Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kartelet shqiptare të drogës menaxhohen nga një i shumëkërkuar për trafik kokaine, shtetasi paraguaian Diego Benitez.
“Për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri. Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë, narkoterroristët dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare. Janë narkoterroristët shqiptarë ata të cilët kontrollojnë dhe të kontrollosh çmimin në Europë do të thotë të jesh aksioner kryesor, do të thotë të jesh furnizues kryesor. Pra në këtë betejë kundër kreut të organizatës kriminale shqiptare që e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e narkoterroristëve shqiptarë dhe ndërkombëtar për larjen e parave, që trupëzon në kulla miliardat e krimit, që narkoterroristët shqiptarë sigurojnë me narkoterrirostët e Venezuelës, Brazilit, Bolivisë, Uruguajt, Meksikës, Paraguajt. Vetëm Diego Benitez kumbar kryesor që sipas dokumenteve zyrtare menaxhon 14 klane shqiptare. Asnjëri nga ne këtu që jemi, po të na thonë ulu e shkruani pak 14 klane nuk i shkruajmë dot se nuk ua dimë emrin dhe që merremi çdo ditë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, përcjell A2 CNN.
“Kurse dokumentet zyrtare tregojnë se, Diego Benitez bashkëpunon, e ky është vetëm një i Paraguait që qarkullon 350 ton kokainë në vit. Vetëm ky menaxhon 14 klane droge shqiptare. Tani imagjinoni ju Benitezit e tjerë se sa menaxhojnë. Dhe këto janë grupi Bolivi, Uruguai, Paraguai e Brazil. Nuk është Kolumbia ku Edi Rama ka rrënjë të thella me famëziun Genti Xhixha. Genti Xhixha është i dokumentuar i lidhur me kartelet e Bolivisë, bashkë me Olsi Ramën pastaj, siç është faktuar nga dosja që e fsheh Altin Dumani. Pra pse u ndala në këtë hyrje. Nuk është vetëm akti terrorist ndaj Xhelal Mziu dhe familjes së tij, por është një problem shumë më madh. Dhe ky problem madhor është në qëndrimin e Ramaduros në parlament ndaj opozitës. Ja nga se diktohet”.
Tag: diego
-

Berisha: Kumbari Diego Benitez menaxhon 14 narkokartele shqiptare
-

VIDEO/ Simeone humbet toruan, sherr me tifozin e Liverpulit në fund të ndeshjes
Atletikoja e Madridit është mposhtur me shifrat 3-2 nga Liverpuli. Goli i fitores u shënua në minutën e 92-të, duke e bërë më të hidhur humbjen për madrilenët. Në fund nuk ka munguar as tensioni. Diego Simeone ka humbur për një çast toruan, teksa është përplasur me njërin prej tifozëve të pranishëm në “Enfilld”.
Mbështetësi i Liverpulit ka qeshur përpara fytyës së trajnerit argjentinas, i cili nga ana tjetër nuk i përmbajti dot nervat e tij. Simeone po kërkonte përplasje fizike me tifozin në fjalë, por stjuartët e kanë parandaluar diçka të tillë. Sjellja e trajnerit është ndëshkuar më pas nga arbitri kryesor i takimit, që i ka treguar kartonin e kuq Diego Simeones./Sport Ekspres/
-

Skandali që po “zien” në Portugali, lojtari në marrëdhënie me gruan e mikut të ndjerë Diego Jota
Një skandal në Portugali ka thyer rrjetin. Revista portugeze TV ka shkruar së fundmi për një afërsi mes shokut të ngushtë të të ndjerit Diego Jota, Ruben Neves dhe vejushës së tij, Rute Cardoso.
TV Guia zgjodhi titullin: “Ruben Neves dhe Rute. Të bashkuar pas vdekjes”, duke shoqëruar tekstin me një foto ku të dy shihen të përqafuar.Aludimet për një marrëdhënie të mundshme mes Neves dhe Rute kanë shkaktuar reagim të fortë jo vetëm në Portugali, por edhe më gjerë.
Vetë protagonistët nuk e kanë pritur mirë lajmin e TV Guia, ndërsa indinjatën kanë vendosur që ta shprehin në rrjete sociale.
Nëse janë thjeshtë thashetheme apo jo kjo nuk dihet, pasi diçka të tillë do e tregojë koha.
© BalkanWeb -

