Tag: diaspora

  • ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

    ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

    Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
    Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.
    Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.
    “Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.
    Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro 633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro./Marrë nga Monitor

  • ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

    ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

    Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti.Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Spahiu ironizon PD-në për protesta nga diaspora: Do kthehen arbëreshët për hallet e Berishës!

    Spahiu ironizon PD-në për protesta nga diaspora: Do kthehen arbëreshët për hallet e Berishës!

    Teksa sesioni i ri parlamentar pritet të nisë në muajin shtator, me deputetët e zgjedhur më 11 maj, PD me në krye Sali Berishën ka paralajmëruar sezon protestash.
    Juristi Kreshnik Spahiu e quan një tragjikomedi dhe groteske thirrjen që kryetari i selisë blu i bëri shqiptarëve apo diasporës për të protestuar për vjedhjen e votave, duke ngritur pyetjen pse prej disa muajsh opozita nuk proteston por bën pushime.
    “Unë mendoj se PD duhet të protestonte, ta bënte prej muajsh. Nuk është e drejtë të braktisësh elektoratin e djathtë, kur zgjedhjet u bënë në Pranverë dhe të nisësh protestat në Vjeshtë. Çfarë i pengonte? Nuk mbledh dot njerëz?
    Përpiqesh me muaj për të mbledhur 600 apo 6 mijë veta, kjo do të thotë se ose nuk të ndjek kush, ose nuk motivon! Nëse i bën thirrje diasporës për protestë dhe s’të vjen kush, atëherë kush është përgjegjës dhe kush është arsyeja”, tha juristi për Report Tv.
    Madje ai e cilësoi qesharake këtë thirrje, duke ironizuar kreun e selisë blu që kërkonte të ngriheshin arbëreshët dhe të vinin të protestonin për hallet e tij në Shqipëri.
    “Thirja e tyre më duket qesharake. Prisni të kthehen stënipërit e Skënderbeut apo arbëreshët për hallet e Sali berishës, apo shqiptarët në Austri e më gjerë për opozitën dhe PD-në.
    Kjo është përgjigja pse nuk kthehet Diaspora, madje as për qeverinë nuk kthehen. Nuk shikojnë shpresë me liderë të forcave politike që do sillnin një Shqipëri tjetër. Thirrja për të mobilizuar diasporën është tragjikomike. Diaspora s’mund të përdoret për interesat e Berishës”, nënvizoi Spahiu.

  • Spahiu ironizon PD-në për protesta nga diaspora: Do kthehen arbëreshët për hallet e Berishës

    Spahiu ironizon PD-në për protesta nga diaspora: Do kthehen arbëreshët për hallet e Berishës

    Teksa sesioni i ri parlamentar pritet të nisë në muajin shtator, me deputetët e zgjedhur më 11 maj, PD me në krye Sali Berishën ka paralajmëruar sezon protestash.
    Juristi Kreshnik Spahiu e quan një tragjikomedi dhe groteske thirrjen që kryetari i selisë blu i bëri shqiptarëve apo diasporës për të protestuar për vjedhjen e votave, duke ngritur pyetjen pse prej disa muajsh opozita nuk proteston por bën pushime.
    “Unë mendoj se PD duhet të protestonte, ta bënte prej muajsh. Nuk është e drejtë të braktisësh elektoratin e djathtë, kur zgjedhjet u bënë në Pranverë dhe të nisësh protestat në Vjeshtë. Çfarë i pengonte? Nuk mbledh dot njerëz? Përpiqesh me muaj për të mbledhur 600 apo 6 mijë veta, kjo do të thotë se ose nuk të ndjek kush, ose nuk motivon! Nëse i bën thirrje diasporës për protestë dhe s’të vjen kush, atëherë kush është përgjegjës dhe kush është arsyeja”, tha juristi për Report Tv.Madje ai e cilësoi qesharake këtë thirrje, duke ironizuar kreun e selisë blu që kërkonte të ngriheshin arbëreshët dhe të vinin të protestonin për hallet e tij në Shqipëri.
    “Thirja e tyre më duket qesharake. Prisni të kthehen stënipërit e Skënderbeut apo arbëreshët për hallet e Sali berishës, apo shqiptarët në Austri e më gjerë për opozitën dhe PD-në. Kjo është përgjigja pse nuk kthehet Diaspora, madje as për qeverinë nuk kthehen. Nuk shikojnë shpresë me liderë të forcave politike që do sillnin një Shqipëri tjetër. Thirrja për të mobilizuar diasporën është tragjikomike. Diaspora s’mund të përdoret për interesat e Berishës”, nënvizoi Spahiu.

