Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën. Pas marrjes së vendimit ka reaguar edhe ligjvënësi demokrat, Samir Korreshi i cili u shpreh se në Komisionin e Etikës duhet të ishte kryeparlamentare Niko Peleshi.
Ai theksoi se në Kushtetutë nuk lejohet që një ministër të marrë fjalën në Kuvend ende pa u betuar, referuar “Diellës”.
Deputeti demokrat ironizoi duke thënë që “hall është kur të fiken dritat se ç’do bëjmë me “Diellën””, duke shtuar se “në Shqipëri akoma luftohet për energji 24 orë”.
“Ende pa u konsultuar Komisionin e Etikës filloi direkt me masë disiplinore. Në Komisionin e Etikës duhet të ishte kryetari I Parlamentit, Niko Peleshi, edhe pse e dimë që janë shkrirë ndarjet e pushteteve në duart e Kryeministrit.
Nuk ka më legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor, e la të dirigjonte pa pikë turpi. Pse ka ndodhur? As në Kushtetutë, nuk lejohet që një ministër të flasë, po e quajmë ministër Diellën po e lëmë me prizë të vënë, nuk po ia heqim prizën momentalisht, se hall është kur të ikin dritat se këtu në Shqipëri akoma vazhdojmë luftojmë për drita 24 orë, kur të ikin dritat çfarë do bëjmë me Diellën, por e quajtëm se e kemi Diellën ministre, asnjëherë në këto nuk ka bërë vaki që të flas një ministër për programin e qeverisë ende pa u betuar qeveria, pa bërë akoma dekretimin.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeministri të ndërpresë fjalën dhe të vendosë Teatrin e Kukullave”, tha ai.
Tag: diellen
-

“Akoma luftojmë për drita 24 orë”/ Ironizon deputeti: Kryeministri ndërpret fjalën dhe vendos ‘Teatrin e Kukullave’
-

Diktaturë parlamentaro-virtuale!
Nga Belind Këlliçi
Deshët demokracinë?! Ju dhashë Diellën!
Akti i paprecedentë i paraqitjes së programit dhe ekipit qeverisës për vetëm 25 minuta dhe zëvendësimi i debatit parlamentar me lodrën e inteligjencës artificiale të Ramës, përveçse shkallmon parlamentarizmin dhe bazat e demokracisë, tregon për mentalitetin thellësisht autokratik dhe totalitar të Edi Ramës.
Në vend të llogaridhënies, procedurës demokratike, përballjes me të vërtetat e deputetëve të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, ai zgjedh provokimin dhe shpërfilljen ndaj çdo norme themelore të Republikës.
Vizioni i tij i sëmurë i shtetit personal nuk toleron asnjë zë kundër dhe nuk i jep hapësirë as fizike kundërshtarëve politikë të afirmojnë qëndrimet apo identitetin e tyre politik.
Mirëpo demokracia nuk mund të zëvendësohet me Diellën, fjala e lirë nuk është aplikacion patronazhistësh, por vullnet i pashantazhueshëm.
Deputetët nuk janë profile rrjetesh sociale që mund të bllokohen sipas humorit të ditës.
Partia Demokratike ka qenë gjithmonë e qartë mbi karakterin thellësisht diktatorial dhe praktikat e çmendura të Edi Ramës.
E ndryshmja është që nga sot, janë të qartë të gjithë shqiptarët.
-

