Tag: dibër

  • Aksident në Dibër, furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga/ Shoferi ishte i dehur, lëndohen pesë persona

    Aksident në Dibër, furgoni humb kontrollin dhe del nga rruga/ Shoferi ishte i dehur, lëndohen pesë persona

    Pesë persona kanë mbetur të plagosur, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

    Sipas bluve, shoferi i furgonit po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë rezultoi se nuk kishte as licencë për transportin e udhëtarëve.
    “Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
    Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Aksident në Dibër: Shoferi i dehur nxjerr furgonin nga rruga, pesë të plagosur

    Aksident në Dibër: Shoferi i dehur nxjerr furgonin nga rruga, pesë të plagosur

    Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e fshatit Çerenec, ku një furgon i drejtuar nga shtetasi 58-vjeçar F. C., në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga. Si pasojë, pesë pasagjerë u lënduan, dy prej të cilëve ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’ dhe ‘Fshehje të të ardhurave’.
    Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse.
    Gjithashtu, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 16-vjeçari, pasi u kap duke drejtuar motomjet pa leje drejtimi.
    Specialistet per Hetimin e Krimeve te Komisariatit tw Policise Diber referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal per shtetasin G.R., 39 vjec, banues ne Peshkopi, pasi teksa prodhonte asafalt në fabriken e tij, makinerite kane çliruar sasi te medha tymi duke ndotur ajrin.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Dibër/ Plagosen 5 pasagjerë të një furgoni, shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit

    Dibër/ Plagosen 5 pasagjerë të një furgoni, shoferi i dehur humb kontrollin e mjetit

    Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Çerenec të Dibrës, ku një 58-vjeçar i cili po drejtonte në gjendje të dehur një furgon, ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksident, u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital,  jashtë rrezikut për jetën.
    Shoferi i furgonit është arrestuar nga policia, ndërsa pas hetimeve rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse.

    “Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
    Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital,  jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
    gijotina.com/

  • ‘E kam shkelur ligjin… por kam fat’/ Kryetari ndërton pa leje dhe pret pyjet! Bashkia favorizon kreun e njësisë Selishtë

    ‘E kam shkelur ligjin… por kam fat’/ Kryetari ndërton pa leje dhe pret pyjet! Bashkia favorizon kreun e njësisë Selishtë

    Jemi në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka bërë bashkë të gjithë institucionet, të cilat ende nuk kanë mundur t’i japin asnjë zgjidhje. Rifat Muça ka bërë disa kallëzime në Prokurori, duke akuzuar kushërinjtë e tij, Sefedin Muça dhe Fiqiri Muça, ky i fundit dhe kreu i Njësisë Administrative Selishtë, se i kanë marrë tokën e babait. Pronësia e tokës vërtetohet edhe nga një dokument i lëshuar nga Këshilli i Qarkut Dibër, në emër të babait të Rifatit.

    Por letrat nuk pinë ujë në Dibër për aq kohë sa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë. Sipas Rifatit, Sefedin Muça, i ndihmuar edhe nga kushëriri i tij që mban detyrën e kreut të Njësisë Administrative, i ka marrë tokën dhe në të është ndërtuar një lokal, që përdoret nga Sefedini. Ky i fundit e ka në përdorim prej vitesh, ndërsa Fiqiri Muça, duke shfrytëzuar detyrën e tij, sipas Rifatit ka ndihmuar kushëririn tjetër duke këshuar një dokument që tregon se Rifat Muça nuk ka tokë në Selishtë.

    Por ndërkohë që takuam Fiqiri Muçën, kreun e Njësisë Administrative Selishtë, dolën në pah edhe gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me tokën e Rifatit, por me shpërdorimin e detyrës që ka bërë administratori. E para, ka ndërtuar pa leje një dhomë dhe një gatër, dhe e dyta, është akuzuar dhe gjobitur edhe për prerjen e paligjshme të drurëve, të cilët më pas i shiste.

    Pavarësisht se ishte gjobitur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit për ndërtimet pa leje, Bashkia Dibër nuk kishte marrë asnjë masë. Më pas dilet me një vendim për shembje, por edhe në këtë moment nuk është marrë asnjë masë, pasi sipas Bashkisë Dibër, Fiqiri Muça ka përfituar nga amnistia e bërë para zgjedhjeve nga qeveria dhe kështu nuk kishte çfarë të paguante, ndërkohë që ai vijon të jetë në paligjshmëri.

