Tag: diellen

  • Zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ”shtatzaninë”: Pret 83 fëmijë

    Zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ”shtatzaninë”: Pret 83 fëmijë

    ”Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella është “shtatzënë” me 83 asistentë digjitalë”, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin.
    Kjo deklaratë ka bërë bujë. Zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill u përball me këtë deklaratë të kryeministrit Rama.

    Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabinetit qeveritar një ministre virtuale dhe që e cila është “shtatzënë”.

    Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzaninë”.

  • ‘Pret 83 fëmijë’, zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ‘shtatzaninë’

    ‘Pret 83 fëmijë’, zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ‘shtatzaninë’

    Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella, është “shtatzënë” me 83 asistentë digjitalë, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin. 
    Kjo deklaratë ka bërë bujë, duke bërë xhiron e mediave europiane. Edhe zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill, u përball sot me këtë deklaratë të kryeministrit Rama. 
    Gjatë një konference për shtyp, nga gazetari i Euronews, Sandor Zsiros, e pyeti se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabinetit qeveritar një ministre virtuale dhe që e cila është “shtatzënë”. 
    Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzaninë”. 

  • ‘Shteti funksionon në errësirë’/ Kele: Mungesa e një source të hapur, e kthen Diellën në projekt me risk institucional, të pakontrollueshëm

    ‘Shteti funksionon në errësirë’/ Kele: Mungesa e një source të hapur, e kthen Diellën në projekt me risk institucional, të pakontrollueshëm

    Në analizën e saj, ekspertja e teknologjisë Denisa Kele e cilësoi projektin qeveritar Diella si një ‘meme teknologjike’, një koncept që duket modern në sipërfaqe por që fsheh problematika të thella. Shqetësimi kryesor i saj lidhet me buxhetin e planifikuar prej 200 milionë eurosh, një shifër që ajo e konsideron të ekzagjeruar për funksionalitetet e premtuara.
    Megjithatë, thelbi i kritikës së Keles qëndron te vendimi për ta ndërtuar Diellën si një sistem me kod të mbyllur (‘closed-source’). Ajo shpjegon se kjo do të thotë që askush jashtë një rrethi të vogël nuk do të ketë mundësi të verifikojë se si funksionon saktësisht algoritmi, si programohet apo cilat udhëzime i jepen. ‘Kur kodi është i mbyllur, ne përballemi me një kuti të zezë. Nuk kemi asnjë ide se si vendosen kriteret për të përzgjedhur një kompani në një tender publik’, thekson ajo.

    Duke përdorur një analogji të thjeshtë, ajo e krahason situatën me një restorant ku klienti helmohet, por kuzhinieri refuzon të tregojë përbërësit e pjatës, duke e bërë të pamundur gjetjen e shkakut dhe zgjidhjen. Në të kundërt, një sistem ‘open-source’ do të ishte transparent, duke lejuar ekspertët dhe publikun të auditojnë kodin dhe të sigurohen që proceset janë të drejta dhe paanshme. Mungesa e kësaj transparence, sipas saj, e kthen Diellën nga një mjet progresi në një armë potenciale për të sofistikuar dhe fshehur korrupsionin në prokurimet publike, duke favorizuar kompani të paracaktuar me anë të komandave të fshehura brenda sistemit. 

    Kele:

    Ajo që, ajo që unë kuptoj dhe që jam e sigurt që do vazhdoj të funksionojë në të njëjtën mënyrë. Pra praktikisht krijimi i diellës do t’i jepte qeverisë kosto më të ulëta. Do t’i jepte qeverisë ndoshta një kat apo në shpenzimet administrative të personave dhe unë kam përshtypjen dhe shoh që institucionet tona apo administrata jonë publike vazhdon të mbingryhet me punësime të reja, gjë që nuk shkon paralelisht me arsyen për të cilën është krijuar, po e them, Di ella. Nuk e kam parë asnjëherë diellën si përveç PR-it, nuk e kam parë asnjëherë, duke parë mënyrën se si është krijuar dhe sa e fshehtë në thonjëza ka mbetur krijimi i saj, pra kush është pas kësaj, mënyrën se si ajo do t’i marri informacionet.E mbi të gjitha, ajo të cilën neve që ne e kemi diskutuar patjetër, ka qenë mënyra se si diella është krijuar, pra që është me një source të mbyllur. Në momentin që është me një source të mbyllur do të thotë që askush nuk e ka idenë se si programohet dhe po flasim për një proces tenderimi. Pra në procesin e tenderimit çdo gjë duhet të jetë transparente. Transparent mënyra se si asaj i vendosen kriteret për përzgjedhjen e një tenderi të caktuar.

