Tag: diellen

  • Rama “mbron” Diellën në Danimarkë: Përtej kritikave, po shërben shumë mirë. I shërben edhe integrimit

    Rama “mbron” Diellën në Danimarkë: Përtej kritikave, po shërben shumë mirë. I shërben edhe integrimit

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me Diellën, Ministren e Inteligjencës Artificiale. Në Kopenhagen, ku po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian, kreu i qeverisë sqaroi se me anë të Diellës, vendi ynë po përshpejton në disa sektorë, me në krye procesin e integrimit.
    “Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë. Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime. Së dyti, ajo po punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë. Dhe së treti, tani për tenderat publikë që janë në zhvillim e sipër”, tha Rama.
    Procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në union e cilësoi të mbarë, por nuk harroi të theksonte se fjala e fundit i mbetet Bashkimit Europian.

     “Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar”, tha Rama.
    Këtë të enjte, kreu i qeverisë do t’i bashkohet 27 liderëve të BE-së, si dhe 22 përfaqësuesve të vendeve të tjera, përfshirë dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Samiti në Danimarkë ka në fokus forcimin e Ukrainës, situatën e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit./vizionplus.tv

  • ‘Veprim i nxituar’, Bejko kritikon hapin e Ramës me Diellën: Mungon ligji, nuk ka garanci

    ‘Veprim i nxituar’, Bejko kritikon hapin e Ramës me Diellën: Mungon ligji, nuk ka garanci

    Në një emision televiziv, analisti Roland Bejko komentoi ministren e Ramës për Inteligjencën Artificiale.
    Sipas Bejkos,  duhej bërë kuadri ligjor, më pas të krijohej ministria për inteligjencën artificiale.
    Roland Bejko: Shqipëria nuk është e papërgatirurnë impleentimin e teknologjisë së re. por ka treguar dobësi në pah. Tre vite më parë janë publikuar të dhënat e qytetarëve. Kjo me Diellën, unë personalisht mendoj që është e tepërt. Ne duhet të bëhemi gati. Të bëheshin ligjet, pastaj të bëhej ministria. Presidenti e justifikoi, sepse ligjet nuk janë. Duhet bërë ligji, më pas institucioni. Rasti i Diellës, ka një lloj arrogance. Kur je i papmborjtur, pa një kuadër ligjor. Asnjë garanci nuk kemi.

  • “Na ofenduat Diellën!” Zegjine Çaushi flet për herë të parë në Kuvend, duartrokitet edhe nga opozita

    “Na ofenduat Diellën!” Zegjine Çaushi flet për herë të parë në Kuvend, duartrokitet edhe nga opozita

    Zegjine Çaushi, deputetja e Partisë Socialiste, ka folur për herë të parë në Kuvend në seancën e kësaj të hëne. Ajo ju drejtua opozitës për t’u kthyer në normalitet, pasi sipas saj janë në shkelje të rregullores duke kërkuar rikthimin e seancës së parë për diskutimin e programit qeverisës.
    “Të nderuar kolegë deputetë, është e papranueshme që edhe në këtë seancë të dëgjojmë të njëjtin fjalor. Nuk ka vend për falje, por këtu ne jemi pasqyra e atyre mijëra qytetarëve që na ndjekin nga pas. Kjo sjellje nuk mund të pranohet që të vazhdojë në çdo seancë. Mund ta kuptojë rregulloren edhe një jo jurist edhe pse keni shumë në grupin tuaj parlamentar. Keni disa seanca që e kërkoni fjalën për procedurë dhe për atë që niset seanca për atë që niset seanca për të rregulluar procesverbalin, por askush nga ju nuk është ngritur dhe të thotë kjo fjalë e shkruar në procesverbal është shkruar drejtë, por jeni marrë vetëm me ofendime. Ju e kthyet atë seancë të parë në kaos. Të lutem të kthehemi në normalitet me konsensus”, tha Çaushi.
    Pas ndërhyrjes së deputetëve të PD-së, Çaushi iu drejtua duke thënë se të gjithë deputetët e PD do të përfundojnë si Gazment Bardhi.
    “Jeni marrë vetëm me ofendime për programin, për Diellën e për çdo gjë tjetër. Ishit ju që e kthyet atë seancë të parë plenare,  që ne deputetët të rinj mezi po e prisnim, ju arritët ta kthenit në kaos. Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, shtoi ajo.
    Ajo që ra në sy ishte duartrokitja qoftë nga mazhoranca, por edhe deputetët e opozitës ndaj fjalës së Zegjinesë.
     

  • PD paditi “Diellën”, hidhet shorti për relator në Gjykatën Kushtetues

    PD paditi “Diellën”, hidhet shorti për relator në Gjykatën Kushtetues

    Është hedhur sot shorti për padinë e depozituar nga PD për ministren “Diella” në Gjykatën Kushtetuese. 
    Sipas burimeve mediatike, çështja i ka rënë si relatorë gjyqtares Marjana Semini. 
    Dy ditë më parë, opozita depozitoi në Kushtetuese dekreti presidencial që i hapi rrugë ministres së parë virtuale. 
     

