Tag: diellit

  • “Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell

    “Hëna e Përgjakur” e 7 shtatorit, sonte “spektakël” në qiell

    Mbrëmja e kësaj të diele (7 shtator) do të ofrojë ngjarjen qiellore më të pritur dhe spektakolare të vitit, eklipsin total të hënës, e njohur si “Hëna e Përgjakur”.
    Gjatë këtij eklipsi total hënor, Toka lëviz drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës, duke lëshuar hijen e saj mbi sipërfaqen hënore. Hëna merr një ngjyrë të kuqe intensive, ndërsa bonusi i këtij viti është edhe fakti që ajo do të duket edhe më e madhe se zakonisht pasi ndodhet në pikën e orbitës së saj më afër me Tokën.
    Disa minuta pas perëndimit të diellit ne do të jemi në gjendje të jemi dëshmitarë të lindjes së Hënës së Përgjakur, por fazat fillestare të fenomenit nuk do të jenë shumë të dukshme. Kulmi i saj do të jetë rreth orës 20:00. Më pas gradualisht Hëna do të dalë nga hija e Tokës dhe në orën 23:00 do të rimarrë ngjyrën e saj normale.
    Do të duhet të presim deri më 12 janar të 2028 për të pasur një tjetër eklips total të Hënës të dukshëm.

  • Skandali i kremit kundër diellit trondit Australinë, nuk ofrojnë mbrojtjen e premtuar

    Skandali i kremit kundër diellit trondit Australinë, nuk ofrojnë mbrojtjen e premtuar

    Një raport tronditës ka zbuluar se disa prej kremrave kundër diellit më të njohur dhe më të shtrenjtë në Australi nuk përmbushin nivelet e mbrojtjes SPF të deklaruara në paketim, duke shkaktuar një krizë kombëtare në vendin me shkallën më të lartë të kancerit të lëkurës në botë.

    Sipas analizës së publikuar nga Choice Australia, 16 nga 20 kremrat e testuar dështuan të përmbushnin vlerën e premtuar të SPF-së. Produkti Ultra Violette Lean Screen SPF 50+, i përdorur gjerësisht në vend dhe jashtë tij, dha një rezultat real të SPF vetëm 4, duke ngritur alarme për sigurinë e konsumatorëve. Pas presionit publik dhe testimeve shtesë, produkti u tërhoq nga tregu.
    Rach, një 34-vjeçare nga Newcastle, e cila përdorte këtë produkt ekskluzivisht për vite me radhë, zbuloi se kishte zhvilluar një karcinomë të qelizave bazale – një formë kanceri e lëkurës – pavarësisht se ndiqte rreptësisht masat parandaluese. Ajo tha për BBC-në se ndjeu “zemërim dhe zhgënjim” kur mësoi se kremi që kishte përdorur nuk ofronte mbrojtjen e pretenduar.
    Përveç Ultra Violette, markat e tjera të njohura si Neutrogena, Banana Boat, Bondi Sands dhe Cancer Council u përmendën gjithashtu për mospërputhje në nivelet e SPF-së. Të gjitha hodhën poshtë rezultatet e testimit nga Choice Australia, duke theksuar testet e tyre të pavarura që, sipas tyre, tregojnë efikasitetin e produkteve.
    Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA) njoftoi nisjen e një hetimi rregullator për produktet në fjalë. Ndërkohë, reagimi i ngadaltë dhe mungesa e transparencës kanë bërë që shumë konsumatorë të ndihen të tradhtuar, duke e konsideruar situatën si një “krizë besimi” ndaj industrisë së kujdesit ndaj lëkurës.
    Produktet e përfshira shiten në dhjetëra vende përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, çka e bën këtë çështje me ndikim global. Rasti ka ngritur pyetje serioze mbi efikasitetin e sistemeve të certifikimit dhe kontrollit të produkteve kozmetike në nivel botëror.
     