    Pra kush është personi që vendos kriteret  në përzgjedhjen e tenderit. Pra, në momentin që diella do fillojë funksionalitetin e saj për të zgjedhur ato kompanitë që garojnë për një tender të caktuar, unë dua të di si janë vendosur promtet e diellës që diella të përzgjedhi kompaninë X. Sepse në momentin që sorsi është i mbyllur, pra askush nuk sheh se si programohet diella, ekspertët, institucionet të tjera nuk marrin pjesë apo e kanë të pamundur ta shohin dhe në momentin që e kanë të pamundur ta shohin.
    E kanë të pamundur të ndërhyjnë në momente të caktuara që ata mendojnë që diçka është duke shkuar keq dhe kjo është ajo që edhe e përditëson diellën dhe e bën që ajo nga pikëpamja e programimit të jetë akoma më, të jetë më e saktë.

  • Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

    Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Ilir Beqaj tallet me Ramën nga burgu: Dua ‘Diellën’ në qeli

    Ilir Beqaj tallet me Ramën nga burgu: Dua ‘Diellën’ në qeli

    Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nën akuzë për aferën e “sterilizimit” ka dalë para Gjykatës së Posaçme këtë të martë, ku po gjykohet i veçuar, me një kërkesë të pazakontë.

    Vështirësitë për të dëgjuar gjithë CD-të e audio-regjistrimit të seancës paraprake në burg, ka bërë që Beqaj të kërkojë të ketë “Diellën” në qeli.

    Beqaj pretendon se nuk ka njoftim akuze sipas ligjit, raporton gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj.

    “Me sa duket më duhet një ‘Diell’, s’kam si t’ja bëj ose të kem një kompjuter “

    Ish ministri shfaqi konstestime edhe për seancën paraprake ku iu rikualifikua akuza nga shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar ktiminal.

    Diskutimi në seancë:

    Beqaj: Procesverbalet që më keni dhënë janë të paplota

    Gjyqtarja: Ato janë shënimet e përmbledhura, keni CD

    Beqaj lexon procesverbalet e seancës praraprake (ka qenë me dyer të mbyllura)

    Beaqaj: E pyeta gjyqtaren ‘më thuaj sa kam vjedhur’, gjyqtarja ka përdorur si argument që unë jam informaticien dhe i vëmendshëm në seancë. 

    Kujtojmë se për këtë dosje në gjykatë janë rreth 600 fashikuj ose e thënë ndryshe mbi 30 mijë faqe. 

  • “Dëshiron të takojë Diellën”/ Kryebashkiaku amerikan në Tiranë, Rama: Në linjë direkte udhëtimi Tiranë-New York

    “Dëshiron të takojë Diellën”/ Kryebashkiaku amerikan në Tiranë, Rama: Në linjë direkte udhëtimi Tiranë-New York

    edi rama-Eric Adams

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams. Pas takimit, Rama dhe Adams u janë drejtuar përfaqësuesve të medias me një deklaratë të përbashkët, në ambientet e jashtme të Kryeministrisë. Në fjalën e tij, Rama ka zbuluar detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre. Kreu i qeverisë u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me New York-un. Ndër të tjera, Rama tha se kryebashkiaku amerikan ka shprehur dhe dëshirën për të takuar ministren virtuale Diellën.
    “Ka dëgjuar miqtë e tij shqiptar dhe unë për Shqipërinë. Diskutuam për atë që mund të bëjmë për turizmin dhe duke qenë se ka qenë kyc në vendosjen e disa linjave direkte të New York dhe vendeve të tjera, të shohim mundësinë e një nxitje ekstra në përpjekjet që po bëjmë për fluturime direkte me New York. Duke qenë shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën”, tha Rama./ZËRI

  • Rama pret kryebashkiakun e Nju Jorkut: Linjë direkte ajrore, Adams ka dëshirë të takojë Diellën

    Rama pret kryebashkiakun e Nju Jorkut: Linjë direkte ajrore, Adams ka dëshirë të takojë Diellën

    Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams po viziton vendin tonë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se  do të flasin për zhvillimin e turizmit dhe linjën e re ajrore Nju Jork Tiranë.
    Rama tha gjithashtu se kryebashkiaku i Nju Jorkut është i interesuar edhe për të takuar Diellën.
    “Kreu i Bashkisë së Njorkut më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin.
    Duke qenë se kreu i Bashkisë së Njorkut ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të nju Jorkut me vende të tjera për të parë mundësinë e nxitjes në përpjekjen që ne po bëjmë për të vendosur fluturimin direkt me nju Jorkun dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë. Ka shumë dëshirë që të takohet edhe Diellën”.

