Tag: diasporën

  • Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

    Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

    Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar ditën e sotme qeverinë Rama se kujtohet për diasporën vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve.
    Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rresht të parë, për të kërkuar vota.
    “Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.
    Te vetmet takime me diasporën, janë ata kur ju përdorët shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rrjesht parë, ku shkonit si qeveri e flisnit si parti për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Dhe ky ligj ka politizuar gjithe institucionet e diasporës, ka kaluar nga përcaktuese në sugjeruese Këshillin Koordinues të Diasporën, ka forcuar rolin e ambasadorëve që sot i keni ish deputet, ish kryetar bashkie, ose analista që ju gjeni vend pune”, tha Zhupa.
     

  • “Kujtoheni vetëm për zgjedhje”/ Projektligji për diasporën, Zhupa akuzon qeverinë: Faktet janë të thjeshta…

    “Kujtoheni vetëm për zgjedhje”/ Projektligji për diasporën, Zhupa akuzon qeverinë: Faktet janë të thjeshta…

    Deputetja demokrate, Ina Zhupa hodhi akuza se qeveria e drejtuar nga kryeminsti Edi Rama nuk e ka trajtuar siç duhet diasporën. Në fjalën e saj në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, teksa sot po diskutohet projektligji me ndryshime për diasporën, Zhupa tha se një nga faktet është edhe ndryshimi i vazhdueshëm i institucionit që e mban në përgjegjësi.
    Zhupa tha se qeveria kujtohet për diasporën vetëm kur afrojnë zgjedhjet.
    “Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.
    Dhe unë këtu po flas si përfaqësuese e qeverisë dhe jo si individ. Në 2013-2017 u shpërbë Drejtoria e Diasporës në Ministrinë e Jashtme dhe u krijua Agjencia Kombëtare e Diasporës nën varësinë e kryeministrit dhe më pas u shkri. U krijua ministi i shtetit për dipasorën dhe u shkri. U rikthye në varësinë e minstrisë një drejtori. Sa herë ka ndryshuar mandati, nuk e keni kuptuar se çfarë do të ndodhë më disporën, por edhe se ku do të drejtohet dispora për çështje juridike dhe politike. Imagjinoni një përfaqësues të diasporës në botë se çfarë vështirësie do të ketë. As chat GPT nuk e gjen dot”,-tha Zhupa.

  • Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm

    Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht Drejtuesi Politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën.

    Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë.
    Siç njofton në faqen e tij Facebook, për Ballën  është një moment krenarie kur takohet me shqiptarë të suksesshëm:  “Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me Presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, Senatorin Antonio De Poli, Presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë.”
    Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja,  Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura të Italisë. “Shqiptaro-italianët e Provincës së Trevisos më 23-24 nëntor kanë mundësinë dhe krenarinë të votojnë Muharrem Salihun si këshilltar i Rajonit të Venetos, një arritje historike për të gjithë.”
    Kujtojmë se pak ditë më parë Balla, në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, i kërkoi Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali hapjen e një konsullate shqiptare në këtë rajon, ku jetojnë disa dhjetëra mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
    Gjatë muajit nëntor, muaji i Pavarësisë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të ketë takime me shqiptarët në diasporë, edhe në Greqi, Angli, Itali etj.

    Top Channel

  • Panairi “Me zemër për diasporën” në Prishtinë: Gratë në biznes prezantojnë suksesin dhe kreativitetin e tyre

    Panairi “Me zemër për diasporën” në Prishtinë: Gratë në biznes prezantojnë suksesin dhe kreativitetin e tyre

    Në zemër të kryeqytetit po mbahet Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), si një nismë për të promovuar punën, kreativitetin dhe fuqizimin ekonomik të grave në biznes.

    Panairi është një platformë që mbledh gra sipërmarrëse nga e gjithë Kosova për të prezantuar produktet dhe historitë e tyre të suksesit para qytetarëve dhe diasporës, në një atmosferë mbështetëse dhe bashkëpunuese.

    Në hapje të panairit, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje, duke e quajtur “jo vetëm ekspozim produktesh, por dëshmi të sakrificës dhe suksesit të grave në biznes”.

    “Fuqizimi i gruas është themeli i një ekonomie të fortë. Ky panair është një mundësi shumë e mirë për bashkëpunim dhe dëshmi e progresit që po bëjmë si shoqëri,” – tha Rafuna.

