Pak para vdekjes së saj, thuhet se Princesha Diana ndau një reflektim të sinqertë dhe të hidhur me një mik të ngushtë në lidhje me intervistën e saj të famshme në Panorama. Barra më e madhe për të nuk ishte ajo që zbuloi për jetën apo ndarjen e saj, por ndikimi që pati tek dy fëmijët e saj, William dhe Harry, atëherë vetëm 15 dhe 12 vjeç.
Sipas mikeshës së saj, Rosa Monckton, Diana ndjeu se intervista i kishte lënduar djemtë e saj. Ajo pranoi se e bëri sepse nuk dinte si tjetër ta përballonte presionin dhe brishtësia e saj e bënte të prekshme ndaj gazetarit Martin Bashir.
Intervista historike e vitit 1995, e ndjekur nga miliona shikues në të gjithë botën, ishte plot me zbulime personale rreth martesës së saj me Charles dhe vështirësive me të cilat ajo u përball, siç është bulimia. Ajo vetë kishte përmendur frazën e famshme për praninë e një pale të tretë në martesën e saj, duke iu referuar aferës së Charles me Camilla Parker Bowles. Deri atëherë, çifti ishte ndarë tashmë, ndërsa divorci erdhi në vitin 1996.
Disa vite më parë, një hetim zbuloi se gazetari kishte përdorur metoda mashtruese për të marrë intervistën. BBC kërkoi falje publikisht dhe u zotua të mos e transmetojë më , ndërsa Princat William dhe Harry kanë folur hapur për dhimbjen që u shkaktoi kjo intervistë.
Rosa e përshkroi Dianën si një grua që mbante brenda gjithçka që kishte përjetuar dhe ndjente keqardhje për ndikimin në jetën e fëmijëve të saj. Të dy princat kanë thënë se intervista ndikoi ndjeshëm në marrëdhënien e tyre me nënën e tyre dhe në jetën e tyre në përgjithësi.
Tag: diana
-

Dhjetë ditë para vdekjes, Princesha Diana zbuloi se për çfarë ishte penduar vërtet në jetën e saj
-

Skandal i ri për BBC, libri i ri zbulon mashtrimin pas intervistës së Princeshës Diana
Një libër i ri ka sjellë sërish në vëmendje një nga momentet më të diskutueshme të historisë televizive britanike: intervistën e famshme të Princeshës Diana me BBC-në në vitin 1995. Autori Andy Webb, ish-gazetar i BBC-së, pretendon se rrjeti publik britanik ka ditur prej dekadash se intervista u sigurua përmes mashtrimit dhe se qëllimisht e ka mbuluar këtë fakt për më shumë se 20 vite.
Libri, i titulluar “Dianarama: Tradhtia e Princeshës Diana”, publikohet sot dhe pretendon se zbulon “shkallën e tradhtisë ndaj princeshës dhe mbulimin e mëvonshëm”. Publikimi i tij vjen në një moment delikat për BBC-në, e cila aktualisht përballet me kritika të ashpra për redaktimin mashtrues të një fjalimi të Donald Trump.
Sipas një hetimi të pavarur të kryer në vitin 2021, gazetari Martin Bashir kishte përdorur dokumente të falsifikuara për t’i krijuar vëllait të Dianës, Charles Spencer, përshtypjen se njerëz të afërt e spiunonin princeshën dhe se puna e tyre lidhej me shërbimet sekrete. Ky manipulim ishte vendimtar për të bindur Spencer që të ndërmjetësonte intervistën historike.
Autori Andy Webb shkon edhe më tej, duke thënë se brenda BBC-së disa persona e dinin të vërtetën vetëm katër muaj pas transmetimit. Megjithatë, ata zgjodhën të mos e informonin Dianën, duke e lënë atë në një gjendje pasigurie të thellë një pasojë që sipas librit vazhdoi të ndikonte në jetën e saj deri në fund.
