Tag: diaspora

  • Haçkaj: Është koha që shqiptarët të çlirohen nga kompleksi ndaj të huajve dhe të kërkojnë llogari vetë

    Haçkaj: Është koha që shqiptarët të çlirohen nga kompleksi ndaj të huajve dhe të kërkojnë llogari vetë

    Florian Haçkaj, bashkë-president i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, në një intervistë në SYRI TV, theksoi se një nga qasjet që diaspora për “Shqipërinë e Lirë” ka ndjekur që në fillim ka qenë vënia para përgjegjësisë e eurodeputetëve dhe zyrtarëve të BE-së që ndikojnë në proceset politike shqiptare.

    Ai argumentoi se shpesh realiteti i korrupsionit dhe problematikave të brendshme nuk pasqyrohet në raportet europiane, ndërsa diaspora ka tentuar ta ndryshojë këtë duke përdorur kanalet institucionale dhe peshën e shtetësive të dyfishta. Haçkaj tha se shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i inferioritetit ndaj deklarimeve të të huajve, duke i dhënë më shumë vlerë argumentit dhe zërit të tyre. Sipas Haçkajt, ndryshimi i vërtetë nis vetëm kur shqiptarët vendosin integritetin, vetëvlerësimin dhe përgjegjësinë para çdo autoriteti të jashtëm.

    Florian Haçkaj: Më përmende shumë tema dhe është ndoshta pak e vështirë ta mbash fillin, por unë do ta filloj ashtu siç e kisha menduar dhe në fakt një nga gjërat që diaspora për Shqipërinë e Lirë ka bërë ndryshe që prej fillimit, ka qenë pikërisht vënia para përgjegjësisë e këtyre eurodeputetëve apo anëtarëve të lartë të Komisionit Europian, të cilët kanë ndikim tek Shqipëria dhe ne e shohim shpesh dhe na vret të gjithëve se si ne shohim një vend të korruptuar, por kur shohim raportet e tyre për Shqipërinë, ato shkëlqejnë dhe shpesh përballemi me atë që, mirë është Shqipëria të duket bukur për ata jashtë. Dhe ne të paktën kemi qenë avokatë të asaj që jo, Shqipëria në radhë të parë duhet të jetë mirë për shqiptarët brenda dhe ai realitet të reflektohet pastaj në ato reforma apo gjëra të cilat në letër sot duken shumë bukur por janë jashtë realitetit.

    Dhe një gjë që ne e bëmë ndryshe që prej fillimit ishte, ndoshta duke përdorur dhe dy shtetësinë e shumë anëtarëve të lëvizjes, duke i shkruajtur, duke i drejtuar shkresa parlamenteve përkatëse, por dhe Parlamentit Europian dhe deputetëve që vijnë, fjala bie, nga Gjermania por janë në rastin përfaqësues për Shqipërinë, në Parlamentin Europian, dhe kemi parë që kjo ka ndikuar sepse ato ndihen dhe të, pra ndihen në një përgjegjësi të peshës ligjore të shtetit të tyre, sepse shpesh e kemi parë kartën që luajnë në Shqipëri, por kjo vjen dhe te thelbi, se ti the diçka filozofike dhe unë mendoj se është tejet filozofike dhe jashtë mase e rëndësishme që shqiptarët njëherë e mirë të largohen nga ai kompleksi i inferioritetit, kur i huaji thotë diçka, ka peshë më të madhe, ndërkohë që ne kemi një diasporë të nderuar jashtë, por edhe qoftë, jo vetëm diaspora që thotë mendimin nga jashtë, por dhe një shqiptar nga brenda e argumenton më mirë diçka, ajo duhet të ketë peshë. Pra pesha e argumentit dhe jo pesha se e tha ky i huaj.