     

    Top Channel

  • Gordon Ramsay kalon nëpër një operacion për kancerin e lëkurës: Mesazhi i tij për fansat

    Gordon Ramsay kalon nëpër një operacion për kancerin e lëkurës: Mesazhi i tij për fansat

    Kuzhinieri i njohur botëror, Gordon Ramsay (58), ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment shumë personal: ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e karcinomës bazocelulare, një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës.
    Ramsay publikoi dy fotografi pas ndërhyrjes, një me fashë dhe një tjetër ku dukeshin qepjet, duke treguar hapur përvojën e tij. Me humor, ai shkroi:
    “Jam mirënjohës për ekipin fantastik tek The Skin Associates dhe për reagimin e tyre të shpejtë në heqjen e këtij karcinomi. Ju lutem, mos harroni kremin kundër diellit këtë fundjavë. Premtoj që nuk është ‘face-lift’, ndoshta duhet të kërkoj kthim parash…”
    Postimi mori menjëherë reagime mbështetëse nga ndjekësit dhe miqtë e tij.
    Një fans shkroi: “Shumë e rëndësishme që ti flitet hapur për gjëra të tilla. Shërim të shpejtë!” Ndërsa një tjetër shtoi: “Bravo që bëre kontrollin e lëkurës! Kjo është diçka që të gjithë duhet ta bëjmë rregullisht.”
    Edhe organizata Cancer Research UK reagoi: “Jemi të lumtur që je mirë, Gordon, dhe faleminderit që po rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes nga dielli. Kërkoni hije, mbulohuni dhe përdorni shpesh krem kundër diellit.”
    Karcinoma bazocelulare, e njohur edhe si bazaliom, zakonisht shfaqet në zonat e ekspozuara ndaj diellit dhe rritet ngadalë. Edhe pse rrallë përhapet, trajtimi i hershëm është thelbësor për të shmangur dëmtime të indeve dhe shenja të dukshme.
    Screenshot

  • Nga mbrojtje ndaj rrezeve te ‘kërcënim i fshehur’, si përfundoi kremi i diellit në qendër të teorive konspirative

    Nga mbrojtje ndaj rrezeve te ‘kërcënim i fshehur’, si përfundoi kremi i diellit në qendër të teorive konspirative

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë gjithnjë e më shumë video ku njerëz të ndryshëm i shmangen përdorimit të kremit kundër diellit, duke e cilësuar si “plot kimikate të dëmshme” dhe duke pretenduar se mund të shkaktojë më shumë dëm sesa mbrojtje. Shpesh, këto mesazhe përfundojnë duke rekomanduar alternativa “natyrale” ose edhe receta shtëpiake, të cilat jo vetëm që nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme, por rrisin rrezikun e dëmtimit nga dielli.

    Ky trend, i njohur si “lëvizja anti-sunscreen”, ka kaluar nga një fenomen periferik konspirativ në një dukuri më të përhapur, sidomos gjatë verës së vitit 2025. Edhe personazhe publike e influencerë kanë ndarë hapur bindjen se nuk përdorin krem kundër diellit për vete dhe fëmijët e tyre, duke ushqyer kështu mitin e rrezikshëm të “tolerancës natyrale” ndaj diellit. Sipas studimeve të fundit, të rinjtë e Gen Z tregohen veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre miteve. Një sondazh i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë tregoi se një pjesë e konsiderueshme e tyre e shohin nxirjen më të rëndësishme sesa rrezikun nga kanceri i lëkurës, ndërsa të tjerë pranojnë se përdorin krem vetëm kur ua kujton dikush tjetër.

    Dermatologët shpjegojnë se rrezatimi ultravjollcë (UVA dhe UVB) dëmton lëkurën në nivele të ndryshme, UVA duke shkaktuar plakje të parakohshme dhe UVB duke djegur lëkurën dhe dëmtuar ADN-në, gjë që rrit rrezikun për melanoma. Statistikat tregojnë se shumica e rasteve me kancer të lëkurës lidhen drejtpërdrejt me ekspozimin e tepruar në diell.