  • Diaspora shqiptare letër të hapur nga SHBA: Presidenti i Malit të Zi po ndëshkon Komunën e Tuzit, mbështetje për Gjeloshajn!

    Diaspora shqiptare letër të hapur nga SHBA: Presidenti i Malit të Zi po ndëshkon Komunën e Tuzit, mbështetje për Gjeloshajn!

    Një reagim i fortë dhe i koordinuar nga diaspora shqiptare në SHBA ka ardhur pas vendimit të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për të mos dekretuar Ligjin për Tatimin mbi Patundshmëritë, i cili prek drejtpërdrejt të ardhurat e Komunës së Tuzit dhe komunave tjera me shumicë shqiptare në vend.
    Në një letër të hapur drejtuar institucioneve malazeze, partnerëve ndërkombëtarë dhe opinionit publik, katër organizata shqiptare në SHBA:
    Malësia e Madhe NY,
    Malësia e Madhe MI,
    Malësia Kaliforni,
    dhe Jehona e Malësisë, kanë dënuar ashpër vendimin e presidentit Milatoviq, duke e cilësuar si “akt të pastër anti-shqiptar” dhe sabotim të qëllimshëm të zhvillimit lokal shqiptar.
    Agron Sylvia Dedivanaj: Kjo është përpjekje për të varfëruar shqiptarët në mënyrë sistematike!
    Në emër të organizatave, ka reaguar publikisht edhe Agron Sylvia Dedivanaj, i cili shprehet se “po tentohet të goditet Komuna e Tuzit në thelb – në të drejtën për vetëqeverisje dhe zhvillim ekonomik”.
    “Mosdekretimi i ligjit është sabotim institucional ndaj shqiptarëve. Ndërkohë që toka jonë shfrytëzohet nga kompani shtetërore si Plantaže, komunave tona u mohohen të ardhurat që u takojnë me ligj,” – tha Dedivanaj.
    “Presidenti Milatoviq nuk ka ndalur me kaq. Ai ka nisur një fushatë publike ndaj kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke e akuzuar dje për ‘kërcënime’ dhe radikalizëm – një gjuhë e rrezikshme që përpiqet të shtypë kërkesat legjitime për barazi.”
    Organizatat nënvizojnë se kjo qasje nuk do të kalojë pa përgjigje, pasi komuniteti shqiptar në SHBA ka lidhje të forta në nivelet më të larta të politikës amerikane.
    “Jemi të lidhur me faktorë kyç në Kongresin Amerikan, Senat dhe Departamentin e Shtetit. Kërkojmë rikthimin dhe miratimin e menjëhershëm të ligjit, si dhe hetim të pavarur për këtë bllokim të rrezikshëm”, thuhet në letër. “Komunat tona nuk janë plaçkë politike. Janë shtëpia jonë. Drejtësia do vijë!”
    Përplasje e re mes Presidentit Milatoviq dhe Nik Gjeloshajt
    Dje, tensionet u rritën më tej kur Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, akuzoi publikisht Nik Gjeloshajn, kryetarin shqiptar të Komunës së Tuzit, për “kërcënim ndaj institucioneve të shtetit”.
    Gjeloshaj kishte reaguar më herët me tone të forta ndaj mosdekretimit të ligjit, duke e cilësuar atë një veprim që “çimenton diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve në Mal të Zi”.
    Kjo përplasje ka nxitur reagime jo vetëm nga diaspora, por edhe nga faktorë politikë shqiptarë brenda vendit, të cilët paralajmërojnë radikalizim të qëndrimeve nëse Komunës së Tuzit i mohohen kompetencat themelore fiskale.
    Çfarë është Ligji për Tatimin mbi Patundshmëritë dhe pse është i rëndësishëm?
    Ligji i propozuar synon të rrisë të ardhurat për komunat përmes një sistemi të drejtë tatimi mbi pasuritë e paluajtshme. Për komunat me shumicë shqiptare, si Tuzi, kjo përkthehet në më shumë mundësi për investime në infrastrukturë, arsim dhe shërbime publike.
    Megjithatë, Presidenti Milatoviq refuzoi ta dekretojë ligjin, duke pretenduar se ai nuk ishte në përputhje me interesat e përgjithshme të shtetit – një qëndrim që për organizatat shqiptare përfaqëson ndërhyrje direkte në vetëqeverisjen lokale dhe diskriminim etnik të strukturuar.
    Diaspora shqiptare në SHBA si faktor presioni
    Organizatat shqiptare në SHBA, të udhëhequra nga figura si Agron Sylvia Dedivanaj, kanë shërbyer prej vitesh si zë i fuqishëm diplomatik në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe tani kanë paralajmëruar se do të ngrenë këtë çështje në Washington DC.
    “Nuk do të lejojmë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre,” – përfundon letra. /Lexo.al/

