Tag: dialog

  • Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

    Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave në gjithë vendin.

    Në një intervistë, Vuçiç ka thënë se Qeveria në Beograd vazhdon të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht, siç ka thënë ai, refuzimit të protestuesve për t’i pranuar ofertat e tij për debat publik.
    “Kjo nuk është thirrja ime e parë. U kam ofruar atyre debat të hapur televiziv. Kam qenë i gatshëm të diskutoj publikisht, sepse besoj që biseda dhe dialogu nuk kanë alternativë”, ka thënë mes tjerash Vuçiç.

    Ai ka shtuar se oferta e tij është valide “derisa ta pranojnë, sepse një ditë do t’iu duhet të flasin me dikë”.
    Disa prej studentëve në bllokadë, që i udhëheqin protestat, e kanë refuzuar paraprakisht ftesën e Vuçiçit, duke thënë se do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, kur ai t’i shpallë zgjedhjet dhe t’iu plotësohen të gjitha kërkesat.
    Studentët, dhe qytetarët që i mbështesin ata, kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për 16 personat e vdekur si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar.
    Protestuesit kërkojnë edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, kërkesë e refuzuar nga Qeveria.
    Vuçiç ka thënë se ka ofruar shpalljen e zgjedhjeve “të paktën tri herë në gjashtë muajt e fundit”, përfshirë referendumin për mandatin e tij presidencial, “por që të gjitha ofertat janë kundërshtuar”.
    “Kemi shumë punë, shumë punë për të bërë. Nuk mund të ketë zgjedhje gjithë kohën. Ata tani thonë se gjëja e vetme që duam janë zgjedhjet”.
    Ai ka shtuar se do të jetë president edhe për një vit, një vit e gjysmë, dhe që një president i ri do të zgjidhet më pas.
    Aksidenti në Novi Sad i ka ngritur dilemat për një sistem shtetëror të korruptuar. Protestuesit pretendojnë se shembja e strehës është rezultat direkt i ndërtimit të dobët.
    “Korrupsioni është kthyer në temën kryesore dhe është e lehtë të shprehësh pakënaqësinë, edhe kur nuk është temë”, është shprehur Vuçiç.
    “Serbia do ta ndjekë rrugën evropiane”
    Vuçiç ka thënë se e ka prioritet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
    “Për aq kohë sa të jem udhëheqës shtetëror, Serbia do të ndjekë rrugën evropiane, e përkushtuar dhe e vendosur për t’i kryer reformat e nevojshme”, ka thënë ai.
    I pyetur për marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, Vuçiç ka thënë se ata kanë raport korrekt dhe që presidenti rus është “gati për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një marrëveshje të paqes”.
    Vuçiç ka thënë se do të ishte i kënaqur nëse do të ishte nikoqir i një takimi mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenky në Beograd, për ta diskutuar paqen, nëse palët e pëlqejnë këtë ide.
    Serbia synon anëtarësimin në BE dhe e ka statusin e vendit kandidat, mirëpo mban edhe raporte të mira me Moskën, për çka është kritikuar disa herë nga Perëndimi./REL

  • Rubio pret ministrin e Jashtëm serb në Uashington, dialog strategjik SHBA-Serbi

    Rubio pret ministrin e Jashtëm serb në Uashington, dialog strategjik SHBA-Serbi

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, priti sot në Uashington ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim ku u diskutua nevoja për uljen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.Sipas një deklarate të lëshuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, Rubio dhe Gjuriq u ndalën veçanërisht në zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit rajonal si bazë për rritjen ekonomike dhe sigurinë afatgjatë.“SHBA është e përkushtuar për marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë, që i shërbejnë qytetarëve tanë dhe interesave tona”, thuhet në deklaratë.Në përfundim të takimit, të dy palët ranë dakord që gjatë këtij viti të zhvillohet një dialog strategjik SHBA-Serbi, me qëllim thellimin e lidhjeve në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.Ky është një nga takimet e nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe serbë, që vjen në një moment të ndjeshëm për zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon. SHBA ka theksuar vazhdimisht mbështetjen për stabilitetin në Ballkan dhe nevojën për dialog të qëndrueshëm mes vendeve të rajonit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, priti sot në Uashington ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim ku u diskutua nevoja për uljen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.Sipas një deklarate të lëshuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, Rubio dhe Gjuriq u ndalën veçanërisht në zhvillimet në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit rajonal si bazë për rritjen ekonomike dhe sigurinë afatgjatë.“SHBA është e përkushtuar për marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë, që i shërbejnë qytetarëve tanë dhe interesave tona”, thuhet në deklaratë.Në përfundim të takimit, të dy palët ranë dakord që gjatë këtij viti të zhvillohet një dialog strategjik SHBA-Serbi, me qëllim thellimin e lidhjeve në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.Ky është një nga takimet e nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe serbë, që vjen në një moment të ndjeshëm për zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon. SHBA ka theksuar vazhdimisht mbështetjen për stabilitetin në Ballkan dhe nevojën për dialog të qëndrueshëm mes vendeve të rajonit.

