Tag: dialogut

  • Rama takon mbretin e Jordanisë, vizita zhvillohet në kuadër të dialogut ndërfetar

    Rama takon mbretin e Jordanisë, vizita zhvillohet në kuadër të dialogut ndërfetar

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbretin e Jordanisë  Abdullah II Bin al-Hussein.
    Kjo vizitë vjen në kuadër të dialogut ndërfetar i cili zhvillohet në kryeqytetin Amman në 8 dhe 9 dhjetor.
    Me anë të një postimi në Facebook, Rama pasqyroi disa foto të pritjes nga mbreti Al-Hussein ndërsa e cilësoi një monark të respektuar por edhe një mik të çmuar të kryeministrit.

    Në maj të këtij viti, mbreti i Jordanisë zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë ku u prit nga kreu i qeverisë./vizionplus.tv

  • Danimarka hap ambasadë në Tiranë, MEPJ: Avancim i dialogut dhe bashkëpunimit

    Danimarka hap ambasadë në Tiranë, MEPJ: Avancim i dialogut dhe bashkëpunimit

    Shqipëria dhe Danimarka po ndërtojnë lidhje më të forta. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot pas lajmit se Danimarka do të hapë ambasadë në Tiranë. “Hapja e Ambasadës Daneze në Tiranë shënon një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit”, thekson MEPJ.
    Duke falënderuar Danimarkën për këtë vendim MEPJ thekson se ky vendim, “ilustron angazhimin danez ndaj partneritetit tonë dhe mbështetjen për të ardhmen tonë të përbashkët në BE”. Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen ka informuar Komitetin e Politikës së Jashtme se Danimarka do të hapë ambasada të reja në Argjentinë dhe Shqipëri në vitin 2026.
    Me një ambasadë në Shqipëri, Danimarka do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e vendit për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë qëndrueshmërinë e tij, përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme daneze.

  • Në ShBA pa viza/ Përfitimet e mundshme të Maqedonisë nga Dialogu Strategjik

    Në ShBA pa viza/ Përfitimet e mundshme të Maqedonisë nga Dialogu Strategjik

    Qytetarët maqedonas do të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë të aplikojnë, të përgatisin dokumente ose të shkojnë në intervista për viza. Kjo është një nga çështjet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka hapur me administratën amerikane, dhe që do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022. Ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dy vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme. ShBA e ka pezulluar këtë dialog me Kosovën, duke e arsyetuar vendimin me veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Sa i përket heqjes së vizave, institucionet maqedonase janë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për bashkimin me Programin për Heqjen e Vizave dhe me Programin Global për Hyrje në SHBA, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) për Radio Evropa e Lirë.

    Nga kjo ministri thanë se ky është një proces afatgjatë në kuadër të Dialogut Strategjik.

    Ky është vetëm një nga aspektet që ka vënë në pah edhe ish-ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, aktualisht deputete, e cila si udhëheqëse e mbrojtjes në vitin 2022 ishte pjesë e delegacionit që udhëtoi në SHBA për nisjen e Dialogut Strategjik.

    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që atëherë u prioritizuan aktivitetet dhe detyrimet e institucioneve maqedonase në lidhje me heqjen dhe lehtësimin e regjimit të vizave me SHBA-në, çka do të jetë një shtysë më shumë për rritjen e bashkëpunimit dhe partneritetit”, tha Petrovska për Radion Evropa e Lirë, duke folur për rezultatet e Dialogut.

    Kreu i diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, gjatë vizitës së fundit në SHBA, kur mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur në një intervistë për TV Sitel nga Nju Jorku se “ata nuk premtojnë që heqja e vizave do të ndodhë shpejt”, por është një nga temat që po diskutohet brenda kornizës së Dialogut Strategjik.

    Maqedonia e Veriut, e cila këtë vit shënon 30 vjet marrëdhënie dypalëshe me SHBA-në, është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nisi Dialogun Strategjik me Qeverinë amerikane. Nga rajoni më i gjerë, këtë lloj dialogu me Uashingtonin e zhvillojnë edhe Sllovenia e Kroacia.

    Nisja e një dialogu të tillë muajve të fundit është paralajmëruar edhe në Serbi.