Dokumentet e falsifikuara, sipas librit, bënë që Diana të besonte se rrethi i saj i ngushtë ishte duke e tradhtuar. Ajo dyshonte te policia, ndihmësit dhe madje te sekretarja e saj personale, duke u distancuar nga shumica e njerëzve që e kishin mbështetur.
Në një intervistë për ITV, Webb thotë se Charles Spencer lidh këtë izolim të Dianës me ngjarjet tragjike që do të pasonin. “Ajo e humbi besimin te të gjithë,” tha ai. “Dhe 18 muaj më vonë, e gjejmë në një Mercedes me një shofer të dehur një situatë nga e cila ajo nuk kishte më asnjë mekanizëm mbrojtës.”
Pretendimet e librit pritet të rikthejnë debatin e ashpër për etikën journalistike të BBC-së. Rrjeti tashmë e ka pranuar se dokumentet e Bashir ishin falsifikuar dhe ka kërkuar falje, por akuzat e reja për një mbulim të qëllimshëm shumëvjeçar e vendosin BBC-në sërish nën presion. -

Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë
Muzeu i statujave prej dylli Grevin në Paris zbuloi të enjten një yll të ri: Princeshën Diana me “fustanin e hakmarrjes”, atë që veshi pasi u publikuan detaje për tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj, Princit Charles.
Muzeu Grevin në qendër të Parisit, i ngjashëm me Madame Tussauds në Londër, ka tashmë edhe statujat e Charles-it, i cili tani është Mbreti Charles III, dhe të nënës së tij të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II.
Por Diana kishte munguar prej kohësh, megjithë lidhjen e saj tragjike me qytetin ku humbi jetën në një aksident automobilistik në gusht të vitit 1997.
Ajo ekspozohet duke veshur një kopje të fustanit të zi të krijuar nga stilistja Christina Stambolian, të cilin Diana e mbante gjatë një paraqitjeje publike në vitin 1994, mes interesimit të madh mediatik rreth prishjes së martesës me Charles-in.
Ajo doli me fustanin e mrekullueshëm në të njëjtën ditë kur u transmetua një intervistë në të cilën Charles pranoi se kishte qenë jobesnik. -

16 ditë në protestë për të birin, nëna e viktimës së Novi Sadit i jep fund grevës
Ditën e sotme, Diana Hrka, nëna e Stefanit, një prej 16 viktimave të tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, njoftoi ndërprerjen e grevës së urisë që kishte nisur 16 ditë më parë.
Në një deklaratë para mediave, Hrka tha se vendosi të ndalojë këtë formë proteste pas thirrjeve të shumta të studentëve dhe qytetarëve.
“Të gjallë mund të bëj më shumë, nuk do ta zhgënjej popullin tim”, deklaroi ajo dhe njoftoi se do të vazhdojë të qëndrojë jashtë Kuvendit të Serbisë.Diana Hrka e filloi grevën e urisë më 2 nëntor, duke kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve për vdekjen e të birit dhe 15 personave të tjerë, lirimin e të gjithë studentëve të arrestuar, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ajo kishte planifikuar të protestonte para hyrjes kryesore të Kuvendit, por autoritetet ia ndaluan, sepse që nga marsi i kaluar hapësira është shndërruar në kamp mbështetësish të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Tragjedia ndodhi më 1 nëntor 2024, kur vetëm katër muaj pas inaugurimit zyrtar, tenda e jashtme e stacionit të rindërtuar u shemb, duke marrë jetën e 16 personave.
Që prej asaj dite, Serbia është përfshirë nga protesta të vazhdueshme, të udhëhequra kryesisht nga studentët, të cilët për gati një vit mbajtën të bllokuara të gjitha fakultetet e universiteteve publike. Ata akuzojnë korrupsion dhe mungesë transparence dhe kërkojnë që përgjegjësit e vërtetë për katastrofën të dalin para drejtësisë.
-

Motra e Princeshës Diana bie nga kali dhe plagoset rëndë
Zonja Sarah McCormickdale, motra e madhe e Princeshës Diana dhe tezja e Princit William dhe Princit Harry, u lëndua pasi ra nga një kalë.
