Diego Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, u përcollën sot për në banesën e fundit. Funerali u mbajt sot në qytetin e vogël Gondomar pranë Portos. Përveçse familjes, njerëzve të afërm, në funeral morën pjesë edhe futbollistët e Portugalisë, Liverpool-it, si dhe shumë ish-bashkëlojtarë të Diego Jota-s dhe vëllait të tij, Andre Silva-s.
Në funeral ra në sy mungesa e Cristiano Ronaldo-s, i cili ishte ndër të parët që reagoi në rrjetet sociale në ditën kur ndodhi ngjarja përmes një mesazhi të trishtë, por sot nuk qe i pranishëm, duke habitur jo pak.
Por, The Mirror, zbulon arsyen e vërtetë të vendimit drastik të Cristiano Ronaldo-s për të mos marrë pjesë në funeralin e Diego Jota-s dhe Andre Silva-s. Cristiano Ronaldo vendosi të mos vijë në funeral, nga frika se ardhja e tij do shkaktonte një rrëmujë të vërtetë, duke qenë se ceremonia mortore u mbajt në një qytetezë të vogël si Gondomar. Duke qenë se sa herë që shfaqet në publik, prania e Cristiano Ronaldo-s shkaktos kaos, ylli portugez ka vendosur që të mos marrë pjesë.
Sipas raportimit në fjalë, Ronaldo ka folur në telefon me familjen e Diego Jota-s dhe i ka treguar për vendimin e tij. Gjithashtu, Ronaldo i ka shprehur mbështetjen e tij të pakursyer familjes së Diego Jota-s jo vetëm tani, por kurdo qe ata të kenë nevojë.
Tag: diego
-

Pse Ronaldo mungoi në funeralin e Diego Jota-s? Zbulohet arsyeja e vendimit drastik të Cristianos
-

Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve
Ndarja e parakohshme nga jeta në një aksident të Diego Jotas dhe vëllait të tij, ka sjellë reagimin e shumë futbollistëve. Cristiano Ronaldo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin përfaqësues dhe më pas ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijë të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, shkruan kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë Ronaldo, përfaqësuese në të cilën Jota bëri 49 paraqitje. -

Dalma Maradona zbulon dhuratën më të çuditshme nga Diego: Ia ktheva babait dhe u zemërua…
Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij të pazakontë. Mes shumë historive që kanë mbetur në imagjinatën kolektive, vajza e tij shtoi edhe një tjetër. E ftuar në programin radiofonik “Perros de la calle” të “Urbana Play”, Dalma Maradona kujtoi ditën kur babai i saj u përpoq ta surprizonte me një dhuratë të veçantë dhe krejt të papritur.
“Isha 11 vjeçe, po ecja në rrugë dhe thashë: Sa e bukur kjo makinë. Si të thoja: Sa qen i bukur. Mungonin edhe dy muaj nga ditëlindja ime e 12-të. Erdhi ajo ditë, 2 prilli. Babai më telefonoi dhe më tha: Eja në servis, kam një surprizë për ditëlindjen tënde. Mund të ishte çdo gjë. Shkova dhe gjeta një ‘New Beetle. Sigurisht që ia ktheva. E pyeta pse duhej ta mbaja kur nuk mund ta përdorja, isha vetëm 12 vjeçe”.
Dalma vazhdoi tregimin e saj: “Babai tha se, meqë një herë i kisha thënë se ishte një makinë e bukur, kishte menduar të ma dhuronte. Kur i thashë që nuk mund ta ngisja, ai m’u përgjigj: Epo mirë, le ta ngasin shokët e tu. I thashë që ishin të gjithë në moshën time. Kur ia ktheva makinën, reagimi i parë i tij ishte: Je e keqe. Dhe akoma, më quajti mosmirënjohëse. Ia dorëzova çelësat. Dy muaj e gjysmë më vonë e kuptoi çfarë po bëja. Më kërkoi falje dhe tha se e kuptonte që më duhej diçka tjetër”.
Ndërkohë, pas anulimit të procesit të parë për shkak të skandalit me gjykatësen që po realizonte fshehurazi një dokumentar mbi çështjen, procesi për vdekjen e Diego Armando Maradonës pritet të rinisë në Argjentinë. Gjykata e Apelit në San Isidro, në provincën e Buenos Airesit, hodhi shortin të enjten, më 19 qershor, për të caktuar trupën e re gjykuese. Çështjen do ta trajtojë Gjykata Penale nr.3, e përbërë nga gjyqtarët Alberto Gaig, Alejandro Lago dhe Alberto Ortolani.
Palët tani kanë 15 ditë kohë për të paraqitur ndonjë kërkesë për përjashtime apo kundërshtime. Nëse nuk do të ketë pengesa, do të caktohet data e parë e seancës për paraqitjen e provave dhe listës së dëshmitarëve. -

