Pas 9 ditësh ka përfunduar sot procesi i numërimit të votave të diasporës. Sot në Parkun Olimpik u lexua vota e fundit që vionte nga diaspora dhe i takonte qarkut të Elbasanit. Diaspora për herë të parë ka votuar dhe ka ndikuar në rezultatet e disa qarqeve.
Në Vlorë i dhanë Partisë Socialiste mandatin e 9-të, ndërsa në Tiranë dy deputetet socialiste, Blerina Gjylamenti dhe Olta Xhaçka luftuan deri në minutën e fundit për të fituar. Ku si rezultat vetëm Olta Xhaçka arrriti që të futet në Parlamentin e ri.
Ndërsa në Lezhë, diaspora ishte vendimtare për mandatin e Admir Kadelit, i cili fitoi me 27 vota më shumë se socialistja Marinela Neli.
Gjithashtu Partia Socialiste rezultoi fituese 83 mandate në zgjedhjet e 11 majit dhe Partia Demokratike 50. Ndërsa PSD mori 3 mandate, Partia Mundësia 2 dhe Nisma Shqipëria Bëhet e Lëvizjes Bashkë, me nga 1 mandat secila.
Tag: diaspora
-

Aulona Bylykbashi, kandidatja më e votuar nga Diaspora në zgjedhjet e 11 Majit: 13,602 falënderime nga zemra
Aulona Bylykbashi ka dalë si kandidatja më e votuar e PS-së nga diaspora shqiptare në zgjedhjet e 11 majit, ku garoi në listën e hapur në qarkun e Elbasanit. Ajo ka marrë plot 13,602 vota nga bashkatdhetarët që votuan nga jashtë vendit, duke u kthyer në një simbol të përfaqësimit të diasporës brenda politikës shqiptare. Pas shpalljes së rezultatit, Bylykbashi ka ndarë një mesazh të veçantë falënderimi për të gjithë ata që, ndonëse jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk e kanë shkëputur asnjëherë lidhjen me vendin e tyre.
”Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është një moment historik për mua personalisht, por më shumë se kaq, është një dëshmi e fuqisë që ka bashkimi ynë, pavarësisht distancave. 13,602 vota që erdhën nga diaspora janë shumë më tepër se një shifër. Ato janë 13,602 zemra që rrahin për Shqipërinë, janë 13,602 vendime për të ndikuar pozitivisht të ardhmen e këtij vendi. Janë 13,602 mesazhe që më thonë, mos harro për kë flet, për kë punon dhe për kë përfaqëson”. Duke e cilësuar diasporën si ”forcë e pazëvendësueshme e së ardhmes sonë europiane”, Bylykbashi premton të jetë një zë i fortë për bashkatdhetarët në institucionet shtetërore dhe në proceset vendimmarrëse.”E ndiej këtë përgjegjësi me gjithë qenien time. Do të jem zëri juaj në çdo hap të punës sime. Ju nuk jeni të largët, ju jeni këtu, në mendje dhe në zemër”, thekson ajo në mesazhin e saj. Aulona Bylykbashi është një nga figurat e reja të listës së hapur në qarkun e Elbasanit, pritet të ketë një rol aktiv në Kuvendin e ardhshëm, me fokus të veçantë në përfshirjen e diasporës në zhvillimet politike, sociale dhe ekonomike të vendit.
-

Vota e diasporës, përcaktoi vetëm për një mandat në qarkun Vlorë
Diaspora votoi e para, por u numërua e fundit. Në Parkun Olimpik të Tiranës, të shndërruar në një KZAZ gjigande, qarku Elbasan ishte ai që përmbylli sagën e leximit të votës nga jashtë.
Socialistët thelluan fitoren falë diasporës, pasi shifrat tregojnë se në çdo tre emigrantë, dy votuan për Partinë Socialiste. Por demokratët nuk kanë humbur shpresat dhe po bëhen gati për betejën e gjatë ligjore, me qëllim rrëzimin e rezultatit.
Pas nëntë ditësh, numërimi u mbyll. Por cili ishte ndikimi i votës së diasporës, e cila votoi për herë të parë? Emigrantët ishin përcaktues vetëm për mandatin e 9-të të socialistëve në qarkun e Vlorës, ndërsa peshën më të madhe e kishin në garën brenda llojit të kandidatëve për një ulëse në Kuvend.
Në Vlorë, Vasil Llajo ia doli të siguronte mandatin falë votave të diasporës, duke i ndërprerë ëndrrën për t’u bërë deputet Klevis Kaso. Surprizë diaspora prodhoi edhe në qarkun e Lezhës, ku Admir Kadeli spostoi për një grusht votash Marjeta Nelin.
Fushëbeteja më e fortë e diasporës ishte në qarkun e Tiranës, ku vota e emigrantëve i ndërpreu rrugëtimin parlamentar Blerina Gjylametit, e cila u mund nga Olta Xhaçka. Emigrantët ndihmuan edhe Ornaldo Rakipin të rinovonte kontratën me Parlamentin, duke i mbyllur derën Xhemal Qefalisë. Të njëjtin fat pati edhe Zegjine Çaushi, deputete e ardhshme në Kuvend, falë mbështetjes edhe nga diaspora.
Pesha e diasporës u pa edhe në radhët e kandidatëve të Partisë Demokratike, pasi në Kukës, Isuf Cela spostoi Shkëlqim Shehun, i cili ishte fitues me votimin brenda vendit, por diaspora përmbysi rezultatin. -

