Tag: dielën

  • Gara e së Dielës/ Kandidatët e PS të bindur për fitoren: Ja si e parashikojnë rezultatin.. Rama ka këtë porosi: 50 % e trurit tek…

    Gara e së Dielës/ Kandidatët e PS të bindur për fitoren: Ja si e parashikojnë rezultatin.. Rama ka këtë porosi: 50 % e trurit tek…

    Kryeministri Edi Rama, në fund të podcastit “Flasim” i pyeti kandidatët socialistë se çfarë rezultati parashikojnë të marrin në zgjedhjet e pjessshme të dielën. Më herët, gjatë bisedës, ata shprehën bindjen se të dielën do të shënojnë një fitore të thellë. Ata folën edhe me përëindje. 
    Pjesa nga biseda: 
    Edi Rama: Në fund fare një parashikim. 
    Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80 përqind të votave. 
    Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj. 
    Ervin Ceca: 75%. 
    Altin Bojni: 65% 
    Rama-Bojnit: Të isha në vendin tënd do të thosha 51%. 
    Florenc Doka: Po qëndroj te 70% plus 1 edhe prej faktit se ish kryetari i bashkisë ka dalë 72%. 
    Edi Rama: Hajde për hajër, suksese të gjithëve. 
     Të dielën zgjedhjet, Rama porosi kandidatëve: Mendjen ta ndani në dysh, 50% e trurit të jetë tek fshati  Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet në 5 bashki, ndërsa kryeministri Rama iu dha porosi kandidatëve, por jo vetëm, të gjithë kryetarëve të bashkisë, që 50% të mendjes duhet ta mbajnë tek fshati dhe 50% tek qyteti. 
    “Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin qytet dhe fshat dhe jo të ndajnë gjithë kohës nga qyteti, qyteti është i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë 50% të mendjes tek fshati, për të qebe aktiv, për të krijuar ndërmarrje në fshat, për të dhënë kontribut si bashki dhe për të përfituar nga skemat e financimit, por që kanë nevojë për ndryshim mentaliteti, në mënyrë që 200 mln euro që janë atje nga kreditimi i bankës së Shqipërisë apo fonde të tjera që krijohen nga kjo qasje sipërmarrje, të bëjmë lek për bashkinë, kjo është e rëndësishme”, tha Rama. 
     

  • “5 me 0 të dielën”, Balla ironizon opozitën: Ne jemi në garë se cila bashki do të ketë rezultatin më të thellë

    “5 me 0 të dielën”, Balla ironizon opozitën: Ne jemi në garë se cila bashki do të ketë rezultatin më të thellë

    Seanca maratonë e kësaj të enjteje, ku po diskutohet projektbuxheti, vijon me debate, akuza e kundërakuza mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
    Në një prej replikave mes tyre, kreu i grupit parlamentar socialist, ndërsa i është përgjigjur deputetit demokrat Blendi Himçi, ka ironizuar opozitën lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen këtë të diel në 5 bashki të vendit.
    Në fjalën e tij, Balla tha se në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, rezultati do të jetë 5 me 0 në favor të PS-së.

    “Shife çik këtu, shife, 5 me 0 dilni të dielën. 5 me 0 të dielën. Të vetmen garë që kemi ne është kush nga bashkitë do ketë rezultatin më të thellë, do e ketë Berati apo Tepelena, do e ketë Vlora, apo Cërriku, apo Burreli. 5 me 0 të dielën, shifemi të hënën”, tha Balla.
    Komenti i Ballës erdhi pasi demokrati Blendi Himçi tha se kandidati për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha, është pushuar nga puna për shkak se kandidon për bashkinë e Cërrikut.

  • Të dielën zgjedhje në 5 bashki! Kreu i KQZ: Për Tiranën askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen

    Të dielën zgjedhje në 5 bashki! Kreu i KQZ: Për Tiranën askush nuk e di nëse dhe kur do të mbahen

    Ilirjan Celibashi

    TIRANË- Tashmë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet lokale në 5 bashki, ndërsa sa i përket Tiranës, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Erion Veliajn ishte i qartë dhe do të zbatohet.
    “Nuk e di, askush nuk e di nese dhe kur do të mbahen zgjedhjet në Tiranë. Di që më datën 9 nëntor do të mbahen zgjedhje në 5 bashki. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, ne edhe më parë kemi zbatuar vendimin dhe tani jemi të detyruar ta zbatojmë e njohim”, shtoi Celibashi. 
    334 mijë qytetarë do të mund të votojnë te dielën për kryetarët e rinj të bashkisë në Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik. Në Vlorë kryebashkiaku Dredha u dorëhoq, në Mat, Tepelenë dhe Berat kryetarët u bënë deputetë, ndërsa në Cërrik i pari i bashkisë u bë Ministër i Bujqësisë./ZËRI

  • Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

    Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën e 9 nëntorit, janë ende në lojë 17 nga 38 komuna gjithsej, mes të cilave edhe Prishtina…
    Sipas sondazhit elektronik të Eduart Zaloshnjës të datës 2 nëntor, vetëm një javë përpara se qytetarët ti drejtohen kutive të votimit, me një kampion prej 1031 të anketuarish, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama fiton garën me 52.5 % përballë rivalit të tij nga radhët e Vetëvendosjes Hajrullah Çeku me 47.5 %, të votave.
    Në emisionin “Balkan Upodate” në ABC News, Eduart Zaloshnja, autor i sondazhit tha se PDK ndikon pjesëmarrjen jo vetëm në Prishtinë, por në të gjithë Kosovën. Pra sipas tij rolin kryesor e ka elektorati i PDK.
    “Sondazhet në përkufizim nuk janë instrument preciz kanë një marzh gabimi. Në këtë rast ishte + apo – / 3. Por po të ishin zhvilluar zgjedhjet të dielën Përparim Rama ishte fitues. Por mbeten disa ditë ende dhe po bëhet fushatë. E vetmja pikëpyetje është se si do të sillen votuesit e PDK. PDK nuk ka shpallur një përkrahje në Prishtinë as për njërin dhe as për tjetrin. Në Prishtinë nuk ka asnjë marrëveshje politike. Por në mënyrë jozyrtare kandidati i Ardhmërisë së Kosovës ka dalë në një paraqitje publike me Përparim Ramën. Në Sondazh pjesë e asaj epërsie që më doli ishin edhe votues të ardhmërisë së Kosovës. Por ndikimin më të madh nëse ka një ndryshim mund të ndodhë vetëm prej PDK. Kurti i tha nëse nuk më doni mua mund të merrni zëvendësin tim. Por përkrahësit e PDK mund të kalojnë nga ana e Përparim Ramës. Nuk kishim një ndarje të qartë…Sondazhi më tregon se çfarë mund të kishte ndodhur të dielën, dhe jo se çfarë mund të ndodhë të dielën e ardhshme. Kam përshtypje se sidomos dita e sotme mund të ketë qenë shumë decizive për të lëvizur barometrin. Nga ana njerëz që sonduan, u përgjigjën në mënyrë anonime, 1032 veta që ishin të vendosur të votonin. Ndërsa ata që nuk ishin të vendosur të votonin kishin shumë nga PDK dhe ata mund të bëjnë diferencën. Unë mendoj se zhvillimet e sotme mund të ndikojnë që ndër ato 20 mijë vota, një pjesë e mirë e tyre mund të anojnë nga Përparim Rama dhe po ndodhi kjo mund të shkojë më shumë se 52.2 %. PDK është kyçi i nivelit ë pjesëmarrjes jo vetëm në Prishtinë, por në të gjithë Kosovën. PDK me të vërtetë është parti e dytë, por ndikon në rritjen e pjesëmarrjes”, tha ai.

  • Shuhet Fatos Nano, të dielën mbahen homazhet në nderim të tij

    Shuhet Fatos Nano, të dielën mbahen homazhet në nderim të tij

    Të dielën, më dy nëntor do të mbahen homazhet në nderim të ish-liderit socialist Fatos Nano, i cili u nda nga jeta sot në moshën 73-vjeçare.
    Mesohet se homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
    Ish-kryeministri Nano, prej disa kohësh ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.
    Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

  • Ora dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta mbrapa, ja çfarë duhet të dini…

    Ora dimërore! Akrepat kthehen 60 minuta mbrapa, ja çfarë duhet të dini…

    Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore bëhet të dielën e fundit të tetorit.
    Duke nisur nga dita e sotme, data më 26 tetor, në të gjithë Europën ka filluar të funksionojë ora dimërore.
    Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës u kthyen një orë prapa, pra në orën 03:00.
    Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.
    Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Telefonat smart e reflektojnë vetë ndryshimin e orës, ndaj kujdes duhet të tregohet me orët mekanike në mënyrë që të mos krijohet kaos me rutinën e ditës së re.
    Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, në kuadër të politikës së përbashkët për kursimin e energjisë, megjithëse heqja e saj është në shqyrtim prej vitesh, por pa u marrë deri më tani një vendim përfundimtar.