“Ka marrë rrezik të madh përsipër”, eksperti i IT-së paralajmëron: Murati do ta nxjerrë zbuluar Diellën, pritet…
Në një studio televizive u diskutua mbi sigurinë e inteligjencës artificiale dhe rreziqet që ajo paraqet, bazuar edhe tek ministrja më e re, Diella.
Eksperti Gent Progni hodhi dyshime se pas Diellës është Mira Murati, ish drejtoresha e teknologjisë Open AI.
Ai ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën se si një inteligjencë artificiale e re mund të sfidojë Diellën dhe të zbulojë informacione të shumta, përfshirë të dhëna mbi tendera, dokumente dhe lidhje të dyshimta brenda institucioneve shtetërore.
Pjesë nga biseda:
Progni: Mund të jetë edhe Mira Murati. Ne kemi bërë një investim tek kompania e saj, edhe pse është kundra ligjit. Ka marrë rrezik shumë të madh mbi supe.
Moderatorja: Pse?
Progni: Nuk është e vështirë të bësh një inteligjencë tjetër artificial dhe të ketë informacione më të shumta se Diella. Dhe t’a vendosesh në pyetje-përgjigje me Diellën. Ajo mund t’a thyejë logjikën e Diellës dhe të japi informacione që ndoshta këta nuk e kanë menduar që mund të dalin. Që do të thotë, nëse i bën pyetje: A ka vërtet korrupsion në ministrinë tënde dhe ajo të kthen përgjigje me emra me fakte, me shkresa. Mund të thotë që filani bën korrupsion me këtë tender, me këtë dokument etj etj.
Moderatorja: Arrin t’a bëj një filtrim të tillë informacioni nëse do duhet?
Progni: Nëse ajo është në mjediset e të gjithave ministrive, do të thotë se i ka informacionet. Pra ajo ka informacion kush është i punësuar, sa e ka rrogën, çfarë lidhje kanë të punësuarit me njëri-tjetrin. Kur ti bëhesh lajm botëror, jo vetëm vëmendja pozitive, por edhe negative është tek ty. Kështu që këto hakërime që kemi parë deri më sot me Diellën, mund të jenë burim informacioni dhe nxjerrje informacioni shumë i frikshëm. -

“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën
Përfaqësimi i ministrive të kabinetit “Rama 4”, për deputetin demokrat Xhelal Mziu është në nivelin më të ulët. Në studion e “OFF the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Mziu akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar ministri qokash. Duke sjellë në vëmendje ministren virtuale Diella, deputeti demokrat shigjeton presidentin Begaj që e dekretoi, ndërsa e quan rast të paprecedentë. Rezerva ka edhe për ministren e Shëndetësisë.
“Po të shohësh dhe ministritë ka krijuar ministri qokash. Nëse do shohësh ministritë pa portofol i ka krijuar enkas për persona të veçantë ashtu siç ka bërë edhe rokadë të personave që janë anonimë, por që janë kopje e keqe e Diellës. Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala është sorosiane. Ministritë që ka kompozuar dhe përfaqësimi i këtyre ministrive është në nivelin më të ulët ka vegla të bindura që janë analoge me Diellën, që është rast i paprecedentë jo vetëm për Shqipërinë dhe kukulla për president e mbylli në kohë rekord certifikimin dhe certifikon Diellën”, u shpreh Mziu në A2 CNN.
Sipas tij si Diella dhe heqja pas 20-vitesh e opozitës nga komisioni i integrimit, bëhet me qëllim për konsum politik për të hequr vëmendjen nga zgjedhjet, që sipas Mziut janë thelbi i konfliktit.
“As Diella dhe as komisioni i integrimit pavarësisht se janë hedhur në tryezën e debatit pë konsum publik është çështja e zgjedhjeve thelbi kryesor i konfliktit dhe Rama si mjeshtër i kapërdimeve për të tërhequr vëmendjen ka bërë përmbysje të komisioneve që kishin një historik. As Rama nuk e di kush do jenë kompetencat e këtyre kom. Dhe heqja e komisionit të integrimit që kishte histori 20-vjeçare që drejtohej nga opozita, sfumohet është heqje e të drejtës së opozitës është prishje e një marrëdhënie pluraliste që ka ndodhur për më shumë se 20 vite dhe kush është argumenti që ka kompozuar komisionet? Aq më tepër duke përdorur si makijazh të dy apo 3 komisioneve. Pra është absurde”. -