  • PD paditi “Diellën”, hidhet shorti për relator në Gjykatën Kushtetuese

    PD paditi “Diellën”, hidhet shorti për relator në Gjykatën Kushtetuese

    Është hedhur sot shorti për padinë e depozituar nga PD për ministren “Diella” në Gjykatën Kushtetuese. Sipas gazetares Anila Hoxha, çështja i ka rënë si relatorë gjyqtares Marjana Semini.
    Dy ditë më parë, opozita depozitoi në Kushtetuese dekreti presidencial që i hapi rrugë ministres së parë virtuale.

  • “Mos bëni si të fortë se nuk jeni”/ Klosi- opozitës: Ju që flisni për Diellën, sa herë nxjerr Berisha qytetarin digjital?

    “Mos bëni si të fortë se nuk jeni”/ Klosi- opozitës: Ju që flisni për Diellën, sa herë nxjerr Berisha qytetarin digjital?

    Klosi: Besoj është e nevojshme në procesverbal apo në rregulloren të shkruhet dhe një rregullore, këtu vijojmë për të folur por jo për tu zënë dhe për të bllokuar foltoren.
    Bëni mirë të bëni si sot, flisni por mos bëni sitë fortë. Asnjë nga ju nuk është i fortë as rrugaç. E dyta flisni për Diellën. Meqë foli ish kryetarja e parlamentit sa herë ka dalë Berisha me ipad dhe ka nxjerrë qytetarin dixhital.

    Top Channel

  • VIDEO – Kishte formën e kastravecit/ Korreshi me një dhuratë për ‘Diellën’ e Ramës

    VIDEO – Kishte formën e kastravecit/ Korreshi me një dhuratë për ‘Diellën’ e Ramës

    Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje Saimir Korreshi ka sjellë me vete gjatë mbërritjes në seancën e sotme të kuvendit edhe një dhuratë për ministren me inteligjence artificiale të Ramës, Diella.

    Ai e kishte mbështjellë si kuti dhuratash dhe e hapi para gazetarëve. Edhe pse kishte formën e një kastraveci, deputeti demokrat tha se ky aset është një bllok baterish rezervë për Diellën që kur të mos ketë drita ta përdorë.

  • “Skenar i përcaktuar”/ Situata politike, reagon Spahiu: Opozita lufton të rrëzojë ‘Diellën’, ndërkohë që Rama gatuan…

    “Skenar i përcaktuar”/ Situata politike, reagon Spahiu: Opozita lufton të rrëzojë ‘Diellën’, ndërkohë që Rama gatuan…

    Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe senacën e fundit në Kuvend ku u miratuar programi qeverisës i PS. Ai tha se opozita merret me Diellën, ndërkohë që kryeministri Edi Rama përgatit ndryshime kushtetuese.
    Kreshnik Spahiu:
    ‘Ajo që ka ndodhur ka qenë një skenar i përcaktuar që të shoqërohet me improvizimin e një problemi mediatik për të sfumuar problemet madhore që po kalon Shqipëria. Ka 10 ditë që të gjithë merren me Diellën, dhe ajo është për të mbuluar dy problematika të mëdha e para me shkarkimin e Veliajt dhe dyta me një strategji për ndryshime kushtuese dhe ligjore dhe viktimë e këtij skenari ka rënë edhe opozita dy ditë më parë në kuvend ëë nuk u përmbajt. Aty ishte lënë për provokim ‘Diella’ dhe aty u krijuan përplasje. Opozita s’ka një qasje se si do të vijë në pushtet’.

  • Berisha ironizon Ramën me video për “Diellën”!

    Berisha ironizon Ramën me video për “Diellën”!

    Aktualitet Lajme E Hënë, 22 Shtator 2025 09:55

    Sali Berisha po përdor ironinë dhe sarkazmën ndaj idesë së kryeministrit Rama për ministren Diella. Ai ka publikuar një kengë me tekst të Lutfi Dervishit.
    (klikoje)

     

     

  • “Nuk fle, nuk ha, nuk harron”/ Rama provokon opozitën me “Diellën”: Nuk ia prish humorin asnjë

    “Nuk fle, nuk ha, nuk harron”/ Rama provokon opozitën me “Diellën”: Nuk ia prish humorin asnjë

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me Diellën, si ministër “jo njeri” që sipas tij, nuk do të jetë e para në qeveri.
    Rama tha se kjo do ti shërbente shumë më mirë publikut dhe shërbimi është më efikas duke iu referuar Kroacisë e cila sipas tij, shpenzoi 7 vjet për të bërë punën që “Diella” po e bën në më pak se 2 vjet.
    “Kaq e thjeshtë është diferenca. Të gjithë ata që nuk dinë çfarë të flasin, por të gjithë ju dhe e gjithë administrata e ministrive që duhet të angazhohet shumë fort për ta çuar inteligjencën artificiale në çdo skaj”, tha Rama.
     
     
    Më tej duke vijuar me sfidën e qeverisë në mandatin e katërt, integrimin, Rama tha se BE po na jep mundësi të mbyllim negociatat në 2027.
    “Përveç reformave, angazhimeve dhe të gjitha rezultateve na duhet pikërisht inteligjenca artificiale se fizikisht do ishte e pamundur që 4 mijë ligje, akte ligjore të nevojshme për plotësimin e kushteve teknike t’i bënim me përkthyes njerëz.
    Diella nuk harron asgjë, nuk i ndërhyn askush, nuk ia prish humorin asnjë, nuk fle gjumë, nuk thotë po shkoj të ha ose më hahet prandaj s’po punoj”, tha Rama.