  • Sorensen takon Osmanin e Kurtin, i dërguari i BE: Kriza politike po vonon procesin e dialogut

    Sorensen takon Osmanin e Kurtin, i dërguari i BE: Kriza politike po vonon procesin e dialogut

    I dërguari i posacëm për dialogun Kosovë-Serbi Sorensen ka vizituar Prishtinën.

    Ai u takua fillimisht me presidenten e kosovës vjosa osmani dhe me pas më kryeministrin në detyrë albin kurti.
    Pas diskutimeve I derguari I BE-së ka deklaruar se fokusi ka qënë Marrveshja e Ohrit dhe situata në veri te vendit.  Ai ka paralajmëruar vonesa në dialog për shkak të mos formimit ende të institucioneve në Kosovë.

    “Sapo pata takim me  kryeministrin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, jam këtu për shkak të mandatit tim, për të diskutuar se si ta implementojmë Marrëveshjen e Ohrit, sepse situata politike këtu nënkupton që gjërat mund të marrin më shumë kohë. Kështu që ky është një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu.”
    Megjithatë sorensen theksoi se dialogu mes dy vendeve është gjallë dhe ende aktiv.
    Më herët në një njoftim zyrtar të presidencës së Kosovës Osmani i ka kërkuar emisarit Sorensen, që procesi negociues në Bruksel të jetë i drejtë, i paanshëm dhe me objektiva të qarta.
    “Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë e të paanshëm, duke përcaktuar objektiva të qarta, gjë që do të kontribuonte po ashtu në avancimin e paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit në tërësi. Ajo e falënderoi zotin Sorensen për rolin dhe angazhimin e tij të deritanishëm për një dialog parimor dhe të bazuar në trajtimin e barabartë të palëve.”
    Bisedimet vijnë në kohën kur serbia ka paralajmëruar se nuk mund të ketë dialog me kosovën, për normalizimin e raporteve, pa lirimin e një zyrtari të zyrës për kosovën në qeverinë serbe.
    Raundi i fundit i dialogut mes prishtines dhe beogradit i ndërmjetësuar nga be u mbajt më 10 qershor.
    Pas këtij takimi mes kryenegociatorëve të dy vendeve, sorensen deklaroi se po bëheshin përgatitje për një takim të nivelit të lartë.
    /vizionplus.tv

  • “Duam dialog me qeverinë”/ Mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak

    “Duam dialog me qeverinë”/ Mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak

    Në këtë tubim mori pjesë edhe Zef Vladi, banor i Shalës, i cili foli për rëndësinë historike dhe kulturore të kullave të Thethit, duke theksuar se ato janë të ndërtuara me djersë dhe mbrojtur me gjak.
    Në ditën e 7-të të aksionit të nisur nga qeveria për shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit organizuan një tubim para kishës së fshatit, ku kërkuan ndalimin e aksionit dhe nisjen e një dialogu të drejtpërdrejtë me autoritetet. Ai e cilësoi të paarsyeshme shembjen e këtyre objekteve, duke kërkuar që të hapet një dialog dhe jo shkatërrim.
    “I kam bërë thirrje qeverisë që të ndalojë aksionin, sepse nuk është e arsyeshme. Ne e dimë që disa ndërtime kanë pasur gabime dhe nuk duhej të ishin lejuar, por ato janë ndërtuar me mundin dhe sakrificat tona.
    Këto shtëpi janë më shumë se thjesht objekte, ato janë pjesë e historisë sonë, të mbrojtura me djersë e gjak”, tha Vladi, duke theksuar se pas kësaj proteste, kërkohet vetëm një mundësi për dialog dhe marrëveshje.
    Në fjalën e tij, ai theksoi solidaritetin e banorëve të Thethit me ata nga Dajti, Puka dhe Dukagjini, të cilët kanë shprehur mbështetje për ta dhe kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.
    Zef Vladi e krahasoi këtë situatë me periudhën e luftës në Kosovë, duke përmendur faktin se edhe kur shqiptarët janë përballur me sfida të mëdha, ata kanë mbrojtur me çdo kusht tokën dhe kulturën e tyre.
    “Ne jemi ata që kemi mbrojtur këtë tokë. Ata janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme që tani dikush të hyjë dhe të shkatërrojë. Duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Jemi vëllezër, duhet të gjejmë një zgjidhje paqësore”, shtoi ai.
    Banorët e Thethit kërkuan që të hapet një dialog konstruktiv me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, duke theksuar se ata janë të gatshëm për të bashkëpunuar, por jo për të lejuar shkatërrimin e pasurisë dhe identitetit të tyre kulturor.

