Tag: dibër

  • Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci

    Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci

    Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta.

    Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e gazetarit duke njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.

    Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare.

    Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë.

    Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.

    Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndër to “Dibra”, ku shërbeu si kryeredaktor e botues për dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarë televizivë.

    Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti.

    Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Daci u nderua me tituj të shumtë, përfshirë “Mjeshtër i Madh”, dhe u shpall disa herë “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna të Dibrës./atsh

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JIM MORRISON: SIKUR TË MUND TË NDIEJA…

  • Abuzimi i 19-vjeçares në Dibër/ Oficeri Jetmir Uka u prezantua si shefi i krimeve, zbulohet komunikimi në ‘WP’

    Abuzimi i 19-vjeçares në Dibër/ Oficeri Jetmir Uka u prezantua si shefi i krimeve, zbulohet komunikimi në ‘WP’

    Zbardhen detaje të tjera nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri në Dibër, Jetmir Uka.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, u shpreh se oficeri i ka shkruar vajzës duke u prezantuar si shefi i krimeve.
    24-vjeçari dyshohet se ka shantazhuar 19-vjeçaren, përmes një fotoje të saj të marra nga rrjetet sociale, të cilat i kishte postuar gjatë periudhës së verës.
    Denoncimi është bërë nga vajza bashkë me të ëmën, ndërsa Uka është larguar nga vendi i ngjarjes drejt Kosovës, por me pas u vetëdorëzua.
    Ndër të tjera gazetarja Hoxha rikujtoi që jemi në 16 ditë e aktivizimit botëror kundër dhunës, ku vendi ynë ka pasur rritje të dhunës digjitale. “Jemi në 16 ditët e aktivizimit botëror kundër dhunës, Shqipëria ka njohur rritje të dhunës dixhitale. Po vërehen denoncime kur gratë dhe vajzat, por edhe të miturat po përndiqen online ose merren foto video dhe shantazhohen”, tha ajo.

    Top Channel

  • Abuzoi me të renë, polici mohon akuzat/ Oficeri Jetmir Uta u arrestua në Dibër pas denoncimit të një 19-vjeçareje

    Abuzoi me të renë, polici mohon akuzat/ Oficeri Jetmir Uta u arrestua në Dibër pas denoncimit të një 19-vjeçareje

    Pas arrestimit të punonjësit të policisë Jetmir Uta në Dibër dy ditë më parë ky I fundit vijon të mohojë akuzat para grupit hetimor duke u shprehur se nuk ka abuzuar me të renë.
    Për Jetmir Utën nga Prokuroria ende nuk ka vendosur se kur do të mbajë masën ndaj tij. Oficeri I policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, ngjarje për të cilën e reja e denoncoi në polici.
    Sipas të dhënave nga Prokuroria e Dibrës 19-vjeçarja është shprehur se oficeri 24-vjeçar i ka shkruar në ëhatsapp duke e kërcënuar se ka video dhe foto të saj dhe nësë nuk e takonte do ti publikonte. Sipas dëshmisë së 19-vjeçares kjo ka qënë arsyeja që hipi në makinën e oficerit.
    Vajza e cila u paraqit në polici bashkë me të ëmën tregoi për abuzimin, 19-vjeçarja pritet të merret sërish në pyetje për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike. Para grupit hetimor e reja ka treguar dhe bisedat me 24-vjeçarin.
    Oficeri Uta në kohën që ka kryer veprën penale ishte agjent në seksionin për mbështetje operacionale të hetimit në Drejtorinë Vendore Dibër, pas denoncimit ai ishte larguar drejt Kosovës dhe u ndalua në momentin e hyrjes në vendin tonë.

  • “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”- Detaje nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri i policisë në Dibër

    “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”- Detaje nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri i policisë në Dibër

    Të tjera detaje dalin në drita nga rasti i dyshuar i abuzimit të 19-vjeçares nga oficeri Jetmir Uta në Dibër.
    “Nuk e njihja, më shkroi në whatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj.”, ka dëshmuar e reja, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Kjo është arsyeja pse u nda me të motrën dhe hipi në makinën e oficerit, i cili shërbente si oficer në patrullën e përgjithshme të policisë Dibër.
    Dy ditë para abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën, (e cila kishte mbushur 18 vjeçe në tetor), dhe ka kryer denoncimin.
    Prokurorja e çështjes nuk ka vendosur ende se kur do të kërkojë masën e sigurisë, që pritet të mbahet në fillim të javës.
    Kujtojmë se deri më tani Uta ka refuzuar të flasë zyrtarisht.

  • “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”/ Rasti i abuzimit të 19-vjeçares në Dibër, zbardhen detaje: Më shkroi në ‘WP’ një numër…

    “Kam foto dhe video të tuat, nëse nuk më takon do t’i publikoj”/ Rasti i abuzimit të 19-vjeçares në Dibër, zbardhen detaje: Më shkroi në ‘WP’ një numër…

    Të tjera detaje dalin në drita nga rasti i dyshuar i abuzimit të 19-vjeçares nga oficeri Jetmir Uta në Dibër.