  • Media publike gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

    Media publike gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami
    Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare.
    Këtë herë ai përdori Diellën, të ashtuquajturën ministre e parë e inteligjencës artificiale
    Media gjermane thekson se këto janë strategji për marketing politik. Një gjë e tillë mund të ketë sukses me turistët, por në vend janë të dëshpëruar dhe këto shpikje i presin me ironi.
    Një grua me një vështrim të ashpër dhe një shami të bardhë në kokë – por vetëm virtuale: “Diella” është ministrja e parë e inteligjencës artificiale në Evropë. Një avatar që do të mbikëqyrë prokurimin publik në Shqipëri në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si anëtare të kabinetit të tij të ri në mesin e shtatorit. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet parlamentare në maj, duke siguruar mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Mediat në mbarë botën raportuan menjëherë për të. Për një moment, Shqipëria dukej më afër së ardhmes sesa shumë vende të BE-së.
    Por në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mbizotëroi skepticizmi dhe tallja. Shumë veta u ndjenë të provokuar nga lajmi. Ndërsa vendi shkëlqen ndërkombëtarisht me idenë e tij inovative, në disa pjesë të qytetit, as uji nuk rrjedh nga rubineti. Në Indeksin Global të Inovacionit, Shqipëria renditet në rangun e ulët të mesëm, e 84-ta nga një total prej 133 ekonomish të anketuara,” shkruan media gjermane.
    Sipas tyre, kjo politikë e simbolikës ka rreziqet e saj. Ndërkohë që Edi Rama ndërton kulla në Tiranë, qytetarëve të këtij vendi nuk u bën përshtypje pasi vuajnë për shërbimet më bazike.
    “Vetë Tirana është bërë gjithashtu një vitrinë për politikën e imazhit të Edi Ramës: Ndërtesat moderne shumëkatëshe me fasada xhami dhe forma futuriste, të projektuara nga arkitektë yje ndërkombëtarë, po dominojnë gjithnjë e më shumë horizontin. Firma arkitekturore holandeze MVRDV, për shembull, po ndërton një kullë, forma e së cilës të kujton kokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Ekziston një llogari e qartë pas kësaj: ndërtesat kanë për qëllim të sinjalizojnë progresin dhe të tërheqin investitorë dhe turistë. Revistat ndërkombëtare të arkitekturës tashmë po e festojnë Tiranën si një pikë të nxehtë për dizajn jokonvencional.
    Por në vend, njerëzit janë më pak të impresionuar nga kjo, sepse pas fasadave të shndritshme në Tiranë, infrastruktura mbetet e rrënuar: sistemi i furnizimit me ujë dhe i transportit mezi po ecin me ritmin e bumit të ndërtimit, kritikojnë planifikuesit urbanë vendas,” thekson media gjermane.
    Sipas saj, edhe histeria me Diellën do të shuhet, siç u shua historia e Shtetit Bektashi.

  • “Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta”/ Media publike gjermane: Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

    “Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta”/ Media publike gjermane: Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

    Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare. Këtë herë ai përdori Diellën, të ashtuquajturën ministre e parë e inteligjencës artificiale. Media gjermane thekson se këto janë strategji për marketing politik. Një gjë e tillë mund të ketë sukses me turistët, por në vend janë të dëshpëruar dhe këto shpikje i presin me ironi.
    “Një grua me një vështrim të ashpër dhe një shami të bardhë në kokë – por vetëm virtuale: “Diella” është ministrja e parë e inteligjencës artificiale në Evropë. Një avatar që do të mbikëqyrë prokurimin publik në Shqipëri në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si anëtare të kabinetit të tij të ri në mesin e shtatorit. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet parlamentare në maj, duke siguruar mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Mediat në mbarë botën raportuan menjëherë për të. Për një moment, Shqipëria dukej më afër së ardhmes sesa shumë vende të BE-së.
    Por në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mbizotëroi skepticizmi dhe tallja. Shumë veta u ndjenë të provokuar nga lajmi. Ndërsa vendi shkëlqen ndërkombëtarisht me idenë e tij inovative, në disa pjesë të qytetit, as uji nuk rrjedh nga rubineti. Në Indeksin Global të Inovacionit, Shqipëria renditet në rangun e ulët të mesëm, e 84-ta nga një total prej 133 ekonomish të anketuara,” shkruan media gjermane.
    Sipas tyre, kjo politikë e simbolikës ka rreziqet e saj. Ndërkohë që Edi Rama ndërton kulla në Tiranë, qytetarëve të këtij vendi nuk u bën përshtypje pasi vuajnë për shërbimet më bazike.
    “Vetë Tirana është bërë gjithashtu një vitrinë për politikën e imazhit të Edi Ramës: Ndërtesat moderne shumëkatëshe me fasada xhami dhe forma futuriste, të projektuara nga arkitektë yje ndërkombëtarë, po dominojnë gjithnjë e më shumë horizontin. Firma arkitekturore holandeze MVRDV, për shembull, po ndërton një kullë, forma e së cilës të kujton kokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Ekziston një llogari e qartë pas kësaj: ndërtesat kanë për qëllim të sinjalizojnë progresin dhe të tërheqin investitorë dhe turistë. Revistat ndërkombëtare të arkitekturës tashmë po e festojnë Tiranën si një pikë të nxehtë për dizajn jokonvencional.
    Por në vend, njerëzit janë më pak të impresionuar nga kjo, sepse pas fasadave të shndritshme në Tiranë, infrastruktura mbetet e rrënuar: sistemi i furnizimit me ujë dhe i transportit mezi po ecin me ritmin e bumit të ndërtimit, kritikojnë planifikuesit urbanë vendas,” thekson media gjermane.
    Sipas saj, edhe histeria me Diellën do të shuhet, siç u shua historia e Shtetit Bektashi.

  • Media gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

    Media gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami

    Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare.
    Këtë herë ai përdori Diellën, të ashtuquajturën ministre e parë e inteligjencës artificiale.
    Media gjermane thekson se këto janë strategji për marketing politik. Një gjë e tillë mund të ketë sukses me turistët, por në vend janë të dëshpëruar dhe këto shpikje i presin me ironi.
    “Një grua me një vështrim të ashpër dhe një shami të bardhë në kokë – por vetëm virtuale: “Diella” është ministrja e parë e inteligjencës artificiale në Evropë. Një avatar që do të mbikëqyrë prokurimin publik në Shqipëri në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si anëtare të kabinetit të tij të ri në mesin e shtatorit. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet parlamentare në maj, duke siguruar mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Mediat në mbarë botën raportuan menjëherë për të. Për një moment, Shqipëria dukej më afër së ardhmes sesa shumë vende të BE-së.
    Por në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mbizotëroi skepticizmi dhe tallja. Shumë veta u ndjenë të provokuar nga lajmi. Ndërsa vendi shkëlqen ndërkombëtarisht me idenë e tij inovative, në disa pjesë të qytetit, as uji nuk rrjedh nga rubineti. Në Indeksin Global të Inovacionit, Shqipëria renditet në rangun e ulët të mesëm, e 84-ta nga një total prej 133 ekonomish të anketuara,” shkruan media gjermane.
    Sipas tyre, kjo politikë e simbolikës ka rreziqet e saj. Ndërkohë që Edi Rama ndërton kulla në Tiranë, qytetarëve të këtij vendi nuk u bën përshtypje pasi vuajnë për shërbimet më bazike.
    “Vetë Tirana është bërë gjithashtu një vitrinë për politikën e imazhit të Edi Ramës: Ndërtesat moderne shumëkatëshe me fasada xhami dhe forma futuriste, të projektuara nga arkitektë yje ndërkombëtarë, po dominojnë gjithnjë e më shumë horizontin. Firma arkitekturore holandeze MVRDV, për shembull, po ndërton një kullë, forma e së cilës të kujton kokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Ekziston një llogari e qartë pas kësaj: ndërtesat kanë për qëllim të sinjalizojnë progresin dhe të tërheqin investitorë dhe turistë. Revistat ndërkombëtare të arkitekturës tashmë po e festojnë Tiranën si një pikë të nxehtë për dizajn jokonvencional.
    Por në vend, njerëzit janë më pak të impresionuar nga kjo, sepse pas fasadave të shndritshme në Tiranë, infrastruktura mbetet e rrënuar: sistemi i furnizimit me ujë dhe i transportit mezi po ecin me ritmin e bumit të ndërtimit, kritikojnë planifikuesit urbanë vendas,” thekson media gjermane.
    Sipas medias, edhe histeria me Diellën do të shuhet, siç u shua historia e Shtetit Bektashi.