    Kremrat kundër diellit ndahen në dy kategori:

    Shumica e teorive konspirative fokusohen tek kremrat me filtra kimikë, duke u bazuar në studime që tregojnë gjurmë të disa përbërësve (si oxybenzone) në gjak pas përdorimit. Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto janë doza shumë të vogla, të sigurta dhe të testuara nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare. Për më tepër, të njëjtat substanca gjenden edhe në produkte të tjera kozmetike të përdorura gjerësisht.

    Mjekët dermatologë janë të qartë: rreziqet nga ekspozimi i pambrojtur në diell janë shumë më të mëdha se çdo dyshim i ngritur mbi kremrat. Për ata që shqetësohen për kimikatet, një alternativë e sigurt mbetet përdorimi i kremrave mineralë. Mesazhi i tyre kryesor është i thjeshtë: mos përdorimi i kremit kundër diellit rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të lëkurës.

  • “Vera nuk ka mbaruar, termometri pritet të kap vlerën…”, Porja jep lajmin e papritur, ja sa do të shkojnë temperaturat

    “Vera nuk ka mbaruar, termometri pritet të kap vlerën…”, Porja jep lajmin e papritur, ja sa do të shkojnë temperaturat

    Meteorologia Lajda Porja tha se kjo javë e fundit e gushtit edhe pse ka nisur me vranësira që sjellin herë herë një mot disi më të freskët, gradualisht do përmirësohet duke u kthyer kështu përsëri në valët e nxehta.
    “Kjo javë ka nisur me vranësira dhe reshje të pakta, kryesisht në veri. Jugu nuk ka përfshirje të reshjeve. Ndërkohë, nga dita e mërkurë deri të premten, do të ketë përmirësim të motit dhe mbizotërim të diellit. Minimalet sot shënojnë 11-12 gradë dhe maksimalet nga 28-30 gradë në shumë qytete.
    Nga e mërkura presim të kemi riaktivizim të valëve të nxehta, kryesisht në periferi. Gjithashtu dita e enejte dhe e premte do kulmojë me temperaturat 38-39 gradë. Pra do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjitha qytete kryesore të Shqipërisë”, tha Porja.
    Meteorologia parashikon se të shtunën dhe të dielën do kemi të bëjmë me luhatje të motit duke pasur praninë edhe të reshjeve edhe pse të pakta, por edhe të diellit.
    “Parashikohet që fundjava të risjellë rebeshe dhe stuhi ere, ku më pak i prekshëm do jetë përsëri jugu. Ditën e dielë do të rikuperohet moti dhe do përmirësohet ndjeshëm”.
    Porja bëri një parashikim edhe sa i përket muajit shtator që na pret, duke theksuar se edhe pse futemi në një muaj vjeshte, temperaturat e larta dhe motin e nxehtë do e kemi prezent.
    “Sa i përket fillimit të shtatorit, do startojë me temperatura të larta edhe në javën e parë të shtatorit. Herë pas here do ketë dhe stuhi ere por më pas sërish diell. Nuk do jetë një 10 ditësh nën mbizotërimin e diellit apo të shiut. Shtatori është parashikuar të regjistrojë temperatura mjaft të larta pothuajse gjatë gjithë muajit. Edhe pse me datë 1 shtator hymë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, vera do të fillojë edhe përgjatë shtatorit”, tha meteorologia.