Skandal elektoral/ 52 kandidatë nuk votuan as veten në zgjedhjet e 11 majit
Ndërsa gara zgjedhore ka hyrë në fazën përmbyllëse dhe po pritet certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një tjetër aspekt i zgjedhjeve të 11 majit ka ngjallur habi dhe diskutime publike: 52 kandidatë rezultojnë me 0 vota, duke mos votuar as veten e tyre.
Nga 1,540 kandidatë që ishin pjesë e garës në listat e hapura, të dhënat e përpunuara nga Report Tv tregojnë se një pjesë e mirë e tyre duket se kanë qenë “kandidatë fiktivë”, të futur në lista më shumë për numër sesa për garë reale.
Sipas të dhënave:
52 kandidatë rezultojnë me 0 vota – as vetëvotim.
7 të tjerë kanë 0 vota në vend, por 1 votë nga diaspora.
59 kandidatë kanë marrë vetëm 1 votë, që mendohet të jetë vota e tyre.
Ky rezultat i dobët ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e pjesëmarrjes së këtyre individëve në zgjedhje dhe mbi mënyrën si janë përzgjedhur për të qenë pjesë e listave.
Partitë me më shumë kandidatë “fantazmë”:Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku):
28 kandidatë me 1 votë
27 kandidatë me 0 vota
4 kandidatë me 1 votë nga diasporaLëvizja Atdheu (Kreshnik Osmani):
13 kandidatë me 1 votë
11 kandidatë me 0 vota
2 kandidatë me 1 votë nga diasporaKoalicioni Djathtas 1912 (Dashamir Shehi – Enkeleid Alibeaj):
11 kandidatë me 1 votë
7 kandidatë me 0 votaAleanca Kombëtare Shqiptare (Elena Kocaqi):
4 kandidatë me 1 votë
6 kandidatë me 0 vota
1 kandidat me 1 votë nga diasporaPartia Social Demokrate (Tom Doshi):
-

Diaspora ndikoi në një mandat/ Numërimi i votës së emigrantëve, e përqendruar për garën brenda socialistëve
Diaspora votoi e para, por u numërua e fundit. Në Parkun Olimpik të Tiranës, të shndërruar në një KZAZ gjigande, qarku Elbasan ishte ai që përmbylli sagën e leximit të votës nga jashtë.
Socialistët thelluan fitoren falë diasporës, pasi shifrat tregojnë se në çdo tre emigrantë, dy votuan për Partinë Socialiste. Por demokratët nuk kanë humbur shpresat dhe po bëhen gati për betejën e gjatë ligjore, me qëllim rrëzimin e rezultatit.
Pas nëntë ditësh, numërimi u mbyll. Por cili ishte ndikimi i votës së diasporës, e cila votoi për herë të parë? Emigrantët ishin përcaktues vetëm për mandatin e 9-të të socialistëve në qarkun e Vlorës, ndërsa peshën më të madhe e kishin në garën brenda llojit të kandidatëve për një ulëse në Kuvend.
Në Vlorë, Vasil Llajo ia doli të siguronte mandatin falë votave të diasporës, duke i ndërprerë ëndrrën për t’u bërë deputet Klevis Kaso. Surprizë diaspora prodhoi edhe në qarkun e Lezhës, ku Admir Kadeli spostoi për një grusht votash Marjeta Nelin.
Fushëbeteja më e fortë e diasporës ishte në qarkun e Tiranës, ku vota e emigrantëve i ndërpreu rrugëtimin parlamentar Blerina Gjylametit, e cila u mund nga Olta Xhaçka. Emigrantët ndihmuan edhe Ornaldo Rakipin të rinovonte kontratën me Parlamentin, duke i mbyllur derën Xhemal Qefalisë. Të njëjtin fat pati edhe Zegjine Çaushi, deputete e ardhshme në Kuvend, falë mbështetjes edhe nga diaspora.
Pesha e diasporës u pa edhe në radhët e kandidatëve të Partisë Demokratike, pasi në Kukës, Isuf Cela spostoi Shkëlqim Shehun, i cili ishte fitues me votimin brenda vendit, por diaspora përmbysi rezultatin.Top Channel
-