    Sa i përket Kosovës, Uashingtoni më 12 shtator njoftoi për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të cilat, siç tha SHBA-ja, i kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

    Për çfarë diskutohet në Dialogun Strategjik?

    Maqedonia e Veriut është tashmë në vitin e katërt të Dialogut Strategjik me SHBA-në, dhe koordinatore e procesit është Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme.

    Bazuar në temat që janë diskutuar brenda Dialogut Strategjik në qershor 2022, nga kjo ministri shpjeguan se është përgatitur një Plan Aktivitetesh që duhet të realizohen në periudhën 2023-2033. Heqja e vizave është njëra nga këto aktivitete.

    Nga MPJTJ theksuan, gjithashtu, se këtu përfshihen edhe aktivitete nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, energjetikës dhe mjedisit, bashkëpunimi dypalësh, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, tregtia dhe investimet, si dhe lidhjet mes popujve.

    Pse është i rëndësishëm Dialogu Strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin?

    Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, vendosja e një kornize të tillë institucionale për dialog në disa segmente, është një “fitore e madhe diplomatike”, duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin udhëheqës të SHBA-së në planin ndërkombëtar.

    “Njëkohësisht, paraqet edhe një njohje nga SHBA-ja që në Maqedoninë e Veriut shohin një partnere të besueshme, e cila nuk është vetëm një përfituese pasive e ndihmës zhvillimore dhe mbështetjes politike, por edhe një shtet me të cilin mund të zbatojë vendime strategjike”, thanë nga ky dikaster.

    Ish-ambasadori maqedonas në SHBA, Vasko Naumovski, vlerësoi se Dialogu Strategjik është një avancim i bashkëpunimit tashmë të vendosur mes dy shteteve, duke theksuar se vendi ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara që nga pavarësia e tij. Por, ai tha se e sheh edhe si një mundësi për realizimin e njërit nga qëllimet e politikës amerikane – stabilizimin e Ballkanit.

    “Fushat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi përmes Dialogut Strategjik përfshijnë edhe sfidat e sigurisë në rajonin më të gjerë, bashkëpunimin tregtar, energjetikën, infrastrukturën, si dhe integrimin tonë evropian, në drejtim të stabilizimit të përhershëm të Ballkanit – një proces që është pjesë e objektivave të politikës së jashtme amerikane”, tha Naumovski.

    Edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Petrovska theksoi se Dialogu Strategjik ka ndikuar në rritjen e nivelit të bashkëpunimit, por edhe njohjen e rolit të Maqedonisë së Veriut në rajon.

    “Maqedonia e Veriut mori konfirmim të fuqishëm se është një aleate e rëndësishme për SHBA-në, por gjithashtu u njoh edhe në aspektin rajonal si një shtet që kontribuon për stabilitetin e rajonit dhe ishte një shembull pozitiv i partneritetit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut që ky dialog të vazhdojë me intensitet më të lartë, sepse aleanca me SHBA-në është një faktor kyç për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit”, nënvizoi Petrovska.

    Ndihmë për arritjen e objektivave të NATO-s

    Petrovska theksoi se sektori që ajo drejtonte – mbrojtja – është një fushë ku Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja kanë pasur më parë bashkëpunim të shkëlqyer, dhe përmes Dialogut “u vendosën bazat për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera”.

    Pikërisht, në lidhje me mbrojtjen, nga Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme potencuan se Dialogu Strategjik i mundëson Maqedonisë së Veriut t’i zhvillojë kapacitetet për t’i arritur objektivat e NATO-s.

    Vendi u bë anëtari i 30-të i aleancës ushtarake perëndimore në mars 2020.

    Një nga burimet më të rëndësishme me të cilat disponon është poligoni Krivollak, i cili përdoret për shumë stërvitje nga ushtritë e shteteve të NATO-s. Modernizimi i këtij poligoni është një nga qëllimet që autoritetet e përmendin në kontekstin e Dialogut Strategjik me SHBA-në.

    “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë bëhet përmes zhvillimit të kapaciteteve moderne mbrojtëse, realizimit të stërvitjeve dypalëshe dhe aktiviteteve trajnuese për përmirësimin e përshtatshmërisë, veçanërisht për zhvillimin e poligonit Krivollak për qëllimet e kryerjes së aktiviteteve komplekse stërvitore nga aleatët dhe partnerët në NATO”, thanë nga MPJTJ.

