëndron në një teori:në kundërshtim me idetë e pranuara deri atëherë, nuk është kupa qiellore që bën një rrotullim të përditshëm përreth tokës, por është toka që rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar, dhe përshkon në të njëjtën kohë një rrotullim rreth diellit. Koperniku arriti në këtë përfundim pasi studioi astronomët grekë e arabë, por edhe nga vrojtimet vetjake. Toka nuk është qendra e universit, por një nga planetet që rrotullohen rreth diellit. Kjo frazë e thjeshtë e thjeshtë është parimi themelor i “pikëpamjes kopernikiane për një nga miliona trupat e tjerë qiellorë. Koperniku në përfundimet e tij arriti pas shumë fakteve shkencore, por do të duhej të vinte gjysma e shekullit XIX për ta provuar atë përfundimisht.
Sot ende, anipse Koperniku vërtetoi që kjo nuk ishte e vërtetë, ne themi “ngritja”, apo “ulja” e diellit në fillim dhe në fund të ditës.
Zigmund Frojd, në një nga veprat e tij, thotë se gjatë rrjedhës së kohëve, shkenca i ka dhënë dy goditje krusmuese mendimit naiv që njeriu kishte për vlerat e tij: herën e parë, kur Koperniku nuk e pranoi tokën si qendrën e universit dhe e dyta kur Darvini provoi t’i heqë njeriut pozicionin e privilegjuar që besonte se zinte përballë botës së kafshëve. Përpara Kopernikut mendohej se dielli dhe yjet iahin krijuar në funksion të tokës dhe toka në funksion të njeriut. Kur ai shpalli se universi nuk rrotullohej rreth planetit tonë, vetëdija njerëzore pësoi një trandje shungulluese. Koperniku pati një ndikim aq revolucionar në botëkuptimin që njerëzit kishin për botën, sa vetëm bashkëkohësi i tij, Kristofor Kolombi, mund të mendohej se kishte arritur një lavdi të atillë.
-

Në ditën e sotme, më 7 mars të vitit 321, Perandori Konstandini i Madh vendosi që e Diela, Dita e Diellit, të shpallet një ditë zyrtare pushimi
Jahja Drancolli
Në ditën e sotme, më 7 mars të vitit 321, Perandori Konstandini i Madh vendosi që e Diela, Dita e Diellit, të shpallet një ditë zyrtare pushimi, në të cilën tregjet dhe zyrat publike do të mbyllën!
Kostandini I, perandor i Perandorisë Romake, me origjinë nga Dardania i njohur në histori si Kostandini i Madh, konsiderohet për njërin nga sundimtarët më me ndikim të antikitetit, dhe mund të pretendohet me plotë të drejtë për ndikimin e dendur të tij në shoqërinë e sotme. Sipas Ediktit të Milanos i vitit 313, Kostandini, yni dardano-ilir bëri një shqiptim jashtëzakonisht të rëndësishëm, që deklaronte se qytetarët duhet të lejohen të praktikojnë fenë e zgjedhjes së tyre, dhe posaçërisht ndaloi nënshtrimin e adhuruesve të krishterë. Së këtejmi, procesi gradual i reformave të perandorit në fjalë u nënvizua edhe në vitin 321, kur, më 7 Mars, Konstandini dekretoi që “dies Solis Invicti” ose “dies Sol Invictus” (“Dita e Diellit” ose Dita e Diel), duhet të shihet si një ditë universale e pushimit. Në këtë kontekst sipas dekretit të 7 marsit të dielën duhet të shmangen shumë aktivitete. Tregtarët ishin të ndaluar të bënin tregti dhe institucionet administrative duhet mbyllën, përveç atyre që merreshin me çlirimin e skllevërve. Vetëm bujqve dhe shërbimeve shëndetësore u lejohet të vazhdojnë të punojnë duke pranuar se disa aktivitete bujqësore e shëndetësore ishin të pamundura për tu shtyrë!
-

Dua Lipa pushon në rivierën shqiptare pas performancës në Sunny Hill Festival
Pas performancës së suksesshme në natën e parë të Festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë për disa ditë pushimi.Artistja, e cila u mirëprit me entuziazëm nga publiku në Prishtinë, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto nga bregdeti shqiptar, ku shihet një pamje e perëndimit të diellit mbi detin Jon. “Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi Dua në postimin e saj.Riviera shqiptare është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara për pushime të këngëtares, e cila është shprehur më parë se i kthehet gjithmonë me kënaqësi trojeve shqiptare.Përmes postimeve të tilla, Dua Lipa jo vetëm që promovon turizmin shqiptar në një audiencë globale, por kontribuon gjithashtu në rritjen e interesit ndërkombëtar për bukuritë natyrore dhe kulturore të rajonit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Pas performancës së suksesshme në natën e parë të Festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë për disa ditë pushimi.Artistja, e cila u mirëprit me entuziazëm nga publiku në Prishtinë, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto nga bregdeti shqiptar, ku shihet një pamje e perëndimit të diellit mbi detin Jon. “Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, shkroi Dua në postimin e saj.Riviera shqiptare është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara për pushime të këngëtares, e cila është shprehur më parë se i kthehet gjithmonë me kënaqësi trojeve shqiptare.Përmes postimeve të tilla, Dua Lipa jo vetëm që promovon turizmin shqiptar në një audiencë globale, por kontribuon gjithashtu në rritjen e interesit ndërkombëtar për bukuritë natyrore dhe kulturore të rajonit.
-

Pak minuta shi, rrugët e kryeqytetit kthehen në “lumenj”
Kryeqyteti u përfshi pasditen e kësaj të hëne nga reshje të dendura shiu, të cilat, ndonëse zgjatën për pak minuta, i kthyen rrugët në “lumenj”. Kjo situatë ka shkaktuar probleme të mëdha, sidomos në zonën pranë nënkalimit të “Kodrës së Diellit”.
Problemi u denoncua publikisht nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili bëri thirrje për një reagim të menjëhershëm. Sipas Braçes, shkaku i përmbytjeve janë tre pusetat e vogla në rrugën paralele me Unazën e Madhe, të cilat nuk përballojnë dot prurjet e mëdha që vijnë nga zona e “Kodrës së Diellit”.
“Kjo që shihni nuk është çështje shiu – janë ujëra të zeza këto, ardhur nga lart-Kodra e Diellit”, shkruan Braçe, duke shtuar se problemi po bëhet i përhershëm dhe se lagjja ndodhet në hall. -

Leskovik, Rama ndan pamje nga perëndimi i diellit
Leskoviku vitet e fundit është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas e të huaj.
Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga perëndimi i diellit në Leskovik.
Segmenti i ri rrugor Ersekë – Leskovik ka sjellë edhe rritjen e numrit të turistëve, ku përmes tij ofrohet një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të një tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë.
Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike, kultet, dhe një dokumentacion i pasur nga periudha më të hershme, sidomos në Mesjetë. Edhe defterët osmane e përmendin Leskovikun me fshatrat përreth shumë të populluar.
Leskoviku veçohet për relievin malor e kodrinor, me pyje, florë dhe faunë të pasur, me burime ujërash minerale-kurative e vreshtari të begata.
Gjithashtu, Leskoviku është një nga krahinat më të njohura të juglindjes së vendit për trashëgiminë kulturore, për vreshtarinë, llixhat e Sarandoporit, kishën e Cerskës, Postenanin e shumë atraksione të tjera të kërkuara nga turistët vendas e të huaj./atsh/KultPlus.com