    Kemi pasur raste boll, një rast që ju nuk e përmendët po e përmend unë, është rasti i Knut Fleckenstein, i cili ka qenë përfaqësues. E dimë të gjithë reformën kushtetutore. Por mua më bënte përshtypje si vjen ky në Shqipëri dhe thotë që këtu është fushë me lule, takohen, përqafohen dhe shumë njerëz kompleksohen nga kjo, thonë ore, po BE-ja, këta paskan mbështetjen e BE-së me këtë korrupsion që bëjnë. Dhe sapo atij i mbaron mandati në Parlamentin Europian, vjen dhe bëhet konsulent i qeverisë shqiptare për një çështje apo një tjetër, që është e drejta e tyre. Por ose rasti i ish-ambasadores amerikane, e cila ka sjellë ato, të paktën është një skandal që duhet hetuar, me ato dy anijet që nga Bangladeshi dhe ajo sot është konsulente pra punon fiks për atë kompani e cila gjatë pushtetit të saj në Shqipëri solli ato kompani që djegin miliona nga paratë e shqiptarëve dhe besoj se ky është një mësim i mirë për të gjithë të rinjtë ose ata që angazhohen në sferën publike, të vënë argumentin të parin dhe të vënë veten të parët. Ne nuk do na e ndryshojë asnjë i huaj realitetin tonë nëse nuk ngrihemi në atë lartësi vetë dhe lartësia fillon kur ne respektojmë veten tonë më shumë se të tjerët.

  • Emri i tij në listën e PD për bashkinë e Tiranës, reagon Florian Haçkaj

    Emri i tij në listën e PD për bashkinë e Tiranës, reagon Florian Haçkaj

    Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë pasi emri i tij u lakua së bashku me dy të tjerë, si kandidatë të mundshëm të opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit, tashmë të dekretuara nga presidenti.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haçkaj shprehet se është i nderuar nga kjo gjë dhe shton se ky është një vlerësim për rolin që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë për forcimin e opozitës.
    “Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.
    Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë dhe mund të japë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit.
    Çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.
    Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë”, u shpreh Haçkaj.

  • Diaspora4Innovation, nga Venecia në Shqipëri: Dija pa kufij, që po kthehet në veprim

    Diaspora4Innovation, nga Venecia në Shqipëri: Dija pa kufij, që po kthehet në veprim

    Në një botë ku dijet dhe inovacioni nuk njohin kufij, bashkëpunimi mes akademikëve rezidentë dhe atyre të diasporës shqiptare, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, për të ardhmen e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri. Shkëmbimi i përvojave mes tyre si dhe marrja e njohurive të reja, nga modelet më inovative në Evropë e botë, është një nga qëllimet thelbësore të projektit “Diaspora4Innovation”.

    Qëllimi i shkëmbimit të njohurive ishte thelbi i vizitës studimore në Venecia, e zhvilluar nga një grup prej 12 akademikësh, si nga Shqipëria ashtu edhe nga diaspora, së bashku me përfaqësues të GERMIN, EU4Innovation dhe medias. Vizita përfshiu një qendër inovacioni: H-FARM, një platformë dhe kampus që në thelb ka ndërtimin e sipërmarrjeve inovatore dhe ekosistemeve të inovacionit, duke synuar ndryshime me impakt, duke fuqizuar brezat për të udhëhequr me qëllime parimore, gjithçka mbështetur nga AI (inteligjenca artificiale); dhe Future-Farming – një qendër e transferimit të teknologjisë e zhvilluar në partneritet nga Zero dhe H-FARM.

    Dita e parë e kësaj vizite studimore ishte pikërisht, në QTT Future Farming, një nga infrastrukturat teknologjike më inovative të Europës, realizuar në partneritet e bashkëpunim të ngushtë mes sektorit publik e atij privat, mes bizneseve dhe kërkuesve shkencorë. Kompania Zero – 49% aksionere e Future Farming, është një aktor kyç evropian në bujqësinë vertikale, që ofron zgjidhje modulare dhe të drejtuara nga inteligjenca artificiale për bujqësinë, ushqimin, farmaceutikën, kozmetikën dhe eko-rehabilitimin.