    Nga ky institucion përmendën gjithashtu një sërë trajnimesh, kurse, programet për zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të sigurisë, dhe potencuan se në nëntor 2023 vendi nënshkroi me SHBA-në një Memorandum për mbështetjen e ekspertëve për zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.

    Sundimi i ligjit, kultura, energjia dhe tregtia

    Sa u përket rezultateve në fusha të tjera që janë pjesë e temave në Dialogun Strategjik, nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila koordinon procesin, kujtuan se Qeveria amerikane vazhdimisht jep fonde për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, për të rritur besimin në sistemin gjyqësor, përgjegjësinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe për të realizuar reforma gjyqësore.

    “Marrim ndihmë të konsiderueshme në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit – nga ndihma totale për Maqedoninë e Veriut deri tani, që arrin mbi 1.3 miliard dollarë, SHBA-ja ka investuar gjysmë miliard dollarë për luftën kundër korrupsionit”, thanë nga Ministria e Jashtme.

    Si pjesë e projekteve në kuadër të Dialogut Strategjik përmenden edhe forcimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me burimet njerëzore, kapacitetet teknike dhe softuerike, si dhe krijimi i një qendre analitike.

    Për segmentin e energjisë dhe mjedisit, nga Ministria nuk përmendën projekte konkrete, por theksuan se ekziston “angazhim i shprehur për rritjen e diversifikimit dhe pavarësisë energjetike në mbështetje të sigurisë së të dyja vendeve”.

    Ngjashëm është edhe për tregtinë dhe investimet, ku Ministria përmendi “përpjekjen e përbashkët” për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe “angazhimin e përbashkët për shfrytëzimin e mundësive tregtare, përmirësimin e reformave, identifikimin dhe reduktimin e pengesave në tregti dhe investime”.

    Një pjesë e planit brenda Dialogut Strategjik është edhe kultura, ku parashikohen bashkëpunime midis muzeve, mbështetje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase përmes Fondit të Ambasadës për Mbrojtjen Kulturore, masterklase për muzikantë të talentuar me profesorë nga SHBA-ja, si dhe përmirësim profesional i konservatorëve nga Maqedonia e Veriut.

    Tri dekada raporte diplomatike

    Të gjitha këto fusha ishin pjesë e deklaratës së përbashkët mes Uashingtonit dhe Shkupit, të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit më 2 qershor 2022, kur nisi Dialogu Strategjik.

    Dialogu u udhëhoq nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dhe Karen Donfried, që ishte ndihmëse e Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në administratën e demokratit Joe Biden.

    Në atë deklaratë u theksua se Dialogu është “i fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh”, duke iu referuar përpjekjeve për bashkëpunim në secilën fushë veç e veç.

    Dokumenti më i rëndësishëm i nënshkruar deri tani mes dy vendeve është Deklarata për Partneritet Strategjik dhe Bashkëpunim. Ajo u nënshkrua më 7 maj 2008 në Uashington nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice. Nënshkrimi i deklaratës pasoi veton greke në samitin e NATO-s në Bukuresht, në prill 2008.

    Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e raporteve diplomatike./ REL/ 

  • Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

    Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

    Qytetarët maqedonas të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë të aplikojnë, të përgatisin dokumente ose të shkojnë në intervista për viza.

    Kjo është një nga çështjet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka hapur me administratën amerikane, dhe që do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022.

    Ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dy vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme.

    Sa i përket heqjes së vizave, institucionet maqedonase janë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për bashkimin me Programin për Heqjen e Vizave dhe me Programin Global për Hyrje në SHBA, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ) për Radio Evropa e Lirë (REL).

    Nga kjo ministri thanë se ky është një proces afatgjatë në kuadër të Dialogut Strategjik, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Ky është vetëm një nga aspektet që ka vënë në pah edhe ish-ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, aktualisht deputete, e cila si udhëheqëse e mbrojtjes në vitin 2022 ishte pjesë e delegacionit që udhëtoi në SHBA për nisjen e Dialogut Strategjik.