  • Të dielën, sprova e Albin Kurtit/ Vetëvendosja nuk ka votat për të formuar qeverinë. Kurti, asnjë takim për koalicion

    Të dielën, sprova e Albin Kurtit/ Vetëvendosja nuk ka votat për të formuar qeverinë. Kurti, asnjë takim për koalicion

    Të dielën e 26 tetorit, në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për formimin e qeverisë së re.
    Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, më 11 tetor është mandatuar nga presidentja, Vjosa Osmani për të paraqitur para parlamentit programin dhe përbërjen e ekzekutivit.
    Për gjatë këtyre ditëve, as Kurti dhe as akterë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, publikisht nuk njoftuan se kanë zhvilluar takime me partitë e tjera politike, për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë, marrë parasysh që nuk i kanë 61 votat e nevojshme.
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, më 15 tetor kishte deklaruar se me Kurtin nuk diskuton asnjëlloj qeverie e opsioni.
    Kjo është mbështetur edhe nga akterë të tjerë të PDK-së që thanë se partia e tyre nuk voton pro qeverisë Kurti 3.
    Qëndrim thonë se nuk kanë ndryshuar as nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku tha se kanë dallime thelbësore me LVV-në e nuk do bashkëpunojnë.
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në anën tjetër preferon qeveri të opozitës e njëkohësisht ka deklaruar se nuk ka interes të bashkëpunojë me Albin Kurtin.
    Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk voton pro një qeverie tjetër me Kurtin kryeministër, përderisa, Dimal Basha mbetet kryetar i Kuvendit.
    Albin Kurti që është nisur për të formuar qeverinë të dielën ka vetëm 56 vota për, 48 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 8 nga minoritetet joserbe.
    Lëvizjes Vetëvendosje i duhen të paktën edhe pesë vota të tjera për ta zgjedhur kryeministrin.Ndërkohë, nëse nuk formohet qeveria të dielën nga Kurti, një shumicë e dytë parlamentare ka kohë dhjetë ditë të provojë.
    Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, ka deklaruar se nuk do kërkojë nga presidentja një gjë të tillë.
    Kjo i ka hapur përfundimisht rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme paralamentare, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, ku theksohet se në rast se dështon edhe mandatari i dytë, shkohet në zgjedhje të parakohshme.

  • Të dielën ndryshon ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke fjetur një orë më shumë…

    Të dielën ndryshon ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke fjetur një orë më shumë…

    Këtë të dielë (26 tetor) akrepat kthehen 60 minuta pas. Ashtu siç ndodh zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Pra, akrepat do të kthehen 1 orë pas, midis së shtunës 25 dhe të dielës 26 tetor, duke i ripozicionuar në orën 2:00.
    Kjo na dhuron një orë më shumë gjumë gjatë natës, por gjithashtu sjell një orë më pak dritë gjatë pasdites, pasi agimi dhe perëndimi do të ndodhin një orë më herët. Shumica e pajisjeve elektronike e bëjnë këtë ndryshim automatikisht. Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën më 29 mars 2026, kur ora verore do të hyjë sërish në fuqi në orën 3 të mëngjesit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

    Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

    Të dielën, 26 tetor, rikthehet ora diellore dhe akrepat e orës do të kthehen pas 60 minuta.
    Ndërrimi i orës do të ndodhë në orën 03:00, kur akrepat do të zhvendosen në orën 02:00, duke na dhënë mundësinë të flemë një orë më shumë. Një tjetër ndryshim është fakti se pasdite do të ketë një orë më pak dritë natyrale.
    Të gjitha pajisjet digjitale përditësohen automatikisht. Ora diellore qëndron në fuqi deri më 29 mars 2026, kur si gjithmonë në 03:00 të mëngjesit, në fuqi hyn ora ligjore, e njohur ndryshe si ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të tetorit e muajit mars.
    Prej vitesh diskutohet për ta eliminuar këtë ndryshim (nga ora legale në orën diellore) por vendet e Bashkimit Evropian ende nuk janë dakordësuar, megjithëse ekziston mendimi se ndryshimi i orës ka efekte jo të mira në shëndetin mendor.