Tag: dhurata

  • 3 mijë dhurata për fëmijët e Mokrës, Librazhdit dhe Përrenjasit nga Gjermania

    3 mijë dhurata për fëmijët e Mokrës, Librazhdit dhe Përrenjasit nga Gjermania

    Një shoqatë gjermane ka dorëzuar pako me dhurata për fëmijët e zonave malore të Mokrrës, Përrenjasit dhe Librazhdit. Një prej përfaqësueseve të shoqatës gjermane shprehet e lumtur që ideja për të ndihmuar fëmijët e këtyre zonave në Shqipëri tashmë është bërë realitet.
    Për shumë fëmijë të zonave të thella, këto pako janë jo vetëm dhurata, por edhe një kujtesë se dikush mendon për ta në prag të festave.

    “Njoh miq gjermanë dhe shqiptarë që prej 20 vitesh ndihmojnë Shqipërinë. Më pëlqeu ideja për të ndihmuar njerëzit këtu. Shqipëria ka kaluar periudha të vështira dhe unë dua të kontribuoj.

    Mundohemi të krijojmë lidhje me banorët për të kuptuar nevojat e tyre dhe duam të tregojmë se Krishtlindja nuk është vetëm festë, por një ndjenjë që duhet përcjellë sidomos te ata që nuk festojnë dot”, thotë, Sabina Becker.

  • Dhurata e Elvanës për festa

    Dhurata e Elvanës për festa

    Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 20:01
    Elvana Gjata ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i mbyllur festat e këtij viti. Ajo paralajmëroi 33 këngë të ndara në tre pjesë përmes albumit “Trilogji”, ka qenë më e tërhequr se zakonisht muajt e fundit.
    Edhe pse pritjet ishin që pjesa e dytë të publikohej brenda vitit, probleme personale bënë që projekti të shtyhej. Nga ajo pjesë doli vetëm kënga “Ego”, e publikuar më 29 korrik, e cila nuk arriti suksesin tipik të Elvanës, duke mbledhur rreth 700 mijë shikime në tre muaj, një shifër dukshëm më e ulët krahasuar me projektet e saj të zakonshme me miliona klikime.
    Por për fansat ka lajme të mira. Elvana po planifikon që pjesën e dytë ta publikojë si dhuratë festive pas disa javësh, duke e kthyer fundvitin në një moment rikthimi të shumëpritur. Nëse planet e saj finalizohen, publiku do të ketë një arsye më shumë për të festuar këtë sezon: një kapitull të ri muzikor nga një prej artisteve më të mëdha të skenës shqiptare.

  • Tortë më numrin 6 dhe…/ Rama surprizon zyrtarët e BE-së, ja dhurata e veçantë

    Tortë më numrin 6 dhe…/ Rama surprizon zyrtarët e BE-së, ja dhurata e veçantë

    Pas hapjes së grupkapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama surprizoi komisioneren Marta Kos dhe ministren e Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, me një festë simbolike në Bruksel.
    Në fund të fjalimeve, ata festuan me një tortë me numrin 6, që përfaqëson hapjen e 6 grupkapitujve. Duke shprehur mirënjohje, Rama dhuroi dy zyrtareve të larta të BE-së nga një shishe verë autentike shqiptare, me skicat e realizuara prej tij. Kryeministri u shpreh se do të ishte e padrejtë të frynte qiririn pa i përfshirë në këtë festë të veçantë.
    Marta Kos u shpreh se: “Çelja e të gjashtë grupkapitujve është deklarata më e fortë e angazhimit tuaj personal i dashur Edi. Jemi të dy fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin tonë. Keni ecur shumë larg. Le të sigurohemi që liria të qëndrojë dhe populli juaj të jetë i lirë në një Evropë të lirë. Kjo është puna që ne presim të përfundoni. Duhet të festojmë. 6 grup kapituj të hapur, është diçka për tu kremtuar, urime Shqipëri”, tha ajo.
    “Kur vjen puna për grup kapitujt, mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot”, tha kryeministri Edi Rama.

  • Veteranët e UÇK i japin Manastirliut dy dhurata për kryeministrin Rama, për mbështetjen e protestës

    Veteranët e UÇK i japin Manastirliut dy dhurata për kryeministrin Rama, për mbështetjen e protestës

    Në mes të protestës masive “Liria ka emër” në Sheshin “Skënderbej”, Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer një veprim simbolik në drejtim të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
    Nëpërmjet, Ogerta Manastirliut, veteranët i kanë dërguar Ramës dy dhurata. Këto dhurata erdhën si falënderim për “mbështetjen dhe reklamimin” që Kryeministri i bëri këtij tubimi, i cili mbahet në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të cilët gjykohen në Hagë.
    Veterani Agim Pllashaniku ishte ai që i dorëzoi personalisht Manastirliut dy objektet:
    Një pllakatë me mbishkrim falënderues.
    Një portret të Kryeministrit Edi Rama.
    Ky gjest thekson mbështetjen nga qeveria shqiptare ndaj veteranëve të UÇK-së dhe çështjes së ish-krerëve të saj.
    Protesta vijoi në Tiranë me thirrje për liri dhe unitet kombëtar. Aty morën pjesë edhe figura të rëndësishme politike si ish-Presidenti Alfred Moisiu, kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

  • Fantastike/ Anglia i jep Shqipërisë kokën e Serbisë në pjatë, dy dhurata që na dërgojnë në Botëror

    Shqipëria është totalisht jashtë formës dhe pritshmërive që ne kemi, por për fat të mirë, jemi në një grup ku edhe Serbia ndodhet në kohën e saj më të keqe. Kuqezinjtë arritën të fitonin në shifrat 1-0 falë golit të Kristjan Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë gol, Shqipëria merr sërish vendin e dytë duke kaluar Serbinë, por me një ndeshje më shumë të luajtur kundër Letonisë.
    Për këtë arsye, fitorja në Beograd mbetet detyrim në mënyrë që të vazhdojmë deri në fund ëndrrën e Botërorit. Por sot Anglia me fitoren e arritur kundër Serbisë, ka siguruar veten dhe ka ikur nga kritikat, ndërsa nga krahu tjetër, i ka bërë dy dhurata të mëdha Shqipërisë.
    Dhurata e parë është fakti se në këtë grup në fund merret golavarazhi në rast pikësh të barabarta dhe jo ndeshjet direkte. Me një Shqipëri që fiton 1-0 ndaj kundërshtarëve më të dobët, shkatërrimi që i bëri sot Anglia-Serbisë në Beograd, me shifrat 5-0, përkeqëson shumë golavarazhin e Serbisë.Gjithashtu një mundësi pike e hequr dhe mbi të gjitha, i heq qendër mbrojtësin më të mirë Serbisë. Milenkovic, mbrojtësi më i mirë i Serbisë nuk do të luajë në ndeshjen kundër Shqipërisë.
    Milenkovic është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e sotme kundër Shqipërisë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në takimin e tetorit. Ky lojtar është pjesë e Notingham në Premier League dhe është vlerësuar gjithmonë si një digë e pakalueshme në qendrën e mbrojtjes. /Sport Ekspres/
     
  • Dhurata për Gjestin në koncert ka lidhje me Eglin, si reagoi ai?

    Dhurata për Gjestin në koncert ka lidhje me Eglin, si reagoi ai?

    Në koncertin e tij të fundit në Mitrovicë, Gjesti është pritur me entuziazëm nga publiku, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një dhuratë simbolike nga fansat: një palë syze të personalizuara, ku në njërin xham shkruhej “Gjesti” dhe në tjetrin “Egli”, të ndara nga një zemër.
    Ai i vendosi syzet gjatë performancës dhe nuk nguroi t’i mbante edhe në prapaskenë, duke krijuar një imazh që u bë viral brenda pak orësh në rrjetet sociale.
    Megjithatë, ky moment ka sjellë sërish në qarkullim diskutimet për raportin e tij me Eglin, sidomos pasi të dy kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram disa ditë më parë.

  • “PD është në ditën më të vështirë”, Dhurata Çupi: Domosdoshmëri riformatimi, partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

    “PD është në ditën më të vështirë”, Dhurata Çupi: Domosdoshmëri riformatimi, partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

    Vjeshta pritet të zgjidhë shumë dilema në partinë më të madhe të opozitës.

    Me hir apo pahir Sali Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike.
    Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe Dhurata Çupi.
    “Partia Demokratike është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin e saj njerëz me vizion, të pakompromentuar dhe të kenë legjitimitetin e duhur”, deklaroi në një intervistë për Top Channel Dhurata Çupi.
    Në situatën ku ndodhet partia, ish-ligjvënësja demokrate nuk është e mendimit që doktori të largohet. Për të, riformatimi duhet të ndodhë nën përkujdesjen e tij.
    “Jam e bindur se formatimi i PD do duhet të bëhet në drejtimin e Sali Berishës. Nëse nuk është në drejtimin e tij sot në këtë moment ku jemi, ka gjasa që PD të shpërbehet keqas dhe të mos e marrë më njeri përsipër bashkimin”, shton Çupi.
    Me mbylljen e kësaj etape, demokratët duhet të ndajnë mendjen nëse duan të ecin me liderin e vjetër apo me një kryetar të ri.
    “Ne duhet të jemi të qartë, PD kërkon një drejtim pa e personalizuar, ku të shikohet vizioni dhe legjitimiteti dhe të shikohet mungesa e kompromentimit me pushtetin. Ky duhet të jetë një individ që të drejtojë PD. Por nëse kërkojmë lider, sot e kemi gabim. Lider i PD është dhe mbetet Sali Berisha. Sepse të bëhesh lider duhet të kesh fituar disa sfida të mëdha politike, nuk bëhesh lider se ke fituar kryesimin e PD, do shumë punë. Ne sot po flasim për kryetarin e Partisë Demokratike, që të bashkojë demokratët, të ketë vizion për të ardhmen, të mos merret me të kaluarën, të hapë Partinë Demokratike”, thotë ajo.
    Një lëvizje e re që synon ndryshim rrënjësor në PD po lind, Dhurata Çupi nuk ka kompleks të rreshtohet krah çdo grupimi që ka mendim ndryshe: “Është dëshpëruese të mendosh që Partia Demokratike që erdhi dhe u formua me idealet e fjalës së lirë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa dhe demokratike, pas një periudhe postkomuniste, sot është parti që nuk respekton mendimin ndryshe në parti. Unë kam eksperiencë 34 vite në PD nga themelimi i saj gjer më sot. Do bëj çmos dhe do mbështes çdo grupim që ka vizion, legjitimitet dhe ka kartën morale për të qenë në strukturat drejtuese të PD, shprehet për Top Channel ish-nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve”.
    Në apelin e Kuvendit të ri, Dhurata Çupi do të mungojë për shkak se Sali Berisha nuk i dha një biletë të sigurt duke e hedhur në listën e hapur. Sugjerimi për kolegët është të nxjerrin mësim nga e shkuara dhe të bëjnë opozitë brenda Parlamentit dhe të heqin dorë nga rruga radikale.

  • “PD është në ditën më të vështirë”/ Dhurata Çupi tregon për TCH: Domosdoshmëri riformatimi, partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

    “PD është në ditën më të vështirë”/ Dhurata Çupi tregon për TCH: Domosdoshmëri riformatimi, partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

    Top Channel

  • “Partia është e përçarë, dhe e lodhur”/ Situata politike brenda partisë, flet Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve

    “Partia është e përçarë, dhe e lodhur”/ Situata politike brenda partisë, flet Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve

    Me hir apo pahir Sali Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike.
    Vjeshta pritet të zgjidhë shumë dilema në partinë më të madhe të opozitës. Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe Dhurata Çupi.
    “Partia Demokratike është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin e saj njerëz me vizion, të pakompromentuar dhe të kenë legjitimitetin e duhur”, deklaroi në një intervistë televizive Dhurata Çupi.
    Në situatën ku ndodhet partia, ish-ligjvënësja demokrate nuk është e mendimit që doktori të largohet. Për të, riformatimi duhet të ndodhë nën përkujdesjen e tij.
    “Jam e bindur se formatimi i PD do duhet të bëhet në drejtimin e Sali Berishës. Nëse nuk është në drejtimin e tij sot në këtë moment ku jemi, ka gjasa që PD të shpërbehet keqas dhe të mos e marrë më njeri përsipër bashkimin”, shton Çupi.
    Me mbylljen e kësaj etape, demokratët duhet të ndajnë mendjen nëse duan të ecin me liderin e vjetër apo me një kryetar të ri.
    “Ne duhet të jemi të qartë, PD kërkon një drejtim pa e personalizuar, ku të shikohet vizioni dhe legjitimiteti dhe të shikohet mungesa e kompromentimit me pushtetin. Ky duhet të jetë një individ që të drejtojë PD. Por nëse kërkojmë lider, sot e kemi gabim. Lider i PD është dhe mbetet Sali Berisha. Sepse të bëhesh lider duhet të kesh fituar disa sfida të mëdha politike, nuk bëhesh lider se ke fituar kryesimin e PD, do shumë punë. Ne sot po flasim për kryetarin e Partisë Demokratike, që të bashkojë demokratët, të ketë vizion për të ardhmen, të mos merret me të kaluarën, të hapë Partinë Demokratike”, thotë ajo.
    Një lëvizje e re që synon ndryshim rrënjësor në PD po lind, Dhurata Çupi nuk ka kompleks të rreshtohet krah çdo grupimi që ka mendim ndryshe: “Është dëshpëruese të mendosh që Partia Demokratike që erdhi dhe u formua me idealet e fjalës së lirë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa dhe demokratike, pas një periudhe postkomuniste, sot është parti që nuk respekton mendimin ndryshe në parti.
    Unë kam eksperiencë 34 vite në PD nga themelimi i saj gjer më sot. Do bëj çmos dhe do mbështes çdo grupim që ka vizion, legjitimitet dhe ka kartën morale për të qenë në strukturat drejtuese të PD, shprehet për Top Channel ish-nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve”.
    Në apelin e Kuvendit të ri, Dhurata Çupi do të mungojë për shkak se Sali Berisha nuk i dha një biletë të sigurt duke e hedhur në listën e hapur. Sugjerimi për kolegët është të nxjerrin mësim nga e shkuara dhe të bëjnë opozitë brenda Parlamentit dhe të heqin dorë nga rruga radikale.

  • Dhurata ‘dhuron’ 6.2 milionë euro për ‘vilën’ e Edi Ramës në Dajt

    Dhurata ‘dhuron’ 6.2 milionë euro për ‘vilën’ e Edi Ramës në Dajt

    Nën heshtje dhe larg syrit të publikut, qeveria shqiptare ka akorduar 6.2 milionë euro për rikonstruksionin e një prej rezidencave qeveritare në Mali e Dajtit, në afërsi të banesës së kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për “Vilën Dajt”, një ndër godinat e trashëguara nga regjimi komunist, që prej vitesh shërben si hapësirë për mbledhje qeveritare apo pushime zyrtarësh të lartë.

    Në qendër të këtij zhvillimi është Dhurata Frashëri, drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare, e njohur si një nga burokratet më të zellshme për t’i përmbushur dëshirat e kupolës së pushtetit, në veçanti të kryeministrit Rama. Pasi firmosi tjetërsimin e rezidencave në Ujin e Ftohtë dhe Velipojë, Frashëri ka kaluar në një tjetër “dhuratë” luksi: restaurimin e Vilës në Dajt.

    Tender pa transparencë, në stilin “negocim pa shpallje”

    Sipas dokumenteve , procedura e tenderit është zhvilluar me “negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” një praktikë që gjithnjë e më shumë po përdoret për të shmangur konkurrencën dhe për të favorizuar kompani të caktuara.

    Fituesi i tenderit është firma “HASTOÇI”, ndërsa konkurroi edhe kompania “4 A-M”, e cila u skualifikua me argumente që ngjajnë më shumë me filtrat e sigurimit të dikurshëm të punëtorëve të Enver Hoxhës, sesa me një proces të hapur prokurimi publik.

    Sipas relacionit zyrtar, “4 A-M” u përjashtua sepse disa punëtorë nuk kishin licenca për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe nuk zotëronin Certifikatën e Sigurimit të Personelit në nivelin ‘Konfidencial’. Për më tepër, kompania nuk justifikoi vlerën e punimeve të mëparshme mbi dyfishin e kontratës aktuale.

    Në thelb: u përjashtua për të favorizuar një firmë të bindur dhe të përzgjedhur, ashtu siç bëhej dikur me “punëtorët me biografi të pastër” që ndërtonin vilat e diktatorit.

    Historia po përsëritet: vila, luks dhe “revolucionarë të rinj”

    Në total, tenderi kap vlerën 619,786,829 lekë pa TVSH, afërsisht 6.2 milionë euro. E gjithë kjo për një rikonstruksion dhe jo për një ndërtim të ri, çka ngre pikëpyetje të mëdha mbi realizmin e kostove dhe vlerën reale të punimeve.

    Sipas burimeve, pas përfundimit të rikonstruksionit, “Vilës në Dajt” pritet t’i rikthehet funksioni elitar: mbledhje të Këshillit të Ministrave, pushime zyrtare, darka politike dhe gjithçka tjetër që i shkon për shtat një administrate që po ngjan gjithnjë e më shumë me regjimin e kaluar.

    Rasti i Dhurata Frashërit, që përveçse firmos projekte qindra milionëshe, ka dhënë edhe vila në bregdet për përdorim qeveritar, është simbol i një administrate në funksion të individit dhe jo të shtetit. Në këtë mënyrë, ajo i shtohet listës së zyrtarëve që e përdorin shtetin si pronë private të shefit.

    A do të hetojë ndonjëherë SPAK për tenderat e luksit?

    Në kohën kur shqiptarët përballen me krizë ekonomike, mungesë barnash në spitale, mungesë ujë të pijshëm në zona të thella dhe shkolla në kushte mizerabël, 6.2 milionë euro për një vilë luksi në Dajt janë një tallje publike me varfërinë.