    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që atëherë u prioritizuan aktivitetet dhe detyrimet e institucioneve maqedonase në lidhje me heqjen dhe lehtësimin e regjimit të vizave me SHBA-në, çka do të jetë një shtysë më shumë për rritjen e bashkëpunimit dhe partneritetit”, tha Petrovska për Radion Evropa e Lirë, duke folur për rezultatet e Dialogut.

    Kreu i diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, gjatë vizitës së fundit në SHBA, kur mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur në një intervistë për TV Sitel nga Nju Jorku se “ata nuk premtojnë që heqja e vizave do të ndodhë shpejt”, por është një nga temat që po diskutohet brenda kornizës së Dialogut Strategjik.

    Maqedonia e Veriut, e cila këtë vit shënon 30 vjet marrëdhënie dypalëshe me SHBA-në, është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nisi Dialogun Strategjik me Qeverinë amerikane. Nga rajoni më i gjerë, këtë lloj dialogu me Uashingtonin e zhvillojnë edhe Sllovenia e Kroacia.

    Nisja e një dialogu të tillë muajve të fundit është paralajmëruar edhe në Serbi.

    Sa i përket Kosovës, Uashingtoni më 12 shtator njoftoi për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të cilat, siç tha SHBA-ja, i kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

    Për çfarë diskutohet në Dialogun Strategjik?

    Maqedonia e Veriut është tashmë në vitin e katërt të Dialogut Strategjik me SHBA-në, dhe koordinatore e procesit është Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme.

    Bazuar në temat që janë diskutuar brenda Dialogut Strategjik në qershor 2022, nga kjo ministri shpjeguan se është përgatitur një Plan Aktivitetesh që duhet të realizohen në periudhën 2023-2033. Heqja e vizave është njëra nga këto aktivitete.

    Nga MPJTJ theksuan, gjithashtu, se këtu përfshihen edhe aktivitete nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, energjetikës dhe mjedisit, bashkëpunimi dypalësh, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, tregtia dhe investimet, si dhe lidhjet mes popujve.

    Pse është i rëndësishëm Dialogu Strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin?

    Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, vendosja e një kornize të tillë institucionale për dialog në disa segmente, është një “fitore e madhe diplomatike”, duke pasur parasysh rëndësinë dhe rolin udhëheqës të SHBA-së në planin ndërkombëtar.

    “Njëkohësisht, paraqet edhe një njohje nga SHBA-ja që në Maqedoninë e Veriut shohin një partnere të besueshme, e cila nuk është vetëm një përfituese pasive e ndihmës zhvillimore dhe mbështetjes politike, por edhe një shtet me të cilin mund të zbatojë vendime strategjike”, thanë nga ky dikaster.

    Ish-ambasadori maqedonas në SHBA, Vasko Naumovski, vlerësoi se Dialogu Strategjik është një avancim i bashkëpunimit tashmë të vendosur mes dy shteteve, duke theksuar se vendi ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara që nga pavarësia e tij. Por, ai tha se e sheh edhe si një mundësi për realizimin e njërit nga qëllimet e politikës amerikane – stabilizimin e Ballkanit.

    “Fushat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi përmes Dialogut Strategjik përfshijnë edhe sfidat e sigurisë në rajonin më të gjerë, bashkëpunimin tregtar, energjetikën, infrastrukturën, si dhe integrimin tonë evropian, në drejtim të stabilizimit të përhershëm të Ballkanit – një proces që është pjesë e objektivave të politikës së jashtme amerikane”, tha Naumovski për REL-in.

    Edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Petrovska theksoi se Dialogu Strategjik ka ndikuar në rritjen e nivelit të bashkëpunimit, por edhe njohjen e rolit të Maqedonisë së Veriut në rajon.

    “Maqedonia e Veriut mori konfirmim të fuqishëm se është një aleate e rëndësishme për SHBA-në, por gjithashtu u njoh edhe në aspektin rajonal si një shtet që kontribuon për stabilitetin e rajonit dhe ishte një shembull pozitiv i partneritetit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut që ky dialog të vazhdojë me intensitet më të lartë, sepse aleanca me SHBA-në është një faktor kyç për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit”, nënvizoi Petrovska.