  • “Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”, Vangjeli: KQZ të bëjë transparencë

    “Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”, Vangjeli: KQZ të bëjë transparencë

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu ku shprehu shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar dhe administruar procesi i verifikimit mbi zarfet e votimit të ardhura nga Diaspora.
    Vangjeli tha se sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor.
    Ajo shtoi se janë evidentuar fletë të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës nga Diaspora. Gjithashtu Vangjeli tha se provat që vetë KQZ ka sjellë, tregojnë një masë shumë të madhe rastesh të tilla.
    Zëdhënësja tha se PD kërkon publikisht që KQZ të japë përgjigje të qarta për: masat e ndërmarra në kohë reale nga administrata e KQZ për të garantuar ligjshmërinë e procesit dhe arsyet e mos-reagimit, pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta dhe të dokumentuara. Sipas saj, transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve janë themel i demokracisë dhe përgjegjësia për mbrojtjen e votave bie para së gjithash mbi KQZ, si institucioni që administron këtë proces.
    Deklarata e Vangjelit:
    Duke ndjekur zhvillimet më të fundit dhe verifikimet në vijim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi zarfet e votimit të ardhura nga Diaspora, vijojmë të shprehim shqetësimin tonë serioz për mënyrën se si është trajtuar dhe administruar ky proces. Sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor. Konkretisht, janë konstatuar raste të shumta ku, në vend të nënshkrimit të çdo votuesi nga Diaspora, janë gjetur dhe konstatuar :
    viza,
    pika,
    iniciale,
    simbole të tjera, pa asnjë vlerë identifikuese,
    ose pafund raste kur mungon plotësisht çdo formë nënshkrimi nga zgjedhësi.
    Po ashtu, janë evidentuar fleta të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës nga Diaspora, sepse Kodi Zgjedhor parashikon që marrja e votës me postë ndërkombëtare duhej bërë, (i) individualisht, (ii) në adresën e regjistruar të zgjedhësit në KQZ, si dhe (iii) me nënshkrim pas paraqitjes të një mjeti identifikimi.
    Provat që vetë KQZ ka sjellë, tregojnë një masë shumë të madhe rastesh kur këto tre (3) elementë ligjorë NUK janë përmbushur për votën e Diasporës: Rrjedhimisht, ato vota nuk janë të vlefshme, janë të paligjshme dhe zerojnë procesin e Diasporës. Burime nga KQZ kanë deklaruar se nuk do të kryhet pagesa ndaj DHL për ato zarfa që nuk përmbajnë nënshkrime të rregullta. Ndërkohë, lindin disa pyetje themelore që kërkojnë sqarim publik:
    Pse KQZ nuk ka ndërmarrë më herët verifikimin e nënshkrimeve, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë edhe periudhën gjatë shqyrtimit të ankimimeve në KAS? Pse nuk është bërë transparente lista e plotë e dorëzimeve për çdo shtet të Diasporës, ashtu siç është kërkuar zyrtarisht që prej datës 15 Maj?
    Pse provat e ardhura nga vendet me numër të madh votuesish, si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia, e cila kryeson për nga numri i votuesve (91,210), janë vënë në dispozicion vetëm pasi trupa e KAS kishte rrëzuar shumicën e ankimimeve të PD-së? Është e papranueshme që KQZ të ‘kujtohet’ për shkeljet kontraktuale të DHL-it vetëm pasi është siguruar se këto probleme nuk do të ndikojnë më në vendimmarrjen e institucioneve të ankimimit.
    Ky veprim nuk mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm rastësi. Për javë të tëra, si KQZ-ja ashtu edhe DHL kanë refuzuar të bëjnë transparente praktikat e dorëzimit të zarfeve nga Diaspora, duke penguar aksesin e subjekteve zgjedhore në dokumentacionin bazë të procesit. Sot, kur KQZ deklaron mospagesën ndaj DHL-së për shkelje të kontratës, kërkojmë publikisht që ky institucion të japë përgjigje të qarta për:
    Masat e ndërmarra në kohë reale nga administrata e KQZ për të garantuar ligjshmërinë e procesit;
    Arsyet e mos-reagimit, pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta dhe të dokumentuara nga subjekti ynë politik;
    Transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve janë themel i demokracisë.
    Përgjegjësia për mbrojtjen e tyre bie para së gjithash mbi KQZ, si institucioni që administron këtë proces.

