Tag: dibra

  • “Nuk do dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”, Dhoma e Avokatëve reagon ashpër pas deklaratës së prokurorit të SPAK në sallën e gjyqit

    “Nuk do dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”, Dhoma e Avokatëve reagon ashpër pas deklaratës së prokurorit të SPAK në sallën e gjyqit

    Pasi prokurori i SPAK Behar Dibra fyeu në sallën e gjykatës një mbrojtës që po parashtronte kërkesat për klientin e tij, ka reaguar ashpër Dhoma e Avokatëve.

    “Nuk do dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”, ishte shprehja gjatë gjykimit e prokurorit Behar Dibra që ka shqetësuar dhomën e avokatisë e cila e denoncon publikisht për denigrim personal të avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës.
    Në reagimin e dhomës së avokatisë shprehet shqetësimi për sjelljen e prokurorit Dibra gjatë seancës së datës 10 korrik dhe dënon me forcë gjuhën e papërshtatshme  duke e konsideruar cënim të rëndë të dinjitetit profesional dhe shkelje flagrante të parimeve të procesit të rregullt ligjor me barazi të palëve.
    Mbi të gjitha thuhet më tej sjellja e prokurorit përbën shkelje të kodit të etikës së një prokurori.
    Procesi ku ndodhi incidenti njihet si gjyqi i plumbit të artë. Rezulton se në këtë gjykim veç Gentian Rumanos është denigruar nga i njëjti prokuror edhe avokatja Elda Zotaj.
    Tensionet në seancat e fundit që nuk po zhbllokohen lidhen me kërkesat e avokatëve për të marrë dëshmitë e Erjon Alibej, ndërkohë që prokuroria refuzon t’i vendosë në dispozicion.
    Çështja mbetet në pritje për të dëgjuar të penduarin e tretë Skerdi Tase. Ndërkohë  Dhoma e Avokatisë thotë se do të monitorojë jo vetëm këtë proces por edhe të tjera ku prokurorët cënojnë standardet.
    Nga ana tjetër për gjykime të ndryshme si dëgjuese e të dyja palëve edhe e prokurorisë edhe e avokatëve, gjykata ka gjobitur prej fillimit të vitit deri më tani 25 avokatë të cilët kanë munguar pa arsye. Shumat vajojnë nga 20 mijë deri në 100 mijë lekë.
     

    Top Channel

  • Përplasen prokurorët/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kërkohet 20 vite burg për Festim Bexhdilin

    Përplasen prokurorët/ Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kërkohet 20 vite burg për Festim Bexhdilin

    Po mbahet në Apelin e GJKKO seanca në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

    Prokurori Behar Dibra ka kërkuar që Festim Bexhdili, kopshtar i “Golden Resort”, të dënohet me 20 vite burg.

    Mësohet se vendimi pritet të jepet më 25 korrik.

    Ndërkohë që Dy prokurorët e SPAK, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, kanë mbajtur qëndrim të ndryshëm në seancën në Apelin e GJKKO-së për Festim Bixhdilin, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prenges, më 17 janar 2020 në aksin Kamëz-Shijak, ku u torturua për vdekje në kompleksin ‘Golden” sipas pamjeve të kamerave dhe më pas trupi u zhduk pa gjurmë.

    Prokurorja Kaçkini kërkoi të mbetet në fuqi burgimi i përjetshëm, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg. Kaçkini këmbënguli në qëndrimin e saj me argumentin se Bizhdili ka qenë pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe ka njohje me personat e tjerë të akuzuar për ngjarjen, kjo sipas saj e vërtetuar edhe nga komunikimet SKY ECC.

    Ndërsa prokurori Dibra tha se ai është gjetur në atë situatë pasi është punonjës i kompleksit dhe është urdhëruar për fshehjen e kufomës.

  • Gonxhja postot fotot nga takimet në Shkup: Si djalë i dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe, kënaqësi e madhe

    Gonxhja postot fotot nga takimet në Shkup: Si djalë i dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe, kënaqësi e madhe

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka postuar fotot nga takimet që zhvilloi në Shkup, bashkë me kryeministrin Edi Rama. Ministri shkruan se ka qenë një kënaqësi e madhe, pasi ai është djalë e dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe. ”Si djalë i dy prindërve me origjinë nga Dibra e Madhe, im atë, dhe Struga, ime më, ishte kënaqësi e veçantë ecja me Kryeministrin Edi Rama, në shoqërinë e Bujar Osmanit, zv/Kryetari i BDI dhe Arben Taravarit, Kryetar i Aleancës Shqiptare, mes komunitetit shqiptar në lagjen historike të Çarshisë në Shkup”,-shkruan Gonxhja.