    Ndihmë për arritjen e objektivave të NATO-s

    Petrovska theksoi se sektori që ajo drejtonte – mbrojtja – është një fushë ku Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja kanë pasur më parë bashkëpunim të shkëlqyer, dhe përmes Dialogut “u vendosën bazat për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera”.

    Pikërisht, në lidhje me mbrojtjen, nga Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme potencuan se Dialogu Strategjik i mundëson Maqedonisë së Veriut t’i zhvillojë kapacitetet për t’i arritur objektivat e NATO-s.

    Vendi u bë anëtari i 30-të i aleancës ushtarake perëndimore në mars 2020.

    Një nga burimet më të rëndësishme me të cilat disponon është poligoni Krivollak, i cili përdoret për shumë stërvitje nga ushtritë e shteteve të NATO-s. Modernizimi i këtij poligoni është një nga qëllimet që autoritetet e përmendin në kontekstin e Dialogut Strategjik me SHBA-në.

    “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë bëhet përmes zhvillimit të kapaciteteve moderne mbrojtëse, realizimit të stërvitjeve dypalëshe dhe aktiviteteve trajnuese për përmirësimin e përshtatshmërisë, veçanërisht për zhvillimin e poligonit Krivollak për qëllimet e kryerjes së aktiviteteve komplekse stërvitore nga aleatët dhe partnerët në NATO”, thanë nga MPJTJ.

    Nga ky institucion përmendën gjithashtu një sërë trajnimesh, kurse, programet për zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të sigurisë, dhe potencuan se në nëntor 2023 vendi nënshkroi me SHBA-në një Memorandum për mbështetjen e ekspertëve për zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.

    Sundimi i ligjit, kultura, energjia dhe tregtia

    Sa u përket rezultateve në fusha të tjera që janë pjesë e temave në Dialogun Strategjik, nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila koordinon procesin, kujtuan se Qeveria amerikane vazhdimisht jep fonde për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, për të rritur besimin në sistemin gjyqësor, përgjegjësinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe për të realizuar reforma gjyqësore.

    “Marrim ndihmë të konsiderueshme në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Korrupsionit – nga ndihma totale për Maqedoninë e Veriut deri tani, që arrin mbi 1.3 miliard dollarë, SHBA-ja ka investuar gjysmë miliard dollarë për luftën kundër korrupsionit”, thanë nga Ministria e Jashtme.

    Si pjesë e projekteve në kuadër të Dialogut Strategjik përmenden edhe forcimi i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me burimet njerëzore, kapacitetet teknike dhe softuerike, si dhe krijimi i një qendre analitike.

    Për segmentin e energjisë dhe mjedisit, nga Ministria nuk përmendën projekte konkrete, por theksuan se ekziston “angazhim i shprehur për rritjen e diversifikimit dhe pavarësisë energjetike në mbështetje të sigurisë së të dyja vendeve”.

    Ngjashëm është edhe për tregtinë dhe investimet, ku Ministria përmendi “përpjekjen e përbashkët” për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe “angazhimin e përbashkët për shfrytëzimin e mundësive tregtare, përmirësimin e reformave, identifikimin dhe reduktimin e pengesave në tregti dhe investime”.

    Një pjesë e planit brenda Dialogut Strategjik është edhe kultura, ku parashikohen bashkëpunime midis muzeve, mbështetje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase përmes Fondit të Ambasadës për Mbrojtjen Kulturore, masterklase për muzikantë të talentuar me profesorë nga SHBA-ja, si dhe përmirësim profesional i konservatorëve nga Maqedonia e Veriut.

    Tri dekada raporte diplomatike

    Të gjitha këto fusha ishin pjesë e deklaratës së përbashkët mes Uashingtonit dhe Shkupit, të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit më 2 qershor 2022, kur nisi Dialogu Strategjik.

    Dialogu u udhëhoq nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dhe Karen Donfried, që ishte ndihmëse e Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në administratën e demokratit Joe Biden.

    Në atë deklaratë u theksua se Dialogu është “i fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh”, duke iu referuar përpjekjeve për bashkëpunim në secilën fushë veç e veç.