Diaspora vendimtare në zgjedhjet e 11 majit, PS dominon me mbi 122 mijë vota, drejt fundit numërimi për kandidatët
Partia Socialiste ka dalë fituese e padiskutueshme nga vota e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit, duke siguruar 122,072 vota nga diaspora, kundrejt 47,056 votave të mbledhura nga Partia Demokratike.
Në disa qarqe, rezultati i votës së diasporës ka qenë vendimtar për shpërndarjen e mandateve në Parlament. Më poshtë, renditja e votave të diasporës sipas qarqeve:
Berat: PS – 9,960 | PD – 1,409
Dibër: PS – 4,627 | PD – 2,291
Durrës: PS – 12,718 | PD – 5,264
Elbasan: PS – 13,602 | PD – 3,408
Fier: PS – 19,733 | PD – 3,379
Gjirokastër: PS – 5,228 | PD – 903
Korçë: PS – 10,976 | PD – 3,388
Kukës: PD – 1,835 | PS – 800 (i vetmi qark ku PD dominoi diasporën)
Shkodër: PD – 5,852 | PS – 5,539
Lezhë: PS – 5,967 | PD – 4,140
Tiranë: PS – 22,043 | PD – 13,159
Vlorë: PS – 11,325 | PD – 2,028 (diaspora i dha PS-së mandatin e 9-të në këtë qark)
Rezultatet tregojnë se diaspora ka qenë një faktor vendimtar jo vetëm në diferencat e votave, por edhe në ndarjen përfundimtare të mandateve. Socialistët kanë përfituar ndjeshëm nga mbështetja e emigrantëve, sidomos në qarqet si Fier, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, duke përforcuar pozicionin e tyre për legjislaturën e re që nis në shtator. -

Hajdari: Diaspora, shtyllë e zhvillimit dhe motor për një Kosovë më të fortë
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vlerësuar lart rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe institucional të Kosovës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të përparimit të vendit.Në një postim në Facebook, pas pjesëmarrjes në Konferencën Ekonomike të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Hajdari tha se kjo platformë, e cila bashkon qindra biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet, është një hap konkret drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.“Diaspora shqiptare si kapital i madh njerëzor, social dhe ekonomik, është një forcë që sjell njohuri, ekspertizë, talent, transferim të dijes dhe teknologjisë, rrjetëzim të bizneseve dhe burime të tjera thelbësore që premtuan shumë për ekonominë e Kosovës,” shkroi ajo.Ministrja nënvizoi se gjatë këtij mandati është rritur mbështetja financiare për sektorin privat dhe janë ndërmarrë reforma të guximshme për përmirësimin e klimës së biznesit, përfshirë reduktimin e burokracisë dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë investitorët.Ajo gjithashtu vuri në dukje përparimet në investimet në parqe industriale dhe teknologjike, duke theksuar se zonat ekonomike ekzistuese janë transformuar dhe funksionalizuar për të shërbyer më mirë bizneseve vendore, të diasporës dhe investitorëve të huaj.“Me progresin ekonomik, demokratik dhe institucional, Kosova ka përjetuar rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe po pozicionohet si një destinacion i ri dhe tërheqës për investimet e huaja të drejtpërdrejta (FDI),” theksoi ministrja.Në fund, Hajdari u bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes bizneseve vendore dhe atyre nga diaspora, duke e cilësuar këtë si “një investim për të ardhmen e ndritur të Kosovës”.
-