‘Rama shpik ‘Diellën’ për të fshehur korrupsionin 12-vjeçar’, Saraçi: Ndryshimet kushtetuese, një shashkë për të shmangur llogaridhënien
Në një intervistë për edicionin informativ të lajmeve, kryeredaktori Romir Saraçi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe propozimet e mazhorancës për ndryshime kushtetuese, duke i cilësuar ato si një manovër për të shmangur përgjegjësinë dhe për të larguar vëmendjen publike nga kriza reale që ka kapluar vendin.
Saraçi shprhet se, ajo që po ndodh sot në skenën politike është një tentativë e pastër për të manipuluar debatin publik dhe për të fshehur korrupsionin galopant të qeverisë Rama.
Ai theksoi se lëvizjet e fundit të mazhorancës nuk kanë asnjë bazë serioze institucionale dhe nuk janë produkt i një procesi politik gjithëpërfshirës, por një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia penale dhe morale që lidhet me aferat korruptive të 12 viteve të fundit.
Pjesë nga deklarata:
Veprimet e mazhorancës janë ngushtimi i hapësirës së opozitës dhe ndryshimet kushtetuese. Unë i shoh këto lëvizje nga një këndvështrim tjetër: këto propozime janë më shumë shashka momentale politike, me qëllim që të fusin panoramën dhe jetën politike në vend në “shinat e normalitetit”.
Por jo në kuptimin e një normaliteti institucional, sesa si përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale të vendit dhe për ta orientuar debatin drejt ndryshimeve kushtetuese, rregullores së Kuvendit, reformave, etj. Dhe çfarë ndodh? Lihet mënjanë debati real. Kemi 12 vite qeverisje të zhytur në korrupsion, ku 99.9% e aferave të kësaj qeverie, në mandatin e saj të katërt, kanë mbetur pa përgjigje.
Do të ishte fatale nëse Kuvendi i ri, jeta politike, apo edhe vetë fokusi i gazetarëve do të përqendrohej tek jehona e këtyre propozimeve për ndryshime kushtetuese – të cilat Rama nuk i arrin dot, sepse nuk i ka kartonat e mjaftueshëm për t’i miratuar. Prandaj, nëse do të kishte pasur vërtet seriozitet, minimalisht do të ishte ndjekur një proces i rregullt: ndryshimet kushtetuese duhet të hidhen në tryezë pas një konsulte paraprake dhe me negociata mes forcave politike, mes mazhorancës dhe opozitës. Vetëm kështu mund të realizohen.
Hedhja e tyre në tryezë nga Asambleja e PS-së ka vetëm një qëllim: të largojë vëmendjen nga emrat e ministrave të rinj dhe nga problemet reale që ka vendi sot për shkak të korrupsionit, krimit dhe mosfunksionimit të drejtësisë. Duke ushqyer opinionin publik me debat mbi ndryshimet kushtetuese, vijon qetësisht puna e projekteve korruptive që po ndodhin prej vitesh dhe që po vazhdojnë, madje po sofistikohen.
“Diella” është dielli i korrupsionit të Edi Ramës. Rama kërkon një “diell” për të pastruar dhe për të mbuluar aferat korruptive të këtyre 12 viteve. Problemet janë reale: administrata publike ka drejtorë që nuk pranojnë më të punojnë. Po të hapësh faqet e punësimeve, sheh me mijëra vende të lira për drejtues, sepse njerëzit kanë frikë. Detyrohen të firmosin projekte e tendera për të cilët, në fund, do të mbajnë përgjegjësi.
E dyta, bashkëpunëtorët e Kryeministrit janë të zhytur në korrupsion deri në fyt, edhe pse SPAK apo organet e drejtësisë nuk kanë dhënë ende një verdikt përfundimtar.
Me “Diellën”, nga sot e në vazhdim, nuk do të ketë një zyrtar që mban përgjegjësi – sepse ajo është një platformë virtuale. Përveç mungesës së përgjegjësisë, ka edhe një problem tjetër shumë të rëndë: përqendrimi i të gjitha prokurimeve dhe koncesioneve në një dorë të vetme – në dorën e Edi Ramës. Kryeministri i vendit, përmes një dekreti antikushtetues, ka bërë të qartë se Rama është “Diella”.
Të gjitha prokurimet, marrëveshjet dhe çdo lek që del nga arka e shtetit, do të kalojnë përmes Diellës, pra përmes vetë Edi Ramës.
Kjo është një gjë e frikshme për të ardhmen.
Ajo që bën Rama është një autogol. Ai e krijoi Diellën për të menaxhuar prokurime virtuale. Por pse duhet të bëjë prokurime virtuale? Pse duhet të shmangë mekanizmat ekzistues? Sepse korrupsioni është bërë një problem madhor në vend. Me Diellën, Rama ka pranuar se korrupsioni është plagë e qeverisjes së tij. Dhe “zgjidhja” që ai ofron është kalimi i përgjegjësisë tek një kompjuter një entitet virtual që nuk mban përgjegjësi para drejtësisë.
Ky është një shmangie e qartë. Një kalim i përgjegjësisë. Dhe, në shumë aspekte, është edhe një dorëzim.
-