    Prandaj, në këto kushte shkuam të takojmë vetë shefin e Fiqiriut, kreun e Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, i cili nuk dha asnjë zgjidhje konkrete, përveçse u fut tek zyra më e afërt dhe u mbyll brenda. Pavarësisht se është fakt se është shkelur ligji dhe ka dy akuza ndaj njeriut që duhet të jetë gardian i mbrojtjes së ligjit si funksionar publik, Bashkia e Dibrës hesht, duke u bërë palë me paligjshmërinë.

  • Shqipëria në festë! Mijëra qytetarë “pushtojnë” rrugët e vendit pas fitores në Leskovac

    Shqipëria në festë! Mijëra qytetarë “pushtojnë” rrugët e vendit pas fitores në Leskovac

    Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore historike mbrëmjen e sotme në Leskovac përballë Serbisë.
    Në pamundësi për të qenë në stadium, shqiptarët anëembanë u mblodhën ku mundën për të parë ndeshjen, e më pas për festuar fitoren legjitime, e cila na bëri krenarë të gjithëve.
    Në Tiranë, Elbasan, Korccë, Dibër, Vlorë, , Kukës, Dibër, Mat, Prishtinë, Prizren, Strugë e Tetovë, kudo ku flitet shqip, u festua (dhe ende vijon të festohet në këtë moment).

    Goli i rei Manajt tashmë do të mbetet në histori, pasi i solli për herë të dytë fitoren Shqipërisë në Serbi, por këtë herë në fushën e lojës.

  • Dibra dhe Bulqiza ‘paralizohen’ nga dëbora, këshillohet përdorimi i zinxhirëve për automjetet

    Dibra dhe Bulqiza ‘paralizohen’ nga dëbora, këshillohet përdorimi i zinxhirëve për automjetet

    Dëbora në Bulqizë dhe dibër

    DIBËR- Reshjet e shiut që prej natës së shkuar kanë vijuar pa ndërprerje në të gjithë territorin e Qarkut Dibër, ndërsa janë shoqëruar me ulje temperaturash dhe reshje dëborë në zonat malore. Në lartësitë mbi 1200 metra ka pasur reshje bore, ndërsa në disa zona trashësia ka kaluar mbi 20 centimetra.
    Reshjet e dëborës kanë prekur fshatrat e disa njësive administrative. Në Lurë bora ka mbuluar të gjitha fshatrat, ndërsa reshje janë shënuar edhe në disa fshatra të Selishtës dhe të Kalasë së Dodës. Fermerët dhe blegtorët ndodhen në situaqtë të vështirë, pasi detyrohen t’i mbajnë bagëtitë në stane për shkak të temperaturave të ulëta. Ndërkohë, për zonat e banuara nuk raportohet për probleme me infrastrukturën apo furnizimin me energji elektrike.

    Moti me shi dhe dëborë ka përfshirë edhe Bulqizën, ku janë regjistruar temperatura të ulëta tipike dimërore. Reshje dëbore ka pasur kryesisht në fshatrat e thella të njësisë aministrative Martanesh dhe Zerqan ku trashësia e dëborës ka arritur deri 10 centimetra. Gjithashtu edhe në zonat minerale në Thekën të Martaneshit të njësisë Martanesh si dhe në zonën e Tërnovës të njësisë Zërqan ku punojnë minatorët.
    Policia lokale e Bulqizës bën thirrje drejtuesve të automjeteve të cilët transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë në rrugët ku ka dëborë./ZËRI

  • Posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Dibër (Emrat)

    Posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Dibër (Emrat)

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”. Si pasojë janë arrestuar dy shtetas të identifikuar si Elsi Kuca (Dauti), dhe Aleksandër Tota pasi posedonin lëndë narkotike dhe armë zjarri. Blutë kanë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe drogë.
    Njofim i Policisë:
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të operacioneve policore me objektiv identifikimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, si dhe mbajnë apo shesin lëndë narkotike duke cenuar sigurinë e qytetarëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mesnata”.
    Si rezultat, shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. K. (D), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë, dhe pasagjerin, shtetasin A. T., 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.
    Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
    Po në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit A. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:• E. K. (D), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.• A. T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Kisha e Shpërfytyrimit vepër e arkitekturës bizantine dhe ajo e Shën Sotirit në restaurim