    Akademikët mësuan mbi metodat e formulat që aplikohen në Future Farming, për përdorimin e teknologjive në bujqësi, duke iu referuar paradigmës së “Nature Co-design”, pra duke studiuar si krijohet jeta në natyrë, për të gjetur kështu mënyrat e replikimit të saj, metodat e reja të realizimit të produkteve për biznesin e nevojat e shoqërisë, nëpërmjet kërkimeve shkencore, laboratorëve e teknologjisë.

    Vizita e radhës ishte në H-FARM, hapësira ku gërshetohet arsimi, sipërmarrja dhe teknologjia. Akademikët vizituan nga afër kampusin modern, me hapësirat e jashtëzakonshme, si habitat perfekt për nxitjen e kreativitetit, ideve të reja, si dhe duke pasur në fokus kryesor mirëqenien e studentëve. Ata eksploruan qendrën e startup-eve dhe më pas u prezantuan me programet për zhvillimin e startup-eve, si edhe me qasjen arsimore të H-FARM College, me një fokus të veçantë në ofertën e tij ndërkombëtare.

    Gjatë kësaj vizite akademikët pjesë e delegacionit vlerësuan eksperiencën që do t’ju shërbejë për implementimin, në një të ardhme, jo shumë të largët, edhe në universitetet shqiptare si dhe rëndësinë që këto vizita studimore kanë, për zgjerimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme, mes akademikëve që jetojnë në Shqipëri dhe akademikëve që tashmë kanë shënuar suksese të mëdha, në universitetet më të mira të Evropës e botës, ku ata punojnë.

    Prof. Asoc.Valentina Ndou, që konceptoi këtë vizitë studimore dhe mundësoi lidhjet, u shpreh: “Disa nga këto nisma me të cilat u prezantuam në Venecia janë të njohura për akademikët tanë. Shumë prej tyre, që ishin pjesë e kësaj vizite studimore kanë filluar madje t’i aplikojnë në lëndët e tyre, në universitet ku punojnë. Por në Shqipëri është ende e vështirë që të aplikohen plotësisht këto nisma, sepse mungon infrastuktura dhe nevojitet një bashkëpunim më i madh si në nivel universitar ashtu edhe në atë të ndër-ministerial e të biznesit gjithashtu”. 

    Valbona Koçi, këshilltare në EU4Innovation, e vlerëson këtë vizitë studimore si një mundësi, për t’i sjellë edhe më pranë akademikët e diasporës me ata që jetojnë në Shqipëri. “Dëshira, qëllimi ynë është që diaspora të kthehet në Shqipëri me njohuritë e veta, e jo domosdoshmërisht fizikisht. Njohuria, dijet janë të lëvizshme dhe kështu do të ishin edhe me më shumë vlerë për vendin tonë, ku ekosistemi i sipërmarrjes së inovacionit duket që po lulëzon ndjeshëm.”- theksoi ajo.

    Një aset të çmuar, i cilëson akademikët e diasporës shqiptare edhe bashkëdrejtori i GERMIN, organizata që po implementon, në bashkëpunim me GIZ, projektin Diaspora4Innovation. Lirim Krasniqi theksoi se falë tyre, Shqipëria po afrohet gjithnjë e më shumë me zhvillimet inovative nëpër Europë e botë, duke ndihmuar kështu në ngritjen e kapaciteteve dhe arritjen e niveleve të duhura në vend. “Deri tani kemi pasur angazhimin e 10 akademikëve të diasporës në 8 universite shqiptare, por 12 fakultete/departamente, të cilët për më shumë se një vit kanë qenë të angazhuar në aktivitete të shumta, duke përfshirë konceptimin e sillabuseve dhe leksionet, projektet e përbashkëta kërkimore si dhe vizitat studimore, siç ishte edhe kjo në Future Farming dhe H-FARM, të cilat e ndërlidhin ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes me pjesën e edukimit. Jemi të kënaqur kur shohim se ky projekt ka nxjerrë rezultate të jashtëzakonshme”, përfundoi Krasniqi.