    “Nuk e njihja, më shkroi në whatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj.”, ka dëshmuar e reja, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Kjo është arsyeja pse u nda me të motrën dhe hipi në makinën e oficerit, i cili shërbente si oficer në patrullën e përgjithshme të policisë Dibër.
    Dy ditë para abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën, (e cila kishte mbushur 18 vjeçe në tetor), dhe ka kryer denoncimin.
    Prokurorja e çështjes nuk ka vendosur ende se kur do të kërkojë masën e sigurisë, që pritet të mbahet në fillim të javës.
    Kujtojmë se deri më tani Uta ka refuzuar të flasë zyrtarisht.
     

    Top Channel

  • “Tërhiq kallëzimin ose do t’ju shkatërrojmë/ Akuzohet se abuzoi me të renë, oficeri Jetmir Uta ende pa masë sigurie. Dëshmia kontradiktore e 19-vjeçares

    “Tërhiq kallëzimin ose do t’ju shkatërrojmë/ Akuzohet se abuzoi me të renë, oficeri Jetmir Uta ende pa masë sigurie. Dëshmia kontradiktore e 19-vjeçares

    Zbardhen detaje të reja nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri në Dibër, Jetmir Uta.

    Pas arrestimit të oficerit Jetmir Uta, me detyrë ndihmës specialist i patrullës së përgjithshme, Dibër, Prokuroria nuk ka vendosur ende se kur do të mbajë masën ndaj tij.
    Oficeri, 24 vjeç, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, ngjarje për të cilën e reja e denoncoi në polici.
    ‘Unë isha me motrën’, thotë e abuzuara sipas dosjes që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon. ‘Dhe në një moment u ndava prej saj’, thuhet më tej në dëshminë e saj.
    Vajza e cila u paraqit në polici bashkë me të ëmën tregoi për abuzimin nga oficeri duke theksuar se nuk kishte pasur njohje të mëparshme dhe se ai ka ushtruar presion psikologjik ndaj saj.
    Megjithatë deklarata e saj është kontradiktore, fillimisht ka dëshmuar se është abuzuar në automjetin e oficerit, e më tej ka shpjeguar se ka shkuar në hotel. Kontradiktë e cila e ka shtyrë policinë që të thërras një psikologe. Siç rezulton nga dosja hetimore, pas denoncimit të vajzës, oficeri Uta që ishte agjent në seksionin për mbështetje operacionale të hetimit në Drejtorinë Vendore Dibër, u largua drejt Kosovës.
    Pas ngjarjes ai u largua duke fshehur automjetin te kunati i tij.
    Gjate kontrolleve policore mjeti është gjetur në shtëpinë e kunatit dhe për këtë arsye edhe ky i fundit është nën hetim për ‘përkrahje të autorit të krimit’.
    E ëma e tij, mbasi ka mësuar se i biri është shpallur në kërkim policor, ka shkuar te shtëpia e vajzës (e abuzuara) dhe u ka thënë ‘tërhiq kallëzimin, ose do t’ju shkatërrojmë’. Për këtë arsye edhe e ëma e tij është në hetim për ‘kanosje për të mos kallëzuar’.
    Policia ka pasur dyshime se oficeri Uta fshihej në Paskuqan, Kamëz tek një i afërm dhe kur ka kontrolluar nuk e ka gjetur, më pas është kthyer nga Kosova dhe është vetëdorëzuar.
    Masa nuk është caktuar ende, ndërsa 24-vjeçari paraprakisht këmbëngul se nuk ka abuzuar të renë.
     
     

    Top Channel

  • “Tërhiq kallëzimin ose do t’ju shkatërrojmë/ Akuzohet se abuzoi me të renë, oficeri ende pa masë sigurie

    “Tërhiq kallëzimin ose do t’ju shkatërrojmë/ Akuzohet se abuzoi me të renë, oficeri ende pa masë sigurie

