Tag: dialog

  • Mesazhi i parë i Papa Leon XIV: Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë!

    Mesazhi i parë i Papa Leon XIV: Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë!

    Robert Prevost është zgjedhur Papa i ri.  Ai do të njihet si Leo XIV.
    Papa Leo XIV ka dalë në ballkonin e Shën Pjetrit, ku ka dhënë edhe mesazhin e tij të parë.Lexo edhe :Related Posts
     “Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju.

    Zoti na do shumë, Zoti na do të gjithëve. Jemi të gjithë në duart e Zotit. Pa frikë dhe të bashkuar, dorë për dore me Zotin mes nesh do të shkojmë përpara. Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë. Faleminderit Papa Françesko. Dua të falënderoj edhe të gjithë vëllezërit kardinalë që më zgjodhën që të jem pasardhës dhe të eci bashkë me ju, duke kërkuar paqe. Të punojmë bashkë dhe pa frikë për të qenë misionar”, tha ai.
    /vizionplus.tv

  • Kryediplomati grek optimist për lidhjet me Turqinë, Gerapetritis: Për herë të parë kemi një dialog të strukturuar mirë

    Kryediplomati grek optimist për lidhjet me Turqinë, Gerapetritis: Për herë të parë kemi një dialog të strukturuar mirë

    Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, ka thënë se mbetet optimist për marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë, duke përmendur komunikimin e përmirësuar dhe të strukturuar midis dy aleatëve të NATO-s.

    “Për herë të parë, ndiej se kemi një dialog shumë të strukturuar mirë. Të dyja palët po punojnë të organizuara për të krijuar një axhendë pozitive”, i tha ai të përditshmes Milliyet në një intervistë të botuar më 3 maj.

    Komentet e tij vijnë ndërsa Turqia dhe Greqia vazhdojnë përpjekjet për të ulur tensionet pas nënshkrimit të Deklaratës së Athinës në vitin 2023. Marrëveshja nisi një proces për të lehtësuar mosmarrëveshjet e shumta midis fqinjëve.

    “Struktura më e fortë e komunikimit që u krijua, krahasuar me të kaluarën më bën më optimist për të ardhmen”, tha ai. “Ne kemi krijuar komunikim të ndërsjellë, të drejtpërdrejtë dhe shumështresor”.
    Kryediplomati grek tha se mban kontakte të rregullta me homologun e tij turk, Ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, dhe vuri në dukje se ministra të tjerë nga të dyja palët janë gjithashtu të angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta.

    “Ajo që kemi arritur në dy vitet e fundit është shumë e rëndësishme. E vlerësoj shumë. Është e rëndësishme të jemi në gjendje të komunikojmë në një nivel besimi të ndërsjellë”, tha ai.

    “Mendoj se kemi bërë përparim të mirë në një periudhë të vështirë për shkak të konflikteve në arenën ndërkombëtare dhe në kontinentin evropian.”

    Gerapetritis tha se, megjithatë, ende nuk është vendosur dialog mbi çështjen e diskutueshme të delimitimit të juridiksionit detar – një pikë kyçe fërkimi.

    “Kjo është padyshim një çështje e ndjeshme për arritjen e paqes dhe prosperitetit afatgjatë në rajonin tonë”, tha ai.

    Gerapetritis tha se planifikon të takohet përsëri me Fidanin në margjinat e një samiti të NATO-s në qytetin jugor turk të Antalyas më 14-15 maj. Ai shtoi se po bëhen përpjekje për të koordinuar një takim të ri midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

    Ministri grek kishte thënë më parë se janë planifikuar edhe angazhime të mëtejshme midis dy vendeve, me një delegacion biznesi grek që do të vizitojë Stambollin më 8-9 maj si pjesë e “axhendës pozitive”.