Sipas Daily Mail, vëllai i saj, Charles Spencer, zbuloi se aksidenti ndodhi “muajin e kaluar” dhe se Zonja Sarah, 70 vjeç, është ende duke u shëruar në spital. Duke folur në podcastin “Rosebud” të Giles Brandreth, Spencer tha me shaka se motra e tij kishte qenë një “paciente e vështirë”, pasi tha se mjeku kryesor thuhet se i kishte thënë burrit të saj: “Ajo është një person vërtet i veçantë, apo jo?”
“Sarah, e cila është pothuajse dhjetë vjet më e madhe se unë, ka qenë gjithmonë një grua e fortë”, tha Spencer, duke shtuar se “edhe pse ajo ende hipën në biçikletë, ajo pësoi një rënie shumë të keqe dhe u shtrua në spital për një kohë”.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth rrethanave të aksidentit. Zonja McCormickdale ka mbetur pranë nipërve të saj që nga vdekja e Princeshës Diana në vitin 1997. Vitin e kaluar, ajo u pa në krah të Princit William gjatë një eventi zyrtar.Top Channel
-

Himni anti-luftë/ Protesta publike, thirrje për rrëzimin e Putinit në sheshin historik të Shën Petersburgut
Qindra rusë kanë bërë thirrje për rrëzimin e Vladimir Putinit në një shfaqje publike të pakënaqësisë ndaj diktatorit në qytetin e dytë më të madh të vendit, Shën Petersburg.
Një turmë e madhe u pa duke u bashkuar me muzikantë rruge në sheshin Kazanskaya më 13 tetor, duke kënduar tekste të ndaluara kundër luftës.
Qytetarët rusë kërcenin ndërsa këndonin vargjet e këngës Co-operative Sëan Lake nga Noize MC, një reper pro ukrainas, e cila po luhej nga një grup muzikor që kishte vendosur pajisjet në këtë shesh historik.
“Ku keni qenë për tetë vjet, ju përbindësha të mallkuar? Dua të shoh balet, le të vallëzojnë mjellmat. Le të dridhet plaku nga emocioni për ‘Liqeni i Mjellmave’”, brohorisnin ata në rusisht.
Teksti gjithashtu përfshin vargjet: “Kur të vdesë Cari, do të kërcejmë sërish. Plaku ende mbahet fort pas fronit, i frikësuar ta lërë. Plaku në bunker ende mendon se jemi në vitin 1985.”
Kënga është kthyer në një himn antiluftë për të rinjtë rusë, të cilët prej kohësh e urrejnë regjimin e Putinit dhe pushtimin e Ukrainës, i cili tashmë po fillon të prekë drejtpërdrejt objektiva brenda Rusisë.
Noize MC, emri i vërtetë i të cilit është Ivan Alekseev, u largua nga Rusia drejt Lituanisë menjëherë pas fillimit të pushtimit rus në vitin 2022.
Një gjykatë në Shën Petersburg ndaloi shpërndarjen e këngës së tij në maj, pas një padie të paraqitur në prill.
Sipas mediave ruse, policia arrestoi Diana Loginova, një këngëtare 18-vjeçare që udhëhoqi brohoritjet në shesh. Raportohet se ajo do të akuzohet për një shkelje administrative për organizimin e një tubimi të madh në një vend publik.
Nëna e saj, Irina, i tha mediave lokale se vajza e saj nuk është e përfshirë në politikë dhe se këndoi këngën thjesht për shkak të popullaritetit të saj.
“Diana jeton me mua, është vazhdimisht nën mbikëqyrjen time. Unë shpesh ndjek performancat e saj vetë dhe më pas e marr në shtëpi.
Ne jemi shumë të afërta, dhe e di me siguri që ajo nuk ka qëndrime politike! Për më tepër, ajo është patriote e vendit tonë, e do shumë Rusinë dhe nuk ka plane të largohet!
Ajo nuk ka qëllim të mbështesë Ukrainën! Këngët që zgjedh Diana janë ato të artistëve të saj të preferuar.