Misteri i bombave, kapet pas dy dekadash i shumëkërkuari nga FBI
Një i dyshuar për sulme me bomba, i cili ishte në listën e personave më të kërkuar të FBI-së dhe që ishte zhdukur për 21 vjet, pritet të dalë këtë javë para gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar ku do të vendoset nëse do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë.
Autoritetet amerikane besojnë se Daniel Andreas San Diego ka lidhje me grupet ekstremiste për të drejtat e kafshëve dhe është i dyshuari kryesor për një seri shpërthimesh në zonën e Gjirit të San Franciskos në vitin 2003.Pasi e ndoqën për plot 104 km, agjentët e FBI-së zbuluan një “laborator bombash” në makinën e tij, të cilën e la në mes të rrugës.
Kështu, San Diego u zhduk për më shumë se dy dekada, derisa u gjet vitin e kaluar në një shtëpi të izoluar në veri të Wales, ku njihej si Danny Webb.
Në seancën gjyqësore që do zgjasë pesë ditë në Gjykatën e Westminster-it, do të vendoset fati i tij, nëse San Diego do të kthehet në SHBA për t’u përballur me akuzat për shpërthim me bomba dhe terrorizëm.
FBI e konsideronte tejet të rrezikshëm, ndërsa gjentët e vjetër thonë se ka pasur raste për ta arrestuar më herët.Sulmet e vitit 2003, ku San Diego ishte protagonist, kishin për qëllim korporatat që testonin produktet mbi kafshët. Askush nuk u lëndua, por agjentët thonë se bomba e dytë ishte vendosur për të goditur ekipet e emergjencës.
Arrestimi i tij pas më shumë se 20 vjetësh tregon se FBI-ja nuk harron, dhe drejtësia shkon në vend gjithmonë. San Diego po mbahet aktualisht në burgun me siguri të lartë Belmarsh në Londër dhe ka refuzuar të japë ndonjë koment. -

Tragjedi në xhirimet e “Emily in Paris”: Ndërron jetë ndihmës-regjisori Diego Borella
Një ngjarje e rëndë ka tronditur produksionin e serialit të njohur “Emily in Paris”. Ndihmës-regjisori Diego Borella ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një incidenti gjatë xhirimeve në Venecia.
Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 19:00 pranë Hotel Danieli, ku ekipi po realizonte skena për sezonin e pestë. Borella u rrëzua papritur në set dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, ai u shpall i vdekur si pasojë e një “sulmi të papritur në zemër”.
Paramount Television Studios konfirmoi lajmin, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit e tij. “Humbja e Diego Borellës është një tronditje e madhe për ne. Ai ishte një profesionist i jashtëzakonshëm dhe një pjesë e çmuar e ekipit tonë”, u shprehën përfaqësuesit e studios.
Pas tragjedisë, xhirimet e serialit u pezulluan për disa ditë, për t’u rifilluar më pas të shtunën. Sezoni i pestë i “Emily in Paris”, me protagonistë Lily Collins, Philippine Leroy-Beaulieu, Ashley Park dhe Lucas Bravo, ka nisur xhirimet në Romë, vijuar më pas në Paris dhe aktualisht po zhvillohen në Venecia.
Ngjarja ka lënë një hije trishtimi mbi kastin dhe ekipin realizues, që po e përjetojnë këtë humbje si një moment tejet të dhimbshëm. -