  • Kina hapet për dialog me SHBA-në mbi luftën tregtare

    Kina hapet për dialog me SHBA-në mbi luftën tregtare

    Pekini ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në bisedime me Shtetet e Bashkuara në lidhje me tensionet tregtare mes dy vendeve. Lajmi është bërë i ditur nga llogaria zyrtare kineze Yuyuan Tantian, e lidhur me transmetuesin shtetëror CCTV, përmes një postimi në rrjetin social Weibo.

    ‘Nëse SHBA-të dëshirojnë të ndërveprojnë me Kinën, për Kinën nuk ka asgjë të keqe në këtë fazë;, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Uashingtoni ka kërkuar nga Pekini nisjen e negociatave për të ulur përshkallëzimin e luftës tregtare.

    Ky reagim vjen si pjesë e një serie sqarimesh pas raportimeve për kontakte telefonike në zhvillim mes dy palëve. Ndërkohë, hapja për dialog është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë.

    Dialogu mund të shënojë një kthesë në marrëdhëniet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, pas muajsh tensionesh dhe tarifash të ndërsjella.

  • OKB thirrje për dialog Pakistanit dhe Indisë, ‘një përplasje do të sillte probleme për rajonin’

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar me forcë sulmin terrorist të ndodhur më 22 prill në Jammu dhe Kashmir, përgjatë bisedave telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Mohammad Shahbaz Sharif, dhe ministrin e jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.

    Guterres theksoi rëndësinë e hetimeve të plota dhe kërkimit të drejtësisë për autorët e sulmit nëpërmjet mjeteve ligjore dhe transparente.

    Ai nënvizoi gjithashtu shqetësimin e tij të thellë për tensionet në rritje mes dy fuqive bërthamore dhe bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm.

    Në këtë kuadër, kreu i OKB-së ofroi shërbimet e tij në mbështetje të çdo përpjekjeje për dialog dhe qetësim të situatës mes dy vendeve, duke theksuar se një përplasje e re do të kishte pasoja tragjike për të gjithë rajonin. Syri.net-Protothema

  • Analiza/ Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    Analiza/ Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

    Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian paralajmëroi shqyrtimin e mjeteve alternative ndaj dialogut, në mënyrë që Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa drejt normalizimit të raporteve. Si e shohin njohës në Prishtinë dhe në Evropë rrugën përpara?“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa tha se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.Por, për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), ndonëse kjo deklaratë, siç shprehet ajo, mund të duket si “diçka pompoze e inovative, fatkeqësisht nuk është”.Ajo thotë për REL-in se, nga vizita në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, dhe nga bisedat që ka zhvilluar në Bruksel, ka fituar përshtypjen se në bllokun evropian “tendencat janë që dialogu të kthehet sërish në nivel teknik, sepse BE-ja ende e konsideron dialogun teknik 2011-2013 si pjesën më të rëndësishme dhe më të suksesshme” të procesit.Objektivi i dialogutMegjithatë, sipas Eminit, nuk mund të jetë objektiv i ndërmjetësimit të BE-së normalizimi i raporteve mes dy vendeve, pa pasur qartësi se çfarë realisht nënkupton ai, sa do të zgjasë procesi dhe si do të përfundojë.Emini vlerëson se BE-ja duhet ta përmbyllë procesin e dialogut me një marrëveshje që ka përmbajtje të qartë, e jo ta quajë veten vetëm lehtësuese të procesit dhe të thotë se sheh edhe instrumente të tjera përveç dialogut, për të arritur normalizimin.“Përndryshe, vazhdojmë kështu në mënyrë teknike, njerëzit në BE paguhen të punojnë me ne, ndërsa ne e luajmë derën në rajon dhe i shtyjmë edhe pesë apo dhjetë vjet kështu, derisa të bëhet diçka më e madhe ose të ketë ndërhyrje nga aktorë jashtë BE-së”.Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, pohon se qëllimi përfundimtar, që, sipas tij, është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për një normalizim gjithëpërfshirës, “është harruar” përgjatë procesit, i cili ka nisur më 2011 – fillimisht në nivel teknik, e më pas në atë politik.Ai thotë për REL-in se nga deklarata e Kallasit kuptoi se në BE janë drejt përfundimit të rivlerësimit të politikës sa i përket procesit negociues të lehtësuar nga blloku, për të kuptuar se “çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo në dialog deri më tani”.Një qasje e re ndaj procesitVogel vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të BE-së.Ai konsideron se, fillimisht, duhet të shihet ajo që ka ndodhur në dialog, si dhe qasja që BE-ja ka pasur, e cila, sipas tij, ka qenë “e anuar në favor të Serbisë”.Ndonëse procesi ka prodhuar dy marrëveshje të mëdha – atë të Brukselit më 2013, dhe atë të Ohrit më 2023 – Vogel thotë se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe Serbia, “me tolerimin” e BE-së, nuk ka zbatuar asnjë zotim dhe ka zhvilluar fushatë kundër njohjeve të reja dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.Sipas Vogelit, shefja e re e diplomacisë e BE-së nuk duhet ta lërë “të pandëshkuar” Serbinë për shkak të mospërshtatjes së politikës së jashtme me atë të bllokut. Ai konsideron se ngecja në dialog ka ndodhur pasi BE-ja e ka trajtuar procesin si të ndarë nga politika e tij e jashtme.Edhe Emini mendon se Brukseli duhet ta ndryshojë qasjen në dialog. Sipas saj, vetëm “presioni ndaj Kosovës” – e cila është nën masa ndëshkuese nga BE-ja – nuk mjafton që dialogu të ketë sukses, pasi problemi, për të, qëndron te presidenti Aleksandar Vuçiq në Serbi.Zyrtarët në Kosovë shpesh janë ankuar për një qasje të pabalancuar në dialog, kur lehtësues të tij ishin Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak – figura nga dy shtete brenda bllokut që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.Për Vogelin, nuk ka kuptim që dialogu të rinisë me qasje të njëjtë gjatë mandatit të Kallasit, dhe as nëse Serbia vazhdon të thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën.Ai vlerëson se procesi duhet të riformatohet dhe t’i kthehet objektivit origjinal: të jetë i përqendruar plotësisht në arritjen e një marrëveshjeje finale, e jo të përdoret për menaxhim të krizave.Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve./ REL