Audiencës i pëlqejnë këto kompozime. Kjo është e vetmja arsye pse ajo i këndon. Audienca i kërkon, dhe Diana i interpreton.
Nuk ka nëntekst, as qëllim të keq. Vajza ime nuk nxit askënd për asgjë dhe nuk promovon asgjë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, pushtimi i Putinit në Ukrainë ka filluar të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve rusë, teksa Ukraina po e sjell luftën në tokën ruse. Këtë javë, dronët ukrainas dogjën një terminal nafte në Feodosia, në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Me një kapacitet deri në 250,000 tonë, ky është terminali më i madh i ruajtjes dhe transportit të naftës në gadishullin e Krimesë. -

Video/ Meghan Markle shfaqet duke shtrirë këmbët pranë urës ku humbi jetën Princesha Diana, rrjetet sociale shpërthejnë në polemika
Vizita e Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, në Paris për Javën e Modës u shoqërua me shkëlqim, por edhe me polemika.
E veshur me një ansambël elegant të Balenciaga-s, Meghan tërhoqi vëmendjen në debutimin e Pierpaolo Picciolit si drejtor kreativ i shtëpisë së njohur të modës.
Megjithatë, momenti që ndezi debat erdhi nga vetë publikimet e saj në Instagram. Në një video të shkurtër të postuar pas mbrëmjes së modës, Meghan shfaqej në makinën e saj luksoze duke kaluar pranë lumit Sena dhe urës Pont de l’Alma – vendi ku Princesha Diana humbi jetën tragjikisht në gusht 1997, teksa shtrinte këmbët në sediljen e pasme.
Shumë komentues e konsideruan këtë gjest “të pahijshëm” dhe “shokues”, duke sjellë rikthimin e një kujtese të dhimbshme për familjen mbretërore britanike, shkruan Daily Mail.
Ekspertët mbretërorë nuk e kursyen kritikat. Richard Fitzwilliams e quajti postimin “të pakuptimtë, përtej çdo logjike dhe jashtëzakonisht të pandjeshëm”. Ai shtoi se edhe Princi Harry mund ta shohë me sy kritik zgjedhjen e bashkëshortes së tij për ta publikuar këtë moment.
Kjo ishte vizita e parë e Meghan në Europë që nga Lojërat Invictus në Gjermani, në vitin 2023. Ajo udhëtoi pa Harry-n, e shoqëruar nga miku i ngushtë Markus Anderson, dhe përveç paraqitjes në pasarelë, ndoqi një darkë private në Saint-Germain-des-Prés, përpara se të kthehej në hotelin luksoz Plaza Athénée, afër memorialit kushtuar Princeshës Diana.
Në deklaratën zyrtare të shpërndarë nga ekipi i saj, theksohej se Meghan mori pjesë në shfaqjen e Balenciaga-s “për të mbështetur mikun dhe dizajnerin Pierpaolo Piccioli” dhe se ishte rikthimi i saj i parë në një shfaqje mode pas më shumë se një dekade.
Por, përtej modës dhe stilit, është videoja e saj pranë vendit të tragjedisë së Lady Dianës ajo që mbetet në qendër të vëmendjes dhe ka ngjallur valë reagimesh të forta në rrjete sociale.Meghan Markle branded ‘insensitive’ as she films herself putting her feet up in her limo near Princess Diana crash site in Paris.
Markle shared a video putting her feet up near to the Pont d’Alma tunnel, the location where Princess Diana lost her life.
Source: NY Post pic.twitter.com/t1MrTJbv8N
— Oli London (@OliLondonTV) October 5, 2025Top Channel
-

“Magjepsëse dhe e paarritshme!” Dalin detaje për takimin e parë mes Princeshës Diana dhe Alastair Campbell
Një libër i ri ka zbuluar prapaskena të panjohura mbi marrëdhëniet mes Princeshës Diana dhe figurave të larta të Partisë Laburiste në vitet ’90. Autori mbretëror Valentine Low, në veprën “Power and the Palace”, përshkruan momentin kur Alastair Campbell, ish-sekretar shtypi i Tony Blair, u takua për herë të parë me Lady Dianën dhe mbeti “menjëherë i pushtuar”.