Jeta e Re e Diego-s: Ish-lojtari i Juventusit është bërë një Ironman në moshën 40 vjeç
Kur mendoni për fantazistët në futboll, sigurisht nuk mendon për lojtarë që kanë dëshirë të madhe për t’u stërvitur, për të djersitur dhe për të vrapuar rreth fushës sigurisht.
Megjithatë, Diego Ribas da Cunha, një talent brazilian mbi të cilin Juventusi kishte vënë bast kur ishte 24-vjeçar në vitin 2009, vetëm për ta liruar atë pas vetëm një viti mungesë të plotë, me sa duket kishte brenda tij këtë tërheqje fatale ndaj përpjekjes së lodhshme.
Aq shumë saqë tani, në moshën 40 vjeç, ish-lojtari i Brazilit po i jep shfryrje jetës së tij të re si një triatlonist distancash të gjata: me fjalë të tjera, ai po ia kushton veten me trup e shpirt garave Ironman.Pas tre muajsh përgatitje intensive, të dokumentuara në profilin e tij në Instagram, Diego arriti të përfundonte – dhe me një kohë të mirë, duke pasur parasysh se është amator – një ‘Half Ironman’, një sfidë që përfshin përgjysmimin e distancave për të tre disiplinat.
Në mënyrë specifike, ish-mesfushori sulmues i Porto, Werder Bremen, Wolfsburg dhe Atlético Madrid përfundoi Ironman 70.3, të mbajtur në Rio de Janeiro. Eventi përbëhej nga një not prej 1 kilometri (distanca u zvogëlua nga 1.9 kilometrat fillestarë për shkak të kushteve të detit), një udhëtim me biçikletë prej 90 kilometrash dhe një vrapim prej 21.1 kilometrash.
Distancat e një Ironman të plotë do të ishin 3.8 kilometra not, 180 kilometra çiklizëm dhe një vrapim prej 42.195 kilometrash (distanca e një maratone).
Diego, i cili pranoi se filloi të mendonte për të garuar në një Ironman para se të varte këpucët në gozhdë në vitin 2022 me Flamengo, e përfundoi garën me një kohë totale prej 4 orësh e 47 minutash. Rekordi botëror mbahet nga Marten van Riel, me një kohë prej 3:26:06, të arritur në Dubai në vitin 2022.“Kam një mik që ka vrapuar në një Ironman të plotë”, shpjegoi më vonë Diego. “Ai më tregoi për këtë sfidë, strategjinë që kërkon dhe stërvitjen. Kjo më tërhoqi dhe që atëherë, me pesë vitet e fundit të karrierës sime akoma përpara, kam filluar të mendoj për mundësinë e të garoj vetë në këtë garë një ditë.
“Mendoj se sfida përfshin edhe vendosjen e vetes në vendin e një fillestari, gjë që më pëlqen shumë: teknikat e notit, strategjitë si për çiklizëm ashtu edhe për vrapim. E gjithë kjo më bën edhe më të interesuar dhe kurioz ta provoj. Dhe gjithashtu të tregoj mentalitetin tim të atletit”. -

Zbulohet huazimi sekret i Diego Simeones në minutat e fundit
8 Gusht 2025
16:07
Telesport
Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone.
Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor për 5 mln euro, aq sa pagoi dhe Chelsea për të në sezonin e kaluar.
Ruben Amorim nuk e ka në listë për sezonin e ri, kështu që Sancho është i vetëdijshëm se i duhet një ekip tjetër. Manchester United është kapitull i mbyllur. -