    Projekti Diaspora4Innovation (që mbështetet nga EU4Innovation, financuar nga Bashkimi Evropian, qeveria Gjermane dhe ajo Suedeze) po tregon se si institucionet mund të luajnë një rol kyç në lidhjen e akademisë në Shqipëri, diasporës dhe politikëbërjes, duke siguruar që universitetet shqiptare të mos jenë të izoluara, por të integruara në trendet evropiane të inovacionit.

    Të gjitha nismat që po ndërmerren në kuadër të këtij projekti po tregojnë më së miri se të mësuarit nuk njeh kufij. Dija mund të zhvillohet jashtë kufijve, por inovacioni do të kthehet gjithmonë në “shtëpinë” e vet, për ta pozicionuar Shqipërinë, si faktor të rëndësishëm, në ekosistemin rajonal e atë Evropian, të inovacionit.

     

  • Diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në banesa në Kosovë

    Diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në banesa në Kosovë

    Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se mbi 9 miliardë euro të diasporës janë investuar në banesa gjatë dy dekadave të fundit, duke u konsideruar si “kapital i vdekur” për ekonominë e vendit.AKB-ja ka shprehur shqetësim të thellë për mënyrën se si po orientohen investimet e diasporës në Kosovë. Vetëm gjatë dy dekadave të fundit, diaspora ka futur mbi 9 miliardë euro në blerjen e rreth 180 mijë banesave.“Këto janë mjete kolosale, por të shndërruara në kapital të vdekur, që nuk krijojnë as vende pune, as zhvillim ekonomik dhe as të ardhura të reja për shtetin. Kjo shifër e lartë tregon qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë strategji të mirëfilltë për orientimin e remitancave dhe kursimeve të mërgatës drejt sektorëve prodhues e shërbimorë. Në mungesë të lehtësirave, sigurisë dhe politikave shtetërore, diaspora zgjedh të investojë në pasuri të paluajtshme, duke humbur mundësinë e krijimit të kapitalit qarkullues që do t’i jepte frymëmarrje ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim.Sipas AKB-së, 9 miliardë euro të futura në banesa përbëjnë një pasuri të madhe, por të vendosur në sektorin e gabuar.“Përgjegjësia bie si mbi qeverinë, e cila ka dështuar të krijojë kushte për investime të shëndosha, ashtu edhe mbi diasporën që nuk po e shfrytëzon potencialin e saj për gjenerim të zhvillimit afatgjatë. AKB-ja kërkon nga qeveria hartimin e një strategjie të qartë dhe ofrimin e stimujve realë për orientimin e remitancave në ekonomi aktive. Nga diaspora, kërkohet reflektim dhe angazhim më i madh për investime në biznese prodhuese, në shërbime, në teknologji dhe në projekte që gjenerojnë punësim e perspektivë për të rinjtë e Kosovës”, tha në fund Agim Shahini, kryetar i AKB-së.Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen kaotike në sektorin e ndërtimit. Statistikat tregojnë se mbi 75% e ndërtimeve janë pa leje ndërtimi, ndërsa mbi 180 mijë banesa mbesin bosh – shumica të blera nga diaspora, por të pashfrytëzuara.“Kjo tregon mungesë të theksuar të politikave zhvillimore dhe të planifikimit urban. Kapitali i diasporës, që duhej të ishte motor i ekonomisë, po shkon në banesa të zbrazëta e jo në prodhim, eksporte apo krijim të vendeve të punës. Ky trend rrezikon tronditje financiare dhe dëmton mirëqenien afatgjatë të qytetarëve. Po ndërtojmë qytete të zbrazëta, me banesa të pashfrytëzuara, ndërsa rinia largohet çdo ditë”, theksohet në reagimin e AKB-së.AKB-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës hapa urgjentë për legalizim transparent të ndërtimeve, vendosje të rregullit dhe orientim të kapitalit të diasporës drejt prodhimit e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Vetëm kështu mund të krijohen vende të reja pune, të forcohet eksporti dhe të sigurohet një e ardhme më e qëndrueshme për vendin.Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milionë banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme. Kjo do të thotë se, mesatarisht, çdo i treti banor ka “kulm mbi kokë”.Regjistrimi i popullsisë i vitit të kaluar tregoi gjithashtu se mbi 96% e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë. Por, shqetësuese mbetet shifra e banesave të zbrazëta.Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë mbi 182 mijë banesa të tilla, që përfshijnë ato ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje. Situata rëndohet edhe më shumë nga ndërtimet pa leje. Llogaritet se në gjithë territorin e Kosovës mbi 75% e ndërtesave janë ndërtuar pa leje ndërtimi dhe, rrjedhimisht, pa certifikata përdorimi. Vetëm në Prishtinë ka mbi 46 mijë ndërtesa të tilla, ndërsa në gjithë vendin numri arrin mbi 352 mijë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Disapora4Innovation, vizitë studimore në qendrat e transferimit të teknologjisë, në Venezia