    Zbardhen detaje të reja nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri në Dibër, Jetmir Uta.
    Pas arrestimit të oficerit Jetmir Uta, me detyrë ndihmës specialist i patrullës së përgjithshme, Dibër, Prokuroria nuk ka vendosur ende se kur do të mbajë masën ndaj tij.
    Oficeri, 24 vjeç, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, ngjarje për të cilën e reja e denoncoi në polici.
    ‘Unë isha me motrën’, thotë e abuzuara sipas dosjes që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon. ‘Dhe në një moment u ndava prej saj’, thuhet më tej në dëshminë e saj.
    Vajza e cila u paraqit në polici bashkë me të ëmën tregoi për abuzimin nga oficeri duke theksuar se nuk kishte pasur njohje të mëparshme dhe se ai ka ushtruar presion psikologjik ndaj saj.
    Megjithatë deklarata e saj është kontradiktore, fillimisht ka dëshmuar se është abuzuar në automjetin e oficerit, e më tej ka shpjeguar se ka shkuar në hotel. Kontradiktë e cila e ka shtyrë policinë që të thërrasi një psikologe. Siç rezulton ha dosja hetimore, pas denoncimit të vajzës, oficeri Uta që ishte agjent në seksionin për mbështetje operacionale të hetimit në Drejtorinë Vendore Dibër, u largua drejt Kosovës.
    Pas ngjarjes ai u largua duke fshehur automjetin te kunati i tij.
    Gjate kontrolleve policore mjeti është gjetur në shtëpinë e kunatit dhe për këtë arsye edhe ky i fundit është nën hetim për ‘përkrahje të autorit të krimit’.
    E ëma e tij, mbasi ka mësuar se i biri është shpallur në kërkim policor, ka shkuar te shtëpia e vajzës (e abuzuara) dhe u ka thënë ‘tërhiq kallëzimin, ose do t’ju shkatërrojmë’. Për këtë arsye edhe e ëma e tij është në hetim për ‘kanosje për të mos kallëzuar’.
    Policia ka pasur dyshime se oficeri Uta fshihej në Paskuqan, Kamëz tek një i afërm dhe kur ka kontrolluar nuk e ka gjetur, më pas është kthyer nga Kosova dhe është vetëdorëzuar.
    Masa nuk është caktuar ende, ndërsa 24-vjeçari paraprakisht këmbëngul se nuk ka abuzuar të renë.
    Top Channel

  • “Tërhiq kallëzimin ose do t’ju shkatërrojmë”/Zbardhet dëshmia kontradiktore e 19-vjeçares, Uta ende pa masë sigurie

    “Tërhiq kallëzimin ose do t’ju shkatërrojmë”/Zbardhet dëshmia kontradiktore e 19-vjeçares, Uta ende pa masë sigurie

    Zbardhen detaje të reja nga abuzimi i 19-vjeçares nga oficeri në Dibër, Jetmir Uta. Pas arrestimit të oficerit Jetmir Uta, me detyrë ndihmës specialist i patrullës së përgjithshme, Dibër, Prokuroria nuk ka vendosur ende se kur do të mbajë masën ndaj tij.
    Oficeri, 24 vjeç, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, ngjarje për të cilën e reja e denoncoi në polici.
    ‘Unë isha me motrën’, thotë e abuzuara sipas dosjes së siguruar. ‘Dhe në një moment u ndava prej saj’, thuhet më tej në dëshminë e saj.
    Vajza e cila u paraqit në polici bashkë me të ëmën tregoi për abuzimin nga oficeri duke theksuar se nuk kishte pasur njohje të mëparshme dhe se ai ka ushtruar presion psikologjik ndaj saj.
    Megjithatë deklarata e saj është kontradiktore, fillimisht ka dëshmuar se është abuzuar në automjetin e oficerit, e më tej ka shpjeguar se ka shkuar në hotel. Kontradiktë e cila e ka shtyrë policinë që të thërrasi një psikologe. Siç rezulton ha dosja hetimore, pas denoncimit të vajzës, oficeri Uta që ishte agjent në seksionin për mbështetje operacionale të hetimit në Drejtorinë Vendore Dibër, u largua drejt Kosovës.
    Pas ngjarjes ai u largua duke fshehur automjetin te kunati i tij. Gjate kontrolleve policore mjeti është gjetur në shtëpinë e kunatit dhe për këtë arsye edhe ky i fundit është nën hetim për ‘përkrahje të autorit të krimit’.
    E ëma e tij, mbasi ka mësuar se i biri është shpallur në kërkim policor, ka shkuar te shtëpia e vajzës (e abuzuara) dhe u ka thënë ‘tërhiq kallëzimin, ose do t’ju shkatërrojmë’. Për këtë arsye edhe e ëma e tij është në hetim për ‘kanosje për të mos kallëzuar’.
    Policia ka pasur dyshime se oficeri Uta fshihej në Paskuqan, Kamëz tek një i afërm dhe kur ka kontrolluar nuk e ka gjetur, më pas është kthyer nga Kosova dhe është vetëdorëzuar.
    Masa nuk është caktuar ende, ndërsa 24-vjeçari paraprakisht këmbëngul se nuk ka abuzuar të renë.

  • Çfarë ndodhi? Arrestohet efektivi i policisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

    Çfarë ndodhi? Arrestohet efektivi i policisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës–Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë, Inspektor J. U., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ushtronte detyrën “Ndihmës/Specialist i Patrullës së Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Dibër, ndërsa aktualisht shërbente si Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.
    Oficeri i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Hetimet nisën pas kallëzimit të L. H., e cila ka deklaruar se punonjësi i policisë e ka detyruar nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit.
    Gjatë procedurave hetimore është konstatuar se punonjësi i policisë ishte larguar drejt Kosovës, por sot është bërë e mundur ndalimi i tij në momentin e rikthimit në territorin shqiptar.
    Njoftimi i AMP:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
    Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.
    Pas hetimeve me metoda speciale hetimi, u konstatua se punonjësi i policisë gjatë kësaj kohe ishte larguar në Republikën e Kosovës dhe ditën e sotme u bë i mundur ndalimi i tij nga agjentët e AMP në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].