Beteja për emrin e Maradonës, fëmijët e legjendës argjentinase fitojnë gjyqin miliona dollarësh ndaj motrave të tij
Sanjay Wadhwani, një kapitalist britanik i sipërmarrjes, aplikoi për një markë tregtare për të përdorur emrin e futbollistit në produkte si pije, ushqime, veshje dhe lojëra.
Diego Maradona mahniti botën e futbollit duke udhëhequr Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës me “dorën e Zotit” në vitin 1986 dhe duke u shpallur Lojtari i Shekullit nga FIFA.
Por jashtë fushës, ai luftoi me varësinë ndaj kokainës dhe jeta e tij personale, shpesh e trazuar, la pas vetes një rrëmujë të madhe pas vdekjes së tij nga një atak kardiak në moshën 60-vjeçare, në vitin 2020.Tani, fëmijët e tij kanë fituar ndaj motrave të Maradonës në një mosmarrëveshje për të drejtën e përdorimit komercial të emrit të tij, sipas New York Times.
Çështja ligjore u përqendrua rreth një marrëveshjeje të shpallur dy vite pas vdekjes së Maradonës nga Sanjay Wadhwani, i cili e përshkruan veten si një “superfans i Maradonës”, me motrat e futbollistit, Lili dhe Rita.
Marrëveshja përfshinte plane për të përdorur emrin e Maradonës në artikuj si pije, ushqime, rroba dhe lojëra, si dhe krijimin e një fondacioni bamirës për të ruajtur trashëgiminë e tij.
Wadhwani aplikoi në Zyrën e Pronësisë Intelektuale (IPO) për të regjistruar si markë tregtare emrin e Maradonës si dhe nënshkrimin e tij së bashku me numrin “10”, që kishte në bluzën e tij të futbollit. Ai tha se besonte se motrat kishin të drejtën ligjore për emrin pasi i ishte thënë se Maradona kishte hequr nga trashëgimia fëmijët e tij.
Aplikimi për markë tregtare u kundërshtua nga pesë prej fëmijëve të Maradonës, nga tre gra të ndryshme: Diego Maradona Sinagra; Dalma Maradona Villafañe; Dinorah Maradona Villafañe; Diego Maradona Ojeda; dhe Jana Maradona.
Teresa Perks, nga IPO, vendosi kundër aplikimit për markë tregtare duke deklaruar se “provë materiale tregon që [fëmijët] janë trashëgimtarët e futbollistit të famshëm të ndjerë Diego Armando Maradona”.Rose Gilroy, avokate e specializuar për markat tregtare nga firma Stevens Hewlett & Perkins, e cila përfaqësoi fëmijët, e përshkroi çështjen si një “vendim të rëndësishëm”.
Ajo tha se aplikimi kishte lidhje me Sattvica SA, një kompani argjentinase e themeluar nga ish-avokati i Maradonës, e cila dështoi në përpjekjen për të kaluar markën tregtare të Maradonës në Bashkimin Europian në emrin e saj.
Ajo shtoi se një marrëveshje e pretenduar me kompaninë u shpall “e pavlefshme” në Argjentinë “për shkak të raporteve mjekësore që tregonin se Maradona nuk ishte në zotërim të plotë të aftësive mendore kur e nënshkroi atë pak para vdekjes”.
Gilroy deklaroi se aplikimi në Mbretërinë e Bashkuar ishte bërë “me qëllim të keq” në një përpjekje për të “përvetësuar trashëgiminë e Maradonës” dhe e përshkroi vendimin si “një afirmim të fuqishëm të të drejtave të trashëgimtarëve për të mbrojtur trashëgiminë e një ikone të ndjerë”.
Vendimi erdhi si një surprizë për Wadhwani, i cili tha se nuk kishte dijeni për seancën gjyqësore derisa u kontaktua nga gazeta The Times. Ai ka paraqitur një ankesë kundër vendimit.
Wadhwani, i cili pretendon se ka punuar më parë me David Beckham, ish-kapitenin e Anglisë, dhe këngëtarin Robbie Williams, tha:
“Pata mundësinë të përgatisja propozime për njerëz që ne besonim se ishin mbajtësit e të drejtave të emrit Maradona. Ambicia ime ishte të përdorja markat tregtare për të ndërtuar një fondacion që do të bënte vepra bamirësie për të nderuar trashëgiminë e Diegos dhe për të krijuar një burim të ardhurash për të përfituar trashëgimtarët – që është ajo që Diego do të kishte dashur”.
“Kalova shumë kohë me motrat e Diego Maradonës dhe isha vërtet i bindur nga ato që më thanë, se Diego Maradona kishte hequr nga trashëgimia fëmijët e tij… dhe se ai kishte caktuar të drejtat mbi emrin e tij në mënyrë që ato të kontrolloheshin nga motrat. Për sa më përket mua, kjo kishte ndodhur.”
Ai shtoi:“Kisha një marrëveshje me motrën për të drejta të ndryshme të pronësisë intelektuale dhe për të drejtën për të përdorur emrin e tij [të Maradonës] kudo në botë.”Wadhwani tha se kishte paguar qindra mijëra paund Ritës. Marrëveshja përfshinte marrjen e 493 fanellave të fundit të nënshkruara nga Maradona, shumicën e të cilave ai i shiti te një tregtar kujtimesh për nga 2,000 paund secila – por kjo nuk e kompensoi plotësisht shpenzimet e tij.
“Ka mjaft njerëz që kanë humbur shumë para në disa vite të fundit anembanë botës,” shtoi ai. “E gjithë kjo histori e ngatërruar e të drejtave të Maradonës – unë kam qenë në vijën e parë për katër vjet me radhë. Tani jam bashkuar me një kompani filmash dhe dokumentarësh. Është një histori që ka gjithçka. Është plot me intriga. Gjithmonë kam vepruar me ndershmëri dhe jam i kënaqur që trashëgimtarët do të marrin këto marka tregtare.”Top Channel
-