  • Një mbrëmje poetike në Londër kushtuar librit “Dy Orë” të Vildana Dibra Zhubit

    Një mbrëmje poetike në Londër kushtuar librit “Dy Orë” të Vildana Dibra Zhubit

    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar hapi dyert për një mbrëmje të veçantë poetike të titulluar “Të Jetosh Ëndrrën”, e cila u kthye në një takim të rrallë miqsh, emocionesh dhe vlerash që tejkalojnë kufijtë e gjeografisë. Në qendër të këtij aktiviteti ishte autorja dhe aktivistja e njohur nga Ulqini, Vildana Dibra Zhubi, e cila promovoi librin e saj të parë poetik, “Dy Orë”, një përmbledhje e ndjeshme e ndërtuar mbi përjetime, kujtime dhe reflektime që mbartin gjurmët e një rruge të gjatë jetësore dhe shpirtërore.Të pranishmit e shumtë – përfaqësues të komunitetit shqiptar, personalitete të njohura të kulturës, artit dhe medias – u përfshinë nga atmosfera e ngrohtë dhe intime që u krijua në sallën e Ambasadës, ku fjalët dhe interpretimet ndërthureshin me muzikën e zërit të pastër të Stina Gërbeshit, që preku shpirtin e audiencës me interpretimin a cappella.Linda Bazina, organizatore e kësaj mbrëmjeje, e përshkroi me emocion të veçantë ndjesinë e të qenit pjesë e një ngjarjeje kaq të veçantë:“Një mbrëmje e ngrohtë e me diell shihej nga ballkoni i ndërtesës, e një ndjenjë ngrohtësie, mirësie, miqësie me emocione të forta u përjetuan brenda saj… Faleminderit zonjës së kësaj mbrëmjeje, Vildana Dibra Zhubi, për fjalët dhe këshillat e mençura – në veçanti: be humble – Ji modest!”.Poezitë e librit “Dy Orë” u intreprteuan me ndjeshmëri nga Anila Kadija, Lirka Kadriu dhe Djellza Zhubi, duke dhuruar emocione të rralla në çdo varg të shqiptuar. Ndërsa vetë ambasadori i Shqipërisë në Britani, Sh.T. Z. Uran Ferizi, i cili e quajti këtë mbrëmje një festë të shpirtit shqiptar në Londër, emocionoi të pranishmit me recitimin e një poezie nga libri – një akt që shënon edhe përfshirjen simbolike të shtetit shqiptar në promovimin e kulturës së diasporës.Veç kontributit letrar, kjo mbrëmje u kthye edhe në një reflektim për rolin e gruas shqiptare në diasporë, për fuqinë e kujtesës, dhe për domosdoshmërinë që fjala shqipe të qëndrojë gjallë edhe në zemër të metropoleve botërore.Në fund të aktivitetit, nuk munguan përshëndetjet për bashkëpunëtorët, veçanërisht Asdren Zhubin dhe ekipin organizativ, që me përkushtim sollën një nga ngjarjet më të bukura të komunitetit shqiptar në Londër këtë sezon.Për autoren Vildana Dibra Zhubi, kjo mbrëmje shënoi jo vetëm një ngjitje letrare, por edhe një përqafim të sinqertë nga bashkëkombësit. “Dy Orë” nuk është thjesht një libër, por një ftesë për të ndalur, për të ndjerë dhe për të ëndërruar – edhe kur jeton larg vendit.Rrugë të mbarë, Vildana – dhe le të zgjasë sa më gjatë kjo “orë” me fjalën dhe shpirtin shqiptar!

  • Koçiu: Kryhet ndërhyrja me teknikën Sleeve gastrotektomia laparoskopike, për herë të parë në spitalet publike

    Koçiu: Kryhet ndërhyrja me teknikën Sleeve gastrotektomia laparoskopike, për herë të parë në spitalet publike

