Kandidati i PD-se për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi denoncon se pas dëborës së rënë në Dibër, 8 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ai ka qënë i pranishëm në fshatin Sllovë, ku banoët ankohen për mungesën e energjisë elektrike. Ai ironizon ministren e energjitikës Belinda Balluku, se prej 48 orësh as ajo dhe as grupet e punës nuk janë në terren për të siguruar energjinë elektrike dhe se ajo s’mund të shkojë në Dibër, për shkak se i bëhët pis makina që e lanë me 10 mijë euro në muaj, me paratë e shqiptarëve.
Statusi i plotë:
Prej dy ditësh Sllova pa drita. E njësoj si kjo zonë edhe Lura, Fushë-Çidhna, Arrasi, Zall-Dardha, Reçi, Kala e Dodës e deri në Bushtricë, PA ENERGJI ELEKTRIKE. Shiko dramën njerëzore të banorëve. Ku është Ministrja Balluku?
Apo i bëhet pis makina që e lanë me 10 mijë euro në muaj me taksat tona, sikur të ngjitet në Dibër? Po Klosi ku është? Apo meqë është deputet i sigurt, nuk ka nevojë të zbresë në terren. Ashtu sikur sot, unë zotohem të jem me ju, kudo të më thërrisni, e kudo ku të jetë nevoja, do e ngre zërin për Dibrën e dibranët.
Tag: dibër
-

“8 fshatra pa energji elektrike”/ Gjunkshi: Ku është Balluku, apo i bëhet pis makina që e lan me 10 mijë euro
-

Dibër/ I riu humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike, procedohet administratori i kompanisë ku punonte viktima
Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A. S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.
Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.” Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

I riu humbi jetën në Dibër pas kontaktit me rrymën elektrike, procedohet administratori i kompanisë ku punonte viktima
Administratori i kompanisë ku punonte 31-vjeçari i cili jumbi jetën pasi ra në kontak me rrymën elektrike është proceduar penalisht. Policia bën të ditur se pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër u referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 43-vjeçarin me iniicale O.K. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.
Sipas policia i riu ka qenë duke shtrirë kabujt e internetit, por gabimisht ka rënë në kontakt me telat rrymë-përcjellës dhe ka humbur jetën. Gjithashtu i riu u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, por ka mbërritur aty pa shenja jetë. 31 vjeçari është baba i dy fëmijëve dhe prej kohësh ai punonte në një kompani lokale që ofron shërbimin e interneti
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A. S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.
Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.” Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme. -

Tragjike në Dibër/ Ra në kontakt me energjinë elektrike duke shtruar linjën e internetit, ndërron jetë 31-vjeçari
Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike.
Policia informon se ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00, teksa i riu ishte duke shtruar linjën e internetit.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, informoi sot policia.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. -

Po shtronte linjën e internetit/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 31-vjeçari në Dibër
Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë në Dibër pasi ra në kontakt me rrymën elektrike kur po shtronte një linjë elektrike.
Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Top Channel
-

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu në Dibër
Një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në Dibër.
Policia tha se ngjarja ndodhi në fshatin Rrenxë rreth orës 14:00, ndërsa shtetasi A.S, ishte duke shtruar një linjë interneti në momentin kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije policia. -

E rëndë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë i riu nga Dibëra
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ditën e sotme, teksa raportohet se një 31-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrenxë rreth orës 14:00, ndërsa viktima ishte duke shtruar një linjë interneti në momentin kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën.
Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Rrenxë, Dibër, shtetasi A.S., rreth 31 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.