    Disapora4Innovation, vizitë studimore në qendrat e transferimit të teknologjisë, në Venezia

    Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, po zhvillojnë një vizitë studimore në Future Farming, një nga infrastrukturat teknologjike më inovative të Europës, që bën lidhjen mes universiteteve dhe sektorit privat.Kjo vizitë studimore, është propozuar dhe konceptuar nga akademikja e diasporës Prof. Asoc. Valentina Ndou, si një ndarje eksperiencash për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur me projektet inovative dhe teknologjike të Future Farming dhe H-FARM. Akademikët do të ndajnë përvojat, praktikat e tyre dhe do të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi metoda dhe perspektiva bashkëkohore se si ndërlidhen qendrat kërkimore, industria dhe universitetet.Përgjatë kësaj vizite, akademikët do të vizitojnë edhe H-FARM, një institut për edukimin universitar mbi sipërmarrjen teknologjike dhe krijimin e startup-eve.Projekti Diaspora4Innovation që u lançua zyrtarisht në maj 2024, është konceptuar mbi tre shtylla kryesore: Diaspora akademike; Diaspora profesionale; Diaspora si urë promovuese dhe lehtësuese e lidhjeve ndërkombëtare.Diaspora4Innovation mbështetet nga projekti EU4Innovation, implementuar nga GIZ në Shqipëri, në bashkëpunim me GERMIN. Akademikë të Diasporës bashkëpunojnë me profesorë në 8 Universitete në Shqipëri, për të përmirësuar silabuset e lëndëve në programe të ndryshme studimore. Akademikët do të bashkëpunojnë edhe në publikime e kërkime shkencore, për programet e financuara nga Bashkimi Evropian, si Horizon Europe.Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë akademikët: Dr. Irina Branko – Lektore dhe kërkuese shkencore në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës; Dr. Blendi Shima – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë, Instituti Kanadez i Teknologjisë; Gentjan Ulaj – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i New York-ut në Tiranë; Prof. As. Dr. Entelë Gavoçi – Dekane e e Fakultetit të Inxhinierisë, në Institutin Kanadez të Teknologjisë; Prof. As. Dr Nihat Adar – Zëvendës rektor, për anën mësimore, në Institutin Kanadez i Teknologjisë; Prof. Dr. Blerta Dragusha, zv. Rektore për Kërkimin Shkencor, Universiteti i Shkodrës ” Luigj Gurakuqi”; Dr. Vehap Kola, Lektor i Menaxhimit në Universitetin e New York-ut në Tiranë; Dr. Edmira Cakrani – Shefe e Departamentit të Shkencave Ekonomike dhe Financës, Western Balkans University; Prof. Asoc.Valentina Ndou –Universiteti i Salentos (Itali); Endrit Kromidha, Profesor i Asociuar i Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Universitetin e Birmingamit (Mbretëria e Bashkuar); Dr. Adelajda Matuka – Lektore/Kërkuese Shkencore, Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Bolonjës (Itali) dhe Dr. Lisana Berberi – Kërkuese Shkencore, Instituti Karlsruhe i Teknologjisë (Gjermani).Projekti “Diaspora4Innovation” ka si qëllim aktivizimin e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e një ekosistemi të ndërlidhur e të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, në Shqipëri. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Disapora4Innovation, vizitë studimore në H-Farm, platforma më inovative e Europës