    Ekipi i mjekëve në repartin e Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar për herë të parë një ndërhyrje të suksesshme te një pacient mashkull i moshës 62-vjeçare me teknikën “sleeve gastrektomia laparoskopike”.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu solli sot në rrjetet sociale këtë rast, duke theksuar se teknika Sleeve gastrektomia laparoskopike realizohet për herë të parë në spitalet publike në Shqipëri.
    Sipas Koçiut, “kjo teknikë është realizuar tek një pacient 62-vjeçar, i cili prej kohësh vuante nga obeziteti morbid dhe kjo i kishte krijuar edhe sëmundje të tjera shoqëruese duke ia vështirësuar cilësinë e jetës”.
    Ministrja Koçiu u ka shprehur mirënjohjen Prof. Arvin Dibra, dhe ekipit të mjekëve: Denis Godaj, Ambra Doku, Eri Stafa, anestezistët Majlinda Naço, Ana Mandi dhe Infermieret Ermela Gjona, Andi Dyrmishi, Anjeza Sadikaj dhe Besa Seiti.
    Ndërkaq, Arvin Dibra, shef Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme thotë se ekzistojnë disa mënyra të ndryshme trajtimi të obezitetit morbid, sëmundjes moderne të ditëve të tona dhe një prej tyre është heqja e një pjese të stomakut. Kjo teknikë sipas mjekut Dibra, redukton volumin e stomakut dhe si pasojë edhe rënien në peshë të pacientit.
    “Laparoskopia rrit shumë shanset që ndërhyrja të realizohet në mënyrë perfekte, ndërsa komplikacionet post operatore të minimizohen. Pacienti është në ditën e katërt post operatore dhe së shpejti do të largohet në shtëpi”, pohoi Dibra.
    Ndërsa, pacienti 62-vjeçar thotë se në QSUNT nuk ka munguar për asnjë minutë shërbimi apo ndonjë aparaturë që do rrezikonte ndërhyrjen e tij.
    “Një staf i mrekullueshëm! Faleminderit për respektin, për ndihmën e dhënë dhe jetën që më shpëtuat. Mirënjohje për mjekët, infermierët, kryeinfermierët dhe gjithë stafin. Kam qenë jashtë shtetit në Greqi, në Itali, në Spanjë dhe këtu nuk ndryshon asgjë, nuk ka asnjë dallim”, thotë ai.

  • Debati në GJKKO/ Prokurori Behar Dibra-Erion Alibejt: Si e harrove Asllan Plakun?! I pandehuri: Mos e mëso…

    Debati në GJKKO/ Prokurori Behar Dibra-Erion Alibejt: Si e harrove Asllan Plakun?! I pandehuri: Mos e mëso…

    Behar Dibra dhe Erion Alibej

    TIRANË-Gjykata e Posaçme vijoji një ditë më parë (10 qershor( të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erjon Alibej për dosjen “Plumbi i artë”. Por senaca nuk kaloi pa debate, ku shkak u bë një deklaratë e përfaqësuesit të SPAK, Behar Dibra, drejtuar Erjon Alibejt.
    “…Po si e harrove Asllan Plakun, nuk e përmënde fare atë…”,-kjo ishte deklarata që ‘ndezi’ sallën në GJKKO, duke sjellë reagimin e menjëhershëm të të pandehurit Asllan Plaku dhe disa prej avokatëve, që ishin të pranishëm.
    Deklarata e prokurorit Dibra, shkruan Oranews, u konsiderua e papërgjegjshme nga mbrojtja dhe i pandehuri Plaku, të cilët akuzuan prokurorin se në mënyrë të paligjshme dhe aspak profesionale po orientonte privatisht, bashkëpuntorin e prokurorisë, Erjon Alibej, për të folur kundër Asllan Plakut.
    Përplasja filloi kur Alibej përfundoi rrëfimin e tij të tregimit të dinamikës së krimit të kryer ndaj vëllezërve Haxhiaj në Durrës. Pas këtij momenti gjykatësja Ëngjëllueshe Tahiri, urdhëroi disa minuta pushim për të pranishmit në sallë.
    Pikërisht në këtë moment kur palët prezente në sallën e gjyqit u çuan për të dalë jashtë, prokurori Dibra ju drejtua të penduarit të prokurorisë Erjon Alibej me fjalët: “…Po si e harrove Asllan Plakun, nuk e përmende fare atë…”.
    Kjo deklaratë është dëgjuar prej avokatëve dhe të pandehurve, përsfhirë dhe Asllan Plakun, i cili ka shpërthyer në akuza kundër prokurorit Behar Dibra, duke e konsideruar sjelljen e tij në sallën e gjyqit si jo profesionale, të papërgjeshme, jo etike dhe aspak ligjore.
    “…pse i fole bashkëpuntorit për mua prokuror, pse i the si e harrove Asllan Plakun, këtu. Lerë të flasë vetë prokuror mos e mëso, lere se është i rritur është i zoti i vetes, e di mirë ai çfarë ka bërë dhe me kë i ka bërë, ndaj mos i fol të përfshijë Asllan Plakun në krime që s’kam asnjë lidhje…”-ka reaguar nga kafazi i xhamtë, i pandehuri Asllan Plaku.
    Behar Dibra, ka këmbëngulur se nuk i kishte thënë asgjë bashkëpunëtorit të SPAK, Erjon Alibej. Dibra, u mundua të qetësonte Asllan Plakun, i cili filloi të bërtiste në gjykatë, e bashkë me të dhe dy të pandehurit e tjerë nga Fushë-Kruja, Besian Xhixha dhe Enver Diva.
    Situata u nxeh akoma dhe më tepër kur gjatë momentit të pushimit prokurori Behar Dibra, shkoi shumë pranë kafazit të xhamtë, ku qëndronin të pandehurit, duke u futur në një debat personal me të pandehurin Asllan Plaku dhe avokatët e pranishëm në gjyq, me shpresën e bindjes së Plakut se nuk kishte gjë të qëllimtë kundër tij.
    Por Asllan Plaku vijoi t’i kundërvihej prokurorit se kishte 3 vite që qëndronte në burg pa asnjë prove, vetëm me një deklarim të Nuredin Dumanit dhe tashmë prokurori sipas tij po e mëson dhe të penduarin tjetër, Erjon Alibej, të dëshmonte kundër tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj. Plaku paralajmëroi prokurorin se këto veprime do e çojnë në vetëgjyqësi, sepse sipas tij një ditë edhe ai do dali nga burgu dhe nuk do pyeste askënd për këtë padrejtësi, sepse sipas tij tashmë por synohet ta fusin dhe në hasmëri me njerëzit që s’ka lidhje.
    Asllan Plaku akuzohet nga prokuroria e Posaçme SPAK, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të dy personave të vrarë në muajin Shkurt 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdija, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

