Tag: dialogu

  • “Të rinjtë po ikin”/ Ambasadori i BE-së përballë Ramës: Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

    “Të rinjtë po ikin”/ Ambasadori i BE-së përballë Ramës: Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato ka folur ditën e sotme në takimin ‘Dialogu social në vendet e Ballkanit Perëndimor’. Gonzato gjatë fjalës së tij tha se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të pasigurisë për punën, cilësisë së arsimit dhe korrupsionit. Më tej Gonzato theksoi se sipas tij mungon një sistem që bazohet tek merita.
    “Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numer 3 që do të çelet shumë shpejt. Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim por edhe për kohezionin. Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjellë dëshirën për të emigruar sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vij edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet.
    Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit. Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndërrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës. Shpesh OJQ janë në pozitë më të mirë se zyrtarët për të folur me të rinjtë. BE keni në krah për t’ju ndihmuar për t’ju ndihmuar me punësimin dhe dialogun social, përmes planit të rritjes që adreson çështjet socio-ekonomike në Shqipëri por në Ballkanin perëndimor në tërësi,” tha Gonzato.

  • “Dialogu ka ngecur”, Kallas: Do shohim mundësi të reja për Kosovën dhe Serbinë

    “Dialogu ka ngecur”, Kallas: Do shohim mundësi të reja për Kosovën dhe Serbinë

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur. Kështu është shprehur Shefja për Politikën e Jashtme të BE, Kaja Kallas.Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Kallas tha se së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm po shqyrton mundësi të reja për ecurinë normale të dialogut.“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.Ajo shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të Bashkimit Europian. Kallas foli gjithashtu për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur. Kështu është shprehur Shefja për Politikën e Jashtme të BE, Kaja Kallas.Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Kallas tha se së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm po shqyrton mundësi të reja për ecurinë normale të dialogut.“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.Ajo shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të Bashkimit Europian. Kallas foli gjithashtu për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.