    Disapora4Innovation, vizitë studimore në H-Farm, platforma më inovative e Europës

    Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, që ka si qëllim aktivizimin e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e një ekosistemi të ndërlidhur e të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, në Shqipëri, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, do të zhvillojnë një vizitë studimore në H- FARM, një nga platformat më inovative të Europës për arsim, sipërmarrje dhe teknologji, në Venecia.

    Kjo vizitë studimore, e cila është propozuar nga akademikja e diasporës Valentina Ndou, është konceptuar si një përvojë dinamike mësimore për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur përmes komunitetit akademik dhe sipërmarrës të H-FARM me qasje të reja mbi inovacionin dhe sipërmarrjen. Ata do të ndajnë përvojat dhe praktikat e tyre, ndërsa do të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi metoda dhe perspektiva bashkëkohore dhe mbi mënyrën, se si krijohen dhe zhvillohen mjediset e bazuara në inovacion.

    Përgjatë kësaj vizite, akademikët do të vizitojnë Future Farming, që përfaqëson një nga projektet më inovative të H-FARM, duke treguar se si teknologjia po transformon bujqësinë.

    Do të vijojnë me vizitën në kampusin H-FARM, ku do të njihen me Qendrën e Startup-eve, udhëhequr nga Zeno Tosoni, Menaxher i Qendrës së Sipërmarrjes dhe Startup-eve; do të njihen me modelet praktike të H-FARM mbi punëtorinë mbi sipërmarrjen dhe iniciativat startup, si edhe me aktivitetet e kolegjit H-FARM, që do të prezantohet nga Antonella Sannella, Drejtore Ekzekutive e Kolegjit H-FARM dhe Silvia Dell’Acqua, Shefe e Partneriteteve Ndërkombëtare dhe Korporative të Kolegjit H-FARM.

    Projekti Diaspora4Innovation që u lançua zyrtarisht në maj 2024, është konceptuar mbi tre shtylla kryesore: Diaspora akademike; Diaspora profesionale si mentore, start-up-e apo aktorë të ekosistemit sipërmarrës; Diaspora si promovuese dhe lehtësuese e lidhjeve ndërkombëtare.

    Pjesa më thelbësore e projektit është Diaspora4Education, që mundëson, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Diaspora4Education”- nënshkruar në Tiranë – në partneritet me EU4Innovation, projekt i GIZ në Shqipëri, GERMIN dhe tetё Universiteteve Shqiptare, të cilat angazhohen që nëpërmjët akademikëve e lektorëve të tyre në bashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.

    Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënës të ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhënie në universitetet përkatëse.

    Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore do të jenë akademikët rezidentë: Irina Branko – Lektore, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës; Blendi Shima – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë, Instituti Kanadez i Teknologjisë; Gentjan Ulaj – Asistent Lektor, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i New York-ut në Tiranë; Entelë Gavoçi – Shefe e Departamentit të Inxhinierisë Elektronike dhe Telekomunikacionit, Instituti Kanadez i Teknologjisë; Nihat Adar – Shef i Departamentit të Inxhinierisë së Softuerit, Instituti Kanadez i Teknologjisë; Blerta Dragusha – Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; Vehap Kola – Asistent lektor i Menaxhimit, Departamenti i Administrimit të Biznesit, Universiteti i New York-ut në Tiranë; Edmira Cakrani – Lektore, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Western Balkan University si dhe akademikët nga diaspora, Valentina Ndou – Profesore e Asociuar e Certifikuar dhe Kërkuese shkencore, Fakulteti i Inxhinierisë për Inovacion në Inxhinierinë e Menaxhimit, Universiteti i Salentos; Endrit Kromidha – Profesor i Asociuar në fushën e Ndërmarrjes dhe Inovacionit, Departamenti i Menaxhimit, Universiteti i Birmingham-it; Adelajda Matuka – Asistente junior, Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Bolonjës; Lisana Berberi – Senior Researcher, Qendra e Llogaritjeve Shkencore / Karlsruhe Institute of Technology.

  • U emërua në krye të QSUT, Paparizo u prit në zyrë nga Sali Berisha

    U emërua në krye të QSUT, Paparizo u prit në zyrë nga Sali Berisha

    Anxhela Paparizo u emërua dje si drejtoreshë e QSUT-së.
    Në një postim të mëhershëm të kreut të PD-së, Sali Berisha e ka pritur në zyrë, ku drejtonte Këshillin e Diasporës.
    Paparizo zëvendësoi në këtë detyrë Florenc Spahon.
    Postimi i Berishës:
    Diaspora duhet të ketë fjalën e saj kundër instalimit të një diktature në Shqipëri, nëpërmjet votës së saj të lirë, por jo vetëm.
    Të dashur miq, kënaqësi të prisja Këshillin Koordinues të Diasporës, kryetarin e këtij Këshilli, z. Mark Gjonaj dhe:
    2. Znj. Anxhela Paparizo – Nën/Kryetare
    3. Znj. Ira Londo – Sekretare
    4. Znj. Anila Smorgrav
    5. Znj. Brijena Muharremi
    6. Znj. Rosario Petta
    7. Z. Besmir Rrjolli
    8. Znj. Drita Gjongecaj
    9. Znj. Emina Çunmulaj
    10. Z. Ermal Sulaj
    11. Znj. Mirela Mezani.
    Në takim në selinë e Partisë Demokratike shkëmbyem gjerësisht mendime mbi situatën në vend dhe rolin jetik të diasporës shqiptare për mbarë hapësirën kombëtare shqiptare.
    Nën drejtimin e Mark Gjonaj, të cilin e falënderoj për investimin ndër vite në shërbim të kauzës sonë kombëtare, anëtarët e Këshillit u informuan mbi angazhimin e plotë të Partisë Demokratike në mbështetje të votës së diasporës, jo vetëm si një e drejtë e garantuar tanimë, por mbi të gjitha si një vullnet i cili duhet të jetë i mbrojtur nga ndërhyrjet e krimit zgjedhor
    Këshilli u informua mbi represionin dhe gjyqet politike ndaj përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë renditur Shqipërinë në nivelin e autokracive si Tunizia apo Bjellorusia, ashtu siç konfirmohet dhe nga tre rezolutat e grupimeve më të mëdha ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë IDU, EPP dhe CDI.Një grusht shteti ky ndaj opozitës, i cili i shërben interesave kriminale të bandave ndërkombëtare të drogës, por dhe korrupsionit transnacional të lidhur me rrjetet e fondacionit Soros. Në këtë drejtim, diaspora duhet të vijojë të luajë një rol aktiv në mbrojtjen dhe promovimin e standardeve më të larta demokratike e qeverisëse perëndimore, por dhe në mbrojtje të interesit kombëtar duke garantuar sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës.
    I garantova anëtarët e Këshillit se Partia Demokratike do të angazhohet plotësisht në krijimin e kushteve që diaspora shqiptare të ketë mundësi të investojë kapitalin e saj ekonomik, teknik dhe njerëzor në vendlindje, duke krijuar regjimin e taksave më konkurrues në rajonin e Ballkanit.
    Gjithashtu, si pjesë e angazhimeve tona qeverisëse, PD do të sigurohet që në administratën tonë të ketë pozicione të garantuara për çdo shqiptar që kërkon të kontribuojë në administratën e vendit.
    Por për këto dhe të tjera, duhet pikësëpari që vota e diasporës të garantohet maksimalisht edhe nga një qeveri teknike, e cila mund të shkruhet në Kushtetutë si një garanci për çdo zgjedhje të ardhshme, pavarësisht kahut politik në qeveri.
    U shpreh mirënjohjen më të thellë Këshillit dhe mbarë diasporës sonë për çdo kontribut të vyer që japin për vendin, duke besuar thellësisht se roli i saj në betejën e lirive dhe të çështjes sonë kombëtare, ashtu dhe në zhvillimin ekonomik e demokratik të vendit, do të mbetet jetik!
    Në takim merrnin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD, z. Flamur Noka, dhe drejtues e deputetë të PD-së: znj. Jozefina Topalli, znj. Ina Zhupa, z. Akil Kraja, z. Enri Çeno, znj. Ilda Zhulali, znj. Albana Vokshi