Bombarduesit amerikanë mbërrijnë në bazën e Diego Garcias
Katër bombardues strategjikë amerikanë mbërritën në bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani në Diego Garcia në Oqeanin Indian të hënën.
Avioni B-52H Stratofortress i aftë të mbajë armë bërthamore ose municione të tjera të drejtuara me precizion, u panë më 16 qershor në orën 09:22 (ora lokale) në platformën jugore të bazës.
I aftë të mbajë rreth 32 ton armë në një distancë prej mijëra kilometrash, avioni mbërriti në bazë rreth mesit të majit, sipas analizës së imazheve satelitore nga Planet Labs.
Agence France-Presse gjithashtu vëren praninë e një avioni transporti C-17 Globemaster III, i cili mund të transportojë trupa, si dhe të gjitha llojet e ngarkesave ushtarake.
Gjashtë avionë të tjerë të parë në pistë më 16 qershor kanë qenë me shumë gjasa avionë ajrorë furnizimi me karburant KC-135 Stratotanker.Top Channel
-

Një aeroplan i vogël rrëzohet në det në San Diego, operacione kërkimi për gjashtë personat e zhdukur
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur gjashtë persona të zhdukur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në det në perëndim të San Diegos të dielën pasdite.
Roja Bregdetare e SHBA-së tha se avioni Cessna 414 me dy motorë u rrëzua rreth tre milje larg Point Loma.
Përplasja ndodhi rreth orës 12:45 të pasdites sipas orës lokale, me një zonë që vlerësohet të jetë 200 metra e thellë. Roja Bregdetare, së bashku me agjenci të shumta, përfshirë Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare, Rojën Bregdetare të San Diegos dhe shërbimin lokal të shpëtimit, u përfshinë në kërkimin nga ajri dhe uji.A twin-engine Cessna 414 carrying six people crashed into the Pacific Ocean approximately five miles off the coast of Point Loma in San Diego around 12:30 p.m. PDT shortly after taking off from a San Diego airport. According to flight tracking data, the plane was en route to… pic.twitter.com/yOjC7mCcpO
— T_CAS videos (@tecas2000) June 9, 2025Që nga ora 23:30 sipas orës lokale, asnjë nga pasagjerët nuk ishte gjetur, tha oficeri i Rojës Bregdetare Ryan Graves për Los Angeles Times. Anija e Rojës Bregdetare Sea Otter qëndroi në vendngjarje gjatë gjithë natës, ndërsa helikopterët pritej të vazhdonin kërkimin me të gdhirë.
Përplasja u pa nga banori vendas Tyson Wislowski, i cili po bënte surf në bregdetin e Point Loma të dielën pasdite. Siç i tha ai NBC4: “E pashë të binte në një kënd. Nuk po binte drejt e poshtë. Herën tjetër që doli nga retë, shkoi drejt e në oqean. Me forcë të plotë.”
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka nisur tashmë një hetim për shkaqet e përplasjes. Deri më tani, nuk është publikuar asnjë informacion në lidhje me identitetin e gjashtë të zhdukurve.Top Channel
-