  • Rikthehet përvëlimi/ Meteorologia: Ja si do të jetë moti në fund të gushtit dhe fillim shtatori

    Rikthehet përvëlimi/ Meteorologia: Ja si do të jetë moti në fund të gushtit dhe fillim shtatori

    Meteorologia Lajda Porja tha se kjo javë e fundit e gushtit edhe pse ka nisur me vranësira që sjellin herë herë një mot disi më të freskët, gradualisht do përmirësohet duke u kthyer kështu përsëri në valët e nxehta.
    “Kjo javë ka nisur me vranësira dhe reshje të pakta, kryesisht në veri. Jugu nuk ka përfshirje të reshjeve. Ndërkohë, nga dita e mërkurë deri të premten, do të ketë përmirësim të motit dhe mbizotërim të diellit. Minimalet sot shënojnë 11-12 gradë dhe maksimalet nga 28-30 gradë në shumë qytete.
    Nga e mërkura presim të kemi riaktivizim të valëve të nxehta, kryesisht në periferi. Gjithashtu dita e enejte dhe e premte do kulmojë me temperaturat 38-39 gradë. Pra do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjitha qytete kryesore të Shqipërisë”, tha Porja.
    Meteorologia parashikon se të shtunën dhe të dielën do kemi të bëjmë me luhatje të motit duke pasur praninë edhe të reshjeve edhe pse të pakta, por edhe të diellit.
    “Parashikohet që fundjava të risjellë rebeshe dhe stuhi ere, ku më pak i prekshëm do jetë përsëri jugu. Ditën e dielë do të rikuperohet moti dhe do përmirësohet ndjeshëm”.
    Porja bëri një parashikim edhe sa i përket muajit shtator që na pret, duke theksuar se edhe pse futemi në një muaj vjeshte, temperaturat e larta dhe motin e nxehtë do e kemi prezent.
    “Sa i përket fillimit të shtatorit, do startojë me temperatura të larta edhe në javën e parë të shtatorit. Herë pas here do ketë dhe stuhi ere por më pas sërish diell. Nuk do jetë një 10 ditësh nën mbizotërimin e diellit apo të shiut. Shtatori është parashikuar të regjistrojë temperatura mjaft të larta pothuajse gjatë gjithë muajit. Edhe pse me datë 1 shtator hymë zyrtarisht në stinën e vjeshtës, vera do të fillojë edhe përgjatë shtatorit”, tha meteorologia.

  • Mbajtja e syzeve të diellit të pahomologuara është më e dëmshme sesa të mos mbash fare

    Mbajtja e syzeve të diellit të pahomologuara është më e dëmshme sesa të mos mbash fare

    Në mes të verës, kur dielli shkëlqen fort, për të mos dëmtuar shikimin është e domosdoshme të përdorim syze dielli. Të dalësh jashtë apo të kalosh orë të tëra në plazh pa to, mund të dëmtojë shëndetin vizual brenda pak minutash. Por jo çdo lloj syzesh është i vlefshëm. Jo të gjitha syzet e diellit janë të mira.

    Këtë e shpjegoi Xaqueline Rodríguez, optometriste në Óptica Universitaria, në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’, ku theksoi se zgjedhja e syzeve të papërshtatshme mund të jetë “më e dëmshme”. Dhe gjëja më e keqe është se shumë prej nesh i kemi këto syze në shtëpi dhe i përdorim pa e ditur se po bëjmë një gabim të rëndë.

    “Çfarë unë konsideroj më të dëmshme është përdorimi i syzeve të diellit që nuk janë të homologuara. Syze që blihen nëpër tregje ose dyqane të rastësishme, që nuk kanë kaluar asnjë kontroll. Mbajtja e këtij lloji syzesh është më e dëmshme për syrin se të mos mbash fare,” tha specialistja.

    “Ato na bëjnë të shohim më errët dhe pupila hapet, zgjerohet, por nëse lentja nuk bllokon rrezet ultravjollcë, ato depërtojnë me intensitet shumë më të madh në retinë sesa nëse nuk do ta kishim vënë fare lentën. Nëse duam ta mbrojmë syrin 100%, duhet të përdorim syze të homologuara. Ato blihen në optika dhe kalojnë të gjitha kontrollet shëndetësore për të garantuar mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UV,” shtoi Xaqueline.