    Të kthjellojmë shqiptarët, të qartësojmë shqiptarët, të motivojmë shqiptarët se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet.
    Pra, përballë kësaj propagande të kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe të paguar nga qeveria, ne paraqesim çdo ditë fakte dhe dokumente që dëshmojnë, u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri. Pra, ky është qëllimi ynë.

  • “Transparencë për votën e diasporës”/ Reagon PD, kërkesë KQZ: Pse nuk është bërë transparente lista e plotë e…

    “Transparencë për votën e diasporës”/ Reagon PD, kërkesë KQZ: Pse nuk është bërë transparente lista e plotë e…

    PD thotë se sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor.
    Përmes një deklarate të zëdhënëses së Antikorrupsionit në selinë blu, Genta Vangjeli denoncoi disa parregullsi që kanë dalë nga verifikimi I KQZ të zarfeve të ardhura nga Diaspora.
    “Në vend të nënshkrimit të çdo votuesi nga Diaspora, janë gjetur dhe konstatuar viza, pika, iniciale, simbole të tjera, pa asnjë vlerë identifikuese, ose pafund raste kur mungon plotësisht çdo formë nënshkrimi nga zgjedhësi.
    Po ashtu, janë evidentuar fleta të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës nga Diaspora, sepse Kodi Zgjedhor parashikon që marrja e votës me postë ndërkombëtare duhej bërë, (i) individualisht, (ii) në adresën e regjistruar të zgjedhësit në KQZ, si dhe (iii) me nënshkrim pas paraqitjes të një mjeti identifikimi.
    “Provat që vetë KQZ ka sjellë, tregojnë një masë shumë të madhe rastesh kur këto tre (3) elementë ligjorë NUK janë përmbushur për votën e Diasporës: Rrjedhimisht, ato vota nuk janë të vlefshme, janë të paligjshme dhe zerojnë procesin e Diasporës.
    Burime nga KQZ kanë deklaruar se nuk do të kryhet pagesa ndaj DHL për ato zarfa që nuk përmbajnë nënshkrime të rregullta. Ndërkohë, lindin disa pyetje themelore që kërkojnë sqarim publik:
    Pse KQZ nuk ka ndërmarrë më herët verifikimin e nënshkrimeve, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga përfaqësues të Partisë Demokratike, përfshirë edhe periudhën gjatë shqyrtimit të ankimimeve në KAS?
    Pse nuk është bërë transparente lista e plotë e dorëzimeve për çdo shtet të Diasporës, ashtu siç është kërkuar zyrtarisht që prej datës 15 Maj?
    Pse provat e ardhura nga vendet me numër të madh votuesish, si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia, e cila kryeson për nga numri i votuesve (91,210), janë vënë në dispozicion vetëm pasi trupa e KAS kishte rrëzuar shumicën e ankimimeve të PD-së?
    Është e papranueshme që KQZ të ‘kujtohet’ për shkeljet kontraktuale të DHL-it vetëm pasi është siguruar se këto probleme nuk do të ndikojnë më në vendimmarrjen e institucioneve të ankimimit.
    Ky veprim nuk mund të konsiderohet thjesht dhe vetëm rastësi. Për javë të tëra, si KQZ-ja ashtu edhe DHL kanë refuzuar të bëjnë transparente praktikat e dorëzimit të zarfeve nga Diaspora, duke penguar aksesin e subjekteve zgjedhore në dokumentacionin bazë të procesit.
    Sot, kur KQZ deklaron mospagesën ndaj DHL-së për shkelje të kontratës, kërkojmë publikisht që ky institucion të japë përgjigje të qarta për:
    Masat e ndërmarra në kohë reale nga administrata e KQZ për të garantuar ligjshmërinë e procesit;
    Arsyet e mos-reagimit, pavarësisht paralajmërimeve të shpeshta dhe të dokumentuara nga subjekti ynë politik;
    Transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve janë themel i demokracisë. Përgjegjësia për mbrojtjen e tyre bie para së gjithash mbi KQZ, si institucioni që administron këtë proces. Të kthjellojmë shqiptarët, të qartësojmë shqiptarët, të motivojmë shqiptarët se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë beteja jonë me të gjithë potencialet.
    Pra, përballë kësaj propagande të kontrolluar plotësisht nga qeveria dhe të paguar nga qeveria, ne paraqesim çdo ditë fakte dhe dokumente që dëshmojnë, u provojnë shqiptarëve se çfarë ndodhi me 11 Maj dhe në fushatën elektorale në Shqipëri. Pra, ky është qëllimi ynë”, thuhet në deklaratën e PD.