Skandal me gjyqin e Maradonës! Anulohet procesi në Argjentinë, gjyqtarja jep dorëheqjen pasi shfaqet në një serial
Një skandal i paprecedentë ka tronditur sistemin gjyqësor argjentinas, duke çuar në anulimin e gjyqit të shumëpritur mbi vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Maradona.
Gjykata e Penale e San Isidros shpalli zyrtarisht anulimin e procesit, pas një skandali që përfshiu njërën nga gjyqtaret e çështjes.
Gjyqi, që kishte për qëllim të përcaktonte përgjegjësinë për vdekjen e Maradonës në nëntor 2020, ku shtatë anëtarë të stafit mjekësor që kujdeseshin për të pas një operacioni në tru ishin akuzuar për vrasje me dashje të mundshme, u pezullua fillimisht pas shfaqjes së papritur të gjyqtares Julieta Makintach në një dokumentar televiziv.
Pamjet e dyshuara se janë filmuar brenda sallës së gjyqit pa leje përbëjnë shkelje serioze të procedurës gjyqësore, dhe pas kësaj, policia sekuestruar provat.
Për shkak të këtij skandali, gjyqtarja Makintach dha dorëheqjen nga çështja, duke shkaktuar shpalljen e procesit si “i pavlefshëm”.
Pas largimit të saj, trupa gjykuese mbeti me vetëm dy anëtarë, Maximiliano Savarino dhe Verónica Di Tommaso. Gjyqtari Savarino njoftoi anulimin e gjyqit, duke deklaruar se “Gjithçka po shkonte mirë, përveç një personi që doli jashtë vijave..”
Vendimi shkaktoi emocione të forta në sallën e gjyqit, ku vajzat e Diego Maradonës, Dalma dhe Gianinna, shpërthyen në lot.
Diego Maradona, ikona e futbollit botëror, ndërroi jetë në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare nga një atak në zemër, ndërsa po rikuperohej në shtëpi pas një operacioni të ndërlikuar në tru.Top Channel
-

Gjyqi për vdekjen e Maradonës është anuluar, tani fillon nga fillimi
Diego Maradona
ARGJENTINË- Gjyqi për rrethanat e vdekjes së Diego Maradonës është anuluar vetëm pak muaj pasi filloi. Sipas mediave argjentinase, ky zhvillim erdhi pas zbulimit se një nga gjyqtarët mori pjesë – pa dijeninë e të gjithëve – në përgatitjen e një dokumentari rreth çështjes, gjë që çoi në skualifikimin e saj.
Gjykata, e cila ndodhej në San Isidro, në veri të Buenos Airesit, e shtyu vendimin për çështjen e procedurave. Megjithatë, shumë burime të ndryshme tani konfirmojnë se i gjithë gjyqi konsiderohet i pavlefshëm dhe pritet të përsëritet nga fillimi. Rasti përfshin tetë profesionistë mjekësorë dhe të kujdesit shëndetësor të akuzuar për vrasje të paqëllimshme të legjendës së futbollit botëror në vitin 2020, në moshën 60-vjeçare.
Maradona vdiq në vitin 2020 pasi pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij, dy javë pasi doli nga spitali ku kreu një operacion pas një gjakderdhjeje në tru. 60-vjeçari u nderua si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Legjenda e Argjentinës u varros në varrezat Jardin Bella Vista në kryeqytetin e Argjentinës./ZËRI -

Diego Simeone e “tepron”, kërkon yllin e Interit si zëvendësuesin ideal të Griezmann
28 Maj 2025
20:11
Telesport
Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, në Madrid janë të bindur që Antoine Griezmann do të largohet nga “Colchoneros” dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e francezit do të jetë në MLS. Drejtuesit e Atletico-s kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Griezmann.
Dëshira e madhe dhe e vjetër e Diego Simeone është Lautaro Martinez, kapiteni i Interit. Aktualisht, nuk ka negociata zyrtare midis klubeve, por interesi është real dhe lëvizjet fillestare nga ana e klubit madrilen kanë filluar në heshtje. Nuk do jetë aspak çudi nëse Lautaro Martínez mund të bëhet qendra e vëmendjes së merkatos së kësaj vere.
Sigurisht që largimi i tij nga Inter duket shumë i vështirë, për të mos thënë një mision i pamundur, por projekti i Atletico Madrid për ta vendosur në qendër pikërisht “El Toron”, një ofertë shumë e mirë ekonomike për zikaltrit dhe sigurisht një pagë e denjë vjetore për një sulmues si Lautaro, mund të ndryshojnë situatën.