    Dokumenti më i rëndësishëm i nënshkruar deri tani mes dy vendeve është Deklarata për Partneritet Strategjik dhe Bashkëpunim. Ajo u nënshkrua më 7 maj 2008 në Uashington nga ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice. Nënshkrimi i deklaratës pasoi veton greke në samitin e NATO-s në Bukuresht, në prill 2008.

    Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja këtë vit shënojnë 30 vjet nga vendosja e raporteve diplomatike.

  • Pretendimet për pezullimin e dialogut, DASH, tjetër ‘shuplakë’ Albin Kurtit

    Pretendimet për pezullimin e dialogut, DASH, tjetër ‘shuplakë’ Albin Kurtit

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikonfirmuar pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke ritheksuar shqetësimet e Uashingtonit lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare në Prishtinë.
    Në një deklaratë për median Nacionale, zëdhënësi i DASH-it thekson se qëndrimi i SHBA-ve i është përcjellë në mënyrë të qartë Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
    “Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë,” – deklaroi zëdhënësi i DASH-it.
    SHBA-të theksojnë se kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me institucionet në Kosovë, por sipas deklaratës, ky bashkëpunim duhet të bazohet në shmangien e veprimeve që rrezikojnë stabilitetin në rajon.
    “Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës,” – shton më tej deklarata.
    Sipas DASH-it, vlerësimet për veprimet e qeverisë në Prishtinë do të vazhdojnë, ndërsa aktualisht nuk ka zhvillime të reja për të njoftuar në këtë drejtim.

  • Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës i shkon në zyrë Sadushit, ja çfarë i komunikoi

    Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës i shkon në zyrë Sadushit, ja çfarë i komunikoi

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi priti sot në takim kryetaren e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot, me të cilin biseduan për nxitjen e dialogut institucional dhe shkëmbimin e përvojave mes dy gjykatave.
    Gjatë takimit, Sadushi prezantoi prioritetet e tij për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor në kuadër të zhvillimeve të jurisprudencës evropiane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për formalizimin e raporteve institucionale.
    Kreu i Gjykatës së Lartë vuri, gjithashtu, në dukje nevojën për unifikimin metodologjik të instrumenteve të harmonizimit, që do të garantojë një praktikë gjyqësore më koherente dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, veçanërisht në fushën e digjitalizimit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, për të siguruar drejtësi efektive dhe të besueshme për publikun.
    Ndërsa kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës, De Groot vlerësoi rëndësinë e thellimit të dialogut dhe shkëmbimeve të vazhdueshme ndërmjet institucioneve të drejtësisë, të cilat forcojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë juridike.
    Përveç takimit mes kryetarëve, u zhvillua edhe një tryezë e përbashkët mes gjyqtarëve holandezë dhe trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.
    Diskutimet u fokusuan tek shkëmbimi i përvojave në gjykimin kasacional, me qëllim rritjen e cilësisë së jurisprudencës dhe adresimin e sfidave të përbashkëta, veçanërisht në ndërveprimin e gjyqësorit kombëtar me atë ndërkombëtar.

  • Vuçiç takim me Rubion në Nju Jork, në fokus forcimi i dialogut politik dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve

    Vuçiç takim me Rubion në Nju Jork, në fokus forcimi i dialogut politik dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kanë biseduar për forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi në Nju Jork.

    Vuçiç dhe Rubio u takuan në Nju Jork të martën mbrëma, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një shkrim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se biseda mes tyre u përqendrua në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, veçanërisht sa i përket zgjidhjes së çështjes së tarifave të SHBA-së.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë prej 35 për qind ndaj mallrave serbe muaj më parë. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott, tha se Rubio bisedoi me Vuçiçin për thellimin e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë përmes dialogut strategjik dhe pjesëmarrjes së SHBA-së në ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

    Vuçiç theksoi se me Rubion e shqyrtoi edhe mundësinë e investimeve të reja, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe teknologjive të reja, si dhe “perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut tonë strategjik”.

    Në gusht, Rubio paralajmëroi pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti.