Berisha shmang pyetjen për Chris LaCivita: E falenderoj për punën, por respektoni privatësinë
Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani. Ai u prit nga militantët dhe disa nga drejtuesit e strukturës së partisë Demokartike.
I pyetur nga gazetarët në ldhje me votën e Diasporës ku Berisha gjatë fushatës u shpreh shpesh se do ishin “fundi i narkoshtetit të Edi Ramës”.
Lideri demokrat nuk e pranon humbjen duke thënë se votat e emigrantëve u manipuluan dhe se“përdhosja dhe shkelmimi që iu bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit”.
“Diaspora ka votuar masivisht për PD, por kutitë dhe votata e emigrantëve janë manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut. Diaspora ka votuar dhe të garantoj se Diaspora do e thotë fuqishëm fjalën e saj kundër narko shtetit. Sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit.
Ata që menduan se do talleshin me votën e emigrantëve, do marrin përgjigje nga Diaspora.”
nërsa pyetjes nëse do të çelë seancën plenare në Kuvend, si deputeti më i vjetër, Berisha ka deklaruar se kjo nuk do të ndodhë. Sipas tij, zgjedhjet e 11 majit ishin më të vjedhurat edhe më monstruozet në 33 vitet. Kryedemokrati deklaroi se, PD do të vazhdojë betejën e rikthimit të votës së lirë.
“Kjo pyetja e ka përgjigjen, nuk do të mund të ndodhë ndonjëherë ajo.
Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruoze të 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Kjo vjedhje ka qenë e paralajmëruar.
Ne vazhdojmë betejën tonë, gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Mos mendojë njeri se intimidohemi. Vjedhja ka ndodhur publikisht me vendime qeverie pa e fshehur fare. Kemi besim se do t’ia dalim”, tha Berisha.
Ndërsa për Chris Lacivita, Berisha pati vetëm një koment: E falenderoj për punën që ka bërë.
“Dua ta falënderoj për punën që ka bërë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe pse vetë është i hapur për publikun, duhet respektuar privatësia.
“Çështjet e privatësisë, pavarësisht se unë jam i hapur, kanë privatësinë e tyre. Po mjaftohem me falenderimet,” tha ai. -

Diaspora votë masive për PS-në në 11 Maj, rezultati më i thellë në Gjirokastër me 76.1 %
Diaspora mori pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor në 11 maj, teksa mbi 197 mijë persona dërguan votën e tyre me postë.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht Partinë Socialiste.
Në 12 qarqe të vendit, demokratët kanë fituar vetëm në një qark, atë të Kukësit ku kanë marrë gati 62% të votave dhe PS-ja 27% të votave.
Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të votave.
Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.
Berat
PD 11.12 %
PS 75.8 %
Dibër
PD 29.80 %
PS 60.58 %
Durrës
PD 25.68 %
PS 62.04 %
Elbasan
PD 16.94 %
PS 67.61 %
Fier
PD 12.54 %
PS 73.22 %
Gjirokastër
PD 13.16 %
PS 76.18 %
Korçë
PD 20.51 %
PS 75.23 %
Kukës
PD 61.91 %
PS 26.99 %
Lezhë
PD 34.13 %
PS 49.19 %
Shkodër
PD 42.27 %
PS 40.01 %
PSD 6.96 %
Tiranë
PD 30.39 %
PS 50.91 %
Vlorë
PD 12.5 %
PS 70 %Top Channel
-

Diaspora votë masive për PS-në në zgjedhjet e 11 majit, rezultati më i thellë u arrit në Berat me 75.7%
Diaspora mori pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor në 11 maj, teksa mbi 197 mijë persona dërguan votën e tyre me postë.
Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht Partinë Socialiste.
Në 12 qarqe të vendit, demokratët kanë fituar vetëm në një qark, atë të Kukësit ku kanë marrë gati 62% të votave dhe PS-ja 27% të votave.
Ndërkohë në 10 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Berat me 75.7% të votave.
Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.
Berat
PD 11.17 %
PS 75.70 %
Dibër
PD 29.80 %
PS 60.58 %
Durrës
PD 25.68 %
PS 62.04 %
Elbasan
PD 16.94 %
PS 67.61 %
Fier
PD 12.54 %
PS 73.22 %
Gjirokastër
PD 14.50 %
PS 73.63 %
Korçë
PD 21.13 %
PS 63.95 %
Kukës
PD 61.91 %
PS 26.99 %
Lezhë
PD 34.13 %
PS 49.19 %
Shkodër
PD 42.27 %
PS 40.01 %
PSD 6.96 %
Tiranë
PD 30.39 %
PS 50.91 %
Vlorë
PD 12.74 %
PS 69.57 %