    Në stendat e panairit ekspozohen produkte bujqësore si mjedra të freskëta, punime artizanale, veshje kombëtare, si dhe argjendari e produkte kreative, të cilat kanë zgjuar interes të madh te qytetarët dhe vizitorët nga diaspora./KultPlus.com

  • Posta e Kosovës mirëpret diasporën me pulla postare të vitit 2025

    Posta e Kosovës mirëpret diasporën me pulla postare të vitit 2025

    Në kuadër të angazhimit për t’i qëndruar afër qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, Posta e Kosovës ka zhvilluar një aktivitet simbolik për të mirëpritur bashkatdhetarët që po rikthehen për pushime në vendlindje.

    Përfaqësues të Postës u takuan me mërgimtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku iu dhuruan pulla postare nga emisionet filatelike të vitit 2025, si shenjë falënderimi për lidhjen e tyre të fortë me vendin dhe për kontributin e vazhdueshëm, transmeton KultPlus.

    “Posta për Diasporën” është një nismë që synon të vlerësojë rolin e diasporës si ura lidhëse me botën, ambasadorë të kulturës dhe identitetit shqiptar. Në njoftimin zyrtar, Posta e Kosovës ka shprehur mirënjohje për dashurinë, përkushtimin dhe ndihmesën që bashkatdhetarët vazhdojnë të japin për Kosovën.

    “Urojmë që të kaloni çaste të lumtura në gjirin e familjes dhe miqve,” thuhet më tej në njoftim.

    Kjo iniciativë e veçantë është pritur me entuziazëm nga qytetarët që po rikthehen nga mërgata, duke sjellë emocione dhe ndjenja të veçanta në një periudhë të mbushur me vizita dhe gëzim familjar./KultPlus.com

  • Ministri Balla me dy sipërmarrës shqiptarë nga SHBA: Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe

    Ministri Balla me dy sipërmarrës shqiptarë nga SHBA: Suksesin në Amerikë duan ta sjellin në atdhe

    Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla ka pritur në një takim dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës shqiptarë që veprojnë në shtetin e Miçiganit, SHBA. Balla ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se vëllezërit Caushi janë aktivë në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme.
    ”Shumë kënaqësi të mirëprisja dy vëllezërit Marjo dhe Leo Caushi, sipërmarrës në Miçigan në fushën e ndërtimit dhe energjisë së rinovueshme, me plane konkrete që suksesin e ëndrrës amerikane ta zgjerojnë edhe në atdhe”,-shkruan Balla.

    Ky takim është në vazhdën e angazhimeve të Ballës për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të inkurajuar investimet e tyre në Shqipëri, veçanërisht në sektorë strategjikë si ndërtimi dhe energjia e gjelbër.
    Përveç planeve konkrete në sektorët strategjikë, vizita e vëllezërve Caushi është dëshmi e frymës së re që po fryn në diasporën shqiptare, një dëshirë për t’i kthyer sukseset personale në kontribute kolektive për zhvillimin e vendit. Për Ballën, ky është një shembull konkret i bashkëpunimit të qëndrueshëm mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.

  • “Na dërgoni urgjentisht një raport për Greqinë”, KQZ letër kompanisë postare për diasporën pas denoncimeve të PD

    “Na dërgoni urgjentisht një raport për Greqinë”, KQZ letër kompanisë postare për diasporën pas denoncimeve të PD

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër për kërkesë për informacion DHL-së, kompanisë postare të shpërndarjes së fletëve të votimit të diasporës.

    Ai kërkon informacion në lidhje me zhvillimin e procesit në Greqi, pas denoncimeve dhe ankesave nga Partia Demokratike.
    Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli është shprehur se atje po bëhet manipulim masiv votash.
    KQZ_2025_4009_DHL_Kerkese per informacion

    Top Channel

  • Topalli: Kush nuk ka votuar ende në Diasporë, ta bëjë sa më shpejt, kush ka mundësi të vijë e të votojë në Shqipëri në 11 maj

    Topalli: Kush nuk ka votuar ende në Diasporë, ta bëjë sa më shpejt, kush ka mundësi të vijë e të votojë në Shqipëri në 11 maj

    Deleguarja politike për Diasporën, Jozefina Topalli, në një deklaratë për media u shpreh se angazhimi i diasporës shqiptare në proceset zgjedhore është një faktor kyç për ndryshimet pozitive në Shqipëri.

    Ajo falënderoi diasporën për kontributin e saj të çmuar dhe theksoi se zarfet që po kthehen nga shtetet e ndryshme janë një shenjë e fortë e përgjegjësisë dhe angazhimit të shqiptarëve jashtë vendit.