  • ZGJEDHJET 11 MAJ 2025 – Shkodra, qarku me performancën më të mirë elektorale në Partinë Socialiste

    ZGJEDHJET 11 MAJ 2025 – Shkodra, qarku me performancën më të mirë elektorale në Partinë Socialiste

    Tani që rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit janë certifikuar zyrtarisht, mund të bëjmë një radiografi elektorale të atyre rezultateve.
    Në këto zgjedhje, ndryshe nga ato të vitit 2021, mund të votonin me postë edhe zgjedhësit e diasporës. Dhe partitë kryesorë zhvilluan një fushatë të ethshme në diasporë për të shtuar sa më shumë vota nga diaspora.
    Brenda vendit, si PS edhe PD-ASHM pësuan rënie në numrin e votave krahasuar me 2021 – PS mori 4.5% vota më pak dhe PD-ASHM plot 33% më pak. Por PS-ja mori mbi 122 mijë vota nga diaspora, kurse PD-ASHM vetëm 47 mijë…
    Me ndihmën e votave të diasporës, PS arriti që ta shtojë 11.5% numrin e votave krahasuar me 2021.
    Ndër qaret, Shkodra rezultoi me performacën më të lartë elektorale të PS-së, si brenda edhe jashtë vendit. Ndërsa Kukësi rezultoi me më të ultën (shihni tabelën e mëposhtme). /Nga Eduart ZALOSHNJA/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • ‘Ndal represioni’/ Diaspora serbe proteston në Vjenë

    ‘Ndal represioni’/ Diaspora serbe proteston në Vjenë

    Sot në Vjenë u zhvillua një protestë nën një slogan me ngjyrime naziste, “Ndal Represionit”, e cila  filloi pasdite rreth orës 17:00 me një fjalim hapës, i ndjekur nga një seri fjalimesh në anglisht dhe gjermanisht.

    Pas këtij momenti, u mbajt një heshtje 16-minutëshe përkujtimore për viktimat e shembjes së një tende ne serbi, por pas saj turma reagoi me zhurmë dhe tension. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët shprehin shqetësim për përzierjen e mesazheve homazhuese me retorikën ekstreme.

    Organizatorët nuk kanë dhënë ende një koment, por ngjarja ka ngjallur debate mbi lirinë e shprehjes dhe kufijtë e saj në publik. Policia po shqyrton nëse ka shkelje të ligjit për përhapje ideologjish ekstremiste.

  • Rekord i ri/ Diaspora sjell mbi 651 milionë euro në Kosovë vetëm për 6 muaj

    Rekord i ri/ Diaspora sjell mbi 651 milionë euro në Kosovë vetëm për 6 muaj

    Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
    Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake
    Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.
    “Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.
    Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro./ Monitor