    Kisha e Shpërfytyrimit vepër e arkitekturës bizantine dhe ajo e Shën Sotirit në restaurim

    Nga Julia Vrapi
    Problemet strukturore në themele, dëmtimet në fasadë apo dhe në pjesë të tjera kanë sjellë dhe ndërhyrjet  restauruese në dy kisha monument kulture në Dibër. Ndërhyrjet restauruese po vijojnë në Kishën e Shpërfytyrimit në fshatin Herbel Dibër, që është një nga më të vjetrat në Shqipëri, por edhe në kishën e Shën Sotirit në Kërçisht.
    Kisha e Shpërfytyrimit është një vepër e arkitekturës bizantine, ku punimet po vijojnë me ndërhyrjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, objekt monument kulture paraqet probleme strukturore në themele, dëmtime në fasadë, etj, ku nga ndërsa ndërhyrja ky objekt kulti do ti rikthehet komunitetit. Kisha është shpallur monumente kulture që në vitin 1970, ndërsa ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja thotë se me ndërhyrjet që po kryhen një thesar i shekujve të hershëm po merr jetë të re! “Me ndërhyrjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, vijojnë punimet intensive për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në fshatin Herbel, një nga kishat më të vjetra monument kulture në Shqipëri, që daton në shek. XI-XII. Ringritja e kambanores dhe hajatit të jashtëm, restaurimi i çatisë, konsolidimi i muraturës, pastrimi i fasadës, si dhe punimet e brendshme do ta kthejnë këtë vend kulti në një nga perlat e trashëgimisë sonë”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në një postim në rrjete sociale, ku shton se Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, Dibër një vepër e vyer e arkitekturës bizantine po i rikthehet komunitetit dhe historisë sonë kombëtare. Punimet më herët sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore përfshinin ndërhyrje strukturore në themele, restaurimin e fasadave të dëmtuara, riparimin e çarjeve, restaurimin e dyshemesë me pllaka guri dhe ruajtjen e elementeve të vjetra të tavanit.
     Restaurimi i pikturës murale
    Punimet restauruese në Kishën e Shën Sotirit objekt kulti monument kulture në Kërçisht në Dibër janë drejt finalizimit. Ministri Gonxhja shprehet se punimet po kryhen me një proces të kujdesshëm restaurimi edhe të pikturave murale. “Falë punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, punimet restauruese në Kishën e Shën Sotirit janë drejt finalizimit, duke i dhënë jetë të re këtij monumenti me vlera të rralla historike, arkitektonike dhe shpirtërore. Konsolidimi i muraturës, restaurimi i çatisë dhe i territorit përreth janë shoqëruar me një proces të kujdesshëm restaurimi të pikturave murale, që sot shkëlqejnë sërish me gjithë hijeshinë e tyre. Një pasuri e paçmuar për trashëgiminë kulturore dhe për identitetin e zonës po i rikthehet shkëlqimit të dikurshëm”, shprehet Gonxhja në rrjete sociale, që ka ndarë dhe pamje të kishës. Kisha e Shpërfytyrimit që ndodhet në fshatin Herbel është pjesë e itinerarit kulturor të kishave që ndodhen në Bashkinë Dibër në fshatrat përreth, duke përfshirë këtu dhe kishën e Shën Dhimitrit dhe të atë Shën Sotirit në fshatin Kërçisht.

  • Tërmet 4.6 ballë shkund Shqipërinë mbrëmjen e sotme

    Tërmet 4.6 ballë shkund Shqipërinë mbrëmjen e sotme

    Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 10 gusht 2025, në orën 18:54, në zonën e Arrasit, Komuna e Lurës, Bashkia Dibër. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 15 kilometrash.

    Raporti është ende paraprak dhe i pakonfirmuar, ndaj parametrat mund të ndryshojnë pas verifikimit nga institucionet përkatëse. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera të vendit, përfshirë pjesë të qarkut Dibër, Burrelin dhe disa qytete të veriut. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”