    Topalli gjithashtu bëri thirrje për ata që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin e votës të përfshihen në këtë proces dhe të kontribuojnë në ndryshimin e madh që po ndodh në vendlindjen e tyre.

    Deklarata e plotë:

    Përshëndetje të gjithëve.

    Jam sot këtu para jush për tre arsye kryesore.

    Së pari për të falënderuar diasporën e mrekullueshme dhe zarfeve që po kthejnë në Shqipëri duket se do bëjnë kthesën e madhe. Ndërkohë që Shqipëria është ngritur në këmbë, numri i madh i zarfeve që vijnë, është realisht shumë befasues dhe shenjë shumë pozitive në shprehjen e përgjegjësisë dhe kthimit në faktor të rëndësishëm politik të diasporës.

    E dyta, dua të them se numri i zarfeve të kthyer nga Italia është rreth 62 mijë, numri që vjen nga Greqia është 22 mijë, numri i zarfeve të ardhur nga SHBA është 14 mijë, 10 mijë nga Britania e Madhe, dhe po kështu nga vendet të tjera.

    Në fakt zarfet që mbërrijnë në Shqipëri, nuk janë thjeshtë zarfe, por janë shpresa për 11 majin.

    Nga ana tjetër dua të ju bëj ftesë të gjithë atyre që ende nuk kanë plotësuar fletën e votimit, apo nuk kanë dorëzuar zarfin që ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    E treta, ato që nuk kanë mundur të regjistrohen dhe që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë një mundësi dhe unë i ftoj të bëjnë një sakrificë të fundit, që të marrin biletat, apo makinat që fundi i javës së ardhshme të jenë në Shqipëri, e të jenë pjesë e ndryshimit të madh në vendlindjen e tyre.

    Së fundi, gjatë kësaj kohe ne kemi monitoruar, ndjekur, kemi pasur raportime nga shtete të ndryshme, kryesisht nga Greqia ku janë identifikuar disa probleme të rëndësishme.

    I ftoj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje të na informojnë për çdo parregullsi që mund të kenë vënë re. Ne do t’i përcjellim ato menjëherë dhe me përgjegjësi.

    Ndërkohë, një falënderim i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Greqi, Itali, Gjermani, Amerikë, Bruksel, për votën e tyre, për përgjegjësinë që po tregojnë dhe për shpresën që po sjellin përmes zarfeve të tyre, që janë bërë si një cunam i vërtetë i ndryshimit për Shqipërinë.

  • SYRI TV/ Berisha nga Selaniku: 2025 viti i diasporës, shënoni historinë

    SYRI TV/ Berisha nga Selaniku: 2025 viti i diasporës, shënoni historinë

    SYRI TV

    Lideri i opozitës, Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast me mijëra emigrantë shqiptarë në Selanik. Berisha ftoi diasporën që më 11 maj, me votën e saj të firmosë fundin e narko-shtetit në Shqipëri. Lideri demokrat prezantoi programin e opozitës për diasporën, ku u zotua për zero taksa për 5 vitet e para për emigrantët që investojnë në Shqipëri, kredi të buta për banim dhe biznes, si dhe heqje të taksave për shtëpitë në atdhe.

    Lideri i  opozitës Sali Berisha zhvilloi një takim entuziast me bashkëatdhetarët tanë në Selanik të Greqisë.

    Gjatë fjalës së tij para mijëra  emigrantëve shqiptarë,  Berisha  bëri thirrje që më 11 maj me votën e tyre, të përmbysin narko-regjimin, duke e cilësuar  2025, si vitin e diasporës

    Kryedemokrati prezantoi  programin qeverisës për rritjen e pagave e pensioneve, minimumin jetik 200 euro,  uljen e taksave për bizneset dhe mbrojtjen e prodhimit vendas, teksa u ndal  tek plani i PD për diasporën

    Berisha u ndal edhe te burgosja politike  eurodepteti Fredi Beleri, duke theksuar se pas këtij akti fshihet intersat mafioze të Edi Ramës, i cili siç tha Berisha, sakrifikoi marrëdhëniet me Greqinë dhe interesat e gjysmë milioni  shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.

    Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të mbulojë dështimet dhe mungesën e një programi qeverisës, me gjuhë  fyese e banale ndaj qytetarëve.

    Berisha e mbylli takimin e tij me një mesazh për diasporën shqiptare në Greqi dhe  në gjithë botën.