    Specialistja paralajmëroi gjithashtu se me përdorimin e syzeve të pahomologuara “i djeg sytë drejtpërdrejt”. “E kam parë shpesh në konsultë. Takon persona 50-vjeçarë, ende shumë të rinj, me fillime të kataraktit. Dhe pyetja e parë është: a keni përdorur syze dielli të pahomologuara? Dhe përgjigjja del gjithmonë po,” konfirmoi optometristja.

  • Edi Rama: Mirëmëngjes me ngjyrat magjike të lindjes së diellit në Pogradec

    Edi Rama: Mirëmëngjes me ngjyrat magjike të lindjes së diellit në Pogradec

    Mëngjesi i sotëm ka zënë Pogradecin nën një dritë të veçantë, ku ngjyrat e lindjes së diellit, portokalli, rozë dhe nuanca të artë reflektohen mbi sipërfaqen e qetë të liqenit, duke krijuar një peizazh mahnitës.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pamje sot në rrjetet sociale, shoqëruar me një urim për qytetarët: “MIRËMËNGJES  dhe me këtë pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, ju uroj një të diel të paqtë “

    Pamjet kapin momentin delikat të agimit, duke transformuar një pamje natyrore në një mesazh vizual që simbolizon qetësinë dhe frymëzimin që mund të sjellë fillimi i ditës.

  • Pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, Rama ndan pamjet

    Pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, Rama ndan pamjet

    Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet ndër më të preferuarit për mijëra vizitorë vendas e të huaj. Pamja mbresëlënëse dhe ujërat e kristaltë që të ofron liqeni e bëjnë Pogradecin një atraksion turistik për t’u vizituar.

    Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video nga lindja e diellit në Pogradec, teksa e cilëson këtë moment si “pamje magjike”.

    Përveç bukurive natyrore që ofron, investimet në infrastrukturë dhe hapësira publike kanë bërë që Pogradeci të jetë një zgjedhje kryesore për turizëm në të gjitha stinët e vitit.

    I zgjedhur masivisht për qetësinë dhe freskinë që ofron në ditët e nxehta të verës, Pogradeci është i bukur jo vetëm prej natyre, por është edhe një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore e artistike./atsh/KultPlus.com

  • Norvegjia instalon pasqyra masive në malet e qyteteve që s’kanë rreze të drejtpërdrejta të diellit

    Norvegjia instalon pasqyra masive në malet e qyteteve që s’kanë rreze të drejtpërdrejta të diellit

    Norvegjia ka vendosur pasqyra masive në shpatet e maleve për të reflektuar dritën e diellit drejt qyteteve që për muaj të tërë gjatë dimrit mbeten pa rreze të drejtpërdrejta dielli. Ky zgjidhje inovative u zbatua në Rjukan, një qytet i vogël i vendosur thellë në Luginën Vestfjord në jug të Norvegjisë, transmeton KultPlus.

    Për shkak të maleve të thepisura që e rrethojnë, Rjukan nuk merr dritë të drejtpërdrejtë nga dielli nga shtatori deri në mars. Sipas CNET, në vitin 2013 qyteti instaloi tre pasqyra gjigante, secila me sipërfaqe rreth 17 metra katrorë, në një shpat mali aty pranë, për të reflektuar rrezet e diellit drejt sheshit qendror të qytetit.

    Këto pasqyra kontrollohen në distancë, furnizohen me energji diellore dhe të erës, dhe janë programuar të ndjekin lëvizjen e diellit në qiell. Ato ndodhen rreth 450 metra mbi qytet dhe rrotullohen në dy akse për të drejtuar dritën poshtë në luginë. Projekti u frymëzua nga një ide e propozuar që në vitin 1913 nga themeluesi i qytetit, Sam Eyde, por u bë i realizueshëm vetëm falë teknologjisë moderne.

    Sipas The Hyper Hive, këto pasqyra kanë transformuar jetën në Rjukan, duke u mundësuar banorëve të shijojnë dritën natyrale edhe gjatë muajve më të errët. Ky është një shembull mbresëlënës se si inxhinieria dhe krijimtaria mund të kapërcejnë sfidat gjeografike./KultPlus.com