Historia prekëse që fshihet pas fotografisë virale të violinistit të vogël
Në këtë fotografi shihet momenti i emocionit të lartë, pikëllimit dhe muzikës. Në këtë fotografi është 12-vjeçari Diego Fraz, nga Brazili duke luajtur me violinë në funeralin e mësuesit të tij, i cili e ndihmoi atë të dilte nga varfëria dhe dhuna përmes muzikës.
Diego ka lindur në vitin 1997 në një lagje të varfër në Rio de Janeiro, në Brazil. Shtëpia e tij është në një lagje të varfër të quajtur Parada de Lucas. Diego ishtë përballur me sëmundje të rëndë qysh fëmijë. Ai në moshën 4-vjeçare ishte përballur me sëmundjen e leukemisë.
Por edhe përkundër goditjeve të forta që jeta ia jepte, ai kishte një ëndërr. Në jetën e tij u shfaq Evadro Joao Silva, një oficer i shërbimit social, i cili ishte një muzikant i shkëlqyer dhe po ashtu punonte si punonjës i shërbimit social të fëmijëve në fshatin e varfër të Paradada Lucas.
Pikërisht ishte ai që Diegos ia mësoi violinën.Por në vitin 2009, Evandro Silva u qëllua për vdekje në mes të një grabitje mafioze në Rio, ku edhe mbeti i vdekur.Në funeralin e Silvas ishte edhe Diego, njëri nga më të vegjëlit që luante me violinë në funeralin e mësuesit.Lotët rridhnin në sytë e këtij të voglit teksa luan muzikën e preferuar të mësuesit të tij. Kjo skenë është kapur nga një fotograf profesionist në qytet dhe është publikuar në një gazetë të njohur të përditshme në Brazil me titullin “Foto e ndjeshme e historisë së fundit”.Në shkurt 2010, Diego u shtrua në spital. Gjatë ditëve të tij të para në spital, Diego herë pas here luante violinë dhe përpiqej të kënaqte pacientët e tjerë në repart. Por nuk shkoi shumë dhe më 1 prill të vitit 2010, Diego u largua nga bota.Edhe pse ai kishte ikur nga kjo botë, fotografia e tij është ende e ‘gjallë’. Edhe tani kur e shikojmë secili preket nga historia e tij. Bëhet fjalë për dashurinë dhe mirënjohjen e tij për mësuesin, shpëtimtarin e tij, i cili i solli shpresë në ditët më të errëta të jetës dhe ai ndoqi hapat e mësuesit të tij, duke luajtur muzikë dhe duke ngushëlluar njerëzit e tjerë./ Family_viralvid
ObserverKult
Lexo edhe:
DËGJOJENI KËNGËN “MARS” TË ELSA LILËS, FAVORITE PËR TA FITUAR FEST 62 TË KËNGËS (TEKSTI/VIDEO)
Elsa Lila u rikthye vitin e kaluar pas 25 vitesh, në “Festivalin e 61 të Këngës” dhe u vlerësua nga juria me pikët maksimale. Edhe këtë vit kantautorja e njohur synon sërish për vendin e parë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovizion”.
Edicioni i 62-të i Festivalit ka si temë FJALËN dhe MUZIKËN. Duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike, por edhe tekstin që e shoqëron melodinë.
Janë 11 anëtarë jurie, dy prej tyre për pjesën e “Fjalës”. Këtë vit, Festivali ka vendosur të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që është Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimet Klimatike.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
HERMAN ÇUKA: I DASHURI IM…
Poezi nga Herman Çuka
“përballë dritares time,është një bar,ku mbrëmjeve këndohete kërcehetherë xhaz e herë bluesdhe herë rocknjë barme emrin Cassiopea”netëve mbyll sytë, ndjejtingujt,vij tek ti ëndërrimtariim i bukur si zjarri,në atë vjeshtë të purpurtkur numëronim yjet,dhe ti më tregoje legjendat e tyre
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Diego Simeone rekomandon që tani pasardhësin e tij në krye të Atletico Madridit
26 Korrik 2025
16:09
Telesport
Diego Simeone është padyshim një nga trajnerët me jetëgjatë në krye të një ekipi. “El Cholo” drejton prej 14 vitesh Atletico Madridin. Kontrata aktuale e argjentinasit me Atletico Madridin skadon në qershor të vitit 2027 dhe me shumë mundësi, nuk do të ketë sërish rinovim.
Madje, është vetë Diego Simeone që iu ka rekomanduar drejtuesve të klubit pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Atletico Madridi, Filipe Luis, i cili po bën një punë të shkëlqyer në drejtim të brazilianëve të Flamengo-s.
Në 53 ndeshje në krye të Flamengo-s, Filipe Luis ka fituar 36, 12 barazime dhe vetëm 5 humbje. Ndërkohë që për një periudhë shumë të shkurtër si trajner, Filipe Luis ka fituar edhe 3 trofe. Profili i tij, mënyra e lojës që aplikon, gjithçka, duket se përputhet në mënyrë të përkryer me filozofinë dhe ADN e Atletico Madridit. Kujtojmë se Filipe Luis ka luajtur për 8 sezone me Atletico Madridin, ku ka fituar edhe 6 trofe.