  • Diaspora për arsimin: Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve shqiptare

    Diaspora për arsimin: Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve shqiptare

    Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, me qëllim aktivizimin e “shfrytëzimin” e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin lokal si dhe krijimin e një ekosistemi më të ndërlidhur e më të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, duke fuqizuar studentët, studiuesit, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e tjerë të ekosistemit startup në Shqipëri, u nënshkrua sot në Tiranë, në mjediset e GIZ Marrëveshja e Bashkëpunimit “Diaspora4Education”, midis GIZ Albania, GERMIN dhe tetё Universiteteve Shqiptare, të përfshira në këtë projekt: Universiteti Politektnik i Tiranës (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës); Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomikut), Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Canadian Institute of Technology (CIT), Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis dhe New York Unievrsity of Tirana.

    Bazuar tek kjo marrëveshje, këto universitete shqiptare, angazhohen që nëpërmjët akademikëve e lektorëve të tyre në bashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.

    Fushat e bashkëpunimit mes studiuesve të diasporës dhe akademikëve në universitetet shqiptare, variojnë nga sipërmarrja dhe inovacioni, ekonomia digjitale dhe ajo mjedisore, deri te fushat më të avancuara si sistemet e energjisë së erës, teknologjitë IoT, shkenca e të dhënave, planifikimi i peizazhit dhe inovacionit, duke nxjerrë në pah ekselencën akademike.

    Programi “Diaspora4Education, mundëson partneritet mes 8 universiteteve shqiptare me GERMIN dhe GIZ, bashkëpunimin mes 10 studiuesve/akademikë të diaporës me 12 lektorëve/ akademikë në Shqipëri të angazhuar në mbi 10 fakultete e fusha të ndryshme studimi; një bashkëpunim që do të shtrihet edhe në kërkim shkencor dhe vizita studimore. Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënës të ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhenie në universitetet përkatëse.

    Të pranishëm në eventin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e akademike, të delegacionit të BE-së në Tiranë; ambasadës gjermane në Shqipëri, GIZ, GERMIN e të diasporës shqiptare. Diaspora4Innovation është një nismë përshtatëse dhe gjithëpërfshirëse që zbatohet në kuadër të Programit EU4Innovation, në bashkëpunim me GERMIN – një organizatë joqeveritare që prej një dekade lidh dhe angazhon diasporën shqiptare në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes teknologjisë dhe mjeteve të ndërveprimit online dhe fizik.

    Komponentët Kryesorë të Diaspora4Innovation janë:

    Diaspora për Arsimin: Integrimi i njohurive të studiuesve të diasporës përmes kurseve inovative dhe konceptit të sipërmarrjes, me mbi 500 studentë përfitues; zhvillim i kërkimeve të përbashkëta dhe pjesëmarrje në aplikime për projekte si Horizon Europe.