    Mes shqetësimeve të ngritura nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pikërisht nga Nju Jorku se Beogradi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën, Vuçiq tha se theksoi para Rubios se Serbia është e “përkushtuar” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

    Vuçiç tha se “ky është parakusht për çdo përparim të mëtejshëm dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, duke shprehur mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe për kontributin e tyre në procesin e dialogut Beograd–Prishtinë”.

    E pyetur në një intervistë për Fox News nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

    Ndërkohë, Vuçiq e tha se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, “që është një nga objektivat strategjikë të vendit tonë”.

    “Dialogu i hapur dhe i sinqertë, i bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, është mënyra më e mirë për të forcuar partneritetin Serbi-SHBA”, tha ai./REL

  • Kosova mund të ketë fatin e Palestinës, Vuçiç frikësohet nga vala e njohjeve, pse presidenti po drejtohet nga SHBA

    Kosova mund të ketë fatin e Palestinës, Vuçiç frikësohet nga vala e njohjeve, pse presidenti po drejtohet nga SHBA

    Marsela SHYTIA
    Çështja e Kosovës, vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë, situata në Republikën Serbe dhe sanksionet e SHBA-së ndaj NIS do të jenë temat kryesore të vizitës disaditore të Presidentit Aleksandër Vuçiç në Nju Jork, ku po zhvillohet seanca e 80-të jubilare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thonë analistët serbë për median “Blic”. Vuçiç po udhëton për në SHBA ku, ndër të tjera, do të takohet me Marco Rubio, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, dhe gjithashtu ka njoftuar se do të kërkojë një takim me Scott Besant, Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj NIS.
    Frika e Serbisë
    Largimi i Vuçiçit për në Nju Jork u njoftua nga Marko Gjuriç, Ministër i Punëve të Jashtme, i cili tha se Serbia po “përgatit një ndryshim në qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare” për Kosovën. “Duke bashkëpunuar me faktorë kyç në bashkësinë ndërkombëtare, kemi arritur që ato vende që mbështetën fuqimisht të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës tani të flasin me zë të lartë dhe qartë kundër asaj që po bën regjimi i Kurtit”, tha Gjuriç. Millosh Pavkoviç, drejtor strategjik në Qendrën për Politika Evropiane, beson se dy tema që lidhen me Kosovën janë të mundshme në Nju Jork. Anëtarësimi i Kosovës në OKB mund të aktualizohet për shkak të valës së mbështetjes për anëtarësimin e Palestinës, prandaj përpjekje të tilla nga Prishtina janë të pritshme. Shtyrja e dialogut strategjik midis SHBA-së dhe Kosovës përfaqëson një përkeqësim shtesë të pozicionit të Prishtinës dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, të cilin Serbia e sheh si “mundësi diplomatike” të saj për të forcuar pozicionin e saj, kryesisht në marrëdhëniet me SHBA-në, por edhe në përgjithësi ndaj partnerëve perëndimorë.
    Kosova në fokus
    Ognjen Gogiç, një politolog, beson gjithashtu se Beogradi është i vetëdijshëm se “Prishtina është në një lloj izolimi ndërkombëtar dhe se marrëdhëniet e saj dypalëshe me qendrat perëndimore janë dëmtuar kryesisht, dhe se kriza është ende duke u thelluar”. “Ka sanksione nga Bashkimi Evropian, amerikanët kanë njoftuar ndërprerjen e dialogut strategjik, kreu i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë tha se nuk do të takohen më me kryeministrin në mandatin teknik. Gjermanët gjithashtu kanë njoftuar diçka të ngjashme me atë që po bëjnë amerikanët. Pra, marrëdhëniet dypalëshe të Prishtinës me Perëndimin po përkeqësohen gjithnjë e më shumë, dhe Beogradi është përpjekur ta përdorë këtë në avantazhin e vet”, vlerësoi Gogiç për “Danas”.
    Çështjet kryesore
    Dimitri Miliç, një politolog, komentoi më parë për “Blic” se, nëse ndodh një takim midis Presidentit Vuçiç dhe Sekretarit Rubio, janë të mundshme tre tema që do të jenë “shumë të gjera sepse ka një numër të konsiderueshëm çështjesh të pazgjidhura”. Çështja e Kosovës dhe vazhdimi  i dialogut midis Beogradit dhe Prishtines  pothuajse me siguri do të ishte në axhendë, pasi është në krye të interesit amerikan në rajon, dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje për ca kohë. Një çështje tjetër e rëndësishme është  situata në  Republikën Serbe,  ku SHBA-të po monitorojnë lëvizjet politike të Milorad Dodikut dhe tensionet në marrëdhëniet me Sarajevën. Kjo lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin më të gjerë rajonal, i cili është sigurisht i rëndësishëm për Amerikën. Pika e tretë e ndjeshme janë  çështjet e energjisë dhe ato ekonomike , kryesisht statusi i sanksioneve që lidhen me  NIS  dhe bashkëpunimin e Serbisë me kompanitë ruse, pasi kjo temë përbën një rrezik potencial. Tarifat doganore si një pengesë e re janë sigurisht një çështje shtesë për t’u marrë në konsideratë. Vuçiç tha se Rubio kërkoi një takim me të, duke njoftuar se do të inicionte një takim me Besant, Sekretaren e Thesarit të SHBA-së, në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj NIS.

  • Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për..

    Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për..

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë për ndërprerjen e dialogut strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
    Në adresimin në mbledhjen e qeverisë në detyrë, ai tha se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për dialog strategjik e jo të dialogut për proces të nisur. 
    Kurti shprehet se nuk janë prishur marrëdhëniet me SHBA, ndërsa ia hodhi fajin opozitës, duke thënë se “po e bëjnë të stërmadhe’. Sipas tij dallimi është për raportet me Serbinë. 
    “Duam të qartësojmë për qytetarët tonë se bëhet fjalë për pezullimin e planifikimit për Dialog Strategjik, e jo të Dialogut Strategjik si proces të nisur e as të komunikimit të rregullt që ne e kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet e qeverisë sonë me qeverinë amerikane, unë nuk dua t’i minimizoj vendimet e fundit. I siguroj qytetarët qe qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane”, shprehet Kurti. 
    Kurti pretendoi se marrëdhëniet e qeverisë së tij me qeverinë amerikane janë të mira, por se dallimi konsiston te disa “çështje operacionale dhe taktike”. 
    “Përgjatë mandatit tonë jemi angazhuar që raportet dhe partneriteti ynë me SHBA-në të forcohet në tri shtylla kryesore: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në diplomaci kemi disa dallime dhe ato shumë shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë. Përderisa pajtohemi për vlera, interesa dhe qëndrime, nganjëherë jo për çështje operacionale dhe taktike”, thekson ai. 

  • Pezullimi i dialogut strategjik në Kosovë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Po rrezikohet stabiliteti i rajonit

    Pezullimi i dialogut strategjik në Kosovë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Po rrezikohet stabiliteti i rajonit

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik me Kosovën nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës duke e cilësuar këtë vendim si të rrezikshëm për raportet dypalëshe dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe të padrejtë të ndërmarrë kundrejt një partneri të palëkundur të SHBA-ve.
    Për mediat KASH, i është drejtuar dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti duke i kërkuar që të tejkalojnë situatën politike në vend dhe të bashkëpunojnë në mbrojtje të interesave të Kosovës.
    “Kosova është ndër vendet më pro-amerikane në botë, me një angazhim të qartë ndaj paqes, demokracisë dhe vlerave euroatlantike. Pezullimi i dialogut me Prishtinën, ndërkohë që avancon dialogu me Beogradin, jep një mesazh të gabuar dhe rrezikon të destabilizojë rajonin, duke i dhënë hapësirë ndërhyrjes së Serbisë përmes Listës Serbe.
    Kosova ka nevojë për përkrahje në ndërtimin e institucioneve të saj, jo për presione që mund të paralizojnë funksionimin e tyre.
    Ndërhyrjet e Beogradit në Kosovë, përmes partive politike serbe, duhet të adresohen në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në, dhe gjithmonë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.
    Më 12 shtator, Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin pezulluar dialogun strategjik për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë, që sipas amerikanëve, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë për të punuar për prioritetet e përbashkëta. Ky veprim ngjalli reagime të shumta nga opozita, duke e konsideruar si një goditje të rëndë ndaj Kosovës dhe qeverisë së Kurtit.