  • Berisha thirrje për shkarkimin e VPN për akses në TikTok, Rama: Mos e bëni është e rrezikshme! Jemi në dialog me kompaninë…

    Berisha thirrje për shkarkimin e VPN për akses në TikTok, Rama: Mos e bëni është e rrezikshme! Jemi në dialog me kompaninë…

    Nga shkolla “Besnik Sykja” në Tiranë, kryeministri tha se përmes AKSH-it dhe ministrisë së Arsimit qeveria ka hyrë në diskutime me kompaninë e tik tok, duke i kërkuar atyre më shumë filtra.
    Rama: Më vjen mirë që tik tok është mbyllur dhe nxënësve ju kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë shumë negative që i qëndronte mbi kokë 24 në 24. Përsëris për të gjithë dhe mirë është që mësuesit tua thonë prindërve dhe nxënësve që përpjekja për të instaluar tik tok duke përdorur VPN të lira është shumë e rrezikshme sepse ato e bëjnë telefonin plotësisht të grabitshim me të gjitha të dhënat që ka brenda. Kështu që prindërit duhet
    Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë përmes AKSH-it dhe ministrisë se Arsimit dhe kemi kërkuar nga kompania që nëse do që të ketë akses në Shqipëri duhet të na paraqesë një propozim të besueshëm dhe bindes për një numër të caktuar filtrash për fëmijët tanë dhe një program specifik për të stimuluar mësimin, mësimin e shkencës, matematikës etj. Ndërkohë që duihet të na garantojë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme. Kompania e ka marrë seriozisht dhe në ka premtuar se do ta na i paraqesë këtë propozim. Çfarë kompania do të na ofrojë do të duhet të ndahet me mësuesit dhe prindërit. Shpresoj që në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë dhe ne do rikthehemi tej ju dhe do ti ndajmë këto të dhëna që do marrim nga propozimi i kompanisë.