Berisha ironizon Ramën për Diellën: Tenderat i mori AI, paratë i shkojnë Ramaduros!
Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, pas lajmit se Diella “ministreshë” e krijuar nga inteligjenca artificiale do të menaxhojë tenderat publikë.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: “Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!”
Berisha godet centralizimin ekstrem të pushtetit dhe kontrollin total të financave publike nga Rama, duke përdorur Diellën si fasadë teknologjike për të legjitimuar përqendrimin e tenderave në pak duar.
Postimi:
-

Rama ‘flet’ me Diellën dhe thumbon Berishën: Humbës nuk është kush rrëzohet…
Rama dhe Balla ne Kuvend
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur ‘bashkëbisedimin’ me Diellën, ministren e tij virtuale, e cila tashmë duket se do e këshillojë dhe për qëndrimet që ai do të mbajë në raport me kundërshtarët e tij politik. Duke iu referuar Berishës që zaptoi sërish sot foltoren e Kuvendit, Rama tha se humbës nuk është ai që rrëzohet, por ai që gërmon aty ku ra, duke cituar fjalët e ‘Diellës’.
Rama: Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon!
Seanca e sotme parlamentare, e para për legjislacionin e ri nisi me debate. Opozita refuzoi që të jepte propozimet e saj për Komisionin e Verifikimit të Mandateve, ndërkohë që seanca do të rifillojë në orën 17:00. Në nisje të seancës së sotme, ishin të pranishëm në sallë ambasadorët më të rëndësishëm në vendin tonë, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentare të PS, Taulant Balla në bazë të nenit nr. 2 të rregullores paraqiti emrat e PS për komisionin, mes tyre Milva Ikonomi, Olsi Komnici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi dhe Alkend Balla. Komisioni do përcaktojë kryetarin dhe më pas do verifikojë figurën e 140 deputetëve dhe mandatin e tyre, për t’ia paraqitur më pas Kuvendit në seancën që u shty në orën 17:00. /ZËRI -

OPINION – Në PS kemi Diellen në qeveri, në PD marrin ofiqe bashistët e thekur e asnjë shkodran…
Sot pritej shumë nga dy kampet politike. Partia Socialiste shpalosi arritjet në qeverisjen e saj dhe lartësoi në piedestal ministrat kandidatë të SPAK por duke qenë se ka pushtet absolut kujt t’i binte !? I ra prap për mos ecjen me hapat e “Zeusit” po këtyre që levdoi më shumë. Belinda u mor nën sqetull, Elisa u bë ministre propogande në shtetet e huaja (se si lëpihet e lëvdon Skënderbeun ajo nuk e bën kush), e Arbjani u la mish për burg e shok i ardhshëm i netëve të gjata i Erionit. Shkodra dhe veriu patën fatin më të madh se jo kot thonë që e ardhmja është te inteligjenca artificiale. Ne kemi Diellen edhe pse përngjan me Elisen Zadrimore.
Në anën tjetër Partia Demokratike, që sot në kushtet që është i bie që gjysma e anëtarëve të saj është nga Shkodra shpërndan “ofiçe” për bashistët e thekur e asnjë shkodran. Me ken shkodran tana i ban thotë fjala e urtë. Rrin e s’ndihesh edhe pse ke mbështetë Ramën atëherë kur gjithë shqiptarët talleshin me të (flas për socialistët shkodranë) në vitet 2003-2005 e ai pak borxh sa për qokë dikujt ia ka këtu. Rrin urtë e s’ndihesh edhe kur demokratët shkodranë të mbajtën kryetar po ti preferon si përfaqësues verior Gjekmarkajn, i cili perbetohej se me ty nuk e lidh ma asgjë përderisa je nongrata.
Shkodranët tana i bajnë, do të vazhdojnë të paguajnë si berrat trarët e Ramës, do të rrinë në radhë me orë të tëra për 30 km rrugë e në dy kampet do i lepihen ma fort zotërve respektivë. /Nga Arben LUSHAJ, nënkryetar i PD Shkodër, ish- kandidat për deputet/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!