  • “Ky besim që po na jep Fieri, do t’i kthehet shumëfish”/ Balluku: 12 mandate, një ëndërr që shpresoj ta arrijmë

    “Ky besim që po na jep Fieri, do t’i kthehet shumëfish”/ Balluku: 12 mandate, një ëndërr që shpresoj ta arrijmë

    Belinda Balluku, Drejtuese politike e PS, Fier në një intervistë të dhënë për gazetaren Genta Dobra, për ABC News foli për ecurinë e procesit të numërimit të votave në Fier.Reklama në FieriWeb

    Balluku u shpreh besimplotë për rezultatin kryesues të PS. Gjithashtu komentoi edhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke u ndalur veçanërisht te Dibra, për të cilën tha se pjesëmarrjen e lartë e sheh si një shenjë mirënjohje që qytetarët kanë treguar, pas vëmendjes së shtuar dhe punëve të arritura nga PS në këtë zonë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Ne kur dalim për të garuar futemi në një garë për të fituar sa më shumë mandate. 12 do të ishte një ëndërr. Që unë shpresoj shumë ta arrijmë, jo për mua jo thjeshte për skuadrën time, por dua që Fieri që të ndjehet që ky besim që po i jep PS dhe Edi Ramës do t’i kthehet shumë fish. Gjatë këtyre 24 orë nuk kemi shpejtësinë gjatë numërimit për shkak se fletët e votimit ndahen në disa. Pra duke pasur zarfe të subjekteve, të kandidatëve do thoja që shkon pak më gjatë. Pra nuk mund të them një kohë se kur përfundon. Pjesë marrja në zgjedhje them se është normale, ka disa vende si Dibra që kishte pjesëmarrje shumë të madhe apo si Tirana që tregon trendin. Dibra ka dalë t’i tregojë mirënjohjen Edi Ramës, pavarësisht se çfarë thuhet…Duket që është një frymë që njerëzit kanë dashur ta shpërblejnë PS dhe Edi Ramën për gjithë vëmendjen që ka marrë. Unë besoj që numri i shtuar i votuesve në Tiranë ka të bëjë edhe me mobilimin që kanë bërë kandidatët”, tha më tej ajo.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani, Dibra ia kalon Tiranës

    Qarku me pjesëmarrjen më të ulët deri më tani, Dibra ia kalon Tiranës

    Shqipëria sot voton për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Deri në orën 14:00, rezulton se qarku Vlorë ka pjesëmarrjen më të ulët.
    Në Vlorë kanë votuar vetëm 21.39 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Nga të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës, pjesëmarrjen më të ulët e shënon Finiqi, ku kanë marrë në votim deri në orën 14:00 vetëm 12.32 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Por në pjesëmarrjen e ulët mund të ketë ndikuar edhe ‘Giro d’Italia’, event që ka bllokuar disa rrugë kryesore të qytetit bregdetar.