    Diaspora për Sipërmarrjen: Angazhimi i profesionistëve të diasporës si mentorë për startup-et, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e ekosistemit, me qëllim transferimin e njohurive dhe aftësive për të gjeneruar ndikim të qëndrueshëm në terrenin sipërmarrës të Shqipërisë.

    Diaspora për Promovimin: Mobilizimi i figurave të shquara të diasporës si ambasadorë të ekosistemit, për të promovuar ndërkombëtarisht potencialin inovativ të Shqipërisë dhe për të ndërtuar ura me ekosisteme të huaja.

  • Diaspora si instrument për të përkthyer kujtesën kolektive në gjuhën e diplomacisë ndërkombëtare

    Diaspora si instrument për të përkthyer kujtesën kolektive në gjuhën e diplomacisë ndërkombëtare

    Përfshirja e diasporës në të ardhmen e përbashkët nuk është çështje ndjeshmërie kulturore, por pjesë e arkitekturës sonë kombëtare në kuptimin më të gjerë. Ajo mund dhe duhet të jetë një urë e vazhdueshme ndërmjet vendlindjes dhe botës, ndërmjet së kaluarës së pashlyer dhe një të ardhmeje të projektuar me maturi.
    Nga Prof.dr Skender ASANI
    Sot jemi mbledhur në këtë konferencë për të ndriçuar një dimension të shpeshanashkaluar të historisë sonë – atë të atij faktori që, ndonëse i pranishëm përtej kufijve gjeografikë, ka qenë vazhdimisht pjesë përbërëse e zhvillimeve të brendshme kombëtare. Ky faktor nuk është tjetër veçse komuniteti shqiptar jashtë atdheut – një komunitet që nuk e përjetoi largësinë si ndarje, por si angazhim; që nuk e kuptoi mërgimin si mospjesëmarrje, por si thirrje për ndërveprim.
    Në harkun kohor 1912–2008, historia shqiptare është shoqëruar me tensione të pandërprera ndërmjet aspiratave të natyrshme dhe rrethanave të imponuara. Brenda këtij konteksti, komunitetet shqiptare në mërgim – të krijuara si pasojë e migrimeve të detyruara, zhvillimeve ekonomike, apo valëve të trysnisë politike – kanë mbajtur të gjallë një vetëdije që nuk u varros as nga distanca dhe as nga koha. Në vend që të shuheshin në kujtesën e qytetarisë globale, ato ndërtuan ura komunikimi që tejkalonin kufijtë administrativë dhe barrierat ideologjike.
    Që nga përpjekjet e para në fillimshekullin XX për të afirmuar një prani shqiptare në qendrat e vendimmarrjes ndërkombëtare, e deri te angazhimet e organizuara në dekadat e vona të shekullit të kaluar, diaspora nuk ka vepruar thjesht si faktor mbështetës, por si pjesë e mekanizmave që ndikonin rrjedhat e brendshme.
    Në periudhat kur rrëfimi i brendshëm rrezikonte të fshihej nga rrjeti i interesave gjeopolitike, diaspora shqiptare shërbeu si bartëse e rrëfimit alternativ. Duke përdorur mjetet e shtypit, platformave kulturore dhe kanaleve diplomatike, ajo krijoi një pasqyrë të realitetit të heshtur në hapësirat shqiptare – një realitet që shpesh nuk përkonte me përfaqësimin zyrtar.
    Kjo energji, e kanalizuar përmes organizimeve shoqërore dhe politike në qendrat perëndimore, nuk përbënte vetëm një reagim emocional, por ishte ndërtuar mbi një vetëdije strategjike për nevojën e ndërkombëtarizimit të çështjeve që përndryshe mbeteshin të mbyllura në një rreth të ngushtë rajonal.
    Në këtë kuptim, diaspora veproi si reflektim i një kujtese kolektive, por edhe si instrument për të përkthyer këtë kujtesë në gjuhën e diplomacisë dhe të interesit ndërkombëtar.
    Nga fundi i shekullit XX, sidomos në dekadën e fundit para shpalljes së pavarësisë, veprimtaria e mërgatës shqiptare mori një trajtë gjithnjë e më të organizuar. Pavarësisht mungesës së një statusi zyrtar, ajo e krijoi një formë përfaqësimi të pashpallur, duke vepruar në hapësira që u qëlluan të mbeteshin bosh nga strukturat e ligjshme.