  • “Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Duam dialog!

    “Kullat i kemi mbrojtur me gjak”, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Duam dialog!

    Kuvendi i Burrave të Shalës janë mbledhur për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot.
    Ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.
    Në përfundim të kuvendit, burrat janë shprehur njëzëri se si do të shkojë çështja e Thethit. Sipas tyre pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të gëzojë kurrë qoftë edhe një centimetër tokë.
    Pleqtë i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulet në dialog me banorët, për të gjetur zgjidhje të arsyeshme dhe të qëndrueshme. Ata kërkojnë që respektohet e drejta zakonore qe siç duket e ruajnë me fanatizëm por siç shprehen ata kjo edhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore të kësaj zone unike.
    Ndërkohë, në Kishën e Thethit është zhvilluar mesha e së dielës, ku Dom Kastriot Demaj ka përcjellë një mesazh paqeje dhe reflektimi për të gjithë si për banorët ashtu edhe për autoritetet shtetërore.
    Zef Vladi, banor i Shalës, tha se kullat e Thethit janë ndërtuar me djersë e janë mbrojtur me gjak, ndërsa i kërkoi qeverisë të mos shkatërrojë, por të dialogojë me banorët. Vladi theksoi gjithashtu se këto kulla janë bërë me djersë dhe mbrojtur me gjak.
    “Kam bërë thirrje qeverisë për të ndërprerë aksionin se nuk është e arsyeshme. U kam bërë thirrje se ata i kanë gabimet, i kanë parë me sytë e vet që janë bërë, nuk duhet të ishin lejuar të bëheshin. Ato shtëpitë tona nuk janë prish akoma, por do tu vijë dita. Duhet me vlerësuar si tek familja ime.
    Edhe në Kosovë kur serbi ka ardh, atje u derdhte gjak, edhe zemra e shqiptarëve derdhte gjak. Anë e mbanë botës, gjithë dukagjini, Puka, më kanë shkruar që jemi me ju, por gjithmonë duke kërkuar të drejtat tona. Ne jemi ata që e kemi mbrojtur këtë tokë. Këto kulla janë bërë me djersë e larë me gjak, i kemi mbrojtur me gjak. Nuk është e arsyeshme as shteti, as kurrkush me ardhur me hy në tokat tona, tokat shekullore.
    Ku sot i ke pa tapi. Të ulemi të bisedojmë, jo të shkatërrojmë. Jemi vëllezër, nuk është e arsyeshme. Po del populli në rrugë të madhe, jemi për paqe, por duhet të bisedojmë, kërkoj dialog me ta. Të vijnë këtu, përse shembin, jemi vëllezër”, tha Zef Vladi.
    Kuvendi i Burrave, në Malësitë e Veriut, është një institucion shekullor që funksionon sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke vendosur drejtësi, pajtim dhe vendime kolektive në bazë të fjalës së dhënë e nderit të burrave të maleve.

  • Tarifat amerikane, Meloni thirrje për dialog: Të shmangim polarizimin tregtar me SHBA-të

    Tarifat amerikane, Meloni thirrje për dialog: Të shmangim polarizimin tregtar me SHBA-të

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ndaj krizës së re tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe fokus tek negociatat.
    Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj pas publikimit të letrës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku shpallen tarifat 30% për produktet evropiane të importuara në SHBA, Meloni thekson nevojën për dialog të hapur dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm.
    “Është jetike të mbetemi të përqendruar në negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe të shmangim polarizimin e mëtejshëm,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kryeministrisë italiane.
    Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, Meloni shpreh besimin se mund të arrihet një “marrëveshje e drejtë” mes BE-së dhe SHBA-së, që do të përmbushë interesat e të dyja palëve pa nevojën e përshkallëzimit të konfliktit tarifor.
    Roma konfirmon gjithashtu mbështetjen e saj të plotë për qasjen e Komisionit Evropian në menaxhimin e kësaj krize.
    Në deklaratë theksohet se Italia qëndron në krah të përpjekjeve të Brukselit për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme përmes kanaleve diplomatike dhe negociuese.
    Reagimi i Melonit vjen në një moment kritik për marrëdhëniet transatlantike, pasi shumë vende anëtare të BE-së po shqyrtojnë opsione të mundshme për kundërmasa ndaj vendimit të njëanshëm të administratës Trump, që kërcënon të godasë rëndë sektorë kyç të ekonomisë evropiane, përfshirë industrinë automobilistike, farmaceutike dhe bujqësore.

  • Plani i Kurtit për ndërtimin e urave në Mitrovicë, BE kërkon koordinim dhe dialog

    Plani i Kurtit për ndërtimin e urave në Mitrovicë, BE kërkon koordinim dhe dialog

    Bashkimi Evropian ka kërkuar që për çfarëdo projekti të infrastrukturës mes jugut dhe veriut të Mitrovicës të ketë koordinim dhe dialog me të gjitha komunitetet përkatëse. BE-ja e dha këtë deklaratë pas vendosjes së gurthemeleve për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër dhe pas testimeve që BE-ja ka bërë në urën ekzistuese e cila vazhdon të mbetet e mbyllur për trafik të automjeteve.
    “Ndërtimi i dy urave të reja është një zhvillim i cili ka rëndësi edhe praktike edhe politike. Çfarëdo projekti i infrastrukturës mes veriut dhe jugut në Mitrovicë kërkon një koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve përkatëse”, thuhet në një përgjigje të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën përgjigje thuhet se është thelbësore që projektet e tilla të reflektojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale. Bashkimi Evropian ka përsëritur atë që ka thënë edhe më herët se i ka kryer testimet për vlerësimin e urës mbi lumin Ibër por se këto testime “nuk sinjalizojnë ndonjë ndryshim të status quos”.
    “BE-ja është duke kryer momentalisht vlerësimin rutinor struktural të urës dhe të studimit planifikues urban të zonës rreth saj duke pasur parasysh kohën që ka kaluar nga revitalizimi i urës në Mitrovicë. Autoritetet e Kosovës ishin të informuara paraprakisht në mënyrë të duhur. Ky vlerësim nuk sinjalizon asnjë ndryshim të status quos, por ka për qëllim të sigurojë që cilido vendim rreth së ardhmes së urës do të jetë në bazë e informatave më të fundit, të sakta dhe të dhënave objektive teknike. BE-ja është duke u koordinuar për të afërmi me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me të ardhmen e urës”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

  • Papa Leoni XIV nga Sheshi i Shën Pjetrit : Të lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë e në mbarë botën

    Papa Leoni XIV nga Sheshi i Shën Pjetrit : Të lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë e në mbarë botën

    Në Sheshin e Shën Pjetrit, para lutjes mariane, Leoni XIV ftoi për dialog kushtuar paqes në Mianmar, kujtoi pothuajse 200 viktimat e dhunës në Nigeri e famullitarin e vrarë nga një bombardim në Sudan, ku u kërkon luftëtarëve të ndalen, të mbrojnë civilët dhe të fillojnë një dialog për paqen, ndërsa bashkësisë ndërkombëtare, të japë “së paku ndihmën jetike për popullsinë e prekur nga kriza e rëndë humanitare”.
    Bota e sotme ka shumë nevojë për mënyra ndërtimtare të paqes, si sporti, “shkollë respekti dhe besnikërie, që zhvillon kulturën e takimit dhe të vëllazërisë”. Stil jete, që duhet praktikuar me vetëdije, “duke kundërshtuar çdo formë dhune dhe shtypjeje”. Kështu u shpreh Papa Leoni XIV para lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë e mijëra besimtarëve të mbledhur pa pyetur fare për vapën e madhe të verës, duke kujtuar, më pas, edhe konfliktet e shumta të armatosura në botë:

    Në Mianmar, pavarësisht armëpushimit, luftimet vazhdojnë, me dëme në infrastrukturën civile. I ftoj palët të ndjekin rrugën e dialogut të përgjithshëm, ​​i vetmi që mund të çojë në zgjidhje paqësore e të qëndrueshme.
    Masakra e tmerrshme në Nigeri, 200 viktima ndërmjet të zhvendosurve
    Papa Prevost kujtoi më pas masakrën e tmerrshme, në të cilën rreth 200 persona u vranë “me mizori ekstreme” në Nigeri, natën ndërmjet 13 dhe 14 qershorit, në qytetin Yelwata, në zonën administrative lokale të Gouma-s, në shtetin e Benue. Shumica e tyre – kujtoi me dhimbje – ishin njerëz të zhvendosur brenda vendit, të strehuar nga misioni katolik lokal.
    Lutem që siguria, drejtësia e paqja të mbizotërojnë në Nigeri, vend i dashur e tejet i prekur nga forma të ndryshme dhune. E lutem në mënyrë të veçantë për bashkësitë fshatarake të krishtera të shtetit të Benue, vazhdimisht viktima të dhunës.
    Në Sudan vdes një famullitar: thirrje për ndihmë humanitare
    Leoni XIV kujtoi, më pas, Republikën e Sudanit, “të shkatërruar nga dhuna për më shumë se dy vjet”. E edhe vdekjen e Atë Luke Jumu, famullitar i El Fasher, viktimë e një bombardimi.
    Ndërsa siguroj lutjet e mia për të dhe për të gjitha viktimat, përsëris thirrjen drejtuar luftëtarëve që të ndalen, të mbrojnë civilët dhe të angazhohen në dialog për paqen. I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i shtojë përpjekjet për t’i ofruar të paktën ndihmesën kryesore popullsisë, të prekur rëndë nga kriza humanitare. Të vazhdojmë të lutemi për paqen në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në mbarë botën!
    Lumnimi i Floribert, dëshmitar shprese për të rinjtë
    Në përfundim Papa kujtoi se sot pasdite, në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, do të shpallet i Lum Floribert Bwana Chui, martir i ri kongolez:
    U vra në moshën njëzet e gjashtë vjeç sepse, si i krishterë, kundërshtoi padrejtësinë dhe mbrojti të vegjlit e të varfrit. Dëshmia e tij u jep guxim dhe shpresë të rinjve të Republikës Demokratike të Kongos dhe të gjithë Afrikës!
    R.SH. / Vatikan

  • Bislimi: Parashihej takim trepalësh në Bruksel, pala serbe hasi në probleme

    Bislimi: Parashihej takim trepalësh në Bruksel, pala serbe hasi në probleme

    Kryengociatori kosovar për dialog, Besnik Bislimi, pas takimit të mbajtur në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ishte takimi i parë në formë bilaterale me Sorensen-in që nga emërimi i tij në këtë pozicion.Bislimi ka thënë se ishte paraparë që sot të mbahej një takim trelateral, por ekipi i Serbisë ka hasur në vonesa për arritjen në Bruksel.“Ka qenë i paraparë edhe një trilateral, por ky nuk ka mundur të ndodhë për shkak se kanë ndodh komplikime me ekipin e Serbisë, i cili nuk ka arrit në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë apo diçka të ngjashme”, ka deklaruar ai.Bislimi ka theksuar se është njoftuar me qasjen që Sorenseni mendon që ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, qoftë edhe në takimet e larta ku pastaj udhëhiqen nga Kallas, dhe pastaj në takimin bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat besojmë se është shumë me rëndësi që sa më shpejt të kemi përgjigje nga Brukseli apo zgjidhje.“Për shembull kemi rastin e menaxhimit të integruar të kufirit ku ka mungesa të mëdha nga ana e Serbisë si në përmbushjen e obligimeve të tyre për shembull në tri pika kufitare që ata është dashur të ndërtojnë, ose në përgjigje ndaj propozimeve tona që në Bujanoc, për shembull në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë të hapen pika sezonale gjatë kohës kur ka më shumë udhëtarë që kthehen edhe nga diaspora, por edhe për problemet që kemi në këtë fushë me njohjen e certifikatave fitosanitare edhe atyre veterinare dhe pengesave që iu bën Serbia. Pastaj ngritëm temën e kostove shumë të mëdha që po lindin nga mosfunksionalizimi i linjave të interkoneksionit mes Kosovës dhe Serbisë, që janë obligime të pa përmbushura të Serbisë në kuadër të implementimit të marrëveshjes së energjisë. Treguam se deri në çmasë janë humbjet që ka Kosova në baza vjetore nga kjo dhe barrierat që në vazhdimësi Serbia në mënyrë artificiale po i vendos”, ka deklaruar ai.Bisilim ka theksuar se është diskutuar edhe për një proces shumë të rëndësishëm, për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes ndihmave për fermerët e vegjël, të cilat i ka blloku Serbia në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.“Kërkuam një përgjigje sa më të shpejtë për zhbllokimin e këtyre mjeteve. Folëm edhe për fushatën dezinformuese që Serbia e ka nisur në shumë fronte me qëllim të dezinformimit të partnerëve ndërkombëtarë por edhe mbajtjes së lartë të presionit tek qytetarët serb në Kosovë dhe tema të tjera të ngjashme”, ka theksuar ai.Duke komentuar ndikimin nnë dialogë të situatës në të cilën ndodhet Kosova, ku ende nuk janë krijuar institucionet e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bislimi ka thënë se ka vështirësi për arsye se nuk mund të mbahen takime të nivelit të lartë, por megjithatë janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë.“Mendoj që nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”, ka theksuar Bislimi.Bislimi takon Sorensenin, nesër pritet edhe Petkoviq në BrukselKryengociatori kosovar për dialog, Besnik Bislimi, po zhvillon takim me emisarin evropian për dialog Peter Sorensen.Një takim të ngjashëm do ta zhvillojë nesër edhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq.Zëdhënësi i BE-së, Anouar El Anouni, ka konfirmuar se janë këto dy takime të organizuara nga përfaqësuesi i larte i BE-se për dialog Peter Sorensen ne nivel kryenegociatorësh./RTK

  • “Nga bohemizmi te përjetësia”! Ekspozohen në COD veprat e mëdha të artit pamor

    “Nga bohemizmi te përjetësia”! Ekspozohen në COD veprat e mëdha të artit pamor

    “Nga bohemizmi te përjetësia”, është ekspozita që sjell në vendin tonë si rrallë herë vepra të njohura nga Arti Modern, Fovizmi, Art Deco e Avant-Garde, me krijimet të artistëve të mëdhenj të artit botëror.

    Koleksioni i rrallë, që vjen në Qendrën për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Fondacionin MTA dhe ambasadën e Izraelit pasqyron ndërgjegjen kolektive të epokës, stilin e jetës dhe momentin historik, në Evropën Perëndimore dhe Lindore e më gjerë.
    “Janë mjeshtrat më të mëdhenj të modernizimit përgjatë viteve 1900-1970, aty ku ajka e artit botëror dhe lëvizjet më të mëdha të artit filluan në kryeqytetin e artit siç ishte Parisi”, shprehet Jetona Koçobelli, Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim.
    Në ekspozitë qëndron madhështore një vepër e njohur e Amedeo Modiglianit, një nga artistët impresionistë më të njohur në Francë, piktor i emocioneve, i thjesht dhe elegant.
    “Modigliani paraqitet me këtë portret Annie Bjarne, një vajzë të re suedeze që vinte në Paris si studente. Ai e pa në Cafe de la Rotonde d, ku takoheshin artistët dhe i kërkoi të ishte modele për pikturën  e tij. Në pikturë ka detaje që e dallojnë Modiglianin si volumi i trupit, qafa e gjatë, forma e fytyrës inspirohej nga maskat afrikane si dhe buzët e hunda e vogël”, shprehet Danileja Ucovic, kuratorja e ekspozitës.
    Skulpturat zënë gjithashtu një vend të veçantë në koleksion, duke filluar me bronzin e bukur Vallëzuesja e Vogël Katërmbëdhjetëvjeçare, e veshur me tutu prej pëlhure, nga Edgar Degas.
    “Në këtë skulpturë është një vajzë belge që debutoi në Operas pariziene. Dega u impresionua aq shumë nga paraqitja e saj sa bëri 100 matje të trupit të saj për të bërë një krijim kaq perfekt”, shton më tej Ucovic.
    “Nga bohemizmi te përjetësia” do të qëndrojë e hapur në COD në Kryeministri për dy javë, si një ftesë për t’u njohur me disa nga artistët më të famshëm të artit pamor.

    Top Channel