    Deri në orën 15:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 33.04%. Kanë raportuar 2490 nga 5225 qendra votimi në total. Krahasuar me vitin 2021 kemi një pjesëmarrje më të ulët, ku 4 vite më parë deri në orën 15:00 ka qenë 35.62%. Sakaq Dibra kaloi në krye me 39.6%, duke lënë pas Tiranën me 37.93% dhe Kukësin me 36.63%. Në fund të listës mbetet Vlora me 23.91%.
    Ka shkuar në 5 numri i personave të arrestuar për fotografim të votës. Pas rastit të parë të një 56-vjeçare në Elbasan Majlinda Cani, dhe më pas një gruaje tjetër po 56-vjeçe Alketa Hasani, policia njofton se ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë në Tiranë.

  • Përkujtohet ditëlindja e Skënderbeut, ambasadori shqiptar në Shkup: Ta kujtojmë duke ndërtuar bashkimin aty ku historia ka mbjellë ndasi

    Përkujtohet ditëlindja e Skënderbeut, ambasadori shqiptar në Shkup: Ta kujtojmë duke ndërtuar bashkimin aty ku historia ka mbjellë ndasi

    Sot në Dibër është përkujtuar ditëlindja e heroit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    Me këtë rast fjalë rasti para të pranishmëve pati Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani ku mes tjerash tha “le ta kujtojmë duke e ndërtuar bashkimin aty ku historia ka mbjellë ndasi, duke mbajtur besën në kohë dyshimi dhe duke qenë zëri që nuk trembet”.
    Më poshtë fjalimi i plotë i Meidanit:
    Të nderuar të pranishëm,të dashur qytetarë të Dibrës,vëllezër e motra shqiptarë,Sot jemi mbledhur për të kujtuar lindjen e një zëri që nuk u hesht kurrë.
    Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, biri i Dibrës, emri që u bë flamur, simbol dhe frymëzim.Skenderbeu nuk luftoi për kështjella apo tituj, por për një fjalë që ne shqiptarët e kemi më të shtrenjtë se jeta: besa.
    Skënderbeu e mbajti besën me popullin, me tokën, me historinë. Dhe për këtë, ai fitoi diçka më të madhe se çdo kurorë: fitoi përjetësinë.Në një kohë kur tradhtia ishte monedhë e zakonshme, ai zgjodhi të bashkonte.
    Kur princërit grindeshin për territore, ai i thirri për një qëllim më të madh.Ai nuk i zhduku dallimet mes tyre por i vuri të gjitha në shërbim të qëndresës dhe të një ideje që nuk kishte ekzistuar më parë: një Shqipëri që flet me një zë dhe ngrihet per një qëllim.E ku më mirë se në Dibër mund të flasim për këtë qëndresë?Në këto male që i dhanë burrit shpatën, kalin dhe betimin.Në këto lugina që mbajnë ende zërin e betejave dhe erën e lirisë.Dibra nuk është thjesht vendlindja e Skënderbeut, Dibra është themeli i qëndresës shqiptare, toka ku nisi një epokë.
    Skënderbeu ishte strateg, ushtarak, vizionar.Por mbi të gjitha, ishte bashkues.Ai ndërtoi një vetëdije kombëtare, një ndjenjë se ishim bashkë dhe kur ishim pak, dhe kur ishim të rrethuar.Sot, në Ditëlindjen e tij, le të mos e kujtojmë me fjalë të thata e klishe tipike.
    Le ta kujtojmë duke ecur me dinjitet, duke folur me guxim, dhe duke mos e ulur kurrë kokën – as para padrejtësisë, as para harresës.Le ta kujtojmë duke e ndërtuar bashkimin aty ku historia ka mbjellë ndasi, duke mbajtur besën në kohë dyshimi dhe duke qenë zëri që nuk trembet.Skënderbeu nuk na la vetëm një histori për të treguar, por një udhë për të ndjekur.
    Dhe Dibra — Dibra e tij — është gjithmonë aty, në ballë, kur historia thërret.
    Lavdi Skënderbeut!Lavdi Shqiptarisë!

    Top Channel

  • Berisha nga Dibra premton: Brenda javës së parë do të hiqet trau i Rrugës së Kombit, udhëtimi i qytetarëve pa asnjë taksë

    Berisha nga Dibra premton: Brenda javës së parë do të hiqet trau i Rrugës së Kombit, udhëtimi i qytetarëve pa asnjë taksë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona