Tag: dialogu

  • Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

    Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

    Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

    KOSOVË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
    Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.
    Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.
    Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.
    Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re.
    Ndërkaq, Serbia, në muajt e fundit është duke u përballur me protesta të shumta dhe turbullira politike.
    Legjitimiteti i palëve biseduese
    Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu nuk ka kuptim, nëse ai nuk udhëhiqet nga liderë që kanë kredenciale dhe legjitimitet në vendet përkatëse.
    Problematika kryesore, sipas tij, ndërlidhet me faktin se Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë.
    Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dialogu me Serbinë udhëhiqet vetëm nga qeveria e vendit. Ndërkaq, në këtë proces, palën e Serbisë e drejton presidenti i saj.
    “Unë nuk besoj që do të kemi rund apo përpjekje për një takim eventual, të paktën jo për aq kohë sa nuk themelohet qeveria e re në Kosovë”, thekson Hoti.
    Në anën tjetër, pas një incidenti në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar, që i mori jetën 16 personave, autoritetet në Serbi u ballafaquan me protesta për disa muaj.
    Qeveria e atjeshme, e drejtuar nga Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga një kabinet qeverisës që aktualisht drejtohet nga Gjuro Macut, i cili, sikurse paraardhësi, është pjesë e Partisë Progresiste Serbe, e themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
    Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e muajve të fundit në Serbi e kanë luhatur seriozisht pushtetin e Vuçiqit.
    “Në Serbi nuk ka qeveri legjitime, por vetëm legale”, shprehet Janjiq, duke shtuar se insistimi i përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kallas, për rinisje të dialogut tani, duket si qasje burokratike, me sloganin “duhet të nisë”.
    “Mirë që ka ardhur [Kallas, në Beograd dhe në Prishtinë], që të shohë se negociuesit me të cilët bisedon janë ‘rrëfim bosh’, dhe të nisë ta përgatisë aparatin e saj dhe veten për një metodologji të negociatave. Në rast të kundërt, do ta humbë mandatin e lehtësueses [së dialogut]”, vlerëson Janjiq.
    Faza e ardhshme e procesit
    Të mërkurën, Vuçiq tha se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së”.
    Por, ai shtoi se ia ka përkujtuar kryediplomates Kallas se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga pala kosovare është “një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog”.
    Gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në procesin e dialogut e ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, por ajo i ka bërë thirrje BE-së që, paraprakisht, “duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.
    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Masat e tilla vazhdojnë të jenë në fuqi.
    Në prill, Kallas bëri me dije se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit.
    Duke iu referuar kësaj deklarate, Hoti shpreh mendimin se nuk ka shumë tema për të cilat mund të bisedohet, kurdo që të rinisë dialogu në Bruksel.
    Sipas tij, problem mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë atë kryesoren, Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit.
    “Fundja, nëse ne kemi në sfond një listë të marrëveshjeve, për të cilat është dhënë pajtimi nga udhëheqjet përkatëse, dhe nuk kemi zbatimin e tyre praktik, vazhdimi i procesit negociues del i panevojshëm, i palogjikshëm, nuk ka racionalitet”, thotë Hoti.
    Ai pret që strategjia e re e Kallasit në fazën e ardhshme të dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, duke ushtruar presion të balancuar tek të dyja palët.
    Edhe Janjiq shpreson që vazhdimi eventual i procesit, kurdo që të ndodhë gjatë mandatit të Kallasit, të mos jetë përsëritje e qasjes së “menaxhimit të konfliktit”, siç ishte, sipas tij, gjatë mandatit të pararendësit të saj, Josep Borrell.
    “Shpresoj që ata [BE-ja] do të mendojnë seriozisht dhe do të nisen rrugës që do ta ndjekin amerikanët. Kjo nënkupton: tavolina të rrumbullakëta, procese të shkurtuara të bisedimeve dhe, më e rëndësishmja, të hapin ‘Zyrën për zbatim’”, shprehet Janjiq.
    “Zyra për zbatim”, sipas tij, do të mbikëqyrte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut, dhe do t’i raportonte BE-së për rezultatet.
    Megjithatë, ai nuk pret që procesi të rinisë deri në fund të këtij viti, pa arritjen e stabilizimit të rrethanave dhe skenave politike në Kosovë dhe në Serbi.
    Marrë nga REL

  • A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

    A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

    Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
    Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.
    Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.
    Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.
    Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re.
    Ndërkaq, Serbia, në muajt e fundit është duke u përballur me protesta të shumta dhe turbullira politike.
    Legjitimiteti i palëve biseduese
    Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu nuk ka kuptim, nëse ai nuk udhëhiqet nga liderë që kanë kredenciale dhe legjitimitet në vendet përkatëse.
    Problematika kryesore, sipas tij, ndërlidhet me faktin se Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë.
    Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dialogu me Serbinë udhëhiqet vetëm nga qeveria e vendit. Ndërkaq, në këtë proces, palën e Serbisë e drejton presidenti i saj.
    “Unë nuk besoj që do të kemi rund apo përpjekje për një takim eventual, të paktën jo për aq kohë sa nuk themelohet qeveria e re në Kosovë”, thekson Hoti.
    Në anën tjetër, pas një incidenti në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar, që i mori jetën 16 personave, autoritetet në Serbi u ballafaquan me protesta për disa muaj.
    Qeveria e atjeshme, e drejtuar nga Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga një kabinet qeverisës që aktualisht drejtohet nga Gjuro Macut, i cili, sikurse paraardhësi, është pjesë e Partisë Progresiste Serbe, e themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
    Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e muajve të fundit në Serbi e kanë luhatur seriozisht pushtetin e Vuçiqit.
    “Në Serbi nuk ka qeveri legjitime, por vetëm legale”, shprehet Janjiq, duke shtuar se insistimi i përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kallas, për rinisje të dialogut tani, duket si qasje burokratike, me sloganin “duhet të nisë”.
    “Mirë që ka ardhur [Kallas, në Beograd dhe në Prishtinë], që të shohë se negociuesit me të cilët bisedon janë ‘rrëfim bosh’, dhe të nisë ta përgatisë aparatin e saj dhe veten për një metodologji të negociatave. Në rast të kundërt, do ta humbë mandatin e lehtësueses [së dialogut]”, vlerëson Janjiq.
    Faza e ardhshme e procesit
    Të mërkurën, Vuçiq tha se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së”.
    Por, ai shtoi se ia ka përkujtuar kryediplomates Kallas se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga pala kosovare është “një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog”.
    Gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në procesin e dialogut e ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, por ajo i ka bërë thirrje BE-së që, paraprakisht, “duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.
    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Masat e tilla vazhdojnë të jenë në fuqi.
    Në prill, Kallas bëri me dije se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit.
    Duke iu referuar kësaj deklarate, Hoti shpreh mendimin se nuk ka shumë tema për të cilat mund të bisedohet, kurdo që të rinisë dialogu në Bruksel.
    Sipas tij, problem mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë atë kryesoren, Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit.
    “Fundja, nëse ne kemi në sfond një listë të marrëveshjeve, për të cilat është dhënë pajtimi nga udhëheqjet përkatëse, dhe nuk kemi zbatimin e tyre praktik, vazhdimi i procesit negociues del i panevojshëm, i palogjikshëm, nuk ka racionalitet”, thotë Hoti.
    Ai pret që strategjia e re e Kallasit në fazën e ardhshme të dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, duke ushtruar presion të balancuar tek të dyja palët.
    Edhe Janjiq shpreson që vazhdimi eventual i procesit, kurdo që të ndodhë gjatë mandatit të Kallasit, të mos jetë përsëritje e qasjes së “menaxhimit të konfliktit”, siç ishte, sipas tij, gjatë mandatit të pararendësit të saj, Josep Borrell.
    “Shpresoj që ata [BE-ja] do të mendojnë seriozisht dhe do të nisen rrugës që do ta ndjekin amerikanët. Kjo nënkupton: tavolina të rrumbullakëta, procese të shkurtuara të bisedimeve dhe, më e rëndësishmja, të hapin ‘Zyrën për zbatim’”, shprehet Janjiq.
    “Zyra për zbatim”, sipas tij, do të mbikëqyrte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut, dhe do t’i raportonte BE-së për rezultatet.
    Megjithatë, ai nuk pret që procesi të rinisë deri në fund të këtij viti, pa arritjen e stabilizimit të rrethanave dhe skenave politike në Kosovë dhe në Serbi./rel

  • “Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri”/ Kryediplomatja europiane, Kallas: Për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së…

    “Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri”/ Kryediplomatja europiane, Kallas: Për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së…

    “Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri për të dyja vendet, për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, është shprehur Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
    Kallas e cila një ditë më parë ka nisur vizitën në Serbi, ndërkaq sot (22 maj) do të jetë në Kosovë e më pas do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se tani është koha për t’u riangazhuar në procesin e dialogut.
    “Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE-së. Dialogu Beograd-Prishtinë është një domosdoshmëri për të ecur përpara. Tani është koha për t’u riangazhuar”, ka shkruar Kallas në X.

  • Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

    Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

    Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas do të vizitojë sot Kosovën. Ajo nisi të mërkurën një tur ballkanik ku vizitoi Serbinë dhe pritet të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut.
    Në një reagim në rrjetet sociale, Kallas u shpreh se do të takohet me qeveritarë të këtyre shteteve dhe shoqëritë civile për të diskutuar mbi rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
    Ajo tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një domosdoshmëri për të ecur përpara drejt kësaj rruge.
    “Dialogu Prishtinë-Beograd është domosdoshmëri për të ecur përpara. Tashmë është koha për t’u riangazhuar”, shkroi ajo në “X”.
    Pikërisht dialogu ishte edhe në fokus të diskutimeve me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit u shpreh pas takimit me Kallas se Serbia është e angazhuar për një dialog konstruktiv nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian, por krijimi i Asociacionit mbetet kusht.
    “I kujtova se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është vetëm një detyrim i dakorduar, por edhe një kusht paraprak për përparim të mëtejshëm në dialogun dhe çdo normalizim të marrëdhënieve,” shkroi Presidenti i Serbisë.
    Sa i përket vizitës në Kosovë, ngërçi institucional që po kalon Prishtina ka bërë që BE-ja në njoftimin për vizitën e përfaqësueses së lartë të mos specifikojë me kë do të zhvillojë takime ajo.
    Ajo çfarë dihet për vizitën e saj në Kosovë është se do të ketë takime me përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile, ndërsa do të mbajë një konferencë për mediat, në zyrën e BE-së në Kosovë.
    Ajo do të vizitojë edhe misionin e BE-së të sundimit të ligjit, EULEX, dhe do të takohet po ashtu edhe me komandantin e KFOR-it. Pas Kosovës, Kallas do të qëndrojë në Shkup.

  • Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

    Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Tirana ka komentuar mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e përparimit konkret dhe të vazhdueshëm në këtë proces.
    Presidenti Macron theksoi se udhërrëfyesi për dialogun është i qartë dhe se Bashkimi Europian ka legjitimitetin për të kërkuar avancime konkrete. Gjatë fjalës së tij ai shtoi se është e domosdoshme që procesi të vazhdojë, për të ruajtur besueshmërinë dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për të dyja palët.
     “Udhërrëfyesi është shumë i qartë. BE është legjitime të kërkojë të ketë avancime konkrete, kemi kaluar shumë kohë me dialog. Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Uroj që dialogu të rinisë javën e ardhshme”, tha Macron.
    Presidenti francez nënvizoi se rinisja e dialogut është shumë e rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër mundësisë së një dialogu të tërthortë, duke theksuar se ky nuk është një hap i duhur përpara.
    “Është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Nuk duhet të lejojmë të vendoset një dialog i tërthortë, nuk është kjo mënyra të ecim përpara,” përfundoi ai.

  • Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

    Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

    Presidenti francez Emannuel Macron i është përgjigjur nga Tirana kritikave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se BE-ja sipas saj po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha se shpreson që javën e ardhshme të nisë dialogu mes dy vendeve, ndërsa përmendi edhe problematikat politike dhe sociale të tyre.

    “Udhërrëfyesi është i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit e Prishtinë  BE kërkon avancime konkrete mbi zgjedhjet komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme mbi çështjet e sigurisë. Duhet të dalë nga kjo përballjeje që bllokon situatën. Uroj që javën e ardhshme të fillojë dialogu me Prishtinë dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime nuk duhet të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë”, u shpreh Macron.

    Një ditë më parë Osmani tha se: “Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së”.

  • Kritikat ndaj BE nga Vjosa Osmani, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

    Kritikat ndaj BE nga Vjosa Osmani, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

    Presidenti francez Emannuel Macron i është përgjigjur nga Tirana kritikave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se BE-ja sipas saj po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha se shpreson që javën e ardhshme të nisë dialogu mes dy vendeve, ndërsa përmendi edhe problematikat politike dhe sociale të tyre.
    “Udhërrëfyesi është i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit e Prishtinë  BE kërkon avancime konkrete mbi zgjedhjet komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme mbi çështjet e sigurisë. Duhet të dalë nga kjo përballjeje që bllokon situatën. Uroj që javën e ardhshme të fillojë dialogu me Prishtinë dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime nuk duhet të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë”, u shpreh Macron.
    Një ditë më parë Osmani tha se: “Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.

  • BE: Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    BE: Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.
    Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa tha se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
    Por, për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), ndonëse kjo deklaratë, siç shprehet ajo, mund të duket si “diçka pompoze e inovative, fatkeqësisht nuk është”.

    Ajo thotë për REL-in se, nga vizita në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, dhe nga bisedat që ka zhvilluar në Bruksel, ka fituar përshtypjen se në bllokun evropian “tendencat janë që dialogu të kthehet sërish në nivel teknik, sepse BE-ja ende e konsideron dialogun teknik 2011-2013 si pjesën më të rëndësishme dhe më të suksesshme” të procesit./ REL

  • Analiza/ Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    Analiza/ Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian paralajmëroi shqyrtimin e mjeteve alternative ndaj dialogut, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa drejt normalizimit të raporteve. Si e shohin njohës në Prishtinë dhe në Evropë rrugën përpara?“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa tha se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.Por, për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), ndonëse kjo deklaratë, siç shprehet ajo, mund të duket si “diçka pompoze e inovative, fatkeqësisht nuk është”.Ajo thotë për REL-in se, nga vizita në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, dhe nga bisedat që ka zhvilluar në Bruksel, ka fituar përshtypjen se në bllokun evropian “tendencat janë që dialogu të kthehet sërish në nivel teknik, sepse BE-ja ende e konsideron dialogun teknik 2011-2013 si pjesën më të rëndësishme dhe më të suksesshme” të procesit.Objektivi i dialogutMegjithatë, sipas Eminit, nuk mund të jetë objektiv i ndërmjetësimit të BE-së normalizimi i raporteve mes dy vendeve, pa pasur qartësi se çfarë realisht nënkupton ai, sa do të zgjasë procesi dhe si do të përfundojë.Emini vlerëson se BE-ja duhet ta përmbyllë procesin e dialogut me një marrëveshje që ka përmbajtje të qartë, e jo ta quajë veten vetëm lehtësuese të procesit dhe të thotë se sheh edhe instrumente të tjera përveç dialogut, për të arritur normalizimin.“Përndryshe, vazhdojmë kështu në mënyrë teknike, njerëzit në BE paguhen të punojnë me ne, ndërsa ne e luajmë derën në rajon dhe i shtyjmë edhe pesë apo dhjetë vjet kështu, derisa të bëhet diçka më e madhe ose të ketë ndërhyrje nga aktorë jashtë BE-së”.Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, pohon se qëllimi përfundimtar, që, sipas tij, është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për një normalizim gjithëpërfshirës, “është harruar” përgjatë procesit, i cili ka nisur më 2011 – fillimisht në nivel teknik, e më pas në atë politik.Ai thotë për REL-in se nga deklarata e Kallasit kuptoi se në BE janë drejt përfundimit të rivlerësimit të politikës sa i përket procesit negociues të lehtësuar nga blloku, për të kuptuar se “çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo në dialog deri më tani”.Një qasje e re ndaj procesitVogel vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të BE-së.Ai konsideron se, fillimisht, duhet të shihet ajo që ka ndodhur në dialog, si dhe qasja që BE-ja ka pasur, e cila, sipas tij, ka qenë “e anuar në favor të Serbisë”.Ndonëse procesi ka prodhuar dy marrëveshje të mëdha – atë të Brukselit më 2013, dhe atë të Ohrit më 2023 – Vogel thotë se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe Serbia, “me tolerimin” e BE-së, nuk ka zbatuar asnjë zotim dhe ka zhvilluar fushatë kundër njohjeve të reja dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.Sipas Vogelit, shefja e re e diplomacisë e BE-së nuk duhet ta lërë “të pandëshkuar” Serbinë për shkak të mospërshtatjes së politikës së jashtme me atë të bllokut. Ai konsideron se ngecja në dialog ka ndodhur pasi BE-ja e ka trajtuar procesin si të ndarë nga politika e tij e jashtme.Edhe Emini mendon se Brukseli duhet ta ndryshojë qasjen në dialog. Sipas saj, vetëm “presioni ndaj Kosovës” – e cila është nën masa ndëshkuese nga BE-ja – nuk mjafton që dialogu të ketë sukses, pasi problemi, për të, qëndron te presidenti Aleksandar Vuçiq në Serbi.Zyrtarët në Kosovë shpesh janë ankuar për një qasje të pabalancuar në dialog, kur lehtësues të tij ishin Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak – figura nga dy shtete brenda bllokut që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.Për Vogelin, nuk ka kuptim që dialogu të rinisë me qasje të njëjtë gjatë mandatit të Kallasit, dhe as nëse Serbia vazhdon të thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën.Ai vlerëson se procesi duhet të riformatohet dhe t’i kthehet objektivit origjinal: të jetë i përqendruar plotësisht në arritjen e një marrëveshjeje finale, e jo të përdoret për menaxhim të krizave.Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve./ REL

  • BE vlerëson reformat e integrimit/ Gonzato: Dialogu social luan një rol të rëndësishëm në kuadër të negociatave

    BE vlerëson reformat e integrimit/ Gonzato: Dialogu social luan një rol të rëndësishëm në kuadër të negociatave

    Në takimin e parë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ Socio-Ekonomik Evropian, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se dialogu social luan një rol të rëndësishëm edhe në kuadër të negociatave.“Dialogu social është pjesë e rëndësishme e kapitullit 3 te negociatave që do të çelet shumë shpejt. BE-në e keni në krah për t’ju ndihmuar me punësimin dhe dialogun social, përmes planit të rritjes që adreson çështjet socio-ekonomike në Shqipëri por në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ambasadori Silvio Gonzato.
    Gonzato përmendi shqetësimet e të rinjve ndër to edhe korrupsioni.“Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar kanë pasiguri për punësimin gjë që sjell dëshirën për të emigruar. Kjo mund të vijë edhe prej punësimit informal ku nuk ju paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet. Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit por edhe korrupsioni sepse mungon një sistem që bazohet tek merita”, tha ambasadori Silvio Gonzato.
    Kryenegociatorja Dhuka, tha se Shqipëria po përgatitet gjithnjë e më shumë për t’u integruar në tregun e punës të BE-së.
    “Në lidhje me dialogun social ne jemi më pranë BE-së se në fusha të tjera. Vendet që janë bërë pjesë e BE-së kanë dëshmuar transformim të madh ekonomiko-social duke rritur cilësinë e jetës dhe standardet për qytetarët e tyre. Rajoni dhe Shqipëria janë vende me moshë të re, në kemi një treg pune të ri në moshë dhe kemi zell për të përqafuar ndryshimet teknologjike dhe mund të sjellim një kontribut shumë të mirë në treguan e punës së BE-së që lidhet me ekonominë digjitale”, tha Majlinda Dhuka.
    Presidenti i komitetit ekonomik dhe social europian Oliver Röpke vlerësoi arritjet e Shqipërisë në reformat.
    “Anëtarësimi në BE duhet të bazohet me merita, por metodologjia duhet të jetë graduale per shtetet kandidate dhe pikërisht këtë kemi bërë dhe komitetin tonë ekonomiko-social. Ne jemi pararojë e kësaj metodologjie në BE me krijimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ,  një organ ky, që jo vetëm do monitorojë, por do të japë dhe këshilla së bashku me institucionet e tjera evropiane për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria”, Oliver Röpke, Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.
    Klan News