    Mobilizimi i diasporës në atë periudhë nuk ishte vetëm reagim ndaj rrethanave, por pjesë e një filozofie që e konsideronte lirinë si projekt afatgjatë, të përbashkët dhe jo të përkufizuar nga një lokalizim gjeografik. Rrjedhimisht, çdo qytet ku u ngrit një zë për të drejtat e të pambrojturve në trojet shqiptare, u bë vazhdimësi e rezistencës që zhvillohej në mënyrë më të drejtpërdrejtë brenda vendit.
    Në kohën kur konturet e shtetformimit filluan të bëhen më të dukshme, diaspora shqiptare në botë u shndërrua në një ndërmjetëse mes brendisë dhe jashtësisë. Ajo nuk e kërkoi vetëm përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, por më shumë se kaq – ndikoi që ky faktor të kuptonte natyrën e çështjes shqiptare si një kërkesë për përfshirje në arkitekturën e vlerave perëndimore, jo thjesht si problem rajonal.
    Kjo arritje nuk ishte rastësi. Ajo ishte rezultat i një pune të gjatë, të heshtur, të organizuar dhe të përkushtuar, nëpër ambasada joformale, në zyre avokatësh, në universitete dhe salla konferencash. Në këtë mënyrë, zëri që doli nga zemra e diasporës shqiptare nuk u dëgjua vetëm si klithmë emocionale, por si arsyetim politik, i ndërtuar mbi parime të drejtësisë ndërkombëtare.
    Nuk mund të anashkalohet një e vërtetë thelbësore: diaspora shqiptare nuk dha vetëm zë, por edhe kapital – kapital financiar, moral, kulturor dhe diplomatik – në funksion të çështjes së Kosovës. Ajo nuk ishte vetëm përkrahëse, por bashkëfinancuese e lirisë. Ndihmat ekonomike, organizimi i lobimeve ndërkombëtare, strukturimi i ndihmës humanitare dhe financimi i aktiviteteve politike e kombëtare në dekada të ndryshme, ishin pjesë e një investimi që nuk kërkoi kthim, por drejtësi. Tashmë është koha që ky kapital të transformohet në shtetformim.
    Politikëbërja, që doli nga ky investim, ka për obligim të ndërtojë institucione që nuk harrojnë burimin e energjisë së tyre. Ndërsa diaspora ndihmoi në krijimin e shtetit, shteti ka për detyrë të rikthejë këtë borxh historik në formën më të dinjitetshme: me investim për institucionalizimin dhe përkujdesjen e qëndrueshme ndaj diasporës. Jo si dekor simbolik, por si pjesë aktive e strategjisë kombëtare për zhvillim, integrim dhe bashkëvendimmarrje në të gjitha nivelet e mundshme.
    Të nderuar pjesëmarrës,
    Ndërsa sot analizojmë me sy shkencor rrugëtimin e gjatë të diasporës shqiptare në raport me zhvillimet në Kosovë e më gjerë, ne nuk jemi thjesht përballë një kapitulli të mbyllur. Përkundrazi, jemi në prag të një kapitulli të ri që kërkon të ndërtohet mbi trashëgiminë e këtij kontributi.
    Përfshirja e diasporës në të ardhmen e përbashkët nuk është çështje ndjeshmërie kulturore, por pjesë e arkitekturës sonë kombëtare në kuptimin më të gjerë. Ajo mund dhe duhet të jetë një urë e vazhdueshme ndërmjet vendlindjes dhe botës, ndërmjet së kaluarës së pashlyer dhe një të ardhmeje të projektuar me maturi.
    Konferenca jonë sot nuk është vetëm një reflektim retrospektiv, por një ftesë për bashkërendim. Sepse në fund të fundit, kombi nuk matet me metra katrorë toke, por me thellësinë e lidhjes që mbijeton edhe kur gjithçka tjetër tenton të harrohet.
    Le ta bëjmë këtë takim një nisje të re për të trajtuar diasporën jo si një trup të jashtëm, por si një pjesë të pandashme të vetes sonë.
    (Fjalë përshëndetëse mbajtur në Institutin e historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në kuadër të Konferencës shkencore “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës (1912–2008)”)
     