Sipas librit, takimi ndodhi në mbrëmjen e zgjedhjeve lokale të vitit 1995, kur Blair dhe bashkëshortja e tij Cherie po darkonin me Princeshën e Uellsit në Hyde Park Gardens. Campbell, i cili kishte ardhur për të marrë Blairin, u prezantua me Dianën. “Qëndruan për disa minuta duke flirtuar, ndërsa Blair dhe Cherie dukeshin të paduruar. Campbell më pas e përshkroi Dianën në ditarin e tij si ‘absolutisht, magjepsëse dhe thjesht një bukuri marramendëse’,” shkruan Low.
Pas këtij momenti, kolegët e Blair vunë re se Campbell ishte bërë “i fiksuar” pas princeshës. Jonathan Powell, shefi i stafit të Blair, kujtonte se Diana e kishte bërë Campbell “paksa të marrë”. Një figurë tjetër laburiste e asaj kohe e përshkroi si “qesharake” mënyrën sesi Campbell besonte se princesha ndiente diçka për të, shkruan A2 CNN.
Në janar 1997, Diana mori pjesë në një darkë në Hackney me Blairin, Cherien, Campbellin dhe partneren e tij Fiona. Atmosfera ishte “e sikletshme”, me Blair që nuk dinte nëse duhej të sillej si me një personalitet shtetëror apo të lejonte flirtin. Në fund, Diana i dha dorën Campbellit, duke qeshur lehtë, një moment që ai e shënoi si të paharrueshëm.
Ndërsa Campbell mbetej i magjepsur, Blair tregonte kujdes më të madh, duke e konsideruar princeshën “shumë manipuluese dhe të vendosur”, por njëkohësisht “jashtëzakonisht tërheqëse dhe inteligjente emocionalisht”.
Vetëm pak muaj më vonë, pas fitores së madhe të laburistëve, marrëdhënia e tyre me Dianën mori fund tragjikisht me vdekjen e saj në gusht 1997. Blair, me ndihmën e Campbellit, e quajti atë “princesha e popullit”, një shprehje që u bë sinonim i trashëgimisë së saj të përjetshme. -

Princesha Diana: Nëse je me fat sa të gjesh dikë që të don, atëherë këtë njeri duhet ta mbrosh…
Diana, princesha e Wellsit
Disa nga shprehjet e saj:
-Një këshillë për William: “I thashë William: nëse gjen në jetë dikë për me e dashtë atëherë mbaje fort. E në qoftë se je aq me fat sa të gjesh dikë që të don ty, atëherë këtë njeri duhet ta mbrosh”.
-Unë i baj gjanat ndryshe sepse nuk ndjek manual, sepse drejtohem nga zemra jo nga koka, dhe në fakt kjo gja më ka kriju shumë probleme në punën teme, e pranoj.
-Due që fëmijët e mi të mësojnë me i kuptu emocionet e njerëzve, pasiguritë e tyne, shqetësimet, shpresat dhe andrrat e tyne.
-Ban vetëm çka të thotë zemra.
-Ban një akt bamirësie rastësisht, pa pritë shpërblesë dhe të jesh i sigurtë se një ditë dikush tjetër ka me ba të njëjtën gja për ty.
-Jeta asht veç një udhëtim.
Përktheu: Arjola Zadrima
ObserverKult
————————————————
Lexo edhe:
PRINCESHA DIANA: KUSH DO TË JEM NËSE QËNDROJ?
– Mbretëresha Hipolita: Ti e di që nëse zgjedh të largohesh, mund të mos kthehesh më kurrë. – Princesha Diana: Kush do të jem nëse qëndroj?
– Kryeni një akt të rastësishëm mirësie, pa shpresë për shpërblim, të sigurt duke ditur se një ditë dikush mund të bëjë të njëjtën gjë për ju.