     

  • Braçe, kandidati “kampion” i votave të diasporës, zhgënjejnë liderët e listave të hapura

    Braçe, kandidati “kampion” i votave të diasporës, zhgënjejnë liderët e listave të hapura

    Ndikimi i votave nga diaspora, solli vetëm një mandat shtesë në zgjedhjet e 11 Majit, dhe bëhet fjalë për atë që i shkoi Partisë Socialiste në Vlorë. Por mbështetja e emigrantëve u bë përcaktuese më së shumti në garën e brendshme mes kandidatëve. Votat e tyre i dhanë fitoren Olta Xhaçkës e Admir Kadelit, ndërsa mes demokratëve u ndihmua të fitonte vetëm Isuf Celaj në Kukës.
    Por kush janë kandidatët më të votuar nga diaspora?
    Mes socialistëve, kampioni i votave nga jashtë është Erjon Brace, i ndjekur nga Klevis Jahaj i Fierit. I treti është Blendi Gonxhja, dhe më pas Ceno Klosi. Në vend të 5-të është Ilir Pendavinji i qarkut të Korçës. Në listën e 10 më të votuarve është edhe Pandeli Majko, por 2379 votat nga diaspora, nuk e ndihmuan atë të fitonte një vend në parlament.
    Demokratët kanë marrë shumë më pak vota nga emigrantët, dhe më i votuari i tyre, Bardh Spahia, ka grumbulluar  1653 vota. Si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë, Jorida Tabaku ruajti një avantazh të lehtë ndaj Ilir Alimehmetit me 10 vota diferencë.
    1 katërti më i votuar mes demokratëve nga diaspora, është Gjin Gjoni, ndërsa i pesti, Isuf Çelaj në Kukës, 944 votat e të cilit, ishin përcaktuese në garën e brendshme dhe i dhanë atij fitoren e një mandati tjetër.
    Sa u takon liderëve që garuan në listat e hapura, më i votuari personalisht është Adriatik Lapaj që ka marrë 1882 i ndjekur nga aleati i tij në koalicion, Endrit Shabani.
    346 emigrantë kur votuan për koalicionin e Sali Berishës, zgjodhën si kandidat të preferuar Ilir Metën.
    Dashamir Shehi mori vetëm 116 vota personale nga diaspora, kurse Lulzim Basha vetëm 97 të tilla.
    10 MË TË VOTUARIT E PS NGA DIASPORA
    Erion Braçe (Tiranë)  3018 vota
    Klevis Jahaj  (Fier) 2984 vota
    Blendi Gonxhja (Tiranë) 2786 vota
    Ceno Klosi (Fier) 2652 vota
    Ilirian Pendavinji (Korçë) 2474 vota
    Pandeli Majko (Tiranë) 2379 vota
    Damian Gjiknuri (Vlorë) 2377 vota
    Aulona Bylykbashi (Elbasan) 2149 vota
    Agron Malaj (Dibër) 2128 vota
    Fadil Nasufi (Berat) 2004 vota
     
    10 MË TË VOTUARIT E PD NGA DIASPORA
    Bardh Spahia (Shkodër) 1653 vota
    Jorida Tabaku (Tiranë) 1540 vota
    Ilir Alimehmeti (Tiranë)  1530 vota
    Gjin Gjoni (Lezhë) 1412 vota
    Isuf Çelaj (Kukës) 944 vota
    Arian Ndoja (Durrës) 918 vota
    Jorida Mazelliu (Korçë) 894 vota
    Myslim Murrizi (Tiranë) 834 vota
    Aulon Kalaja (Durrës) 829 vota
    Gentian Çela (Fier) 794

    VOTAT E LIDERËVE NË DIASPORË
    Adriatik Lapaj 1882 vota
    Endrit Shabani   489 vota
    Ilir Metaj  346 vota
    Dashamir Shehi 116 vota
    Lulzim Basha 97 vota
    Enkelejd Alibeaj 24 vota/Shqiptarja.com