– Më pëlqen të jem një shpirt i lirë. Disave nuk u pëlqen kjo, por unë jam kështu.
– Ata thonë se është më mirë të jesh i varfër dhe i lumtur se sa i pasur dhe i mjerë, por si thua për një kompromis si mesatarisht i pasur dhe thjesht me humor?
– Sëmundja më e madhe sot është ndjenja e të qenit i padëshiruar. Njerëzit kanë nevojë të dashurohen, pa dashuri njerëzit vdesin.
– Bëni vetëm atë që ju thotë zemra.
– Secili prej nesh duhet të tregojë se sa kujdesemi për njëri-tjetrin dhe, në këtë proces, kujdesemi për veten.
– Do të doja të isha një mbretëreshë në zemrat e njerëzve, por nuk e shoh veten si mbretëreshë e këtij vendi.
– Nëse gjeni dikë që e doni në jetën tuaj, atëherë qëndroni pas asaj dashurie.
– Kur je i lumtur, mund të falësh shumë.
– Familja është gjëja më e rëndësishme në botë.
– Dua të futem në një dhomë, qoftë një bujtinë, për ata që po vdesin ose një spital për fëmijët e sëmurë, dhe të ndjej se jam i nevojshëm. Unë dua të bëj, jo vetëm të jem.
– Të gjithë duhet të vlerësohen. Të gjithëve duhet t’i jepet mundësia të kthejë diçka.
ObserverKult
-

Funerali i Princeshës Diana: djemtë e saj dhe momentet prekëse të varrimit
Princesha Diana vdiq më 31 gusht 1997, pas një aksidenti tragjik në Paris. Një javë më vonë, bota u mblodh për ta nderuar, duke e përcjellë atë me respekt nëpër rrugët e Londrës, ku publiku kishte mundësinë t’i thoshte lamtumirë para se ajo të varrosej në shtëpinë e saj të lashtë, në Althorp. Një nga momentet më prekëse të asaj dite ishte pamja e dy djemve të saj të rinj, Princat William dhe Harry, që ecën pas arkivolit të nënës së tyre. William, atëherë 15 vjeç, dhe Harry, 12 vjeç, mbanin kokat ulur ndërsa ecën pranë babait të tyre, Princit Charles, gjyshit të tyre, Princ Philip, dhe xhaxhait Charles Spencer.
Harry ka folur për këtë moment, ku ai rikujton herën e parë që pa arkivolin e nënës së tij, të mbuluar me Standardin Mbretëror. Ai e konsideroi këtë një “shkelje të jashtëzakonshme të protokollit” që e bëri të dyshonte për largimin e nënës së tij nga familja mbretërore pas divorcit nga Charles.
“Standardi Mbretëror ishte gjithmonë i rezervuar për anëtarët e Familjes Mbretërore, dhe mua më kishin thënë se Mami nuk ishte më pjesë e saj,” shkruan Harry. “A do të thoshte kjo se ajo ishte falur? Nga Mami? Duket se po. Por këto ishin pyetje që nuk mund t’i formulonja dot, as t’u kërkoja përgjigje të rriturve.”
Plani fillestar ishte që arkivoli të tërhiqej përmes rrugëve nga një karrocë e tërhequr nga kuaj, ndërsa William dhe Harry do të ecën pas tij. “Ishte shumë për dy djem të rinj,” thotë Harry, duke përmendur se xhaxhai i tij, Charles, ishte shumë i zemëruar dhe kishte protestuar duke thënë: “Nuk mund t’i bëni këto djem të ecin pas arkivolit të nënës së tyre! Është barbarizëm.”
Një plan alternativ u propozua, ku vetëm William do të ecte i vetëm. “Po ishte 15 vjeç, pas gjithë kësaj,” shkroi Harry. “ ‘Lini të voglin jashtë.’”
Por përgjigja ishte: “Duhet të ecin të dy princat. Për të fituar më shumë simpatinë, ndoshta.”